Bime arbereshe, per te rrojtur me shume

Bime arbereshe, per te rrojtur me shume



Andrea Pieroni, studjues italian, duke vezhguar jeten e perditshme te dy 90-vjecareve arbereshe, ka zbuluar se bimet qe ata perdornin ne kuzhine dhe per mjekim, kane substanca, qe parandalojne shume semundje, te lidhura me procesin e plakjes



Teze Xhovanina, nje zonje e shkathet, "vetem" 90-vjecare dhe Paskuale Kiarito, i shtuquajturi "gjyshi" i Xhinestres, per 95 vjetet qe mban mbi supe, i cili karakterizohet nga nje vetebesim absolut, jane dy shembujt e rinise se perjetshme. Ata jane bere epiqendra e kerkimeve shkencore nga studjuesi Andrea Pieroni, mbi efektet e bimeve te perdorura ne kuzhinen tradicionale arbereshe (liakra), si dhe barnave popullore, te banoreve te kesaj zone. Pas tre vjetesh intervistash, ekskursionesh ne fshatrat e kesaj krahine, bashke me te dy te moshuarit, si edhe ne shoqerine e barinjve vendas, njohes te mire te bimeve mjeksore, te ushqimeve tradicionale, ku dominonin cikoret dhe qepet ("ghiums", "scrp", "rscedd", "bucc a liepr"), studiuesit e "Research Group Ethnobiology" te Universitetit te Londres, kane arritur ne disa perfundime, teper te vlefshme dhe interesante.



Ne Xhinestra (pjeserisht edhe ne zonat e Maskitos dhe te Bariles), perdoren rregullisht dhe ne vecanti keto lloj bimesh, ndryshe nga zonat e tjera te ketij rajoni, si dhe te gjithe gadishullit, qe le te kuptosh nje lokalizim te tradites kulinare arbereshe. Perberja e mrekullueshme e ketyre prodhimeve, permban disa substanca qe luajne nje rol te rendesishem ne parandalimin e nje varg semundjesh, te lidhura ngushtesisht me procesin e plakjes. Te tjera bime, si murrizi, e perdorur edhe sot ne mjeksine popullore, luajne te njejtin rol, si edhe medikamentet kunder etheve dhe temperatures se larte. "Qellimi i ketyre kerkimeve, eshte shpehur studiuesi Andrea Pieroni, eshte ajo e stimulimit dhe te rifitimit te ketyre njohurive, per t'ia transmetuar ato, me te rinjve, per te kontribuuar ne projektimin e aktiviteteve te zhvillimit te Agriturizmit dhe prodhimeve tipike, qe nxjerrin krye nga kujtimi dhe rrenjet e Xhinestres". Ne kete kuader administrata lokale, ka filluar punen per krijimin e nje kopeshti etnobotanik, ku do te rriten specie bimesh, te perdoruara ne mjeksine dhe ushqimin arberesh. Gjithashtu po punohet dhe per ngritjen e nje muzeu etnobotanik dhe te folklorit shqiptar, nje liber me fotografi, ku tregohen imazhe te mbledhura nga kerkuesit dhe studiuesit, gjate qendrimit te tyre ne krahinen e Xhinestres.



Rosa Albis



"La Gazzeta del Mezzogiorno"