Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Popullimi i Krujës dhe dyndjet e krutanëve në zonën e Himarës

    Popullimi i Krujës dhe dyndjet e krutanëve në zonën e Himarës

    Qyteti–hero i Krujës është ndërtuar në pllajën e faqes perëndim ore të malit në një lartësi rreth 608 m mbi nivelin e detit. Dijetarë të ndryshëm kanë shfaqur mendimin se qendra e fisit Ilir të Albanëve është Zgërdheshi, që u braktis nga shekulli IV dhe popullsia e tij duhet të jetë vendosur në një vend të afërt, mundet në Krujë. Kruja si qytet për here të pare del si qendër peshkopate në vitin 879 (peshkopi Davidi i Krujës). Ky qytet në mesjetë ka pasur një kala të rëndësishme dhe Kruja ka qënë qendra e krahinës Arbanum, bërthama e Arbërit, shtetit të parë feudal shqiptar, që formohet rreth vitit 1190 me në krye sundimtarin vendas, arbëreshin Progon.

    Emri i këtij qyteti ka shumë të ngjarë të ketë ardhur nga fjala shqipe “krue”- burim, pasi shumë kroje e burime natyrore ka brënda e përreth tij. Emri i Kastriotëve del për here të pare më 1368, i Branilla Kastriotit, kapidanit të Kaninës së Vlorës. Pushtimi osman në Shqipëri filloi që më 1388, duke zaptuar Vlorën, Durrësin dhe Lezhën. Në vitin 1393 Shkodra e Ulqini ranë në duart e Osmanëve dhe qëndruan të pushtuara për dy vjet. Në këtë kohë në Krujë, Danjë e Kostur u vendosën garnizone ushtarake turke, por që nuk qëndruan gjatë në këto vende. Më 1395 Gjon Kastrioti, babai i Skënderbeut zaptoi Krujën, por një vit më pas turqit pushtuan qytetin, por shpejt tërhiqen pa u dukur për 20 vjet rresht. Më 1415 Kruja pushtohet sërishmi nga turqit, dhe u quajt Akçehisar, por shpejt turqit largohen për t’u kthyer më 1430 duke mundur Gjon Kastriotin. Ky territor u emërtua “Juvan-ili” (vendi i Gjonit) me 12 zona.

    Më 1431 turqit bënë regjistrimin kadastral të tokave e popullsisë. Kruja në këtë kohë kishtë 125 shtëpi , 19 gra të veja, taksë tregu 1600 akçe dhe taksën në favor të sundimtarëve me 2000 akçe. Në sanxhakun shqiptar ku hynte dhe Kruja më 1431 u kundërshtua regjistrimi kadastral osman dhe i popullsisë nga 46 fshatra dhe 716 shtëpi. Nga rrjedhojat e luftrave, Akçehisari (Kruja) mbeti pothuajse e braktisur, me fare pak të krishterë që pranuan sundimin osman, kryesisht kishte banorë turq me detyra të ndryshme, por të internuar ose të ardhur vetëm nga viset turke të Koxha –ilias, Saruhanit e gjetkë, që disa prej tyre kishin dhe timare. Eksistonte në qytet edhe timari i Eryenit, i disa luftëtarëve të kështjellës së Krujës.

    Pas vdekjes së Gjonit, Skënderbeut më 1437- 1438 i jepet posti i subashit të vilajetit të Akçehisarit. Luftërat heroike të Skënderbeut për 25 vjet i shtuan lavdinë Arbërisë dhe tronditën turqit që ishin të etur për pushtime.Skënderbeu vdiq më 17 Janar 1468 në Lezhë, por eshtrat s’i janë gjendur ende. Tre rrethimet osmane të Krujës e dëmtuan rëndë qëndrën e Kastriotëvë dhe popullsinë, shkretuan ara e shtëpi , vranë e prenë më qindra e mijëra. Kruja ra më 1478 ku u pushtua nga sulltan Mehmeti i Dytë dhe për afro 500 vjet ky qytet e Shqipëria mbeti e pushtuar nga turqit. Në regjistrimin e vitit 1467 në qytetin e Krujës ka pasur 154 shtëpi. Në këtë vit janë regjistruar të braktisur 22 fshatra të rrethit të Krujës. Banoret e ketyre fshatrave që shpëtuan nga sulmet turke, u shpërngulën në zona të thella malore të vendit, për të vazhduar luftën. Shekulli XV-XVI është etapa e rënies së jetës ekonomiko-shoqërore të qyteteve, ndaj sulltani bëri disa privilegje për qytetarët me qëllim që të rindërtohej ekonomia e shkatërruar. Kështu pozita e qytetarit ishte më e favorshme se ajo e fshatarit. Ky ishte i çliruar nga varësia feudale. Qytetarët e krishterë qenë të detyruar të paguanin taksën e tokës, por me përqafimin e fesë islame çliroheshin nga kjo taksë. Në shekullin XV-XVI pushteti osman përdori kundrejt qytetarëve një politikë që synonte në angazhimin e banorëve me detyrime si për mirëmbajtjen e kështjelles, urave dhe rrugëve pranë tyre, duke i falur nga një pjesë të rentës shtetërore. Në vitin 1571 Kruja kishte pak banorë,por bejlerë s’kishte. Është periudha kur feja katolike në qytetin e Krujës ka filluar të zbehet, ndonëse ka ende të krishtërë. Në zonën e Kurbinit më 1580 nga 72 familje, 13 prej tyre janë myslimane. Sipas regjistrit të vitit 1583, 71 familje myslimane që banonin në lagjen Varosh të Krujës ishin ngarkuar të ruanin kështjellën, 10 familje të tjera të mirëmbanin rrugët, kurse 47 të tjera të krishtera do shërbenin për mirëmbajtjen e mjedisit, të vendrojeve, hambarëve, urave etj.

    Për arësye ekonomike dhe social-psikologjike shumë fashatarë linin fshatrat e tyre dhe ktheheshin për të banuar përgjithmonë në qytet, ndonëse edhe këtu paguanin taksa, por më pak se në fshat. Fshatari mysliman, që vinte në qytet s’paguante taksën e shpërnguljes, kurse të krishterët e paguanin me 40-50 akçe. Kruja dalëngadalë filloi të popullohej dhe këta filluan ushtrimin e mjaft zejeve si hekurpunues, argjilpunues, armëtar, mendafshpunues, regjës lëkurësh, kuzhiniëer, ëmbëltor etj. Me 1714 në një qarkore perandorake osmane shkruhet: “Më shumë se 1700 të krishterë të fshatrave të Matit, Dibrës, Krujës e Lezhës kanë kundërshtuar të paguajne xhizjen (taksë për kokë njeriu). Qe një periudhë ku filoi një lëvizje e shpeshtë e fshatarëve drejt qytetit e për rrjedhojë fshatrat po mbetnin të shkretuar dhe taksat rajatike(të tokës) po pakësonin arkën perandorake. Për këtë me urdhër perandorak më 6 shtator 1715 u ndalua me ligj ardhja e fshatarëve në qytete e për të pabindurit u caktuan masa ndëshkimore. Megjithatë ky ligj nuk u zbatua plotësisht dhe lëvizje drejt qytetit, por më të rralluara, vazhduan edhe më pas. Fillimisht Kruja varej nga Sanxhaku Shqiptar me qendër në Shkodër. Nga viti 1570 e deri më 1806 varej nga Sanxhaku i Ohrit. Nga viti 1806 gjer në periudhën e pavarësisë Kruja varej nga Sanxhaku i Durrësit. Pas Pavarësisë regjistrimi i parë i popullsisë u bë më 1918 me këto ndarje: Kalaja me 324 shtëpi e 1354 banorë, Varoshi me 557 shtëpi e 2557 banorë, Gjthsej 881 shtëpi e 3911 banorë. Si rreth Kruja kishte 13 190 banorë. Në regjistrimin e vitit 1922 Kruja si qytet kishte 3861 banorë. Në vitin 1923 Kruja kishte 891 shtëpi dhe 4056 banorë. Si qark Kruja në këtë vit kishte 49 fshatra, 2719 shtëpi dhe 15376 banorë, të ndarë në meshkuj 7628 dhe femra 7748. Më 1926 Kruja kishte 1133 shtëpi dhe 4027 banorë. Si rreth Kruja në këtë vit ka pasur 52 fshatra, 2748 shtëpi dhe 14393 banorë. Nga regjistrimi i vitit 1930 Kruja si qytet ka pasur 4560 banorë, 900 shtëpi, 7000 rrënjë ullinj dhe 70 000 pemë të tjera. Si rreth Kruja më 1939 ka pasur 29850 vetë. Më 1.07.1940 italianët bënë regjistrimet e banorëve të Krujës dhe rezultuan: Lagjia Varosh me 525 shtëpi, meshkuj 1498, femra 1444, gjithsej 2942 vetë. Lagjia Kala me 331 familje, meshkuj 904, femra 862, gjithsej 1766. Nga dy lagjet e qytetit qenë 846 familje me 4708 banorë. Për rrethin e Krujës edhe me 1941 ka këto shifra: sipërfaqja e tokës 561.07 km2, banorë gjithsej 22222, nga këta meshkuj 11252, femra 10970.

    Sipas ndarjes fetare të popullsisë për rrethin numuroheshin: myslimanë 17237, katolikë 4977 dhe arthodoksë 8 vetë. Fill pas Çlirimit, më 1945, rrethi i Krujës ka pasur 25285 banorë. Disa të dhëna dokumentare e gojore për fiset Popullimi sipas zonave të migrimit është realizuar sipas nevojave e marrëdhënieve, që siguronin në vend të ardhurit për në Krujë. Popullimi dhe shpopullimi në Mesjetë ka qënë fenomen për tërë qytetet e fshatrat e Shqipërisë. Sipas të dhënave dokumentare e gojore, fise autoktonë që nga periudha e Sklënderbeut dalin vetëm 5 fise, të cilat janë Kakuli,Baruni,Silta(Zilta),Zhili(Zhilli) dhe Skura. Krujën e populluan të ardhurit nga fshatrat e rrethit, nga rrethet e tjera të Shqipërisë, nga tokat shqiptare jashtë kufinjve dhe nga migracioni i huaj dhe gjer më 1945 kishte 335 fise a familje me pak a shumë frymë. Nga fiset e ardhrua 77 prej tyre janë të shuara, që arrin në masën 23 %. Nga fshatrat e rrethit të Krujës migruan këtu 90 fise që përbën 32.7% të të ardhurve. Nga Mati erdhën këtu 26 familje ose 9.4%. Nga rrethi i Durrësit erdhën 22 familje ose 8 %. Nga Dibra 20 familje ose 7.2 %. Nga Shkodra e Mirdita 35 familje ose 12.7%. Nga Tirana erdhën 16 familje ose 5.8%, kurse nga rrethet e tjera të Shqipërisë 22 fise ose 8%. Krujën e populluan edhe 25 familje nga tokat shqiptare jashtë kufinjve ose 9.1%, kurse 19 të tjera nga migracioni i jashtëm që përbën 6.8 % të familjeve të të ardhurve. Popullsia e ardhur në Krujë përbën 98.5% të 340 fiseve së bashku me 5 fiset autoktone. Rreth 82 % të tërë fiseve i është gjetur vendi i prejardhjes, kurse 18 % për mungesë faktesh,jo.

    Mbi dyndjet e disa krutanëve në zonën e Himarës Gjatë luftrave antiturke himariotët u dalluan për qëndresën e tyre heroike. Nga viti 1385 gjer më 1401 venedikasit u sigurojnë himariotëve mbrojtjen prej turqve nga ana e detit, kurse këta do të marrin përsipër t’u sigurojnë shqiptarëve të ardhur këtyre anëve strehimin me gjithë familje. Shumë shqiptarë dhe nga Veriu u rekrutuan në repartet e stratiotëve dhe disa morën si shpërblim, edhe feude. Më 1419 turqit pushtuan Gjirokastrën. Që në kohën e Gjon Kastriotit lindi një miqësi e ngushtë mes luftëtarëve krutanë dhe trimave himariotë. Sipas regjistrit kadastral osman të vitit 1431 zona e Himarës kishte 48 fshatra me një shtrirje të gjërë territori, siç pohon kënga popullore: “ Që nga Gumenicë e lart Himarë i thonë çdo fshat…” Nahija e Himarës kishte 117 shtëpi, 5 gra te ve, shtëpi beqarësh 12 dhe të ardhura 11370 akçe. Himariotët rrallë e jepnin taksën, por dhe kur ndodhte që ta paguanin, e jepnin me majën e shpatës. Si kudo në Shqipëri dhe këtu fenomeni i popullimit dhe shpopullimit qe një gjë e zakonshme në Mesjetë.Nga dokumentat arkivorë e ata gojorë, të ardhurit në zonën e Himarës përbëjnë mbi 90% të popullatës. Ardhja këtu e banorëve krutanë dhe të Dukagjinit, kryesisht në kohën e Gjon Kastriotit, dhe pas vdekjes së Skënderbeut ka lënë gjurmë si në folklor, toponomi, ku shumë emërtime dalin me emra katolikë, ashtu edhe ne gjuhë. Këta emërtime ndodhen në qytetine Himarës dhe në shume fshatra të zonës. Po shkruajmë këtu vetëm disa emra kishash të vjetra, si: Në Himarë : Shëndëllia, Shënavlashi. Në Vuno: Shënmëhilli, Shënmëria, Mesadhi, Shënapremtja, Shënpjetri në Jalë. Kryesisht nga të dhënat gojore që mblodhëm nga takimet tona me shumë qytetarë e fshatarë të kësaj zone, mësuam që në periudhën e Kastriotëve shumë krutanë migruan këtyre anëve, me qëllim për t’iu larguar raprezaljeve të osmanllinjve, por edhe për të vazhduar luftën kundër pushtueve turq bashkë me vëllezërit himariotë.

    Kështu krutanë ka në Himarë, Vuno, Palasë, por më të shumtët janë në fshatin Dhërmi. Në Dhërmi kemi këto fise të ardhura: Fisi Gjinleka sot, dikur fisi “Leka”, sot fis i shumuar me 110 shtëpi. Nga ky fis u shqua Dhimitër Leka, shpërngulur në Napoli të Italisë. Arriti gradën e gjeneralit dhe kontriboi për bashkimin e Italisë me Xhuzepe Garibaldin. De Rada këtij personaliteti arbëresh i kushtoi “Milosaon”.Në Dhërmi është edhe fisi Milo me prejardhje nga Dukagjini. Në Palasë: Fisi Billa i ardhur nga Kruja këtu rreth vitit 1480-1481 në ndihmë të Gjon Kastriotit, birit të Skënderbeut dhe mbetën në këtë fshat. Po në këtë fshat kemi edhe Fisin Koka i ardhur nga Kruja që në kohën e Gjon Kastriotit të parë. Në Vuno kemi të ardhur fisin fisin Skura rreth viteve 1430-1435.Po këtu kemi edhe fisin Curraj, të ardhur nga veriu i Shqipërisë. Në Himarë është një degëzim i fisit Skura të Vunoit me katër shtëpi. Po në Himarë kemi fisin Varfri, ardhur në zonën e Mysjes së Krujës nga Dukagjini në vitet 1400-1405, kurse në Himarë janë të ardhur pas pushtimit të Krujës më 1478. Në Himarë: Fiset Kolika , Simo dhe Spiro thuhet se janë të ardhur nga Dukagjini. Në Qeparo kemi fisin Bogdanaj, ardhur nga Shqipëria Veri-lindore, nga Guri i Hasit. Në Pilur është fisi Bala (dikur Qesaraj) dhe fisi Çakolli (më parë Delagji) ardhur të dy nga Dukagjini. Shtojme këtu se zonën e Himarës e populluan edhe të ardhurit nga jugu I Shqipërisë si nga Kuçi e Kurveleshi, pra Kaonët që shumuan popullimin e kësaj treve. Për nevoja ekonomike ose për të qënë më të sigurt nga barbarizmat e osmanllinjve disa familje të Krujës migruan jashtë atdheut sin ë Itali,Greqi e gjetkë. Pas vdekjes së Skënderbeut e veja e tij gjen strehim në Napoli.Në qytetin Amalfi një nip i Skënderbeut dhe ky me emër Geiorge Kastrioti u vendos këtu me familje më 1498. Antonio Kastrioti më 1516 themeloi kishën Della Spedollto në Itali. Me kohë kanë migruar në Greqi dhe nga pjesëtarë të fiseve Billa,Gjergji,Gjileka,Skura e Varfri. Sot veçanërisht në Lokridë flet shqip demosi Lorimnis.Më 1890 Philippsoni i llogariti shqiptarët në Greqi 224 000 frymë.

    Mbi lashtësinë e gjuhës shqipe në Himarë Populli i qytetit të Himarës bashkë me 3 fshatrat përreth (Dhërmi,Iliaz e Palasë) flasin sot greqisht, ndonëse gjuha amatare e tyre është shqipja. Sipas studimit të Petro Markos për familjet e Dhërmiut konstatoi se vetëm fisi Parga është me origjinë greke, të tjerët janë krejt shqiptarë. Për të folmen e kaherëshme shqipe fakt i parë është vetë origjina e fiseve shqiptare që populluan Himarën e zonën përreth saj. E dyta, toponimet e ndryshme në shumicën dërrmuese janë emërtimet shqipe dhe kjo flet qartë për lashtësinë e gjuhës amtare dhe në tre fshatrat që flasin greqisht, pasi janë emërtime të vjetra e në shekuj mbetën të pandryshuar. Origjinën e vjetër të shqipes në këto anë e vërtetojnë dhe shprehjet frazeologjike që përdoren të pandryshueshme dhe atje ku flitet greqisht, si dhe mjaft ninulla, këngë erotike dhe vajtimore. Për përdorimin e shqipes në Dhërmi flet qartë hapja e shkollës së parë fetare shqipe më 1630 me drejtor Niko Katalonën që bëri dhe gramatikën shqipe. Lind pyetja.Kur hyri greqishtja në përdorim familjar në Himarë e tre fshatrat përreth saj? Koha nuk është e largët. Ali Pashë Tepelena u soll keq me himariotët dhe i internoi në Sallahore, në jug të Prevezes ku qëndruan 30 vjet, 10 vjet pas vdekjes së Ali Pashës e pastaj u kthyen sërishmi në Himarë e Dhërmi. E dyta, dhe marrëdhëniet tregtare me Korfuzin e Kretën qenë të shpeshta. Për këto arësye ato filluan të flasin greqisht rreth viteve 1860-1870, gjuhë e cila mbizotëroi mbi shqipen, që me kalimin e kohës filloi të harrohej. Sot në këtë zonë ekziston gjendja bilingue, ku krahas greqishtes ata dinë dhe shqip, por në familje pothuajse flasin greqisht. Mbi 90% e kësaj popullate janë me origjinë shqiptare,ndaj vlen që të mos e harrojnë shqipen, gjuhën e gjyshërve të tyre.
    Gazeta Sot.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lioness : 20-10-2005 më 17:52
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Me knaqe me kete qe ke sjelle ketu!
    Do ja sugjeroja dhe te tjereve te kishin pak durim te lexojne...
    Komentet me vone! ...kam pas lexuar dicka te ngjashme dikur, ne Muzeun e Krujes!

  3. #3
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Dy tre ceshtje te vogla me kete artikull:

    E para, ndersa po lexoja emrat e kishave te hapura ne jug, nga te ardhurit katolike te veriut, me zuri syri Shen Premte. Kisha Orthodkse e ka kete shenjetore, dhe u mundova te gjeja ne indeksin e shenjtoreve te Kishes Katolike analogen, por nuk e gjeta. Ndoshta e kam gabim, se nuk jam katolike, por nqs nje anetar i kesaj feje e sqaron kete ceshtje do ishte mire. Persa u perket shenjetoreve te tjere jane te perbashket ne te dyja fete.

    E dyta, persa i perket emrave te zones, toponimeve, eshte paksa e nderlikuar ceshtja ne jug, sepse levizja e popullesise ne ate zone ka filluar shume me pare se sa permendet ne kete artikull (e kam fjalen midis shqiptareve dhe grekerve.) Psh: fshati Vuno, (edhe pse eshte i banuar kryesisht nga shqiptare) emri i fshatit do te thote "mal" nga greqishtja.

    Megjithate, mendoj se eshte artikull interesant, me fakte qe hedhin me shume drite mbi levizjen e popullesise shqiptare (per arsye luftrash ose thjesht punesimi) dhe ndikimi qe pati ne jeten sociale, ekonomike, etj ne zonat perkatese.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Lioness shna Prende (ose shen Premtja) eshte e njejta gje. per nje nga kishat me te famshme e shna-Premtes lexo artikullin e A.Plasarit si vijon:

    BIZHUJA E HUMBUR E SHIRGJIT

    -- nga Aurel Plasari

    Kisha e moçme kushtuar shenjtėrve Sergji dhe Baku nė Shirgj tė bregut tė Bunės pranė Shkodrės, qė njihej nė popull edhe si “e Shna Prendes”, ka pėrfaqėsuar mbetjen ndoshta mė tė shquar tė arkitekturės mesjetare nė Shqipėri.
    Tė mbahet parasysh se nė Mesjetė Shirgji pati funksionuar si skela e Shkodrės dhe si doganė.

    Sikurse e shumta e hulumtuesve tė saj e kanė pranuar, kisha i pėrkiste njė stili tė pėrzier romanik-gotik. Mbėshtetur nė njėrin nga dy mbishkrimet nė gur, qė pati regjistruar, lexuar dhe transliteruar Theodor Ippen-i, atij qė nė kohėn e tij ndodhej nė fasadėn ballore, kisha delte e ndėrtuar nė vitin 1290 prej mbretėreshės frėnge Helenė.

    Mbretėresha Helenė ishte bijė e perandorit Baldovin II, grua e mbretit tė Rashės Urosh I dhe regjente e mbretėrisė sė Rashės gjatė miturisė sė bijve tė saj Stefan (Dragutinit) dhe Urosh (Milutinit). Pėr t’u habitur qė Ippen-i nuk i ka kushtuar vėmendje tė plotė pėrmbajtjes sė kėtij mbishkrimi tė parė, nė tė cilin thuhet shtjellimisht “edificavit de novo istam ecclesiam” (pra: “e rindėrtoi sė rishti kėtė kishė”), çfarė do tė thotė qė Helena pati bėrė njė rikonstruksion/rindėrtim tė njė kishe paraekzistuese, e cila ėshtė e besueshme t’i ketė pėrkitur kohės sė Justinianit, kur kulti i Sergjit dhe Bakut martirė u pėrhap nė Siri, Arabi, Irak, Kostandinopojė, Peloponez, Maqedoni etj. M

    bėshtetur nė tekstin apokrif Jeta e Justinianit (Apocrypha Vita Justiniani), autorėt e Acta-ve janė pėrpjekur tė saktėsojnė qė kisha nė fjalė lidhet me njė manastir aty paraekzistues tė urdhrit tė Shėn Benediktit themeluar nga vetė perandori Justinian nė shek. VI (Acta, I, nr. 76).

    Simbas mbishkrimit tė dytė, qė ndodhej mbi arkitraun e portės kryesore, kisha del edhe e ndėrtuar nga mbreti Urosh (Milutini), pa pėrmendjen e s’ėmės Helenė, por me ndihmėn e njė abati shkodran tė quajtur Pjetėr Dochne. Bllokun e gurit Ippen-i e gjeti tė dėmtuar rreth mesit tė tij, pikėrisht aty ku duhej tė ishte edhe viti, dhe e dha vitin me hamendje 1293. Por mbishkrimet qenė botuar mė 1875 edhe nga Augustin Theiner-i (Monumente tė vjetra, II, 218), i cili i jepte simbas njė relacioni qė e konsideronte tė Pjetėr Bogdanit, dhe ky mbishkrim i dytė nė kėtė relacion rezulton i vitit 1318. Po kėshtu e kanė dhėnė mė 1879 Jirečeku (Rrugėt tregtare, 66 shėn. 210) dhe mė mbas Jastrebovi, i cili edhe e vizitoi kishėn e rrėnuar (Serbia e Vjetėr dhe Arbėria, 160). Duke qenė se nė botimet nė fjalė (nė relacionin) nuk pėrmendet ndonjė thyerje guri, duhet besuar qė tė jetė i saktė 1318-a. Ka gjasė qė nė kėtė mbishkrim tė jetė fjala pėr njė ndėrtim tė dytė (ose tė tretė tė kishės nga Uroshi pėr shkak tė dėmtimit tė saj prej ujėrave tė Bunės dhe nevojės sė tėrheqjes nė njė kishė tjetėr, mė nė brendatokė.

    Dėmtimet qė kishte pėsuar kisha me pushtimin osman gjenden tė pėrshkruara, ndėr tė tjerė, prej Imzot Marin Bizzi-t nė Relacionin e tij tė 1611-s. “Ishte me njė strukturė tė madhėrishme, - shkruan ai pėr tė, - nė gjendje tė nxinte brenda 3.000 vetė dhe stolisur me piktura shenjtėrish tė cilėve turqit ua kishin nxjerrė sytė, pėrpos Shėn Gjergjit dhe Shėn Mhillit, mbasi kėta dy shenjtėr nderoheshin edhe prej muslimanėve” (Zamputi: Relacione, I, 103).

    E ka pėrshkruar nė njė relacion tė vitit 1622 edhe Ipeshkvi i Shkodrės Imzot Domeniku (Qytetėrimi katolik, 6 korrik 1929, 16). Edhe Arkipeshkvi i Tivarit, Imzot Vinēenc Zmajevici, e ka pėrshkruar nė Relacionin e vet tė vitit 1702: me tri nefe tė zbukuruara, 24 hapa e gjatė dhe 24 e gjerė, e stolisur e gjitha nė mermere tė holla dhe e pikturuar a fresco mbas mėnyrės sė vjetėr, por e zbuluar prej turqve qė kishin nevojė pėr tjegulla dhe nė rrezik shembjeje nė shumė vende, me sakristinė pa ēati dhe gjysmė tė rrėnuar, si dhe me kambanaren tė rrėzuar (Bartl: Quellen, 41-42). Edhe tjetri arkipeshkėv i Tivarit, Imzot Vladagni, i kushtonte vėmendje asaj nė Relacionin e vitit 1772, duke dhėnė njoftime pėr tė tė pėrmbledhura (Zibaldone, I, 380). “Kambanarja e saj ėshtė shembur, muret mbahen ende, por nė gjendje tė keqe”, ka shėnuar ai. Po kėshtu ka dhėnė njoftime pėr tė, nė njė relacion tė vetin po tė 1772-shit, Imzot Gjergj Radovani, Ipeshkėv i Shkodrės (Zibaldone, I, 157).

    Nė kapėrcyell tė shekujve XIX-XX dhanė e morėn me studimin e kėsaj kishe hulumtues shumtė, si Schwatz (Mali i Zi, Leipzig 1888, 204), Matkovic (Pėrshkrim, 251), Mijatovic (Kumtari, XLIX, 128), Karl Patsch (Njohuri, Sarajevo 1907, V, 9 dhe vij.) etj. dhe, me sa duket njėkohėsisht, konsulli frėng nė Shkodėr Degrand dhe konsulli austro-hungar po aty Ippen. Nė Kisha tė vjetra dhe rrėnoja kishash nė Shqipėri (1900) Ippen-i bėri inventarin e saj tė asaj kohe, regjistroi, lexoi dhe transliteroi dy mbishkrimet, pėrshkroi teknikėn e ndėrtimit dhe llojet e materialeve tė ndėrtimit.

    Me rėndėsi pėr historinė kishėtare dhe kulturore vėrejtja e tij: “Mbretėresha Helenė mbeti njė katolike besnike, ndonėse ajo nėpėrmjet martesės kishte ardhur nė njė familje dhe nė njė vend qė lėkundej midis besimit katolik dhe atij grek [ortodoks]” (230).

    Ippen-i u shqetėsua edhe pėr tė ardhmen e rrezikuar tė kėtij monumenti tė rrallė: “Mjerisht ky monument i bukur, pėr shkak tė parregullsisė sė trishtueshme dhe gjendjes sė keqe tė sistemit lumor nė provincėn e Shkodrės, mund tė ruhet vetėm pėr pak kohė. Ujėt e lumit pėrparon paprerė drejt kishės, saqė fasada anėsore qė sheh andej tani ėshtė nėn ujė, e rrėzuar nė shtratin e lumit. Ekziston rreziku qė Buna tė shkėpusė nga bregu atė copė toke mbi tė cilėn ngrihet kisha, duke e shpėlarė mė mbas ndėrtesėn, qė do tė mbetej si ishull, me vėrshimet e njėmbasnjėshme. Nė kėtė rast zona e Bunės do tė humbiste njė simbol, i cili nga kurora e drurėve shekullorė qė rrethojnė kishėn spikat qė sė largu pėrmbi fushė” (229).

    Degrand-i, nga ana e tij, e ka lėnė tė pėshkruar nė Kujtime nga Shqipėria e Epėrme (1901, 95-96). Ai regjistroi shumė mbetje, qė mund tė gjendeshin ende nė kohėn e tij: njė shtyllėz, njė basoreliev (me njė shqipe me krahė tė hapur pėrmbi), kupėn e ujit tė bekuar me stolisje tė veēanta, por edhe mbetje pikturash me figura shenjtėrish, madje nė njė pjesė tė paprishur tė kupolės njė figurė tė madhe me mjekėr tė zezė, ndėrsa nėpėr muret shenjtėr tre nga tre (96).

    Nė vitet ‘30 u mor me pėrshkrimin e saj edhe E. Armao, nė veprėn e vet kėrshėrore Vende, kisha, lumenj, male dhe toponime tė ndryshme tė njė harte tė lashtė tė Shqipėrisė veriore (1933). Hulumtuesi tjetėr italian Sergio Bettini, qė e vizitoi dhe e studioi atė po nė vittet ‘30, bėri mjaft matje dhe pėrsaktėsime sa i pėrket stilit tė saj, mėnyrės dhe materialeve tė ndėrtimit.

    Po nė vitet ‘30 me historikun e saj u mor pėrimtisht historiani At Marin Sirdani nė punimin Mbretnesha Helena de Francia dhe Kisha e Shna Prendes nė Shirq (“Hylli i Dritės”, II, 1930). Ky bėri matje tė reja tė reja tė kishės, pėrshkrim tė hollėsishėm gjithashtu me dhėna tė reja tė saj, dhe pati mendjen e hollė tė vinte re elementet bizantine nė stilin e saj (81). Çfarė ka mė rėndėsi, ai ia doli tė ndante mirė dy kishat pranezistuese njėra me tjetrėn aty: atė tė Shna Prendes me mbishkrimin pėrkatės dhe atė tė Shna Bakut ose, si e thėrrisnin vendėsit, Shna Baftit, me mbishkrimin e saj (83-84).

    Nė vitin 1953 gurėt me mbishkrime i gjeti nė ujėt e Bunės Theofan Popa, i nxori sė andejmi dhe ata u vendosėn nė Muzeun e Shkodrės (Mbishkrime, nr. 914). Sa u pėrket dy mbishkrimeve, Popa ishte i mendimit qė rindėrtimi i Uroshit (Milutin) mund tė jetė bėrė eventualisht nė vendin e ndonjė kapele tė vogėl paraekzistuese tė Shna Prendes, pėrderisa nė popull kisha vijonte tė quhej “e Shna Prendes” dhe, nė kėtė mėnyrė, gjen shpjegim edhe ekzistimi i dy mbishkrimeve tė ndryshme nė tė njėjtėn ndėrtesė (Mbishkrime, nr. 914); teza e tij qe pak a shumė ajo qė kishte shtjelluar Sirdani mė 1930-n (Mbretnesha Helena, 75-90).

    Nga vitet ‘60 e kėndej u interesua pėr kėtė kishė posaēėrisht Willy Kamsi, i cili madje ia doli tė shpėtonte ndonjė mbetje, por edhe t’i parashtronte pėrfundimet e hulumtimeve tė tij nė kumtesa, si Njė kishė e stilit romanik-gotik nė Shqipėrinė e Veriut (1984) dhe Kisha e kuvende tė Shkodrės me rrethina nė Mesjetė (2000) etj.; prej tij pritet edhe monografia e plotė pėr kėtė monument.

    Kamsi gjithashtu ka sqaruar se kisha nė fjalė, si dhe ajo e Shtojit apo ajo e Vaut tė Dejės etj., kanė qenė kisha me kuvende tė Urdhrit benediktin, prandaj ėshtė pa vend mėtimi qė ato t’i kenė pėrkitur ortodoksisė sllave; edhe fakti qė ndonjė prej tyre, si kjo e Shirgjit, u pat ndėrtuar prej Helenės, sė shoqes sė Uroshit II, nuk provon gjė, mbasi ajo ishte katolike dhe vetėm mė vonė, sė toku me tė bijtė, do tė kalonte nė ortodoksi (Kisha, 123).

    Po shtoj se kjo gjendje vėrtetohet edhe prej burimesh dokumentare, ndėr tė cilat njė letėr e 23 marsit 1291 (pra njė vit mbas rindėrtimit tė kishės sė Shirgjit) me tė cilėn papa Nikollė IV lavdėron “mbretėreshėn katolike” Helenė qė, nėpėrmjet Marinit arkipeshkėv i Tivarit, e ka bėrė me dije se do tė punojė pėr tė kthyer nė katolicizėm edhe Perandorin e bullgarėve (Cordignano & Valentini: Regesti, nr. 75-76).

    Guri me mbishkrimin e vitit 1290 ruhet sot nė Muzeun Kombėtar, Tiranė, ndėrsa ai me mbishkrimin tjetėr, tė 1318-s, ndodhet nė Muzeun Historik tė Shkodrės. Prej monumentit nė fjalė mbetet gjithnjė mė pako-gjė: njė gjysmė mur qė ende mbahet, rrėnojat thuajse mė tė shumtat nėn ujėrat e Bunės dhe, fatmirėsisht, fotot dhe skicat e bėra nga njė Ippen, njė Degrand, njė Cordignano, njė Bettini etj.

    Nė kėtė mėnyrė shqiptarėt panė se si erdhi e humbi para syve tė tyre, dalngadalė dhe shekull mbas shekulli, mbetja ndoshta mė e shquar e arkitekturės mesjetare pėr Shqipėrinė: bizhuja e Shirgjit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Labeati : 20-10-2005 më 20:39

  5. #5
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Labeat, behet fjale per Shen Premte, ne artikull, tani nuk e di nqs eshte gabim shtypi i autorit.

    Une pashe ne Indeksin e Shenjetoreve te Kishes Katolike dhe ate emer nuk e gjeta.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Lioness,

    Shenepremtja ortodokse = Shna Prendja per katoliket. (shqiptimi dallon sepse geget thone e Prende ju thoni e Premte, qeshtje dialekti me nji llaf.

    Kjo shejtore ishte kaq shume e perhapur nder katolike sa afersisht 1 ne 8 kisha katolike mbante emrin e saj.

    pra Shen Veneranda = Shna Prende = shene Premte = Parashqevi = shen Anna -eshte e njejta shejtore

    Emrat origjinojne edhe nga lashtesia dhe kane lidhje me planetin Venera (planet) = e Premte, sikurse Hena, Marsi (e marte), Jovi (Giovedi) = Ejte etj.

    Per me shume lexo materialin ne vazhdim nga Robert Elsie:

    Saint Veneranda, Albanian Shënepremte or Prende, known in Geg dialect as Prenne or Petka -- Greek Paraskevi, Ag. Paraskeuhv, Romanian Sfânta Paraschiva, was originally a pre-Christian deity and came to be identified by the Catholic Church with Saint Anne, mother of the Virgin Mary. In Albania, she is known at any rate as Saint Veneranda.

    In her Greek form, as the Christian martyr Saint Paraskevi, legend records that the Emperor Antonius threw boiling oil into her face, blinding her, but that her sight was restored to her through prayer. This saint, for whom there are no historical sources, was particularly popular in Albania and Greece, as elsewhere in the Balkans, and many villages and churches in Albania were named after her.

    Indeed, of the some 275 Catholic churches recorded by Cordignano which are known to have existed in Albania in the late 16th and the early 17th centuries, 33, i.e., over one in eight, were dedicated to this obscure figure, more than to any other saint except the Virgin Mary and Saint Nicholas.

    There were historical Catholic churches dedicated to Saint Veneranda in: Hoti MM, Shirq SH, Juban SH, Mavriq SH, Megulla SH, Palç BC, Kryezi PU, Arst PU, Arrën KU, Kthella MR, Rreja MR, Balldren LE, Kurbin LA with an abbey recorded in 1457, Gur i Bardhë MT, Budull KR, Bubq KR, Kus TR, Lalm TR, Cirma TR, Pajenga EL, Shëmill EL, Polis LB, Bërzesta LB, Stërbeg KJ, and Babunja LU.

    Among Orthodox churches devoted to her were those in: Çeta KJ, Lin PG, Valësh EL, Brajlat DL, Korça KO built before 1487, Lukova SR built in 1767, Nivicë-Bubar SR, Konispol SR, Përmet PR dating from 1776, Hllomo GJ from the 19th century, Vodhina GJ dating from the 18th century, and Suka Labova GJ.

    Christians and Muslims used to make pilgrimages together to the church of Saint Veneranda in the Kurbin valley. There, the mentally ill were sheltered in the church for days and nights in hope of a cure for their illnesses.

    Saint Veneranda has been identified with the cult of Venus, thus her Latin name Veneranda, Romanian Sfânta Vineri. Etymologically, Venus has given us the Romance term for Friday -* Lat. dies veneris, Ital. venerdì, French vendredi, which translates into Albanian as e premte, def. e premtja, thus the Albanian forms mentioned above. The Greek word for Friday, accordingly, is Paraskevi.

    That the Roman goddess of love and beauty is somehow involved in the cult of Saint Veneranda can be seen in other aspects, too. Lady Prende (Geg Zoja Prenne), also known as the Lady of Beauty (Geg Zoja e bukuris), was venerated in northern Albania in particular by women. On her feast day, July 26, also the feast of Saint Anne, the women would dress up in their finest clothes and put out a mortar and pestle, evident erotic symbolism. The rainbow, sacred to Veneranda, is known popularly as "Lady Prende's belt," i.e., Venus's girdle. According to legend, anyone who succeeded in jumping over the rainbow would change his sex.

    It has been postulated that the cult of Saint Veneranda was encouraged by the church in Albania as a strategy for stemming the spread of Islam.
    Her association with Friday meant that the faithful would be busy attending Friday mass in her honor instead of participating in Friday prayers in a mosque.
    Kaq munda te gjej...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Shume interesant shkrimi i Xhuxhumakut por une kam degjuar nje variant tjeter ne lidhje me emigrimin geg ne zonen e laberise (Vlore-Himare) ne shek 16-17.

    Kjo popullsi ishte jo nga kruja por nga Kelmendi. Ne rast se e dini ne shek 17 pat nje kryengritje te madhe anti-turke ku fisi i Kelmendit luftoi kunder Vuce Pashes (e permend edhe Pjeter Bogdani).
    Ky eshte fakt historik, nderkohe qe ketij fakti i eshte bashkangjitur edhe historia e Nores vajzes trime nga Kelmendi qe e kapur rob u dergua ne cadren e pashes te cilin e vrau me nje thike qe e kishte fshehur.

    Nejse ajo qe ndodhi mbas kryengritjes ishte se per te shmange raprezaljen turke fisi i kelmendit u detyrua te emigronte nga malesite e veta te Kelmend-Vermosh.
    Per te mos rrezikuar zhdukjen ne rast pusie u ndane ne 2 grupe.

    Njeri grup mori drejtimin per ne veri dhe arriti deri ne afersi te danubit ku ngulimet e tyre dhe gjuha shqipe u ruajten deri ne gjysmen e shek 19 e mandej humbet.

    Grupi tjeter mori per ne jug dhe u ngulit ne zonen e Laberise-Himares, prandaj edhe emrat (mbiemrat) jane identike me ata qe kane edhe sot ne malesine e madhe si:
    Gjon-Leka = Gjoleka
    Kole-Leka = Koleka
    Gjon-baba
    Gjon-Deda
    Koka (ende sot ka nje fis te madh Kokajsh nga kelmendi-Malesia e Madhe)

    Pra edhe Xhuxhumaku e permend si Dukagjini por ne fakt eshte Kelmendi (ne kufi me Dukagjinin).

    Megjithate nuk pretendoj te jem 100% i sakte,

  8. #8
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Catholic Online Saints:

    St. Venaranda
    Feastday: November 14
    2nd century
    Virgin and martyr of Gaul (modern France). It is possible that she is to be identified with Parasceve, a saint venerated by the Orthodox Church.



    --------------------
    Labeat, pa dashje po dalim pak nga tema, por per hir te debatit, kjo eshte shenjetorja ne Indeksin e Kishes Katolike.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,327
    Postimet në Bllog
    17
    Kisha Katolike nuk e njeh Shen Parashqevine (parashqevi eshte fjale greke, qe do te thote e Premte), ajo nderohet vetem nga Kisha Orthodhokse si shenjtore. Mund te mesoni mbi jeten e saj ne forumin orthodhoks ketu.

    Kruja e Gjergj Kastriotit nuk ka qene ndonjehere katolike dhe vete emrat e shenjtoreve apo emigrantet arbereshe qe shkuan drejt Italise dhe Greqise per ti shpetuar pushtimit turk, jane deshmi e gjalle e kesaj.

    Albo

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Kisha Katolike nuk e njeh Shen Parashqevine (parashqevi eshte fjale greke, qe do te thote e Premte), ajo nderohet vetem nga Kisha Orthodhokse si shenjtore.
    Hapi syte mire more kompentent se nuk din cfare flet. Cdo shejtor i para 1054 eshte i njohur nga kisha orthodokse sot e kesaj dite. Vetem shejtoret e shpallur nga kisha katolike mbas kesaj date nuk i njef orthodoksia.

    Ndersa shen Prendja = shen Premten ka origjine parakristiane si emer, ndersa si shejtore eshte shen Veneranda = shen Paraskevi. lexo mire si vijon:

    Saint Veneranda, Albanian Shënepremte or Prende, known in Geg dialect as Prenne or Petka -- Greek Paraskevi, Ag. Paraskeuhv, Romanian Sfânta Paraschiva, was originally a pre-Christian deity and came to be identified by the Catholic Church with Saint Anne, mother of the Virgin Mary. In Albania, she is known at any rate as Saint Veneranda.

    In her Greek form, as the Christian martyr Saint Paraskevi, ....

    Indeed, of the some 275 Catholic churches recorded by Cordignano which are known to have existed in Albania in the late 16th and the early 17th centuries, 33, i.e., over one in eight, were dedicated to this obscure figure, more than to any other saint except the Virgin Mary and Saint Nicholas.

    There were historical Catholic churches dedicated to Saint Veneranda in: Hoti MM, Shirq SH, Juban SH, Mavriq SH, Megulla SH, Palç BC, Kryezi PU, Arst PU, Arrën KU, Kthella MR, Rreja MR, Balldren LE, Kurbin LA with an abbey recorded in 1457, Gur i Bardhë MT, Budull KR, Bubq KR, Kus TR, Lalm TR, Cirma TR, Pajenga EL, Shëmill EL, Polis LB, Bërzesta LB, Stërbeg KJ, and Babunja LU.

    Among Orthodox churches devoted to her were those in: Çeta KJ, Lin PG, Valësh EL, Brajlat DL, Korça KO built before 1487, Lukova SR built in 1767, Nivicë-Bubar SR, Konispol SR, Përmet PR dating from 1776, Hllomo GJ from the 19th century, Vodhina GJ dating from the 18th century, and Suka Labova GJ.

    ....
    Saint Veneranda has been identified with the cult of Venus, thus her Latin name Veneranda, Romanian Sfânta Vineri. Etymologically, Venus has given us the Romance term for Friday -* Lat. dies veneris, Ital. venerdì, French vendredi, which translates into Albanian as e premte, def. e premtja, thus the Albanian forms mentioned above. The Greek word for Friday, accordingly, is Paraskevi.

    Kruja e Gjergj Kastriotit nuk ka qene ndonjehere katolike dhe vete emrat e shenjtoreve apo emigrantet arbereshe qe shkuan drejt Italise dhe Greqise per ti shpetuar pushtimit turk, jane deshmi e gjalle e kesaj.
    Albo
    Shumica e emigranteve arbereshe (te Kalabrise) nuk ishin nga Kruja, por nga Jugu (Moreja, Himara etj. ) Krutanet ishin katolike dhe kur qyteti i Krujes nen komanden venedikase ra, banoret e tij u theren te gjithe (meshkujt) dhe grate e femijet u derguan ne Turqi si skllever nga sulltan mehmeti II.

    Banoret e tjere qe mund te kene ikur kane shkuar ne Venedik mbasi Kruja ashtu si Lezha, Durresi, Shkodra ishin ne ate kohe zoterime venedikase.

    Megjithate fakti i ruajtjes se ritit lindor nga arbereshet e Kalabrise, eshte bere i mundur ne saje te ndihmes bujare te papeve te ndryshem, te cilet i kane inkurajuar me fonde, shkolla e tolerance pavarsisht xhelozise se peshkopeve italiane.

    Per me teper dallimi i tyre nga orthodokset greke qendron ne njohjen e plote te autoritetit te Papes, gje e cila eshte "herezia" me e madhe e kishes greke.
    Nuk jane vetem arbereshet katolike te ritit lindor, jane edhe kisha armene, kishat siriane etj.

    Por meqe jemi ketu do te ishte mire te na shpjegoje se ku "humben" 3 milion arvanitas "orthodokse" brenda 100 vjeteve nga politika asimiluese e Kishes greke e Patriarkanes, nderkohe qe arbereshet po ruajne traditat tash 500 vjet?

  11. #11
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Shen e Premtja njihet edhe nga katoliket, si Shna Prendja. Ajo eshte martire e shek.2 a 3, nen perandorin Anton shpresetarin. Madje, nqs e mbaj mend sakte eshte martirizuar ne Itali, Rome.



    Labeat, se cfare katolikesh ishin Krutanet, kete ta kemi vertetuar denjesisht me duket. Si per cudi, ti je shprehur dikund se bektashianet jane ish-ortodokse. Kruja eshte bektashiane.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Seminarist
    Labeat, se cfare katolikesh ishin Krutanet, kete ta kemi vertetuar denjesisht me duket. Si per cudi, ti je shprehur dikund se bektashianet jane ish-ortodokse. Kruja eshte bektashiane.
    Une jam shprehur se "ne pergjithesi" bektashianet jane ortodokse te konvertuar ndersa sunite ish-katolike; por ka perjashtime per te 2 anet, pra mos i merr jasht kontekstit.

    tashti ne lidhje me fene e krutaneve ki parasysh se po flasim per popullaten qe perfshin edhe fshatrat e malesine, sepse vetem kalaja-qyteti nuk te nxjerr ne konluzion, mbasi feja e qytetit mund te kete qene ne varesi te sundimtarit apo te situates, psh turqit e kishin kalane para Skenderbeut dhe banoret e qytetit ishin ne shumice muslimane.
    Tashti nese flet per banoret e qytetit ata u vrane te gjithe dhe gjasat jane te kene qene ne ate moment katolike mbasi edhe Skenderbeu ishte i tille, vdiq me sakramente katolike e u varros ne kishe katolike.
    Per me shume qytetin e administronte Venediku prej gati 10 vjetesh, dhe familja e Skenderbeut djali -Gjon te pakten ishte pagezuar katolik dhe gjeti strehim ne Venedik.

    ndersa per gjendjen fetare te popullates shqiptare para konvertimit po shkepus nga postimi i mesiperm gjeografine e disa kishave katolike (te shna Prendes) dhe atyre ortodokse (shek 16):

    There were historical Catholic churches dedicated to Saint Veneranda in:
    Hoti - Malesi e Madhe
    Shirq / Juban/ Mavriq/ Mgulle/ - SHkoder
    Palç - Bajram Curri
    Kryezi / Arrs/ - Puke,
    Arrën - Kukes
    Kthella / Rreja/ - Mirdite
    Balldren - Lezhe
    Kurbin - Lac with an abbey recorded in 1457,
    Gur i Bardhë - Mat,
    Budull / Bubq/ - Kruje
    Kus / Lalm / Cirma - Tirane
    Pajenga / Shëmill - Elbasan
    Polis / Bërzesta - Librazhd
    Stërbeg - Kavaje
    Babunja - Lushnje

    Tashti ortodokset:

    Çeta - KJ,
    Lin - Pogradec
    Valësh - ELbasan
    Brajlat - Devoll,
    Korça - KO built before 1487,
    Lukova built in 1767,/ Nivicë-Bubar /, Konispol - Sarande
    Përmet dating from 1776,
    Hllomo from the 19th century,/ Vodhina dating from the 18th century, and Suka Labova - GJirokaster.
    Pra shifet kufiri i ortodoksise deri ne Elbasan i perzier para konvertimit.
    Ndersa mat, Kurbin, Kruje, Tirane madje edhe Myzeqe dalin katolike ne kete kohe.

  13. #13
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Je bere lemsh Labeat.


    Neve kemi kaq kohe qe po te themi se Skenderbeu, duket qarte, se ka qene i Ritit Bizantin. Po ashtu ka qene edhe Kruja.

    Katolik, nje i Ritit Bizantin, mund te jete edhe per arsye politike, mjaft qe te pranoj Papen si kreu i Kishes. Venedikasit, kur merrnin treva shqiptare ne zoterim, nuk i kthenin medoemos popullin ne latine. Perkundrazi, Unitizmi eshte preferuar shume prej tyre.


    Vdekja e Skenderbeut, edhe sikur te jete ne Kishe Katolike, nuk mund te jete prove e perkatesise fetare tradicionale te tij, sepse perkatesia fetare eshte nje zinxhir qe i ka fillesat madje me paraardhesit e perfundon me vdekjen e vete personit. Te kam thene, edhe Patriku i konstantinopolit qe morri pjese ne Koncilin e Firences, vdiq gjate procesit te Koncilit, pasi ai nenshkroi akt-bashkimin edhe u varros ne Firence ne nje Kishe Katolike, ku sot e kesaj dite gjendet varri i tij, por kjo nuk do te thote qe Patriku i Konstantinopolit ishte Katolik Latin. Kjo s'do te thote se ai s'ishte Bizantin.


    Perdor logjiken i nderuar, jo deshiren tende.



    Qe Kruja ka qene Bizantine, kete po ta thone historiane si Kristo Frasheri; Pellumb Xhufi etj...



    Ne fakt Bektashizmi per nga vete ritet qe ka i pershtatet nje shoqerie Bizantine, sepse psh Buka edhe Vera qe ata perdorin, veshjet edhe shume shenjtore nuk jane vecse simbioza islamiko-kristianobizantine.



    Pastaj kush tha qe turqit, kur moren kalane e Krujes, e kthyen popullsine ne muslimane? Kjo eshte e paprove. Turqit biles i trajtuan mire kristianet e Helena Topias, sepse ata ia dorezuan Kalane pa rezistence. Ne muslimane u kthyen vetem nje pjese qe deshironin te ktheheshin vete.






    Se dyti, shtrirja e Kishave nuk mund te vertetoje kufij Kishash siper e poshte Shkumbinit.
    Duke qene se para pushtimit otoman, revanshi fetar ne Shqiperi u ka takuar Katolikeve ne kurriz te Ortodokseve, eshte e natyrshme qe Kisha Ortodokse te jene kthyer ne Katolike.
    Shembulli me tipik verior qe UNE kam sjelle ne forum eshte Manastiri i Shen Aleskandrit ne Orosh, qe vete Nopca e tjere studiues thone se ka qene Ortodoks para se ta merrnin Benediktinet.




    Nuk duhet te harrosh serish se ne Simpoziumin e Krishterimit, te mbajtur nga Konf. Ipeshkvnore ne 2000, Pellumb Xhufi e ngjyrosi harten fetare ne Shqiperi me bizantinizem deri ne veri. Kete ta thote edhe K. Frasheri. Ndersa politikisht, PO, katolicizmi shtrihej deri ne JUG me ane te unitizmit.

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-10-2005
    Postime
    85
    Citim




    Kruja e Gjergj Kastriotit nuk ka qene ndonjehere katolike dhe vete emrat e shenjtoreve apo emigrantet arbereshe qe shkuan drejt Italise dhe Greqise per ti shpetuar pushtimit turk, jane deshmi e gjalle e kesaj.
    Albo


    Kruja ka qene gjithmone katolike por e ritit bizantin, qe ne ditet e sotme quhet unitarian, e varur nga Vatikani dhe jo Greku, qe seminirasti e ka shpjeguar shume qarte diku ne kete forum. Sa per shnderrimin e katolikeve te ritit bizantin ne ate qe quhet sot ortodoks, eshte krejt dicka tjeter si teme. Disa e kane pranuar varesine nga greku dhe disa jo. Por ne pergjithesi derisa kemi nje kishe autoqefale me kendimin latin do te thote qe jo Albo Kingu. Por ti mos u merzit se si dihet, ok?? Dalengadale po vjen behari.

    Keto more Labeat bijne vete me kete llogjiken prej budallai ne gracke. Duan ta bejne Skenderbeun Grek me zorr, por ja qe s'eshte. Eshte Shqiptar katolik i ritit bizantin dhe ka qene i varur nga Vatikani, mbaroj fimi. Me vone, kush desh e mbajti ritin bizantin por i varur nga Vatikani dhe asnjehere nga Greku i Albos, kush nuk desh u be katolik i ritit latin. C'pune ka ketu ortodoksia e Grekut, nuk kuptoj, s'ka patur asnjehere te beje me kohen e para-skenderbeut.

Tema të Ngjashme

  1. Te Verteta Te Panjohura E Te Pathena Per Himaren
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 00:52
  2. Hapet shkolla greke në Himarë
    Nga ARIANI_TB në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 189
    Postimi i Fundit: 14-05-2006, 08:53
  3. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  4. Historia e Himarës Shqiptare
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 22-12-2004, 19:54
  5. Te Verteta Te Panjohura E Te Pathena Per Himaren
    Nga shendelli në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 13:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •