Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 87
  1. #21
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anėtarėsuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    Citim Postuar mė parė nga angmokio Lexo Postimin
    Ne arabisht Alban do te thote Bylmet.
    Nderkohe qe Albani i thone personit qe merret me pregatitjen e produkteve te bulmetit.
    Nuk e di sa e mundshme mund te jete propabiliteti qe emrin Albania ta kemi marre prej arabishtes por dicka qe kam lexuar nga Cabej rreth emrin Albania ishte ajo qe Cabej e lidhte emrin Albania me dicka te bardhe dhe pergjithsisht produktet bulmetore jane te bardha.
    Edhe nje fakt tjeter qe eshte realitet eshte se shqiptaret kane tradita te lashta ne prodhimin e kosit , djathit, dhalles apo produkteve te tjera bulmetore.
    Mos ja bo qefin vetes o rezil.
    Alban vjen nga fisi ilir i albaneve qe shtriheshin midis Durresit dhe Krujes.
    Arabet dhe turqit as nuk njiheshin ne ato kohe dhe lere me te shkelnin ne trojet tona.
    Tė gjitha gjėrat qė ne shohim apo duken, janė vetėm njė ėndėrr brenda njė ėndrre

  2. #22
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar mė parė nga Geri Tr Lexo Postimin
    Mos ja bo qefin vetes o rezil.
    Alban vjen nga fisi ilir i albaneve qe shtriheshin midis Durresit dhe Krujes.
    Arabet dhe turqit as nuk njiheshin ne ato kohe dhe lere me te shkelnin ne trojet tona.
    Ne muslimanet e forumit jemi bo si parja kuqe , na njohin te gjithe .
    Ore nje mendim dhashe ndoshta ja kam qelluar e ndoshta jo, uroj mos kem bere gabim qe e dhashe si mendim , ne mos me thuaj se kam kohe 1 ore per ta fshire .
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  3. #23
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Nuk me bie ne mend ndonje shtet qe e njeh veten me emer tjeter nga ai qe njihet nderkombetarisht. Perdorimi i termit "Albania" eshte atentati i pare kunder trashegimise historike te Shqiptareve.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anėtarėsuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516
    Citim Postuar mė parė nga javan Lexo Postimin
    Nuk me bie ne mend ndonje shtet qe e njeh veten me emer tjeter nga ai qe njihet nderkombetarisht. Perdorimi i termit "Albania" eshte atentati i pare kunder trashegimise historike te Shqiptareve.
    Greece Ελλάδα
    Germania Deutschland
    MOS I NDY TEMAT no name

  5. #25
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar mė parė nga freeopen Lexo Postimin
    Greece Ελλάδα
    Germania Deutschland
    Vertet? Dhe si i thone vetes keta, Eladhiane dhe Dojclanders?

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    sipas Cabejit, emri alban vie nga fjala - alp, qe dmth ''thik'perpjete'', ku rodhi tingulli p=b - alpan=alban dhe nuk e lidhe me shprehjen - i bardh, apo me fjalen - bardh, kurse ketu kemi pikerisht studimin mbi prejardhjen e emri albania...


    ARBITALIA
    Shtėpia e Arbėreshėve tė Italisė
    La Casa degli Albanesi d' Italia index/home kulturė/cultura histori/storia gjuhė/lingua letėrsi/letteratura art/arte
    hapje/apertura komunitet/comunitą tradita/tradizioni special/speciale turizėm/turismo shfaqje/spettacoli
    redaksi/redazione lajme/notizie shtyp/stampa motorė/motori ligje/legislazione lidhje/links



    Nezir Myrta / ETHYMOLOGJIA E EMRIT – ALBANIA

    Diftongu – AL difton njė lartėsi tė bardhė, bardhėsi e lartė, shprehje e madhėrishme bardhėsie, pėr tė ardhė der tek kuptimi I dritės – bardh – kuptimi I tė cilės bardhėsie tė lartė, vie nga ama, ėma krijuesja e bardhėsisė – dritės – duke u kthyer nė shprehjen e theksimit tingullor tė dyfishtė - L+L = LL, ku nga diftongu – AL, u formua diftongu – ALL – ama – LL(AMA) llama illire – drita – atje N*- AL – T – deri tek kuptimi I shprehjes – DRITA ATJE NALT(Ė) – gege-shqipe dhe DRITA ATJE LART(Ė) – toske-shqipe.
    Diftongu – AL difton si ngritje lartė deri tek kuptimi I dritės, bardhėsisė, e deri tek krijuesi nga drita – zjarri – nė kuptimin e gjithėsisė – me dyfishin e tingullit – L – LL - Gjithėsia – All-ah (arabe), nga – al – nyje e parme e gjuhėve arabe, deri tek diftongu - ALL = gjithė, e gjitha, e tėra – nė gjuhėt gjermanike,(Alleman), ALL (o)– gjithė, krejt – nė gjuhėt anglo-saksone (all sky). Pra, nga tingulli – L - si ngritje lartė e deri tek formėsimi I bardhėsisė – dritės – LL.
    Diftongu - AL ėshtė kuptimi I fjalės N+ T (Ė) bardhėsi e naltė – bardh nė naltėsi – bardhėsi e lartė, bardhėsi e ngritur - diēka e ngritur, e lartė, nė kuptim bardhėsie, e deri tek kuptimi i dritės – e kemi nė disa fjalė shqipe - MAL – M*AL – mali, kodėr e lartė, e madhe, kodėr e ngritur mbi rrafshin tokėsor, e cila fjalė ėshtė PIE (paraindo-europiane), fjalė aqė e lashtė shqipe – mal, mali, malet, malor, malok, Malcia (Malėsia), malėsori, malėsorja, malėsorėt etj.

    Diftongun AL e kemi poashtu nė fjalėn shqipe – PAL – p*< al (krhs), pale, paleo (zoiku), nė shqipen e vjetėr ka kuptimin e domethėnies sė lashtėsisė, apo kur dikush pyet – Pale, na thuaj diēka... ? Apo kur ēuditet njeriu pėr diēka – Pale pale! Si shprehje e pakėnaqėsisė apo edhe e kėnaqėsisė, kur ndėgjon dika tė bukur, tė mėnēur...

    Diftongun AL e kemi poashtu nė fjalėn – dal = d*al – dalja, tė dalurit, rrugėdalja, derėdalja, shtegdalja, qė kuptohet si avansim pėrpara, e deri tek fjala – ndal – (nd)* al – ndalja, ndalimi (halt, ger.), qė kulmi i fjalės ėshtė rrėnja – al. Poashtu tek fjala shqipe – kal-i – k* al – kuptimi edhe si zoonom, emėr kafshe, kalė, kali – poashtu edhe si fjalėformuese e disa kompozitave tjera – kalimi, kalorėsi, vendkalimi, anashkalimi, kaluar, kaluese etj. Gjithashtu nė fjalėt tjera shqipe – val – val(ė), vala – v* al – si ngritje vale mbi nivelin e ujit, - fjalė – fj* al (ė), ku – fj – ėshtė tė folurit, gjuha, tėvona tek fjala shqipe – b* al (ė) – Bal(ė) ėshtė si kuptim bardhėsie, Bala.
    Kurse me rrėnjen e diftongut – al – si ngritje, pėrsosje e tė shprehurit tė gjuhės – fjala – gjithashtu kemi fjalėn shqipe – gal – g* al – (geni - al ) si ndryshim i genit – al , deri tek fjala qė shquan si sufiks – al – gjeneral, sufiksal – genial, gjenial, verbal, paradoksal, final etj.

    Kėto ishin vetėm disa fjalė shqipe, pėrmes tė cilave deshtėm tė kuptojmė se ku gjindet diftongu – AL – nė parimin: prej tė afėrmes kah e largėta, duke hulumtuar deri tek burimi apo ethymologjia e diftongut nė fjalė, pasiqė ėshtė aqė i lashtė PIE deri tek Gjuha e Parė e njeriut, nė kuptimin gjeneral – pėr tė dalė tek formimi i rrokjes – alb – si njė nga shumė rrokje tjera – alb, alf, alk, alp, alv – / alb = alba, albania, / - alf=alfa, / - alk= alka, alkimia, / - alp= alpe, alpet, / - alv=alvan, alvin, alvanit etj.

    Diftongu – AL formoi antroponome, toponome, etnonome, PIE – qė mendoj se ėshtė mė i lashtė sesa diftongu – AR – pėr tė ardhė tek rokjet e pėrafėrta – ALB – ARB – respektivisht tek etnonomi – alban – arban – (albėn – arbėn) – Albania – Arbania – Arbėria, deri tek etnonomet – arbanas, arbėr, arbėresh, arvanit-as etj.

    Pėrkundėr tė gjitha studimeve tė derisotme tė linguistėve: G. Majeri, A Majeri, N. Jokli, E. Giordano, P. Skoku, M. Pavloviqi, V. Dorsa, T. Trajanoski, P. Ilievski, J.B.Hofmani, A. Walde, H. Pederseni, A. Ducellieri, A. Vukiēeviqi, A.V. Desnickaja, M. Shufllaji, C. Truhelka, e deri tek linguistėt shqiptarė – S. Frashėri, E. Ēabeji, Sh. Demiraj, A. Xhuvani, I. Ajeti, A. Buda, Z. Shkodra, R. Ismaili, S. Anamali, Dh. Shuteriqi, E. Sejdaj etj. tė cilėt dhanė kontributet e tyre nė ethymologjinė e emrave – alban – arbėn – si pėrfundim i derisotėm shkencor linguistik – “mbetėt ēėshtje e hapur dhe se nuk ekziston njė mendim i pėrbashkėt” definitiv se kėto dy fjalė – alban – arbėr – janė me ethymologji illire-shqipe, por Ēabeji e Pederseni, ngulin kėmbė se kėto fjalė janė tė huaja (!) duke u nisur nga rrėnjet – alb – arb. A duhet tė mbetet kjo ende ēėshtje e hapur e derikur?
    Mjafton ta marrėsh vetėm studimin e njerit prej kėtyre studjuesve dhe tė gjithė i ke aty !

    Pėrdorimi i kėtyre dy emėrtimeve alban - arban (arbėn), qoftė si rrėnje tė fjalėve – alb – arb – edhepse pėrputhen hipothezat e linguistėve, se kemi tė bejmė me tė njejtin etnonom etnogjenetik tė pėrcaktimit tė emrit pėr tė njejtin popull, i cili mė vonė do tė quhej shqip – shqiptar ( e qė ndoshta, edhe para kėtyreve – skip – skiptar), - duhet kuptuar si ndryshim kohor gjatė etapave historike dhe ky pėrdorim (pėrgojim) jovetėm qė flet pėr tė njejtin popull, por ngėrthen nė vetvete njė dallim si metamorfozė kuptimore etnonomike, pėrmes dy tingujve tė ndryshėm tė tė dy rrėnjeve L tek rrėnja ALB dhe R tek rrėnja ARB. Tash, shtrohet pyetja: cili prej tingujve tė tė dy rėnjeve L (ALB) – R (ARB) do tė ketė ekzistuar mė pėrpara nė rrėnjen e vet L nė alb – apo R nė arb, pėr ta dijtur se cila nga kėto rrėnjė ėshtė mė e lashtė?

    Arabėt jetuan nga ari (ari i bardhė e ari i zi – nafta), ndėrsa
    arbnorėt jetuan kryesisht nga ara e bukės si formė ekzistence.

    Nėse diftongu AR si fillesa e emėrtimit tė etnonomit arab – Arabia do tė bazohej nė pikėpamje ethymologjike – do tė thoja, se vie nga kuptimi i metalit tė ēmueshėm ar, ari, sepse atje nuk kemi tė bėjmė me – arė – ara – arat – tokė e gatshme pėr tė mbjellė tė lashtat, sikurse kemi tė bėjmė tek etnonomi – arban, arbėn Arbania – Arbėnia / – arbėr – Arbėria. – Mendoj se diatheza etnonomike dallon pėrnga procesi i punės, ku nėnkuptohet puna si mjet ekzistence. Ēka do tė thotė se diftongu AR ėshtė mė gjeneral i pėrgjithėsuar tek disa popuj – ar – arab /, ar – armen /, ar – arban-arbėn-arbėr / - si e drejtė kuptimore etnogjenetike e popujve nė fjalė – nga tė tri rrėnjet – ara / arm / arb / - si etnonome pėr tre popujt – arab, / armen, / arban-arbėn-arbėr. Nga diftongu ar u formuan rrėnjet tjera, tė cilat dallojnėe secila sipas kutimit tė tyre, gjatė formimit tė emėrtimeve sikurse janė disa sosh: arb, arg, arm, ark, art, ars, arp etj.
    Ndėrsa, tek etnonomi nga rrėnja – alb – kemi njė kuptim fonetiko-morfologjik nė vetvete, sepse ėshtė i vetmuar, si njė etnonom nė vete, me paraqitje synkronike tė njė singullariteti morfologjik, qė formoi etnonomin – alban – Albanoi – Albanopoli – Albania.

    Mendoj se mė e lashtė ėshtė rrėnja – alb, si rrėnja monomorfologjike e etnonomit sesa kjo – arb, tė cilat i pėrkufizon nė pėrcaktimin emroro-historik vet tingulli i pėrbashkėt – B, i cili e fikson kuptimin e njejtė, respektvisht - i cili i shquan rrėnjet nė fjalė – alb – arb, sepse rrėnja alb ėshtė e njėmvehtėsishme, qė nuk ka ndonjė shoqe tjetėr, pėrsa i pėrket njė etnonomi pėr emėrtimin e popullit – alban, qė vet albanėt ishin njė prej fiseve illire-pellgase.
    Nga rrėnja arb kuptojmė njė rrafsh tė pjerrtė, pėr qėllim sa mė lehtėsim pune fizike, bregore tė njė are tė bukės – si arė buke, nga arė basi – arėbansi - arėberėsi – / arban-arbanėt Arbania / arbėnėt – Arbnia – Arbėnia / arbėri – arbėrėt / arbėresh – arbėreshėt – Arbėria. Edhe kjo ka tė bėjė me njė – naltėsi – n* - al – t (ė), lartėsi ku krijon njė bardhėsi tė tė lashtave – njė – alb (albus) bukolik qė dallohet nė natyrė kah pjekja e tė lashtave. Mė shumė kėtu nėnkuptojmė profesionin bukolik tė bujqėsisė sė illirėve, si bujq e blegėtorė tė vyeshėm, por qė ekzistenca mvarej kryesisht nga ara e bukės. Kėtė pėrcaktim etnonomi arb – arbnor - arbėror e lidhė thjeshtė edhe S. Frashėri dhe ky ėshtė pėrcaktimi mė i njohur nė tė gjitha pėrmasat etno-gjenetike tė etnonomit, si pėrkufizim popullor e nacional i arbonėve tė Arbnisė, arbnorėve tė Arbėnisė – arbėrorėve tė Arbėrisė.

    Ndėrsa, rrėnja alb, kuptohet si al – hi hillir – qė e pėrcakton vet rrėnjen – tingulli - b – dhe nuk ėshtė vetėm si njė shenim hartografik nė Illirinė e Vonė, nė shek. II-tė e.r. nga gjeografi Ptholemeu, nė hartėn ballkanike me etnonomin – Albanoi, e qė merret edhe nga greqishtja – Alvanoi – por, ėshtė kjo rrėnjė – alb – edhe mė e hershme, sepse, sigurisht Pthoemeu nuk e krijoi i Pari kėtė etnonom, por e mori nga larg nga Hartografia hillire – atje nga ai – hi hillir –al – qė tėvona u bė njė – al arab – i formuar nga hieroglifet e Thotit Skipe – Tehuti .

    Diftongu – AL – si fillesa e shumė fjalėve, antroponome, toponome, hidronome, e deri tek etnonomi – alb-a-n-i-a – doli a rodhi nga pjesa gjeo-morfologjike jugore e trekėndėshit illirian trekontinental azio-afriko-auropian. Ky diftong AL mori kuptimin e hinit (hini i zjarrit) nė kutimin etnogjenetik tė origjinės sė jetės sė njeriut e gjallėsave tjera nė natyrė – dhe nė kuptim tė gjėrė tė mendimit, u bė fillesė emėrtimi tė kuptimshmėrisė linguistike e shkencore nė shumė fusha diturie. Kėshtu, nga ky diftong - al - u formuan shumė kompozita linguistike gjenerale – emėrtime me fillesėn - al – hinore, nga hini, apo tretja e bimėve dhe e kafshėve pas jetės, rrodhi fjala arabe – AL K’AL – qė do tė thotė, - hii bimėsh dhe shprehja – al kimi, alkimia, si shprehje alkimike – alk – alkalet, alkaloidet, alkimetri, alkaloza, alkimetria, alkitherapia, alkooli, - al ku’ul = pluhuriza etj.

    Diftongu AL – hini hillir pėrmes fjalės shqipe – bardh – ku edhe i merret tingulli fillesė – b – dhe gėrshetohet fonetikisht me – al – nė – alb – nga boja e bardhė, ngjyra e bardhė, nga ai hii hillir linguistik – nga kuptimi i origjinės sė jetės nga hini, rrodhi fjala – alba – nga rrėnja – alb. Tash kėtu fjala alba – ka kuptimin – bojė njeriu, qė nė shqipen e vjetėr ėshtė shprehja kuptimore – njė bojė njeri – edhe si bojė e bardhė, por edhe si masė gjatėsie e njeriut, gjatėsia e figurės sė njeriut, si gjatėsi vertikale, por edhe si gjatėsi horizontale – pėr tė vdekurin. E shtini n’dhee njė bojė njeri! Njė bojė njeri thellė nė tokė! Njė bojė njeri naltė! E tjera shprehje shqipe, qė lidhėn me ketė dykuptimshmėri bilogjike, me dy kuptime tė ndryshme dhe me njė shprehje linguistike.

    Nga ai – al – hii hillir qė nėnkuptohet boja e hinit, bojė hini - ngjyrė hiri, nga hini i zjarrit, e qė kjo fjalė shqipe si diftong – HI (hii) hini, nga Shqipja e Vjetėr, pėrmes njė tingulli tė lashtė, qė sot merret si grup dytingullor – nd – ishte vetėm njė tingull gege-shqipe – si bashkim fonetik n+d=nd, qė nuk ekziston sot nė alfabetin e shqipes, por qė flitet nė gjuhėn e folur – u formua edhe spjegimi pėr etnonomin – hind – hindi – Hindia, India. – Ku vet toka e Indisė ėshtė bojė hini, njerėzit janė bojėhini, natyra e Indisė ėshtė si bojėhini, toka,dheu si bojėhini. Mirėpo, me shėmangien e tingullit fillesė – h – ashtu sikurse nė shumė etnonome, toponome, hidronome i.e. nė gjuhėt indo-europiane (Histria, Hindia, Hadriatiku, Hindiana, Historia, Hilliria, hilli – hylli, etj.) edhe tek etnonomi – Hindia – Toka Hinore (Hindore), rodhi ky etnonomi i sotmi – India. Kėshtu e mendoj pra, edhe ethymologjinė e vet emrit – Hindia – India, si etnonom edhe si toponom a hidronom – Hindi – Indi, lumi qė brigjet dhe lymi i tė cilit janė bojė hini – ngjyrė e pėrhirtė, e pėrhimtė, e pėrhime, pėrhimur, hinore.

    Fjala alba – si rrėnja e shumė kompozitave tjera i.e. nė tė vėrtetė ėshtė PIE si formin i etnonomit – alban – i cili e ka kuptimin e dokės sė njeriut, i dokshėm, i pashėm, i bukur, alban = i bardhė. Nuk ka fuqi ekzistuese pėrcaktimi i etnonomit – alban – nga rrėnja – alp – qė sipas disa linguistėve edhe sipas E. Ēabejit, po vijka nga kjo rrėnjė – alp me kuptimin ‘thik pėrpjetė’, pjerrtėsi e rrėpinjtė malore, alpike dhe paska pėsuar ndryshim fonetik, si alterfon ndryshimi i tingullit – p – nė tingullin – b – dhe nga rrėnja – alp, qenka formuar rrėnja – alb -, qė po u lidhka me kuptimin alpik, malor, alban = malcor, malėsor, sepse qenka vet relievi gjeografik malor alpik i vet Shqipėrisė!

    Vet kuptimi linguistik i rrėnjes – alp – mendoj se nuk ėshtė tregues i pjertėsisė sė alpeve, por njė kuptim i bardhėsisė, qė alpet gjithmonė duken tė bardha nga bora (dimėr e verė) dhe pėr atė logjikė edhe e morėn emrin si toponom – alp – alpe – gjithmonė tė bardha nga bora, si kuptim i lartėsisė sė bardhė, apo i bardhėsisė sė lartė. Kėtu tek toponomi si emėr gjeografik – alp – alpe – mendoj se rrodhi nga skipja illire – m* al – p = malp, malpe, nga fjala shqipe – mal, pėr tu refleksuar diftongu – al – si kuptim i bardhėsisė – bjeshkė gjithmonė me borė, bjeshkė tė bardha, bjeshkė bore etj. si kuptim gjenealogjik i bardhėsisė – Alpet.

    Ethymologjia e emrit - Albania – si kompozitė e formuar nga rrėnja – alb – qė do tė thotė – bardh – edhe vet enonomi – alban – si dhe toponomi, emri i vendit tė shqiptarėve – vijnė si fjalėformime nga domethėnia kuptimplote – alb = bardh, alba = bardha, albani = bardhi, Albana = Bardha, albanėt = bardhanėt, Albania = Bardhania.

    Pra, emri – Albania – vie nga rrėnja – alb = bardh, qė mund tė vėrtetohet shkėncėrisht dhe tė pėrcaktohet mė drejtėsi logjike, linguistike, leksikografike, gjeo-morfologjike, pikėrisht nga kuptimi i sotėm shkencor i tė gjitha kompozitave tė cilat vijnė, nga kjo rrėnjė – alb – duke krahasuar vetitė psiko-fizike tė zoonomeve, si bionome, apo si veti karakteristike materiale shkencore, qoftė si elemente, duke peshuar me vėrtetėsi pėrbėrjen shpirtėrore, fizike e materiale, tė emėrtimeve qė vijojnė:


    Albatrosi = zogu i bardhė i deteve australiane.

    Albedo-ja = bardhėsi-a nė Astronomi: ajo pjesa e dritės rėnėse – vrushkulli i bardhė i
    Dritės qė pėrhapet, shpėrndahe nga njė sipėrfaqe.

    Albin = albus = i bardhė, njeri apo kafshė me veti tė bardha – albniste.

    Albinizėm = bardhėsi, nė mjekėsi: mungesė e plotė e lingut tė pigmentit nė lėkurė e nė
    Anekse tė saj – shėnja e bardhė e lindjes nė lėkurė.

    Albit = bardhor, nė mineralogji – feldspat i bardhė.

    Album = bardhėsi – fletore e posaēme me fletė shumė tė bardha, pėr fotografi...

    Albumina = e bardha e vesė (voes).

    Albuminometri = nė kimi – lėngu organik nė tė bardhė tė vesė (voes) – aparat, pėr
    Matjen e tė zbardhurit tė urinės.

    Albuminurina = bardhėsia nė serumin e gjakut e urinės, zbardhimi i urinės...



    Tė gjitha kėto emėrtime edhe shkencore vijnė nga rrėnja e fjalės – alb – qė domethėnė – bardh – nė kuptimin e pėrbėrjes dhe tė funksionit tė tyre si elemente, tė emėrtuara sipas vetive tė tyre.
    Faktet shkencore dalin nga origjina e tingujve ashtu sikur edhe janė formuar.

    Tash, se cili emėrtim etnonomi ėshtė i imponuar pėr shqiptarėt – etnonomi i sotėm alban – apo etnonomi – shqiptar – edhe si toponom – Albania – apo – Shqipėria, ku disa linguistė shqiptarė dhe tė tjerė, e marrin imponim etnonomin – shqiptar!

    Mendoj, se etnonomi – alban – gjeo-morfologjikisht ėshtė vetėm njė emėr i njė fisi tė lashtė tė illirėve – kurse, etnonomi – shqiptar (skipetar) – ėshtė gjithėpėrfshirės i shqiptarėve ballkanik, respektivisht, na del aqė sa edhe ėshtė me tė vėrtetė atdheu i shqiptarėve – e pėr pushtuesit mė i madh nė kuptimin gjeo-historik dhe hartografik – si etnonom bashkimi edhe jashtė kuptimit tė njė fisi illirian Albanoi.

    Pėr kėtė shkak edhe u njoftė ndėrkombėtarisht nga bota e sotme ky etnonomi, qė mendoj sė pikrisht, ky ėshtė i imponuar nga fuqitė – Albania, gjuha albane, historiografia albane, kultura albane, - e jo ashtu siē e thotė e vėrteta historiografike shqiptare – Shqipėria, gjuha shqipe, kultura shqiptare, historiografia shqiptare... Ngase, imponimi u bė pikėrisht nga fuqitė e kohės, qė mos tė njihet etnonomi kuptimplotė i shqiptarėve e tokave shqiptare te pushtuara nga popujt sllavo-grek, qė me toka e popullėsi shqiptare edhe u formuan si shtete pėrrreth dhe mbeti njė pjesė gjeo-politike - toponomi – Albania!

    Me fjalėn – Shqipėria – pėrfshihet gjithė ballkani shqiptar illirian – ashtu sikurse edhe ishte gjatė pushtimit turk i ndarė nė katėr Vilajete: Kosova, Shkodra, Manastiri e Janina – ashtu sikundėr ishin edhe fiset illire si shtete antike – Illiria, Epiri, Makedhonia, Dardhania, Delmatia, Dakia, etj.

    Tė dyjat kėto etnonome – Albania e Shqipėria paraqesin tė njejtin kuptim historiko-linguistik, por qė dallojnė nė kuptimin gjeopolitik tė shqiptarėve ballkanik. Mjafton, vetėm tė krahasosh vėllimin hartografik dhe gjeopolitik tė Shqipėrisė gjatė pushtimeve turke e romake, ku Shqipėria ishte edhe pėr katėr herė me e plotė (as e madhe as e vogėl) por sa ishte dhe ėshtė sot populli shqiptar nė Ballkan, e qė duhet patjetėr tė bashkohet nė Shqipėri tė Vėrtetė!

    Etnonomi – shqiptar (skipetar) ėshtė unikati mė i pėrshtatshėm – ARBANIA!
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-01-2009
    Postime
    280
    Ne rast se i referohemi llogjikes se Katapanos edhe une mendoj se Albania vjen nga fjala e larte.
    Nyjet shquese Il - i larte dhe kjo mbase lidhet dhe me fjalen shqipe yll i cili ndodhet lart ne qiell,
    el- e larte , Al = asht lart.
    Ne se i referohemi dhe emrit Ylliri , Albani per mua ka kuptimin e larte.
    Mbase paraardhesit tane Iliret kane ardhur nga ndonje planet. Kot nuk i kane thene gjuhes shqipe gjuha e perendive.

  8. #28
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Citim Postuar mė parė nga javan Lexo Postimin
    Nuk me bie ne mend ndonje shtet qe e njeh veten me emer tjeter nga ai qe njihet nderkombetarisht. Perdorimi i termit "Albania" eshte atentati i pare kunder trashegimise historike te Shqiptareve.
    Vetė emėrtimi ''Shqipėri'' ėshtė shumė herė mė i vonė se ''Albania'', ndaj nuk mund tė pretendohet pėr ndonjė atentat. Pėrveē shqiptarėve dhe gjermanėve, janė dhe hungarezėt qė e quajnė vendin e tyre Magyarorszag, sėbashku me irlandezėt qė e quajnė Irlandėn Eire. Raste tė tjera ka plot, pa lėnė anash dhe disa gjysėm shndėrrime nė Europė, tė tipit Österreich-Austri, Schweiz-Suisse, Switzerland, Svizzera, etj.
    relata refero

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e ikthus
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    146
    Kalimi Alban-Arban sipas z.Myrta eshte i pranueshem duke ditur se bashketingelloret l,r shume here ne shqip zevendesojne njera tjetren(gjarper,gjalper;pale,pare etj) dhe rrenja alb eshte me e vjeter se arb ja si thote Pokorny:

    Alb. brum m., brumë f. `sourdough', mbruj, mbrünj `knead'.
    Lat. ferveō, -ēre, fervō, -ĕre `to be boiling hot, to boil, seethe, glow. Transf., to be in quick movement, to seethe; to be excited by passion, rage ' (about fermentum s. bher-2); dēfrū̆tum ` leaven, yeast; a kind of beer. Transf. anger, passion ' (: thrak. βρῦτος, βρῦτον, βροῦτος ` a kind of barley beer '; from thrak. *brūti̯ā (gr. βρύτια), derives illyr. brīsa `skins of pressed grapes', proto extension alb. bërsí ds., from which serb. bersa, bîrsa, bîrza ` mould on the wine'; lat. brīsa from dem Venet. or Messap.).
    Note:
    Not only alb. is the direct descendant of illyr. but Albans in Alba Longa brought their beer formula from Illyricum (Albanoi illyr. TN) to Italy. Slavic languages borrowed their cognates from illyr.

    Perkthimi:


    Alb. Brum m., mjegull f. `brumė i ardhur ', mbruj, mbrünj` zė'.
    Lat. ferveō,-ere, fervō,-ere 'tė valė e nxehtė, nė vlim, gatuash, shkėlqim. . Transf, tė jetė nė lėvizje tė shpejtė, tė gatuash, tė jenė tė ngazėllyer nga, zemėrim pasioni "(rreth fermentum s. bher-2), dēfrū̆tum`, maja maja, njė lloj birrė. Transf. , zemėrimi pasion '(: thrak βρῦτος, βρῦτον, `βροῦτος njė lloj birre elbi.', nga thrak * brūti̯ā (gr. βρύτια), rrjedh illyr Brisa` lėkurat e rrushit presion ", proto extension alb bërsi ​​DS.... , nga tė cilat serbe bersa, birsa, myk birza `nė verė";.... lat Brisa nga DM Venet ose Messap).
    Shėnim:
    Jo vetėm alb. ėshtė pasardhės i drejtpėrdrejtė i illyr. por Albanet nė Alba Longa sollen formulen e tyre te birrės nga Illyricum (Albanoi illyr. TN) nė Itali. Gjuhėt sllave huazuar Cognates tyre nga illyr.

    Pra Pokorny thekson se Albanet themeluan Romen dhe si rrjedhim Aenea Dardanus ishte Alban .

  10. #30
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar mė parė nga Uriel Lexo Postimin
    Vetė emėrtimi ''Shqipėri'' ėshtė shumė herė mė i vonė se ''Albania'', ndaj nuk mund tė pretendohet pėr ndonjė atentat. Pėrveē shqiptarėve dhe gjermanėve, janė dhe hungarezėt qė e quajnė vendin e tyre Magyarorszag, sėbashku me irlandezėt qė e quajnė Irlandėn Eire. Raste tė tjera ka plot, pa lėnė anash dhe disa gjysėm shndėrrime nė Europė, tė tipit Österreich-Austri, Schweiz-Suisse, Switzerland, Svizzera, etj.
    Jo vetem kaq, emertimi Iliria eshte me i vone se Alba, nje emertim qe na haset vetem tek autoret helene.
    Sipas meje, Albania, eshte emertimi me i sakte i kombit tone... nese duam vjetersi dhe autoktoni, Albania eshte perfekt... nuk e dime cfare e quanin veten Iliret, ka shume te ngjare qe identifikoheshin vetem me fisin.
    Ca atentati? jo me kot ne mesjete quheshim Arbenia-Arberia, nje derivat i Albania, te quash atentat pse Gjergj Kastrioti ishte arber???? mah, ca teorish
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 13-12-2011 mė 13:59

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e Vidasusi
    Anėtarėsuar
    11-11-2010
    Vendndodhja
    Atje diku...
    Postime
    273
    Mua mė shumė mė intereson se kur shqiptarėt filluan ta quajn veten SHQIPTAR???

  12. #32
    Afersisht nga viti 1400 Vidasusi filluan nese nuk gaboj.....
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Vidasusi
    Anėtarėsuar
    11-11-2010
    Vendndodhja
    Atje diku...
    Postime
    273
    Citim Postuar mė parė nga HELEN OF TROY Lexo Postimin
    Afersisht nga viti 1400 Vidasusi filluan nese nuk gaboj.....
    Po si? Kush i pari? Si ja nisėn? Ndonjė dokument, dėshmi?
    Mendoj, ndonjė informatė mė shumė.

  14. #34
    Bere nje pyetje te caktuar kur?Tu pergjigja ke tema per kete qe kekron ne forum kerko edhe do gjesh!
    Kisha nje incizim ne kasete per fakt po me eshte prishur shirit per fat te keq,po si ja sic po rinin thane cte bejme sot nuk vendosim nje emer....
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Fishtani1
    Anėtarėsuar
    09-12-2009
    Postime
    1,334
    Citim Postuar mė parė nga HELEN OF TROY Lexo Postimin
    Afersisht nga viti 1400 Vidasusi filluan nese nuk gaboj.....
    Tek autoret me te vjeter shqiptar duke filluar nga Gjon Buzuku, Pjeter Budi e deri tek Frank Bardhi, termi shqiptar nuk ekzistonte. Ne menyre masive diku pas vitit 1700 kemi filluar te quajm veten Shqiptar ne vend te Arber.

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e Vidasusi
    Anėtarėsuar
    11-11-2010
    Vendndodhja
    Atje diku...
    Postime
    273
    Citim Postuar mė parė nga HELEN OF TROY Lexo Postimin
    Bere nje pyetje te caktuar kur?Tu pergjigja ke tema per kete qe kekron ne forum kerko edhe do gjesh!
    Kisha nje incizim ne kasete per fakt po me eshte prishur shirit per fat te keq,po si ja sic po rinin thane cte bejme sot nuk vendosim nje emer....
    OK OK, faleminderit!

  17. #37
    Citim Postuar mė parė nga Fishtani1 Lexo Postimin
    Tek autoret me te vjeter shqiptar duke filluar nga Gjon Buzuku, Pjeter Budi e deri tek Frank Bardhi, termi shqiptar nuk ekzistonte. Ne menyre masive diku pas vitit 1700 kemi filluar te quajm veten Shqiptar ne vend te Arber.
    Nuk mund te thuhet saktesisht ne cilin vit sepse nuk kemi te shkruajtur dicka te tille por u degjua ne kohet e Bizantit qe disa therisnin njeri tjetrin me emrin skipetar,po besoj se nga viti 1500 mbas Skenderbeut fjale Shqipetar u degjua.....
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e Fishtani1
    Anėtarėsuar
    09-12-2009
    Postime
    1,334
    Citim Postuar mė parė nga HELEN OF TROY Lexo Postimin
    Nuk mund te thuhet saktesisht ne cilin vit sepse nuk kemi te shkruajtur dicka te tille por u degjua ne kohet e Bizantit qe disa therisnin njeri tjetrin me emrin skipetar,po besoj se nga viti 1500 mbas Skenderbeut fjale Shqipetar u degjua.....
    Nuk ka asnje kronologji te kete ekzistuar etnomi shqiptar, fillojme qe nga Marin Barleti qe pershkruan historine shqiptare te kohes Skenderbeut dhe jetoi ne ate kohe dhe nuk permend kurr termin shqiptar. Gjon Muzaka qe jetoi gjate shekullit XVI i cili per shkruan historine e fiseve shqiptare dhe nuk permend asnjehere termin "shqiptar".
    Sidomos Frank Bardhin qe nese nuk gaboj jetoj deri vitin 1650 i cili shkroi fjalorin "shqip-latinisht" dhe historine shqiptare nga Koha e Skenderbut e deri tek kohen qe jetoi dhe asnjehere nuk permend fjalen shqiptar, mos harro ky formuloi fjalorin shqip dhe do ta permende pakten kete term sikur te ekzistonte.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fishtani1 : 13-12-2011 mė 20:26

  19. #39
    Citim Postuar mė parė nga Vidasusi Lexo Postimin
    OK OK, faleminderit!
    Etimologjia e emrit Shqipėri, shqiptar, Albania, albanese

    Ėshtė interesant fakti se si shqipėtarėt quajnė vendin dhe veten e tyre, dhe se si ata quhen nga tė huajt. Vėndi ku shqiptarėt jetojnė sot quhet Shqipėri dhe banorėt pikėrisht shqiptar, ndėrsa tė huajt vendin e quajnė Albania dhe banorėt albanesi.

    Pa pasur pretendimin pėr tė zgjidhur njėherė e pėrgjithmonė kėtė ēėshtje, le tė pėrpiqemi tė kuptojmė nėpėrmjet shkrimeve tė disa studjuesve arsyen e kėtij ndryshimi nė emėrtimin e Shqipėrisė dhe shqiptarėve.

    Nė vitin 1847 Vincenzo Dorsa nė librin e tij “Su gli albanesi, ricerche e pensieri” jep disa mundėsi: “diskutohet midis kritikėve mbi origjinėn e emrit”Albania”, sepse nuk gjejmė asnjė gjurmė nė shkrimet e autorėve antik. Ka disa qė mbėshtesin teorinė qė ky emėr rrjedh nga Albanėt, popull i Azisė i cili ndodhej midis detit Kaspik dhe detit tė Zi. Kėta popuj sipas kėtyre autorėve formuan disa koloni nė Maqedoni dhe nė Epir”.

    Por Dorsa nuk ėshtė i bindur pėr kėtė teori. Nė fakt na jep njė tjetėr tė dhėnė: “Palmerio (Graccia antiqua, Libro 1, Cap. 14),na ka lėnė tė shkruar qė Shqipėria (Albania) quhej kėshtu pėr shkak tė maleve tė larta, dhe kur Galėt arritėn nė atė vėnd e quajtėn Albani sepse kėshtu quheshin alpet nė gjuhėn e tyre”.

    Duke u bazuar nė kėtė teori Dorsa shpjegon termin Albania duke e lidhur me natyrėn e “atij vėndi”.

    Shkrimtari antik Tolomeu na thotė qė nė Maqedoni ekziston njė mal Albanus, popuj Albani, dhe njė qytet Albanopolis. Vetė Straboni kujton malin Albia ose Albion. Nė kėtė pikė Dorsa bėn pyetjen pėrse mos ti japim rėndėsi kėsaj tė dhėne? Njė e dhėnė e vetmuar por qė na flet qartė.

    Versioni personal i Dorsės ėshtė ky: Nė Lazio ekzistonte Alba, qytet i shenjtė, trashgimi i pasardhėsve tė Eneas. Romakėt tė cilėt erdhėn nė Maqedoni dhe nė Epir, kur panė qytetin e Albės ose tė Albanopolis, ju erdhi nė mėnd qyteti qė quhej Alba nė atdheun e tyre (nė Lazio). Kėshtu pėr ta dalluar nga Alba e Lazios e quajtėn Alba-nia, domethėne Alba e re (nia - e re ), siē kanė quajtur edhe Roma-nia, Roma e re toka qė u bė vėndi i perandorisė sė re […]”.

    Edhe pėr emrin shqipėtar Vincenzo Dorsa jep shpjegimin e tij: “Midis tyre quhen Skipėtari. Questo secondo nome na ēon tek σχίφος qė Eskili shpjegon duke pėrdorur fjalėn ξίφος shpatė, pėrdorues tė shpatės […]”.

    Mė 1877, nė Paris publikohet libri La Grčce avant les Grecs i autorit Louis Beonlew. Beonlew kėrkon tė shpjegojė fjalėn shqiptar me teorinė e Xylander. Fillon analizėn e tij duke thėnė qė fjala shqiptar ngjason me fjalėn shqiptoj, por e braktis shpejt kėtė teori sepse nuk ėshtė shumė e besueshme. Beonlew krahason fjalėn shqiptar me shqiponjė. Po tė marrim parasysh se shqiponja jeton ashtu si fajkoi nė shkėmb, dhe po tė konsiderojmė qė skifteri quhet edhe petrit atėherė kjo fjalė na shpie tek fjala greke petra d.m.th. shkėmb. Si rrjedhojė, Shqiptarėt quhen ashtu si kishte menduar Xylander, banorė tė shėmbinjėve, malėsorė.

    Sami Frashėri nė veprėn e tij "Shqipėria ē'ka qėnė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet" (Bukuresht 1899), thotė qė ; Prindėrit tanė tė vjetėr u quajtėn arbėn, fjalė tė cilėn toskėt pėr shkak tė zakonit qė kanė pėr tė kthyer n nė r e bėnė arbėr siē pėrdoret edhe sot. D.m.th. ata qė punojnė arėn, qė korrin e mbjellin. Kėtė fjalė Romakėt e kanė kthyen nė alban duke quajtur vėndin Albania[…] dhe kombi i tėrė ka marrė emrin shqipėtar dhe vėndi ynė emrin Shqipėri, fjalė tė bėra prej shqipes zogut tė bekuar tė Hyjit qė faleshin prindėrit e vjetėr tanė, dhe qė e kemi edhe nė flamur[…] .

    Robert d’Angely nė librin e tij “Enigma” thotė qė fjala shqiptar nė kundėrshtim me mendimin e Vaso Pashės i cili e quante kėtė fjalė shumė tė vjetėr dhe e kundėrvinte me fjalėn albanė, tė cilėn ai e besonte si njė krijim tė albanologėve tė sotėm, fjala shqiptar pra nuk datohet nė realitet mė pėrpara se viti 1375 nė Shqipėri; ajo bėhet e njohur dhe e famshme pėr shkak tė njė ushtrie tė vogėl shqiptare (d.m.th. bartėse e shqiponjės, e shqipes), tė princit legjendar Gjergj Kastrioti.

    Edhe studiuesi Aristidh Kola nė librin e tij “Arvanitasit dhe prejardhja e grekėve” thotė qė emri shqiptar e ka orgjinėn e tij nga ushtria e Skėndėrbeut qė mbante flamurin e kuq me shqiponjėn dykrenare. Kurse pėr emrat Alban dhe Arbėresh , Arishtidh Kola thotė qė nuk ka asnjė diferencė midis tyre dhe qė janė e njėjta gjė. Historianėt Pollo dhe Puto pohojnė qė fjala Alban ka prejardhje historike, ndėrsa fjala Arbėresh prejardhje gjeografike. Kola nxjerr nė pah edhe njė here teorinė qė emri Albani ėshtė njė fjalė antike ēeltike.

    Natyrisht ky artikull nuk ka pretendimin tė jetė i plotė, por mendoj qė jep njė ide mbi ēėshtjen komplekse tė emėrtimeve Shqipėria, shqiptar, Albania, albanese.

    Elton Varfi
    (une per vete besoj se nga 1500 )
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e Vidasusi
    Anėtarėsuar
    11-11-2010
    Vendndodhja
    Atje diku...
    Postime
    273
    Citim Postuar mė parė nga HELEN OF TROY Lexo Postimin

    Edhe pėr emrin shqipėtar Vincenzo Dorsa jep shpjegimin e tij: “Midis tyre quhen Skipėtari. Questo secondo nome na ēon tek σχίφος qė Eskili shpjegon duke pėrdorur fjalėn ξίφος shpatė, pėrdorues tė shpatės […]”.
    Helen_of_Troy,
    tani po! Faleminderit pėr artikullin.

    Tani njė pyetje qė mė lindi nga artikulli qė solle.

    - E dimė tė gjithė se shqiptarėt quhet "shiptari" nga ana e sllavėve, edhe atė nė kontekst ofendues. Pėrse ėshtė ofenduese kjo, diku e kam lexuar se nė fillim na kanė quajtur "shiftari", qė d.m.th. "njerėz me bisht", nga shkaku se gjoja shqiptarėt ēdo herė kanė mbajtur sopatė ve vete dhe kjo nga larg i ka bėrė tė duken si njerėz me bisht.

    Dikush ndonjė info mė shumė pėr kėtė? Keni dėgjuar ju gjė?

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rreth Pėrhapjes Sė Islamit Ndėr Shqiptarėt
    Nga cobra nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 14:47
  2. Enciklopedia Britanika mbi historine tone
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:32
  3. Sa prifterinj paguan Serbia dhe sa kisha nderton ajo?
    Nga _Mersin_ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 10:03
  4. Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 27-08-2006, 06:46
  5. Epiri ne lashtesi dhe sot/Epirus in ancient times and today
    Nga King_Gentius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-03-2005, 01:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •