Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 56
  1. #21
    Madrid
    Anëtarësuar
    06-11-2005
    Vendndodhja
    Madrid
    Postime
    22

    Talking

    Citim Postuar më parë nga D@mian
    Me sa duket ka marre pjese ne konkurs ajka boterore e universiteteve.
    Vendin e pare e paska zene Univ i Zimbaves.
    Duket qe konkurrenca ka qene e forte. Nje triumf i vertete ...
    D@mian ma more prej gojesh pergjigjen!
    Sa per te tjeret qe jeni fan te Unit. Shqiptar, thirrini mendies.
    Arsimi nuk eshte i pambarur nga shoqeria dhe niveli i zhvillimit i vendit qe ndodhet...

    Ne vend te pare paska dale Uni i Zimbaves. ha! ha! ha! ha! ha! ha! ha! ha! ha!
    Per ca konkuruan, per gjah luanesh ne afrike???
    "Never argue with an idiot.They'll lower you to their level and beat you with experience ! "

  2. #22
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Nuk jam prej atyre qe besojne se studentin e dobesojne veshtiresite, perkundrazi! Por ce do qe problemi i studenteve shqiptare nuk jane veshtiresite por gomeret qe kane mbi koke!

    Megjithate le ta kapim artikullin ashtu sic u shkruajt.....

    Per cfare u dekoruan keta tonet?

    Per plane!
    Cfare planesh: nga ato te fushes se ekonomise, ku Shqiperia ka me teper nevoje se shume te tjere!

    Pra ai qe ka nevoje sigurisht qe mendon me shume plane se te tjeret!

    Eshte me te vertet mahnitese menyra sesi Bota e Trete nderton plane ekonomike. Disa plane te dala nga filmat fantastiko shkencor (qe nga Parajsa Bathiste e deri tek Dollari Argjentinas).

    Per vepra kur do dekorohemi?

    Megjithate une i jap nje nobel ketyre studenteve per shpresen e madhe qe kane! Une per vete nuk do ia arrija dot!

  3. #23
    tmerrsisht i embel
    Anëtarësuar
    05-07-2005
    Vendndodhja
    Me ne fund ne tirane.....
    Postime
    291
    kam menduar gjithmone qe problemi me i madh i shoqerise shqiptare eshte injoranca; tani kam prova edhe me te forta per te skalitur pergjithnje bindjen time. Te zhytur deri ne fyt nen dhe, vazhdojme ti thurrim lavde vetvetes duke harruar qe nuk duhet shume sforci, mjafton te kthesh koken, e te kuptosh sa poshte eshte gjithcka qe na rrethon krahasuar me perendimin, e aq me shume universiteti, ku probabilisht studentet me te mire shqiptare tani ndodhen neper bankat e universiteteve te huaja. Le ta hedhim pergjithmone poshte legjenden qe shkollat shqiptare jane me te mira, me te forta, me komplete...nuk eshte absolutisht e vertete...shkollat shqiptare dhe programi mesimor shqiptar (nese ai kryhet sic duhet e jo kafeneve) eshte i bazuar ne lendet shkencore si matematika, fizika, kimia biologjia etj...por le shume mbrapa lendet humanistike si filozofia, historia, letersia boterore etj etj. Ne teori shkolla shqiptare duhet te nxjerre njerez te kthyer ne robot shume te mire, qe te jen te afte te zgjedhin nje ekuacione, te bejne programime kompjuterike, por une mendoj qe qellimi i shkolles duhet te jetre ai qe te nxjerre njerez me horizont e botekuptim, me aftesi kritike e gjykuese, gje qe nuk ndodh absolutisht ne shkollen tone, ku personazhe te kalibrit te Kant, Schopenhauer e shume mendje te tjera qe jane perpjekur ti japin nje interpretim kesaj bote as qe analizohen. Kjo eshte sipas meje fatkeqsia e shkollave shqiptare:synimi te nxjerrin njerez-robot se sa njerez me bote.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Emilja_ort
    Anëtarësuar
    20-11-2005
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    8
    Citim Postuar më parë nga Teddy
    kam menduar gjithmone qe problemi me i madh i shoqerise shqiptare eshte injoranca; tani kam prova edhe me te forta per te skalitur pergjithnje bindjen time. Te zhytur deri ne fyt nen dhe, vazhdojme ti thurrim lavde vetvetes duke harruar qe nuk duhet shume sforci, mjafton te kthesh koken, e te kuptosh sa poshte eshte gjithcka qe na rrethon krahasuar me perendimin, e aq me shume universiteti, ku probabilisht studentet me te mire shqiptare tani ndodhen neper bankat e universiteteve te huaja. Le ta hedhim pergjithmone poshte legjenden qe shkollat shqiptare jane me te mira, me te forta, me komplete...nuk eshte absolutisht e vertete...shkollat shqiptare dhe programi mesimor shqiptar (nese ai kryhet sic duhet e jo kafeneve) eshte i bazuar ne lendet shkencore si matematika, fizika, kimia biologjia etj...por le shume mbrapa lendet humanistike si filozofia, historia, letersia boterore etj etj. Ne teori shkolla shqiptare duhet te nxjerre njerez te kthyer ne robot shume te mire, qe te jen te afte te zgjedhin nje ekuacione, te bejne programime kompjuterike, por une mendoj qe qellimi i shkolles duhet te jetre ai qe te nxjerre njerez me horizont e botekuptim, me aftesi kritike e gjykuese, gje qe nuk ndodh absolutisht ne shkollen tone, ku personazhe te kalibrit te Kant, Schopenhauer e shume mendje te tjera qe jane perpjekur ti japin nje interpretim kesaj bote as qe analizohen. Kjo eshte sipas meje fatkeqsia e shkollave shqiptare:synimi te nxjerrin njerez-robot se sa njerez me bote.

    Eshte shume e vertet
    Metoda e studimit te shkollave shqiptare jep robot shume te mire
    ;Nuk kam cte shtoj

  5. #25
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anëtarësuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Citim Postuar më parë nga Teddy
    Ne teori shkolla shqiptare duhet te nxjerre njerez te kthyer ne robot shume te mire, qe te jen te afte te zgjedhin nje ekuacione, te bejne programime kompjuterike, por une mendoj qe qellimi i shkolles duhet te jetre ai qe te nxjerre njerez me horizont e botekuptim, me aftesi kritike e gjykuese, gje qe nuk ndodh absolutisht ne shkollen tone, ku personazhe te kalibrit te Kant, Schopenhauer e shume mendje te tjera qe jane perpjekur ti japin nje interpretim kesaj bote as qe analizohen. Kjo eshte sipas meje fatkeqsia e shkollave shqiptare:synimi te nxjerrin njerez-robot se sa njerez me bote.
    Jam dakort me ju Teddy ne lidhje me qellimin e vertete qe duhet te kete arsimi i larte po mos harro ndarjen qe ekzisotn ne arsimin e larte ne baze te fushave te jetes. Ky konkurs ka si qellim zhvillimin e sipermarrjes, qe qendron me vete ndaj lendeve qe ju sollet si shembull (filozofine, historine apo letersine). Pastaj Kanti dhe Schopenhaur jane shume te thelle si filozofe dhe nuk mund te pretendosh qe te jene te kuptueshem nga masa e gjere e studenteve. Filozoia e tyre u sherben vetem atyre qe duan te merren me filozfi dhe kane prirje per shkencat humane.

    Biles do shtoja qe ai qellim qe ju kerkoni te kete arsimi i larte pothuajse po braktiset sot ku arsimi i larte eshte bere si nje e drejte e nuk eshte me nje privilesj si dikur. Qellimi kryesor i arsimit te larte, te pakten ketu ne Amerike, eshte qe ti siguroje dikujt nje punsim pas diplomimit dhe lendet gjitashtu po priren drejt atij qellimi.
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-02-2006
    Postime
    14

    Cool Shqipetaret neper bote

    Citim Postuar më parë nga Blue_sky
    Kam pak a shume njohuri mbi sistemet arsimore ne Shqiperi,si dhe njohuri me te thella te universiteteve perendimore dhe mund te them me plot goje qe Shqiperia eshte shume larg standarteve europiane.Kete e tregon dhe numri i madh i universitareve ne Shqiperi te cilet pasi emigrojne nuk arrijne te ingranohet ne sistemet perkatese.

    Natyrisht do kete studente qe mundohen te arrijne diku me tutje,prinderit e te cileve kane para te ju paguajne ndonje kurs ekstra anglishteje,frengjishteje ose ndonje udhetim studimi ne nje vend si Kanada por rrafshi mesatar i studentit shqiptar nuk ploteson standartet e duhura krahasuar me nje student euro-perendimor.Ne vendin ku banoj studentet shqipetare qe mund te kene arrritur te penetrojne ne dege universitare numerohen ne gishtat e njeres dore.(dhe ato qe mund te penetrojne,ngelin nga 2-3 vjet,mgjth keto 2-3 vjet mund ti thone vetes qe jam ne universitet,edhe pse s'levizin nga viti i 1)


    Ai argumenti siper qe thote mbi anglishten me duket arsye mjaft e dobet per tu marre si baze,duke pare qe studentet ne vendin ku banoj minimum 2-3 gjuha te huaja i flasin perfekt.Te fokusohesh vetem ne nje gjuhe s'eshte aq e veshtire.

    Dhe dicka qe nuk do ngaterroja shume eshte sistemi i universiteteve ne Amerike-Canada si dhe ato Euro-Perendimore: ne Europe nuk gjen universitete te dores te dyte ose te trete sic mund te gjesh ne Amerike-Canada,dhe shume njerez qe njoh(shqipetare ne Usa,Canada))studiojne ne universitete te tilla.Mirepo ne Europe niveli i tyre eshte pak a shume i njejte(flas per Gjermani,France,Belgjike,Hollande...UK deri diku).Standartet jane super te larta,ndaj dhe penetrimi i studenteve shqipetare ne 5 shtetet qe permenda mesiper eshte shumeeeeee me i vogel se ne vende ku universitetet standartizohen ne shkalle nivelesh.

    Aman o njerez,se te kishte qene nder 5 me te miret do na kishin mbytur euro-perendimoret Tiranen e jo studentet shqipetare ambasadat e huaja per i cope vize qofte dhe per Itali.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Artemis Ishmaku : 01-02-2006 më 14:39

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-02-2006
    Postime
    14
    Blue_Sky,

    Une nuk e di se ku jeton ti, dhe nuk e di se ku e ke marre kete experience dhe informacion per Shqipetaret neper bote. Shumica e Shqipetareve neper bote, nuk i krijojne vetes mundesi integrimi me boten e jashtme, sepse jetojne neper komunitete. Ka plot Shqipetare, qe me diplomat e mara nga Universiteti i Tiranes, jo vetem kane qene ne gjendje te integrohen ne jeten perendimore, por gjithashtu te gjejne pune ne universitetet e perendimit, jo vetem ne mesimdhenje, por edhe ne kerkime studimore. Nder te tjera njoh dhe nje Shqipetare, qe pasi kish mbaruar Universitetin e Tiranes, jep mesim ne MIT. Amerika eshte e mbushur me Shqipetare te cilet jane futur ne universitete nga me te mirat, per te bere studime pas universitare pasi jane diplomuar nga Universiteti i Tiranes. Gjithashtu ka plot studente Shqipetare, qe jane duke bere shkollat ne Amerike, dhe jane duke i kaluar mesataret e Amerikaneve, dhe te shume grupesh studentesh internacional. Ti je ne dashuri me Evropen, por duhet te kesh parasysh qe Amerikanet nuk po keputen qe te ndjekin studimet ne Evrope, por e kunderta ndodh me Evropianet. Ata jane ne cdo shkolle Amerikane, pamvaresisht nga niveli i shkolles, dhe pse cmimet e shkollave ne Evrope jane shume me te uleta se ato ne Amreike.

    Ne jemi dyndur te dyert e ambasadave, jo sepse nuk jemi te zgjuar, apo na mungon krijmtaria, por sepse gjendja ne Shqiperi nuk eshte premtuese.

  8. #28
    p.n.a.p.m.q.g.q.n.t.v.
    Anëtarësuar
    03-06-2005
    Vendndodhja
    Berat-Tirane-Milano
    Postime
    179
    Citim Postuar më parë nga ridy85
    Pershendetje te gjitheve
    Un jetoj ne Itali. Kte vit mbarova gjimnazin ktu dhe jo per tu mburrur por dola me maksimumin. I vetmi ne te gjith gjimnazin. Un jam shqiptar dhe arrita te dilja me nje not shum me te lart se sa vet italianet. Kjo gje kam ven re se ndodh me shum shqiptar ktu ne Itali, te cilet kan filluar shkollen ne Shqipri dhe e vazhdojn ktu ne Itali. Kam degjuar per lemshin neper universitet shqiptare, por baza q merr ne shkollat shqiptare esht shum me e lart ne krahasim me ate qe behet ktu ne Itali. Prandaj nuk habitem shum kur degjoj se Universiteti i Tiranes esht nga 5 me te miret.


    Nuk duhet te ngaterrojme shkollen e larte me shkollen para-universitare?
    Degjova vellain dje qe po mesonte permendesh ishujt dhe kryeqytetet e Amerikes Jugore! Ishin diku tek 20-25 ishuj amerikan jugor!
    Po lodhet nje nxenes me emrat e nje ishulli kot?
    Nuk po them se nuk duhet ti mesosh, por metodika qe mesuesi ti jep me detyrim eshte teper e gabuar.
    Merr nje kapacitet teorik te ngjeshur dhe behesh "budalla".
    Sipas mendimit te specialistave (dua te them se mamin e kam mesuese dhe e di dhe ajo qe programi eshte i ngjeshur) programi i lendeve parauniversitare duhet shkurtuar sepse keshtu ka me teper mundesi qe nje nxenes ne nje moshe te tille te kapi me pak por ti vlejne ne te ardhmen.

    Kam qene vete ne gjimnaze (Qemal Stafa ne Tirane, nje nder me te miret) dhe e shikoja pothuajse 60-705 e nxenesve nuk dinin te thoshin edhe te shumte 2 emra kryeqytete Afrikane.
    Epo atehere lind pyetja? Pse jane ne program popullsia, dendesia, emrat e qyteteve kryesore etj kur nje nxenes nuk i perveteson?

    Po te shikosh ne USA shkollat kane njefar profilizimi prandaj çuditen amerikanet me nje nxenes shqiptar kur shkon ne to? (Megjithate personalisht nuk jam me sistemin e profilizimit por jam me sistemin shoqeror me me pak volum)

    Sa per universitetin e di vete (jam student ne nje dege teper te kerkuar) se si eshte?

    As qe mund te krahasohet me jashte! (Te pakten keshtu thote babi qe ka qene me specializim si ne Janine, Selanik dhe Oksford dhe jep dhe mesim ne Shqiperi).
    Nëse thonë se lufta dëmton paqen unë "m.g.q.n.t.v." po ju them lufta për liri është paqia vetë!

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e FENIXI
    Anëtarësuar
    13-01-2006
    Postime
    27
    Universiteti i Tiranes ne 5 me te miret e europes?! sa enderr e bukur do te ishte...e di qe ne shqiptaret ja bejme shume qejfin vetes po jo kaq shume Universiteti i Tiranes eshte vertet i mirte ne Shqiperi po te krahasohet me europen .... kemi shume rruge per te bere per te arritur atje une studioj mjekesi ne Strasburg te Frances "eshte nje nder tre fakumtetet e para te mjekesise ne France"ne ketu punojme me librat me te reja c mund te thuash per univ e tiranes qe meson studentet e tij akoma me librat e xhaxhi Enverit dhe i edukon ata me frymen marksiste-leniniste une do te kisha shume deshire te ishim nder te 5-tet ne europe por ne shqiptaret kemi shume fjale e pak pune

  10. #30
    Citim Postuar më parë nga m.g.q.n.t.v.
    Nuk duhet te ...............................................
    Citim Postuar më parë nga FENIXI
    Universiteti i Tiranes ne 5 ....................................


    Motra me tregon, se kur ka qene ne universitet ne Shqiperi, ka patur nje profesor qe thonte qe studentet Shqipetare nuk iu arrinin as te themra studentave Amerikane. Ai thonte qe sudentet Shqipetare nuk jane te denje te ulen as ne shkallet e universiteteve te huaja. Kjo eshte jo vec absurde, por dhe e turpshme, e neveritshme.

    Une jam duke bere shkolle ne Amerike, dhe jam duke shkuar ne shkolle shume te mire. I shoh studentet Amerikane. Shumica nuk dine nga lidhet gomari. As te mbledhin e te zbresisn nuk dine. Dhe ti me thua per ngarkimin. Pastaj, ne c'do shkolle do mesosh dicka permendesh, varet nga lenda.

    Nese te pelqen te jesh prapa, atehere po, nuk do ta kesh problem nese meson se si te shkruash hartim pa figura letrare. Nejse. Keto shkollat tuaja me libra te reja, nuk jane me te mira nga librat e reja. Rendesi ka se c'ka brenda ne libra, jo viti i botimit dhe ngjyra e kapakut.

    Teorial e Relativitetit eshte shkurar nga Anjshtanji ne 1905 ne mos gaboj. E cfare pastaj, duhet te botojme e te mesojme ndonje teori te re, se eshte vjetruar kjo, kane kaluar 100 vjet. O e gjeta, po sikur te ribotojme librin, ta bejme te ri, me ca me shume shkelqim e me ca me shume ngjyra. Ide e mire. Mbase, vetvetiu, do te rinovohet dhe teoria me rastin e ribotimit. ...........e s'do jete me teori e vjeter pastaj
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gogla e Kuqe : 21-02-2006 më 19:37

  11. #31
    Tradhetar I Kombit Maska e Aldo_west_83
    Anëtarësuar
    14-09-2005
    Vendndodhja
    Ne Interrnim!
    Postime
    132
    Imagjino kur ziheni ju Intelektualet e kti Forumi, po ne te tjeret!!!! Un di kte, qe nxensit ene studentat Shqiptar kudo qe kan vajt kan qen nxenes ene studenta te shkelqyer. Ktu ne Greqi ne shkollat (Gjimnaze) greke ka 1 ligj i cili thot (Nxensi me i mir i shkolles, ka nderin ene te vetmen te drejte te ngrej flamurin ne festat kombtare ) kjo ndodh kur bohen parakalime per festat kombtare. Vjet e ngriten flamurin grek 56 nxensa Shqiptar (Vetem ne Athin,12 e refuzuan ta ngrinin per arsye kercenimesh nga Organizatat rraciste Greke) Mbase Tirona nuk ka 1 nga 5 Universitetet mo t'mira te Europes dakord, por ama per 1 gjo te jeni te sigurt, studentat Shqiptar jan mo t'miret ne Europ.
    Tradhetar I Kombit!

    I Denuar Me Interrnim Per Agjitacion E Propagand !

  12. #32
    Ineda Maska e Ina_19
    Anëtarësuar
    06-10-2005
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    68

    boll mo se na gajaset tani...

    Po rrini re boll se na gajaset tani me kete universitetin e Tiranes....ahahahahaa.....atje akoma pedagoget marrin rrushfete si dhe po studiojne studente qe nuk kane mbaruar te mesmen.....ju na thoni qe eshte nder 5 me te miret ne evrope.....ore se mos e keni fjalen nga 5 te fundit se nuk e kuptova mire......lol... na diken anglishten perfect ata....anglisht perfect tani di edhe nje emigrant me dy klase shkolle jo me ata qe e kane per detyrim....Po ju them mos vazhdoni me me anekdota dhe hiperbolizime se prandaj nuk ecim perpara shqiperia dhe shqiptaret...se mburremi si ajo dhija e zgjebosur...bishtin perpjete... bye nga une...
    Gjithcka e bej per vete...

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e FENIXI
    Anëtarësuar
    13-01-2006
    Postime
    27
    hej gogle e kuqe po pse te gjithe studente amerikane "gomere"jane po ku i gjen shkencetaret,mesuesit,etj amerika?!jur qenkan te gjithe gomere si ka arritur amerika atje ku eshte tani!mos ja futni kot .........vetem ne shqiptaret jemi me te zgjuarit e di ti qe une nuk njoh asnje shqiptar ketu ne france apo ne itali te jete kthyer me diplome ne shtepi.......po te ishin shkollat tona te atij niveli nuk iknin studentet jashte

  14. #34

    Arrow

    Citim Postuar më parë nga FENIXI
    .......po te ishin shkollat tona te atij niveli nuk iknin studentet jashte
    Citim Postuar më parë nga Ina_19
    Po rrini re boll se na gajaset ...............na diken anglishten perfect ata....anglisht perfect tani di edhe nje emigrant me dy klase shkolle jo me ata qe e kane per detyrim......................

    Studented ikin jashte se ne Shqiperi nuk ka prespektive, ke korrupsion dhe pasiguri. Guri i rende ne vend te vet sic thote dhe populli. Por problemi eshte se po na shkundet vendi nga termetet, e eshte e veshtire te rrish ne nje vend kur te dridh e te hedh termeti. Koha ne Shqiperi ka kohe qe eshte e vrenjtur. Meterolloget nuk e pecaktojne dot se kur do dale djelli. Kemi nevoje per pak mot te mire edhe ne, prandaj ikim jashte.

    Shkolla shqipetare eshte shume e forte. Amerika ne menyre te rregullt terheq njerez lindore per te bere shkence. Amerikanet, shumica studjojne Anglisht e Shkenca Sociale. Kjo s'do me thene qe ata nuk studjojne shkenca, por shume pak.

    Mamaja ime me shkollen e Shqiperise ka vite qe ben kerkime studimore dhe jep mesim ne universitet ketu ne Amerike. Po te ish aq kot dhe e padobi dija e saje, ta garantoj une qe s'do ta mbanin ne pune, se nuk ben njeri sevap ketu.

    Mua me vjen keq kur lexoj mllefin dhe percmimin tuaj ne lidhje me sistemin arsimor shqipetar.

    Ti thua qe Shqipetaret nuk ia dalin dot ne France. Ajo nuk reflekton vec intelektin e studenteve Shqipetare, por gjithashtu dhe kulturen e Frances. Francezet jane shume konservative dhe nacionaliste. Kjo e ben shume te veshtire integrimin e studenteve Shqipetare ne ate vend.

    Sa per Anglishten, une s'e kuptoj se pse ju mendoni qe Shqipetaret s'dine Anglisht. Megjithate, per nje fushe te caktuar, nuk te duhet te dishe gjithe gjuhen, te duhet te dishe termat e fushes sate. Ajo te mjafton te japesh nje prezantim te mire.

    Ketu ne Amerike, po te jesh i mire, je i mire. Zotesia eshte kriteri i vleresimit 99% te kohes, kurse ne vende si Franca shihen dhe gjera te tjera. Dhe ketu ne Amerike ne departamented e Shkencave te Natyres, po te jesh Amerikan, dhe pse mund te kesh gjysmen e zotesise te studentave te huaj, trajtohesh si ylli i departamentit, sepse je Amerikan, dhe Amerikanet ne shkenca natyrore jane te pakte.

    E mesipermja nuk ndodh ne te gjitha shkollat, por ndodh ne mase. Me siguri e them qe kur komitetet mblidhen per te bere pranimin e nxeneseve per studime pas universitare, prioritet absolut i jepet Amerikaneve. Dhe kjo ndodh dhe ne Amerike. Imagjino se c'ndodh ne France, ku paragjykimet jane te nje shkalle shume me te larte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gogla e Kuqe : 23-02-2006 më 20:06

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e FENIXI
    Anëtarësuar
    13-01-2006
    Postime
    27
    gogla e kuqe une e di ç shkolle behet ne shqiperi dhe ç shkolle behet ne europen perendimore ,une nuk kam perçmuar arsimin shqiptar,çdo gje ne nje shtet ecen paralel shkollat,ekonomia,sporti gjithçka nqs nuk ke nje ekonomi te mire nuk mund te pretendosh te arish nivele te larta ne shkolle apo ne çdo fushe tjeter .vertet keta francezet jane nacionaliste ama ne shkolle jane te gjithe te barabarte vetem ai me i zoti fiton.
    une kam bere nje lice francez ne korçe dhe erdha ketu po.......ishte gjithçka ndryshe ato qe kam mesuar andej leri andej se ketu nuk te hyjne ne pune .ne kishim tekste ribotime te viteve 80 kurse ketu bejme te rejat e fundit ç nivel mund te pretendosh .kur ti je 20 vjet mbapa,une jam SHQIPTAR dhe ne patjeter do te arrijme nivelin e tyre padiskutim po per kete duhet pune dhe jo fjale ne,nuk duhet te flasesh ne ajer .kur kemi shkolla aq te mira pse nuk japin rezultat e krahason dot "ne pergjithesi"nje mjek francez me nje shqiptar jo "ka dhe mjeke shqiptare qe japin mesim ne paris po te krahasosh nivelin e tyre jo.
    edhe njehere çdo gje ecen paralelisht mbaje mend kete

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    JU LUMTË!



    Uroj te vazhdojne keshtu.

  17. #37
    Citim Postuar më parë nga FENIXI
    gogla e kuqe une e di ç shkolle behet ne shqiperi dhe ç shkolle behet ne europen perendimore ,une nuk kam perçmuar arsimin shqiptar,çdo gje ne nje shtet ecen paralel shkollat,ekonomia,sporti gjithçka nqs nuk ke nje ekonomi te mire nuk mund te pretendosh te arish nivele te larta ne shkolle apo ne çdo fushe tjeter .vertet keta francezet jane nacionaliste ama ne shkolle jane te gjithe te barabarte vetem ai me i zoti fiton.
    une kam bere nje lice francez ne korçe dhe erdha ketu po.......ishte gjithçka ndryshe ato qe kam mesuar andej leri andej se ketu nuk te hyjne ne pune .ne kishim tekste ribotime te viteve 80 kurse ketu bejme te rejat e fundit ç nivel mund te pretendosh .kur ti je 20 vjet mbapa,une jam SHQIPTAR dhe ne patjeter do te arrijme nivelin e tyre padiskutim po per kete duhet pune dhe jo fjale ne,nuk duhet te flasesh ne ajer .kur kemi shkolla aq te mira pse nuk japin rezultat e krahason dot "ne pergjithesi"nje mjek francez me nje shqiptar jo "ka dhe mjeke shqiptare qe japin mesim ne paris po te krahasosh nivelin e tyre jo.
    edhe njehere çdo gje ecen paralelisht mbaje mend kete

    fenix, kij parasysh, se shumica e ribotimeve nuk kane gjera te reja. Thjesht nderrohen vendet e kapitujve e te ushtrimeve, sa per te bere ca me shume para.

    Une jam duke marre ekuacione diferenciale dhe analiza matematike tani, dhe libri i pare eshte ribotuar ca here qe kur esthe botuar (vitet 70), por ka ndryshime minimale, ndersa i dyti eshte bere qe ne 70, e s'ka ndryshuar.

    librat kane rendesi se c'kane brenda, e jo se sa here ribotohen

  18. #38
    Ere... Maska e bluemoon
    Anëtarësuar
    17-11-2005
    Vendndodhja
    Ne nje pike te vockel vese mbi nje fije bari...
    Postime
    228
    Citim Postuar më parë nga Ina_19
    Po rrini re boll se na gajaset tani me kete universitetin e Tiranes....ahahahahaa.....atje akoma pedagoget marrin rrushfete si dhe po studiojne studente qe nuk kane mbaruar te mesmen.....ju na thoni qe eshte nder 5 me te miret ne evrope.....ore se mos e keni fjalen nga 5 te fundit se nuk e kuptova mire......lol... na diken anglishten perfect ata....anglisht perfect tani di edhe nje emigrant me dy klase shkolle jo me ata qe e kane per detyrim....Po ju them mos vazhdoni me me anekdota dhe hiperbolizime se prandaj nuk ecim perpara shqiperia dhe shqiptaret...se mburremi si ajo dhija e zgjebosur...bishtin perpjete... bye nga une...


    Nuk e kuptoj pse ju habit kaq shume marrja e rryshfeteve nga profesoret ne Shqiperi... Zgjohuni: NDODH NE CDO VEND TE BOTES!!!!

    Une personalisht kam pare provime qe merren me para, me nje shishe vere apo thjesht ne kembim te nje favori. Kam pare diploma te marra pa provime...
    Kam pare universitete serioze ne maksimum qe i shtrydhin studentet e ne fund te fundit kishte nga ata bij baballaresh "high class" qe privilegjoheshin... Ky eshte nje fenomen i pashprehur, por i njohur boterisht...

    Megjithate jam e bindur qe puna dhe djersa e derdhur shperblejne gjithmone. E nuk eshte ceshtje e universitetit qe frekuenton.

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Pershtypje vetjake: Vjet ne pranvere me duhej te takoja nje te njohurin tim qe punonte te bibloteka e universitetit ne Elbasan. Une nuk e dija ku ishte bibloteka dhe kam pyetur te pakten pese gjashte vete derisa dikush me ne fund arriti te me orientonte. Brenda biblotekes kishte vetem tre-kater vete. E gjithe kjo ne kontrast te plote me mbipopullimin e klubeve, pubeve, restoranteve etj. rreth e perqark universitetit. Sipas pershypjes te shume shokeve te mi, shumica derrmuese e nxenesve mbaronin shkollen pa ju dashur te shkelnin ne bibloteke qofte dhe njehere. Cilesia pertoke e bilblotekes dhe materialeve ne te eshte avaz me vete sigurisht.

    Pershtypje tjeter vetjake: nuk e di se sa pengohet dikush qe punon dhe meson vete, por me ka rene rasti te njoh persona qe lexonin me rrokje gazeten dhe kishin mbaruar me mesatare mbi 8 per juridik. Mbase personi ne fjale tani eshte duke mbaruar psh ekonomikun naten dhe del ne CV me dy diploma. Si arrin ta mbaroje shkollen ? E thjeshte, vetem me 100 mije leke per provim. Kaq eshte standarti.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  20. #40
    kureshtar Maska e chi_mai
    Anëtarësuar
    27-10-2005
    Vendndodhja
    perkohesisht tirane, vendbanimi alternativ
    Postime
    373
    sa per studentet shqiptar, e di shume mire qe nje perqindje e vogel e tyre jane ne nivel ekstrastudentor. un jam nje student qe luftoj per pese ne universitet :P
    megjithate kur paraqita nje esse timen me teme "shteti i zogut" u vleresua me 8 dhe u botua tek revista vjetore e historise shqiptare. (kuptohet qe sjam ne nivel me ata qe kane konkuruar aty)
    nuk habitem me arritjet e studenteve shqiptar ne kompeticione nderkombetare.
    e meriton universiteti i tiranes te njifet ne bote
    all u need is love

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Rama: Berisha në pushtet, fundi jonë
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  3. Barbaria Komuniste
    Nga Lexuesja në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 06:48
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 18:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •