Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e c'regjistruar
    Anëtarësuar
    26-01-2005
    Postime
    170

    Patër Kolë Berishaj - kangë epike

    Lufta e Kelmendit 1944-1945
    45- vjet Komunizëm në Shqypni


    T'Madhit Zot-o, me i kenë falë
    Kohë e keqe paska ardhë
    Për bajrakë e bjeshkë t'ktij vendit,
    Për malsorë, ... robni t'Kelmendit!
    T'ejten n'nade, tuj da dita
    Në Kelmend ushtrija ik'ka.
    Dimni i fortë kish pasë qillue
    Gra e trima ishin tërbue!
    Komisari na u ka pri,
    Po shëtitë ky shpi për shpi,
    Shpi për shpi tuj kontrollue,
    Hajde popull me m'ndihmue
    Me m'ndihmue e me m'kallxue
    Ky Dedë Gjoni ku rrin me shpi,
    I cili asht katundi i tij?
    Del shetit katundin mbarë,
    Ke me pa kush asht shqyptar,
    Ke me pa ku mbi nji shpi
    Hidhet flamuri kuq e zi!
    Kjo asht shpija e Dedë Gjonit,
    E Dedë Gjonit të Rapukës,
    Shpi e mirë, shpija e bukës,
    Për zengjin, për fukara
    Ma t'mirë shpi n'bajrak nuk ka,
    Ma bujar, për bujari,
    As ma fisnik për fisniki,
    Shpija e tij asht shpi bujare,
    Edhe asht shum atdhetare,
    Fisnik si Dedën, e atdhetar
    Pak i ke n'kombin shqyptar.
    Burrë i mirë Dedë Gjon Rapuka
    Jo me e pa, vetëm kah duka,
    Por i mirë e burr' si motit,
    E kur dhanë t'ka bes'n e Zotit,
    Kishte dekë, kishte mbarue
    Për t'gjallë, jo, s't'kishte trathtue.
    Por n'kët' luftë pat shumë rreziqe
    Kah për nderë ai u përpiqte
    Si për nderë, si për burrni
    Me pshtue plak, gra dhe fmi,
    Me pshtue besë, fe e burrni,
    Me pasë fratin n'famulli
    Për kunorë e me pagzue,
    Me rrfye t'liq e me i vorrue,
    Si traditë asht kenë ndër ne
    Pse s'jem truq as nuk jem shkje,
    Por të kshtenë e katolikë
    S'durojmë, jo, kurr' m'u koritë,
    Ma mirë dekë e me hi n'dhe
    Se i gjallë e me ndrrue fe.
    Por kur hini partizani
    Krisi pushka, kërdi bani,
    Krejt Kelmendi n'kambë asht cue
    I madh e i vogël, trim e grue,
    Kin demek me ia ndalë hovin,
    Hovin toskve me ja u ndalë
    S'dinë ata gja për babë as nanë,
    S'duen me dijtë për Zot as fe
    Kta s'asht kenë kurr' ndër ne!
    Duen me prish' kish' e xhami,
    Duen ata fen krejt me zhvi,
    Kurrkush ma me pagzue fmi,
    Kurrkush ma në kishë me hi.
    Emnat t'tanve m'u terrnue,
    S'guxon kush ma m'u pagzue.
    S'guxon kush n'kishë me shkue,
    As në kishë, as në xhami,
    Toska don vetëm "Parti"!
    Me pagëzue, as me krezmue,
    As në fe t'Krishtit m'u edukue,
    Me pagzue, as me krezmue
    Sikur shtasa me jetue!
    I pa Zot dhe i pa fe
    Shteti ynë u shpall ndër ne!
    Ti, Zot, a thue ke pa
    Rrotull botës kah i ke ra,
    Kah ke ra, kah ke shetitë
    A t'tokoj ma pa tuj ikë
    Prej të shkretës, moj Shqypni,
    Mos me e pa kombin t'pa fe,
    Ah, medet, ku-ku për ne,
    Si'i erdh dita kombit tanë,
    Besë e fe, kuj me ia lanë!
    Mbylli kishë, mbylli xhami,
    Mbyti freten e priftni,
    Se ma burgjet i ka mbushë
    As përpara s'i del kush.
    Plot me freten e me prifta,
    Edhe n'ta ai fort po rrihka
    Me tortura m'u marrë jetën,
    Tuj i rrah', u pruni dekën!
    Tepër gjat shkon me kallxue
    Se si t'kshten't i kanë mundue.
    Dij me thanë për njerz't ë mij
    Qi i pata n'famulli
    Ndërmjet zjarmash i kan shti,
    Me i ba gjinden me kallxue
    Deri ku ata i kan' cue.
    Deri ku i kanë percjellë
    Thue se dreqi n'rrugë ka pjellë..!
    Mbasandej dij me u kallxue,
    Gjuh'n e gojse qi ia kan cpue,
    E me i gjalmë ia kanë lidhë,
    Me e ngrehë gjak, si t'jenë ma vshtirë!
    Mbasandej un'dij për 'i tjetër,
    Për nji burrë edhe ma t'vjetër,
    Që kur erdh për me m'kallxue
    Togër Baba c'ka punue,
    Me mustakë krejt të përclluem,
    Me turi krejt të cudnuem:
    Po, përhajr, cka ba vaki,
    I përclluem e djegë n'turi,
    Gjuhën djegë e përcudnue,
    Kshtu me ty, kush ka punue?!
    "Hape gojën, thotë Togeri,
    Nji unë zjarmit me njiheri
    N'zjarm e merr e ma shtjen në gojë,
    Ndihmo Zot, Shejti Shënkollë,
    Sytë më qitën flakë e shkndija,
    "Ku-ku" banë n'shpi gratë e fmija !"
    Ma se 'i herë ma rrethue kisha
    N'gjumë ma t'mirin kur un' isha
    Prej Togerit me ushtri
    N' Traboin, në famulli.
    Tridhet' vjet ku un'kam ndejë
    Tuj shkue mirë me turk e t'kshtenë.
    Për kët kohë mirë kam kalue,
    Pra n'kufi un' pac qillue,
    Shko e eja dy ushtri,
    Herë n'Shqypni, herë në Mal të Zi,
    Por kurrkuj gja s'i kam ba,
    Me gjithkënd si vlla me vlla.
    Kish me pasë shumë me rreshtue,
    Por e dij se s'godis gja
    E dikush edhe me m'sha.
    Cka asht kenë të tanë ka shkue
    N'zemra tona të coptue
    Kurr' për t'gjallë s'kanë m'u harrue!
    Tash po kthehem kku jam kenë
    Me pa luftën në Kelmend,
    Si asht ba edhe zhvillue,
    Si ka nisë, si ka mbarue.
    Kish' me dashtë me shkrue do gjana,
    Por kurr s'muj me i shkrue të tana,
    Shumë ma mirë mos me ia nisë
    Se me i nisë, me i lanë për gjysë.
    Un'fort mirë e mbajë në mend
    Asoherë, pa dalë Kelmend,
    Nat'n'e Kshndell's "Dyzef e katër",
    Me përdhunue edhe me hatër,
    Hin Partia në Toplanë
    Me ushtri - me partizanë.
    Asoherë pata ndodhë
    Në Toplanë un' për Shënkollë,
    Ku kam cue meshn'e mjesditës
    N'nji kepelë kushtue Shënkollit,
    Ksaj robni me ia qitë dorën,
    Mbi do shkamba ish punue
    Shejtit t'madh ia kanë kushtue.
    Mbas Shënkollit, Kshndellat vinë
    Edhe un', me i marrë me t'mirë,
    coj me thirrë të tanë parinë,
    Tuj m'u thanë, po thotë "Urata"
    N'oxhak tem un' kurr' s'u pata,
    Prandej sonte me pari
    Jeni t'tanë ju miqtë e mij,
    Due me thanë nja shtat' a tetë
    Jeni t'thirrun ju te vetë.
    Komandanti, Ethem Bilbili
    Qi ma i mirë nuk bahej trimi,
    Për k'so dore, të partisë
    Të partisë e të tosknisë.
    Oh, mo Zo', ma keq për ne
    Në kohë t'keqe kishim le,
    Me provue e me pa
    Cka n'Toplanë sonte ka ngja!
    M'u ba burrë edhe bujar
    Me përdhunë, cka s'asht pa n'shqyptarë,
    M'u ba burra e kavaljera
    Cka atij s'ia ka hjekë dera.
    Un' me k'ta deshta m'u thanë
    Se un' Kshndellat në Toplanë
    Festue i kam me "miq të ri",
    Me malsorë ka nji për shpi,
    Si sejcili me dhurata
    Ndejë me shokë mbas darket ardhka.
    Kush bjen arra e kshtejat zi.
    Pushkën n'krah e n'brez livoren,
    Shoqishojt tuj me 'i dhanë dorën,
    Kshndellat tona tuj urue
    N'shndet e n't'mira me i kalue.
    Me "pari" kam bisedue
    Pse malsor't ktu janë bashkue,
    Si traditë qi kena pasë
    Nat'n'e Kshndellave me ndejë bashkë.
    E mbas ndejës e loj's kapicë,
    Të tanë s'bashkut me hi n'kishë,
    Mbasi ba t'kenë nji batare
    T'lemtë e Krishtit, ma për hajr.
    Komisari ka urdhnue:
    "Kush t'kenë qefë në kishë me shkue,
    Kush t'kenë qefë në kishë me hi,
    Komandanti na u ka pri.
    Un' ma i pari kam fillue
    Me 'i fushqetë të tanë bojue,
    Për mbas mejet komisari
    MItrolozin merr i pari.
    Me ushtri e me Toplanë,
    Gjimon Drini n't'katër anë,
    Po gjimon Lugu i Toplanës
    M'u dridhë fmija n'zemër t'nanës!
    "Ku-ku", bajnë bajrak't kojshi
    Për brigatë qi sot ka hi
    E ka nisë me pushkatue
    T'madh e t'vogël tuj mbarue!
    A ndigjuet, more kojshi,
    Në Toplanë, s'asht kush tuj gri,
    Por k'to pushkë qi po kërsasin
    Kurrnji njeri nuk po vrasin,
    T'lemtë e Krishtit tuj festue
    Që prej t'parve trashigue!
    Kem hi n'kishë, meshën kem pa
    E fill mbas Kshndellash u filluen,
    N'Kodershnjergj brigatat shkuen,
    Prej aty, fill në Kelmend
    Tuj me e shtrue pllambë për pllambë,
    Tuj me e shtrue, me e vu ndër kambë.
    Por s'shkoj puna si pat'n mendue,
    S'kje kollaj vendin me e sthrue,
    Përse kjenë heroj n'Kelmend
    Qi luftuen për cdo vend.
    Kjenë asish qi me u ba ballë
    Nuk ju shtruen kurr' për t'gjallë.

    (vijon)

  2. #2
    i/e c'regjistruar
    Anëtarësuar
    26-01-2005
    Postime
    170

    "Lufta e Kelmendit 1944-1945, 45-vjet Komunizëm në Shqypni"

    (vazhdim)

    E ndër t'tjerë, njiky Dedë Gjoni
    Qi kur të krehin te llogori
    Kurr' për t'gjallë nuk ka me e lshue
    Për pa dekë, o pa fitue.
    Burrë të fortë e trim si zana,
    Pikë sokolit e kish ba nana,
    E kish ndodhë ky bajraktar
    Nuk dorzohet kurr' për t'gjallë.
    Me gjith mashkuj, me djem t'vet
    Po lufton, po ban gajret,
    Me dy djem ky Gjon Rapuka,
    Ndou e Zefi, si hyll Luca
    Po luftuekan nëpër suka,
    Si trembë topi, s'i trembë pushka.
    Kush m'i thotë Dylaver Kerit
    Do t'ma shofish pik'n e sherrit
    Se je ndeshë me djemt t'Skënderit,
    E bajmë gjak t'tanë ujt'e Cemit!
    K'shtu shkoj koha tuj luftue,
    Kush tuj dekë, kush i varrue!
    Amanet, o more grue
    N'kjoftë kismet ndoj djalë me m'pshtue,
    Ke me rritë e ke me e mësue,
    Ke me e rritë me kenë bujar,
    Burrë fisnik, me besë shqyptar.
    Trim i fortë e atdhetar.
    Kur pa pritë, rrebt' tuj luftue
    Ky Dedë Gjoni u varrue,
    E cpoi plumbja an'për anë,
    An'për anë e bri në bri
    Tuj kalue n'për mushkni!
    Po nisë fryma me ju xanë,
    Kambë e dorë nisin me e lanë.
    "Amanet ju, shokt' e mij,
    M'merrni në vig e m'qitni n'shpi,
    Kurrqysh frymë s'mundem m'u ngi.
    Por luftoni der' t'mbaroni,
    Komunistit mos ju shtroni!"
    E kanë marrë e qitë te shpija
    Pa vonesë ia beh ushtrija.
    Shpi e rob i kanë rrethue,
    E tu vra e tue luftue,
    E tu vra tue u gri
    Si t'terbuem kanë hi në shpi,
    Ku kanë gjetë Dedë Gjonin n't'shtruem,
    T'shtruem në shtrat edhe t'varruem.
    I varruem k'shtu trupi i tij
    Cpue zemër e mushkni,
    Kurrqysh gjallë s'ndigjon m'u shtrue
    Me at trup të tanë coptue!
    Atëher' briti komisari:
    "Njiksaj shpi t'i nepet zjarmi
    Mrendë le t'digjet Bajraktari".
    Pa vonue zjarmin ja dhanë
    Me Dedë Gjonin në shtrat ramë.
    N'zjarm po digjet Dedë Gjo' Rapuka
    Si n'Vraninë njaj Oso Kuka!
    Ty, o Zot, te kjoshim falë,
    Ku ke pa me i djegë për t'gjallë,
    Ku ke pa a ku ke ndi
    Kurrkund n'botë, as cifutni!
    Zogjt' e malit tash këndojnë
    Kët' Dedë Gjonin po e vajtojnë,
    Po vajtojnë kët' bajraktar
    Që e dogjën për të gjallë,
    E ja nxorën sytë e ballit,
    N'zjarm i dogjën për së gjallit.
    E kur t'vinë Zoja në maj,
    Bashkoi miqtë, priti me mallë,
    Dajau shejet si gjithmonë
    Pregaditë jeta "mizore",
    Tuj pre krena e krahnorë,
    Tue nxjerrë zemra prej barkut,
    Tuj i pre e cilë për s'gjallit
    Krahë e krena e sytë e ballit
    Cka vec toska asht kujtue,
    Cka vec toska ka punue,
    Cka vec toska e ka ba,
    T'rreh, t'copton, s't'len ma ba za,
    More gra, ju vraftue era,
    Del e mblidhni krah' e krena
    Se ju sot u mshilka dera,
    N'votër t'zjarmit u bijka ferra!
    Tash pranvera kur t'fillojnë
    Në mal qyqet do t'këndojnë,
    Vjehërr e re le t'u ndihmojnë.
    Kanë me kndue rrem në rrem
    Në c'do vend, nëpër Kelmend,
    Dogjën n'zjarm sot Dedën tem!
    More Ndoc, nana e Dedë Gjonit,
    Me qindrue ditën e sodit,
    Paske kenë malsorë rodit!
    Tash dy fjalë me kushrini,
    Po jau la nji porosi:
    "Kam nji vajzë me emën "Mri".
    Por në kjoftë kjo ndokund gjallë,
    T'vinë n'gjini m'u ba hallall,
    Se ka mbetë pa nanë, pa babë,
    Se ka mbetë pa kurrnji vlla,
    Toskë - mizorja ja ka vra!
    Për t'gjallë babën n'zjarm ta poqën
    Sytë për t'gjallë vllaut ja hoqën!
    Kuti t'vogël ke me marrë
    N'ta me shti cka ty t'kanë lanë.
    Ke me shti ti n'at kuti
    Ke me shti krejt nji gjini
    Babën tand "pluhën e hi"!"
    Kët' sistem kurr' se ke le
    Gjithmonë rrena e kacarrena,
    Si për jashta, si për mrena!
    Si me punë e si me gojë
    Gjithshka t'bajsh, si t'duesh me folë,
    Kurr t'vërtetën mos me e qitë,
    Atëherë cka ti don me pritë
    Prej k'si njerzsh t'pa Zot e fe,
    Si prej shtaset t'kishin le!
    Hajt në kishë, sa me t'qorrue,
    Gjanë e kujt kurrqysh me e prekë,
    Tash me e dijtë se kam me dekë,
    A prej etjet, a prej unit
    Por tek s'mbramit, fundi i fundit
    Kurr' me sy ti c'se ke le,
    Njiksi njerz'sh t'pa besë e fe
    S'e ke pa kund sojn'e tij
    As në turq, as cifutni!...
    ...Tri brigada pat'n kalue
    Për Toplanë, e kjem mësue
    Se ndër ta cka vije s'ka,
    As ka besë, as ka burrni,
    Kurrgja t'mirë me cue n'shpi,
    Kurrgja t'mirë me marrë për vedi,
    Si dikur asht kenë adeti.
    Me cdokënd qi je tokue,
    Prej cdonjenit dic ke mësue,
    Posë prej ktyne, gjofti rrfeja,
    Gratë e tyne mbetshin veja,
    Mbetshin veja, pa burrë e djalë
    Jarebi shkoshin pa farë!
    N't'gjitha mnyrët po gazepohen
    Me e "cveshe" t'shkretin shqyptar
    Mos me e thirrë ma kush bujar,
    Mos me lanë n'ta besë as fe,
    Si traditë asht kenë ndër ne!
    Nji gjysë shekullit ka kalue
    N't'gjitha mnyrtë na janë mundue
    Me e cveshë t'shkretin shqyptar
    Prej virtytesh, qi ma parë
    I ka pasë ky rodi i tij:
    "Besë e fe, nderë e burrni"
    Si kurrkushi mbi kët' dhe.
    Por, që sot, na erdhi dita
    Me i bjerrë t'tana, cka nuk prita,
    Por kto gjana, posë ndër ne
    N't'katër anë t'Shqypnisë i ke.
    "Proletarë" me kenë sejcili
    Si i keqi, si i miri,
    Duz me thanë "karapitik",
    Zi ma zi k'ta për cdo ditë.
    Pasuninë e ka marrë shteti,
    Pasuninë e dajnë ndër vedi,
    Katundari pa kurrgja,
    Punon fort e kurr' nuk ka,
    Tuj shkue moti dajm' me t'keq,
    Gja në shpi s'i kndon, ha dreq...!
    Pra gjithmonë k'ta "proletarë"
    Pa kurrgja si cdo "laper".
    Menden nelt e n'për hava
    Thue se tash prej qiellit ra.
    Por kur erdh ky Gorbacovi,
    Frejt 'e shtetit n'dorë i mori,
    Imt'e hollë bani pleqni
    Me shokë t'vet e me kryesi,
    Se marksizmi me cka ka,
    Kurrkuj n'botë si duhet ma.
    Se, shtatëdhet e disa vjet,
    Kot rrejmë botën n'kët' sistem.
    Buk e krypë s'kanë mujtë me i ngi
    As në botë, as në Rusi.
    Shtjelm i ra sistemit t'vjetër,
    Për ma mirë kapi nji tjetër,
    Me fjalë t'tjera ka formue,
    "Perestrojka" e ka cue.
    U kthen tokën katundarve
    Me i ba t'veten, sikur t'parve
    Qi dikur i patën marrë,
    E gja mbas shpirtit s'u patën lanë.
    Shpartalloi Pakte e Blloqe,
    E prej shtetesh ushtritë hoqën.
    Gjermaninë për me e bashkue
    Gorbacovi u mundue,
    Deri sa në nji e bani
    E kurrkush për ta nuk bzani.
    Me fjalë tjera, me e bashkue,
    Kurrnji shtet s'u kundërshtue.
    Fesë, ndërgjegjes i dha liri
    Si n'Evropë edhe n'Rusi.
    Relacionet diplomatike
    Me selinë në Vatikan
    Mirë e bukur, besa i ban.
    Gorbacovi shkon te Papa
    Me përcjellsa e grue mbrapa.
    Kur asht kenë me bisedue,
    Besa jashtë t'tanë i ka bue,
    E kanë ndejë k'ta gju për gju,
    Muhabetin e kanë shtrue.
    Mbasi k'ta kanë ba pleqni,
    Me kujdes e ma dashtni,
    Thirrë e ka Papen me pa
    Shtetin Rus se i ka ra
    Me e pa me 'e vizitue
    Si gjithkund, ku ai ka shkue.
    Pra vizitën me ia kthye
    Kish me thanë, kishte me vye,
    Me ia kthye sa ma parë,
    Me ia kthye sa t'jenë gjallë.
    Papa ynë i ka do vjet,
    I ka mbushë dikund shtatëdhjetë.
    Mbasandej njikjo rini
    N'ambasada shkon m'u ndrye.
    Marrin rrugën e Kurbetit
    Aty k'tu, e përtej detit.
    Mbasandej prap kjo rini
    N'demonstrata kenka hi,
    E po lypin shumë parti,
    C'ka Ramizi ja u "ka dhanë"
    E kurrqysh mos me ja u ndalë,
    Se "me ja" 'kta janë merzitë
    Shtatëdhet vjet si 'i ditë përditë.
    Kin' me dashtë nji parti t're,
    Kin' me dashtë n'nji tjetër fe,
    Si Ballkani, si Europa,
    Amerika e të tanë bota.
    Mbasandej po "nep" liri
    Me cilë kishë, me cilë xhami.
    N'vorre meshë na paskan cue
    Populli i madh ku janë bashkue,
    Përse kishat e rrënueme
    O për tjetër t'përdorueme.
    Tash na mbet Shqypnija e jonë
    Me Ramizin "dorë për dorë"
    Tue shetitë kooperativat,
    Si të dobtat, si ma t'mirat.
    Mbasandej po bajnë plenume,
    Kund me zort, ku me përdhunë,
    Thonë luftueme për kët' shtet
    Përt të pshtue rrashtën e vet.
    Për me mujtë me ndrrue sistemin,
    Qi Stalini me Enverin,
    Me "trupore" e me "parulla"
    Në gjithkahen na u xu rruga.
    Prej Marksizmit k'tu na i prunë,
    Nëpër bahce k'tu na i vunë,
    Kindemek "me zbukurue",
    Kush na i pruni..., kjoftë mallkue...!

    Fund.

    marrë nga libri Patër Kolë Berishaj, Nder e Burrni ndër Malet tona - Kangë epike. "Camaj-Pipa", Shkodër 2003.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Michigan2005 : 16-10-2005 më 16:30

  3. #3
    student Maska e besarti
    Anëtarësuar
    17-03-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    80
    Michigan2005 kjo këngë epike shum e mirë! Faliminderit që e ke sjellur këtu.
    Nese rrezikon mund te humbesh, por nese nuk rrezikon ke humbur gjithsesi!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •