Close
Faqja 16 prej 16 FillimFillim ... 6141516
Duke shfaqur rezultatin 301 deri 310 prej 310

Tema: Adem Demaēi

  1. #301
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Adem Demaēi



    Syzana Tahirsylaj - Kenge per Adem Demaqin
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #302
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Adem Demaēi




    Rexhep Qosja: Adem Dema – Shkrimtari pėr tė gjitha kohėt


    Posted date: Tetor 14, 2014In: Pėr Adem Demaēin




    Shkruan: Prof. Dr. Rexhep Qosja


    Tri faza tė krijimtarisė


    Ky komplet, qė lexuesit do tė kenė nė duar, ėshtė kompleti i parė i botuar i veprave tė Adem Demės.

    E boton Lidhja e shkrimtarėve tė Kosovės.

    E finanacon Qeveria e Republikės sė Kosovės.

    Nė kėtė komplet tė veprave letratre tė Adem Demės pėrfshihėn tė gjitha shkrimet gjuhėsore artistike – tregime, romane, poezi dhe drama, me prejashtim tė dy fragneteve tė romanit tė tij S’ka paqe ndėr kasolle, tė konfiskuar prej policisė gjatė arrestimit tė parė tė autorit mė 19 nėntor 1958, tė cilat fragmente titulloheshin Maliqidhe S’ka paqe ndėr kasolle.

    Nė kėtė komplet nuk janė pėrfshirė shkrimet publicistike dhe bisedat e shumta tė Adem Demės, qė edhe me numrin e faqeve, edhe me numrin e vėllimeve janė mė shumė se kėto qė botohėn.

    Meqense sipas kritereve tė estetikės bashkėkohore togfjalėshi letėrsi artistike ėshtė mė i gjėrė sot se sa nė shekujt e shkuar, prandaj me tė mbulohėn edhe shkrimet publicistike, biseda, ditarė, kujtime, mendime edhe vepra filozofike e shkencore tė shkruara ne dhunėti krijuese artistike, kompleti i veprave tė Adem Demės do tė mund tė quhej i plotė, domethėnė komplet, vetėm po tė ishin nė tė edhe bisedat dhe krijimet e shumta publicistike. Ato, ndėrkaq, nuk pėrfshihen nė kėtė komplet jo pėr arsye tė farė dyshimi nė vlerėn e tyre historike a artistike, po pėr arsye se mbledhja dhe pėrgaditja e tyre pėr botim kėrkonė kohė shumė mė tė gjatė, qė kėsaj here u mungon edhe autorit – Adem Demės, edhe botuesit – Lidhjes sė Shkritarėve tė Kosovės.

    Nuk ka dyshim se pėr krijimtarinė letrare dhe, nė pėrgjithėsi, pėr veprimtarinė shoqėrore, kulturore dhe politike tė Adem Demės, pėr vlerėn artistike tė kėsaj krijimtarie dhe pėr domėthėnien historike tė kėsaj veprimtarie nuk mund tė krijohet pėrfytyrim i plotė dhe plotėsisht i saktė pa botimin e tė gjitha atyre qė ai ka krijuar nė trajtėn letrare publicistike dhe tė gjitha atyre qė ka folur nė trajtė tė bisedimeve me gazetarė tė vendit e tė huaj. Vetėm duke pasur parasysh gjithė krijimtarinė e tij letrare e publicistike mund tė kuptohėt jeta e tij – jetė e veēantė, me pėrjetime e mendime gjatė tė veēanta nė historinė e letėrsisė dhe nė historinė e politikės shqiptare nė pėrgjithėsi.

    Nė saje tė njohjes sė plotė dhe plotėsisht tė saktė tė kėsaj veprimtarie shoqėrore, kulturore dhe politike na bėhėt e mundshme tė dallojmė tri faza nė krijimtarinė e Adem Demės. Faza e parė shtrihet deri nė burgosjėn e parė, mė 19 nėntor 1958; faza e dytė deri nė lirimin prej burgjeve mė 21 prill 1990, dhe faza e tretė prej lirimit prej burgjeve e deri mė sot kur po shkruhet kjo pasthėnjė e kompletit tė veprave tė Adem Demės.



    Adem Demaēi

    Faza e parė – fazė e tregimeve dhe e Gjarpinjve e gjakut


    Nė fazėn e parė tė krijimtarisė sė tij letrare, Adem Dema do tė arrijė tė shkruajė njė numėr tregimesh qė do t’i botojė nė revistėn letrare Jeta e re, nė tė pėrjavshmen Zėri i rinisė dhe nė gazetėn e pėrditshme, Rilindja, si dhe romanin e njohur Gjarpėrinjėt e gjakut. Edhe titujt e disa prej kėtyre tregimeve, siē janė Burrėria, Vegjėtaria, Vegjėtarija nė treg, Lustragjiu, Kur zoti harron, E mallėngjyera, Fėrkime, toka nuk sillėt vetėm rreth boshtit tė vetė, Ezopi dėshmmojnė se ēka e frymėzonte, nė tė vertėtė ēka e mundonte Adem Demėn si shkrimtarė; dhe jo vetėm si shkrimtar. Prej kėtyre tregimeve mund tė shihet se ai ishte njė shkrimtar i ri, nė formim e sipėr si krijues letrar dhe si intelektual, i cili as nuk do tė mendojė, as nuk do tė shkruajė siē ishte e keshillushme dhe e koniunkturushme tė shkruhej nė atė kohė nė letėrsinė dhe nė pėrgjithėsi nė krijimtarinė tonė shpirtėrore. Tė gjitha ato janė tregime kryesisht tė shkurtėra pėr nga numri i faqeve, por tė gjata e tė mėdha pėr nga pesha e mendimeve dhe e larghedhjeve shpirtėrore nė to.

    Historianit tė letėrsisė nuk i nevojitet ndonjė kulturė e veēantė letrare pėr tė parė se ato janė tregime tė njė krijuesi me dhunti tė veqantė, me dije prirjet e reja letrare, me kulturė shkrim per atė kohė tė rrallė tė ne, me vrojtim tė mprehtė, me aftėsi pėrsiatėse, me mundėsi tė pėrdorimit tė saktė e tė fuqishėm tė fjalės. Kjo ėshtė prozė tregimtare e krijuesit i cili shkruan sepse ka ēka tė thotė; i cili shkruan sepse beson; i cili shkruan sepse do t’i levizė shpirtėrisht lexuesit e tij; i cili shkruan sepse nuk mund tė pajtohet me tė kėqijat shoqėrore. Duke i lexuar tregimet e tij ne e kuptojmė mendimi n e filozofit francez, Blez Paskal, i cili pėr veprat qė parapėlqente thoshte se si nė to „e gjejmė njeriun edhe kur kemi kėrkuar autorin“. Nė tregimet e Adem Demės, herėt mė tė shpeshta, trajtohėn dhembjet sociale, zakonet dhe synimet, ndjenjat dhe besimet e pėrbashkėta tė shqipetarėve. Nė to e gjejm njeriun, por nė to e gjejmė edhe artistin e vėrtetė.

    Si edhe proza e ēdo krijuesi me dhunti tė vertetė, edhe tregimet e Adem Demės tė krijojnė pėrshtypjėn se janė tė shkruara pa mundim. Lehtė, pavarėsisht se ēfar mundim mund tė jetė bėrė derisa kanė dalė tė tilla ēfarė janė. Rrėfimin ai e zhvillon mjeshtėrisht duke e bėrė interesant pėr lexuesin. Personazhet i ka tė shumė-llojshme dhe tė ndėrtuar binshėm. Shumica e tyre janė pėrsonazhe me shqetėsime tė forta dhe tė lėkundur shpirtėrisht, sepse janė pėrsonazhe tė njė mjedisi tė pushtuar, tė sunduar egėr dhe tė shfrytėzuar vrazhdė, sepse janė personazhe qė jetojnė nė njė kohė kur ishte rrėnuar njė sistem pėrftytyrimesh e vlerash dhe kur farė sistemi tjetėr nuk ishte ndėrtuar; nė tė vėretetė kur sistemi tjetėr i pėrfytyrimeve dhe i vlerave nuk pranohet lehtė. Autori nuk ėshtė krijues i tyre i panshėm: ai merr pjesė nė dhembjet a gėzimet e tyre, i qorton a i lavdėron. Megjithėse tė shkruara nė njė kohė kur kultura jonė leterare dhe gjuhėsore ishte nė fillim tė krijimit, ato na dukėn proza edhe gjuhėsisht tė reja. Gjuha e tyre ėshtė e natyrshme, stili i tyre ėshtė i dendur, i figurshėm, kurse toni kur i pėrzemėrt e kur ironik.

    Nė fazėn e parė tė krijimtarisė, Adem Dema do tė shkruajė edhe romanin e njohur Gjarprit e gjakut. Do tė jetė ky roman qė do tė botohėt nė vazhdime nė Jeta e re, e, nė fund, po ashtu nga kjo revistė, do tė botohėt edhe si libėr i veēantė. Ėshtė ky roman qė e deshmon dhuntinė krijuese dhe e shėnon jetėn e autorit jo vetėm me kuptimin po edhe me ribotimin e tij tė derisotem. Botimi nė kėtė komplet ėshtė botim i nėntė i kėtij romani, ndėrsa numri i fotokopjimeve nuk mund tė mėsohet kurrė plotėsisht.

    Kėto tė dhėna bėjnė tė shtrohen pyetje: pse ėshtė botuar kaq shpesh romani i Adem Demės Gjarpinjėt e gjakut, pse ėshtė lexuar, pse ėshtė lexuar aq shumė fshehurazi edhe kur ishte i ndaluar, prej lexuesve shqiptarė tė shtresave tė ndryshme shoqėrore dhe prej lexuesve tė profesioneve tė ndryshme? Pse ribotohet dhe lexohet kaq shumė edhe sot ky roman?

    Janė tri pėrgjigje nė keo pyetje.

    E para: roamani Gjarprinjtė e gjakut ėshtė botuar dhe botohėt aq shpesh, para sė gjithash, sepse ėshtė romani i shkrimtarit tė quajtur Adem Dema, i shkrimtarit qė ishte i pėrndjekur politik, i shkrimtarit qė ishte gjykuar me shumė vite burgje jo njė herė, por tri herė, i shkrimtarit qė ishte gjykuar me shumė vite burgje sepse kishte kėrkuar dhe me ndihmėn e kėsaj kėrkese kishte krijuar organizatė pėr ēlirimin e popullit tė vet prej Jugosllavisė, pse kishte kėrkuar bashkimin e Kosvės me shtetin amė, me Shqipėrinė shtetėrore, dhe pse, kėshtu, i pari nė historinė e Kosvės pas Luftės sė Dytė Botėrore, kishte kėrkuar tė drejtėn e popullit shqiptar nė Kosovė, madje nė Jugosllavi nė pėrgjithėsi, pėr vetėvendosjėn kombėtare dhe shtetėrore.Domethėnė, romani Gjarpinjtė e gjakut ėshtė botuar shumė herė, ketu nė Kosovė dhe nė botė, sepse ishte ishte lexuar si roman i ideologut, i apostullit tė lirisė dhe pavarėsisė sė Kosovės, sepse, mė nė fund, ishte vepėr gjuhėsore artistike me kuptim e mė vlerė tė pėrheshme.

    E dyta: roamani Gjarprinjtė e gjakut ėshtė botuar dhe botohėt aq shpesh, sa u tha, dhe ėshtė lexuar e vazhdon tė lexohėt aq shumė, sa u tha, prej shqiptarėve kudo qofshin ata edhe pėr arsye tė temės sė trajtuar nė tė-pėr arsye tė temės sė gjakmarrjes.Gjakmarrja, siē dihet, ėshtė njė temė e pėrbėrė dhe shumė frymėzuese nė krijimtarinė shpirtėrore, e trajtuar edhe prej shkrimtarėve tė tjerė shqiptarė para se tė jetė trajtuar prej shkrimtarit Adem Dema dhe mbasi ėshtė trajtuar nė roamanin Gjarpinjtė e gjakut tė Adem Demės. Tema e gjakmarrjės, pėrpos prej Adem Demės dhe pėrpos shkrimtarėve tė tjerė shqiptarė, ėshtė trajtuar edhe prej autorėsh tė huaj. Kjo temė po trajtohėt edhe sot, dhe po trajtohėt nė prozė, nė dramė dhe nė kinomatografi. Ata lexues e studius qė i kanė lexuar e i lexojnė Gjarprintė e gjakut dhe ata lexues e studiues qė kanė lexuar e parė veprat teatrore e kinematografike tė krijuar prej autorėve shqiptarė dhe ato tė krijuara prej autorėve tė huaj, mund tė thonė se temėn e gjkamarrjes Adem Dema e trajton ndryshe prej aty tė tjerėve. Intelektual orgjinal me idetė, me gjykimet, me veprimet, me sjelljet, me parimet morale, ėshtė e kuptueshme pse ai ėshtė orgjinal edhe nė trajtimin e gjakmarrjes. Jokonfirmist si qytetar, ėshtė e kuptueshmepse Adem Dema do tė jetė jokonformist edhe si krijues. Ai s’e sheh nė gjakmarrjen zakonin e trashiguar tė popullit, qė pashmangshėm duhet tė sundojė shpirtrat, ai s’e pėrjeton gjakmarrjėn si plagė tė pashėrueshme qė sjell dhembje tė paracaktuara nga fataliteti. Ai s’i jep zgjedhje gjakmarrjes si vėshtrues i huaj apo si fatalist vendor. Jo, ai e vėshtron, e pėrjeton dhe e zgjidh konfliktin e gjakmarrjes si krijues parathėnės, i cili i ka caktuar vetes mision nė jetė kombėtare dhe, rrjedhimisht, mision ne krijimtarinė shpirtėrore. Ai nuk shkrauan pėr tė zgjuar e kėnaqur kureshtje si tė tjerėt. Ai shkruan pėr tė zgjuar ndėrgjegje pėrsonale dhe tė pėrbashkėta.

    E treta: romani Gjarprinjtė e gjakut ėshtė botuar dhe botohėt aq shpesh, sa u tha, dhe ėshtė lexuar dhe lexohėt aqė shumė, sa u tha, pėrpos dy arsyeve tė sipėrthėna, edhe pėr arsye thjeshtė artistike. E kuptueshme. Nuk duhet lexuar shumė faqe tė tij pėr tė parė se, megjithėse roman i shkruar prej njė tė riu me mosh 21 e 22 vjeēare, romani Gjarpinjtė e gjakut ėshtė roman i krijusit me dhunti tė jashtėzakonshme tė romancierit, i krijuesit me dhuntinė e vrojtimit tė mprehtė, pa ē’dhunti nuk mund tė ketė shkrimtarė tė vėrtetė, i krijuesit qė e njeh shoqėrinė nė tė cilėn jeton, qė njeh njeriun, jetėn, traditėn e popullit tė vet dhe qė, kur shkruan, mendon thellėsisht pėr ardhmėrin e popullit tė vet. Dhe dėshmi e kėsaj qė thuhet, dėshmi shumė treguese, janė pėrsonazhėt e romanit: personazhe tė moshave tė ndryshme, tė virtyteve e veseve tė ndryshme, tė fateve tė ndryshme, tė qellimeve e tė idealeve tė ndryshme. Ato janė pėrsonazhe tė veēuara, tė tipizuara prej autorit me dhunti vėrtet tė pazakonshme nė kohėn kur ėshtė shkrua ky roman.

    Por, dėshmi e kėsaj qė thuhet jane edhe gjuha dhe stili i Adem Demės. Nuk ėshtė i madh numri i shkrimtarėve qė nė prozat e tyre mund tė pėrdorin aq pėrpiktė, aq fuqishėm, aq figurshėm, stilistikisht aq ngjyrosshėm fjalėn krijuese si Adem Dema nė Gjarprinjtė e gjakut dhe jo vetėm nė Gjarperinjtė e gjakut. Duhet tė jesh i pandjenjė pėr fuqinė dhe bukurinė e gjuhės dhe tė stilit nė qoftė se nuk tė bėjnė pėrshtypje pėrvetėsuese fjalit si keto, aq tė shpeshta nė Gjarperinjtė e gjakut. Lexoni: Dielli puthte horozontet e pėrėndimit dhe me predhat e veta tė fundit tė dritės gjuante majėn e Maēekllavės. Shikoni, ēfar shprehje! Fjalia tjetėr: Hija qiti nasgjėshėm me dorė dhe ende pa zbrazuar tymin e duhanit gapėrroi sytė e kaltėr matanė prroit tė thatė. Fjalia e tretė: Do shtėllunga tė bardha resh, thuajse zgėrdhiheshin me diellin pėrcėllues. Fjalia e katėrt: Mustafėn e pėrpiu kureshtja, prandaj goja iu bė lutje. Shikoni ēfarė shprehjesh tė figurshme nė keto fjali tė cituara, qė e zgjerojnė kuptimin dhe pėrjetimin e romanit.

    Jo vetėm me gjuhėn dhe me stilin e tij dhe jo vetėm me fuqinė artistike tė personazheve tė tij, me tensionin e mardhėnieve tė tyre, me pasurinė e persiatjeve tė sendertuara nė tė, jo vetėm me gjithė faktuarėn e tij, romani Gjarprinjtė e gjakut ėshtė roman artistik dhe historikisht shėnues nė letėrsinė shqipe. Me gjithė vlerėn e tij gjuhėsore – artistike dhe me gjithė rėndėsinė e tij historike-leterare do tė mund tė ēmohet si duhet dhe sa duhet nė qoftė se do tė kemi parasysh se ai ėshtė shkruar dhe botuar nė kohėn kur nė Shqipėrinė shtetėrore mbretėronete doktrina e realizmit socialist dhe kur nė Kosovė mbretėronte konformizmi partiako-shtetėror jo vetėm nė politikė, por edhe nė krijimtari. Adem Dema edhe si intelektual edhe si krijues ėshtė mohues i realizmit socialisht dhe i konformizmit partiak e pushtetor. Ideologu, apostulli, arkiteki i ardhshėm i Kosovės sė pavarur, ai ėshtė prijetari i sė resė, i lirisė sė krijimit dhe tė shprehjės nė krijimtarinė shpirtėrore shqiptare edhe nė njė kohė kur s’ishte e lehtė tė mendohej e tė shkruhej as lirisht e as pėr atė liri.

    Sa do e shkruar nė njė kohė kur realizmi socialist nė Shqipėri ishte doktrinė artistike, nė tė vėrtetė kundėrartistike zyrtare, kurse nė Kosovė ende ndihej ndikimi i tij, prozat e Adem Demės janė proza tė reja, me disa pėrbėrės tė prozės moderne. Nuk guxojmė tė harrojmė, ndėrkaq, se tė gjitha keto janė proza tė njė tė riu tė shkruar nė moshė fare tė re, prandaj edhe disa vlera tė veēanata a tė meta tė tyre nė masė tė madhe i detyrohen kėsaj moshe. Por, tė para nė krahasim me prozėn shqipe tė kohės, prozat e tij tė krijojnė bindjen se Adem Dema ėshtė njėri nga pėrfaqėsuesit mė tė shquar tė brezit tė ri tė intelektualėve shqiptarė, qė kishin filluar tė merreshin me letėrsi dhe me gazetari. Dhe, ndėr pjesėtarėt e kėtij brezi, dhe jo vetėm tė kėtij, Adem Demėn e shquante shpirti kritik, mospajtimi me tė kėqijat shoqėrore dhe politike, gadishmėria qė atė mospajtim ta kallėzojė, mė fshehur a mė hapur, qoftė nė prozė, qoftė nė biseda tė pėrditshme.

    Faza e dytė e krijimtarisė – fazė e burgjeve




    Ē’tė thuhet tani pėr fazėn e dytė tė krijimtarisė sė Adem Demės? Tė thuhėt: kjo fazė e jetės sė tij, kur jetėn e kalon nė borgjet e Serbisė e tė Jugosllavisė, ėshtė fazė e jetės kur atij, Adem Demės, nė menyrė tė veēantė atij, Adem Demės, nuk i lejohej, nė asnjė mėnyrė nuk i lejohej, tė mbante laps e fletore nė burg, domethėnė kur atij nė asnjė menyrė nuk i lejohej tė shkruante – se me shkrimet, si edhe me mendimet nė pėrgjithėsi, ai rrezikonte shtetin – integritetin e sovranitetin e Jugosllavisė! Kjo ėshtė faza e jetės sė tij nė tė cilėn krijimtaria letrare dhe publicistike ishte e zėvendsuar prej vujatjeve, shpresės dhe meditimeve pėr tė ardhmen e Kosovės dhe pėr krijimtarinė e ardhshme letrare e publicistike.

    I burgosuri politik

    Dhuntia krijuese, shpirti kritik dhe mospajtimi me tė kėqijat shoqėrore e politike, pa ēka nuk mund tė ketė as intelektual, as krijues tė vėrtetė, nė kohėn kur kritika shihej si akt armiqėsor, kur tė kishe ideale do tė thoshte tė mos kishe ardhmėri, kur mbrojtėsi i tė drejtave tė popullit tė vet trajtohej si armik shtetėror, kur mohohej ēdo argument shqiptar, sigurisht, do tė bėhen shkaku pse pushteti shtypės serb-malazias do ta burgoste Adem Demėn duke e prerė ashtu njė fillim tė madh premtues nė letėrsin shqipe. Letėrsia shqipe do tė mbesė 28 vje pa njė njė krijues tė dalluar, por historia shqiptare do tė fitojė njė apostull tė madh tė lirisė.

    Ishte e qartė: sasia e fjalėve nė sytė e regjimit ishte bėrė cilėsi veprimi kundėr regjimit! Dhe, kjo mjaftonte pėr burgosje!

    Adem Dema bie nė burg, pėr herė tė parė, nė vitin 1958 – pikėrisht atėherė kur dhuna e pushtetit nė Kosovė nxitej nga droja prej lindshmėrisė sė nėnave shqiptare, nė njėrėn anė, kurse nga droja prej shkollimit gjithnjė e mė masiv tė rinisė shqiptare, nga ana tjetėr.Dhe i vuan tre vjet burg. „Regjimi Hegjemonist serbomadh – do tė shkruajė ai pasi tė lirohėt nga burgu, nė vitin 1990 – nuk mund tė shihet i qetė se si, para syve tė tij, pėrkundėr pengesave tė panumėrta qė bėnte, po rritej njė shtresė intelektuale e cila nuk po pajtohej me politikėn terroriste kolonialiste e diskriminuese qė ushtrohej mbi shqiptarėt. Me dhunė brutale policore shqiptarėt i detyronin qė te shpėrnguleshin pėr nė Turqi dhe gjetkė. Rezistenca e rinisė kishte filluar, prandaj organet policore mė kishin zhgjedhur mua si viktimė pėr t’i frikėsuar tė tjerėt.“Adem Dema do tė akuzohėt si kundėrrevolucionar, i cili gjuhėn e pėrdor si thikė nė shpinėn e revolucionit!

    Adem Dema bie nė burg, herėn e dytė, nė vitin 1964.Dhe, i vuan 10 vjet burg. Bie nė burg pėr shkak se mospajtimit me politikėn shtypėse serbo-malazeze kundrejt popullit shqiptar, nė tė vėrtetė pėr shkak se mospajtimit tė tij me pozitėn e popullit shqiptar si popull i privuar tė drejtash, i shtypur dhe i shfrytėzuar, si popull i ndarė me dhunė prej shtetit amė – Shqipėrisė, i jep trajtė tė organizuar politike. Organizata qė krijon quhėt Lėvizja Revolucionare pėr Bashkimin e Shqiptarėve. „Qellimi i parė dhe i fundit i Lėvizjės sonė – shkraun nė Statutin e kėsaj organizate – ashtu sigurimi i tė drejtės sė vetėvendosjes deri nė shkėputje pėr viset e banueme nė shumicė prej shqiptarėsh qė gjinden ende nėn administrimin e Jugosllavisė, domethėn qellimi i parė dhe i fundit Lėvizjės sonė asht ēlirimi i krahinave shqiptare, t’aneksueme prej Jugosllavisė dhe bashkimi i kėtyne krahinave me nanėn e vet – Shqipėrinė“.

    Pėr regjimin serb dhe Jugosllav Adem Dema tani e tutje do tė jetė kalorėsi i apokalipsit!

    Pėr herė tė tretė, Adem Dema bie nė burg nė vitin 1975. Dhe i vuan 15 vjet pa katėr muaj burg! Herėn e tretė bie nė burg i akuzuar pėr veprime pėr tė cilat ishte akuzauar nė vitin 1958 dhe nė vitin 1964! Ishte i akuzuar bandit, terrorist, kundėrrevulucionar, nacionalist, irredntist, sado ishte vetėm intelektual qė e shfrytėzonte tė drejtėn natyrore qė tė mendojė me kokė tė vet dhe ta dojė popullin e vet.

    Adem Dema lirohėt prej burgut mė 21 prill 1990 pasi nė burgje i kalon 27 vjet dhe 8 muaj – 27 vjet dhe 8 muaj qė pėrbėjnė moshėn mė tė mirė, mė tė kuptimshme nė jetėn e shkurtėr njerėzore.

    Burgjet qė vuan Adem Dema nuk janė gjithfarė burgjesh: nuk janė burgje suedeze, franqeze a italiane. Ato janė burgje Serbie dhe Jugosllaviee, nė tė cilat pėr shqiptarėt zbatohej regjim ferri. Shkrimtari italian, Silvio Peliko, edhe nė burg ka mundur tė jetė shkrimtar dhe tė shkruajė veprėn e tij mė elexuar Burgjet e mija, me tė cilėn e ka ndihmuar shumė luftėn pėr ēlirimin e Lombardisė dhe tė Venedikut prej pushtimit austriak.Nė burgjet serbe dhe jugosllave Adem Dema nuk i lejohej tė ishte shkrimtar. Nė burg ai vetėm mund t’i jetonte tragjikisht romanet qė do t’i shkruante jasht burgut. Atij nuk do t’i lejohėt, mandej, tė jetė shkrimtar as jashtė burgut. Pas burgut tė parė ai do tė jetė i burgosur edhe kur nuk do tė jetė nė burg: do tė jetė i pėrjashtuar nga jeta publike, i pėrjashtuar nga jeta punuese, i pėrjashtuar nga rrethi shoqėror! Shkrimet e tij mė nuk do tė botohėn; pėr prozėn e tij mė nuk do tė mund tė shkruhet! Njerėzit do t’i shmangėn degjimit tė emrit tė tij. Njerzit e bashkuar nė gėzim a nė pikėllim shpėrndaheshin, duke i trilluar njėqind punė, teksa pėrmendej emri i tij! Burgu qė vuan Adem Dema ėshtė burg qė e vujanė, njėkohėsisht, edhe anėtarėt e familjės sė tij! Atyre nuk mund t’u shkonte kush nė shtepi pa pėsuar pasoja, por as ata nuk mund t’i shkonin kujt nė shtėpi pa menduar pėr pasojat qė mund t’u sillte kjo shkuarje! Se, si nė burg, ashtu edhe jashtė burgut, Adem Dema pėr regjimin serb dhe jugosllav ishte kalorėsi i Apokalipsit.

    Ideali dhe iluzioni

    Intelektuali shqiptar qė merr tė shkruajė sot pėr jetėn dhe krijimtarinė e Adem Demės ndien nevojė tė shtojė pytjen: pse, vėrtet, ai ra tri herė nė burg? Pėrgjigjja mė shkurtėr ėshtė: sepse ėshtė njė intelektual qė kishte ideal. Ideali i tij ėshtė ai ideali i popullit shqiptar qė pėrmbahėt nė mospajtimin me dhunėn serbe e malazeze, e cila mbi kėtė popull ushtrohėt prej luftėrave ballkanike, nė tė vėrtetė nė mospajtimin me sovranitetin e Serbisė dhe tė Jugosllavisė mbi Kosovėn dhe trojet e tjera nė tė cilat shqiptarėt janė popull shumicė. Por, Adem Dema tri herė ra nė burg pėr shkak se, pėrpos idelit, ka edhe iluzionin: ka iluzionin se ēlirimi i Kosovės dhe i trojeve tė tjera shqiptare, qė kishte pushtuar Serbia nė kohėn e Kongresit tė Berlinit dhe tė luftrave ballkanike, ishte i relizueshėm nė atė kohė. Iluzioni, ndėrkaq, nuk e ul aspak rėndėsinė historike tė idealit tė Adem Demės. Idealet, mė nė fund, janė aq tė ēmuara edhe sepse mbi to rėndon pesha e fundbotshme e iluzioneve. Kur thuhėt se krahas idealit, pėr tė cilin ishte i gatshėm tė flijohej, kishte edhe iluzion, kjo nuk domėthėn se Adem Dema ishte njė intelektual qė nuk e kuptonte historinė. Nė tė vėrtetė, ai ishte intelektual i cili historinė e shihte larg mė qartė se bashkėkohėsit e tij tė tjerė. Ai e dėgjonte qartė zėrin e historisė qė do tė vinte, kur tė tjerėt bėheshin apo ishin tė shurdhėr. Ora e tij historike ecte jo pėr 3 minuta po pėr 30 vjet para orės sė bashkėkohėsve tė tjerė.

    Kur thuhet se Adem Dema ra tri herė nė burg sepse ishte njė intelektual qė kishte ideal, me tė cilin mohohej sovraniteti serb mbi Kosovėn, pa dyshim, nuk i ėshtė dhėnė pėrgjigja e plotė pyetjės: pse u burgos tri herė Adem Dema? Regjimi sebo-malazias e burgos tri herė Adem Demėn dhe e mban aq vite nė burg jo vetėm pse ashtu shpreson se mund tė burgosė e tė shpėrftyrojė idelin e tij, por edhe pse ashtu shpreson se mund tė frikėsojė intelektualėt e tjerė shqiptarė nė ish-Jugosllavi nė pėrgjithėsi, kurse nė Kosvė nė veēanti. Nė qoftė se qėllimin e parė – burgosjėn e idealit tė tij, qė ishte ideal i popullit tė pa ēliruar shqiptar, nuk mund tė shpresonte se do tė arrinet ndonjėherė, qėllimin e dytė – frikėsimin e inetelektualėve tė tjerė shqiptarė, regjimi serb kryesisht e kishte arritur! Dėshmit janė tė shumta e tė shumėllojshme! Dhe, tė shikuar nga ana morale, janė, vėrtet, tragjike! Padrejtėsia qė i bėhej Adem Demės ishte aq mė e madhe jo vetėm pse burgosej pėr shkak tė mendimit – herėn e parė dhe tė tretė dhe tė organizimit – herėn e dytė, si tė drejta tė ligjshme tė njeriut, por edhe pse pėr afėr 28 vjet burgje asnjė prej intelektualėve shqiptarė, deri nė demonstrat e rinisė studentore dhe shkollore nė vitin 1981, nuk do ta ngrejė zėrin nė mbrojtje tė tij. Intelegjencia shqiptare ende nuk ishte e gatshme tė shihte dhe tė pranonte se fati i Adem Demės nė tė vėrtetė ishte fat i saj dhe i gjithė popullit shqiptar nė Jugosllavi?

    Heroi moral

    Kur shkruaj siē po shkruaj pėr burgjet e Adem Demės nuk po shkruaj pėr shkak tė pėrdellimit qė mund tė na shkaktojė, dhe ėshtė e natyrshme tė na shkatojė, vuajtja e tij e gjatė nė burgjet serbe dhe Jugosllave. Arsyet pse shkruaj kėshtu qėndojnė nė domethėnien qė ka jeta e tij jo vetėm pėr brezat e sotėm, por nė domethėnien qė do tė ketė edhe pėr brezat e ardhshėm tė shqiptarėve, tė cilėt nuk do tė pushojnė tė jenė idhujtarė tė qėndresės sė tij morale.

    Cila ėshtė kjo domethėnie?

    Jetėshkrimi i Adem Demės ka domethėnie tė pashtershme morale. Pėr ne kjo äshtė jetė – porosi prej sė cilės inteligjencia shqiptare ka mundur dhe do tė mund tė nxjerrė mėsime pėr mospajtim me tė kėqijat shoqėrore, politike dhe morale kudo dhe kurdo. Nuk ėshtė thėnė kot: duke mbajtur mend mbushemi mend. Intelegjencia shqiptare nė tė dy anėt e kufirit tė sotėm politik nuk mund tė thotė se e ka kryer funksionin e saj mendor dhe moral gjatė viteve qė Adem Dema i ka kaluar nė burgje. Ajo nė atė kohė nuk e ka takuar fatin e saj tė vėrtetė historik!

    Intelegjencia shqiptare nuk do tė bėnte mirė tė harronte se Adem Dema ka pasur vuajtje tė mėdha, me gjithė familjėn, kur ne tė tjerėt kemi gėzuar privilegje kush tė vogla e kush tė mėdha; i ka kaluar ditėt e netėt nė beton kur ne i kemi kaluar nė banesa e zyra komfore: ka bėrė pushimet nė oborre burgjesh tė rrethuara me muare tė larta prej tė cilave nuk shihej bota kur ne kemi zgjedhur brigjet e deteve, tė liqeneve e tė lumenjve ku do tė veronim; ka pritur netėt e Vitit tė Ri pa degjaur urimin e mė tė dashurve kur ne kemi marrė urime dhe dhurata!

    Intelegjencia shqiptare nuk do tė bėnte mirė tė harronte se Adem Dema ka bėrė burgje kur shumė kush prej nesh ka bėrė karrierė politike a profesionale; ka folur tė madhe kur shumica prej nesh kemi heshtuar; e ka thėnė tė vėrtetėn kur shumėkush prej nesh nuk ka pėrtuar tė shkruajė dhe tė shqiptojė gėnjeshtra; ka qendruar drejt kur shumėkuash prej nesh ėshtė gjunjėzuar me qejf; ka mbrojtur tė drejtėn tonė pėr vetėvendosje kur ne vetėvendosjen e kemi shpallur tė sendertuar ose kėrkesė armiqėsoare; ka folur pėr pavarėsinė e kosovės dhe tė trojeve tė tjera me shumicė shqiptare kur ne tė tjerėt jemi betuar nė autonomin si zgjedhje e ēėshtjės sė Kosovės pėr tė gjitha kohėt.

    Intelegjencia shqiptare nuk do tė bėnte mirė tė harronte se mendimin e Adem Demės e shquan pėrgjegjėsi e lartė historike nė kohėn kur shumica e intelektualėve tanė shqiptonin mendimin dhe bėnin sjellje jo historike. Dėshmi treguese pėr kėtė, sado jo e parė dhe jo e fundit, ėshtė pėrdėllimi (diferencimi) ideopolitik i intelegjencies sonė pas demonstratave tė rinisė studentore dhe shkollore nė vitin 1981 kur ky pėrdallim, nė vend se gjasė pėr shprehje tė mospajtimit me politikėn kundėrshqiptare serbe, malazeze dhe maqedonase, shfrytėzohej si rast pėr krijim tė karierės politike a profesionale! Mendimi i Adem Demės si mendim i idealistit tė paliruar prej iluzionesh, si mendim i apostullit tė ēlirimit, qė e ka pranuar idenė e sakrificės vetjake, ėshtė mendim qė e shpėton konceptin e intelektualit nė jetėn tonė kombėtare. Do tė mund tė thoshim: ai ka folur nė emrin tonė! Ai u bė kėshtu ndriēimtari i ndėrgjegjės sonė, qė e arsyeton qenien tonė. „Madhėshtia e kombit – thotė politikani amerikan i shekullit tė kaluar Ēarls Samner – qėndron nė ato veti qė pėrbėjnė madhėshtinė e individit“

    Pjekuria historike


    Guximi moral dhe mendor i Adem Demės ka domėthėnie historike mė tė shtrirė se ē’e kujtojmė dhe se ē’e pranojmė. E parė nga aspekti historik, gadishmėria pėr sakrificė e Adem Demės, e treguar nė njė kohė tė shtypjeve tė pashembullta mbi lirinė e mendimit dhe ēėshtjen kombėtare, e treguar nė njė kohė kur pakkush ishte i gatshėm ta pranonte atė ide, bėhet argument pėr pjekurinė historike tė popullit shqiptar. Ideologu i Lėvizjės pėr Bashkimin e Italisė, Gjuzepe Macini, thotė se gatishmėria pėr sakrificė, qė e kėrkojnė tė gjitha qėllimet e larta njerėzore, ėshtė cilėsi e popujve historikisht tė pjekur. Nė emrin e njė koncepti mė tė lartė tė jetės shoqėrore, politike dhe shpirtėrore tė popullit shqiptar dhe tė organizimit tė tij shtetėror, si shkallė mė e lartė e ndėrtimit tė identitetit kombėtar, Adem Dema heq dorė prej mundėsisė qė tė bėhet subjekt artistik dhe pajtohet me pasojat qė sjell pranimi i idesė sė sakrificės. Nė vend tė brerores qė mund tė shkėlqente nė kokėn e gjeniut krijues, ai pranon qelinė e ftoftė tė tė burgosurit; nė vend tė lapsit nė dorė, ai pranon prangat rreth duarve. Nė sajė tė jetės sė tillė Adem Demės, populli shqiptar ka mundur t’u thotė edhe para viteve nėntėdhjetė sunduesve tė trojeve tė tij dhe atyre qė kanė marrė pjesė nė padrejtėsinė qė i ėshtė bėrė nė Kongresin e Berlinit, nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr dhe nė Konferencėn e Paqes sė Versajės: ne nuk jemi pajtuar kurrė mė fatin qė na e keni caktuar dhe me gjendjen nė tė cilėn jemi! Ne e durojmė sundimin e huaj vetėm kėshtu: tė burgosur! Jeta e tij, prandaj, e bėnte tė ligjshme edhe pėr kohėn kur kėrkesė tė tillė nuk kemi shtruar, kėrkesėn e mėvonshme tė popullit shqiptar pėr pavarsinė dhe sovranitetin e Kosovės. Vetėdijen tonė pėr tė drejtėn tonė tė ligjshme ne e arsyetojmė edhe me jetėn dhe me mendimin e atėhershėm tė Adem Demės, qė ėshtė bėrė pjesė e vetėdijes sonė ēlirimtare deri ditėn kur Kosova shpallet e lirė, nė tė vėrtetė e ēliruar dhe sovrane.

    Humanisti

    Adem Demėn e shquan sot njė barazpeshė shembullore shpirtėrore. Ai jeton pa brejtje tė ndėrgjegjės. Pse jo ? Ai ka jetuar me shumė vuajtje, por ai ka jetuar nė pajtim mė ndėrgjegjėn e vet, nė tė vėrtetė nė pajtim me vullnetin historikė tė popullit tė vet. Burgjet shumėvjeēare nuk e kanė nxitur dėshirėn pėr hakmarrje te ai: as ndaj atyre qė e kanė futur nė burg; as ndaj atyre qė janė pajtuar me burgosjėt e tij ; as, mė nė fund, ndaj atyre qė nė heshtje mortore i kanė kaluar ato 27 vjet e 8 muaj tė burgjeve tė tij ! Adem Dema sot as nuk mendon, as nuk sillet si viktimė politike. Dhe, ai nuk mendon dhe nuk sillet ashtu – si viktimė politike sepse ėshtė njė hero shpirtėror.

    Adem Dema nuk do tė pranojė tė mendojė dhe tė sillet as si ngadhėnjimtar, sado ėshtė ngadhėnjimtar i madh politik dhe moral : me gjuhėn e tij politike tė para shumė vjetėve do tė flas mandej krejt intelegjencia shqiptare, krej populli shqiptar. Ai nuk mendon dhe nuk sillet kėshtu – si fitimtar, sepse ai nuk e quan veten fitues pa fituar ideali i tij politik, kombėtar dhe shoqėror. Ėshtė e kuptueshme, prandaj, pse mė shpesh se nė zyrė, mė shpesh se kudo tjetėr ai ėshtė sot atje ku nė rini ishte edhe me imagjinatėn krijues : tė populli – atje ku janė hallėt, skamja, dhembja, mėrgimet, loti, vdekja. Popullin e dėgjon, atij i drejtohėt, me tė bashkėbisedon.

    Prej se ishte liruar nga burgu, Adem Dema na befasonte jo rrallė me deklarata tė cilat, nė kohėn kur bėnim pėrpjekje pėr sendertimin e sė drejtės pėr vetėvendosje shtetėrore, na tingėllonin pėr sė tepėrmi planetare, nė tė vėrtetė pėr sė tepėrmi gjithėballkanike. Nuk do tė duhej tė befasoheshim. E tillė, zakonisht, ėshtė rruga mendore e apostuajve tė sė drejtės shoqėrore, tė lirisė sė popujve tė cilėve u takojnė. Sa mė tė pėrkushtuar janė ndaj popullit tė vet, aq mė tė pėrkushtuar bėhėn edhe ndaj njerėzimit. Se, populli ėshtė vetėm njė pjesė e vogėl e njerėzimit. Mendimet e tij i pėrshkon vetėdija humaniste se « lirinė e meriton vetėm ai njeri qė di tė nderojė edhe lirinė e tė tjerėve », Ai sikur nuk e harronte pėrvojėn historike qė dėshmon se – siē e kanė pohuar studiuesit e saj – mė tė suksesshme janė treguar gjithmonė ato levizje tė cilat kėrkesat kombėtare nuk i kanė ndarė prej demokracisė politike dhe tė drejtave tė njeriut, domethėnė qė pėrpjekjet pėr ndėrtimin e shtetit tė vet, kombėtar, nuk i kanė ndarė prej pėrpjekjeve pėr ndėrtimin e tij si shtet plotėsisht demokratik.

    Para fillimit tė luftės ēlirimtare, Adem Dema do tė na befasonte edhe me deklaratėn se mė nuk i mjafton tė jetė vetėm simbol i qėndresės, po do tė jetė edhe veprimtar aktiv politik. Nuk do tė duhej tė befasoheshim. E kishte shqiptuar kėtė fjali pas sa vjetėsh tė pajtimit me rolin e vrojtuesit tė spjeguesit dhe tė pėrsiatėsit tė sjelljeve dhe tė veprimeve tona politike. E shqiptoi kėtė fjali pas sa vjetėsh bashkėjetese me njė Asgjė nė jetėn tonė politike.

    Kur e kishte parė se rishtazi mund tė mbesim nė sakajin e historisė ballkanike; se mbledhja e Dejtonit mbi paqen nė Bosnjė pėr ne mund tė bėhej mbledhje e Londrės sė 1913-it ; se mbledhja e Parisit pėr nėnshkrimin e Marrėveshjes sė Dejtonit dhe mbledhja e Brukselit pėr normalizimin e marrėdhėnjeve tė Bashkimit Evropian me Jugosllavin e Zvogėluar, pėrkatėsisht me Serbinė e Madhe pėr ne mund tė bėheshin Kongresi i Berlinit i 1878-it, mbledhje e Londrės sė 1913-it dhe mbledhje e Parisit tė 1919-it; kur e pa se zonja Histori mund tė mos i ketė lexuar ende tė gjitha romanet pėr tė gjitha shpėrfilljet qė mund t’i bėhen tė drejtės sonė tė ligjshme pėr vetėvendosje kombėtare dhe shtetėrore nė institucionet dhe forumet ndėrkombėtare, nė emrin e tė cilave nė tė vėrtetė vendosin Fuqitė e Mėdha; as tė gjitha romanet pėr tė gjitha besimet e lehta, pėr tė gjitha vetėmashtrimet dhe zhgėnjimet tona; as tė gjitha romanet pėr tė gjitha pėrpjekjėt e pasukseshme dhe tė suksesshme tė Serbisė pėr rikolonizimet dhe serbizimet e Kosovė; as gjitha romanet pėr tė gjitha zhvendosjėt dhe shpėrndarjet e rinisė sonė nėpėr botė ; as tė gjitha romanet pėr tė gjitha nisjet tona historike qė pėrfundojnė me ndalje nė gjysėm tė rrugės; as tė gjitha romanet pėr tė gjitha pasiguritė tona, tė gjitha drojat tona tė arsyeshme dhe tė paarsyeshme, tė gjitha sjelljet tona johistorike – kur, pra, i kishte parė tė gjitha keto, Adem Dema e quajti tė nevojshme ta shqiptojė atė fjali me tė cilėn e ripohoi atė qė nuk i ka munguar kurrė : gadishmėrinė pėr flijimin nė emrin e idealit.

    Pavarėsisht si mund tė jetė pritur e shpjeguar, ajo fjali e synonte njė qellim : tė na e kthente besimin nė ēastet kur kishim filluar tė dyshonim; tė na forconte shpirtėrisht nė ēastet kur kishim filluar tė dobėsoheshim; tė na afronte dhe tė na bashkonte nė ēastet kur i ėshtė dukur se vėshtirėsit dhe zhgėnjimet mund tė na ndanin; tė na frymėzonte tė kėmbėngulnim nė kėrkesat qė pėrfaqėsonin vullnetin e popullit dhe tė drejtėn tonė nė ēastet kur i ėshtė dukur se mund tė prapaktheheshmi. Ėshtė kjo fjali e heroit tė ecjes pėrpara – drejt ardhmėrisė, e cila nuk vjen vetvetiu dhe tė cilėn nuk ta sjellė tjetėrkush.

    Ishte kjo fjali e apostulit tė lirisė qė e frymėzonte ideali, por kisha shumė drojė mos nuk do tė ishte e liruar edhe prej iluzionesh.

    Dhe, nė fund, tė them : jamė i vetėdijshėm se kėto fjalė pėr rolin e Jetėshkrimit dhe tė Mendimit tė Adem Demės nė jetėn tonė mund tė duken tė zmadhuara – si fjalė tė shqiptuara prej njė adhuruesi dhe entuziasti. I shqiptoj me vetėdijėn e njeriut qė gjatė jetės sė derisotme ka shqiptuar fare pak lavdėrime e tepėr shumė kritika. Keto janė fjalė qė i frymėzon jetėshkrimi mė domėthėnės, nė tė vėrtetė jetėshkrimi shėnues i fatit tė popullit shqiptar derisa ishte ende i paēliruar. Kėto janė fjalė qė i frymėzon njė jetė tragjike domethėnėse pėr ēdo njeri dhe pėr ēdo kohė.

    Para vetės e botės ne ende nuk kemi mundėsi tė dalim e tė mburremi as me dėshmi tė zhvillimit teknik, as me dėshmi tė zhvillimit ekonomik. Para vetes dhe para botės sot mund tė dalim e tė mburremi, para se gjithash, me qėndresėn madhėshtore politike e morale tė Adem Demės. E, kjo ishte vepėr qė e lėviste ndėrgjegjėn tonė dhe, duke e lėvizuar ndėrgjegjen, e levizte historinė tonė.

    Faza e tretė – faza e romaneve

    Kjo ėshtė faza jetėsore mė e frytshme nė krijimtarinė letrare dhe publicistike tė Adem Demės; kjo ėshtė fazė kur ai shkruante romanet Libėr pėr Vet Mohimin, Heli e Mimoza; Nėna Shegė e pesė gocat, Shkrumbnajė e dashuri, Dashuri kuantike e Filanit, Alb Prometeu, poemėn Tung vargu im dhe dramėn Politika dhe pushka.

    Kjo ėshtė faza nė jetėn e tij kur zhvillon njė veprimtari jashtėzakonisht tė gjerė e tė gjithanshme politike, kulturore dhe shoqėrore: kur themelon njė parti politike prej sė cilės mbas njė kohe jo tė gjatė do tė tėrhiqet, kur themelon shoqata e gazeta, kur shkruan artikuj politikė, kur zhvillon shumė biseda me gazėtar tė medieve tė ndryshme tė Kosovės, tė Shqipėrisė shtetėrore, tė Serbisė, tė Kroacisė, tė Sllovenisė, tė Malit tė Zi e tė Bosnjės, dhe me gazetarė tė vendeve tė ndryshme evropiane dhe tė SHBA-sė.

    Kjo ėshtė faza nė jetėn e Adem Demės kur atij i shprehėn nderime dhe i jepen ēmime nė Bashkimin Evropian dhe nė disa vende tė Bashkimit Evropian – ēmime me tė cilat i shprehen njohje pėr tė gjitha ato vite tė kaluara nė burgjet e Jugosllavisė komuniste dhe njohje e ēmime pėr rolin qė me ato vite burgje dhe me veprimtarinė e tij politike kishte luajtur nė pėrmbysjen politike e morale tė totalitarizmit komunist nė Jugosllavi dhe kudo qoftė.

    Kjo ėshtė fazė kur ai, Adem Dema, bėn takime tė shpeshta, shumė tė shpeshta me bashkatdhetarėt nė Kosovė, kur viziton Shqipėrinė shtetėrore, kur viziton disa vende evropiane dhe kur viziton edhe Shtetet e Bashkauara tė Amerikės e ku qėndron gati njė vit.

    Kjo ėshtė faza nė jetėn e tij kur ai, Adem Dema, me ato qė shkruan dhe boton, me ato qė thotė nė media, me ato qė thotė nė takimet me bashkėkombės, me ato qė bėn nė pėrgjithėsi si qytetar jashtaėzakonisht veprues bėn krejt ē’mund tė varej prej tij qė ta shpetojė lėvizjen e historisė shqiptare, para se gjithash, historinė e Kosovės, e cila, siē kishte qenė gjithnjė i bindur, pashmangshėm do tė sillte lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės.

    Kjo ėshtė faza nė jetėn e tij, kur Adem Dema e dėshmon, pra, njė energji tė jashtėzakonshme si prej krijuesi letrar, ashtu edhe prej veprimtari politik dhe shoqėror.

    Pėr fatin e mirė tė Adem Demės, tė letėrsisė shqipe dhe tė politikės shqiptare tė Kosovės, tė Shqipėrisė e tė shqiptarėve kudo qofshin ata, kjo fazė vazhdon edhe mė tej nė jetėn e tij.

    I veēantė si krijues

    Para njėzet e dy vjetėsh, nė fjalėn e shqiptuar nė mbledhjėn solemne tė mbajtur nė Akademin e Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės, me tė cilėn po shenohej 60-vjetori i jetės sė Adem Demės, do tė them se njėzet e tetė vjet burgje tė Adem Demės do tė lėnė letėrsinė shqipe pa njė krijues tė veēantė, por historisė shqiptare do t’i sjellin apostullin e lirisė. Tani, njėzet e dy vjet mė vonė, e shoh, i bindur, se ai pohim imi nuk ishte as pjesėrisht i drejtė: pėrndjekjet dhe burgjet e Adem Demės do t’i sjellin popullit shqiptar tė Kosovės, nė tė vėrtetė popullit shqiptar nė pėrgjithėsi, apostullin e lirisė e tė pavarėsisė sė Kosovės, por edhe letėrsisė shqipe njė krijues tė shquar me pėrvojė e me vepėr letrare tė jashtėzakonshme.

    Nuk ka dyshim se vitet e kaluara nė burgjet serbe dhe jugosllave do tė ndikojnė shumė nė prirjet krijuese letrare dhe, nė pėrgjithėsi, nė mendėsinė e Adem Demės. Ėshtė plotėsisht e kuptueshme se asnjė krijues qė kalon shumė vjet nė burgje, qė kalon shumė vjet nė burgje nė tė cilat nuk lejohet krijimtaria mendore, mbas daljės prej tyre nuk mund t’i shkruajė veprat qė do t’i kishte shkruar po tė mos kishte qenė i burgosur. Por, megjithatė, atė fatkeqėsi tė krijuesit, shkrimtarėt qė kanė burgje mund ta kompensojnė kush pjesėrisht e kush plotėsisht me pėrmbajtjen, me domethėnien dhe me cilėsinė e veprave qė do tė shkruajnė mbasi tė lirohen prej burgut.

    Kėtė qė thuhet e dėshmon krijimtaria letrare e Adem Demės dhe e dėshmon si mė vlerėn gjuhėsore artistike tė romaneve tė tij, ashtu edhe me risitė krijuese qė sjellin kėto romane nė letėrsinė shqipe. Gjithsesi ato janė romane tė shkruara ashtu siē nuk janė shkruar ndonjėherė dhe siē nuk po shkruhėn as sot romanet nė letėrsinė shqipe: ato janė romane qė mund t’i shkruajė vetėm Adem Dema – intelektuali krijues, i cili e ka jetėshkrimin dhe i cili e ka pėrvojėn e tė burgosurit politik ēfarė nuk e ka asnjė inetelektual tjetėr shqiptar, asnjė shkrimtar tjetėr shqiptar, asnjė shqiptar tjetėr, qė ka jetėn dhe pėrvojėn e intelektualit, i cili e ka provuar mė gjatė dhe mė egėr se asnji intelektual tjetėr, se asnjė shkrimtar tjetėr, se asnji shqiptar tjetėr dhunėn politike dhe shtetėrore tė Serbisė e tė besnikėve tė saj politikė tė Kosovės.

    Politika dhe letėrsia

    Njė shkrimtar i pėrndjekur pėr shkaqe tė bindjeve politike dhe nji shkrimtar i mbajtur afėr njėzet e tetė vjet nė burgje pėr shkak tė atyre bindjeve politike ėshtė plotėsisht e kuptueshme qė tė shkruajė vepra letrare, shkencore a publicistike me pėrmbajtje, me domethėnje dhe, natyrisht, me patos tė lartė politik.

    Meqenėse bindjet vetjake politike, nė njėrėn anė, kurse politika e shtetit serb, nė anėn tjetėr, e kanė pėrcaktuar jetėn e tij shoqėrore, ėshtė plotėsisht e kuptueshme pse krijimtaria letrare e Adem Demės, me pėrjashtim tė pjesshėm tė prozave tė shkruara para burgosjeve, ka pothuaj plotėsisht karakter politik. Kėtė e pohon edhe Adem Dema vetė. Me rastin e shėnimit tė 50-vjetorit tė botimit tė parė tė romanit tė tij Gjarpinjtė e gjakut, ai do tė thotė: „Krijimtaria ime ka qenė dhe ka mbetur thellėsisht politike, jo e shkruar nė mėnyrė politike, por nė menyrė artistike. Politika ka qenė ajo qė mė ka shtyrė tė merrem me letėrsinė sepse ishte e pamundur qė idetė e mia politike t’i plasoj ndryshe nė turmat shqiptare pėrveē se duke i mbėshtjellė me njėfar shėqeri“.

    Ka shkrimtarė qė i shmangen trajtimit letrar artistik tė temave politike; dhe ka shkrimtarė qė nuk pranojnė karakterin politik tė disa veprave apo, madje, tė krijimtarisė sė tyre letrare. Nuk ka dyshim se qėndrimi i tyre i tillė ndaj temave politike dhe ndaj karakterit politik tė veperave tė tyre mund tė jetė pasojė ose e njohurive tė mangėta teorike letrare ose e pasigurisė qė ata ndiejnė pėr cilėsinė artistike tė krijimtarisė sė tyre. Tema politike pėr krijimtarin letrare artsistike nuk mund tė jetė as mė e ēmuar e as mė e nėnēmuar se temat e tjera. Si edhe tė gjitha temat e tjera, edhe tema politike ėshtė temė jetėsore; si edhe tė gjitha veprimtaritė e tjera tė njeriut edhe veprimtaria politike ėshtė veprimtaria mė tė cilėn merret njeriu si qenie shoqėrore. Veprimtaria politik, madje, ėshtė veprimtari qė ndikon shumė, mė shumė se njė sėrė veprimtarish tė tjera, nė jetėn e njeriut: Pėrse, prandaj, tė mos trajtohet nė veprat letrare? Pėrse, prandaj, tė mos ēmohet sa duhet tė ēmohet si temė e denjė pėr krijimtari letrare? Ndryshe prej njė sėrė temash dhe veprimtarish tė tjera tė njeriut, tema e politikės ėshtė temė e dėshmuar gjithmonė e gjithkund si njė temė e pėrbėrė, e rėnė, e vėshtitė pėr trajtim letrar. Dhe, pikrisht pse ėshtė ashtu e pėrbėrė, ashtu e rėndė, ashtu e veshtirė nuk ėshtė i vogėl numri i shkrimtarėve qė nuk ia dalin sukseshėm nė fund trajtimit tė saj. Adem Dema ėshtė njeri prej shkrimtarėve tanė qė ėshtė marrė guximshėm, pa komprimise dhe deri nė fund ndershėm me trajtimin e temės politike nė romanet, nė vargjet dhe nė dramėn Politika dhe pushka. Ai ėshtė shkrimtar i ynė i cili me sukses tė veēantė artistik e ka zotėruar temėn politike nė krijimtarinė e tij; dhe e ka zotėruar ashtu suksesshėm sepse e ka trajtuar ashtu edhe siē duhet tė trajtohet – si temė, si veprimtari, si pėrmbajtje e pashmangshme jetėsore; sepse e ka trajtuar me pėrvojėn dhe me dhuntinė e tij tė veēantė; sepse e ka trajtuar me dinjitetin e krijuesit qė pėrbuz poltronizmin politik.

    Nė krijimtarinė letrare tė Adem Demės, temat politike, veprimtaritė politike, pėrmbajtjet politike nė tė vėrtetė janė bėrė mitologji politike, po, pikėrisht mitologji politike. Mund tė thuhet kėshtu, nė radhė tė parė, sepse masat politike tė pushtetit, nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve nė veprat e tij – nė romanet, nė dramėn dhe nė poemėn, para sė gjithash, pėrjetohen ndjenjėrisht e mendėrisht: pėrjetohėn si veprimtari jashtėzakonisht e pėrbėrė, tė cilėn e qartėsojnė vetėm masat siē janė pėrndjekja, dhuna, shtypja, padrejtėsia, shfrytėzimi. Politika, domethėnė dhuna politike, dhuna pushtetore nė krijimtarinė e Adem Demės ėshtė bėrė keshtu mit i jetės sė pėrditshme tė shqiptarėve nė Mbretėrinė Jugosllave, nė Jugosllavinė komuniste, nė Jugosllavin e mbetur – Serbia e Mali i Zi , nė Serbinė dhe, mė nė fund, nė Kosovėn e pushtuar prej Serbisė, qė nga viti 1912, Ajo, politika e tillė, me masat dhe pasojat e saj, ėshtė bėrė miti pėrcaktues i jetės dhe miti pėrcaktues i vetėdijes sė shqiptarėve. Dhe, pikrisht kjo ngritje e temės politike, e veprimtarisė politike, e pėrmbajtjes politike – me praktikėn dhe pasojat e saj nė rrafshin e mitologjisė politike e siguron vlerėn gjuhėsore artistike tė veprave tė Adem Demės: e siguron vlerėn e tyre tė veēantė nė letėrsinė shqipe.

    Kjo mitologji politike e pėrmbajtur nė krijimtarinė letrare tė Adem Demės ka hapėsirėn e saj, ka kohėn e saj dhe i ka protagonistėt e saj. Cila ėshtė ajo hapėsirė?

    Bindja e parė qė i krijohėt lexuesit tė veprave letrare tė Adem Demės ėshtė kjo: me romanet e tij tė derisotme, me poemėn Tung vargu im dhe me dramėn Politika dhe pushka ai, Adem Dema, e ka shkruar artistikisht historinė e re tė Kosovės, e ka shkrau historinė gjuhėsore artistike tė ngjarjeve tė mėdha, tė paharruara dhe tė paharrueshme, tė Kosovės, tė cilat e kanė shėnuar historinė e saj, tė cilat nė tė vėrtetė e kanė prodhuar atė tė ashtuquajtur mitologji politike.

    Nė krijimtarinė letrare tė Adem Demės ka dy Kosova: ėshtė Kosova e pushtuar, me popullsinė e saj shqiptare tė shtypur, njė kohė tė gjatė tė pashkulluar, tė pėrndjekur, tė burgosur, tė nėnēmuar, tė vrarė, tė dėbuar, tė shpėrngulur prej trojeve tė veta, ėshtė Kosova e lodhur, e kapitur, e dėrrmuar, e paaftė tė mbrohet, e paaftė tė qėndrojė, Kosova e braktisur prej tė vetėve dhe, gjithnjė, prej tė mėdhenve tė botės, tė cilėt nė masė tė madhe janė fajtorė pėr gjendjen e saj tė tillė, tė mjerė, sė cilės as i madhi zot nuk donte t’ia dėgjonte zėrin.

    Dhe, ėshtė Kosova e fshatarit rrap, qė gjithnjė e ka pėrtėritur kombin, qė di tė bėhet akull dhe di tė bėhet zjarr, por kurrė nuk pranon tė bėhėt i vaktė, Kosova e tė rinjve, e rinisė, qė ka trashėguar virtytet e atyre paraardhėsve rrap, qė mėson shkollėn, qė kryen fakulltetet, qė ka mėsuar tė mos durojė tė padrejtėn dhe tė pėrbuzė gėnjeshtrėn, qė ėshtė liruar prej mitologjisė politike, kosova pėrparimtare, qė di tė organizohet, qė di tė ketė ideale, qė ideal mė tė shtrejtė shpall lirinė dhe pavarėsinė e vet, Kosova e nėnave dhe e motrave qė asaj rinie ia kėndojnė kėngėt e burrėrisė e tė trimėrisė, tė virtyteve kombėtare, Kosova e intelektualėve qė e ndertojnė ideologjinė dhe politikėn e lirisė dhe tė pavarsisė sė Kosovės, Kosova e intelektualėve qė ndėrtojnė vetėdijen e asaj rinie duke ia shpjeguar historinė kombėtare ashtu siē nuk lejohej pėrpara t’i shpjegohej, duke ia mėsuar letėrsinė kombėtare ashtu siē nuk lejohej t’i mėsohej pėrpara, duke ia mėsuar gjuhėn letrare kombėtare siē nuk kishte qenė pėrpara, ėshtė Kosova ēfarėr e ėndrrojnė ata intelektualė, ēfarė e ėndrrojnė ata tė rinj dhe pėr tė cilėn ata tė rinj nuk do tė ngurrojnė tė japin jetėn e vet.

    Kjo Kosova e dytė, nė tė vėrtetetė ėshtė ajo Kosova sė cilės shkrimtari, publicisti dhe veprimtari politik Adem Demaēi ia ka kushtuar ėndrrat e tij, shpresat dhe besimet e tij, sė cilės ia ka kushtuar njėzet e tetė vjet burgje nė Serbi e nė Jugosllavi, sė cilės ia ka kushtuar gjithė krijimtarinė letrare e publicistike dhe gjithė veprimtaritė e tij politike prej rinisė sė hershme e deri sot kur po shkruhet kjo parathėnie e kompletit tė veprave tė tij letrare, nė tė vėrtetė qė do t’ia kushtojė deri sa tė jetė gjallė.

    Cila ėshtė ajo kohė?

    Koha e prozės

    Koha e krijimtarisė letrare tė Adem Demės ėshtė koha e Kongresit tė Berlinit dhe e Konferencės sė Ambasadorėve nė Londėr kur populli shqiptar i ėshtė bėrė padrejtėsia mė e madhe nė historinė e tij, kur do t’i merren troje nė tė cilat ata, shqiptarėt, ishin popullatė e vetme apo shumicė etnike – do t’i merren Kosova, Ēamėria, Ulėtina e Liqenit tė Shkodrės, Plava e Gucia, Maqedonia Perėndimore e viseve tė tjera. Ėshtė koha e luftrave ballkanike kur numėr i madh i shqiptarėve prej Kosovės dhe prej trojeve tė tjera shqiptare shpėrngulėn pėr Turqi dhe pėr Shqipėrinė e 1912-shit.Ėshtė koha ndėrmjet dy luftėrave botėrore kur Serbia bėn kolonizimin e Kosovės me serbė tė Hercegovinės dhe me malazez tė Malit tė Zi. Ėshtė koha e mbas Luftės sė Dytė Botėrore, koha e komunizmit, e OZNA-s (Sherbimit Informativ Ushtarak) dhe koha e UDB-sė (Sherbimit tė Brendshėm Shtetror) ku ushtrohėt dhunė e madhe e pambajtur mend ndaj shqiptarėve, qė do tė sjellė shpėrnguljėn e tyre pėr Turqi dhe mbylljėn e shumė shkollave nė gjuhėn shqipe. Ėshtė koha e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, nė tė vėrtetė koha e Luftės Ēlirimtare tė Kosovės, qė do tė sjellė lirinė dhe pavarsinė e Kosovės. Dhe, nė fund, ėshtė koha e pas kėsaj Lufte Ēlirimtare, koha e shpalljės sė Kosovės shtet i lirė dhe i pavarur: koha e demokracisė sė brishtė, e ndėrtimit institucional e shtetėror tė Kosovės, e privilegjeve, e qindra milionerėve tė pasuruar pa merituar dhe e qindra mijėrave tė braktisur nė varfėri.

    Le tė thuhėt se nuk ėshtė e gjithė koha nė tė cilėn shtrihen ngjarjet, qė trajton Adem Dema nė krijimtarinė e tij letrare dhe nuk ėshtė kjo e gjithė koha e ngjarjeve dhe e figurave historike pėr tė cilat pėrsiat Adem Dema nė krijimtarinė e tij. Nė shumicėn e romanėve tė tij dhe nė dramėn Politika dhe pushka janė jo tė rralla prapakthimet historike tė autorit nė tė cilat pėrshkruhen, sqarohėn, gjykohėn a vlerėsohen ngjarjet dhe figurat tė ndryshme mė pak a mė shumė tė rėndėsishme historike.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #303
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011

    Pėr: Adem Demaēi

    shyqyr zotit per elektoniken se mere me mend per ton keto budallalleqe sa letra ishte dasht !

  4. #304
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Adem Demaēi

    Ukshin Hoti: Adem Demaēi – histori e gjallė e Lėvizjes Ēlirimtare Kombėtare

    Posted date: Tetor 28, 2014In:

    Pėr Adem Demaēin




    Ukshin Hoti
    Lėvizja e proceseve politike nė drejtim tė demokracisė nė Kosovė, por edhe nė Shqipėri, do tė ishte tepėr dubioze dhe e ndarė me siguri nė kategori tė veēanta shoqėrore, pa kontributin e veēantė tė Adem Demaēit, – Bacės, legjendės sė gjallė tė popullit shqiptar. Ashtu si thotė edhe kėnga, ai pjesėn mė vitale tė jetės sė vet e treti nėpėr burgje dhe kazamate tė titizmit jugosllav. I tėrė njė mekanizėm shtetėror dhe e tėrė njė makineri ndėrkombėtare politike, me decenie tė tėra u pėrpoq gati me sukses tė plotė ta heshte jo vetėm kuptimin dhe qėllimin e qėndrimit tė tij nėpėr burgje, por edhe vet atė, ekzistencėn e tij.

    Pėr kėtė shkak figura e tij e rėndomtė nė mėnyrė gati tė padiskutueshme kaloi nė legjendė; u tret nė shpirtin e gjallė tė popullit dhe u mishėrua me ėndėrrėn e tij shekullore; Demaēi dhe populli u bėnė njė. Nuk ishte mė tutje vetėm njė bir i denjė i popullit, por gati vetė populli. Pėr politikėn tani e tujte ishte i rrezikshėm, pėr aq sa ishte i rrezikshėm vetėdijėsimi politik i popullit shqiptar. Dhe, kėtė ai e artikuloi me inteligjencėn e tij tė mprehtė; me shpjegimet e thjeshta, por definitive dhe tė prera; me referencat e tij – shpatė qė copėtonin, por qė nuk therrnin. Demaēi nuk e luftoi nė veēanti asnjė armik, por qė tė gjithė sė bashku. E luftoi dhe e mundi ēdokend dhe secilin qė deshi ta pengonte emencipimin e popullit shqiptar. Pėr kėtė shkak figura dhe personaliteti i tij u mishėrua me progresin; me ēdo lėvizje progresive; me marshin pėrpara tė proceseve politike ndėr shqiptarėt nė pėrgjithėsi. Ai nuk i kontribuoi nė veēanti asnjė kthese, sepse i shndėrruar nė popull, i kaloi qė tė gjitha sė bashku me tė. Megjithatė, tė gjitha kthesat, dhe ajo e pėrcaktimit pėr Republikė, si edhe ajo e pėrcaktimit pėr demokraci, e vinin re Demaēin.

    Demaēi i shndėrruar vetėm nė vete, pėr tė gjitha kthesat, do tė ishte njėsoj i rėndė, enigmatik, i pazbėrthyeshėm dhe i panjohur. Pėr kėtė shkak, madhėshtia e tij nuk qėndron nė tė njohurit e tij nga populli, por edhe nė tė njohurit e popullit nė vetėn e tij. Komuniteti politik evropian me njė gjest fisnik, duke i ndarė ēmimin “Saharov”, deshi ta nderonte, por Komuniteti politik evropian do t’ia ketė borxh gjithmonė rrespektin, sepse Demaēi i shndėrruar nė popull nuk mund tė nderohet. Ai mund vetėm tė respektohet. Pėr Demaēin mund tė shkruhet gjithēka, por mund tė thuhet vetėm njė: ėshtė njė histori e gjallė nė lėvizje e sipėr dhe si e tillė tė detyron jo vetėm respektin, por edhe dashurinė; jo vetė dashurinė, por edhe pėrcaktimin. Mund tė jesh me tė, pėrbri tij apo kundėr tij, por nuk mund tė jesh indiferent ndaj tij.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #305
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Adem Demaēi


  6. #306
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Adem Demaēi



    Murati: Demaēi, frymėzim pėr shumė breza tė rezistencės kundėr pushtuesit

    28.07.2016 | 22:08

    Nė bashkėpunim me Ministrinė e Diasporės, mbėshtetur nga Biblioteka Kombėtare e Kosovės “Pjetėr Bogdani”, Instituti Albanologjik i Kosovės, Instituti i Historisė “Ali Hadri” dhe Ministria e Kulturės, tė enjten nė ambientet e Shoqatės sė tė Burgosurve Politikė ėshtė hapur ekspozita kushtuar jetės dhe veprės sė Adem Demaēit, e cila pėrmban njė pjesė tė fondit tė fotografive, dokumente e botime tė mbledhura tė Adem Demaēit.
    Nė kėtė ekspozitė, e cila pėrkon me mbajtjen e Ditėve tė Diasporės, morėn pjesė ministri i Ministrisė sė Diasporės, Valon Murati, kryetari i Shoqatės sė tė Burgosurve Politikė, Hydajet Hyseni, si dhe veprimtarė e qytetarė tė tjerė. Ekspozitėn kushtuar Adem Demaēit e hapi Meriman Braha, veprimtar i lėvizjes kombėtare, ish i burgosur politik, i cili tha se ky aktivitet i dedikohet njė figure emblematike tė lėvizjes sonė kombėtare, Adem Demaēi.
    Ky vit ėshtė shpallur si vit i Adem Demaēit, nė 80-vjetorin e lindjes sė tij dhe nė shėnim tė gjithė veprimtarisė sė tij patriotike, atdhetare, kombėtare, intelektuale, kulturore e humanitare. “Vepra e Adem Demaēit, qėndresa e tij, ka qenė frymėzim pėr shumė breza tė rezistencės kundėr pushtuesit. Raporti i Adem Demaēit me mėrgatėn ėshtė i veēantė, sepse mėrgata e diaspora jonė ėshtė ngritur e krijuar edhe si mėrgatė politike. Veprimtarėt tanė kanė punuar nė mobilizimin e njerėzve nė diasporė nė vitet mė tė rėnda, ēdoherė duke e pasur pėrballė edhe figurėn e Demaēit, si njė simbol i rezistencės, i lirisė universale pėr shqiptarėt dhe njerėzimin. Adem Demaēi, me veprėn dhe punėn e tij, nuk ėshtė vetėm njė figurė e rėndėsishme e popullit shqiptar, por njė figurė e rėndėsishme pėr njerėzimin, sepse pėrpjekja e tij pėr liri ėshtė njė pėrpjekje universale, ėshtė njė vlerė njerėzore”, ka thėnė ministri Murati.
    Me rastin e hapjes sė kėsaj ekspozite, edhe Hydajet Hyseni, kryetar i Shoqatės sė tė Burgosurve Politikė, foli pėr figurėn e Adem Demaēit. “Njėzet e nėntė vjet tė Adem Demaēit dhe tė shumė veprimtarėve tė tjerė kaluar nėpėr burgje tė Jugosllavisė kanė qenė edhe njė lloj ekzili i dhunshėm. Nuk ėshtė e rastit qė Adem Demaēi ėshtė perceptuar nė mesin e mėrgimtarėve si pėrfaqėsues i veēantė edhe i sė kaluarės, edhe i sė ardhmes. Duke nderuar Demaēin, ne i bėjmė njė nder edhe mėrgatės, duke shprehur mirėnjohje pėr gjithė atė qė ka bėrė pėr atdhetarėt. Pa kontributin e mėrgatės nuk do tė ishte as Kosova e as kombi kėtu ku ėshtė”, ka thėnė Hyseni.
    Kjo ekspozitė, e cila po mbahet nė kuadėr tė shėnimit tė vitit tė Demaēit, do tė qėndrojė e hapur deri nė fund tė verės.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #307
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-08-2016
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    15

    Pėr: Adem Demaēi

    Adem Demaqit i ka ra luga n`mjalte per bese.

  8. #308
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Adem Demaēi




    Demaēi, arkitekt qė ofroi shqiptarėt


    Adem Demaēi ishte model i veprimtarit atdhetar dhe intelektualit atdhetarė por njėkohėsisht ishte edhe arkitekt ndėrtues urash nė mes atdheut dhe bashkatdhetarėve qė jetonin nė shumė vende tė botės.

    Kėshtu u tha nė pėrurimin e librit me titull “Adem Demaēi-Ura mbi tė cilėn kalon liria e Kosovės", organizuar nga Fondi “Nderi i Kombit- Adem Demaēi” dhe Shoqata e tė Burgosurve Politik.

    Pėrurimi i kėtij libri nisi me fragmente tė nxjerrura nga krijimtaria e Adem Demaēit. Afėrditė Durmishi, mbesa e Demaēit, tha se Adem Demaēi ėshtė vetė Liria, liria tė cilėn shqiptarėt e kanė kėrkuar me shekull, kurse, si komb kėta dy vitet e fundit, ai ėshtė bėrė rrugė e lirisė. Ajo shtoi se sot i ka bashkuar ideali i bashkimit Kombėtar i Adem Demaēit.

    Veprimtarinė e Adem Demacit e kanė vlerėsuar lartė edhe Selatin Novosella dhe Hydajet Hyseni. Ky i fundit tha se Demaēi ishte ndėrtuesh urash nė mes atdheut dhe bashkatvetarėve qė jetonin nė shumė vende tė botės.

    Nė emėr tė fondit “Nderi i Kombit Adem Demaēi”, Sejdi Gegatha se me pėrė promovim kanė dashur tė nderojnė punėn e Adem Demaēit.

    Libri pėrmban rreth 30 kumtesa me njė gamė tė larmishme shkencore e dokumentuese, madje njė sėrė prej tyre edhe tė pa njohura deri mė tani.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #309
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Adem Demaēi








    Adem Demaēi merr “Qytetar Nderi” i Tiranės


    By voal.ch | November 28, 2016


    Veprimtari i ēėshtjes kombėtare, politikani dhe shkrimtari shqiptar, Adem Demaēi ėshtė nderuar me titullin “Qytetar Nderi” i Tiranės, si dhe “Ēelėsin e Qytetit”.


    Nė njė ceremoni tė posaēme, kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Erion Veliaj i ka dorėzuar Adem Demaēit titullin “Qytetar Nderi” si dhe “Ēelėsin e Qytetit” me motivacionin e intelektualit tė shquar, simbol i rezistencės sė gjithanėshme, pėr liri, pavarėsi dhe prosperitet, pėr kontributin dhe sakrificat e tij ekstreme, dhe popullit tė pavarur tė Kosovės, si dhe pėr forcimin e lidhjeve tradicionale mes qytetarėve tė tė njėjtit Komb.

    Nė fjalėn e tij tė rastit, kryebashkiaku Veliaj u shpreh i lumtur qė i jepej mundėsia qė t’i dorėzonte kėtė titull nderi njė figure kaq tė madhe tė ēėshtjes shqiptare, aq mė shumė kur njė ditė e tillė pėrkoi edhe me festėn e Pavarėsisė sė Shqipėrisė.

    “Sot kemi njė rast shumė tė veēantė e nuk besoj se mund tė kishte rastėsi mė tė bukur se sa Ditėn tonė tė Pavarėsisė ta kujtojmė duke i dhėnė titullin “Qytetar Nderi”, mikut, vėllait e patriotit tė madh, Adem Demaēi. Sot ėshtė njė ditė e shenjuar pėr tė gjithė shqiptarėt, jo vetėm nė Shqipėri ku jemi sot, por kudo ku jetojnė ata nė trevat tona nė Ballkan apo nė emigracion. Ėshtė shumė me vend qė nė njė ditė si kjo tė kujtojmė, jo vetėm ato figura qė luftuan e shpallėn pavarėsinė tonė tė parė, 104 vite mė parė, por ēdo shqiptar tė mirė qė ka luftuar pėr ēėshtjen shqiptare”, u shpreh Veliaj.

    Duke vlerėsuar figurėn e Adem Demaēit, Veliaj theksoi se ai ėshtė patriot i madh dhe njė figurė qendrore nė luftėn pėr pavarėsinė e Kosovės, dhe qė tashmė, e ka siguruar vendin e tij tė lavdishėm nė historinė e gjithė shqiptarėve. Kryebashkiaku i Tiranės vlerėsoi edhe sakrificėn e madhe e tė gjatė qė Demaēi bėri gjatė regjimit ish-jugosllav, duke vuajtur njė pjesė tė mirė tė viteve tė tij nė burgjet politike.

    “Duke zbritur vitet e tmerrshme tė burgut, pothuajse 28 vjet, e kupton realisht se ēfarė ēmimi tė lartė ka paguar patrioti Adem Demaēi pėr Kosovėn dhe ēėshtjen shqiptare. Unė kam pak mė shumė se 28 vjeē, por e di qė 28 vite janė shumė, janė tmerrėsisht shumė, kur krimi i vetėm qė ke bėrė ėshtė tė ngresh zėrin pėr tė drejtat e popullit tėnd dhe njerėzve tė tu. Ishte ndoshta besimi te drejtėsia e kauzės pėr tė cilėn po sakrifikonte, qė e bėri Adem Demaēin, Mandelėn e Ballkanit, tė duronte aq shumė dhe pa u dorėzuar dhe pa asnjė kompromis. Ne jetojmė sot nė kohė krejt tė ndryshme, lavdi Zotit! Nuk na kėrkon kush tė bėjmė sakrifica tė kėtij kalibri, kaq tė mėdha. Sot, shqiptarėt s’i ndalon askush qė tė bėjnė punė e vepra konkrete, tė modernizojnė shtetet e tyre”, theksoi Veliaj.

    Ai shtoi se me titullin “Qytetar Nderi” i Tiranės, “duam nė fakt t’i shprehim atij mirėnjohjen dhe adhurimin mė tė thellė tė ēdo qytetari tė kryeqytetit tė Shqipėrisė, pėr gjithēka ka bėrė dhe gjithēka ka sakrifikuar pėr ēėshtjen shqiptare”.

    Nga ana e tij, Adem Demaēi falėnderoi Tiranėn pėr kėtė vlerėsim, duke theksuar se ka qenė njė dėshirė e tij e pėrhershme qė tė gjithė shqiptarėt tė festonin tė lirė pavarėsinė e tyre. “Ju falėnderoj juve, vėllezėrit e pavarshėm tė Shqipėrisė, tė cilėn e kemi dashur tė gjithė, se jemi edhe ne njėsoj si ata. Prandaj, dhe kėnaqėsia ėshtė shumė e madhe, dėshira juaj ka qenė shumė e madhe pėr ne, e fortė. Kemi dėshiruar qė tė vijmė gjithmonė, e tė jemi gjithmonė kėtu me ju. Ne mendojmė se nuk jemi vetėm Shqipėri dhe shqiptarė, por dėshirojmė qė tė jemi edhe mė tė plotė. Prandaj, e duam vendin tonė kėtu, qė tė mos ta harrojmė kurrė dhe tė jemi aty ku kemi lindur”, tha Adem Demaēi.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #310
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Adem Demaēi

    Adem Demaēi Dokumentar 2016


    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  11. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Llapi pėr postimin:

    bili99 (28-07-2018)

Faqja 16 prej 16 FillimFillim ... 6141516

Tema tė Ngjashme

  1. Vetėvendosja proteston dhunshėm kundėr planit tė Ahtisarit
    Nga Alienated nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 769
    Postimi i Fundit: 02-01-2008, 08:50
  2. Demaēi jep dorėheqjen nga bordi i RTK-sė
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 16-01-2004, 14:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •