Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Misionari britanik në Shqipëri David Smiley: "Si e njoha partizanin Enver Hoxha"

    "Si e njoha partizanin Enver Hoxha"

    E Diele, 16 Tetor 2005


    Flet ish-misionari britanik ne Shqiperi, David Smiley

    Gjate Luftes se Dyte Boterore punoi me Enver Hoxhen dhe Abaz Kupin per organizimin e forcave antifashiste. Me renien e "Perdes se Hekurt" sterviti diversante per te rrezuar regjimit komunist. Koloneli anglez 90 vjecar David Smiley shpjegon pas me shume se gjashte dekadash vendimet e gabuara te Londres qe lejuan ardhjen ne pushtet te Hoxhes

    Nga Londra

    Sokol Gruda


    Mbremjen e 28 Nentorit, para dy vitesh, ne nje pritje te Shoqates Anglo-Shqiptare ne Londer, qelloi te me prezantonin ne shqip me nje burre ne moshe qe kishte zene vend ne ate cep te salles ku rrinin "te zotet e shtepise". Nga tingellimi i mbiemrit te tij, perzjere me trokitje gotash e copeza bisedash, mendova se kisha takuar babane e ndonje prej bashkatdhetareve ne ate pritje. "Jam Dejvid Smajli", sqaroi thjesht, duke me shtrenguar doren. "Kolonel Dejvid Smajli", vazhdoi, si per te zhdukur cdo keqkuptim.

    Kembyem kartvizitat dhe e lame te shihemi nje here tjeter. "Ndoshta per nje interviste?" - provova une me guxim shansin. "Ndoshta diku, ku te jete me qete", tha duke drejtuar gishtin tek aparati i degjimit ne vesh.

    Kur e takova prape kolonel David Smiley-n, rruget e Londres qene mbushur me posterat e 60-vjetorit te fitores mbi fashizmin ne Europe. Ne Shqiperi ndoshta kishin filluar edhe pergatitjet per shenimin e 15 vjetorit te rrezimit te diktatures. Nuk kishte ndoshta asnje moment me te mire per te takuar kolonel Smiley-n, qe per fatin e tij te mire a te keq, ka lene gjurme ne te dyja keto ngjarje.

    Dy krahet e shqipes

    Ne katin e dyte te apartamentit, ne nje lagje te qete ne perendim te Londres, deren ma hap vete kolonel Smiley. Mbeshtetet lehtas ne nje bastun modest, por doren ma shtrengon fort dhe syte nuk i levizin teksa me uron mireseardhjen.

    Rehatohemi ne dhomen e ndenjes dhe koloneli me gostit me raki shqiptare, te cilen ia kane sjelle miqte e tij shqiptare. Biseda behet me e kendshme pas kesaj surprize te vogel. Fillojme te flasin per ngjarje qe zune fill nje cerek shekulli pa lindur une, ne nje vend te panjohur per te: "Shqiperia ishte e pushtuar nga armiqte tane, italianet. Dukej vend mjaft primitiv, i eger, por shume terheqes, vecanerisht ne zonat malore ku kalova pjesen me te madhe te kohes. Si luftetar guerilas nuk mund te kisha gjetur vend me te mire per te punuar. Une beja pjese ne organizaten SOE- Special Operation Executive, me qender ne Kajro. SOE organizonte hedhjen ne Ballkan te trupave britanike dhe shtetasve nga ata vende, me synim minimin e operacioneve ushtarake gjermane dhe shkaktimin e sa me shume demeve ne trupat e tyre. Bashke me shokun tim Billy McClain rame dakord te shkonim ne Shqiperi, nje vend ku nuk kishte shkelur askush nga organizata jone. Ishte prill i vitit 1943 kur hyme ne Shqiperi nga Greqia, pas dy ditesh rruge ne kembe", kujton Smiley ato dite te trazuara. Se bashku me kolegun e tij McClain, kishin parapelqyer rrugen me te gjate per t'iu shmangur, sic thote, "parashutimit symbyllurazi ne duart e fashisteve". Per shqiptaret kishte degjuar se ishin bujare e mikprites.

    "Shqiptari i pare qe takuam ishte komisari i nje cete, te cilit nuk i pelqyem dhe na kerkoi te largoheshim. Na u desh te dilnim nga Shqiperia, por une u ktheva perseri nepermjet nje rruge tjeter dhe hyra ne afersi te Korces. Me vone, kur mesuan se neve mund te na vinin furnizime nga ajri, partizanet filluan te shfaqnin me shume interes per ne, madje edhe na ftuan. Per nente muaj punuam bashke me partizanet e udhehequr nga Enver Hoxha. Pas takimit me ceten e pare partizane na u be shume e veshtire hyrja ne kontakt me dike tjeter, sepse partizanet benin c'eshte e mundur qe ne te mos u afroheshim kundershtareve te tyre politike, ballisteve apo zogisteve te Abaz Kupit. Enver Hoxha drejtonte Partine Komuniste. Me te punova gjate pjeses me te madhe te 8-9 muajve, duke e ndihmuar ne armatosjen e cetave te ndryshme, kryesisht ne Jug te vendit, ne afersi te Korces dhe zonave perreth."

    Kolonel Smiley po i drejtohet te 90-ve dhe eshte nder te paktet deshmitare, ndoshta i vetmi i huaj, qe rron per te treguar sjelljen e Enver Hoxhes kur ai akoma nuk e kishte marre pushtetin ne Shqiperi. Kujtimet ia freskojne fotot qe ka realizuar me aparatin e vete gjate luftes ne Shqiperi dhe librat e shumte. Ne biblioteken me plot botime per Shqiperine e Kosoven shoh titullin "Rreziku Anglo-Amerikan per Shqiperine". Me thote se i ka lexuar te gjithe librat "e tij".

    "Per Enver Hoxhen krijova antipati thuajse qe ne takimin e pare. Ishte e qarte se as ai nuk kishte ndonje konsiderate per ne, por na toleronte ngaqe e dinte se do ta ndihmonim per krijimin e cetave partizane. Hoxha ishte gjaknxehte dhe shpeshhere jam zene me te. Megjithese ishte tip qe bertiste e zemerohej, une kam punuar me te qe nga prilli i vitit 1943 e deri ne largimin tim ne tetor-nentor te po atij viti", kujton ish- kapiteni britanik.

    "Ne nje rast ai u inatos keqas, sepse pa lejen e tij, hodha ne ere nje ure. I thashe se kisha ardhur ne Shqiperi per te luftuar italianet e gjermanet. Enver Hoxha kembengulte se duhej te isha autorizuar prej tij. Une i shpjegoja se nuk isha nen komanden e tij, se isha oficer britanik dhe urdherat i merrja nga Shtabi im ne Kajro e me vone ne Bari".

    Kolonel Smiley thote se ka pasur pervoja te keqija edhe me figura te tjera komuniste te luftes ne Shqiperi. Me albumin e fotove ne dore ndalet tek portreti i pagabueshem i nje partizani me mustaqe. "Mehmet Shehu! Armiku im per vdekje! Vecse fliste shume mire anglisht, per te mos ia ngrene hakun."

    Sidoqofte, mosmarreveshja me komunistet shqiptare nuk duhet te kete qene shtysa e vetme e largimit te perkohshem te misionarit Smiley dhe kolegut te tij McClain. "Pas 8-9 muajsh ne Shqiperi, une u evakuova dhe u ktheva ne Angli. Bashke me kolegun Billi McClain takova Ministrin e Jashtem, Antony Eden, i cili na tha: "Kthehuni ne Shqiperi dhe perpiquni te organizoni familjet, kryesisht katolike te Veriut, ne lufte kunder gjermaneve".

    "Nuk kaloi shume kohe dhe na parashutuan ne nje vend kodrinor ne afersi te Tiranes. Gjashte muaj qendruam me forcat e Abaz Kupit dhe me disa ceta te Ballit Kombetar. Zhvilluam disa luftime. Mesa mbaj mend ne ate periudhe, partizanet nuk luftonin, me perjashtim te rasteve kur sulmoheshin. Kur ishim akoma ne Veri te vendit, britaniket derguan nje komandant ne Shqiperine e Jugut. Gjermanet po terhiqeshin nga Greqia dhe ne donim t'i copetonim forcat e tyre. Por, me urdher nga Enver Hoxha, komisari i zones nuk pranonte te bashkepunonte me britaniket.

    Forcat e Hoxhes e dinin se une dhe McClain ishim antikomuniste ndaj benin cmos te na hiqnin qafe. Erdhi nje kohe kur vune edhe shperblim per koken tone. Per ca kohe, deri sa u larguam nga deti, na u desh te ruheshim si prej gjermaneve, ashtu edhe prej partizaneve".

    Por jo cdo gje ishte ne duart e vete pervojes ushtarake dhe nuhatjes politike te Smileyt. Shtabi britanik kishte vendosur te mbeshteste forcat e Enver Hoxhes dhe nje ushtarak si Smiley qe kishte ndihmuar antikomunistet mund te vazhdonte te qendronte serish ne Shqiperi. "U larguam te indinjuar. Shtabi yne kishte vendosur t'ia kalonte te gjitha ndihmat komunisteve dhe te terhiqte oficeret britanike nga trupat e Abaz Kupit dhe Ballit Kombetar", kujton Smiley. Ndersa misioni britanik shumefishoi ndihmen per komunistet, David Smiley, i pari ushtarak aleat i hedhur nga Shtabi i Operacionit SOE ne Shqiperi, u largua i zhgenjyer dhe plot indinjate.

    Ne kolltuqet e dhomes se tij te ndenjes kolonel Smiley e pranon se vendimi i shtabit te tij mund te kete qene i imponuar nga rrethanat. "Ballistet e zogistet nuk i luftuan shume gjermanet, sepse ndoshta priten te shihnin se cfare drejtimi do te merrte lufta". Por edhe 60 vjet pas perfundimit te luftes, Smiley nuk ka nderruar mendje per krahun e djathte te luftes ne Shqiperi. Nje qylaf i bardhe me shkabe eshte nder sendet e para qe te kap syri ne hyrje te apartamentit te tij.

    "Jane te shumte ata qe nuk jane dakord me mua, por ka plot te tjere qe mendojne si une. Sikur gjate luftes te kishim perkrahur te djathtet, ata do te kishin luftuar, gje qe nuk e bene. Ata ishin mjaft te stervitur dhe kishin oficere nga xhandarmeria. Mendoj se me te vertete do te kishin pasur sukses sikur britaniket te mos kishin vendosur, papritur, t'ia kalonin gjithe ndihmat Enver Hoxhes."

    Por a pajtohet kolonel Smiley me mendimin se pjesa me e madhe e rreth 30 mije shqiptareve te vrare gjate luftes ishin ne krahun e komunisteve dhe jo te kundershtareve te tyre te djathte? Pyetja ime e ben te heshte per nje moment. Nuk pergjigjet menjehere, por jam i sigurt se me ka degjuar.

    "Une mendoj se Enver Hoxha ishte fare i pashpirt ne luften per eleminimin e kundershtareve politike, edhe kur akoma nuk i kishte marre frenat e vendit ne dore", fillon te me pergjigjet ish-kapiteni i kohes se luftes dhe vazhdon, kategorik: "Partizanet vrane shume balliste e zogiste dhe, kur u larguam ne, vendi ishte ne lufte civile. Mua me vjen keq ta pohoj, por komunistet fituan. Ata fituan, sepse kishin arme me te mira, ishin stervitur me mire dhe kishin me shume pervoje ne male. Ata ishin te pajisur me mire, fale ndihmes qe moren nga britaniket."

    (Vijon ne numrin e ardhshem)

    Marre nga revista "Klan"
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Koloneli britanik:Pse deshtuam kunder Enver Hoxhes

    Koloneli britanik:Pse deshtuam kunder Enver Hoxhes

    E Hene, 17 Tetor 2005


    Pse nuk paten sukses perpjekjet per te larguar nga pushteti udheheqesin komunist. Kush tradhetoi dhe roli i Abaz Ermenjit dhe Abaz Kupit

    (Vijon nga numri i kaluar)

    Matane perdes se hekurt

    Hyrja e partizaneve ne Tirane mund te dukej vertete si nje toge festive ne marshimin e madh te aleateve fitimtare. Por parada e kuqe qe niste nga brigjet e Balltikut kishte mberritur ne Adriatik. Ne vitin 1946 Uinston Curcill diagnostikon ne kete menyre gjendjen e Europes se pasluftes: "Nje perde e hekurt ka rene permes kontinentit"!

    Kur e kuptuan se cfare po ndodhte ne Shqiperi, kreret e Smileyt ne Londer hapen serish hartat e vjetra te luftes. Hoxha duhet te hiqej, nga vete njerezit e tij. Operacioni kishte nevoje per baze politike dhe ushtarake. Ne fushe u sollen serish lojtaret me pervoje. Ishte pikerisht vjeshta e vitit 1949, kur emri i ish-misionarit David Smiley u lidh serish me Shqiperine. Ai u emerua komandant ushtarak i kampit stervitor te diversanteve ne Malte.

    "Ishte nje operacion i perbashket anglo-amerikan. Asokohe ishte formuar Komiteti "Shqiperia e Lire", kryesisht me njerez te Abaz Ermenjit dhe Abaz Kupit. Ata kishin vendosur dergimin e disa shqiptareve te larguar pas luftes ne Shqiperi, per te pare mundesite e minimit te regjimit te Enver Hoxhes. Mua me ngarkuan detyren e stervitjes se ketyre shqiptareve ne Malte. Pas ca kohe ata u hodhen ne Shqiperi nga deti. Fatkeqesisht, shumica e tyre u kapen, vetem pak shpetuan. U kuptua se, ne shumicen e rasteve, atyre u zinin prite. Arsyet do te merreshin vesh me vone.

    Meqenese ne bashkepunonim me amerikanet, duhet t'u tregonim atyre se cfare po benim. Vete amerikanet kishin filluar parashutimin e desanteve ne Veri te Shqiperise, ndersa une operoja ne Jug, duke i derguar desantet e mi nga deti. Ndodhi qe personi qe mbante lidhjet mes britanikeve dhe amerikaneve ne Uashington, ishte nje agjent me emrin Kim Filbi. Ai ua dergonte gjithe informacionet ruseve, te cilet me tej ia kalonin Enver Hoxhes. Prandaj Hoxha i njihte veprimet tona me saktesi. Ne na preu ne bese nje tradhetar britanik!"

    Kolonel Smiley, nuk harron te vere ne dukje edhe njehere cilesite e shqiptareve qe sterviti per shume vite ne kampin e Maltes. "Te gjithe njerezit qe hidheshin ne Shqiperi ishin patriote dhe shume guximtare. Mua me erdhi jashtezakonisht keq kur mesova per fatin e tyre. Ata ishin rekrutuar nga Abaz Ermenji dhe nje pjese nga Abaz Kupi. Rekrutimi ishte bere mbi baza vullnetare, kryesisht nga kampet e refugjateve ne Gjermani, ku ishin perqendruar shume shqiptare. Me pas ata erdhen tek une ne Malte per t'u stervitur si guerilas. U ndjeva thellesisht i zhgenjyer kur mesova se i kishin kapur. Ata qe kishin arritur te shpetojne erdhen ne Greqi dhe na treguan se si kishin rene ne prita. Sipas tyre, kjo kishte ndodhur ose per shkak te shkeljes se masave te sigurise ose ngaqe dikush i kishte tradhetuar. Une nuk dija c't'u thoja.

    E verteta u mesua vetem me vone, kur fillimisht dy agjente (Guy Burghes dhe Donald Maclain) e me vone Filbi u arratisen ne Moske. Ne na kishin tradhetuar."

    Britaniket ishin te paret qe pranuan se operacioni kishte deshtuar dhe perpjekjet per te shkaktuar trazira ne Shqiperi duheshin nderprere. Organizatoreve nuk u kishte ndihmuar as pervoja e vete dhe as modelet ne vendet fqinje: "Te njejtat probleme kishin ekzistuar edhe ne Greqi e Jugosllavi. Ne te dy rastet kishte pasur perballe dy kundershtare te ashper politike, te djathtet dhe komunistet. Ne te dy rastet pati lufte civile. Ne Jugosllavi ne mbeshtetem Titon kunder Mihajlovicit, qe une mendoj se ishte vendim i gabuar", thote kolonel Smiley. "Fatmiresisht, perkunder keshillave te amerikaneve, ne Greqi ne derguam trupa, te cilat ua bllokuan komunisteve rrugen drejt marrjes se pushtetit. Kjo eshte arsyeja pse Greqia nuk mbeti matane perdes se hekurt si Shqiperia e Jugosllavia."

    Nga nje ishull grek ne anen tjeter te perdes se hekurt, kolonel Smiley dhe operative te sherbimeve te kunderzbulimit regjistronin demet e tradhetise qe solli deshtimin e operacionit shqiptar. Disa dhjetera te vrare, banore e diversante. Te dyja palet shqiptare! A ia vlente? Dhe a nuk u lane ne balte vete shqiptaret diversante nga mjeshtrat e tyre te huaj?

    "Mund te them, madje, se ata u lane ne balte edhe nga une vete. Ne fund te fundit isha une ai qe, ne mirebesim, i nisa ne Shqiperi, duke mos e ditur se ishim te tradhetuar. Ata ishin burra shume guximtare dhe nuk i gjej dot fjalet per te shprehur keqardhjen per fatin e tyre", pohon kolonel Smiley. "Grupet e desanteve, zakonisht prej kater vetash, binin ne prite. Ata kapeshin, torturoheshin e pushkatoheshin. Operacioni yne synonte te shihte reagimin e njerezve ndaj regjimit te Hoxhes. Por doli se ata ishin aq te frikesuar sa nuk mund t'i ndihmonin njerezit qe zbarkonin. Pergjigjja pra ishte se nuk ia vlente dergimi i forcave te tjera sepse Enver Hoxha e kishte vendin nen kontroll te plote dhe njerezit ishin tmerresisht te frikesuar prej tij.

    Disa nga desantet qe shpetuan i takova me vone ne Greqi dhe asnjeri nuk e kishte inatin me mua. Dua te sqaroj se operacioni ishte konceptuar si rikonjicion per matjen e pulsit te njerezve. Nuk ishte operacion per minimin e regjimit te Enver Hoxhes. Ishte thjesht nje perpjekje paraprake njohese per te pare nese ia vlente ndermarrja e nje operacioni me te madh. Dhe pergjigjja ishte "jo"!

    Kolonel David Smiley kthehet ne bazen e regjimentit britanik ne Gjermani ku pas dy vjetesh merr vesh hollesite e plota te aresyeve qe sollen deshtimin. Me tej per operacionin shqiptar u fol e u shkrua shume nga te dy krahet. U pershkrua si "Radioloje", "Tradheti e Madhe" dhe u llogarit "Kostoja e nje Tradhetie".

    Operacioni mund te kete qene hartuar qe prej fillimit vetem si "nje episod beteje ne luften kunder komunizmit", por ekzekutuesve te tij u jane dashur vite te pajtohen me deshtimin.

    Kolonel Smiley duket se i ka pjekur shume here me qetesine e duhur keto suksese e disfata gjate viteve te kaluara ne shtepine e tij ne lagjen e qete ne perendim te Londres. Tashme, kur po prek 90 vjetet, e ndjen se dashur pa dashur eshte i lidhur me historine e ketij vendi edhe pse aventurat me balliste e partizane tashme jane shume te largeta. Ndersa ngre me fund goten e rakise se ardhur nga disa miq shqiptare, kolonel David Smiley me tregon se tani komunikon lirisht me te njohurit ne Shqiperi, madje ka qene atje disa here. "Tani Shqiperia eshte transformuar krejtesisht. Por u desh kaq shume kohe", me thote duke me kujtuar se cfare vlere merr koha ne moshen e tij.

    Marre nga revista "Klan"
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    xhumak..thx per shkrimet e bukura qe sjell..

    ja nje po postoj ketu qe mu duk interesante..

    panorama

    --

    gjyqi i intelektualeve
    deshmite

    Nexhmi Ballka tregon momentet kur ndiqte gjyqin misterioz


    Enveri urdhëroi arrestimin e kunatit të tij

    Në listat e para të përgatitura sipas vendimeve të Jaltës figuronte edhe emri i Bahri Omarit


    Fatos Veliu

    Janë ditët e para të vitit 1945, kur qeveria komuniste e drejtuar nga Enver Hoxha sapo kishte filluar të ushtronte pushtetin e vet. Askush në ato ditë nuk do ta kuptonte se ekzistonte qeveria, në rast se çdo ditë nuk do të ndeshej me pamjen e çuditshme të dhjetëra arrestimeve.

    Ishin mbi dhjetë skuadra partizanësh që quheshin patrulla, të cilët duke mbajtur disa lista me emra në duar, trokisnin në porta të ndryshme të Tiranës për të marrë me vete si të arrestuar në emër të popullit kryefamiljarët e tyre. Këtë e mbajnë mend shumë mirë jo vetëm brezat e vjetër që kanë qenë dëshmitarë okularë, por edhe të rinjtë, të cilët kanë mundur t’i perceptojnë nëpërmjet përpunimeve artistike të sjella në ekranet e filmave.
    Eshtë fakt se të gjithë dëshmitarët realë dhe teleshikuesit e mëvonshëm as që e kanë menduar se ç’ishin ata që arrestoheshin dhe kush i kishte përpiluar ato lista, kur në Shqipëri nuk ishte krijuar akoma Prokuroria. Jo vetëm kaq, por në ato ditë kur Tirana binte era barut dhe ziente nga entuziazmi i provokuar që shkaktonte përfundimi i luftës, askush nuk mund ta mendonte se në mes të njerëzve që u arrestuan nga këto patrulla, ishte edhe vetë kunati i Enver Hoxhës apo komandanti, siç filluan ta quanin njerëzit kryeministrin e ri të ardhur nga lufta.
    Ato janë arrestimet që janë bërë pikërisht në bazë të marrëveshjes së Jaltës, vendimin e së cilës Enver Hoxha filloi ta zbatojë që në ditët e para të ardhjes në pushtet dhe për çudi nuk do ta ndalte, jo për një e dy ditë, por me vite e vite të tëra, ku si bashkëpunëtor të nazifashizmit nuk do të konsideronte vetëm familjet e pasura, por edhe vetë eksponentët kryesorë të luftës, madje edhe ish-anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Plot 60 arrestime janë bërë për një muaj, ndërkohë që 17 prej tyre, ku bënte pjesë edhe vetë Bahri Omari janë dënuar me pushkatim, 41 me 10 vjet burg secili dhe vetëm 2 persona janë liruar menjëherë. Gjithçka është vendosur në sallën e gjyqit të gjykuar nga Koçi Xoxe, ku pala e akuzës u përfaqësua nga prokuroi Bedri Spahiu. Lidhur me zbardhjen e atij procesi gjyqësor, që është i pari në Shqipërinë Komuniste dhe që çeli siparin e dhjetëra e dhjetëra të tjerëve për 50 vjet me radhë, janë shfrytëzuar jo vetëm dokumentet historike arkivore, por edhe dëshmia e gjallë e Nexhmi Ballkës, i cili është ftuar në atë proces për konsulencë nga vetë prokurori i çështjes, Bedri Spahiu, i cili ishte miku i tij i hershëm.
    60 arrestime që në ditët e para të qeverisë komuniste të pasluftës
    Ishte 28 nëntori i vitit 1944, kur qeveria e parë e pasluftës, e drejtuar nga Enver Hoxha, hyri triumfalisht në Tiranë. Tashmë është i njohur fakti i zhurmës dhe bujës që u bë me hyrjen e saj në kryeqytet. Çuditërisht puna e qeverisë së parë komuniste, që në ditët e para të janarit të vitit ‘45 kur Shqipëria s’kishte veç një muaj që ishte çliruar, filloi nga arrestimet. Ishin partizanë të inkuadruar në kompaninë speciale të sigurimit dhe që kontribuonin për të konsumuar shërbimin e detyrueshëm ushtarak, ata që të ndarë në skuadra trokisnin në portat e shtëpive të njerëzve të evidentuar në listat që u kishin dhënë në dorë. Sipas dëshmitarëve të atyre ditëve, ai fenomen u bë aq i zakonshëm saqë askujt nuk i dukej i çuditshëm fakti që në çdo moment dhe në çdo rrugicë ndeshte skuadra të tilla të njohura me emrin, patrulla partizane, të cilat në çdo rast shoqëronin një apo dy persona të lidhur. Megjithatë, pavarësisht se skuadrat speciale vazhdonin çdo ditë nga mëngjesi në darkë, duke trokitur në dyer të familjeve, kryesisht atyre të pasura dhe duke bërë arrestime publike të njerëzve të parapërcaktuar, kushedi se nga cili “komision”, askujt nuk i shkonte në mendje se në Shqipëri kishte nisur zbatimi me fanatizëm i një vendimi të ndërmarrë në Jaltë, nga përfaqësues të shteteve të mëdha. Madje, në atë kohë askush nuk kishte dijeni nëse ekzistonte ndonjë vend me emrin Jaltë, dhe jo më të dinte se pikërisht aty ishte marrë një vendim për të ekzekutuar mijëra vetë në të gjithë Evropën.
    Si u zbatua në Shqipëri rezoluta e Jaltës
    Në takimin e zhvilluar në Jaltë në periudhën e fundit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, nga shtetet kryesore që “dirigjonin” përfundimin e saj si Amerika, Anglia dhe Bashkimi Sovjetik, një ndër pikat që u miratua me unanimitet ishte edhe vendimi që urdhëronte të gjitha shtetet pjesëmarrëse në luftë, të arrestonin dhe ndëshkonin të gjithë bashkëkombësit e tyre, të cilët konsideroheshin bashkëpunëtorë të pushtuesve nazifashistë. Për këta persona u vendos të quheshin kuislingë, madje edhe vetë qeveritë që kishin funksionuar në periudhën gjatë pushtimit të konsideroheshin “qeveri kuislinge” dhe të dënoheshin në bllok. Emërtimin “kuisling” e merrnin pikërisht nga emri real i kryeministrit suedez i quajtur Kuisling, i cili në momentin e pushtimit të vendit të tij nga ushtria hitleriane bashkëpunoi në një plan të vetëm të realizimit të synimit nazist.
    Pikërisht në bazë të kësaj rezolute, që në fillim të viteve ’45 organizoi një valë të fuqishme arrestimesh, të cilën e shtriu gjatë në terren dhe në kohë. Konkretisht në atë kohë janë arrestuar të gjithë anëtarët e kryesisë së Ballit Kombëtar, që nuk kishin mundur të arratiseshin si kolegët e tyre të të njëjtave bindje. Të parët që ranë në pranga ishin intelektualët Kol Tromara, Bahri Omari, Xhevat Korça, Fejzi Alizoti etj. Ndërkohë që kishin mundur të largoheshin të shumëkërkuarit Mit’hat Frashëri, Vasil Andoni, Ali Këlcyra, Abaz Ermenji etj.
    Gjyqi i kuislingëve mes të cilëve ndodhej Omari
    Gjyq i posaçëm për të arrestuarit e listës së rekomanduar nga Jalta. Ky është vendimi i qeverisë së parë komuniste sa hyri në Tiranë. Në atë kohë në Shqipëri nuk kishte as Prokurori dhe as Gjykatë, por mjaftonte një vendim qeverie për të ngarkuar si kryetar të procesit të jashtëzakonshëm, Koçi Xoxen dhe prokuror të tij, Bedri Spahiun. Ishin plot 60 vetë, ballistë, zogistë dhe të tjerë të akuzuar si “kuislingë”, të cilët u përballën me akuzat e prokurorit Spahiu si tradhtarë të kombit. Ishin 17 vetë, mes tyre edhe Bahri Omari, të cilët e pritën me gjakftohtësi dënimin me vdekje. 41 prej tyre u dënuan me 101 vjet burg, ndërsa dy u liruan që në sallën e gjyqit.
    “Ishim në dijeni të arrestimeve që po bëheshin. Eksponentët e Ballit Kombëtar njiheshin publikisht” tregon Nexhmi Bakllka, në atë kohë drejtues kryesor i Ministrisë së Punëve të Brendshme që ishte në krijim e sipër. “Ne dinim edhe periudhat që ata do të gjykoheshin. Me grupin në të cilin do të gjykohej edhe Bahri Omari, nuk ishin më shumë se 7–10 vetë. Ishte fundi i ‘45-ës, kur ata, të arrestuar që prej një viti, do të përballeshin me akuzat e parapërgatitura të prokurorit. Gjyqi do të fillonte në orën 09:00 të paradites, pikërisht në kinema ‘Kosova’, e cila ndodhej aty ku sot është godina e Teatrit Popullor. Prokurori i caktuar për të përfaqësuar akuzën në proceset speciale ndaj njerëzve që vendoseshin në bankë si kuislingë, e kishte disi të vështirë punën, pasi ai nuk mundej të nënvleftësonte aftësitë intelektuale të atyre që do të akuzonte”. Kjo është dëshmia e parë e Nexhmi Ballkës, nga e cila konfirmojmë situatën e atyre ditëve ku është dhënë detyra e gjykimit të paracaktuar për dhjetëra njerëz.
    Prokurori kërkon ndihmë
    Për mënyrën e rrjedhës së ngjarjeve në Shqipërinë komuniste, kur do të hapej sipari i gjyqeve ekstreme, mësohet se vetë prokurori Bedri Spahiu, para se të hynte në procesin e shumëpërfolur mblodhi për konsulencë tre nga miqtë e tij më të afërt, Bilbil Klosi(jurist), Frederik Nasi (jurist) dhe Nexhmi Ballka me profesion arsimtar, por që në ato momente ishte funksionar i lartë i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Sapo filloi procesi, tre miqtë e prokurorit zunë vend në llozhën e sallës ku kishin ndërlidhje shikimesh me trupin gjykues. “Sipas marrëveshjes – vazhdon rrëfimin e tij Nexhmiu, i cili tashmë i ka kaluar të 90 vitet - në rast se Bedriu do të gabonte gjatë referimit të akuzës dhe gjatë debatit me të akuzuarit, ne që ishim në pozicionin e vëzhguesit, kishim mundësi ta kapnim më thjesht dhe të bënim me shenjë. Si? Duke vënë pëllëmbët e duarve pingul mbi njëra-tjetrën. Kjo do të thoshte se Bedriu duhej t’i kërkonte kryetarit të seancës pushim të shkurtër. Pas kësaj, ne do të takoheshim së bashku për të marrë konsulencën e nevojshme. Më kujtohet si tani ajo situatë. Të gjithë ishin personalitete dhe njerëz publikë, për të mos folur pastaj për intelektin e tyre që mund t’i konsideroj pa frikë; vlera të kombit. Në atë grup nuk ishin më shumë se 10 vetë, mes të cilëve edhe Bahri Omari. Unë i njihja personalisht. Të gjithë ndiheshim keq në atë sallë. Që në fillim më bëri përshtypje mënyra se si ata ruanin qetësinë, pavarësisht se e dinin që i priste dënimi me vdekje, ashtu siç përfunduan në të vërtetë. Të gjithë ishin anëtarë të Ballit Kombëtar dhe ish–ministra të qeverisë së mëparshme. Në sallë siguroheshin nga një skuadër partizane, që me sa dukej i kishin zgjedhur fizikisht. Pas 10-15 minutash, pasi ata kishin zënë vend në bankën e të akuzuarit, në sallë hyri edhe trupi gjykues i përbërë nga Koçi Xoxe, kryetar dhe Bedri Spahiu, prokuror. Ishte dhe një nënkryetar dhe dy anëtarë të tjerë, të veshur me uniformë ushtarake. Ajo veshje u jepte jo vetëm prezencë, por edhe një hije frike, ndoshta nga vetë misioni që po kryenin. Ata kishin për detyrë zbatimin korrekt të urdhrave ekstremë që u jepeshin nga autoritetet më të larta të partisë. Kanë qenë plot tri ditë të tensionuara brenda asaj salle, ku gjatë gjithë kohës dëgjoheshin vetëm pyetje dhe përgjigje, kundërpyetje dhe ironi. Një gjë mbahet mend mirë; pavarësisht nga ajo që i priste, nuk u dëshpëruan asnjëherë. Rrallë mund të gjeje njerëz me qetësi të tillë.
    Akuzat
    Fati i tyre u mësua që në momentin e parë. Prokurori lëshoi akuzën vdekjeprurëse duke thënë në mënyrë të prerë dhe me ton ushtarak: “Të pandehur! Veprimtaria juaj e këtyre viteve ka përbërë tradhti ndaj fateve të popullit dhe atdheut. Ju keni përdhosur cilësitë e larta patriotike të vendit duke e njollosur emrin tuaj me atë të tradhtarit. “Këtë akuzë e bëri duke u drejtuar nga i pandehuri Kol Tromara. Për çudinë e të gjithëve, Kol Tromara jo vetëm nuk u frikësua, por me qetësi iu kthye prokurorit duke i thënë: “Se kush është tradhtar këtë do ta mësojë populli herët a vonë”. Gjithsesi, prokurori vazhdonte akuzat që përplaseshin pamëshirshëm nga momenti në moment. Ndërmjet të tjerash iu tha: Keni formuar qeverinë kuislinge, i keni dorëzuar kurorën e Shqipërisë Viktor Emanuelit III, nëpërmjet Ali Këlcyrës keni nënshkruar dhe keni miratuar për mosluftim me okupatorët italianë, marrëveshje kjo që është pagëzuar me emrin e turpshëm “Protokolli Dalamco-Këlcyra”( Dalamco ishte emri i komandantit të trupave italiane në Shqipëri dhe Këlcyra ishte mbiemri i Ali Këlcyrës që hyri në marrëveshje).
    Më vonë mësuam se gjyqe të tilla zhvilloheshin në shumë shtete, në të cilat pas përfundimit të luftës kishte triumfuar komunizmi...





    Ballka, në sallën e gjyqit të Bahriut

    Nexhmi Ballka, një nga miqtë e prokurorit të procesit të parë gjyqësor, Bedri Spahiut, i cili më pas u bë dhe prokuror i përgjithshëm tregon detajin më të veçantë të procesit ndaj intelektualëve të parë, mes të cilëve ndodhej dhe Bahri Omari. Pikërisht e veçanta e tregimit të tij është shkaku se përse ai u gjend brenda sallës së gjyqit misterioz që dënoi me vdekje plot 17 prej tyre, ku njihte personalisht pjesën më të madhe të të pandehurve. Për këtë fakt ai tregon se, gjatë një bisede me Bedri Spahiun, disa ditë para se të fillonte procesi, ky i fundit i tregon për gjyqin e pritshëm në të cilin do të përfaqësonte akuzën. Mungesa e eksperiencës bëri që ai, si prokurori i asaj çështjeje, ku i pandehur ishte dhe vetë Bahri Omari, të ishte jo fort i sigurt në prezantimin profesional që do t’i bënte akuzës. Për të pasur garanci ai i kërkoi Nexhmiut, që të rrinte në lozhën e sallës së gjyqit dhe të ndiqte me vëmendje procesin. Nëse Spahiu do të bënte gabime kur të fliste gjatë seancave, ai duhej të bënte me shenjë duke bashkuar duart, dhe kështu Bedri Spahiu do të kuptonte se duhej të kërkonte pushim seance. Pas kësaj, ata do të takoheshin bashkë dhe Nexhmiu do t’i tregonte se ku kishte gabuar për të bërë korrigjimin. “E vërteta është, - tregon Nexhmiu, - se Bedri Spahiu nuk bëri asnjë gabim, por drejtoi me profesionalizëm akuzën e atij procesi, pavarësisht se fati i tyre ishte i paravendosur”.



    Qazim Mulleti ka paralajmëruar Bahri Omarin se e keqja do t’i vinte nga Enveri

    Sot bëhet e ditur se Bahri Omari, si intelektual me bindje noliste, kishte një shoqëri të veçantë me Qazim Mulletin, i cili në kryeqytet ka ushtruar fillimisht detyrën e kryetarit të bashkisë dhe më pas atë të prefektit. Kur ata të dy janë kthyer nga emigrimi pas arratisjes së Zogut, vetë Qazim Mulleti është interesuar për strehimin e familjes së Bahriut, i cili ishte martuar me motrën e Enver Hoxhës. Familja e tij u vendos me qira pikërisht në shtëpinë e vëllait të Qazimit, e cila ishte shumë afër shtëpisë ku banonte vet ai. Në një moment të veçantë politik vetë Qazimi u bë prefekt i kryeqytetit, ndërsa Bahri Omari ministër. Kjo do të thoshte se shtëpitë e tyre ishin siguruar nga roja të armatosura. Sipas Tanush Mulletit, i cili është nipi i Qazimit, mësohet se Bahri Omari ka qenë pikërisht në atë shtëpi kur Enver Hoxha bënte vizita të shpeshta tek e motra, ashtu siç ka deklaruar edhe vetë. Për këtë fakt, në atë shtëpi gjatë periudhës së Shqipërisë komuniste, pa u përmendur fakti se ajo i përkiste të vëllait të Qazim Mulletit dhe as faktit tjetër se në të kishte jetuar vetë Bahri Omari, i cili ishte pushkatuar si tradhtar i popullit, është vendosur një pllakë përkujtimore, ku shkruhej se ka qenë bazë e Luftës Nacionalçlirimtare. Nga vetë Tanush Mulleti përsëritet edhe një herë momenti apo fakti që konfirmon se pikërisht në ato vite, kur Enver Hoxha në mes të rojave të shtëpisë së kunatit shkonte për vizita tek ai, Qazim Mulleti e ka paralajmëruar Bahri Omarin se Enver Hoxha nuk do ta falte kur të merrte pushtetin. Konkretisht ajo ngjarje mësohet të ketë ndodhur ditën, kur Enveri kishte shkuar për vizitë te Bahriu, ku u ndesh me Qazim Mulletin, i cili si zakonisht bënte vizita për të pirë kafe dhe shkëmbyer ndonjë bisedë me Bahriun. Salloni ku pinin kafe ka qenë në katin e tretë. Ndërsa Qazimi kalonte në katin e dytë për të dalë në të tretin, vuri re Enverin, i cili në mënyrë të menjëhershme hyri në një dhomë. Për momentin Qazimi la të kuptonte se nuk kishte parë asgjë, por ndërsa ishte duke pirë kafen me Bahriun në katin e tretë i tha: Bahri, poshtë pashë edhe Enverin. “Po, - ia ktheu Bahriu, - vjen tek e motra për ta takuar”. Nga situata duket se këta komunistët mund të marrin pushtetin dhe pastaj e keqja jote do të vijë pikërisht nga Enveri yt”, - vijoi më tej bisedën Mulleti. “Mua nuk kanë çfarë të më bëjnë, se nuk kam bërë ndonjë krim”, - vazhdoi më tej Bahriu. “Më dëgjo mua, se kështu ndodh me këta”,- këmbënguli në të tijën Qazimi, ndërkohë që po e mbyllte atë bisedë.



    neser do te lexoni

    Cilat ishin akuzat që ngriti trupi gjykues mbi kunatin e Enver Hoxhës dhe cila ishte përgjigjia e tij, kur prokurori i çështjes i tha se kishte punuar për interesa të Greqisë.
    Çfarë ndodhi mesnatën që do të pushkatoheshin intelektualët e parë, mes të cilëve ishte dhe Omari. Momentet kur ata zbritën nga makinat, të cilat i transportuan për te vendi i ekzekutimit dhe veprimet e tyre të fundit.
    Situata e krijuar në familjen e Enver Hoxhës pas marrjes së lajmit të ekzekutimit të kunatit të tij dhe veprimet e nënës së Enverit, e cila u largua menjëherë te shtëpia e së bijës që humbi burrin.


    panorama

    ..


    kta gazetaret e sotshem jan shum injorante.. koktrash te djallezuar por pa pik kulture..ndonse kan grataciela ne prone private me dy tre vjet pun gazetarie..(??????)e benza nen mullaqe..

    kryeministri suedez thot per kuislingun.. ne fakt ishte norvegjez..

    nejse..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 09-05-2023 më 16:34

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    letra e enverit


    kriminelet e luftes

    Ja lista e 206 personave të padëshiruar në Shqipëri


    Enveri i shkruan Trumanit për kthimin e kriminelëve




    Rezarta Delisula


    “Kemi dy vjet që u detyruam të largohemi nga Shqipëria dhe të bëhemi refugjatë. Sot, në tokën e mërgimit të anës perëndimore të Adriatikut jemi afër 750 shqiptarë, në mes të së cilëve edhe gra, kalamaj e pleq. Në Greqi janë 800 refugjatë të tjerë, të larguar nga Atdheu dhe mezi të shpëtuar nga masakrat, despotizma dhe tmerri që ka mbuluar Shqipërinë.

    Këta 1500 refugjatë janë nga të gjitha anët e Shqipërisë; nga Konispoli, Shqipëria e Mesme dhe e Veriut edhe një numër i madh nga Kosova”. Kështu e përshkruan Mid’hat Frashëri gjendjen e të larguarve nga atdheu në dhjetor të vitit 1946, grup në të cilin bënte pjesë edhe ai vetë. Mijëra njerëz, bashkëpunëtorë të Zogut, ballistë e të tjerë atdhetarë lanë vendin pas marrjes në dorë të pushtetit nga Enver Hoxha, kreu i qeverisë demokratike të pasluftës. Greqia, Italia, Franca, Shtetet e Bashkuara u bënë streha e njerëzve që nga shteti shqiptar morën vulën armiq populli e kriminelë lufte. Kanë kaluar 61 vjet që nga koha e Çlirimit dhe arratisjet e mijëra shqiptarëve, ndërsa ata që na e kanë kujtuar këtë fakt kanë qenë familjarët e tyre, të burgosur e të internuar.

    Përpjekja
    Përpjekja e kreut të qeverisë demokratike Enver Hoxha për kthimin e kriminelëve të luftës nisi që në fillim të vitit 1945. Më 23 shkurt, komisioni qendror për zbulimin e krimeve dhe kriminelëve të luftës dhe të armiqve të popullit i kërkoi Komisionit Ndërkombëtar për zbulimin e krimeve dhe kriminelëve të luftës, dorëzimin e një numri kriminelësh shqiptarë që ndodheshin në kampet e Italisë, si në Bari, Leçe, Salerno… Por nga ky komision nuk kishin marrë asnjë përgjigje. Duke insistuar në kthimin e të arratisurve, Enver Hoxha në fillimqershorin e vitit 1945 i kërkon ndihmë mes një letre presidentit të SHBA-së, Herri Trumanit, që ky i fundit të ishte ndërmjetës për të bindur kthimin e atyre që i quajti kriminelë lufte në atdhe. “Ne vërejmë me keqardhje se kriminelët më të poshtër shqiptarë të luftës si: Ali Këlcyra, Mid’hat Frashëri, Abaz Kupi, Kadri Cakrani, Koço Muka, Vehip Runa e të tjerë, në vend që të mbahen në kampet e përqendrimit dhe të trajtohen si armiq, duke marrë parasysh bashkëpunimin e tyre të vendosur me nazistët gjermanë, ata trajtohen në mënyrë më të favorshme dhe lihen të lirë në qytetet e Italisë të vazhdojnë intrigat e tyre fashiste në dëm të popullit tonë dhe të njerëzimit përparimtar”, i shkruan Trumanit Enver Hoxha, ndërsa i përmend presidentit amerikan krimet e shumta të bëra nga këta persona. Sipas udhëheqësit shqiptar, qeveria italiane dhe të tjerë që strehonin këta kriminelë nuk zbatonin marrëveshjen e Moskës mes tre fuqive të mëdha, Anglisë, SHBA-së dhe Rusisë. “Ju lutem kini mirësinë të merrni parasysh dhe të rishqyrtoni kërkesat e drejta dhe të ligjshme të popullit tonë”, përfundon Enveri letrën e tij.

    Vazhdimi
    Insistimi i qeverisë demokratike për kthimin në vend të personave që u quajtën kriminelë lufte dhe armiq të popullit vazhdoi edhe në forma të tjera. Në dhjetor të vitit 1945, në gazetën “Bashkimi” u botua artikulli “Kriminelët e luftës shqiptare”, i shkruar nga Enver Hoxha. Edhe në këtë artikull u ngrit përgjegjësia e shtetit italian në mosdorëzimin e kriminelëve të luftës. “Që Lumo Skëndoja, Ali Këlcyra, Abaz Kupi, Xhaferr Deva, Mehdi Frashëri, Gjon Marka Gjoni, Kolë Bibë Mirakaj dhe gjithë banda e tyre janë kriminelë lufte, janë përgjegjës të kolaboracionit dhe masakrave, kjo është e qartë për të gjithë; flasin provat, flasin faktet. Përse nuk vihet në zbatim në këtë rast vendimi solemn që kanë marrë aleatët për t’u dorëzuar vendeve përkatëse kriminelët e luftës?”, shkruhet në këtë artikull. Më 20 qershor të vitit 1947, qeveria shqiptare u drejtoi nga një kërkesë tjetër zyrtare qeverisë angleze dhe asaj amerikane për dorëzimin e të gjithë kriminelëve të luftës, italianë, gjermanë dhe shqiptarë që ishin në juridiksionin e tyre. Qeveria paraqiti dhe listat bashkë me akuzat për gjithsecilin. Më 4 tetor 1947, qeveria angleze i sjell përgjigje Shqipërisë se ajo nuk ka qenë kurrë në statutet aleate dhe si e tillë nuk mundet të kërkojë të drejtat si shtet aleat.

    Zhgënjimi
    Fuqitë e mëdha dhe vendet perëndimore, duke parë politikën që po ndiqte qeveria demokratike në marrëdhënie me rusët dhe Jugosllavinë, qëndronin larg kërkesave të kreut të shtetit shqiptar. Pas shumë tentativash të njëpasnjëshme dhe letrash pa fund, në vitin 1949 Enver Hoxha hoqi dorë nga protokollet e shkresurinat. Nëse kapeshin, fundi i armiqve të popullit dhe kriminelëve të luftës ishte i ditur. Në shtatorin e vitit 1949, pasi Enver Hoxha nuk kishte marrë prej Amerikës përgjigjen që donte për kthimin e kriminelëve të luftës ai shkruan: Imperialistët amerikanë dhe anglezë që mbajnë në prehrin e tyre kriminelët e luftës me damkë të popullit shqiptar siç janë: Mid’hat Frashëri, Abaz Kupi, Mustafa Kruja, Ernest Koliqi, Abaz Ermenji, Ali Këlcyra e të tjerë, të gjithë kuislingët, fashistë, bashkëpunëtorë dhe agjentë të okupatorit fashist italian…. I kanë grumbulluar këta në një komitet që mund ta quajmë komiteti i banditëve.

    Emigrantët
    Të larguarit nga Shqipëria në ’44 dhe të tjerët më pas merrnin informacione mbi gjendjen e shqiptarëve brenda kufijve. Në një prej letërkëmbimeve të Lumo Skëndos apo Mid’hat Frashërit shënohet: Krimet e komunistëve i vazhduan krime të tjerë; ekzekutime pa gjyq ose me gjyq rrugësh, me ligje edhe pa ligje, vajtën duke u shumëzuar. Perëndia vetëm e di për numrin e atyre që janë mbytur. Më të shumtit ekzekutoheshin, as edhe masakroheshin në burgje, shpoheshin me thikë në udhë e sipër… Lumturi e popullit? Vërtet një lumturi e mirë! Bujqëvet, katundarëvet dhe atyre që s’kishin asgjë, qeveria demokratike dhe popullore e Enver Hoxhës, Bedri Spahiut bashkë me Koçi Xoxen, u ka dhënë nga një pëllëmbë dhè. Por gjithë produkti i djersës së tyre vete në hambar të qeverisë dhe i gjori bujk, katundar pse proletar, duket që të vejë çdo javë gjer në zyrë të marrë nga nëpunësi komunist kafshatën e gojës. Kjo është një prej letrave që Frashëri ia çon kolonisë së shqiptarëve të Amerikës në vitin 1947, duke i thënë se ata kanë qenë larg diktaturës kuqalashe dhe nuk kishin në SHBA asnjë Mehmet Shehu, Enver Hoxha apo Tito… Në vitin 1959, me dekretin 3005, publikohet lista e 206 personave të cilët nuk përfituan nga amnistia, persona të cilët përgjithmonë ishin të destinuar të mos e shihnin më Shqipërinë.




    Gjykata speciale
    Gjyqi special u hap më 1 mars 1945, vazhdoi deri më 13 prill 1945 dhe dënoi 60 kriminelë kryesorë të luftës. Gjykata speciale për gjykimin e kriminelëve të luftës dhe të bashkëpunëtorëve të armikut u krijua në Tiranë më 15 dhjetor të vitit 1944 me vendim të Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar.
    Komisioni shteteror
    Komisioni shtetëror për zbulimin e krimeve dhe kriminelëve të luftës dhe të armiqve të popullit u krijua me vendim të Komitetit Antifashist në mbledhjen e datës 27 maj 1944. Këto komisione hapin dosje dhe bëjnë hetime për të gjithë të arratisurit politikë dhe kriminelët e luftës.
    Mbledhja e Moskes
    Nga 19 deri më 30 tetor të vitit 1943 u zhvillua në Moskë konferenca e ministrave të Punëve të Jashtme të tri fuqive të mëdha. Në këtë takim tre vendet dolën me një deklaratë të përbashkët mbi përgjegjësinë e hitlerianëve për krimet e kryera kundër popujve. Deklarata u nënshkrua nga Stalini, Rusvelti dhe Çërçilli.




    Letër drejtuar presidentit të SHBA-së Herri Truman, më 1 qershor 1945

    Shkëlqesë
    Në emër të qeverisë demokratike të Shqipërisë kam nderin të vë në dijeninë Tuaj sa vijon:
    Komisioni qendror për zbulimin e krimeve dhe kriminelëve të luftës dhe të armiqve të popullit i kishte kërkuar më 23 shkurt 1945 Komisionit ndërkombëtar për zbulimin e krimeve dhe kriminelëve të luftës, dorëzimin e një numri kriminelësh shqiptarë të luftës, që ndodheshin në kampet e përqendrimit të Italisë, si në Bari, Leçe, Salerno e gjetkë. Kjo kërkesë e ligjshme e popullit shqiptar jo vetëm nuk pati përgjigje, por ne vërejmë me keqardhje se kriminelët më të poshtër shqiptarë të luftës si: Ali Këlcyra, Mid’hat Frashëri, Abaz Kupi, Kadri Cakrani, Koço Muka, Vehip Runa e të tjerë, në vend që të mbahen në kampet e përqendrimit dhe të trajtohen si armiq, duke marrë parasysh bashkëpunimin e tyre të vendosur me nazistët gjermanë, ata trajtohen në mënyrë më të favorshme dhe lihen të lirë në qytetet e Italisë të vazhdojnë intrigat e tyre fashiste në dëm të popullit tonë dhe të njerëzimit përparimtar. Një trajtim i tillë i kriminelëve shqiptarë të luftës, të cilët kanë kryer aq mizori në vendin tonë, nuk mund veçse të habisë popullin shqiptar, i cili ka një besim të patundur në drejtësinë e madhe, për të cilin ai ka derdhur shumë gjak. Fakti se këta kriminelë lufte nuk u dorëzohen autoriteteve shqiptare, në bazë të vendimit të Konferencës së Moskës, e cila përcakton qartë se çdo kriminel lufte do të gjykohet në vendin ku ai ka kryer krimet e tij, si dhe trajtimi i favorshëm që u bëhet atyre nga autoritetet aleate në Itali, përbëjnë një padrejtësi dhe në të njëjtën kohë fyerje ndaj popullit shqiptar, i cili ka bërë sakrifica për çështjen e përbashkët…
    Ju lutem kini mirësinë të merrni parasysh dhe të rishqyrtoni kërkesat e drejta dhe të ligjshme të popullit tonë.
    Kryetari i Këshillit të Ministrave të qeverisë demokratike të Shqipërisë

    Gjeneral Nënkolonel Enver Hoxha



    Puna e Bazit duhet likuiduar; jemi plotësisht dakord, por duhen njerëz që të venë atje dhe të bisedojnë me të. Juve ju ka dalë një punë e mirë, na i kujtoni vetëm sendet (sikur ne i kemi harruar), këto na preokupojnë ditë e natë, si ne ashtu dhe ju, por duhet të na jepni edhe një zgjidhje. Kë të çojmë te Bazi? Për mungesë të njerëzve ne po i bëjmë një letër nga ana e Shtabit dhe po i kërkojmë, me një fjalë, ku qëndron ai, në cilën karrige është. Puna në Këshill do të mbetet ashtu si ka qenë, se s’kemi shokë kush t’i japë shpirt. Sa për Sejfulla Malëshovën, unë nuk e ndaloj, shoku Dr.., që të kesh atë admirim dhe atë mendim, por për pjesën time unë jam i deziluzionuar prej tij se shoh që s’po bën gjëkafshë, dhe këtë gjë ia kam shkruar dhe nuk i është përgjigjur as letrës sime dhe as detyrave që i janë ngarkuar
    4 tetor 43 (Taras)



    lista e krimineleve

    kriminelet e arratisur jashte shtetit qe nuk perfitojne nga amnistia e bere me dekretin Nr.3005, datë 23.11.1959

    1. Ahmet Xhelal Zogolli
    2. Abaz Hasan Kupi
    3. Azem Mustafa Shehu
    4. Avdyl Emin Kadiu
    5. Alo Muke Luari
    6. Asllan Zenel Cenaj
    7. Ahmet Lahe Kuka
    8. Ajdin Qazim Mato
    9. Avdylla Murat Kaloshi
    10. Ali Kajmak Tubova
    11. Adem Jonuz Shameti
    12. Ago Shero Agaj
    13. Azis Reshit Biçaku
    14. Asim Shefqet Jakova
    15. Ali Xhelal Këlcyra
    16. Abaz Fejzo Ermenji
    17. Bajrush Azem Kosova
    18. Bejço Xhemal Turani
    19. Bardhok Shkurt Markaj
    20. Bajazit Isa Buletini
    21. Dod Bardhok Gjini
    22. Ditar Ibrahim Kurtesi
    23. Dilaver Hasan Kacuqi
    24. Dome Veli Tafani
    25. Dilaver Dine Begu
    26. Dhimitër Miho Meksakuli
    27. Enver Mehmet Shaska
    28. Enver Selman Dangëllia
    29. Emin Ali Gogollari
    30. Emin Dalip Lamçe
    31. Eqerem Hysen Peshkopia
    32. Enver Halim Risilija
    33. Eqerem Bej Vlora
    34. Eqerem Bej Libohova
    35. Eqerem Mahmut Telhaj
    36. Ernest Shan Koliqi
    37. Frok Ndue Dushi
    38. Ferid Beqir Sina
    39. Fiqiri Dine Begu
    40. Faik Shaqir Quku
    41. Gani Beg Kryeziu
    42. Gaqo Nisi Gogo
    43. Gjon Lulash Destanishta
    44. Gjon Mark Taku
    45. Gjon Marka Bupi
    46. Gjon Gjeta Vokri
    47. Gjon Marka Ndoi
    48. Gjon Marka Gjoni
    49. Hysen Osman Verçani
    50. Hamza Asllan Drini
    51. Hasan Brahim Lepenica
    52. Hazis Sako Hazizaj
    53. Hysni Banush Pipa
    54. Hetem Hamit Xhera
    55. Hasan Shahin Velçani
    56. Haki Shefik Shehu
    57. Halil Selman Alla
    58. Hafuz Selman Hasa
    59. Hiqmet Elmas Meçe
    60. Halim Ali Begeja
    61. Hasan Kadri Dosti
    62. Hiqmet Sali Delvina
    63. Haki Rushit Shehu
    64. Izet Zenel Vrazhda
    65. Isen Abdi Toptani
    66. Isuf Hasan Belishova
    67. Isuf Maksut Baruti
    68. Islam Sali Dobra
    69. Isai Selman Alla
    70. Imer Sulejman Keqi
    71. Ismail Nebi Sefa
    72. Ismail Shefqet Vërlaci
    73. Irfan Allaman Oliri
    74. Isa Hazis Manastirliu
    75. Irfan Rustem Goskova
    76. Isuf Muhamet Luzi
    77. Jorgji Rafail Ruço
    78. Jonuz Hysen Ndreu
    79. Jahja Selman Mancaku
    80. Kamber Selman Alla
    81. Jonuz Shaban Çuli
    82. Kujtim Bektash Cakrani
    83. Kadri Hysen Morina
    84. Kol Ndue Froku
    85. Kol Prend Doda
    86. Kajo Maksut Tresova
    87. Kosta Harallamb Karajani
    88. Kalem Ibrahim Xhepaxhiu
    89. Kadri Hajredin Cakrani
    90. Kol Bib Mirakaj
    91. Limos Liman Peposhi
    92. Lefter Vasil Cuveli
    93. Lutfi MuhametSpahiu
    94. Limos Vehip Runa
    95. Llesh Marka Doda
    96. Miftar Zenel Spahiu
    97. Mark Prel Marku
    98. Mustafa Banush Korocka
    99. Meto Feta Kalliri
    100. Mumbareq Murat Toptani
    101. Marka Dod Gjini
    102. Mark Frano Traboini
    103. Mark Pashk Pëllumbaj
    104. Met Hasan Xherahi
    105. Mustafa Ismail Doko
    106. Mark Bib Vokri
    107. Mark Tunxh Myftari
    108. Mark Zef Ndreca
    109. Muhedin Hajdar Nivica
    110. Musa Rexho Hasani
    111. Mehmet Karaman Luzaj
    112. Muhamet Hysen Pali
    113. Muharrem Nezir Bajraktari
    114. Mehmet Baki Alltuni
    115. Mehmet Alem Alemi
    116. Mato Murat Miftaraj
    117. Muhedin Osman haxhiu
    118. Ndue Mark Lala
    119. Nikoll Dod Prenga
    120. Ndue Jak Zefi
    121. Ndue Jak Bajraktari
    122. Ndue Marka Bajraktari
    123. Ndue Lush Martini
    124. Ndrec Ndue Tuçi
    125. Nik Sokol Çuni
    126. Nikoll Mark Gjonmarkaj
    127. Ndue Pjetër Gjonmarkaj
    128. Nesti Josif Kopali
    129. Nuredin Bej Vlora
    130. Nuri Isuf Dino
    131. Osman Ali Velja
    132. Panajot Josif Plaku
    133. Pandeli Stefan Papalilo
    134. Pal Mark Lala
    135. Pjetër Kol Preçi
    136. Prend Ndue Kaziu
    137. Preng Frok Previzi
    138. Pal Bib Miraka
    139. Pandelejmon Kristo Kotoko
    140. Qemal Mustafa Siqera
    141. Qazim Neki Libohova
    142. Qazim Azem Çakërri
    143. Qani Emin Lesko
    144. Qazim Salo Prodani
    145. Reis Shero Agaj
    146. Ramiz Faslli Gjilani
    147. Ramis Mehmet Hoxha
    148. Ramadan Ismail Koçaj
    149. Rexhep Musli Krasniqi
    150. Ruhi Vehip Runa
    151. Rexhep Mahmut Mitrovica
    152. Reshat Dervish Biçaku
    153. Rauf Haredin Fratari
    154. Rexhep Refat Beqiri
    (Dervish Rexhepi)
    155. Skënder Muço Metohu
    156. Sulo Banush Pipa
    157. Syrja Shefik Shehu
    158. Sabaudin Shefqet Haxhiu
    159. Selman Hysen Kukaleshi
    160. Seit Qazim Demneri
    161. Selaudin Hysen Sula
    162. Selman Banush Zhurka
    163. Sami Ali Çaushaj
    164. Stavro Kristo Kokali
    165. Sybi Idriz Topulli
    166. Seid Beg Kryeziu
    167. Sadik Feçorr Premtia
    168. Shaban Fetah Peshtani
    169. Shaip Skëndo Sadikaj
    170. Shyqyri Dervish Biçaku
    171. Tajar Mehmet Shaska
    172. Tahir Shaban Zajmi
    173. Tahir Hajdar Vata
    174. Turan Vesel Aliko
    175. Teki Isuf Xhindi
    176. Tahir Avdulla Hoxha
    177. Tahir Ali Kolgjini
    178. Theodhor Refail Ruço
    179. Thimjo Vasil Loli
    180. Vasil Kol Andoni
    181. Vasil Dhimitër Alarupi
    182. Vehbi Medi frashëri
    183. Vat Mal Pëllumbaj
    184. Xhevat Galip Kallajxhiu
    185. Xhemil Hysen Dino
    186. Xhaferr Zenel Meçe
    187. Xhemil Meço Rrapaj
    188. Xhem Sadri Byberaj
    189. Xhemal Ibrahim Asllani
    190. Xhelal Dervish Mitrovica
    191. Xhaferr Ibrahim Deva
    192. Xhevdet Hajdar Blloshmi
    193. Xhemal Brahim Aranitasi
    194. Xhelal Hysni Staravecka
    195. Xheladin Rexhep Tresova
    196. Xhelal Xhemal Zogolli
    197. Ymer Jakup Çakallozi
    198. Zef Zog Zogu
    199. Zef Marka Gjoka
    200. Zeqir Jashar Hoshi
    201. Zyber Mahmut Mysaraj
    202. Zef Marka Çupi
    203. Zef Preng Gjoka
    204. Zenel Sali Kollolli
    205. Zef Shuk Sereqi
    206. Dom Zef Çoku (Oroshi)

    --------
    panorama


    --


    di llafe..





    e ci donte tere keta "tradhetare" enveri?

    ti pushkatonte ti hante te gjalle.. ti genocidonte..

    kanibalizmi ska brire..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 09-05-2023 më 16:34

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    letra e enverit


    kriminelet e luftes

    Ja lista e 206 personave të padëshiruar në Shqipëri


    Enveri i shkruan Trumanit për kthimin e kriminelëve




    Rezarta Delisula


    “Kemi dy vjet që u detyruam të largohemi nga Shqipëria dhe të bëhemi refugjatë. Sot, në tokën e mërgimit të anës perëndimore të Adriatikut jemi afër 750 shqiptarë, në mes të së cilëve edhe gra, kalamaj e pleq. Në Greqi janë 800 refugjatë të tjerë, të larguar nga Atdheu dhe mezi të shpëtuar nga masakrat, despotizma dhe tmerri që ka mbuluar Shqipërinë.

    Këta 1500 refugjatë janë nga të gjitha anët e Shqipërisë; nga Konispoli, Shqipëria e Mesme dhe e Veriut edhe një numër i madh nga Kosova”. Kështu e përshkruan Mid’hat Frashëri gjendjen e të larguarve nga atdheu në dhjetor të vitit 1946, grup në të cilin bënte pjesë edhe ai vetë. Mijëra njerëz, bashkëpunëtorë të Zogut, ballistë e të tjerë atdhetarë lanë vendin pas marrjes në dorë të pushtetit nga Enver Hoxha, kreu i qeverisë demokratike të pasluftës. Greqia, Italia, Franca, Shtetet e Bashkuara u bënë streha e njerëzve që nga shteti shqiptar morën vulën armiq populli e kriminelë lufte. Kanë kaluar 61 vjet që nga koha e Çlirimit dhe arratisjet e mijëra shqiptarëve, ndërsa ata që na e kanë kujtuar këtë fakt kanë qenë familjarët e tyre, të burgosur e të internuar.

    Përpjekja
    Përpjekja e kreut të qeverisë demokratike Enver Hoxha për kthimin e kriminelëve të luftës nisi që në fillim të vitit 1945. Më 23 shkurt, komisioni qendror për zbulimin e krimeve dhe kriminelëve të luftës dhe të armiqve të popullit i kërkoi Komisionit Ndërkombëtar për zbulimin e krimeve dhe kriminelëve të luftës, dorëzimin e një numri kriminelësh shqiptarë që ndodheshin në kampet e Italisë, si në Bari, Leçe, Salerno… Por nga ky komision nuk kishin marrë asnjë përgjigje. Duke insistuar në kthimin e të arratisurve, Enver Hoxha në fillimqershorin e vitit 1945 i kërkon ndihmë mes një letre presidentit të SHBA-së, Herri Trumanit, që ky i fundit të ishte ndërmjetës për të bindur kthimin e atyre që i quajti kriminelë lufte në atdhe. “Ne vërejmë me keqardhje se kriminelët më të poshtër shqiptarë të luftës si: Ali Këlcyra, Mid’hat Frashëri, Abaz Kupi, Kadri Cakrani, Koço Muka, Vehip Runa e të tjerë, në vend që të mbahen në kampet e përqendrimit dhe të trajtohen si armiq, duke marrë parasysh bashkëpunimin e tyre të vendosur me nazistët gjermanë, ata trajtohen në mënyrë më të favorshme dhe lihen të lirë në qytetet e Italisë të vazhdojnë intrigat e tyre fashiste në dëm të popullit tonë dhe të njerëzimit përparimtar”, i shkruan Trumanit Enver Hoxha, ndërsa i përmend presidentit amerikan krimet e shumta të bëra nga këta persona. Sipas udhëheqësit shqiptar, qeveria italiane dhe të tjerë që strehonin këta kriminelë nuk zbatonin marrëveshjen e Moskës mes tre fuqive të mëdha, Anglisë, SHBA-së dhe Rusisë. “Ju lutem kini mirësinë të merrni parasysh dhe të rishqyrtoni kërkesat e drejta dhe të ligjshme të popullit tonë”, përfundon Enveri letrën e tij.

    Vazhdimi
    Insistimi i qeverisë demokratike për kthimin në vend të personave që u quajtën kriminelë lufte dhe armiq të popullit vazhdoi edhe në forma të tjera. Në dhjetor të vitit 1945, në gazetën “Bashkimi” u botua artikulli “Kriminelët e luftës shqiptare”, i shkruar nga Enver Hoxha. Edhe në këtë artikull u ngrit përgjegjësia e shtetit italian në mosdorëzimin e kriminelëve të luftës. “Që Lumo Skëndoja, Ali Këlcyra, Abaz Kupi, Xhaferr Deva, Mehdi Frashëri, Gjon Marka Gjoni, Kolë Bibë Mirakaj dhe gjithë banda e tyre janë kriminelë lufte, janë përgjegjës të kolaboracionit dhe masakrave, kjo është e qartë për të gjithë; flasin provat, flasin faktet. Përse nuk vihet në zbatim në këtë rast vendimi solemn që kanë marrë aleatët për t’u dorëzuar vendeve përkatëse kriminelët e luftës?”, shkruhet në këtë artikull. Më 20 qershor të vitit 1947, qeveria shqiptare u drejtoi nga një kërkesë tjetër zyrtare qeverisë angleze dhe asaj amerikane për dorëzimin e të gjithë kriminelëve të luftës, italianë, gjermanë dhe shqiptarë që ishin në juridiksionin e tyre. Qeveria paraqiti dhe listat bashkë me akuzat për gjithsecilin. Më 4 tetor 1947, qeveria angleze i sjell përgjigje Shqipërisë se ajo nuk ka qenë kurrë në statutet aleate dhe si e tillë nuk mundet të kërkojë të drejtat si shtet aleat.

    Zhgënjimi
    Fuqitë e mëdha dhe vendet perëndimore, duke parë politikën që po ndiqte qeveria demokratike në marrëdhënie me rusët dhe Jugosllavinë, qëndronin larg kërkesave të kreut të shtetit shqiptar. Pas shumë tentativash të njëpasnjëshme dhe letrash pa fund, në vitin 1949 Enver Hoxha hoqi dorë nga protokollet e shkresurinat. Nëse kapeshin, fundi i armiqve të popullit dhe kriminelëve të luftës ishte i ditur. Në shtatorin e vitit 1949, pasi Enver Hoxha nuk kishte marrë prej Amerikës përgjigjen që donte për kthimin e kriminelëve të luftës ai shkruan: Imperialistët amerikanë dhe anglezë që mbajnë në prehrin e tyre kriminelët e luftës me damkë të popullit shqiptar siç janë: Mid’hat Frashëri, Abaz Kupi, Mustafa Kruja, Ernest Koliqi, Abaz Ermenji, Ali Këlcyra e të tjerë, të gjithë kuislingët, fashistë, bashkëpunëtorë dhe agjentë të okupatorit fashist italian…. I kanë grumbulluar këta në një komitet që mund ta quajmë komiteti i banditëve.

    Emigrantët
    Të larguarit nga Shqipëria në ’44 dhe të tjerët më pas merrnin informacione mbi gjendjen e shqiptarëve brenda kufijve. Në një prej letërkëmbimeve të Lumo Skëndos apo Mid’hat Frashërit shënohet: Krimet e komunistëve i vazhduan krime të tjerë; ekzekutime pa gjyq ose me gjyq rrugësh, me ligje edhe pa ligje, vajtën duke u shumëzuar. Perëndia vetëm e di për numrin e atyre që janë mbytur. Më të shumtit ekzekutoheshin, as edhe masakroheshin në burgje, shpoheshin me thikë në udhë e sipër… Lumturi e popullit? Vërtet një lumturi e mirë! Bujqëvet, katundarëvet dhe atyre që s’kishin asgjë, qeveria demokratike dhe popullore e Enver Hoxhës, Bedri Spahiut bashkë me Koçi Xoxen, u ka dhënë nga një pëllëmbë dhè. Por gjithë produkti i djersës së tyre vete në hambar të qeverisë dhe i gjori bujk, katundar pse proletar, duket që të vejë çdo javë gjer në zyrë të marrë nga nëpunësi komunist kafshatën e gojës. Kjo është një prej letrave që Frashëri ia çon kolonisë së shqiptarëve të Amerikës në vitin 1947, duke i thënë se ata kanë qenë larg diktaturës kuqalashe dhe nuk kishin në SHBA asnjë Mehmet Shehu, Enver Hoxha apo Tito… Në vitin 1959, me dekretin 3005, publikohet lista e 206 personave të cilët nuk përfituan nga amnistia, persona të cilët përgjithmonë ishin të destinuar të mos e shihnin më Shqipërinë.




    Gjykata speciale
    Gjyqi special u hap më 1 mars 1945, vazhdoi deri më 13 prill 1945 dhe dënoi 60 kriminelë kryesorë të luftës. Gjykata speciale për gjykimin e kriminelëve të luftës dhe të bashkëpunëtorëve të armikut u krijua në Tiranë më 15 dhjetor të vitit 1944 me vendim të Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar.
    Komisioni shteteror
    Komisioni shtetëror për zbulimin e krimeve dhe kriminelëve të luftës dhe të armiqve të popullit u krijua me vendim të Komitetit Antifashist në mbledhjen e datës 27 maj 1944. Këto komisione hapin dosje dhe bëjnë hetime për të gjithë të arratisurit politikë dhe kriminelët e luftës.
    Mbledhja e Moskes
    Nga 19 deri më 30 tetor të vitit 1943 u zhvillua në Moskë konferenca e ministrave të Punëve të Jashtme të tri fuqive të mëdha. Në këtë takim tre vendet dolën me një deklaratë të përbashkët mbi përgjegjësinë e hitlerianëve për krimet e kryera kundër popujve. Deklarata u nënshkrua nga Stalini, Rusvelti dhe Çërçilli.




    Letër drejtuar presidentit të SHBA-së Herri Truman, më 1 qershor 1945

    Shkëlqesë
    Në emër të qeverisë demokratike të Shqipërisë kam nderin të vë në dijeninë Tuaj sa vijon:
    Komisioni qendror për zbulimin e krimeve dhe kriminelëve të luftës dhe të armiqve të popullit i kishte kërkuar më 23 shkurt 1945 Komisionit ndërkombëtar për zbulimin e krimeve dhe kriminelëve të luftës, dorëzimin e një numri kriminelësh shqiptarë të luftës, që ndodheshin në kampet e përqendrimit të Italisë, si në Bari, Leçe, Salerno e gjetkë. Kjo kërkesë e ligjshme e popullit shqiptar jo vetëm nuk pati përgjigje, por ne vërejmë me keqardhje se kriminelët më të poshtër shqiptarë të luftës si: Ali Këlcyra, Mid’hat Frashëri, Abaz Kupi, Kadri Cakrani, Koço Muka, Vehip Runa e të tjerë, në vend që të mbahen në kampet e përqendrimit dhe të trajtohen si armiq, duke marrë parasysh bashkëpunimin e tyre të vendosur me nazistët gjermanë, ata trajtohen në mënyrë më të favorshme dhe lihen të lirë në qytetet e Italisë të vazhdojnë intrigat e tyre fashiste në dëm të popullit tonë dhe të njerëzimit përparimtar. Një trajtim i tillë i kriminelëve shqiptarë të luftës, të cilët kanë kryer aq mizori në vendin tonë, nuk mund veçse të habisë popullin shqiptar, i cili ka një besim të patundur në drejtësinë e madhe, për të cilin ai ka derdhur shumë gjak. Fakti se këta kriminelë lufte nuk u dorëzohen autoriteteve shqiptare, në bazë të vendimit të Konferencës së Moskës, e cila përcakton qartë se çdo kriminel lufte do të gjykohet në vendin ku ai ka kryer krimet e tij, si dhe trajtimi i favorshëm që u bëhet atyre nga autoritetet aleate në Itali, përbëjnë një padrejtësi dhe në të njëjtën kohë fyerje ndaj popullit shqiptar, i cili ka bërë sakrifica për çështjen e përbashkët…
    Ju lutem kini mirësinë të merrni parasysh dhe të rishqyrtoni kërkesat e drejta dhe të ligjshme të popullit tonë.
    Kryetari i Këshillit të Ministrave të qeverisë demokratike të Shqipërisë

    Gjeneral Nënkolonel Enver Hoxha



    Puna e Bazit duhet likuiduar; jemi plotësisht dakord, por duhen njerëz që të venë atje dhe të bisedojnë me të. Juve ju ka dalë një punë e mirë, na i kujtoni vetëm sendet (sikur ne i kemi harruar), këto na preokupojnë ditë e natë, si ne ashtu dhe ju, por duhet të na jepni edhe një zgjidhje. Kë të çojmë te Bazi? Për mungesë të njerëzve ne po i bëjmë një letër nga ana e Shtabit dhe po i kërkojmë, me një fjalë, ku qëndron ai, në cilën karrige është. Puna në Këshill do të mbetet ashtu si ka qenë, se s’kemi shokë kush t’i japë shpirt. Sa për Sejfulla Malëshovën, unë nuk e ndaloj, shoku Dr.., që të kesh atë admirim dhe atë mendim, por për pjesën time unë jam i deziluzionuar prej tij se shoh që s’po bën gjëkafshë, dhe këtë gjë ia kam shkruar dhe nuk i është përgjigjur as letrës sime dhe as detyrave që i janë ngarkuar
    4 tetor 43 (Taras)



    lista e krimineleve

    kriminelet e arratisur jashte shtetit qe nuk perfitojne nga amnistia e bere me dekretin Nr.3005, datë 23.11.1959

    1. Ahmet Xhelal Zogolli
    2. Abaz Hasan Kupi
    3. Azem Mustafa Shehu
    4. Avdyl Emin Kadiu
    5. Alo Muke Luari
    6. Asllan Zenel Cenaj
    7. Ahmet Lahe Kuka
    8. Ajdin Qazim Mato
    9. Avdylla Murat Kaloshi
    10. Ali Kajmak Tubova
    11. Adem Jonuz Shameti
    12. Ago Shero Agaj
    13. Azis Reshit Biçaku
    14. Asim Shefqet Jakova
    15. Ali Xhelal Këlcyra
    16. Abaz Fejzo Ermenji
    17. Bajrush Azem Kosova
    18. Bejço Xhemal Turani
    19. Bardhok Shkurt Markaj
    20. Bajazit Isa Buletini
    21. Dod Bardhok Gjini
    22. Ditar Ibrahim Kurtesi
    23. Dilaver Hasan Kacuqi
    24. Dome Veli Tafani
    25. Dilaver Dine Begu
    26. Dhimitër Miho Meksakuli
    27. Enver Mehmet Shaska
    28. Enver Selman Dangëllia
    29. Emin Ali Gogollari
    30. Emin Dalip Lamçe
    31. Eqerem Hysen Peshkopia
    32. Enver Halim Risilija
    33. Eqerem Bej Vlora
    34. Eqerem Bej Libohova
    35. Eqerem Mahmut Telhaj
    36. Ernest Shan Koliqi
    37. Frok Ndue Dushi
    38. Ferid Beqir Sina
    39. Fiqiri Dine Begu
    40. Faik Shaqir Quku
    41. Gani Beg Kryeziu
    42. Gaqo Nisi Gogo
    43. Gjon Lulash Destanishta
    44. Gjon Mark Taku
    45. Gjon Marka Bupi
    46. Gjon Gjeta Vokri
    47. Gjon Marka Ndoi
    48. Gjon Marka Gjoni
    49. Hysen Osman Verçani
    50. Hamza Asllan Drini
    51. Hasan Brahim Lepenica
    52. Hazis Sako Hazizaj
    53. Hysni Banush Pipa
    54. Hetem Hamit Xhera
    55. Hasan Shahin Velçani
    56. Haki Shefik Shehu
    57. Halil Selman Alla
    58. Hafuz Selman Hasa
    59. Hiqmet Elmas Meçe
    60. Halim Ali Begeja
    61. Hasan Kadri Dosti
    62. Hiqmet Sali Delvina
    63. Haki Rushit Shehu
    64. Izet Zenel Vrazhda
    65. Isen Abdi Toptani
    66. Isuf Hasan Belishova
    67. Isuf Maksut Baruti
    68. Islam Sali Dobra
    69. Isai Selman Alla
    70. Imer Sulejman Keqi
    71. Ismail Nebi Sefa
    72. Ismail Shefqet Vërlaci
    73. Irfan Allaman Oliri
    74. Isa Hazis Manastirliu
    75. Irfan Rustem Goskova
    76. Isuf Muhamet Luzi
    77. Jorgji Rafail Ruço
    78. Jonuz Hysen Ndreu
    79. Jahja Selman Mancaku
    80. Kamber Selman Alla
    81. Jonuz Shaban Çuli
    82. Kujtim Bektash Cakrani
    83. Kadri Hysen Morina
    84. Kol Ndue Froku
    85. Kol Prend Doda
    86. Kajo Maksut Tresova
    87. Kosta Harallamb Karajani
    88. Kalem Ibrahim Xhepaxhiu
    89. Kadri Hajredin Cakrani
    90. Kol Bib Mirakaj
    91. Limos Liman Peposhi
    92. Lefter Vasil Cuveli
    93. Lutfi MuhametSpahiu
    94. Limos Vehip Runa
    95. Llesh Marka Doda
    96. Miftar Zenel Spahiu
    97. Mark Prel Marku
    98. Mustafa Banush Korocka
    99. Meto Feta Kalliri
    100. Mumbareq Murat Toptani
    101. Marka Dod Gjini
    102. Mark Frano Traboini
    103. Mark Pashk Pëllumbaj
    104. Met Hasan Xherahi
    105. Mustafa Ismail Doko
    106. Mark Bib Vokri
    107. Mark Tunxh Myftari
    108. Mark Zef Ndreca
    109. Muhedin Hajdar Nivica
    110. Musa Rexho Hasani
    111. Mehmet Karaman Luzaj
    112. Muhamet Hysen Pali
    113. Muharrem Nezir Bajraktari
    114. Mehmet Baki Alltuni
    115. Mehmet Alem Alemi
    116. Mato Murat Miftaraj
    117. Muhedin Osman haxhiu
    118. Ndue Mark Lala
    119. Nikoll Dod Prenga
    120. Ndue Jak Zefi
    121. Ndue Jak Bajraktari
    122. Ndue Marka Bajraktari
    123. Ndue Lush Martini
    124. Ndrec Ndue Tuçi
    125. Nik Sokol Çuni
    126. Nikoll Mark Gjonmarkaj
    127. Ndue Pjetër Gjonmarkaj
    128. Nesti Josif Kopali
    129. Nuredin Bej Vlora
    130. Nuri Isuf Dino
    131. Osman Ali Velja
    132. Panajot Josif Plaku
    133. Pandeli Stefan Papalilo
    134. Pal Mark Lala
    135. Pjetër Kol Preçi
    136. Prend Ndue Kaziu
    137. Preng Frok Previzi
    138. Pal Bib Miraka
    139. Pandelejmon Kristo Kotoko
    140. Qemal Mustafa Siqera
    141. Qazim Neki Libohova
    142. Qazim Azem Çakërri
    143. Qani Emin Lesko
    144. Qazim Salo Prodani
    145. Reis Shero Agaj
    146. Ramiz Faslli Gjilani
    147. Ramis Mehmet Hoxha
    148. Ramadan Ismail Koçaj
    149. Rexhep Musli Krasniqi
    150. Ruhi Vehip Runa
    151. Rexhep Mahmut Mitrovica
    152. Reshat Dervish Biçaku
    153. Rauf Haredin Fratari
    154. Rexhep Refat Beqiri
    (Dervish Rexhepi)
    155. Skënder Muço Metohu
    156. Sulo Banush Pipa
    157. Syrja Shefik Shehu
    158. Sabaudin Shefqet Haxhiu
    159. Selman Hysen Kukaleshi
    160. Seit Qazim Demneri
    161. Selaudin Hysen Sula
    162. Selman Banush Zhurka
    163. Sami Ali Çaushaj
    164. Stavro Kristo Kokali
    165. Sybi Idriz Topulli
    166. Seid Beg Kryeziu
    167. Sadik Feçorr Premtia
    168. Shaban Fetah Peshtani
    169. Shaip Skëndo Sadikaj
    170. Shyqyri Dervish Biçaku
    171. Tajar Mehmet Shaska
    172. Tahir Shaban Zajmi
    173. Tahir Hajdar Vata
    174. Turan Vesel Aliko
    175. Teki Isuf Xhindi
    176. Tahir Avdulla Hoxha
    177. Tahir Ali Kolgjini
    178. Theodhor Refail Ruço
    179. Thimjo Vasil Loli
    180. Vasil Kol Andoni
    181. Vasil Dhimitër Alarupi
    182. Vehbi Medi frashëri
    183. Vat Mal Pëllumbaj
    184. Xhevat Galip Kallajxhiu
    185. Xhemil Hysen Dino
    186. Xhaferr Zenel Meçe
    187. Xhemil Meço Rrapaj
    188. Xhem Sadri Byberaj
    189. Xhemal Ibrahim Asllani
    190. Xhelal Dervish Mitrovica
    191. Xhaferr Ibrahim Deva
    192. Xhevdet Hajdar Blloshmi
    193. Xhemal Brahim Aranitasi
    194. Xhelal Hysni Staravecka
    195. Xheladin Rexhep Tresova
    196. Xhelal Xhemal Zogolli
    197. Ymer Jakup Çakallozi
    198. Zef Zog Zogu
    199. Zef Marka Gjoka
    200. Zeqir Jashar Hoshi
    201. Zyber Mahmut Mysaraj
    202. Zef Marka Çupi
    203. Zef Preng Gjoka
    204. Zenel Sali Kollolli
    205. Zef Shuk Sereqi
    206. Dom Zef Çoku (Oroshi)

    --------
    panorama


    --


    di llafe..





    e ci donte tere keta "tradhetare" enveri?

    ti pushkatonte ti hante te gjalle.. ti genocidonte..

    kanibalizmi ska brire..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 09-05-2023 më 16:35

  6. #6
    Larguar.
    Anëtarësuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    në Blog
    Postime
    1,121
    Ketu vrau Bahri Omarin qe e kishte burre te motres. Ata qe si kishte asgje do linte?

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    HAJDE DULLE KAFKA ..,,,,,,Po ti ishe nje cop injoranti ne krahasim me keta qe ke ti ne liste po 90%e tyre ishin prefesora o intelektual qe kishin studiuar ne europe ne ate kohe dhe u kethyen andej me shkolle te perfunduar dhe i sherbyen atdheut deshe ti te vrisje Ago AGANE NJE PROFESOR NJE PIONER I HAPJES SE SHKOLLAVE SHQIPE NE KOSOVE,KLERIKUN E FAMSHEM DOM OROSHIN, XHAFER DEVEN, NUREDIN VLOREN ,,,, SA KATIL QE KE QEN . O BIMBASHE SE TE KISHIN QENE ATA NE SHQIPERI NUK DO TE KISHIN PAS VEND PILOT LENKAT HEKRAT , O BASTARD I RRACES SHQIPETARE ,,,,,,, qe e kthyet shqiperin ne nje vend afrikan ,,,,,,,,,,,,

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Ka Vetem DINAMO
    Anëtarësuar
    18-07-2008
    Vendndodhja
    Stadiumi "DINAMO"
    Postime
    447

    David Smiley, ish-oficeri anglez ne Shqiperi

    Plot 92 vjet rrojti David Smiley (Smajli), për t‘u shuar më 13 janar të këtij viti. Kishte qenë oficer në misionet angleze në Shqipëri në kohë të Luftës dhe për gjithë jetën ruajti një lloj dashurie alla britanike për vendin në malet e të cilit u kacavor për dy vjet rresht. Them "alla britanike", pasi në librat e tij të kujtimeve ia del të jetë i ftohtë ashtu si veç një përfaqësues i Luanit Britanik di të jetë. Këtu, nëpër malet tona i panë sytë shumë gjëra. Pa partizanë e gjermanë, ballistë, legalistë e të paangazhuar, trima e frikacakë, luftra, heroizma e kriminelë, pa nga të gjitha dhe shkroi edhe libra për ç‘ka i la në mendje vendi i largët i shqiptarëve. Por mbi të gjitha, në kujtesë për gjithë jetën, e shoqëroi një ndodhizë, nga ato që ne, njerëzit e këtyre maleve, as do ta kishim vënë re.

    Kolonel Smajli shkruan në kujtimet e veta se, ditëve të vjeshtës 1943, mbante një mushkë të bukur e të shëndetshme, me të cilën kapërcente malet bashkë me luftëtarët shqiptarë. Mushkës i kishte vënë emrin "Fani", në respekt të zonjës Hëzllak, albanologes dhe adhuronjëses së madhe të shqiptarëve, që i kish folur atij me aq pasion për zakonet e ndenjësve të vendit të shqipeve. Pastaj një ditë, Smajlit iu desh të linte Shqipërinë për ca kohë, për të raportuar pranë shtabit aleat në Greqi dhe u nda me lot në sy nga mushka e dashur, duke iu lutur "shqiptarëve të mij" siç i quante ai, që ta mbanin mirë Fanin derisa ai të kthehej. Në krye të dy muajve, me t‘u kthyer, pyetja e parë që bëri ishte "Si është Fani?". Imagjinoni reagimin e tij, kur i erdhi përgjigjja "-E hëngrëm". Për ata që nuk e imagjinojnë dot reagimin e tij, ju them se edhe pas 60 e kusur vjetësh, Smajli sa ish gjallë, të parën gjë që kujtonte kur e pyesnin për Shqipërinë ishte që ... "ata më hëngrën Fanin". I fundit që ma ka treguar këtë histori, është Ani Tare, i cili e takoi atë para nja dy vjetësh.

    I qoftë dheu i lehtë kolonel Smajlit atje në Britani.

    Artan Lame, Gazeta "Shqip".
    DINAMO KAMPIONE

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet në Bllog
    17

    Për: David Smiley: "Si e njoha partizanin Enver Hoxha" ish-misionari britanik ne Shqipëri"

    David Smiley, oficeri legjendar britanik që donte të përmbyste komunizmin në Shqipëri/ I biri intervistë për News24: Enver Hoxha kishte prioritet të luftonte ballistët jo nazistët

    Skedarët e Bashkëngjitur 180927

    Në vitin 1940, Winston Churchill themeloi Drejtorinë e Operacionet Speciale për t’i “vënë flakën Evropës” siç thoshte vetë ai. Njësia sekrete kishte misionin të ndërmerrte akte sabotimi dhe subversioni në Europën e pushtuar nga forcat fashiste përfshirë Shqipërinë. Një ndër 113 ushtarakët e parë britanikë i cili kreu dy misione në vendin tonë ishte kolonel David Smiley. Emri i oficerit legjendar britanik që donte përmbyste komunizmin, është një emër që nuk mungon në historinë e vendit.

    Në fillim të misionit koloneli bashkëpunoi ngushtë me partizanët e Enver Hoxhës por edhe më Ballin Kombëtar dhe zogistët, por në fund fjalët i erdhën në vesh se Hoxha donte ta vriste nëse shkelte më në zonën e tij. Vite më vonë, Smily u angazhua në stërvitjen dhe infiltrimin e diversantëve shqiptarë për të rrëzuar regjimin komunist të Hoxhës por u tradhtua nga agjenti Kim Filbi e jo vetëm. Në një intervistë për gazetaren Aurora Golemi, i biri 74 vjeçar Xan Smiley, rrëfen me detaje lidhjen e veçantë të babait me shqiptarët e Shqipërinë si dhe pengun e madh që mbajti në zemër deri në fund të jetës. Ju ftojmë të ndiqni intervistën e redaktorit të prestigjiozes “The Economist” ekskluzivisht dhënë për News24 dhe “BalkanWeb”.

    Video e intervistes: https://youtu.be/gldqv8YoodM

    -Zoti, Smiley, faleminderit që pranuat ftesën për të folur për ne, është kënaqësi t’ju kem në këtë intervistë
    Kënaqësia është e imja! Ju falënderoj!

    – A u treguar ndonjëherë ndonjë histori babai juaj, kolonel David Smily, për kohën kur shërbeu në Shqipëri gjatë misionit “Consensus”?
    Po më ka treguar, ai ka shkruar një libër kujtimesh që është përkthyer dy herë edhe në gjuhen shqipe. Ashtu siç ju e dini, babai mbërriti në Shqipëri në prill të vitit 1943 kur ishte vetëm 27 vjeç. Zbriti me parashutë në Greqi, pranë kufirit në jug të Shqipërisë. Më pas ai përshkoi gjithë Shqipërinë duke ndihmuar partizanët pra komunistët, anëtarët e Ballit Kombëtar si dhe mbështetësit e mbretit Zog. Ideja sipas këndvështrimit të britanikëve ishte që t’i ndihmonte ata me armatime si dhe me këshilla për të luftuar italianët e më pas gjermanët. Por ajo që babai vuri re ishte se të tria palët, partizanët, ballistët dhe zogistët ishin më të prirur të luftonin me njëri-tjetrin sesa të luftonin me gjermanët.

    – Çfarë e inspiroi babanë tuaj për t’iu bashkuar forcave speciale dhe inteligjencës britanike?
    Ishte ndjenja e pastër aventureske. Kur ishte vetëm 26 vjeç ai kishte luftuar në Irak dhe në Palestinë dhe në atë territor ku sot është Libia. Por shpesh ai mërzitej me të qenit këmbësor i thjeshtë, kështu që një ditë ai takoi një mik, i cili kishte një punë, pra një projekt me aventuresk që përfshinte hedhjen me parashutë në Ballkan. Sigurisht kjo ishte shumë e rrezikshme, por për një djalë të ri ishte emocionuese. Unë mendoj se ai donte të sfidonte veten, kështu që u regjistrua për të kryer një detyre të vështirë.

    – Si ishte të rriteshe me një baba që ishte një oficer i njohur i forcave speciale dhe inteligjencës britanike, dhe si ndikuan përvojat e tij në jetën dhe karrierën tuaj?
    Ashtu sikurse shumë të rinj edhe unë debatoja shumë me tim atë. Por kur isha tek të 20-at, sikur i rregulluam marrëdhëniet. Por siç mund ta përfytyroni ishte burrë shumë i drejtpërdrejtë dhe i ndershëm. Nuk është se ishte i interesuar për idetë për letërsinë dhe nuk i jepej për të shkruar. Nëna ime ishte me shumë le të themi, intelektuale, ndaj ndoshta e kisha shumë më të thjeshtë raportin me të. Por, babai ishte shumë argëtues por edhe një njeri me këmbë në tokë.

    I pëlqente ushqimi si dhe gjërat e mira që të ofron jeta. Nëna ime ishte më shumë, le të themi, më intelektuale, ndaj ndoshta e kisha më të lehtë marrëdhënien me të. Por babai im ishte shumë argëtues, por ai ishte shumë me këmbë në tokë. I pëlqente ushqimi dhe i pëlqenin gjërat e mira të jetës. Por ai ishte një njeri shumë i drejtë dhe i ndershëm.

    -A mund të përshkruani përfshirjen e babait tuaj në rezistencën shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe çfarë ndikimin që pati?

    Për të qenë i sinqertë, në fund të dy misioneve të tij, pasi ai erdhi në Shqipëri dy herë në prill të vitit ‘43 dhe më pas përsëri në prill të vitit ‘44. Kur u largua nga Shqipëria me anije përmes Adriatikut për në Itali, mendoj se ishte shumë i zhgënjyer, sepse ishte e qartë se pasi italianët ishin larguar pra ata kapitulluan dhe më pas gjermanët kishin filluar tërheqjen. Babai po përpiqej të ndihmonte shqiptarët vendas të luftonin pushtuesit gjermanë, por ajo që ishte shumë dukshme ishte se shqiptarët, të tria palët, ishin shumë më të interesuar të luftonin njëri-tjetrin, kështu që im atë ishte i zhgënjyer. Ai u zhgënjye, veçanërisht kur iu bë fare e qartë se komunistët ishin më efikas për të luftuar dy grupet e tjera, ballistët dhe zogistët. Iu qartësua, teksa po largohej, se komunistët do të mposhtnin dy grupimet e tjera. Unë mendoj se ai ishte i zhgënjyer nga ajo situatë. Por duhet thënë se britanikët nuk ishin aq të interesuar se kush do të fitonte në Shqipëri. Anglezët donin që të vriteshin nazistët. Nuk është se ishin aq të interesuar se kush do ta merrte pushtetin nëse nazistët të mposhteshin. Babai preferonte më shumë të punonte me Ballin Kombëtar dhe me zogistët.

    -Me Drejtorinë e Operacioneve Speciale, babai juaj hyri në vendin tonë për herë të parë më 17 prill 1943. Detyra e tij ishte të organizonte partizanët për të luftuar nazistët. Edhe Enver Hoxha bashkëpunoi me të apo jo?
    Po bashkëpunoi!

    -Referuar babit tuaj, si ishte sjellja Enver Hoxhës para se të bëhej udhëheqës i Shqipërisë? Kur ata u takuan fillimisht, në një nga kujtimet e tij kolonel Smily shkruante se nuk e pëlqeu fare.
    Unë di që babait i pëlqeu Hoxha në fillim. Ata kishin marrëdhënie të mirë kur u takuan në fillim. Mendoj se kishin raporte të mira por pasi gjërat avancuan dhe kur im atë pa që komunistët ishin më të interesuar të luftonin me ballistët dhe zogistët, atëherë ai filloi mos ta pëlqente më Enver Hoxhën. Im atë nuk ishte fare i interesuar për marksizëm-leninizmin. I dukej gjë shumë e mërzitshme. E me kalimin e kohës, Hoxha u bë më armiqësor. Im atë mendonte se Mehmet Shehu ishte burrë mizor, mendonte se ishte i pashpirt, i ndyrë, ai i trajtonte ushtarët e burgosur italianë shumë keq.

    -Babai yt shkruante se e urrente Mehmet Shehun! Cila ishte arsyeja?
    E urrente ngaqë mendonte se ishte burrë mizor.

    – Kur babai juaj hodhi një urë në erë gjatë shërbimit në Shqipëri, Enver Hoxha u zemërua dhe pretendoi se nuk kishte dhënë urdhër. Çfarë ndodhi?
    Pyetje interesante, siç e thashë më parë, qëllimi që kishte im atë ishte tua vështirësonte jetën gjermanëve, hedhja në erë e një ure të madhe që ndodhej mes Tiranës dhe Durrësit dukej ide e mirë. Por Enver Hoxha kishte gjithmonë axhendën e tij personale, e kjo axhendë nuk ishte e njëjtë me axhendën e babit tim. Siç thashë, axhenda e tij prioritare ishte të mposhte shqiptarët e tjerë, gjë që ishte më e rëndësishme për të sesa të hiqte qafe gjermanët.

    – Babai yt mendonte se njerëzit e Enver Hoxhës donin ta vrisnin pasi e dinin se ishte antikomunist. Ai kishte frikë nga partizanët, por nga ana tjetër edhe nga nazistët. A ishte jeta e tij në rrezik?
    Do të më duhej ta rilexoja përsëri librin e tij për të folur më me detaje , por mendoj se kur babai im dhe grupi i tij po bëheshin gati t’i drejtoheshin detit për të udhëtuar drejt Italisë pasi misioni i tyre kishte përfunduar, i erdhi fjala se Enver Hoxha kishte thënë se babai nuk ishte më i mirëpritur të kalonte në zonën e tij, pra në atë zonë që kontrollonin partizanët, dhe se nëse do të kalonte në këtë territor, do të konsiderohej si i padëshiruar dhe madje mund të pushkatohej. Mendoj se historianet nuk bien dakord për rrethanat e kësaj ngjarjeje.

    -A ju ka rrëfyer ndonjëherë babi juaj se jeta e tij ishte në rrezik?
    Jo në veçanti, por natyrisht kur ai hodhi në erë një urë me ushtarë gjermanë në të, atëherë mund të themi se ishte një veprim mjaft i rrezikshëm.

    -Në një pikë Shtabi i Përgjithshëm anglez vendosi të tërhiqte ndihmën ndaj Abaz Kupit dhe t’ia kalonte të gjitha ndihmat Enver Hoxhës, babi juaj mendonte vite me vonë se ndihma e dhënë ndaj Hoxhës ishte vendim i gabuar.

    Jo. Kam përshtypjen se babai im mendonte në tërësi po flas, se ishte gjëja e duhur pasi po ndihmoheshin të gjithë njerëzit. Por unë mendoj se ai e parandjeu kur ishte në fund të misionit të tij se Enver Hoxha ashtu siç e përmendja ishte më i interesuar të luftonte me shqiptarët e tjerë sesa të luftonte me gjermanët.

    -Babai juaj shkruante se kur u larguan nga Shqipëria, vendi ishte në luftë civile … ku partizanët vranë anëtarë të Ballit Kombëtar dhe mbështetës të monarkisë të njohur si zogistë.
    Po ai kështu mendonte.

    – A është e vërtetë që ballistët dhe zogistët bashkëpunuan me gjermanët, siç mendonte babai juaj?
    Nuk e di, por pasi kam lexuar disa libra së fundmi, të gjitha palët mund të kenë bërë marrëveshje të vogla. Marrëveshje të momentit. Por ideja është se ata kryesisht bashkëpunonin me gjermanët, por e gjithë kjo mendoj se lë vend për diskutim…

    Në fund a u largua kolonel David Smily i zhgënjyer dhe i mbushur me mllef nga Shqipëria?
    Jo, mendoj se ai ndoshta ishte pak i zhgënjyer, por i pëlqente populli shqiptar dhe kishte disa përvoja të mira me shqiptarët.

    Dhe si ishte nofka e babit tuaj gjatë misionit këtu në Shqipëri? A e mbani mend?
    Epo, ka një biografi për të, aty thuhet se pseudonimi i tij në Shqipëri ishte Grin.

    Më vonë, kolonel Smily stërviti në një bazë në Maltë shqiptarë me orientim pro-britanikë dhe më pas i infiltroi në shtetin e ri komunist të sapokrijuar. Më vonë ai mësoi se operacioni ishte tradhtuar nga dikush që dekonspiroi informacionet por dhe nga agjenti i famshëm Kim Philby. Çfarë ndodhi?
    Ata janë infiltruar në fakt nga Korfuzi, jo nga Malta. Ata u trajnuan në një bazë në Maltë dhe më pas u infiltruan nga Korfuzi. Ishte një operacion i dyfishtë. Amerikanët dërguan agjentë nga ajri nga Bavaria në Gjermaninë juglindore dhe britanikët dërguan agjentë nga Korfuzi, pra ishte një operacion i dyfishtë. Oficeri përgjegjës, pra agjenti i inteligjencës mes të dy palëve pra mes amerikanëve dhe britanikëve ishte Kim Philby. Dhe ai, natyrisht, ishte edhe agjenti që punonte për sovjetikët. Nuk po them se babai im mendonte se i gjithë operacioni dështoi për shkak të Kim Philby-t.

    Operacioni do të kishte dështuar me siguri gjithsesi. Im atë mendonte se Enver Hoxha kishe një kontroll të fuqishëm në të gjithë vendin. Ndoshta ka pasur rrjedhje informacioni nga njerëz të ndryshëm të Diasporës që duhet të kenë dëgjuar për operacionin në fjalë. E për ketë babai mendonte se do të dështonte gjithsesi. Por Kim Philby i dha dorën e fundit duke u siguruar që operacioni të dështonte sepse ishte shumë e qarte qe shteti komunist i Enver Hoxhës dinte gjithçka për planet e agjentëve që do të futeshin në Shqipëri. Më vonë qeveria e Enver Hoxhës zbuloi se ishin treguar të shkathët kur kapën agjentët teksa ata përpiqeshin të dërgonin me radio sinjale, në fakt në fillim ata jepnin idenë e gabuar se gjithçka po shkonte sipas planit, kur në fakt komunistët i kishin kapur. Ju e dini se çfarë u ndodhi më pas, ajo që ndodhi ishte një fatkeqësi.

    -Puna e babait tuaj u shpërblye me dekoratën e Kryqit Ushtarak, edhe pse misioni i tij në Shqipëri nuk u krye deri në fund Pse ai kishte një vend të veçantë në zemrën e tij për Shqipërinë?
    Epo, mendoj se babai kur ishte i ri mori pjesë në dy misione këtu për një periudhë dy vjeçare dhe padyshim që ai bashkëpunoi me shumë shqiptarë. Episodi që ju përmendët, ai i dërgimit të agjentëve të infiltruar i theu zemrën. Në vitin 1991, kur u shemb komunizmi, ai ishte shumë i lumtur që regjimi i Hoxhës u shemb, Hoxha vetë kishte vdekur në atë kohë. Babai mendonte se një sistem më i mirë u instalua në vend.

    -A ishte dështimi i misioneve destabilizuese kundër regjimit komunist të Hoxhës një ndër pengjet më të mëdha të babait tuaj?
    Po, ishte një peng i madh. Ai ishte shumë i mërzitur, nuk e di numrin e plotë, por mbase 60 apo 70 të rinj shqiptarë u dërguan prej tij në Shqipëri dhe të gjithë përveçse se 3 ose 4 personave arritën të arratiseshin në Greqi. Por të gjithë të tjerët u kapën, u torturuan dhe u pushkatuan.

    -Babait tuaj i pëlqente të ishte në kontakt me shqiptarët po ju ndiheni ndopak shqiptar?
    Ndoshta po, kur im atë jetonte në Londër, afër fundit të jetës së tij, aty nga vitet 1990 e ca, shumë shqiptarë mërgimtarë e takonin. Kujtimet e tij në Shqipëri u përkthyen në shqip dhe u botuan nga dy shtëpi botuese vendase. Kështu që babait i pëlqeu shumë kjo gjë.

    -Me krenari ai e quante veten mik i shqiptarëve, madje e konsideronte ish- kryeministrin Sali Berisha mik të mirë. Si ishte marrëdhënia e tyre?
    Kur Sali Berisha u bë udhëheqësi i parë i Shqipërisë postkomuniste, ai e mirëpriti babanë tim. Dhe kështu babai im ishte shumë i lumtur që u mirëprit përsëri nga Berisha.

    Në kujtimet tuaja në vitin 1993 Tiranën me atë stilin sovjetik e patë si shumë gri, po sot si ju duket qyteti?
    Ka ndryshuar krejtësisht. Është gati e panjohur. Tirana për mua është një qytet modern evropian, vibrant. Dhe kështu ka ndryshuar plotësisht është shumë bukur të shohësh ndryshimet. Më ka bërë shumë përshtypje Tirana dhe zhvillimi i qytetit.

    -Pyetja e fundit, a keni një mendim sa i takon të shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe me gomone?
    Mendoj se është e natyrshme që njerëzit në çdo pjesë të botës, veçanërisht të rinjtë që janë më dinamikë dhe më ambiciozë, gjithmonë do të përpiqen të bëjnë një jetë sa më të mirë kudo që mund ta gjejnë. Shpresoj që ndërsa Shqipëria forcohet dhe ekonomia e saj të forcohet më tej dhe qytetarët të qëndrojnë e do të krijojnë një jetë për veten e tyre këtu. Por është e kuptueshme që të rinjtë duan të ecin përpara dhe të fitojnë më shumë para, të kërkojnë një jetë më të mirë në një vend tjetër. Por është e mundur që dhe shkalla emigracionit të ngadalësohet.

    Zoti Smily, ju falënderoj për intervistën. Ishte kënaqësi!
    Ishte kënaqësi për mua!


    Balkanweb

Tema të Ngjashme

  1. Bosi i Kamorras: "Në Shqipëri komandonim ne dhe jo Enver Hoxha"
    Nga Darius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 27-08-2015, 10:19
  2. Punime nga piktori Enver Hoxha
    Nga woodstock në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 17-12-2009, 19:20
  3. Dekumentar Per Enver Hoxha
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 07:39
  4. David Smiley, ish-oficeri anglez ne Shqiperi
    Nga Ka Vetem DINAMO në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-01-2009, 09:38
  5. Enver Hoxha personazh në Hollywood
    Nga PRI-LTN në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-06-2007, 09:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •