Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Shitja e ndeshjeve, çështje morali sepse ligjërisht...

    Debati Vata dhe të tjerë është normalitet dhe një shpresë se gjërat duhet të ecin më mirë, se ndryshimi kërkohet patjetër në futboll në të gjithë elementët e tij, duke përfshirë strukturën, mentalitetin, ligjshmërinë, efektivitetin, burimet njerëzore dhe përgjegjshmërinë e profesionalitetin, por mbi gjithçka ndryshimi kërkon të ruhet përgjegjshmëria në paraqitjet ndërkombëtare.
    Besoj se Rudi Vata, vetëm se përse nuk ka folur më përpara, nuk e meriton të gjykohet, sepse ne edhe tani kemi frikë, persekutim, dyzim, na mungon guximi qytetar e moral, për faktin sepse nuk kemi qenë dëshmitarë apo protagonistë të këtyre trukime dhe kemi heshtur e folur tinëzisht.

    A trukohen ndeshje në futbollin shqiptar? Ne të gjithë kemi foluar, akuzuar, por në rrugë e kafene dhe aspak në institucione përkatëse. Shumë herë kemi folur, por kambana binte në veshin e shurdhër, sepse objekt i akuzave kanë qenë presidentë "të fortë" futbolli e me prapavijë politike, zyrtarë federate me konflikt të hapur interesash, politikanë që u "digjet" shpirti për futbollin, bastexhinj shqiptarë në Kroaci, Austri, Tiranë e më tej, futbollistë të dënuar apo të detyruar nga shefat etj.

    Por edhe pse flasim sot, e bëjmë për çështje morali, sepse në legjislacionin shqiptar, apo në dokumentet që FSHF?ja ka filluar të botojë çdo vit nuk ka asnjë nen apo vendim që trukimi, rezultati i paravendosur, apo shqip shitja e ndeshjes, të jenë klasifikuar si vepra penale. Pra, ne kemi handikapin juridik, që do të thotë si do të dënohen dhe çfarë akuze duhet të depozitojmë në prokurori për këtë vepër penale.

    FSHF-ja duhet të reagonte edhe për të kaluar urgjent në zbatimin e vendimit të fundit të FIFA-s për ngritjen e një strukture që do të merrej me trukimin e ndeshjeve.

    Pra, denoncimi qytetar i Rudi Vatës është një reflektim për të gjithë dhe ai është efektiv kur analiza të bëhet në funksion të së ardhmes, në funksion të përmirësimit të futbollit. Për të ndihmuar apo kontribuar juridikisht aktualisht këto fenomene apo akuza FSHF?ja, nëse kërkon në ndonjë rast të depozitojë denoncime, mund të mbështet në këto nene të Kodit Penal:
    Neni 164/a

    (Shtuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004, neni 13)

    Korrupsioni aktiv në sektorin privat

    Premtimi, propozimi ose dhënia drejtpërdrejt ose tërthorazi i çdo lloj përfitimi të parregullt, për vete ose për persona të tjerë, personit që ushtron funksion drejtues në shoqëri tregtare, ose punon në çdo pozicion në sektorin privat, për të kryer ose mos kryer një veprim në kundërshtim me detyrën ose funksionin e tij, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga tre muaj deri në dy vjet dhe me gjobë nga dyqind mijë deri në një milion lekë.
    Neni 164/b

    (Shtuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004, neni 13)

    Korrupsioni pasiv në sektorin privat

    Kërkimi apo marrja drejtpërdrejt ose tërthorazi i çdo lloj përfitimi të parregullt apo një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi, që vjen nga përfitimi i parregullt nga personi që ushtron funksion drejtues, ose punon në çdo pozicion në sektorin privat, për të kryer ose mos kryer një veprim në kundërshtim me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në tre milionë lekë."

    Këto janë aspekte dhe dispozita të përgjithshme, mbi të cilat FSHF-ja duhet të mbështetet për të bërë ndryshimin, saktësimin, individualizimin e tyre në funksion të fenonmenit të rezultateve të trukuara për futbollin. Pra, tashmë kemi edhe një aspekt ligjor apo dispozita ligjore, që deri dje as Vata nuk e kishte për të sulmuar, interpretimi juridik i këtyre neneve është shumëplanësh dhe efektiv, por ai kërkon fakte dhe vërtetësi dhe jo qejfmbetje apo llafe kafenesh.

    Fenomeni "Vata" nuk duhet parë nga interesa të ngushtë, madje ai mos të paragjykohet, por secili le të rreshtohet në mbështetje për të goditur pa mëshirë korrupsionin kombëtar, madje pak më intereson motivit dhe koha, sepse jemi të ndërgjegjshëm se kjo duhet bërë.

    Fenomeni "Vata" i denoncimit të shitblerjes, që të bën të reflektosh dhe kontribuosh për të luftuar një sëmundje bastexhinjsh ordinerë, por që po e shkatërron futbollin, është akt qytetar për të hequr dorë nga mentaliteti i kulisave dhe i kafeneve të prurjeshpuarjeve të gjera, por depozitimit të tyre në kohë dhe vendin e caktuar, pas kësaj ndonjë futbollist qejfmbetës do të na thotë edhe për bakshishe që kanë kërkuar trajnerët si në rastin e Currit apo Bashës të para disa kohëve.

    Xhevdet Zekaj
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    -=|ProuD`To`Be`DiNaMo|=- Maska e dinamo
    Anëtarësuar
    13-10-2004
    Vendndodhja
    KS DiNaMo
    Postime
    90
    Sa per Shitjet e ndeshjeve jan vete Presidentet ata qe Bejne Keto Pazare un Mun Te Ju jap Fare Mir Nje Shembull... Nedshja Dinamo Partizani Finalia e Kupes Se Shqperise ,,, Kur Dinamo E Kishte kapur Vendin e Dyt ne kampionat dhe partizani ishte shum larg dhe i la kupen per te vajtur ne Kupen E Europes Keshtu qe keto pazare jan ne Dem te Futbollit Shqiptar Kaq Kisha Flm
    WwW.FcDiNaMoTirana.Eu

  3. #3
    x Maska e Juvi
    Anëtarësuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
    Postime
    354
    dhe harrove te thuash qe xhani me delijorgjin vune bast per te dyja skuadrat ne kupat e europes

    qe te jesh tamom, se dinamos nuk i bohej shume vone qe te toleronte partizonin, por e boni qe te mbushte xhepat delijorgji
    mos ja u pafsha surratin ordinereve te forumit

Tema të Ngjashme

  1. Islami Ndërmjet Lindjes E Perëndimit
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 21-06-2011, 13:41
  2. Planifikim familjar sipas Islamit
    Nga FLORIRI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 13-03-2004, 15:52
  3. Privatizimet ne Shqiperi
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 04-03-2004, 08:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •