Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 52
  1. #21
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    poezi per viktimat e 11 shtatorit

    Viktima te 11 September 2001

    Lart nė qiell vdekja fluturonte
    dhe ju arjrin e fundit thithnit me bollik
    mendja tek te dashurit nganjere ndienja e ēonte
    nuk e dinit se jetes pergjithmone jeni tu i ik!

    Ah ku do i gjejne me perqafimet e tyre
    femijet jetime e te dashurat qe iu vrane dashurine
    e gllaberuan ajrin si egersire
    megjithese Allau iu thone kthehuni andej nga jeni nise!

    Zjarr dhe klithma vdekje mbollen
    dhe Nju-jorkut i nxorren syte
    por jo Amerikes syte nuk i qorrohen
    veē dhimbje e urrejtje mbollen nė shpirt!..

    Hakmarrje gelthet ora e madhe e dhimbjes
    se dhimbjen hakmarrja e lane
    rrokullisen ne rrotat e ndryshkura ditet
    verrmihesit ngadale drejt varreve vane !...

    Lek Gjoka -Kallmeti JAcksonville Florida USA. 9/11/2002
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #22
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    ***

    *****
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #23
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    *****

    *******
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #24
    i/e larguar Maska e DINA
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    I ♥ New York
    Postime
    103
    SOT ISHA NE CEREMONINE QE U BE NE KUJTIM TE VIKTIMAVE E 11 SHTATORIT.DHE PASHE FAMILJE TE VIKTIMAVE , DHIMBJE PER TE HUMBURIT E VET.PO DO THOJA DHE SIC E THANE DISA NGA FAMILJET E PREKURA NGA KJO TRAGJEDI

    <>

    ME RESPEKT DHE NDERIME PER VIKTIMAT .DHE KURAJE PER FAMILJET SI AMERIKANE DHE ATO SHQIPETARE.
    DINA

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Qė nga 11 shtatori 2002, Bota nuk ėshtė me e njejtė.

    Ngjarja ishte shumė tregjike. Nuk ka nevoje pėr ndonje imagjinatė tė veēantė pėr tė ditur se ēka paraqet Amerika pėr Shqiptarėt, sidomos pėr shqiptarėt e Kosovės.

    Prandaj, ngushllime familjeve, tė cilat vuajnė ende pėr tė dashurit e tyre. Zoti qoftė me viktimat dhe past mėshirėn e tij pėr ta!


    Durimi ėshtė mė e madhja trimėri.


  6. #26
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    presidenti Moisiu ''11 shtatori goditi tere njerzimin''

    Moisiu: 11 shtatori goditi gjithė njerėzimin
    Elez Biberaj
    11 shtator 2002

    Dėgjoni korrespondencėn (RealAudio)

    Presidenti i Shqipėrisė, Alfred Moisiu shprehu solidaritetin e popullit shqiptar me Shtetet e Bashkuara, nė ditėn kur gjithė amerikanėt pėrkujtojnė viktimat e sulmeve tė 11 shtatorit tė vitit tė kaluar.

    Presidenti Moisiu tha nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės nga New Yorku, se ”11 shtatori nuk goditi vetėm Shtetet e Bashkuara, por gjithė njerėzimin”.

    Ai pėrmendi faktin qė tre shqiptarė vdiqėn kur u godit Qendra Botėrore e Tregėtisė dhe tha se populli shqiptar i jep mbėshtetje tė gjithanshme veprimeve tė Shteteve tė Bashkuara.

    Si tregues pėr kėtė mbėshtetje ai pėrmendi pjesėmarrjen e Shqipėrisė me trupa nė Afganistan, si edhe aktivitete tė tjera qė janė ndėrmarrė nga autoritetet shqiptare ndaj elementėve qė paraqesin rrezikshmėri nė shkallė ndėrkombėtare.

    Pavarėsisht se Shtetet e Bashkuara janė mė shumė tė pėrqendruara aktualisht nė luftėn kundėr terrorizmit, Presidenti Moisiu tha se kontributi amerikan nė rajon vazhdon tė mbetet i njė rėndėsie tė madhe pėr stabilitetin nė rajon.

    Zoti Moisiu pati sot edhe njė takim me Sekretarin e Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara, Kofi Annan. Presidenti i Shqipėrisė tha se zoti Annan kishte vlerėsuar rolin e Shqipėrisė pėr stabilitetin nė rajon, si edhe procesin e ēarmatimit.

    Pėrsa i takon marrėdhėnieve me diasporėn shqiptare nė Shtetet e Bashkuara, zoti Moisiu tha se ka ardhur koha qė pėrfaqėsuesit e saj tė mendojnė mė shumė pėr vendin e tyre dhe ata qė kanė mundėsi tė kontribuojnė dhe investojnė atje.

    Ai tha se angazhimi i shtetit shqiptar pėr diasporėn do tė vijė duke u shtuar dhe pėrmendi si fakt pėr kėtė pėrpjekjet pėr ngritjen e 1 ose 2 konsullatave tė tjera pėr t’i ndihmuar shqiptarėt, por edhe pėr t’u krijuar lehtėsi atyre pėr aktivitetin e tyre.//kk
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Edhe une pajtohem me ju bashkatdhetare te nderuar kudo qe jeni!

    Ja dhe fjala e Z. Rugova.
    --------------------------------------

    Fjala e Presidentit Rugova e mbajtur nė Mbrėmjen pėrkujtimore nė Prishtinė kushtuar viktimave tė 11 shtatorit nė SHBA


    --------------------------------------------------------------------------------

    Prishtinė, 12 shtator 2002 (QIK) - Presidenti i Kosovės Dr.Ibrahim Rugova, mbrėmė nė Pallatin e Rinisė dhe Sportve nė Prishtinė foli nė Mbrėmjen pėrkujtimore kushtuar viktimave tė 11 shtatorit nė SHBA. Nė vazhdim po japim nė tėrėsi fjalėn e Presidentit.

    Ju falėnderoj pėr ftesėn qė mė keni bėrė tė jemi sė bashku nė kėtė Mbrėmje pėrkujtimore nė njėvjetorin e 11 shtatorit 2001, tė pėrkujtojmė tė keqen qė u bė mbi kullat e bukura binjake tė Nju Jorkut dhe mbi ndėrtesėn e Pentagonit, mbi njerėzit e mirė tė vendit Tuaj. Kjo ishte ngjarje qė tronditi gjithė botėn e qytetėruar dhe qytetarėt e vendit tim.

    Qė nė fillim dėshirojmė tė themi nė kėtė njėvjetor se 11 shtatori 2001 ishte shpėrthim, sulm i tė keqes dhe sot mund tė themi se 11 shtatori 2002, i gjithė ky vit ėshtė fitore e tė mirės mbi tė keqen. SHBA dhe bota e qytetėruar kanė dalė mė tė forta, mė tė fuqishme.
    Presidenti I. Rugova



    Mė 10 shtator nga Prishtina via Vjenė udhėtoja pėr njė vizitė nė Kanada. Gjatė gjithė udhėtimit, sidomos mbi Atlantik, mė dukej se kishte mė shumė turbulenca se sa herave tė tjera. Posa zbritėm nė Toronto, duke u pėrshėndetur me mikpritėsit kanadezė dhe duke pritur pėr t'u nisur pėr Otava, nė bisedė e sipėr u thashė se udhėtuam mirė, por mė dukej se sot patėm shumė turbulenca mbi Atlantik. Ishte bisedė rasti dhe nuk dėshiroja ta bėja kėtė sugjestion.

    Tė nesėrmen mė 11 shtator u zgjova herėt nė mėngjes, ndėrsa pėrgatitesha pėr ditėn e punės, bashkėpunėtorėt e mi hynė shpejt nė dhomė e mė thanė ta ndezė televizorin. E bėra kėtė, mė dukej se ishte CNN apo Fox News, dhe pashė tmerrin mbi kullat binjake. Nuk u besoja syve. Po pastaj fillova tė kthjellėm se ishte bėrė njė terror dhe horror i madh.

    Atė ditė u pajtuam me miqtė kanadezė tė mos punojmė nė shenjė solidarizimi. I bėra njė telegram ngushėllimi Presidentit Bush. Tė gjithė ishim tė prekur. Tė nesėrmen u njoftova se i gjithė populli i Kosovės ishte prekur nga kėto ngjarje tragjike dhe kishte shprehur solidaritetin dhe miqėsinė me SHBA.

    Pas disa ditėsh qėndrimi u ktheva me avionėt e parė pėr Evropė. Nė sytė e udhėtarėve nė aeroporte vėrehej brengosja po edhe dėshira, aspirimi pėr tė mirėn. Posa u ktheva nė Prishtinė i bėra njė vizitė Zyrės – Ambasadės amerikane dhe u nėnshkrova nė librin e zisė.

    Kėshtu e pėrjetova 11 shtatorin, kėtė ditė tė prekjes e tė solidaritetit tė njeriut me njeriun.

    Pas kėtyre refleksioneve, themi se 11 shtatori 2002 ėshtė fitore e SHBA dhe e aleatėve si dhe e botės sė qytetėruar, botės liridashėse mbi tė keqen. Ėshtė njė vetėdijėsim i pėrgjithshėm mbi pasojat e tė keqes, terrorit, horrorit, tė terrorizmit, si e keqe globale.

    Njeriu dhe njerėzimi gjithmonė ka qenė dhe ka vepruar kundėr sė keqes, i vetėdijshėm se ajo mund tė arrijė. Gjithmonė ka ndėrtuar e aspiruar tė mirėn. Me filozofinė e tė mirės e ka kundėrshtuar filozofinė e tė keqes, edhe nė planin praktik e shpirtėror.

    Presidenti Bush me tė drejtė, me forcėn e dhembjes dhe tė krenarisė e tė arsyes pėr tė mirėn, terrorizmin e quan tė keqe tė kohės tonė qė duhet t'i kundėrvihemi. Vėrtet kjo ėshtė njė e keqe e kohės sonė, si pasojė e luftės sė ftohtė, kur njerėzimi po ribashkohet nė idealet e tė mirės, tė njerėzisė, tė lirisė, tė vlerave tė pėrbashkėta qytetėruese. Kjo nuk ėshtė njė manikeizėm i konfrontimit tė sė mirės me tė keqen, apo manikeizėm ideologjik, qė e patėm gjatė kohė, po vision i filozofisė tė sė mirės qė kundėrshton tė keqen.

    Nė kontekst tė 11 shtatorit Kosova solidarizohet me SHBA dhe aleatėt, sepse neve na e hoqėn te keqen – terrorizmin aktiv tė organizuar mė se 10-vjeēar dhe qindravjeēar. Dhe sot, ky popull me miqtė e vet ėshtė nė dritėn e lirisė, tė pavarėsisė dhe tė demokracisė, qė po bėhet popull i lirė nė bashkėsinė e popujve tė lirė. Ne e kuptojmė mė sė miri 11 shtatorin.

    Historia pėrsėritet, po ne duhet tė pėrfitojmė nga kėto pėrsėritje, tė mėsojmė. Ajo shpesh i bėnė korrigjimet me pėrsėritjet e saj, apo i kthen gjėrat nė burim, nė Zotin, qė duhet tė kalojmė nėpėr tragjedi tė vogla e tė mėdha. Pėr ne kosovarėt kėsaj radhe falė Zotit dhe miqve tanė u kthyen nė burim pėrsėritjet e historisė, duke zhdukur tė keqen. 11 shtatori na obligon se duhet tė punojmė e kultivojmė shpirtin e tė mirės.

    I nderuari Ambasador,

    Nė kėtė Mbrėmje tė pėrkujtimit tė 11 shtatorit, nė emėr tė popullit tė Kosovės i shprehim mirėnjohje vendit tė madh SHBA dhe popullit amerikan pėr gjithė atė qė kanė bėrė pėr Kosovėn dhe popullin shqiptar.

    Mirėnjohje tė madhe kemi pėr Presidentin Uilson, i cili nė fillim tė viteve '20 lansoi parimin e vetėvendosjes dhe tė Pavarėsisė pėr popujt, me ē’rast kėtė parim ua njohu edhe shqiptarėve.

    Nė kohėn e Presidentit Nikson, doajeni i diplomacisė amerikane Henri Kisinxher u interesua pėr ne, qė obligon mirėnjohjen tonė.

    Nė kohėn e Presidentit Regan, kur filluan kohėrat mė tė vėshtira pėr Kosovėn, Kongresi dhe administrata amerikane nisėn tė mbrojnė popullin e Kosovės. Presidenti Regan meriton mirėnjohjen tonė.

    Nė kohėn e rėnies tė Murit tė Berlinit dhe tė rėnies sė luftės sė ftohtė Presidenti Bush – tash Bushi Plaku - gjithnjė e mė shumė u kujdes pėr Kosovėn.

    Ėshtė i njohur "Kėrcėnimi i Krishtlindjeve" i vitit '92 kur e vendosi vijėn e kuqe mbi Kosovėn, qė ishte njė dritė shprese pėr ne. Kjo meriton mirėnjohje tė veēantė.

    Vijėn e kuqe tė Presidentit Bush, e mbrojti Presidenti Klinton dhe zonja Ollbrajt, Zonja e diplomacisė amerikane, qė e shpien Kosovėn nė rrugėn e lirisė, tė pavarėsisė e tė demokracisė, ēfarė meriton mirėnjohjen tonė, po ashtu speciale.

    Dhe vitin e kaluar, nė korrik tė vitit 2001, Presidenti Bush, pra Bushi i Riu, posa mori detyrėn e vizitoi Kosovėn dhe kampin shkėlqyes Bondstill, qė e zbukuron dhe forcon Kosovėn. E meriton admirimin dhe dashurinė e popullit tė Kosovės dhe dėshirėn qė Kosova me progesin qė ka bėrė tė njihet sa mė shpejt si vend i pavarur nė bashkėsinė e popujve tė lirė.

    Nė kėtė mbrėmje tė 11 shtatorit, mund tė themi se Kosova nuk harron, nuk ėshtė bukėpėrmbysėse, solidarizohet dhe ndien me miqtė e saj – me mikun historik me SHBA dhe aleatėt e saj europianė e tė botės sė qytetėruar.

    I nderuari Ambasador,

    Nė njėvjetorin e 11 shtatorit, kur po bisedohet se ēfarė tė bėhet me kullat e bukura binjake, ne mendojmė se ato duhet tė ngriten edhe mė tė mėdha seē ishin, me njė lapidar pėrkujtimi pėr viktimat. Ne kėshtu vepruam nė Kosovė tash tri vjet pas luftės nė liri, i ndėrtuam shtėpitė qė i kishim, i bėmė mė tė mėdha e mė tė bukura me ndihmėn e miqve tanė dhe me shpirtin e fortė tė popullit e tė qytetarėve tanė. Ky ėshtė vetėm njė sugjerim i vogėl pėr mikun tonė tė madh.

    Ndoshta fola pak me sensibilitet pėr shumė gjėra si President i njė vendi me origjinė tė vjetėr i Dardanisė antike e me status tė ri tė Pavarėsisė. Ndoshta isha tepėr patriotik pėr Kosovėn dhe pėr Amerikėn, pėr miqėsinė tonė, por do shtuar se pak patriotizėm na bėn mirė.

    Nė kėtė Mbrėmjė pėrkujtimi tė 11 shtatorit, do thėnė se SHBA dhe bota e qytetėruar pas njė viti janė mė tė fuqishme, me vision tė qartė pėr fitoren mbi tė keqen dhe hapjen e visionit dhe forcimit tė sė mirės qė i duhet njerėzimit.
    T'i kundėrvihemi tė keqes.
    Tė forcojmė tė mirėn.
    Zoti i bekoftė viktimat e 11 shtatorit.
    Zoti e bekoftė Amerikėn.
    Zoti e bekoftė Kosovėn.
    Zoti e bekoftė miqėsinė tonė.
    Nga kjo Mbrėmje pėrkujtimi, pėrshėndesim Presidentin Bush dhe popullin amerikan.
    Ne lutemi pėr Ju.
    Ne jemi pranė Jush.


    Trepca.net
    ----------------------

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e nimue
    Anėtarėsuar
    06-08-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    78
    Te nderuar qytetare amerikanas !
    Se pari dua t'ju kujtoj se nuk egziston vetem qyteterimi amerikan .
    Sigurisht qe me vjen keq per njerez te pafajshem por nje here qe u prek amerika sikur u prek e gjithe bota .
    Valle i harrojme viktimat e Hiroshimes ,te Vietnamit ,te Afganistanit,te Irakut,te Palestines ................etj.........etj..............etj
    Guri i rende peshon ne vend te vet.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e xhelil
    Anėtarėsuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    82
    Edhe nje here tregojme turpin e kombit tone qe ngelem duke kremtuar festat e botes me pare festonim tragjedite ruse tani ato amerikane

    MJAFT PUNOVE PER TE TJERET O FAT KEQ
    KUJTO VENDIN TEK KE LERE DHE TEK HEQ

  10. #30
    Po C'feste po Kremton?

    11 shtatorin feste e quan?


    11 shtatori nuk ka lidhje vetem me Ameriken si shtet dhe amerikanet se njerez, por me gjithe qyteterimin e civilizuar boteror, pasi nuk u godit vetem Pentagoni, por dy qendra nderkombetare ku punoni njerez nga e gjithe bota, civile te pafajshem qe nuk u vrane ne fushe te betejes, por thjesht ne menyre te befasishme nga disa spurdhjake.

    Duke u solidarizuar me popullin amerikan, shqiptaret tregojne se i ndihen afer ne keto dite zie e dhimbje nje populli e shteti mik i cili na ka ndihmuar ne ditet tona te zeza.

    Prej Amerikes ne kemi shtetin tone, pasi u desh nderhyrja e presidentit Willson qe Shqiperia te mos mbetej vetem Tirana, Elbasani e Kruja.


    Nderhyri Amerika qe cliroi Kosoven pas 85 vitesh sundimi serb.

    Cfare na kishte Amerika ne? Cfare e kishte Kosoven? Mund ta linte Milloshevicin qe te bente kasaphane atje e sot nuk kishte per te patur kembe shqiptari ne Kosove.

    Natyrisht ne 11 shtator ka edhe shtet apo njerez qe bejne feste. Gezohet serbet, greket e te gjithe armiqte amerikane ne Bote.

    Ata kane falenderuar Zotin qe Amerika u sulmua dhe u vrane 300 vete te pafajshem.
    Por per fat te mire, shqiptaret akoma i kane ruajtur disa virtyte qe kane patur nder shekuj.

    Te vleresojne mikun dhe ti gjenden ne ditet e veshtira.

    Nuk kemi se cfare ndihme mund ti japim Amerikes se nuk ka nevoje per ndihmen tone, por te pakten dicka simbolike ne kujtim te viktimave.

  11. #31
    Amerika cliroi Kosoven nga nje pushtimi prej 85 vitesh. Cfare kerkon me teper?

    Aq me teper kur Amerika nuk e ka ditur se ku binte Kosova.

    Edhe nuk e di se ku binte dhe e ndihmoi. Edhe po e ndihmon akoma, pasi po i mban pavaresine me 5000 trupa amerikane qe rrine aty.

    Ato mijera amerikane, ushtare, zyrtare, mjeke, etj etj etj qe jane tashme ne Kosove, cfare jane? Kush paguan qe ata te ruajne sigurine e Kosoves qe Serbia te mos futet aty?

    Nuk paguan populli Amerikan nga taksat e tij?

    A e dini se sa shqiptare te Kosoves po trajnohen sot ne Amerike me qellim qe neser te kthehen ne Kosove dhe ta drejtojne ate?

  12. #32
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280
    I nderuar Nimune te pershendes si qytetar shqipar dhe i tille jam megjithese kam kater vite qe jetoj nė Amerike.Desha te di se kur shkruan ne forum mos ia fut perpare me ca dopio raki dhe si behesh curcull nuk e di se ēfare shkruan.Terrorizmi nuk goditi vetem Ameriken dhe ''Qyteterim Amerikan siē thua ti'' por i gjithe Bota u trondit.Ndoshta je super i shkolluar ne shkollat marksiste dhe une hargjoj kohe kot me ty por shikoji gjerat sikur jane dhe hiqi syzliket...Kaq per sonte pershendetje Kallmeti

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e ChloeS
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Postime
    181
    Po pse ziheni o popull pse? Paqe sepse jeni shqiptar ne rradhe te pare dhe ne radhe te dute ketu po flitet per njerezit qe kan vdekur me 11 shtator te 2001. tani do tju tregoj dicka.......
    Une kam 1 vit e 3 muaj ketu ne USA dhe jetoj ne NY. Ate dite ka qene dita e pare qe po shkoja ne shkolle. Isha ne klase dhe vetem kur digjoj profesorin qe fillon e uleret. E kam pare te gjithe skenen nga dritaret e shkolles dhe ka qene nji gje e tmerrshme. Nuk arrija ti besoja syve. O Zot si me behet mishi tani qe kujtoj ato skena.
    Shume rrespekte te gjithe familjeve ne bote qe paten demtime.

    Nderime dhe omaxhe per viktimat e 11 shtatorit.

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e dylkosova
    Anėtarėsuar
    05-06-2002
    Vendndodhja
    kosovė
    Postime
    20
    NIMUE.
    PAJTONA me ty se Amerika i ka harruar viktimat e atyre vendeve por i vajton vetem te vetat.
    Ameriken duhet luftuar vetem me teorrizem deri sa ti vjen fundi ndonjihere.

    Posht administrata e Bushit.


    ===================

    Jimmyt 2030

    ØPajtona me ty se populli i amerikes as nuk qan koken per viktimat e Kosoves.

    Te lumet.
    dyli

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e dylkosova
    Anėtarėsuar
    05-06-2002
    Vendndodhja
    kosovė
    Postime
    20
    XHELILIT.

    Ashtu eshte pajtona me ty se nuk po kemi perkujtime tona pa ua parkujtuar Amerikanve.
    dyli

  16. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Abdullahh Dyli, vere nickun ma mire "Dyl Shumadia" se lidhje nuk ke me Kosoven e Shqiptareve.


    Pa Amerik do ishim sot te djegur e rrafsh si Grozni i Cecenise.
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e dylkosova
    Anėtarėsuar
    05-06-2002
    Vendndodhja
    kosovė
    Postime
    20
    ERZENIT APO ERZENOVIQIT.

    Po sikur ti te ishe ne luften e Kosoves ishte djegur Kosova si thua ti si GROZNI se ty tu ka duker pak se eshte djegur ....
    Po ku ishe ti se nuk i ndihmove kurr apo kur erdhen Amerikanet tu e ti ateher e ke vizituar Kosoven ....
    dyli

  18. #38
    alvi
    i/e ftuar
    Nigjoni ktu, tju thot daja ai gjo. Per sa i perket Kosovarve, ju Amerikes ti nizni i qiri e ti faleni kur coheni ne mjes, e masnej, mos t'harroni ta permeni e falenderoni sa here qe hani buke, dhe masnej kur te bini me flejt, ti thoni dhe i here falemnerit Amerikes ene amerikonve.
    Ti jimmy, qe ma merr mendja e di perkthimin e nick-ut tend ne anglisht, hajt menoje i here boten pa Ameriken.
    Jugoslla via merr kot, ene ja plas i luft me Kosoven, e Shqiperin, ne bashkepunim me Grekun dhe Rusin. Lufta vazhdon nja 20 minuta, se ju do ja mathshit per Maqedoni ose Shqiperi dhe pastaj nuk ekzistojn me as shqiptaret e as kosovaret, apo do i thote Sadami ndal atyre.
    Ik ore mosmirenjohes, se kur nuk priti Klintoni te merrte aprovimin e keshillit te sigurimit si Bushi sot, po ju boni kot gam gam. Ma merr menja se jeto dhe ne USA. Ca te satome do ktu ti kur na urreke kaq shume? Ik jeto ne Kosove ose ne Irak, dhe do ta shofesh se sa e bukur osh jeta.
    Amerika osh fanar civilizimi mer cun, dhe sic te thash, asaj ti bini ne gjunje, ti lani komet e ti pini ujtin, se akoma neper cadra do ishit sot po mos kishte nderhy Amerika, apo harrut?

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-08-2002
    Postime
    495
    Jo more Alvi, por fajin e ka vete Amerika qe nuk fillon te pergjoje kedo e sidomos te huajt, le ta beje sic e ka pas bere Sigurimi ne kohen e Enverit, edhe ta shohin gjithe keta qe bojn llap llap.
    Po helbete kjo eshte Amerika, ngrihen grekerit ne demonstrate kunder Amerikes, ngrihen serbt ne demonstrate kunder Amerikes, del ajo Ariana serbiea ne TV qe s'pushon se foluri kunder Amerikes e shqiptareve....edhe Amerika thote Amin, i siguron te drejten e fjales, i siguron te gjitha te drejtat ketyre plehrave qe vijne ketu vetem per te bere para e per ti cuar ne vendet e tyre, apo qe i lindin femijet ketu dhe i cojne te rriten prane gjysherve ne atdheun e dashur sepse nuk i duket me vend dhe i shendoshe ambienti rrethues per femijet e tyre. C'ti besh i ka ardhur dita ketij mileti...

  20. #40
    alvi
    i/e ftuar
    E provoi amerika e shkret, i mori ktu, i coi ne shkolle, e pane jeten dhe lirite me syte e tyre, dhe prap se prap, amerikes ja vejn fajin per injorancen dhe mjerimin e tyre.
    Ca faji i pat amerika Shqipris pash zotin? Po e marr si shembull. Ose Egjyptit? Kajro osh si NY prej pareve te amerikes, shkojn e vijn pa viza etj. Prap se prap, Amerika jau ka fajin atyne, se jon popuj fryksa e injoranta dhe zgjedhin diktatore e i trajtojn grat si bagti.
    Pse, se jo vetem ata, po ca i ka bo Amerika Gjermonit, e suedezit, E norvegjezit? I ka dhon pare me miljarda, qe ta ngrejn ekonomin e standartin e jetese, pranej jau ka fajin amerika atyne dhe nuk e dun.
    Rusit i pati faj se harxhoi shum amerika per ushtrine, po Rusi donte tia kalonte dhe falimentoi. Prap fajin ja ka amerika?!
    Kina, Amerika ja ka fajin, se eshte me e forte dhe nuk e le te pushtoje shtet tjeter. Pra Amerika ja ka fajin.
    India po ashtu, se nuk e kontrollojn dot ate pjese te botes, dhe nuk i futen dot australise.
    Po kulmi i hipokrizise, vijn ketu per te studjuar e per te bere qef, jetojn ktu, marrin paren e Amerikes dhe pastaj kur amerika u jep te gjitha te drejtat, i kthehen dhe e peshtyjn ne fytyre.
    Provo e bojji kto numra ne Evrope ose ne Irak, ose ik ne Kosove e thuj, poshte Kosova dhe e shef se sa te mbron e drejta e fjales.

    Me te ardh turp, ca bukeshkalesh!

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. SHBA, shqiptari ofron drekė falas pėr viktimat e Madof
    Nga brooklyn2007 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 03-04-2009, 06:56
  2. Varroset me nderime Ibrahim Halilaj (17) nga Tėrdefci i Drenasit.
    Nga prishtinase nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 17-03-2009, 11:21
  3. Viktimat E Perdhunimit Dhe Vuajtejet E Tyre
    Nga abdulselam nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 23-01-2005, 07:31
  4. Shqipėria, ndėr tė parat nė Ballkan pėr viktimat e cunamit
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-01-2005, 11:08
  5. Hiroshima kujton viktimat
    Nga StormAngel nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-08-2004, 13:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •