ARMIQTĖ E GJUHĖS SHQIPE DHE TRIUNFI I SAJ

nga Teuta Llalla

Lufta kundra gjuhės shqipe ka qenė e ashpėr. Ky sulm ishte frontal dhe nė tė gjitha nivelet dhe drejtimet tė ndryshme.
Fanatikė fetarė ortodoks dhe mysliman injoronin gjuhėn shqipe, filluan tė ndryshonin emrat e fshatrave ku banonin shqiptarėt. Osmanėt i quanin shqiptarėt tė ''pa fe'' dhe tė ''paudhė'' priftėrinjtė greke quanin gjuhėn shqipe ''gjuhė barbare''.
Njė ligj kundra gjuhės dhe kulturės shqipe ka lėshuar sulltani i Perandoris Osmane mė 31-5-1779, Abdul Hamiti i 2-te, ku pėrcaktonte saktė marrja nė mbrojtje nga ana e turqėve kultura dhe gjuha greke, dhe duhet luftuar gjuha shqipe.
Ky dokument ėshtė nxjerrė nga arkivat greke dhe ėshtė botuar nė gazetėn ''Thesaloniki'' mė 14-8-1999.
Krahas atij vargu tė pafund kryengritjesh tė pėrgjakėshme, zuri fill edhe njė revolucion kulturor, i cili, ndonėse me pak i dhunės ishte gjithėsesi mė dramatik.
Kultura e njė populli cilėsohet si mėnyra e pėrgjithshme e jetesės dhe e mendimit. Gjuhėtari i ndritur Sami Frashėri ka thėnė; ''Gjuha ėshtė gjėja e parė e pėrcaktimit tė kombėsis''.
Dėshmia mė e lashtė e ekzistencės sė gjuhės shqipe nuk u shkrua mbi pergame, pra nė letėr prej kallami, por mbi gurė tė pavdekshėm nga koha. Kėtė na e vėrteton Prof.Dhimitėr Shuteriqi pėr gjetjen e njė fjale tė vetme, tė gdhendur nė njė mozaik tė Liknidit, sot Ohri i lashtė, qė ka qenė kryeqyteti i fisit Ilir Dasheretėve. Ėshtė fjala ''GJON'' dhe ėshtė shkruar dhe shqiptuar njėsoj vetėm nga shqiptarėt, si nė lashtėsi dhe nė kohėn e sotme. Prof.Shuteriqi vure nė dukje se fjala e lashtė ''GJON'' e zbuluar nė Ohėr, ėshtė shkruar me tė gjitha normat e njohura drejtshkrimore shqipe.
Nė vitin 879 pas Kr, ndeshet emri i qytetit tė Krujės, nė kėshtiellėn franceze tė Shantilisė. Studiuesit kanė gjetur njė dorshkrim, i cili nė faqen 153, pėrmban njė tekst prej tetė rreshta me shkrim dore, ėshtė njė poemė e vogėl nė gjuhėn shqipe.
Nė Shqipėri, ashtu si nė tė gjithė botėn e qytetėruar, greqishtia dhe latinishtia u pėrdorėn nė tė gjitha dokumentat e shkruara deri pėrpara pushtimit osmano turk.
Dėshmia mė e herėshme pėr ekzistencėn e letėrsisė shqipe ėshtė njė thėnie e shkruar nga prifti dominikan francez Brohariti, arqipeshkvi i Tivarit, mė 1332, ai do thoshte ''Ndonėse arbėrit kanė nji gjuhė krejtėsisht tė ndryshme nga latinishtja, prapėseprap ata pėrdorin shkronja latine nė tė gjitha librat''. Kjo tregon se gjuha shqipe pėrdorej gjerėsisht dhe shkruhej me shkronja latine nė fillim tė shekullit 14.
Shumica e dokumentave nė gjuhėn shqipe vėrtet humbėn pėrgjithmon, por disa prej tyre arritėn tė mbijetojnė jashtė Shqipnis nė arkivat dhe muzetė e botės. Kėshtu i nė vitin 1915 studiuesi rumun, Nikola Jorga zbuloi nė Bibliotekėn Laurentine tė Firencės njė letėr qarkore, tė shkruar mė 1462 nga Pal Engjėlli(1416-1470), Arqipeshkvi katolik i Durrėsit. Teksi orgjinal thotė ''Unė tė pagėzoj nė emnin e Atit e t'birit tė Shpirtit tė Shenjtė''.
Libri mė i vjetėr ėshtė vepra e Gjon Buzukut, titulluat ''Meshari''. Ai pėrfundoi dhe u shtyp mė 1555. Kopja e vetme ekzistuese u zbulua nė vitin 1740 nga arqipeshkvi shqiptar i Shkupit Gjon Kazazi. Mė vonė ''Meshari'' shkoi nė Bibliotekėn e Vadikamit, ku u rizbulua mė 1909 nga arbėreshi Pal Skiroi. Libri ka pasur 220 faqe dhe sot mungojnė 32 faqet e para. Ky libėr ishte shkruajtur me shkronja latine ku ishin shtuar dhe 5 tė tjera.
Tė tjerė dokumenta pėr gjuhėn shqipe kemi nga shume shqiptarė qė me tė shumtit ishin njėrės tė fesė.
Frank Bardhi(1606-1643), shėrbeu si ipeshkvi i Sapės. Bardhi hartoi fjalorin e parė nė histori shqip-latinisht, qė kishte 2544 fjalė shqipe dhe 5.000 fjalė latine, dhe u botua nė Romė mė 1625.
Pjetėr Bogdani(1625-1689), lindi nė Prizeren, dhe u emėrua fillimisht ipeshkvi i Shkodrės dhe pastaj arqipeshkvi i Shkupit mė 1667. Vepra e tij ''E vėrteta e pagabueshme e besimit Katolik'' u botua disa herė nė Padovė dhe Venedik. Vdiq i sėmurė nė Prizeren dhe dėshira e tij e shprehur dikur u bė realitet. ''Ah, sikur tė kisha njė kandil tė ndezur e tė ndriēoja atė tokė tė varfėr tė Shqipnisė dhe tė Serbisė, njė pjesė e madhe e secilės flet shqip''.
Kėto zbulime dėshmojnė qė gjuha shqipe ėshtė shkruar mė herėt se librat historik qė janė gjetur mė vonė.
Pėr shekuj me rradhė turqit osman qėllimisht dhe sistematikisht kishin pėrēarė popullsinė shqiptare nė grupe rivalėsh, armiqėsive fetare dhe zėvėndėsimin e gjuhės amtare shqipe me gjuhė tė huaja. Ndonėse trashėgimia e panumėr e poemave, baladave, pėrrallave dhe fjalėve tė urta ishin pėrcjellė gojarisht brez pas brezi, qeveria turke i kishte ndaluar rreptėsisht botimet nė gjuhėn shqipe. Kėshtu qė shqiptarėt shkolloheshin nė shkollat fetare qė ishin nė gjuhėn turke, greke, sllave, italiane, gjermane. Dhe ata qė shkolloheshin nuk e dinin mirė gjuhėn e mėmės, shqipen. Fėmijėt mysliman duhet tė shkonin nė shkollėn e Xhamis, ku mėsonin turqisht, fėmijėt tė krishterė duhet tė mėsonin greqisht.
Kėshtu nė ato pak shkolla fillore nė Shqipėri asnjėra nuk pėrdorte gjuhėn shqipe. Propagandistė tė djallėzuar pėrpiqeshin tė shkombėtarizonin brezat e ardhėshėm tė rinisė shqiptare. Gjuha shqipe pėrdorej zakonisht nė jetėn e pėrditėshme, prandaj arriti tė pėrcillej nga brezi nė brez.
Shkolla e parė e dokumentuar, nė gjuhėn shqipe u hap nė Veljet tė Mirditės mė 1632. Mė pas nė Pllanė, njė fshat afėr lumit Mat, mė 1638, nė Troshan mė 1639 dhe nė qytetin e Shkodrės mė 1698. Si mėsues nė to ishin Gjon Shqiptari, Filip Shkodrani dhe Dhimitėr Dhėrmiu. Arsimi katolik morri vrull tė madh nė Shkodėr mė 1855, kur u hap shkolla ''Franēeskane'' qė mė vonė do quhej ''Ilyrikum''.
Kėto shkolla katolike nė Shqipėrinė e veriut mbaheshin kryesisht me fonde Austriake.
Qėndra Kulturore Voskopojare(Moskopojė) ka luajtur njė rol tė madh nė kulturėn shqiptare. Atje u themelua ''Akademia e Re'' mė 1744, kjo pati njė ndikim tė fuqishėm nė zhvillimin e gjuhės letrare shqipe dhe ndėrgjegjies kombėtare shqiptare.
Mbas njė lufte tė madhe pėr jetėsėn e gjuhės shqipe dolėn atdhetarėt e shquar shqiptar qė shumė prej tyre u vranė nga armiqtė e gjuhės shqipe.
Teodhor Kavalioti(1718-1797) nga Voskopoja, nė vitin 1770 botoi Fjalori i gjuhės sllave-greke-shqipe, si dhe njė studim shkencor tė veēantė tė shqipes. Ai ishte drejtor i ''Akademisė sė Re''. Teodhor Kavalioti u vra nga tė dėrguarit e Fanarit, rrugės pėr tė sjellė shkronjat latine shqipe tė bėra prej plumbi, pėr shtypshkronjėn ku do shtypeshin libra nė gjuhėn shqipe.(shih filmin ''Udha e shkronjave'')
Naum Veqilharxhi(1767-1846). Botoi nė Bukurresht tė Rumanisė mė 1844 njė abetare e quajtur ''EVETARI'' njė libėr me tetė faqe, qė mė 1845 u botua mė i zgjeruar. Abetaret e Veqilharxhit u bėnė qiriri i gjuhės shqipe nė rrethin e Korēės. Por kjo abetare ngjalli frikė tek kleri ortodoksė grek, dhe me urdhėr tė Patriakut klerik tė Stanbollit, e helmuan Naum Veqilharxhin.
Kostandin Kristoforidhi(1827-1895), i lindur nė Elbasan, u bė njė nga gjuhėtarėt mė tė shquar tė Shqipėris, duke fituar titullin ''Pishtar i gjuhės Shqipe''. Studimet e para i morri nė Janinė, dhe mė vonė nė Kolegjin Protestant nė Maltė. Nė Janinė u ftua qė t'i jepte mėsim nė shqip, Dr.Johan Fon Hanit, i cili, pas 40 vjet kėrkimesh, do tė bėhej albanologu mė i shquar shkencor nė botė.
Kristoforidhi dha mėsim nė Maltė, Tunizi, Tiranė dhe Elbasan. Nė Stamboll mė 1882, botoi dhe njė abetare nė shqip, tė quajtut ''Alfavitar Shqip'' nė gegėrisht dhe toskėrisht.
Me rėndėsi shumė tė madhe ėshtė fjalori i shqipes me rreth 40.000 mijė fjalė, tė mbledhura dhe tė klasifikuara pėr 20 vjet rresht.
Fjalori u botua nė Athinė mė 1904, pas vdekjes sė Kostandin Kristoforidhit.
Pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe, krerėt bektashian shqiptar dolėn mė haptazi, dhe kjo pėr shkak tė pėrleshjeve tė tyre me turqit e sektit Suni.
Duke qenė se qeveria turke mbajti njė qėndrim mjaftė armiqėsor ndaj pėrhapjes sė letėrsisė nė gjuhėn shqipe, ėshtė e kuptueshme qė angazhimi i pjestarėve tė komunitetit musliman nė kėtė fushė ka qenė fare i vogėl.
Interesi i njerėzve pėr gjuhėn shqipe urrit shumė, dhe brenda pak vitesh u botuan katėr gramatika tė mira shqipe.
Njėra u botua nė Firencė nga Jeronin De Rada. Tjetra ishte Gramatika e Gjuhės Shqipe nė Greqisht, e botuar mė 1882 nga Kostandin Kristoforidhi. E treta ishte gramatika e Sami Frashėrit e botuar nė Bukuresht mė 1886, nė shqip. Kurse mė 1887, Pashko Vasa nga Shkodra botoi nė Londėr njė gramatike shqipe nė gjuhėn frėnge.
Vėrshimi i letėrsisė kombėtare shqipe nė vend sigurisht qė inatosi qeverinė turke dhe kishėn ortodokse greke.
Patriarku ortodoks grek lėshoi njė mallkim mbi letėrsinė shqipe dhe kėrcėnoi me shkishėrim tė gjithė ata besimtarė qė do tė guxonin tė mėsonin dhe lexonin nė gjuhėn shqipe.
Sulltani urdhėroi tė gjitha postat doganore qė tė mos lejohej asnjė libėr nė gjuhėn shqipe tė futej nė Shqipni.
Dy armiqtė historik kundra njėri-tjetrit, tani po bashkėpunonin me zell pėr pėrndekjen dhe burgosjen e gjithkujt qė kapej me libra tė gjuhės shqipe.
Nė lėvizjen pėr gjuhėn dhe shkollėn shqipe, qė u zhvillua nė dhjetorin e parė tė shekullit 20, ndeshi nė pengesa tė vėshtira serjoze nga ana e qeveritarėve turq ashtu edhe nga kleri reaksionar i dy besimeve.
Qeveritarėt turq me dhunė dhe prifti e hoxha me propagandė demagogjike, u pėrpoqėn tė pėrēanin popullin shqiptar dhe ta linin nė errėsirė. Kėshtu kleri mysliman proturk nė rrugė fetare, ndalonte besimtarėt mysliman tė ndiqnin shkollat shqipe bashkė me tė krishterėt, me pretekstin absurd se ''prishin besėn''. Nga ana tjetėr priftėr e dhespotė grekė thonin se vetėm greqishtja ėshtė gjuha e perėndisė, kurse shqipja ėshtė gjuhė ''shejtani'' dhe, nė kėtė mėnyrė pėrpiqeshin tė ndalonin pėrhapjen e gjuhės shqipe nė shkolla, xhami, kisha e kudo. Por kundėr kėtyre forcave armike tė gjuhės shqipe dhe interesave kombėtare, tė turqėve dhe grekėve, u ngritėn atdhetarėt shqiptar. Ata u vunė nė krye tė masave popullore dhe i dhanė hov lėvizjes pėr gjuhėn dhe shkollėn shqipe.
Prijėsit e Rilindjes Kombėtare e kishin kuptuar mirė se rruga drejtė pavarsis shkonte drejt arsimit dhe shkollės shqipe. Hartimi i librave dhe ēelia e shkollės shqipe u bė problemi mė i ngushėm. Qėllimi ishte me zgjuar ndėrgjegjien kombėtare dhe pėr tė rritur vullnetin pėr tė luftuar pėr panvarsinė pastaj.
Vala antishqiptare ishte shtuar edhe mė shumė rreth fqinjėve tanė mbas formimit dhe programit tė ''Lidhjes sė Prizerenit''. Lidhja kishte si qėllim kryesor ēeljen e shkollės shqipe, por me shkatarrimin e Lidhjes, puna e pionierėve tė parė tė arsimit shqiptar u bė dhe mė i vėshtirė.
Nė Shkodėr qytetarėt mund tė mėsonin nė shkollat e klerit katolik, tė cilat nė sy tė qeveritarėve turq, paraqiteshin si shkolla fetare.
Kėshtu shkollat fillore fetare katolike u bėnė ēerdhja e diturisė arsimore shqipe, dhe Faik Konica pat mėsuar nė shkollėn e jezuitėve tė Shkodrės.
Mėsuesit shqiptar u bėnė pararoja e nacionalizmit shqiptar, atėhere qeveria turke morri frikė, dhe, pa u mbėshtetur nė asnjė ligj, mori masa tė, rrepta duke presekutuar arsimtarėt shqiptar.
Nė Shqipnin e jugut pėrhapja e arsimit shqiptar kombėtar u pengua edhe nga influenca shkataruese e propagandės greke. Pothuase tė gjithė ata qė ēelėn shkolla shqipe nė jug, ishin tė fesė ortodokse. Qeveria greke me anė tė Patriakanės sė Stambollit, ose ''Fanarit'' kishin siguruar tė drejtėn me ēel shkolla pėr Kristianėt. Pėr tu mėsuar ortodoksėve tė Shqipėris vetėm gjuhėn greke.
Qeveria greke, me anėn tė shoqatave arsimore tė ndryshme, ēeli me qindra shkolla greke nė Shqipėrin Jugore, pėr tė futur ndjenjėn greke nė brezat e padjallėzuar shqiptar.
Shqiptarėt e krishterė qė nuk u pėrulėn politikės sė Greqis, u mallkuan dhe u luftuan me ēdo mjet.
Mbas shumė botimesh fjaloresh, tė cilėt, shkollat myslimane kur bėnin mėsim nė shqip i shkruanin me shkronja arabe.
Shkolla ortodokse greke pėrdornin nė shqip shkronja greke. Dhe atdhetarėt klerik katolik dėshironin qė gjuha shqipe tė shkruhej me shkronja latine.
Gjatė zhvillimit tė letėrsisė shqipe u hartuan disa alfabete tė ndryshme. Njė nga mė tė fundit ishte ai i krijuar nė Stanboll. Megjithatė, mendimi i pėrgjithshėm ishte se shkronjat jolatine nuk ishin aspak tė pranueshme pėr prodhimin e letėrsis shqipe dhe gjuhės kombėtare shqipe. Pėr kėtė arsye, shoqėria aktive dhe idealiste ''Bashkimi'' nė Manastir, thirri Kongresin e Parė tė Pėrgjithshėm pėr diskutimin e njė alfabeti tė njėsuar. Njė alfabet i njėsuar do tė ishte fillimi i letėrsisė mbarė shqiptare.
Mė 14, nėntor tė 1908, nė Manastir u mblodh ''Kongresi i Manastirit'' ose ''Kongresi i Alfabetit''.
Nė kėtė Kongres ishin tė pranishėm 150 delegatė, tė ardhur nga tė gjitha anėt e Shqipėrisė, si dhe nga komunitetet shqiptare nė Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjypt, Amerik etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Miht'ath Frashėri, i biri i Abdyl Frashėrit. Mihtath Frashėri ishte nė atė kohė redaktor i dy revistave, qė botoheshin nė Selanik ''Liria'' dhe ''Dituria''. Sekretare e komosionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mėsuese e shkollės sė vashave nė Korēė. Nėnkryetar u zgjodh Grigori Cilka, nga Korēa si dhe 11 antarė tė tjerė. Nė atė Kongres merrnin pjesė, shqiptar te fese myslimane, katolike, ortodoksė, protestant, njerės tė ditur, erdhėn sė bashku tė bashkuar si vėllezėr pėr njė qėllim tė madh kombėtar.
Kumtesa e mbajtur nga prifti katolik Gjergj Fishta, nga Shkodra, preku tė gjithė pjesmarrėsit ''Sa njė hoxhė, rendi ta pėrqafonte para tė gjithėve''.
Kėrkesa e nacionalistėve shqiptarė ishte, qė gjuha jonė shqipe tė mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin, gjė qė nėnkupton mosnėnshtrimin qoftė ndaj turqėve, qoftė ndaj grekėve
Kongresi vendosi me votė unanime tė lenė mėnjanė alfabetin e Stambollit, dhe ta shkruanin gjuhėn shqipe vetėm me alfabetin latin me 36 shkronja dhe qė pėrdoret deri mė ditėt tona.
Gjithashtu, u vendos qė pas dy vjetėsh tė mbahej njė Kongres i dytė nė Janinė, pėr tė shqyrtuar problemet drejtėshkrimore e letrare, si dhe pėr tė bėrė pėrpjekje pėr shkrirjen e dialekteve gegė dhe toskė nė njė gjuhė tė njėsuar shqipe. Duke qenė se para Kongresit tė Manastirit, gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke, sllave, apo pėrshtatiet e tyre, vendosmėria e delegatė vepėr t'i kthyer sytė nga perėndimi ishte haptazi njė shpallje kulturore e panvarėsis, qė nuk kaloi pa u vėnė re as nga qeveria turke e as nga kisha ortodokse greke dhe aleati i tyre sllavė.
Ndre Mjeda, njė studiues jezuit, i thurri vargjet, ndoshta mė tė bukura gjuhės shqipe nė atė kohė.
Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
Gjuha shqipe m'shungullon,
Pėrmbi erė, qi nep zymbyli,
pa da zemrėn ma ngushėllon.
Gegė e toskė, malėsi, jallia,
jan nji komb, m'u da s'duron,
fundė e majė nji asht Shqipnia,
e nji gjuhė t'gjith na bashkon.
Nė Manastir u hap dhe shtypshkronja, e cila financohej nga njė grup tregėtarėsh atdhetar mysliman shqiptar. Shtypshkronja e Manastirit shpejtė u bė e njohur nė tė gjithė Shqipninė si shpėrndarėse e librave dhe gazetave nė gjuhėn shqipe. Nė kėtė punishte ishin tė punėsuar 17 vetė, tė cilėt punonin me njė makinė tė re elektrike, qė vihej nė lėvizje me dorė, pėr tė shtypur gazetėn e pėrjavėshme ''Bashkimi i Kombit'' si dhe abetaret shqipe dhe tekstet shkollore.
Ēėshtja e gjuhės shqipe shpesh bėhej shkas shpėrthimin e dhunės sė fanatikėve qė sulmonin pa mėshirė pėrparimin e gjuhės shqipe.
Babė Dudė Karbunara(1842-1917) i lindur nė Berat, bashkėpunonte ngushtė me Kostandin Kristoforidhin. Babė Karbunara shumė herė filloi gjatė kremtimit tė meshės, tė lexonte ungjullin nė gjuhėn shqipe, dhe kėshtu i filluan kėrcėnimet e para nga eprorėt klerikė otodoksė dhe mė 1895, fanatikėt i dogjėn tė tėrrė shtėpinė.
Papa Kristo Negovani, njė prift ortodoks i cili punoi pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe, por nė moshėn 30 vjeēare, mė 12 shkurtė tė 1909 u masakrua me sėpatė e thika nga tė dėrguarit e vetė peshkopit ortodoksė grek. Atė natė i vranė dhe tė vėllanė, Theodhos Negovanin.
Poeti i asaj kohe, Loni Logri, shkruajti njė vajtim pėr tė.

Papa Kriston e vranė,
Dhe s'ra pėr tė njė kėmbanė,
Por malet e Shqipnisė
Dhe shpellat e malėsisė
Thėrrisnin an e mbanė,
Papa Kriston e vranė!
Prifti ortodoks kapedan Stathi Melani, vraponte me librat shqip nė gji dhe me pushkėn nė krah fshat mė fshat nė Shqipėrinė e Jugut pėr pėrhapjen e shkollės shqipe dhe kishėn shqiptare.
Veprimtaria e At Stath Melanit ra nė sy tė autoriteteve turke, dhe Fanarit tė Stambollit.
Tri herė turku ia dogji shtėpinė dhe librat shqip, por, At Melani nuk pyeti. Mė 24 dhjetor 1917, At Stathit i kishin zėnė pritė banda e kusarėve tė Josif Suropullos, e vranė, i prenė kokėn At Stath Melanit dhe e ēuan nė Athinė tek paguesit e vrasjes.
Petro Nini Luarasi(1865-1911) ėshtė njė nga atdhetarėt e shquar qė punoi pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe nė rrethin e Korēės. Qe drejtor i shkollės sė djemėve nė Korēė. Petro Nini Luarasi shkonte fshati nė fshat pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe. Mė 20 shtator 1892, peshkopi i Kosturit, Fillaterri, nxorri njė lajmėrim, me titull ''Mallkimi i shkronjave shqipe''.
Qėndrimi grek i kishės ortodokse ishte aq i vendosur, se kush guxonte tė kėndonte meshėn nė gjuhės shqipe, do tė pėrfundonte me vdekje.
Mė 1909, qeveria turke nė bashkėpunim me kishėn greke dhe sllavėt, mbylli tė gjitha shkollat shqipe, dhe dha urdhėr tė prerė tė shuhen nė zjarr tė gjutha librat, dokumentat dhe letėrsia shqipe.
Gjendja politike nė vend nė atė kohė ishte kritike pėr tė marrė flakė nga ēasti nė ēast.
Pėr atdhetarėt shqiptarė u bė mė se nuk do t'i realizonin dot kurrė qėllimet e tyre tė larta pa hapur mė parė shkollat shqipe pėr formimin e rinisė. Deri nė atė kohė rinia shqiptare kishte qenė objekt i propagandės sė huaj nė shkollat e hapura nga qeveria turke dhe nga kisha greke, qė tė dyja kundėrshtarė fanatikė tė, gjuhės shqipe dhe tė ēdo ndjenjė atdhetare. Megjithatė, gjatė punės pėr krijimin e sistemit tė tyre shkollor, atdhetarėt shqiptar u ndeshėn me tri probleme tė mėdha, pengesa nga autoritetet turke dhe greke, mungesa e tė hollave dhe mungesa e mėsuesve tė kualifikuar.
Shuma tė vogla por tė dobishme tė hollash ishin mbledhur aty-kėtu brenda vendit, kurse ato mė tė mėdha kishin ardhur nga shoqėritė dhe klubet shqiptare nė vendet e tjera. Mirėpo kishte fare pak mėsues tė kualifikuar tė gjuhės shqipe.
Pėr tė bėrė ballė kėsaj sfide arsimore, Klubi i Selanikut thirri njė tjetėr Kongres nė Elbasan, nė zemėr tė Shqipėris, nga data 20 deri 27 gushtė tė 1909.
Nė kėtė Kongres tetėditore, qė kishte synim zhvillimin e lėvizjes arsimore anembanė vendit, erdhėn delegatė nga 28 shoqėri e klube shqiptare. Nė Kongres u vendos qė tė themelohet ''Shkolla Normale nė Elbasan'' njė shkollė gjashtėvjeēare pėr pregatitjen e mėsuesve tė rinjė. Njerės tė mėsuar nė Universitetet e huaja Europjane u gjetėn dhe u caktuan pėr tė formuar stafin pedagogjik.
Klubi i Manastirit u caktua si qendra pėr krijimin e njė Federate tė Klubeve Shqiptare nė Shqipėri dhe nė kurbet. Qėllimi i Klubeve ishte pėhapja e gjuhės dhe arsimit shqip, pa u pėrzier me politik. Klubi korēar ''Pėrparimi'' u caktua si qėndra financiare, qė do tė adimistronte ndihmat dhe shtimin e shkollave tė ditės dhe tė natės. Pėrgjegjėsia kryesore dhe prokupimi i madh ishte mbajtja e Shkollės Normale tė Elbasanit. Kongresi i Elbasanit nxiti tė gjithė shqiptarėt tė futnin gjuhėn shqipe nė shkollat e huaja, tė pėrhapura anemban Shqipėrisė.
Mė 18 nėntor 1909 u bė thirrja haptazi, ''Pėrmbajtjen e Shkollės Normale tė Elbasanit duhen, para, para e mė shumė para''.
Nuk ėshtė e vėshtirė tė pėrfytyrohet niveli i ulėt i jetesės sė njerėzve, qė u bėhej njė propozim i tillė! Mirėpo, me ose pa mjetet e pėrshtatėshme, Shkolla Normale Elbasanit vazhdoi tė pregatiste pionierėt e arsimit pėr Shqipėrin qė po rilindėte.
Drejtori i parė i Normales ishte, Luigj Gurakuqi qė vite mė vonė kjo shkollė u pagėzua me kėtė emėr.
Shkolla Normale u hap mė dhjetor tė 1909, me 143 nxėnės.
Shpėrthimi i shqiptarizmit i kaloi tė gjitha parashikimet e armiqėve tė gjuhės shqipe. Nė atė kohė dolėn nė dritė rreth 90 gazeta dhe revista shqipe, qė botoheshin nė Shqipėri dhe nė kolonitė shqiptare jashtė vendit.
Zhonturqit me kryetarin e tyre Ferit pashėn, tė friksuar nga ky shpėrthim i shpejtė i arsimit shqip, reaguan ashpėr, duke ndaluar shoqėritė, shkollat dhe botimet nė shqip.
Nė Vlonė atdhetarėt e ndershėm arestoheshin dhe internoheshin, shkolla e Vlonės u mbyll, kurse drejtori i saj Loni Naēi u largua nga Shqipėria, nga frika e vrasjes. Nė Gjirokastėr pionieri i arsimit shqip kombėtar, Koto Hoxhi, u internua nė kėshtjellėn e Bosforit. Pandeli Sotiri, themelues i sė parės shkollė shqipe nė Korēė, u internua nė Selanik. Zhonturqit i kishin vėnė detyrė vetes pėr tė rrjepurr tė gjallė tė gjithė shqiptarėt e ndershėm qė punonin pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe. Gjėrat po shkonin keq mė keq.
Dalja nė pah e gjuhės shqipe, me shkronja latine, provokoi myslimanėt injorantė e konservatorė. Ata protestuan se shqipja, ashtu si turqishtja, duhen shkruar vetėm me shkronja arabe dhe se preferenca e atdhetarėve shqiptarė pėr shkronja latine perendimore ishte njė pėrēmim pėr fenė myslimane.
Njerės tė paditur dhe injorantė formuan me mbėshtetjen edhe tė Qeverisė sė Zhonturqėve nė Stamboll shoqėrinė ''Mahfeli'' me synimin pėr pėrēarjen e shqiptarėve dhe frenimin e arsimit nė shqip. Nė fundė tė vitit 1909, Qeveria turke ndaloi pėrdorimin e gjuhės shqipe me shkronja kombėtare, nė tė gjitha shkollat anemban vendit. Gjithashtu, nxorri njė dekret, sipas tė cilit gjuha shqipe do tė shkruhet vetėm me shkronja arabe.
Shoqėria reaksionare ''Mahfeti'' me mbėshtetjen e qeverisė turke, shtypi dhe shpėrndau abetaret e para me gėrma arabe. Pėr kėtė arsye, nė shkurt tė 1910, u mbajt nė Elbasan njė miting proteste, ku 7.000 mijė njerės protestuan kundra pėrdorimit tė shkronjave arabe pėr gjuhėn shqipe. Kėshtu po atė muaj protestat vazhduan nė Korēė, Berat, ku mbi 15.000 mijė vetė dogjėn nė qendėr tė qytetit abetaret shqiptare me gėrma arabe, tė dėrguara nga Stambolli.
Telegrame tė shumta nga shoqėritė, shqiptare tė Selanikut, Shkupit e Manastirit u shprehėn nė mbrojtje tė alfabetit shqip. Nė Shkodėr, njė grup myslimanėsh u bėnė gati tė organizonin njė manifestim nė pėrkrahje tė shkronjave arabe. Mirėpo ndėrruan mėndje kur 60.000 mijė katolikė dhe mysliman tė ndershėm shqiptar, nga Malėsia e Madhe, organizuan ditė mė parė njė manifestim madhėshtor nė pėrkrahje tė shkronjave latine. Protesta tė ngjashme u organizuan nė Pėrmet, Kolonjė, Tepelenė, Frashėr, Konicė etj. Por turqit nuk deshėn t'ia dinin. Atėherė nė mars tė 1910 u thirr Kongresi i dytė i Manastirit. Aty u vendos qė tė vazhdojė pėrdorimi i alfabetit kombėtar me shkronjua latine dhe protestat kundėr vendimit tė padrejt tė Qeverisė Turke.
Gazeta atdhetare ''Shkreptina'' e Kajros botoi njė momerandum tė hartuar nga kryengritėsit qė luftonin nė malet e Shqipėris. Nė tė theksohej se qėllimi i tyre nuk ishte pėr plaēkitur apo pėr tė vrarė, por pėr tė luftuar pėr lirinė e edukimit nė gjuhėn shqipe dhe me alfabetin kombėtar, lirinė pėr tė hapur tė gjitha shkollat shqipe tė mbyllura nga qeveria turke dhe vėnien nė punė tė shtypshkronjave, si dhe botimin e gazetave tė ndaluara, lirimin e tė burgosurve politikė. Dhe pėrfundonte me mesazhin.
''E gjithė bota e qytetėruar dhe veēanėrisht qeveria e perandorisė Otomane le ta dijė mirė se tė gjithė shqiptarėt, gegė e toskė, kristjan dhe mysliman, nuk do ta pushojnė luftėn pėr kėto tri kėrkesa, derisa qeveria tė na i garantojė ato me siguri''.
Edhe nė kėtė luftė turke, greke dhe sllave, shkolla shqipe doli fitimtare. Me pak mjete dhe mėsues, por me dėshirėn nė shpirt pėr dituri shkollore shqiptare, midis pengimeve, sllave, greke dhe turke, shkolla shqipe fitoi nga veriu e deri nė jug tė Shqipėrisė dhe pregatiti breza tė rinjė atdhedashės.
Megjithėse ky revolucion kulturor ishte pėrfytyruar si njė konfirmim jo i dhunshėm, shpejtė ai ishte kthyer nė njė zjarr tė rrezikshėm. Qė shqiptarėt trima si Isa Boletini dhe burri i zoti Ismail Bej Qemal Vlona, do nxitonin hapat pėr tė shpallur mėvetėsin e Shqipėris mė 28 nėntor tė 1912 nė Vlorė.
Mbas pak muajsh filloi Lufta Ballkanike dhe Manastiri e Shkupi, dy qytetet historikisht tė banuara nga shumica popullsi shqiptare, u pushtuan nga serbėt dhe kroatėt. Tė gjitha dyqanet dhe librat shqip u dogjėn dhe shumica e atdhetarėve shqiptar u therrėn nga serbėt, disa u burgosėn. Popullata myslimane shqiptare u detyrua tė braktiste qytetin e Shkupit dhe tė Manastirit, ata familje ortodokse shqiptare qė mbetėn aty, me kalimin e viteve dhe me dhunė u asimiluan duke humbur dinjitetin e tyre shqiptar.
Nė pėrfundim tė kėsaj pėrmbledhje tė shkurtėr mbi ''Armiqtė e gjuhės shqipe dhe triunfi i saj'' duhet tė kujtojmė amanetin e atdhetarėve tė ndershėm, qė luftuan e punuan tė bashkuar, gegė e toskė, tė ēdo feje, nė Prishtin, Shkup e Tiranė, nė Ulqin e gjetkė, pėr mos zhdukjen e gjuhės tonė kombėtare.
Prandaj, kurrė tė mos e braktisim gjuhėn tonė amtare shqipe, mos ta lemė tė vdesi sa t'kemi jetėn, tė punojmė dhe tė merremi vesh tė bashkuar, qė sa mė gjatė ta ruajmė gjuhėn tonė , atdheun dhe zakonet tona tė bukura tė lashta qė rrrjedhin nga pellazgjėt tek shqiptarėt.