Tri gjėrat e thjeshta tė plakut

Njeriu nje jete ka dhe ajo nuk i kthehet kurre me per se dyti. Edhe plaku i motshem, nje jete pati, mbushi njeqind vjet dhe vdiq.
Po tregojne se, para se t'i shuheshin qirinjte ne gropat e syve, u tha djemve aty prane shtratit te lamtumires:
-Bijte e mi, njeriu eshte mysafir ne kete bote. Prandaj, po ua le me goje qe, kur te bujtni ne shtepine e tjetrit per mik, mbani me vete tri gjera te thjeshta: nje meter, nje gur kandari dhe nje gjilpere.
Ankth.
-Perse nje meter, baba?! - foli djali i pare, ose gishti i madh i dores, sic e quante plaku, pasi qe me i madh ne moshe se vellezerit dhe dotne vend te vecante ne qoshen e vatres.
Plaku i hodhi nje veshtrim te zgjuar.
-Qe te matesh vendin kur rri mes te tjereve, biri im.
Ankth.
-Perse nje gur kandari, baba?! - foli djali i dyte, ose gishti i gjate i dores, sic i thoshte i ati, pasi qe me i gjati ne familje dhe bente punet me te renda.
Plaku i hodhi nje veshtrim te matur.
-Ta peshosh fjalen tende para se ta thuash, biri im.
Ankth.
-Perse nje gjipere, baba?! - foli djali i trete, ose gishti i vogel i dores, sic e quante babai, pasi qe me i vogli ne moshe dhe trajtohej gjithkund "pas te tjereve".
Plaku i hodhi nje veshtrim te mencur.
-Para se te thumbosh tjetrin me fjale, ta provosh ne veten tende me pare, ne te dhemb apo te djeg, biri im.
Dhe per te fundit here plaku foli gjuhen e memes:
-Dhe tani, bijte e mi, trupin tim ia fal tokes dhe mendjen time jua le juve...

1989,1995



Zemra e njeriut

Vjeshta po i keput te gjitha gjethet e zverdhura. Vec gjethen e ndezur te henes nuk e shkeputka dot. Se hena nuk eshte gjethe.
Nje nga pashallaret e sulltan vdekjes, Termeti, me nje callme reje te verdhe ne koke e me nje hungerime gjeme te lemerishme nga goja, iu hakerrua ores ne kullen e kryeqytetit.
-He, moj dhe ti, se me shurdhove veshet, tik-tak e tik-tak, nate e dite e dite e nate! A e di, se une te ndaloj qe nga ky cast?
Dhe ia plasi se qeshures si i shastisur duke leshuar ca cifla pshtype qe qielli me nje shami reje e fshiu shpejt.
Ora, pasi i ra me pare kembanes: "Ding-dong" e "Ding-dong", dymbedhjete here, tha:
-Mua mund te me ndalesh menjehere qe nga ky cast, mor termet i madh, po eshte nje ore e vogel, qe zotrote, zor se mund ta ndale ndonjehere...
-E kush na qenka kjo ore qe une s'e ndalokam dot?! - bertiti termeti me zerin e tij gjemues.
-Zemra e njeriut. - tha ora e kryeqytetit. - Ajo qe prej miliona vjetesh troket e troket ne gjithe boten...
Edhe hena dukej zemer ne ato caste.