Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Abedin Cici, Njeriu me shpirtin te pemet

    korrieri

    --

    Njeriu me shpirtin te pemet

    E Merkure, 19 Tetor 2005

    Nderim per Abedin Cicin

    Nga Xhevdet Shehu

    Pak dite me pare u nda nga jeta nje nga mjeshtrat e medhenj te pemetarise shqiptare, Abedin Cici.

    Ne jeten e tij te gjate mbi 90-vjecare, ai la shume gjurme miresie njerezore, por mbi te gjitha ai do te kujtohet si autori i krijimit te fidanishtes se pare shqiptare ne mesin e viteve '30 te shekullit te kaluar. Ishte nje fidanishte qe ai krijoi teresisht me iniciativen dhe kontributin e tij vetiak. Ne mbarim te studimeve disavjecare ne Itali, gjithe kursimet personale ai i perdori per te blere disa qindra fidana pemesh, qe me vone nga Fidanishtja e Tiranes ne Laprake, do te perhapeshin e shumoheshin ne gjithe Shqiperine. Ndersa gjithe jeten e tij e shkriu per zhvillimin dhe rritjen e pemetarise shqiptare, ai u kthye ne nje legjende te gjalle ne kete fushe anembane vendit. Ai ishte njeriu qe e la shpirtin te pemet.

    Ne nderim te kujtimit te tij, redaksia e gazetes "Korrrieri" mirepriti botimin e ketij shkrimi.

    ***

    Njeriu mund te rregjohet, thinjet, mpaket e mplaket edhe brenda nje dite, madje edhe per pak caste... Rregjohet e merr fund nga nje dhimbje teper e madhe, nga nje humbje e papritur, nga nje tragjedi e paperballueshme. Sa e sa raste te kesaj natyre numerohen, tregohen, apo jane shkruar ne tregime e romane!

    Kjo qe do te tregoj me poshte nuk eshte pjelle e fantazise, as krijim artistik. Eshte nje episod krejt i vertete dhe dua ta percjell ashtu sic e kam perjetuar ate dite dimri, ketu e dhjete vjet te shkuara...

    Mikun e madh te pemeve, Abedin Cicin, te cilin gjithe gjeneratat e studenteve te Agronomise e therresin Profesor, e pashe ne gjendjen me te mjeruar se kurre ndonjehere. Vetullngrysur, flokeleshuar, te keputur, te kerrusur, me sy te pervuajtur e te perlotur qe pasqyronin nje drame, nje dhimbje te thelle, shume te thelle te shpirtit te tij... Nje gje e keqe i kishte ndodhur, nje fatkeqesi e madhe i kishte rene, kjo dukej qarte... M'u dhimbs. Profesori sikur ishte plakur papritmas gjate nje kohe te shkurter qe nuk ishim pare. Por mbase ishte plakur edhe naten e shkuar, ate mengjes, pra ne fillim te asaj dite nga fatkeqesia e befte, nga hataja qe e kishte pllakosur, mendova ate qe thone mjeket dhe psikologet...

    Megjithese me me shume se 80 vjet mbi supe, ai te habiste me energjite, pasionin qe s'iu shuajt asnjehere, me dashurine e madhe per punen dhe pemet. Me nje pale gershere per krasitje gjithmone ne xhep, me nje brisk e bisturi per shartime, ai rendte cdo dite per diku, per te nje shkolle qe t'u fliste te rinjve per frutikulturen; rendte per te nje mik, per te dhene nje keshille, per te nje vresht apo nje peme qe ka nevoje per duart e mjeshtrit. Ishte krejt normale per te qe te hynte ne oborrin e nje shtepie e, pa folur me njeri e pa i thene kush, te krasiste nje peme te lene pasdore nga te zotet. Takohej me pemet, u sherbente atyre, i ledhatonte e i zbukuronte, pastaj kujtohej per njerezit... Dhe ai ka miq te panumert ne Tirane e neper fshatra. Te gjitha keto pune e miresi pa shperblim, i jepnin atij nje kenaqesi te pakufishme, por edhe nje hir djaloshar. Ndaj dhe ishte krijuar pershtypja se vitet benin ne vendnumero per te.

    Kurse tani, ja si ishte katandisur...

    - Jam semure dhe ti ma kupton semundjen, - me tha ai ate dite sapo u takuam. - Me dhemb zemra, koka, gjithe trupi. Po mbaroj cike e nga nje cike...

    Beri nje pauze dhe, pastaj vazhdoi:

    - E si te mos jem semure? Ka rene murtaja, po shuhen pemet. Po presin ullinjte, i shkaterruan vreshtat, pemet, pyjet... Po e kthejne ne shkretetire kete vend, sa te merr te qaret... C'po behet keshtu? Kur dola sot nga shtepia ne Laprake vura duart ne koke e me vinte te ulerija neper rruge si i cmendur. Fidanishtes qe krijova, ti e di si e krijova gjashtedhjete vjet me pare me ca fidane te sjelle nga Italia me kursimet e mia personale, i kishin futur buldozeret... Eh, kuje, kuje e madhe! Po cmendem fare. I shkulnin pemet katilat dhe ato binin perdhe si njerezit e sharruar nga plumbat... E me therresin mua ato te uruara peme, me kerkonin ndihme... Me beso, une i degjoja zerat e tyre! Ne mbaruam, Abedin, kurse ti ben sehir!... E na hiqesh sikur na do! Kot na qenke hequr si mik! Njelloj je dhe ti si keta qe po na vdesin... Njelloj... Ja, keshtu me thoshin duke dhene shpirt. Dhe, mua diteziut, me cahet zemra, bie permbys nga dhimbja, por c'e do, s'jam i zoti te bej asgje... Shkruaj letra, po s'me pergjigjet njeri. Trokas neper ministri, po s'me pret kush... Ja, sa i nisa nje leter Ministrit te Kultures dhe nje Kryeministrit per ullinjte...

    - Po pse Ministrit te Kultures? - e nderpreva.

    - Si pse? Atij i takon te merret me kete pune. Ka kulture me te madhe se te merresh me ullirin?! Me ullirin e me pemet! Atij i takon ne radhe te pare, pastaj ministrave te tjere. Pastaj, ky ministri i kultures a nuk ka marre zyren qe ka patur Sekretari i Pare i Rinise? Ah, c'ishte ai Sekretari i Pare i Rinise per ullirin! Sa mire dinte t'i bente aksionet! Ai po! Kot qe nuk bene ate minister te Kultures. Jam i sigurt se do kishin shpetuar ullinjte....

    Ai, ndryshe nga heret e tjera, ate dite kishte nje deshire te madhe per te folur. Nuk kisha asnje dyshim se per keto ceshtje monologonte gjithe diten me vetveten, nga frika se po t'ua thoshte te tjereve, mund te talleshin me shqetesimin e tij, madje mund ta quanin te lajthitur. Pasi rrufiti nje here kafen pa sheqer qe sapo e kishte sjelle ne tavoline kamerieri, doli ne nje qafe tjeter.

    - Dua te takoj Presidentin, - tha. - Kam frike se nuk ia japin fare letrat e mia, sepse nuk me ka kthyer as ai pergjigje. Me ndihmon dot ta takoj?

    - Pse edhe atij i ke shkruar?

    - Po, edhe atij. Une bej punen time, sinjalizoj kryetarin e shtetit, qeverine e ministrat se po behet hataja, qe te mos kene goje me pas e te me thone: Pse heshte, Abedin... I kam shkruar edhe ministrit te Mbrojtjes qe te mobilizoje ushtrine... Mua me cudisin shume kur zihen me njeri-tjetrin keta politikanet! Me vjen keq, se behen shume llafe e pune pak. Edhe partite te gjitha njelloj me duken. E, pse duhen kaq shume parti, njezet a tridhjete sa jane bere? Nja dy a tri mjaftojne e jane shume...

    Ketu beri nje pauze tjeter, me te gjate, ndersa pas pak m'u kthye perseri:

    - Do te tregoj se c'me ka ngjare njehere ne vitin 1945. Atehere, u hap perfaqesia diplomatike Amerikane ne Tirane dhe, pas shume vjet mungese, Herri Fullc erdhi perseri ne Shqiperi, po kete radhe jo per te hapur shkollen qe u mbyll ne 33-shin, por si diplomat. Ne studentet e Shkolles Teknike e donim shume drejtorin tone, prandaj dhe ardhja e tij ne 45-en na gezoi pa mase. Dhe filluam te shkojme per ta takuar ne ambasade. Ambasada ishte aty ku eshte edhe sot e kesaj dite. Nje dite prej ditesh trokita dhe une... Hyra ne oborr. Dera e sallonit ku Fullci priste miqte ishte pergjysme e hapur dhe mua, duke ngjitur shkallet, me kapi syri aty disa nga shoket e mi te shkolles, te cilet gjate Luftes nuk u lidhen me Partine, por me Ballin e Legalitetin. Keta ish-shoke mua m'u fshehen ate dite. Kur hyra ne sallon, ata shkuan ne nje dhome tjeter ngjitur me sallonin dhe une aty gjeta vetem drejtorin tim. U perqafuam me shume mall e dashuri. U ulem dhe filluam te kujtonim vitet e mrekullueshme te shkolles e te bisedonim per ndryshimet qe kishin ndodhur ne Shqiperi gjate viteve te mungeses se tij, per luften antifashiste, per shpresat qe ushqente populli shqiptar tek Amerika ne rindertimin e vendit te djegur e shkaterruar nga lufta... Ai me degjonte me vemendje, po edhe mua nuk me hiqej nga mendja momenti kur hyra. Pse m'u fshehen ish-shoket e mi te shkolles qe kishin qene ne ate sallon pak caste me pare? C'kishte biseduar Fullci me ta?... Mezi po prisja te dilja ne ate pike. Thashe qe Fullci me degjonte me vemendje te madhe. Ne kete cast une i them: Do me lejoni t'ju bej edhe nje verejtje a kritike, quajeni si te doni. He, me thote ai, dhe u be i gjithi sy e vesh. Kur erdha ketu, i thashe, vura re se me ty ishin disa njerez qe tani ndodhen andej, dhe bera me dore nga dhomat ku u fshehen ata. Une i njoh mire ata, i thashe. Vertet ata kane qene studente te Shkolles, por, ju duhet ta dini, se ata jane nacionaliste qe bashkepunuan me okupatorin dhe, si te tille, nuk shihen me sy te mire nga Qeveria dhe populli. Ju duhet te mbani afer ata qe u lidhen me Frontin Antifashist e qe nuk jane pak... Mehmet Shehu, per shembull, eshte bere i famshem si komandant i Brigades se Pare... Po edhe plot te tjere...

    Fullci pasi me degjoi me durim deri ne fund per verejtjen qe i bera, beri buzen ne gaz, pastaj u vrenjt, u ngrit dhe filloi te levize tutje-tehu neper sallon i menduar. Une po prisja te degjoja pergjigjen e tij. Me ne fund, ai ndaloi dhe m'u drejtua shume seriozisht:

    - Abedin, - me tha, - une kam nje moter te martuar ne Kanada. Kunati im eshte nje frutikulturist i shkelqyer dhe ka prodhuar vitet e fundit disa varietete te reja mollesh. Do t'i shkruaj nje leter dhe do t'i lutem qe te dergoje ca kalema molle per ty... Mendoj se shkojne shume mire me klimen e Shqiperise dhe ti do te dish t'i shumezosh...

    Ja, keshtu me tha. Kjo ishte pak a shume biseda qe bera me Fullcin. Ishte viti 1945... Erdhi Fullci e iku. Iku Amerika e erdhi prape pas pesedhjete vjetesh. Si e qysh, le ta thone te tjeret. Per mollet e pemet me pyet mua. Te tjeret bejne politike... Mua me vjen keq qe merren kaq shume me politike. Sa mire do te ishte sikur te merreshin me shume me pemet te gjithe njerezit!...

    Ah, sikur!...


    ............

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,327
    Postimet nė Bllog
    17
    Rrėfen Prof .Dr. Hysen Ēobani mbi jetėn dhe veprimtarinė shkencore tė mjeshtrit tė pemėtarisė, Abedin Ēiēit

    Ja pse ka dalė thėnia proverbiale se Dhaskal Todri kishte alfabetin; Abedin Ēiēi fidanėt

    Albert ZHOLI

    Para disa kohėsh nė sallėn e Akademisė sė Shkencave, u organizua njė takim jubilar me rastin e 100-vjetorit tė lindjes tė agronomit, mjeshtėr tė bujqėsisė, Abedin Ēiēi. Atė e hapi kryetari i Akademisė, Prof.Gudar Beqiraj dhe mė pas e morėn fjalėn referues dhe diskutantė tė ndryshėm, tė cilėt njė pjesė e mirė kanė qenė bashkėpunėtorė dhe nxėnės tė tij. Tė gjithė nė njė zė folėn pėr vlerat e jashtėzakonshme tė kėtij personaliteti, vlerat e tij dhe ndihmesėn qė ai ka dhėnė nė progresin agrar tė vendit.
    Njė prezantim tė shkurtėr mbi njohjen tuaj pėr agronomin e shquar Abedin Ēiēi?
    Nė kėtė tubim tė organizuar me rastin e 100 -vjetorit tė lindjes tė njeriut tė thjeshtė, tė heshtur, fjalėpakė, agronomit tė lindur, Abedin Ēiēit, mė lejoni tė them dhe unė disa fjalė, si nxėnės i tij, si koleg i tij, si admirues i tij, i personalitetit dhe i veprės sė tij, e cila si radhė herė shtrihet nė njė periudhė tė gjatė kohore mbi 80-vjeēare. Sigurisht fjala ime do tė ketė karakter edhe pak intim pėr vetė rrethanat qė mė lidhin me kėtė njeri qė pak ėshtė dukur nėpėr presidiume, por qė ka bėrė kaq shumė pėr vendin e tij sa me plot gojė mund tė quhet “RILINDAS“, nė fushėn e shkencave bujqėsore, megjithėse kėtė emėr kultura shqiptare e ka rezervuar vetėm pėr njerėzit e gjuhėsisė e tė artit. Ai ka vdekur por vazhdon tė punojė.
    Ku u emėrua pas studimeve dhe puna e tij si specialist?
    Nė vitin 1934, fill pas mbarimit tė shkollės teknike nė Tiranė dhe specializimit nė Itali, ai emėrohet pėr herė tė parė si drejtor i fidanishtes sė Laprakės. Brenda 4 vjetėve fidanishtet bija qė u projektuan e u krijuan nėnė drejtimin e tij nė Peshkopi, Korēė, Kukės, Kavajė, Fier, Libohovė, Borsh, etj ; u arrit tė prodhoheshin mbi 1.5 milionė fidanė nė vit. Kjo bėri qė t’i thuhej “stop” importit. Pėr rrethana tė njohura politika pro-italiane e kohės hakmerret. Nė vitin 1938 Ministria e Bujqėsisė tenton ta zėvendėsojė me njė drejtor italian dhe e pushon nga puna. Nga ky akt i paprecedent merr shkak zemėrimi i punėtorėve tė fidanishtes qė ka hyrė nė histori me emrin revolta e Laprakės. Por forca progresiste tė administratės sė kohės ditėn ta mbrojnė. Ai emėrohet si kryespecialist i sektorit tė gjelbėrimit pranė Ministrisė sė Brendshme Kombėtare nė Tiranė.
    Po pas pushtimit fashist?
    1939 pushtimi fashist. Ai emigron nė Jugosllavi e mė vonė nė Greqi. Megjithėse iu krijuan kushtet pėr tė ikur bashkė me ushtarėt anglezė nga Greqia, ai iu bashkėngjit njė grupi ēam tė internuar nė Kretė e bashkė me ta kthehet nė Ēamėri. Nė vitin 1941 kthehet nė Atdhe dhe pa asnjė hezitim zė vendin qė i takonte si aktivist nė gjirin e lėvizjes nacional-ēlirimtare pasi nuk kishte rrugė tjetėr pėr djalin e patriotit Devish Ēiēi qė ishte vrarė pėr Atdhe nė radhėt e ēetės sė Ēerēiz Topullit. Dhe nuk vonon ai burgoset si aktivist antifashist. Por burgu nuk e pengon atė tė mendojė edhe nė qelitė e tij si agronom. Ashtu si poetėt qė kudo janė poetė dhe Abedin Ēiēi kudo ishte vetėm agronom. Shkruesit tė kėtyre radhėve i ka mbetur ende nė kujtesė nga vizita nė burg bashkė me gjyshen time, kėpucėt pa lidhėse, pantallonat pa rrip dhe vizatimet nė mur me skica e skema pemėtoresh.
    Pas daljes nga burgu si vazhdoi jeta e tij?
    Me tė dalė nga burgu ai rreshtohet nė radhėt e ushtrisė Nacionalēlirimtare. Nė Pėrmet ai zgjidhet anėtar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm Antifashist-NĒL dhe pak mė vonė emėrohet si shef i bujqėsisė pėr zonėn e parė operative Vlorė-Gjirokastėr, kur tė tjerėt merrnin grada e tituj ushtarak. Tė kėsaj periudhe kemi shumė fotografi dhe ato flasin pėr karakterin e tij, pėr pasioni e tij tė patjetėrsueshėm agronomik. Nėse tė gjithė nė kėtė periudhė pėlqenin tė dilnin me armė nė brez, Abedinin si njė misionar i progresit agrar, kudo e sheh me gėrshėre nė dorė.
    Flitet shumė pėr gėrshėrėt e tij?
    Gėrshėra e tij ėshtė proverbiale. Ajo duhet futur nė muze. Simbol i dashurisė sė tij agronomike. Ajo ėshtė atje ku ėshtė Ai. Ndoshta edhe sot nė kėtė tubim ai atė e ka me vete. Ajo rri e heshtur nė ēantėn e tij si njė armė besnike e xheloze pėr pronarin e saj. Por ai nuk ėshtė simbolik abstrakt. Ai e ruan kudo e me besnikėri tė padyshimtė shtegun e tij. Ai godet nė shenjė me njė votė kundra (ndoshta e para dhe e fundit votė kundra nė historinė e tė ashtuquajturės demokraci komuniste) vartėsinė bujqėsore nga Jugosllavia, votė tė cilėn e shoqėroi me njė thėnie qė ka mbetur me vlera dhe sot : mirė bukėn do ta marrim nga Serbia, po kashtėn pėr qetė nga do ta sjellim ?! Pas viti 1945 ai ėshtė nė luftė pėr tė gjetur veten nė kuadėr tė regjimit tė ri. Fillimisht caktohet si shef i Frutikulturės nė Ministrinė e Bujqėsisė. Por kjo nuk vazhdon gjatė. Nė vitin 1947 pushohet nga puna me motivacionin “pėr mungesė vullneti dhe rendiment tė ulėt nė punė”.
    Por atė e ndiqte pas njė hije....
    Nisėn vėshtirėsitė. Hija e shkollės teknike amerikane e ndiqte nga pas si dhjetėra nxėnės tė talentuar tė kėsaj vatre tė edukatės sė punės dhe patriotizmit shqiptar. Ēdo lėvizje kishte vetėm njė qėllim: pėr ta mėnjanuar, zvogėluar dhe denigruar figurėn e tij. Dhe ja cila ishte kronika e tij: - Punėtor krahu 1947 - Mėsues nė Teknikumin Bujqėsor
    - Agronom nė Institutin e Kėrkimeve Bujqėsore nė Tiranė. Dhe nė vitin 1956, pas gati 9 vjetėsh, mė nė fund atij i besohet krijimi dhe drejtimi i N.B “Gjergj Dimitrov“. Para tij sfida mė e madhe e jetės. Brenda 8 vjetėsh (1956-1964) ai krijoi nga hiēi 1200 ha vreshta e qindra e mijėra vreshtarė. Plantacioni mė i madh nė Ballkan, ndoshta dhe mė gjerė. Ėndrra, pasioni, kryevepra e tij faustiane. Dilte nė fushė pa lindur dielli dhe kthehej pasi errėsohej. Disa herė e kanė gjetur ne fushė pa ndjenja nga mbilodhja. Pa bėrė pushim prej vjetėsh dhe njė herė qė e detyruan tė pushonte nė Pogradec, pothuaj se tė gjithė kohėn e harxhoi duke shkuar fshatrave pėrreth. Nuk e teprojmė nėse themi se ai nė N.B “Gjergj Dimitrov” mori gradėn “Gjeneral i pemtarisė shqiptare”.
    Cila ishte e veēanta e kėtij njeriu, sipas jush?
    Ai ishte interesant nė ēdo pikėpamje, tė cilit i shfaqi te “Gjergj Dimitrovi”. Kjo fermė nė planin kombėtar kishte vlera tė veēanta. Ajo ishte ndėrmarrja pionier qė hapi njė epokė nė bujqėsinė shqiptare, qė u ndoq mė pas nga N.B.Vora, N.B.Shkodra, plantacionet e bregdetit, Ksamilit, Peshkopisė etj. Ai tregoi sesi mund tė transformohet mjedisi, sesi tokat, kodrat e lėna pas dore mund tė gjelbėrohen, tė kthehen nė vende tė lulėzuara, ekologjikisht tė pastra e tė shėndetshme. Kėtej na lind e drejta tė quajmė Abedin Ēiēin jo vetėm njė agronom tė madh, por edhe njė ekologjist tė madh.
    Tani populli e ndiqte atė pas kudo qė shfaqesh. Atė nxėnėsin e talentuar tė Harri Fullcit tė madh dhe Profesor Moretinit. Agr.Abedin Ēiēi tashmė ėshtė kthyer nė simbol. Emri i tij kishte marrė dhenė. Ai ishte afirmuar si: Agronom projektues - Agronom zbatues - Agronom administrues - Agronom adoptues - Agronom koleksionues - Agronom zbulues (mjafton tė pėrmendim Sheshin e Bardhė e Sheshin e Zi) - Agronom arkivues. Dhe mbi tė gjitha agronom teknolog pėr disa specie, teorik dhe praktik, i shprehur nė njė numėr jo tė vogėl librash, broshurash, tekstesh shkollorė, artikuj dhe pėrkthime voluminoze nga shumė gjuhė si anglishtja, italishtja, greqishtja, serbishtja, etj. Tė gjitha kėto presin njė botim tė plotė, si njė ndihmesė e veēantė pėr bujqėsinė dhe kulturėn shqiptare, duke thyer monopolin e gjuhėsisė e cila ka vlera tė padiskutueshme, por kopshti i kulturės kėrkon tė gjitha lulet e mendimit. Por ne si gjithmonė tė vonuar shkojmė drejt vlerave tė vėrteta, kur vdesin ata qė i kanė prodhuar ose kur janė afėr saj. Vetėm nė fund tė jetės ekologjistit dhe agronomit tė madh ju dha titulli “Mjeshtri i Madh i Punės“ dhe kjo nė sajė tė nismės sė “Klubit ekologjik“, ku ai ishte anėtar nderi.
    Sot ai ėshtė i madh, i lartė, 100- vjeēar, me njė kurorė me 100 degė, nėse do tė flisnim me gjuhėn e frutikulturės, ku ka vend pėr t’u ulur tė gjithė ne shqiptarėt, pėr tė mėsuar, pėr t’u ngushėlluar, pėr t’u frymėzuar pėr punė mė tė mira nė dobi tė sė ardhmes kombėtare, duke i uruar edhe 1000 vjet kujtesė tė gjatė, shumė tė gjatė se Shqipėria ka nevojė ende pėr ty, pėr hapin tėnd, pėr vėshtrimin tėnd, pėr fjalėn tėnde tė ngrohtė dhe shpresėdhėnėse, ... se Ajo do tė bėhet ..... se ka tė drejtė tė bėhet kur lind njerėz si ti.



    Prezent nė historinė shqiptare
    Pėrveē vlerave profesionale ai sot rėndon mė shumė nė krahun social, nėse duam tė pėrfitojmė nga integralja e karakterit tė tij patriotik. Dhe pse ?! Ndihmesa e tij dhe ai vetė ka qenė prezent fizikisht nė tė gjithė historinė e Shqipėrisė moderne qė nga vitet ‘30-tė e deri mė sot. Ai ka qenė dhe ende mbetet njė nga figurat qendrore tė bujqėsisė shqiptare dhe si i tillė do tė mbetet nė kohė. Agronom patriot, ky binom na duhet tė funksionojė nė Shqipėri, nėse duam tė bėhemi qytetarė tė denjė shqiptaro-evropianė.
    Abedin Ēiēi ishte i tillė dhe ne jemi fatlumė qė e kemi pasur midis nesh. Ai ende dhe sot rron me shqetėsimet tona, me dėshirat, me ėndrrat, me projektet pėr tė ardhmen duke sfiduar harresėn qė pėrpiqet t a mbulojė atė. Sot ai ėshtė i madh, i lartė, 100 -vjeēar, me njė kurorė me 100 degė, nėse do tė flisnim me gjuhėn e frutikulturės, ku ka vend pėr t’u ulur tė gjithė ne shqiptarėt, pėr tė mėsuar, pėr t’u ngushėlluar, pėr t’u frymėzuar pėr punė mė tė mira nė dobi tė sė ardhmes kombėtare, duke i uruar edhe 1000 vjet kujtesė tė gjatė, shumė tė gjatė se Shqipėria ka nevojė ende pėr ty, pėr hapin tėnd, pėr vėshtrimin tėnd, pėr fjalėn tėnde tė ngrohtė dhe shpresėdhėnėse, ... se Ajo do tė bėhet ..... se ka tė drejtė tė bėhet kur lind njerėz si ti.
    “Gjeneral” i pemėtarisė shqiptare
    Nė vitin 1956, pas gati 9 vjetėsh, mė nė fund atij i besohet krijimi dhe drejtimi i N.B “Gjergj Dimitrov“. Para tij sfida mė e madhe e jetės. Brenda 8 vjetėsh (1956-1964) ai krijoi nga hiēi 1200 ha vreshta e qindra e mijėra vreshtarė. Plantacioni mė i madh nė Ballkan, ndoshta dhe mė gjerė. Ėndrra, pasioni, kryevepra e tij faustiane. Dilte nė fushė pa lindur dielli dhe kthehej pasi errėsohej. Disa herė e kanė gjetur ne fushė pa ndjenja nga mbilodhja. Pa bėrė pushim prej vjetėsh dhe njė herė qė e detyruan tė pushonte nė Pogradec, pothuaj se tė gjithė kohėn e harxhoi duke shkuar fshatrave pėrreth. Nuk e teprojmė nėse themi se ai nė N.B “Gjergj Dimitrov” mori gradėn “Gjeneral i pemtarisė shqiptare
    Mė duket se mė thėrrasin pemėt: “Na ndihmo Abedin”!...
    Njeriu mund tė rrėgjohet, thinjet, mpaket e mplaket edhe brenda njė dite, madje edhe pėr pak ēaste... Rrėgjohet e merr fund nga njė dhimbje tepėr e madhe, nga njė humbje e papritur, nga njė tragjedi e papėrballueshme. Sa e sa raste tė kėsaj natyre numėrohen, tregohen, apo janė shkruar nė tregime e romane! Kjo qė do tė tregoj mė poshtė nuk ėshtė pjellė e fantazisė, as krijim artistik. Ėshtė njė episod krejt i vėrtetė, qė ma tha njė shoku im kur e kishte takuar mikun e pemėve, Abedin Ēiēin, kėtu e tetėmbėdhjetė vjet mė parė... Abedini, tė cilin e njihnin tė gjitha gjeneratat e studentėve qė kanė mbaruar nė Institutin e Lartė Bujqėsor tė Kamzės, ato vitet e para tė Demokracisė e pashė e pashė nė gjendjen mė tė mjeruar se kurrė ndonjėherė. Vetullngrysur, flokėlėshuar, tė kėputur, tė kėrrusur, me sy tė pėrvuajtur e tė pėrlotur qė pasqyronin njė dramė, njė dhimbje tė thellė, shumė tė thellė tė shpirtit tė tij... Njė gjė e keqe i kishte ndodhur, njė fatkeqėsi e madhe i kishte rėnė, kjo dukej qartė... M'u dhimbs. Profesori sikur ishte plakur papritmas gjatė njė kohe tė shkurtėr qė nuk ishim parė. Por mbase ishte plakur edhe natėn e shkuar, atė mėngjes, pra nė fillim tė asaj dite nga fatkeqėsia e beftė, nga hataja qė e kishte pllakosur, mendova atė qė thonė mjekėt dhe psikologėt...Megjithėse me mė shume se 80 vjet mbi supe, ai tė habiste me energjitė, pasionin qė s'iu shuajt asnjėherė, me dashurinė e madhe pėr punėn dhe pemėt. Mė njė palė gėrshėrė pėr krasitje gjithmonė nė xhep, me njė brisk e bisturi pėr shartime, ai rendte ēdo ditė pėr diku, pėr te njė shkollė qė t'u fliste tė rinjve pėr frutikulturėn; rendte pėr te njė mik, pėr tė dhėnė njė kėshillė, pėr te njė vresht apo njė pemė qė ka nevojė pėr duart e mjeshtrit. Ishte krejt normale pėr tė qė tė hynte nė oborrin e njė shtėpie e, pa folur me njeri e pa i thėnė kush, tė krasiste njė pemė tė lėnė pasdore nga tė zotėt. Takohej me pemėt, u shėrbente atyre, i ledhatonte e i zbukuronte, pastaj kujtohej pėr njerėzit... Dhe ai kishte miq tė panumėrt nė Tiranė e nėpėr fshatra. Tė gjitha kėto punė e mirėsi pa shpėrblim, i jepnin atij njė kėnaqėsi tė pakufishme, por edhe njė hir djaloshar. Ndaj dhe ishte krijuar pėrshtypja se vitet bėnin nė vendnumėro pėr tė. Kurse tani, ai shikonte se si shkatėrroheshin plantacione tė tėra, se si priteshin dhe digjeshin dhe fironte nė shpirt ēdo ditė. Ne mbaruam, Abedin, kurse ti bėn sehir!...Kėshtu u plak e u mpak deri sa vdiq, mė shumė nga marazi...
    “Hidhmėni dhe mua nė det bashkė me fidanėt”!...
    Dhjetor 1933. Nė mes tė ujėdetit tė ftohtė e plotė shi, njė djalė shqiptar pas njė viti specializimi nė Itali, kthehej me anije nga Ankona pėr nė Atdhe. Natėn, para se udhėtarėt tė flinin kontrollori i anijes dallon njė ngarkesė me fidanė frutorė tė hedhur diku nė njė anė. Pasi dokumentacioni e gjeti tė parregullt urdhėroi qė tė hidheshin nė det. Djaloshi flokėverdhė pa bėrė zė i pushtoi fidanėt me krahėt e tij dhe me njė zė tė vendosur i thotė inspektorit : “Hidhmė bashkė me fidanėt dhe mua nė det”. Italiani i mirė, i ēuditur nga qėndrimi i kėtij udhėtari iku pa i dhėnė pėrgjigje dhe nuk u kthye mė nė atė cep tė anijes ku vazhdonte tė rrinte roje nė mes tė shiut agronom Abedin Ēiēi, pėr tė cilin jemi mbledhur sot afro 80 pas kėsaj ngjarje mbresėlėnėse. Paralelizėm shumė domethėnės para 140 vjetėve (nga 1933) vinte nė Shqipėri njė atdhetar i madh, Dhaskal Todri dhe tani Abedin Ēiēi. I pari me shkronjat e alfabetit, i dyti me njė koleksion drufrutorė modern e tė panjohur nga pemėtaria shqiptare. Dy objekte tė ndryshme nė dukje, por tė frymėzuar nga e njėjta ndjenjė, dashuria pėr Atdheun, ari i sė cilės nxirret vetėm nga zemrat e atdhetarėve. Dhe zemra e Abedin Ēiēit ėshtė njė minierė qė ka 100 vjet qė prodhon kėtė ar dhe nuk po shteron, sepse ai nuk ka qenė kurrė njė patriot deklarativ, por aktiv e konkret. Jeta e tij e thotė, puna dhe vepra e tij e dėshmon.

Tema tė Ngjashme

  1. Emra shqip
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 225
    Postimi i Fundit: 11-05-2018, 16:54
  2. "Vizitori" i befasishėm
    Nga biligoa nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 15:23
  3. Nese jeni te sinqerte me sqaroni keto vargje Biblike.
    Nga Gostivari_usa nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 16-05-2009, 10:45
  4. Formula e shpėtimit tė njeriut
    Nga INDRITI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2004, 19:19
  5. ANTROPOLOGJIA e krishterė
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2002, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •