Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 21
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Elbasani, atje ku pluhuri mbyt ajrin

    ELBASANI, ATJE KU PLUHURI MBYT AJRIN


    Prof. Ass. Sazan GURI


    Ėshtė e pamundur mos tė befasohesh kur zbret nga Kėrraba me pamjen sa trishtuese dhe rrėnqethėse, sa tė zymtė dhe tė pėrhirtė, kur shquan nga lartėsitė e saj dhe nė lartėsitė me tė, ajrin e me pluhur tė kėtij qyteti, mė mirė tė thoshim pluhurin me ajėr. Pa e hiperbolizuar atė, Elbasani ky qytet qė qėmoti kampion kur rrezatonte dituri, sot ai gjeneron atė sasi pluhuri, qė jo vetėm sėrish e rendit kampion, por nuk do qė ta besosh kur e shikon. As pa dashur tė trembim ndokend, Elbasani ky qytet qė dikur prodhonte dije, sot ai gjeneron atė cilėsi pluhuri, qė jo vetėm sėrish e rendit kampion, por trembesh kur e dėgjon. Ēfarė po ndodh atje. Tre kompani tė huaja, Italiane, Turke dhe Libaneze, tė stigmatizuara nga populli dhe ekspertėt mjedisorė, jo si gjigantė tė prodhimit, por si dragonjė tė ndotjes sė ajrit, kryejnė prej vitesh aktivitet, sigurisht nė dobi tė vetvetes, duke prodhuar lendė tė para si ferrokrome, ēeliqe dhe ēimento. Merkatoja e tyre ėshtė kryesisht tregu i jashtėm, ndėrsa mbetjet e tyre ngelen pėr tregun e brendshėm, ndėrsa mbetja e mbetjeve (skorrjet me metalet e rėnda si Zn, Pb, Cd, Cu, Co, pluhur me furrane, CO2, SO2, CO, NOX, PM10 e PM 2,5) ngelen nė ajrin, ujin dhe tokėn e Shqipėrisė, mė sakt nė atė tė Elbasanit. Sa do tė thoni Ju?. Si askund tjetėr nė botė, sasia e pluhurit tė matur nga burime tė ndryshme, asnjėherė nuk rezulton nėn vlerėn 240mg/m3 ajėr dhe shpesh arrin edhe 440mg/m3 ajėr. Ēdo tė thotė kjo?. Pesė here mė tė larta se normat e lejuara nė vendin tonė (80mg/m3 ajėr), por dhjetė here mė tė larta se normat e lejuara tė Komunitetit Europian (40mg/m3 ajėr). Sepse, normat tona janė dy here mė tė larta se normat europiane, kjo ėshtė histori mė vehte. Edhe mė fisniku ndėr shqiptarėr ėshtė llogaritur pėr tė qenė dy here mė pak i vlefshėm se mė i rėndomti ndėr europianėt.
    Por ka njė fakt tjetėr qė e bėn mė tė trishtueshme kėtė ndotje, madje tronditės. Ēfarė? Qė nė Europė e nė botė, normat e mėsipėrme, pra 40mg/m3 ajėr, lejohen pėr maksimum 30 raste shkelje nė vit. Ndėrkohė, qė nė qytetet tona si nė Tiranė, Fier dhe veēanėrisht pėr rastin nė fjalė Elbasan, kjo lloj shkelje pėrsėritet sistematikisht pėr 360 ditė, le tė themi 300 ditė, pra dhe dhjetė here tė tjera mė shumė nga ky drejtim. Atėherė, pse tė mos themi me plot gojė ose pse ta fshehim faktin se ajri i qytetit tė Elbasanit ėshtė i ndotur fiks 100 herė mė shumė, e theksojmė jo bie fjala 100 herė mė shumė. Kjo ėshtė aq e vėrtetė sa dhe ekuacioni shkak-pasojė rezulton po kaq herė. P.sh. sėmundjet profesionale nė Elbasn janė po kaq herė mė tė shpeshta. Lindjet nė Elbasan janė po kaq herė mė tė pėrēudnuara. Dhe vdekjet po nė Elbasan janė po kaq herė mė tė pranishme. (250 raste vdekje nga kanceri nė vit ėshtė po kaq herė mė e lartė se njė qytet tjetėr i pandotur, siē mund tė jetė Pėrmeti p.sh.).
    Dhe e gjithė kjo, pėr ēfarė? Pėr 400 tė punėsuar, pėr ca ton ēeliqe qė shtegton jashtė, pėr ca ton krom qė pėrdoret jashtė dhe pėr ca ton ēimento qė tregtohet po jashtė. Dhe pse? Sepse, ato nuk janė ngritur nė vendin e duhur. Sepse, ato nuk pėrbėjnė mė teknologjinė e duhur. Sepse, ata nuk zbatojnė mė masat e duhura pėr mbrotjen e mjedisit dhe sepse ata nuk paguajnė pse ndosin. Ou?! Pse-tė nuk paskan tė sosur. Sepse, Komuniteti i Elbasanit mė shumė hesht se sa flet. Sepse, Instituti i Mjedisit nė Elbasan mė shumė pranon gjendjen se sa denoncon. Sepse, Axhensia Rajonale e Mjedisit mė shumė rren se sa rrėfen. Sepse, ambjentalistėt e qarkut tė Elbasanit mė shumė tėrhiqen se sa sulmojnė. Sepse, intelektualėt e qytetit tė Elbasanit mė shumė fshihen se sa ēfaqen dhe njerėzit e medias mė shumė mbulojnė se sa zbulojnė. Tė mė ndjeni, se tė rėnda janė kėto fjalė, por mė e rėndė ėshtė gjendja. Tė mė ndjeni, se tė ashpra janė kėto fjalė, por mė e ashpėr ėshtė ajri me pluhur me PM10 e PM 2,5. Tė mė ndjeni, se edhe prekėse janė kėto fjalė, por mė prekėse janė jeta dhe shendeti njerėzor. Tė mė ndjeni, se edhe pak fyese mund tė jenė kėto fjalė, por mė e fyer ėshtė natyra dhe mjedisi nė Elbasan.

    Sikur nuk mjaftojnė kėto pasoja, Elbasani nuk zotėron pavione pėr sėmundje profesionale, as studime pėr monitorime tė ajrit, as raporte pėr vlerėsim kostosh tė teknologjive, as studime se sa pėrfiton shoqėria nga punėsimi i 400 personave apo prodhimi i kaq ton produkteve industariale nė krahasim me njė punėsim apo teknologji tė tipit tjetėr. Sa pėr krahasim, vetėm parku kombėtar qė po tė ngrihet nė pyllin e Krastės pėr mijra pushues ditor e qindra stinor mund tė punėsojė po aq sa dragonjėt e ndotjes sė Elbasanit. Sa pėr njė krahasim tjetėr, vetėm zona e Llixhave e ngritur pranė burimeve termale natyrore pėr kundruall tė hijshmit mal tė Tomorit pėr mijra pushues ditor e qindra stinor mund tė sigurojė tė ardhura po aq sa kompanitė e prodhimit tė lendės sė pare nė Elbasani. Me qė ra fjala pėr zonat ēlodhėse, edhe Karlo Vivari nė Republikėn Ēeke nuk tė ofron mė shumė karaktere natyrore se sa zonat nė fjalė. Por atje nuk ka as dragonjė as kuēedra qė mbyllin filtrat e ajrit, mė saktė filtrat e jetės.

    12/10/2005
    KATEGORIA: Analiza

    Shekulli.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Se mos vetem Elbasani .........
    albanian

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-11-2003
    Postime
    337
    ec iher n tirone...
    nuk thuhet me; ruhuni nga vinci !!! po; shtrengo shokun qe ke ne krahe mos te humbi...se kur kalon noj makine nuk shikohet me as nga 1 meter largesi..
    bashkia ne pa-mundesi per ta pastruar pluhurin, po pret ta thihin banoret e tirones...

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Si eshte ajo kenga 'elbason i bukur elbason'?

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    I marrsh te ligat elbasanit ti ..lol

  6. #6
    PimpetT (paj ) ;) Maska e __SwEeT_GirL__
    Anėtarėsuar
    18-09-2005
    Vendndodhja
    somewherE
    Postime
    576
    Kush ka noj problem me Elbasanin ktu se i pervesha menget una, gati per sherr jom :P

    Ate tymin e kemi per nazar...lool
    * I DiDnT asK 2 B AlbaNiaN...I JuSt GoT LuckY ♥ *

    CrosiN Da Dead LiNe...Y


  7. #7
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Gezohem qe gazetaret po shkruajne mbi gjera qe jane te nevojitshme per te ndryshuar. Me shume te flitet, me shume i japim krahe perparimit per te permiresuar qytetin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga s0ni : 14-10-2005 mė 18:55

  8. #8
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Elbasani eshte nje qytet model per Shqiperine ne keto kohera.Edhe ne zgjedhjet politike ka treguar nje pjekuri te jashtezakonshme, duke votuar per te djathtet ne zgjedhjet lokale dhe te majten ne ato te pergjithshme.Kjo ka ndihmuar ne mbajtjen e nje ekuilibri nderpartiak ne Shqiperi.Edhe ne sport ,kulture etj Elbasani ka nxjerre kohet e fundit kualitete te shquara.

  9. #9
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Citim Postuar mė parė nga Gjin.Bue.Shpata
    Elbasani eshte nje qytet model per Shqiperine ne keto kohera.Edhe ne zgjedhjet politike ka treguar nje pjekuri te jashtezakonshme, duke votuar per te djathtet ne zgjedhjet lokale dhe te majten ne ato te pergjithshme.Kjo ka ndihmuar ne mbajtjen e nje ekuilibri nderpartiak ne Shqiperi.Edhe ne sport ,kulture etj Elbasani ka nxjerre kohet e fundit kualitete te shquara.

    Atehere meqe paske permend zgjedhjet.

    Eshte e kote ti futemi kesaj teme po duhet ti pergjigjemi kesaj qe ke postuar.

    Nese ty Gjin do te te ofronin ndihme perpara zgjedhjeve ke do votoje ?

    Nese do te shtonin vota teper ne kutite ne favor te PS kush mund te fitoje ?

    Eshte e kote te vazhdosh kete teme.

    Persa i perket tymit ne qytetin e Elbasanit jane vendosur filtra per pastrim po luhet nje hile qe sa iken kontrolli i heqin edhe filtrat pasi jane shume te shtrenjte dhe nuk mund te perballohet.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  10. #10
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Persa i perket Elbasanit me keqardhje me duhet te shtoj qe pislliku dhe mungesa e edukates qytetare persa i perket mbajtjes paster te qytetit eshte ne nivel shume te larte.Eshte nje realitet qe me keqardhje me duhet ta pranoj.....

    Vlen per te theksuar ketu qe taksa per pastrimin e qytetit ne vit jane vetem 3.500 leke te vjetra ne vit nqs nuk gaboj...te cilat jane realisht insuficiente per pastertine e gjelberimin e ketij qyteti kaq te bukur.Perseri instistoj qe nje nga fajtoret nr 1 per gjendjen kaotike te Elbasanit sipas mendimit tim eshte vete Kryetari i Bashkise i cili nuk merr asnje hap konkret per te luftuar kete fenomen e sidomos per te ndryshuar mentalitetin pisanjos te "qytetarit" elbasanas (ne thonjeza se shumica jane nga shushica ... ).Vlen per tu theksuar fakti qe ne te gjithe qytetin te kerkosh jo vetem nuk ke per te gjetur nje kosh plerash nga ata te vegjelit ku mund te hedhesh nje cope leter duke evituar hedhjen ne rruge,por madje dhe ato koshet gjigande prej alumini (edhe ato dhurate i kemi se nuk jemi te zotet te bejme asgje vete...presim te na i sjellin te gjitha gati e madje ne forme ndihme ....) do ti gjeni te gjitha pa rrota.Madje madje akoma dhe perpara bashkise per kuriozitet tani para dy javesh qe isha kerkova me ngulmeri te gjej nje kosh plerash e nuk gjeta....


    Ahhhhhhhhhhhhhhh indiferenca


    Duhet te merren masa urgjente pasi situata eshte realmente kritike....

    Duhen te mobilizohen jo vetem qytetaret por duhet filluar qe nga studentet qe jetojne cdo dite ate pisllik e deri tek funkcionaret publik kompetente per zgjidhjen e problemit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga miko : 15-11-2005 mė 19:14
    .........................

  11. #11
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Miki_ro avash avash se nuk eshte kaq keq sa e pershkruan ti. Ne fakt ajri eshte i paster, por ne vere si ne c'do qytet tjeter te Shqiperise ka shume pluhur nga mos renia e shiut.

  12. #12
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Citim Postuar mė parė nga s0ni
    Miki_ro avash avash se nuk eshte kaq keq sa e pershkruan ti. Ne fakt ajri eshte i paster, por ne vere si ne c'do qytet tjeter te Shqiperise ka shume pluhur nga mos renia e shiut.

    Ke te drejte.....


    Ne fakt situata eshte akoma dhe me kritike ne muajt e lagesht pasi ne te gjithe qytetin te mbyt balta...(nepermjet pallateve as qe behet fjale te ecesh si njeri...)

    Te rikujtoj faktin qe para 2 javesh isha ne Elbasan dhe se per mendimin tim situata eshte shume me tragjike se sa e pershkruajta une.Sidoqe te jete nuk insistoj shume ne replike pasi secili e sheh pisllikun dhe mungesen e edukates qytetare,ne menyren qe i pelqen atij ta shohi e pse jo shpeshhere thjesht ambjentohet me kete mizerje pasi nuk eshte ne gjendje te ndryshoje as veten e tij...


    Gjithe te mirat
    .........................

  13. #13
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Elbasoni eshte ai qyteti afer Peqinit, mrapa malit apo jo?

    Nese po, harrojeni. Aty smbin me asgje.

  14. #14
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Po flasim per kemikatet ne ajer te metalurgjise apo per pluhurin e dheut neper rruge gjate veres, se s'po merremi vesh ne ketu. Elbasani ka problem te paren por me shume e vuajne rrethet e Elbasanit, ndersa per pluhurin e rrugeve vuan Durresi.

  15. #15
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Sidoqe te jete nuk insistoj shume ne replike pasi secili e sheh pisllikun dhe mungesen e edukates qytetare,ne menyren qe i pelqen atij ta shohi e pse jo shpeshhere thjesht ambjentohet me kete mizerje pasi nuk eshte ne gjendje te ndryshoje as veten e tij.

    Gjithashtu dhe ju keni te drejte ne c'fare thoni.
    Jam tip qe vetem diten e pare me ben pershtypje c'fare i mungon vendit tone, ambjentohem shume me shpejt me te mirat qe me jep vendi sesa te keqiat. Me vret me shume ndergjegja kur shoh fytyrat e vuajtura te atdhetarve sesa c'do gje tjeter (pislleku, ikja e dritave, etj. etj)...madje as nuk ma ben zemra te shoh ne sy njerezit kur eci rruges.

    Shtremsi c'fare nuk mbin? Mbase ti apo dikush tjeter mund te thuani qe s'do permiresohet ky qytet. Ta dish qe pesimist te tille s'ja ka nevojen ndokush.

  16. #16
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Pervec ndotjes se ambjentit per shkak te industrise se rende rreth qytetit,ngrita problemin ose me mire thene u fokusova me shume mbi problemin e papastertise,mungeses se edukates,punes insuficiente te organeve lokale mbi infrastukturen e pastertine se qytetit.
    Por as masa per gjelberimin e qytetit nuk merren,keshtu qe jo vetem veres por dhe ne vjeshte fatkeqesisht Elbasani ngjan shume me imazhet televizive te Bagdatit mbas bombardimeve...
    .........................

  17. #17
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Citim Postuar mė parė nga ShtremsI
    Elbasoni eshte ai qyteti afer Peqinit, mrapa malit apo jo?

    Nese po, harrojeni. Aty smbin me asgje.
    Ti shoko kur ske cte thuash me mire mos fol fare ...

  18. #18
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Citim Postuar mė parė nga s0ni
    Gjithashtu dhe ju keni te drejte ne c'fare thoni.
    Jam tip qe vetem diten e pare me ben pershtypje c'fare i mungon vendit tone, ambjentohem shume me shpejt me te mirat qe me jep vendi sesa te keqiat. Me vret me shume ndergjegja kur shoh fytyrat e vuajtura te atdhetarve sesa c'do gje tjeter (pislleku, ikja e dritave, etj. etj)...madje as nuk ma ben zemra te shoh ne sy njerezit kur eci rruges.
    Soni mos me keqkupto te lutem.Nuk ishte ndonje sulm kunder teje ne menyre fyese,ishte thjesht nje replike.

    Une per vete revoltohem sa here qe iki,dhe pyes veten pse ata njerez atje nuk bejne asgje per ndryshimin e situates.Po te jap nje shembull...

    Ne Korce ekzistonte nje tradite qe te dielave dilnin grate e fshinin pjesen perpara shtepise se tyre.Kete tradite shumica e grave e ruajne e tani.Prandaj dhe tani nqs shkon ne Korce do te shohesh diferencen gjigande mes qyteteve.Eshte fjala thjesht per edukate ne kete rast.Kam debatuar kete aspekt me shume "zonja shtepie" ne Elbasan (duke be qyfyre sigurisht) akoma e me njerezit e mi,dhe e di se c'pergjigje marr ??? Uhuuu e paskam ne terezi une...

    Une vete jam nga Elbasani dhe me dhemb shpirti kur shikoj se me sa ritem te avashte ndryshojne gjerat ne ate qytet.Madje sic thashe me lart revoltohem shpesh here...Por ja qe nuk mund te ndryshosh gjerat ne menyre magjike e aq me teper tu imponosh te tjereve edukaten e pastertise e edukaten e pagimit regullisht te taksave.Eshte nje filozofi e gjate qe nuk ja vlen ta debatosh ne forum..

    Gjithsesi mos me keqkupto te lutem ishte thjesht nje replike e asgje me shume pasi edhe mua me ndodh qe mbas nje jave te filloj te ambjentohem sadopak me mizerjen e me balten tone...

    Kalofsh mire
    .........................

  19. #19
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Isha iher vjet ne Elbason rruges per Pogradec..o none o none ca qyteti, mathja vrapit. Bugace ne mes te qytetit, robt qe rrishin kot neper rruge ose lokale anash rruge dhe shikonin me vemendje makinat qe kalonin tranzit ne elbasan, jevgj qe rrinin te semafori, turqi hesapi mu duk. Kombinat mu ngjitur me qytetin, varferi, ndotje, pluhur, derra me tre kembe, femije me nje sy, pula me veshe njeriu neper gazeta,,, none none. Elbasoni duhet te zhduket si qytet, dhe te ndertohet diku tjeter. perndryshe pollution do i marre ne qaf te gjith.

  20. #20
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Citim Postuar mė parė nga ShtremsI
    Isha iher vjet ne Elbason rruges per Pogradec..o none o none ca qyteti, mathja vrapit. Bugace ne mes te qytetit, robt qe rrishin kot neper rruge ose lokale anash rruge dhe shikonin me vemendje makinat qe kalonin tranzit ne elbasan, jevgj qe rrinin te semafori, turqi hesapi mu duk. Kombinat mu ngjitur me qytetin, varferi, ndotje, pluhur, derra me tre kembe, femije me nje sy, pula me veshe njeriu neper gazeta,,, none none. Elbasoni duhet te zhduket si qytet, dhe te ndertohet diku tjeter. perndryshe pollution do i marre ne qaf te gjith.
    Paske ik skic ti plako...

    Shiko po pate dicka per te thene,ok shkruaj ne menyre normale por mos kalo ne fyerje se nuk eshte mire...
    .........................

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kėrkoj Gertėn nga Elbasani, studente nė SHBA
    Nga Goc_Labe nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 27-12-2006, 10:02
  2. Elbasani prenoton miqėsore me Barcelonėn
    Nga ClaY_MorE nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 30-09-2006, 21:05
  3. Elbasani do rikthejė femrat nė stadium
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-11-2005, 16:54
  4. Njėzet e dy korona: Elbasani
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-09-2005, 18:05
  5. Elbasani
    Nga erzeni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-10-2002, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •