Close
Faqja 8 prej 36 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 160 prej 708
  1. #141
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Citim Postuar më parë nga ElMajico
    Veshtruese po une e di historine ndryshe ne vitet 90-92 me duket se edhe shqiperia u be nje vend demokratik apo jo?

    mbase ne emer por jo ne praktik.

    gezuar festat.

  2. #142
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Mendoj se gjithçka fillon duke pyetur : Kemi nje qeveri shqipetare apo nje qeveri per shqipetaret?
    Per mendimin tim nuk kemi asnjeren dhe ky eshte kushti themelor qe te hyjme ne BE.
    Te mos harrojme renditjen ne vendet e para per korrupsionin, per trafiqet ,as zgjedhjet qe asnjehere nuk jane te pastra.
    Evropa te le te hysh nqse ne lejojme veten tone por nuk mund te te fus Evropa ne shtepine qe e ngriti pas kaq e kaq vjetesh nese ti nuk respekton veten por repsekton shtetin trafikant.
    Te perpiqemi ti hapim rruge vetes e pastaj te kerkojme e te shpresojme qe te na hapi rruge bota.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  3. #143
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    2005, Shqiperia ne rrugen drejt BE?!
    E Marte, 28 Dhjetor 2004
    Gjasat jane qe, nese zhvillohen me ne fund zgjedhje te lira, korrekte dhe demokratike, nese do te kete seriozitet te politikaneve dhe shoqerise, Shqiperia ne vitin 2005 te perfundoje negociatat per Marreveshjen e Stabilizim- Asociimit dhe te shenoje nje kthese pozitive ne rrugen drejt integrimit ne BE dhe NATO

    Nga Agustin Palokaj

    Dikur nje shtet qe ishte para gjithe te tjereve ne Ballkan, ne raportet me Brukselin, si me NATO-n permes Partneritetit per Paqe, ashtu edhe me Bashkimin Europian, Shqiperia sot duhet te kenaqet me faktin se prapa saj jane vetem Bosnja e Hercegovina e dale prej luftes tragjike, Serbia e Mali i Zi, qe as vete nuk e dine se cfare jane e cfare duan, si dhe Kosova, qe nuk ka nje status te percaktuar. Kroacia, qe dikur madje mendonte se Shqiperia mund ta ndihmonte ne integrimet europiane, kur Shqiperia ishte para saj, tani pret qe ne mars te vitit 2005, te nise negociatat per anetaresimin e plote ne BE. Perpos perparesise se madhe ekonomike, Kroacia nuk kishte ndonje perparesi ndaj Shqiperise, madje ngecte ne kete rruge per shkaqe politike, sepse ne kete vend ishte vendosur pushteti autokrat i Franjo Tuxhmanit.

    Por kur ndryshoi kursi politik i Kroacise, ajo vazhdoi me shpejtesi te madhe rrugen drejt BE-se, per vetem 5 muaj negocioi Marreveshjen e Stabilizim- Asociimit, fitoi statusin e kandidatit dhe tani pret negociatat per anetaresim. Shqiperia nderkohe shenoi stanjacion, qe ne keto rrethana ishte nje kthim prapa. Edhe Maqedonia, megjithe konfiktin e brendshem, qendron shume para Shqiperise ne hapat e integrimit europian. Ajo poashtu ka ne fuqi Marreveshjen e Stabilizim-Asociimit, duke qene madje e para qe e ka arritur ate nga vendet e Ballkanit Perendimor. Tani Maqedonia pret qe Komisioni Europian, vitin qe vjen, te nxjerre mendimin se a i ploteson ky vend kriteret per te nisur negociatat per anetaresim ne BE dhe t'i jepet eventualisht statusi i kandidatit.

    Ka disa probleme ne Shqiperi, por problemi kryesor ka te beje me hapat joserioze ndaj integrimeve europiane, te cilave duhet t'u paraprijne reformat ne vend. Politikanet shqiptare e kane gojen perplote me "Integrim Euro-atlantik", por pak punojne per kete, e ka gjase qe disa as te mos e kuptojne. Aq me teper degjohet se nje shtrese politikanesh ne Shqiperi nuk do t'u shkonte per shtat hyrja ne BE dhe respektimi i standardeve europiane, sepse nuk do te mund te perfitonin me nga korrupsioni. Ne rrethana te tilla Shqiperia prej dy vjetesh ben negociata per Marreveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-ne, duke levizur me shpejtesine e breshkes.

    Negociatoret shqiptare kur shkojne ne Bruksel mburren vetem me numrin e rregulloreve dhe ligjeve qe miratojne ne Parlamentin Shqiptar, e ato ligje zakonisht i kalojne ne momentin e fundit para raundeve te negociatave me Brukselin. Por BE-ja nuk kenaqet me kaq, sepse kerkon edhe ndertimin e kapaciteteve zbatuese te ketyre ligjeve. Per Shqiperine megjithate nuk eshte gjithcka e humbur, edhe pse shoqeria shqiptare e ka humbur disi shpresen. Viti 2005 ka te gjitha parakushtet qe te behet nje vit kthese ne rrugen e Shqiperise drejt Bashkimit Europian, e sidomos NATO-s. Keto dy procese integruese jane te nderlidhura, sepse shumcia e shteteve anetare jane ne te dyja organizatat, ndersa ato ndajne te njejtat vlera te perbashketa demokratike.

    Gjasat jane qe, nese zhvillohen me ne fund zgjedhje te lira, korrekte dhe demokratike, nese do te kete seriozitet te politikaneve dhe shoqerise, Shqiperia ne vitin 2005 te perfundoje negociatat per Marreveshjen e Stabilizim- Asociimit dhe te shenoje nje kthese pozitive ne rrugen drejt integrimit ne BE dhe NATO. Edhe ministri i Jashtem i Luksemburgut, vendit qe do te drejtoje BE-ne per 6 muajt e pare te vitit qe vjen, tha se presin qe ne kete periudhe te permbyllen negociatat me Shqiperine per Marreveshjen e Stabilizim- Asocimimit, qe do te na beje per here te pare, se paku "anetare te shoqeruar te BE-se".

    Diplomatet shqiptare vleresojne se, po te ndodhe kjo, atehere do te vazhdonte rruga e rregullt e ratifikimit te kesaj Marreveshje, me vone Shqiperia do te dorezonte edhe aplikimin formal per anetaresim ne BE, ndersa ne nje afat real do te mund te anetaresohej ne kete organizate ne rreth dhjete vjet me pas. Edhe zyrtaret ne BE pohojne se nje skenar i tille pozitiv nuk eshte jorealist dhe bejne thirrje te shikohen shembujt e Bullgarise dhe Rumanise, te cilat prej 1 janarit te 2007 do te hyjne ne BE, sepse kete vit i kane perfunduar negocitat.

    "Nese BE-ja ka arritur t'i mesoje bulgaret dhe rumunet si duhet punuar dhe nese ata tashme i kane plotesuar kushtet per anetaresim, me nje qasje profesionale, kete mund ta arrije edhe Shqiperia"- thote nje burokrat i BE-se ne Bruksel, i vetedijshem per problemet me te cilat aktualisht perballet Shqiperia, e mes tyre, para se gjithash numeron korrupsionin. Madje edhe ne lufte kunder krimit te organizuar eshte shenuar perparim, por jo edhe ne luftimin e korrupsionit, qe ne Shqiperi po behet norme e pranuar shoqerore dhe ka rrezik qe ajo ne Shqiperi, as te mos shihet fare se eshte nje problem.

    Gjasat per anetaresim ne NATO jane edhe me te medha, apo thene me mire se ato mund te realizohen me shpejt. Ne reformat ushtarake, Shqiperia ka shenuar perparim dhe mbetet edhe ketu problem korrupsioni dhe funksionimi i shtetit ligjor. Ndihma qe Shqiperia i jep aleateve ne Irak dhe Afganistan, roli pozitiv per zhvillimet ne Kosove dhe Maqedoni dhe bashkepunimi rajonal, bashkepunimi i mire me Kroacine dhe Maqedonine permes Kartes se Adriatikut, mund ta ndihmojne Shqiperine qe me shpejt sesa disa mund te besojne, qe te marre ftesen per anetaresim ne NATO, ndoshta edhe ne vitin 2006. Por per kete duhet te ndryshojne edhe ne Shqiperi, rrethanat ne sundimin e ligjit dhe rendit.

    Nese hyn ne NATO, atehere kjo do t'i jepte nje shtytje te madhe Shqiperise edhe ne rrugen drejt BE-se, sepse tashme do te kishte aleate politik vendet e NATO-s, qe jane edhe anetare te BE. Bullgaria dhe Rumania thuhet se nuk do te hynin kaq shpejt ne BE, sikur kete vit te mos ishin anetaresuar ne NATO. Pra NATO-ja dhe BE-ja vertete ne kete aspekt per vendet sic jane Shqiperia dhe fqinjet ballkanike, jane dy ane te nje monedhe.

    Edhe nje gje duhet ta beje Shqiperia per t'i deshmuar Brukselit se e merr shume seriozisht punen e integrimeve europiane. Duhet qe ne Bruksel te zgjerohet perfaqesia diplomatike dhe qe, sikur te gjitha shtetet normale qe aspirojne anetaresim ne BE, te ndahet misioni prane BE-se nga Ambasada per Belgjiken. Nuk mjaftojne kater apo pese diplomate qe te merren edhe me ceshtjet e integrimeve europiane, edhe me raportet dypaleshe me Belgjiken dhe me Luksemburgun. Kroacia per shembull ka 45 diplomate vetem ne misionin prane BE-se dhe do ta rrise kete staf, edhe me 40 te tjere. Shqiperia mund te kete aresye financiare per te mos shpenzuar shume ne perfaqesite diplomatike, por ne rastin e Brukselit, ajo qe tani duhet te filloje ta shohe kete qender si kryeqytetin e ardhshem te perbashket edhe te shqiptareve ne BE.

    Diplomatet mund te jene shume te mire, ata mund te kryejne shume pune, por ne fund te fundit suksesi diktohet vetem nga zhvillimet ne vend. Prandaj edhe ne vitin 2005 politikanet shqiptare duhet te mendojne mire se, ne rast deshtimi, do ta kene ne pergjegjesi nje gjenerate te tere pas tyre, e cila do te paguaj cmimin e deshtimit te gjeneratave te sotme, duke jetuar te izoluar nga Europa dhe duke shikuar me zili fqinjet e tjere ballkanike, te cilet do te integrohen para Shqiperise. Ndoshta dikujt i duket e tepert te kerkoje pergjegjesi nga politikanet e Shqiperise, por eshte momenti i fundit qe edhe ata, si ne pushtet ashtu edhe ne opozite, te mendohen mire se cfare rasti do te humbin nese deshtojne. Sepse muajt e humbur sot, do te shnderrohen ne vite pritje, ne te ardhmen.



    marrë nga korrieri.com

    Vitin e ardhshëm zgjedhjet do të mbahen të lira, poashtu raportet pozitë-opozitë do të jenë shumë të mira tash e tutje. Vitin e ardhshëm do të nënshkruhet marrëveshja e stabilizim-asociimit me BE-në dhe poashtu do ti bashkohet edhe Dardania Shqipërisë përfundimisht.
    Më 2006 do të fillojmë negociatat për anëtarësim dhe për jo më shumë se 2-3 vjet do të futemi në BE.
    Duhet që bashkësia ndërkombëtare të derdhi më shumë fonde tek ne, Kroacisë tani Banka Botërore i dha 1,3 miliardë dollarë për dy vitet e ardhshme. Edhe ne duhet të marrim në mos më shumë atëherë të paktën sa Kroacia (ne jemi komb më i madh se kroatët).

    Përshëndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #144
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    BE-JA NE ALARM PER LENDET KIMIKE

    Pas Shteteve te Bashkuara, edhe vendet e Bashkimit Europian shprehen te shqetesuara per pranine e lendeve kimike ne repartet ushtarake shqiptare. Ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, ka pritur ne nje takim te vecante delegacionin e Vendeve te Bashkimit Evropian dhe perfaqesuesin zvicerian. Delegacioni shoqerohej nga Frannois Bremer, ambasador i Luksemburgut. Qellimi i ardhjes se ketij delegacioni ne vendin tone eshte monitorimi dhe shkaterrimi i agjenteve kimike.

    Ne kete takim ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, theksoi transparencen qe ka treguar vendi yne per gjendjen e agjenteve kimike dhe nevojen per eleminimin e tyre. Nga ana tjeter ministri Majko kerkoi hartimin e projekteve te perbashketa midis Shqiperise dhe vendeve te Bashkimit Evropian per eleminimin e tyre. Delegacioni i vendeve te Bashkimit Evropian dhe perfaqesuesi zvicerian kane shprehur mirekuptim te plote per hartimin e projekteve te perbashketa me palen shqiptare per realizimin e asgjesimit te agjenteve kimike.

    Marrja e masave

    Zv/ministri i Mbrojtjes, Besnik Baraj, dha nje konference per mediat lidhur me gjendjen e sigurise dhe masat qe po merren per asgjesimin e agjenteve kimike qe ndodhen ne vendin tone. "Qe ne vitin 1993, Shqiperia duke patur si prioritet kryesor integrimin euroatlantik, ka nenshkruar Konventen per Armet Kimike. Kjo Konvente eshte firmosur nga 167 vende te botes dhe kerkon zhvendosjen dhe shkaterrimin e tyre", theksoi Baraj. Sipas tij, gjate gjithe kohes lendet kimike jane ruajtur dhe administruar konform te te gjitha rregullave dhe standardeve nderkombetare. "Ato u jane bere njohura te gjitha vendeve anetare te NATO-s dhe atyre partnere, duke e radhitur vendin tone nder te paret per deklarimin e ketyre agjenteve kimike. Nderkohe eshte kerkuar asistence per asgjesimin dhe shkaterrimin e tyre, gje e cila kerkon kapacitete financiare. Per kete nga SHBA-ja eshte ofruar nje fond prej 18,2 milion dollar-", deklaroi Baraj. Ai shtoi se, kontribut ka dhene edhe qeveria zvicerane per modernizimin e laboratorit te kimise se Forcave te Armatosura dhe per eliminimin e disa lendeve kimike me pak te rrezikshme. Nderkaq jemi ne kontakt me vendet e BE-se per donacione shtese per zgjidhjen e menjehershme te ketij problemi. Asgjesimi i tyre jo vetem qe pastron vendin dhe mjedisin tone nga ky rrezik, por eviton mundesine e shfrytezimit te tyre per qellime keqberese dhe eshte nje tregues i dukshem per kontributin qe jep vendi yne per sigurine e paqes ne rajon. "Per asgjesimin e ketyre agjenteve kimike, Ministria e Mbrojtjes po bashkepunon me Ministrine e Mjedisit dhe institucione te tjera te vendit, qe kane lidhje me kete ceshtje, duke e shtrire kete proces dhe ne asgjesimin e kimikateve te tjera qe jane perdorur ne sistemin e industrise kimike", deklaroi Baraj.





    KOHA JONE -
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  5. #145
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Momentalisht Shqiperia nuk ploteson kushtet dhe as qe nuk mund te pretendohet per hyrje ne BE!
    Sic eshte sot Shqiperia pa frike mund te quhet turpi i Evropes.....

    Shqiperia do te hyje ne Evrope nese nje dite vjen nje klase qeverisese qe te ndihen sadopak shqiptare, dhe te deshirojne sinqerisht zhvillimin dhe perparimin e Shqiperise....
    Deri tani kjo gje nuk ka egzistuar dhe sipas gjasave as nuk po duket ne horizont,,,

    Ne Shqiperi sundojne mafiozet e interesaxhinjte qe kujdesen qe te mbushin xhepat e tyre dhe as qe u intereson Evropa! Nga keta presim qe te futin ne Evrope?!

    Prit gomar te mbije bar....etj

  6. #146
    i/e regjistruar Maska e NUB
    Anëtarësuar
    28-11-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    17
    Sic e shoh une tash na duhet nje kohe e gjate me i plotesua standartet evropiane.
    Ne Shqiperi mungojne kushtet ma themelore" si, drita,uji,rendi etj", probleme te cilat do duhej te ishin zgjedhur me kohe qe Shqiperia te kishte ndonje shans/mundesi reale per te hyre ne BE.Per mendimin tim ne qofte se qeveria nuk i merr hapat e duhur per te eliminuar keto probleme atehere endrra e nje Shqiperie evropiane eshte me se e larget. Ka vite qe jam largu nga Shqiperia dhe asnje lajm ndryshimi apo permiresimi se kam marre qysh ateher, sa rregullohet dicka ,prishet i tjeter.Megjithate koha ka per te tregu.
    Shpresoj qe te marr ndonje lajm me te mire per keto votime.
    Shendet,
    NUB

  7. #147
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Deklarimi me i fundit i Nanos eshte: Shqiperia ne BE ne 2014, dikur kishte thene 2005 sidoqofte nje gje mbetet realitet Shqiperia eshte shume shume larg portes se BE, do te duhet nje pune e madhe per te arritur deri atje. Gjendja aktuale (ekonomike, sociale, politike) e Shqiperise e ben edhe me te veshtire rrugen e gjate...Por nuk mbaron ketu mbetet dhe deshira e BE per ti hapur porten Shqiperise, megjithese per mendimin tim duke pasur parasysh qe ne 2007 Shqiperia, Maqedonia dhe Serbia-Mali i Zi do jene te vetmet jo anetare te BE-se (perjashtojme ato qe mbeten vullnetarisht jashte BE), mundesia per te perjashtuar keto shtete eshte shume e vogel. Nje politike me e zgjuar (per BE) do te ishte vonimi i anetarisimit deri ne ate faze kur Shqiperia te kete arritur standartet e BE-se dhe kjo mnd te ishte nje kohe ne te cilen Shqiperia nuk do te kete me nevoje per BE. BE duhet te ndihmoje Shqiperine ne kete rruge te veshtire...perndryshe do te ishte i padobishem.
    Pershendetje.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #148
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga SuiGeneris
    Deklarimi me i fundit i Nanos eshte: Shqiperia ne BE ne 2014, dikur kishte thene 2005 sidoqofte nje gje mbetet realitet Shqiperia eshte shume shume larg portes se BE, do te duhet nje pune e madhe per te arritur deri atje. Gjendja aktuale (ekonomike, sociale, politike) e Shqiperise e ben edhe me te veshtire rrugen e gjate...Por nuk mbaron ketu mbetet dhe deshira e BE per ti hapur porten Shqiperise, megjithese per mendimin tim duke pasur parasysh qe ne 2007 Shqiperia, Maqedonia dhe Serbia-Mali i Zi do jene te vetmet jo anetare te BE-se (perjashtojme ato qe mbeten vullnetarisht jashte BE), mundesia per te perjashtuar keto shtete eshte shume e vogel. Nje politike me e zgjuar (per BE) do te ishte vonimi i anetarisimit deri ne ate faze kur Shqiperia te kete arritur standartet e BE-se dhe kjo mnd te ishte nje kohe ne te cilen Shqiperia nuk do te kete me nevoje per BE. BE duhet te ndihmoje Shqiperine ne kete rruge te veshtire...perndryshe do te ishte i padobishem.
    Pershendetje.

    Nese nuk zhduket, Nano, Berisha dhe gjithe elita ish-komuniste nga politika shqiptare nuk ka per te pasur permiresimin e deshiruar ne rrugen drejt Evropes.....
    Mos harroni se ishin keta ish-komuniste qe e izoluan Shqiperine per 40 vjet nga bota.....
    Tani me realitietin qe kane krijuar ia kane arritur qe ta vetizolojne perseri pasi ne Shqiperi nuk po duken investimet e huaja dhe Shqiperia vazhdon te mbetet "molle e ndalume" per te huajt.....

  9. #149
    ErionB
    Anëtarësuar
    05-05-2004
    Vendndodhja
    Ne toke!!
    Postime
    125
    Ne Shqiptaret gjithmone ngopemi me bark bosh.
    Tosi thot do futemi ne Europe dhe ne o burra sa mire.

    Ne Europe futemi kur te kemi standarte te larta lirie, fizike dhe ekonomike. Kur ti arrijme keto standarte mos kini frike se ngelim jashte, se edhe po te dojme na luten vete Europianet per tju bashkuar.

    Keshtu qe per mendimin tim ne Shqiptaret duhet te ndalojme konsumin e futjes ne Europe si slogan politik dhe te mundohemi te bejme reformat e duhura per te permiresuar jeten tone ne rradhe te pare.

  10. #150
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Jam dakort me pjesen me te madhe te mendimeve te tua, Populli pret te behet si Europa po te futemi ne BE, dmth te pasur, te lumtur, te pakten keshtu duken nga jashte. Por kjo nuk mund te ndoshe si me te shtypur nje buton, ne duhet te punojme vete pike se pari, duhet te jemi me te pergjegjshem ne zhjedhjen e udheheqesve, larg hajduteve dhe mashtruesve po sa e veshtire eshte te gjesh njerez te ndershem e te afte njekohesisht ne Shqiperi. Nje dite do te behet me mire, let's hope!
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  11. #151
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    [B]Sipas deklarates se fundit qe shoku Nano beri ne France pas takimit me Chirac & co., shpresat dhe synimet qe qeveria aktuale shqiptare i komunikon popullit te vet, jane; integrim i mundshem rreth vitit 2014!!!-ndersa synimi per pranimin e shqiperise prej BE-se, eshte viti 2015, nese gjithshka shkon sipas parashikimeve te tyre.
    deri ne kete kohe, se çfare do behet me shqiptaret, qytetaret e thjeshte te kombit shqiptar, dhe te shtetit shqiptar, eshte nje ekuacion me nje numer te panjohur te panjohurash.
    qendrimi i komunitetit nderkombetar, dhe veçanerisht i atij evropian lidhur me shqiperine dhe shqiptaret, tregon edhe njehere hipokrizine, dhe kotesine e pavlefshmerine e kartes se te drejtave themelore te njeriut: http://www.hri.org/docs/UDHR48.html#top [e kam gjetur rastesisht, prandaj mos shikoni se cilit site i perket... ;-) ]

    nese evropa, kushtezon shqiperine me nje mori, galaktike kushtesh, dhe nese mendohet qe integrimi te behet rreth vitit 2015, atehere, çdo njeri qe i ka degjuar apo lexuar kushtet qe i vihen shqiperise, e kupton fare kollaj, qe ne 2015 shqiperia nuk do te kete nevoje per integrim.
    bashkimi evropian, pas zgjerimit me 10 anetare te rinj, leshoi drejt ketyre vendeve nje permbytje ndihmash ekonomike dhe financiare, te cilat paguhen nga nje fond i perbashket evropian. synimi ishte qe ekonomia dhe financat e ketyre anetareve te rinj te arrije disi nivelet e anetareve te tjere te BE.
    nderkohe, komuniteti boteror, dhe me ngushte, ai evropian, deklarojne pa pike turpi qe kane bere te gjitha perpjekjet qe te ndihmojne shqiperine, ekonomikisht, dhe politikisht; kur, ne te njejten kohe, deklarojne gjendjen e mjerueshme te politikes shqiptare, korrupsionin shqiptar ne permasa te frikshme, dhe rendimentin teper negativ te klases politike shqiptare.
    pyetje: kane ndihmuar shqiperine, apo klasen politike te korruptuar shqiptare???
    nderkohe qe evropa ve kushte banale mbi qeverine shqiptare, per respektine te drejtave te njeriut, dhe me urgjente, te atyre te minoriteteve, diskriminimi racial i greqise dhe shume vendeve te tjera "demokratike" te BE arrin kulme te reja.
    shqiptaret ne greqi nuk gezojne asnje te drejte, greqia vazhdon qendrimin e saj armiqesor me shqiperine; ligji i luftes i greqise ne lidhje me shqiperine eshte akoma ne fuqi(nderkohe qe me italine nuk egziston me qe prej epokes se gurit). kur them shqiptaret ne greqi, nuk e kam fjalen per refugjatet dhe emigrantet, e kam fjalen per grupin etnik shqiptar ne shtetin e sotem grek, pronat e te cileve jane sekuestruar ne menyre te turpshme, grup etnik, te cilit i mohoet vete egzistenca.(qeverite greke njera pas tjetres deklarojne qe popullsia e greqise eshte 100% greke, dhe qe gjuhe te folura jane greqishtja, anglishtja dhe frengjishtja); lexo gazeten zyrtare te CIA-s per vitin 2004: http://www.cia.gov/cia/publications/...k/geos/al.html (lexoni gjithashtu materialin per shqiperine, -greqia deklaron qe 12%e popullsise shqiptare jane greke etnike)
    them greqia, per faktin e thjeshte se tema eshte mbi integrimin e shqiperise ne BE, ne nje BE ku dhe greqia, qe "rastesisht" eshte plot me shqiptare, eshte anetare me te drejta te plota. eshte e natyrshme te mendohet tani, qe familja evropiane te ndaje vlerat politiko-kulturore dhe socialo-ekonomike me nje anetar te vetes se vet, i cili eshte greqia, dhe keto vlera jane ligj lufte me shqiperine, pretendime territoriale, pretendime mbi minoritete dhe popullsi. pika eshte: çfare ju ben te shpresoni se shqiperia nje dite do te hyje ne BE?
    Efiçenca e politikes dhe reformave evropiane mund te krahasohet vetem me epoka gjeologjike. parlamenti evropian eshte i shqetesuar per vogelsira krejt te panevojshme, tecilat vetem harxhojne kohe, financa etj(ne fakt, puna e tyre, ne nuk bejme pjese hiç ne evrope). vogelsira te tilla, jane psh masa ligjore qe parlamenti evropian duhej te votonte si ligj te gjithe evropes ne lidhje me gjatesine e robdeshambres; per te cilen ka pasur debate, se nese duhej te vinte mbi gju, apo poshte gjurit; nje ligj i tille i harxhoi parlamentit evropian 11 vjet te plota, dhe rezultati final ishte qe çdo person mund te vendose vete per gjatesine e robdeshambres.
    pse evropa te shqetesohet per shqiperine?
    une mendoj qe e vetmja aresye eshte fakti qe krejt rastesisht shqiperia ndodhet ne evrope, dhe duan s'duan e pranojne kete si fakt gjeografik; por, edhe kjo vetedije evropiane per poziten gjeografike te shqiperise ka kerkuar nje çmim teper te larte njerezor, miliona jete shqiptare dhe rreth 70 000 km katror te territorit etnik shqiptar.
    efiçencen e politikes evropiane, une do ta krahasoja me ndihmen qe i jepet dikujt qe eshte duke vdekur nga uria, qe i jepet ndihme, por me kushtin qe kjo ndihme ti shkoje e gjitha femijeve te tij(nese vazhdon te jete gjalle per te pasur femije)
    shqiperia u hap kundrejt botes "demokratike" ne te gjitha drejtimet dhe kjo hapje, nuk ishte thjesht nje proces, por ndodhi ne menyre gati te rrufeshme. gjithe kjo, pas 45 vjet izolimi total. me hyrjen e (nese hyn) shqiperise ne BE ne 2015, marrin fund 25 vjet izolimi dhe poshterimi qe komuniteti nderkombetar i ka bere shqiperise dhe shqiptareve.
    gjithashtu, ne 2015, une dote jem ne shqiperi, per te votuar kunder ne referendumin e hyrjes se shqiperisene BE.
    ne jemi komb me seder, dhe qendrimi evropian ndaj nesh, eshte perulje dhe diskriminim racor dhe fetar.
    kriminaliteti ne shqiperi eshte thjesht nje shkak qe evropa perdor per te mohuar integrimin shqiptar. (ne daten 20/01/2005 prokurori i republikes italiane deklaroi per mediat se te ardhurat vjetore te organizatave mafioze italiane arrin shumen 100 miljard(jo miljon) euro, duke mos perfshire te ardhurat e disa shoqerive te tjera mafiose dhe kriminale te italise, + korrupsionin). gjithsesi, italia eshte nje shtylle per qendrueshmerine e BE.
    une mendoj, qe shqiptaret kane faj per gjendjen e shqiperise(perfshire ketu punen e tradhetareve te interesave te kombit dhe agjenturave te huaja); ndersa, evropa nuk ka justifikim per izolimin total te shqiperise, per diskriminimin qe i ben, racizmin dhe mohimin e integrimit te shqiperise ne BE.
    gjithkush te marre persiper pergjegjesite perkatese, evropa te mos shtiret per engjell, dhe te demonizoje shqiptaret. aty ku politika dhe vullneti evropian deshtoi mbi shqiperine, kriminaliteti i organizuar evropian mori hov.
    gjithkush te mendoje si te doje, por, fjalet e kota dhe boshe nuk kane vlere.

    se zoti vete e tha me goje, qe shqiperia do te rroje.

  12. #152
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Dita i vjen edhe Shqiperise.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  13. #153
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Studimi me i fundit i CIA-s thote se vendet e Ballaknit nuk hyne ne BE para dates 2020, me vjen pak keq qe premtimi i Nano-s per te hyre ne 2014 doli "pak" i gabuar qe tani.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  14. #154
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Dhe cila eshte arsyeja qe Shqiperia duhet te futet ne EU?

    Po te pyesesh 10 shqiptare, 9 do te te thone se qe te ikim ne Evrope pa viza!

    BE eshte ne rradhe te pare nje bashkim ekonomik, pastaj politik. Cfare interesash ekonomike na shtyjne te futemi? Mos valle jemi vend qe prodhojme industri te rende dhe na duhet tregu evropian per te zgjeruar shitjet? JO!
    Mos valle jemi vend me dhjetera miliona banore dhe ofrojme me shumice krah te lire pune ( si Polonia psh qe ka 40 milione banore apo si Rumania qe ka 20 milione banore?) dhe terheqim investime kolosale nga EU? Jo!

    Si shqiptare me teper duhet te interesohemi te arrijme kushtet politiko-ekonomike dhe standartet per tu futur ne BE sepse eshte mire per te tashmen dhe te ardhmen e kombit, jo per te pasur mundesine per te ikur ne EU pa viza!

    Mos valle nxitohemi qe duam te futemi ne nje shtet, i cili pranoi psh Qipron, gjysma e te cilit eshte e pushtuar nga Turqia, por ama nga ana tjeter vazhdon negociatat per futjen e Turqise ne Evrope? Pra dmth, Turqia, mban zyrtarisht te pushtuar territor te BE, por asnje gjemb nuk i hyn ne kembe? Te tille partnere na duhen? JO!

    Shtete qe kane korrupsion pothuajse te njejte me Shqiperine, si Rumania e Bullgaria do te futen ne EU, shtete me zhvillim me te paket se Shqiperia do te jene kandidate me shpejt se ajo,( Maqedonia psh) , ndonese edhe kjo e fundit nuk i ploteson standartet, madje eshte nje shtet qe nuk ka akoma emer zyrtar!!!!
    A duhet tu lutemi te tille njerezve per tu futur ne bashkesine e tyre ? JO!

    Kurresesi vec, mosfutja ne EU nuk do te thote perjetesim te klases politike qe sundon sot Shqiperine. Nano, Berisha dhe monstra te tjera politike duhet te eliminohen politikisht, jo sepse nuk na lene te futemi ne EU qe te ikim pa viza, por sepse lojerat e tyre politike jane ne dem te interesave te atdheut!

    JASHTE BASHKIMIT EVROPIAN!

    JEMI EVROPIANE, por ne rradhe te pare jemi shqiptare!
    "Who is John Galt?"

  15. #155
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    Pershendetje!


    Mesa shoh perseri ne kete teme ka nje numer te konsiderushem mendimesh te cilat i kundervihen antarsimit te Shqiperise ne Komunitetin me te fuqishem ne bote ekonomik e politik.

    Ok...eshte llogjike dhe mese normale qe te mos jemi te tere dakort me njeri tjetrin nga pikpajma e mendimeve tona,por ama dreqi ta haje sikur ka ardhur koha te "zgjohemi" dhe ne e te hapim syte,e te shikojme se c'behet ne boten qe jetojme dhe se ku jemi ne.

    Per mendimin tim jemi ne mjerim....

    Nuk mund te flasim per krenari kombetare kur skemi "brege" me vesh....

    Disa shoke na flasim per heqjen e vizave,gje qe per shqiptaret eshte me e rendesishme,dhe sipas tij duhet te mundohemi te kapim standartet europiane ekonomike e politike dhe nga ana tjeter na thote qe nuk kemi as interes te futemi pasi nuk kemi industri te rende,as treg te madh,e as krahe te madh e te lire pune....

    Po shiko ti mer "dash" ketu nuk behet fjale te hyjme thjesht sa per tu gjendur dhe emri Albania ne nje nga Organizate Internacionale....ketu behet fjale per te ardhmen e Shqiperise....ketu behet fjale per Demokracine e vertete Shqiptare..


    Ndertimi i vertete i Demokracise Shqiptare kalon vetem e vetem nga Europa e Bashkuar..

    Ne te vertete Ne nuk kemi as treg te madh,as krah pune te madh e te lire,as industri te rende sic eshte Polonia,Rumania,Bullgaria,etj por ne kemi baze per nje buqesi te mire dhe me kualitet nqs ajo drejtohet ne drejtimin e duhur....

    Shqiperia mesa dijme nuk ka qene nje shtet i fuqishem industrial dhe si i tille duhet te shikojme te hapemi ne fusha te tjera ekonomise,prsh zhvillim me serioz te turizmit shqiptar,buqesi,dhe ne pergjithesi duke shfrytezuar ne maksimum rolin qe ka kyc ne rajonin ballkanik.

    Shqiperia eshte "Ura e Europes" drejt Hapjes se saj ne Juglindje...

    Me pak fjale duhen te vihen poshte Strategjite Shqiptare (nqs ato ekzistojne) persa i perket cfare mund ti ofrojme Ne Europes dhe cfare presim ne nga ajo...

    Ne te dashur "bashkevuajtes" nuk presim nga Europa vetem Heqjen e famshme te vizave,Ne nga Europa presim te vije e te na mbushi ndonje dhome te shtepia me euro....mundesisht dhe te na i paketojne...

    Eshte turp...

    Qe te kemi goje te flasim per "mosdashjen" e Europes kundrejt nesh,le ti vejme gishtin kokes,te heqim sentimente Pseudopatriotike dhe te shikojme sa nga ato kritere qe ve Europa cdo shteti qe deshiron te beje pjese ne "gjirin" e saj plotesojme Ne ne te vertete....

    Me vjen shume keq por nuk plotesojme as edhe njerin.....

    Duke filluar nga "Shteti i Drejtesise" e deri tek pseudoreformat tona qe kane filluar qe nga koha e pordhes....

    Duhet te mesojme te punojme seriozisht dhe te japim rezultate konkrete....

    Ne fund te fundit me ane te reformave nuk i bejme ndonje nder as Europes e as Amerikes sone te dashur,ato reforma jane (duhet te ishin) ndryshimet serioze ne shoqerine Shqiptare.

    Jane ato ndryshime qe kaq shume kemi folur e kaq shume i kemi enderruar....

    Ndryshimet politike e ekonomike nuk mund te behen nga dita dites,duhen kohe e maturitet,qe fatkeqesisht kjo e fundit i mungon klases politike shqiptare.

    Kerkohet ne rradhe te pare maturitet politik,i cili eshte kushti i pare e me seriozi nqs duam te flasim per perfitimet serioze qe mund te kemi nga ky antarsim atehere duhet qe forcat politike te tregojne maturitet e vullnet per te bashkepunuar ne te miren e popullit shqiptar.

    Duhet kuptuar mire qe Anetaresimi ne BE nuk duhet dhe nuk konsiderohet si "merite" e nje force politike apo e nje qeverije...por duhet kuptuar si perpjekjet serioze se shoqerise shqiptare per tu rradhitur krah per krah me shoqerite perendimore..

    Pra "topi' eshte ne fushen e popullit shqiptar,por fatkeqesisht kemi ne fushe 2 "arbitra" te cilat perfaqsohen nga forcat politike kryesore ne Shqiperi.Njera qe eshte ne pushtet perpiqet,por pa shume rezultat.....tjetra qe di vetem te bertasi te cerret nuk ka mesuar qe demokracia qe ata perfaqsojne si parti do te thote dhe nga nje kendveshtrim dhe dialog dhe bashkepunim.

    Pastaj ne fund te fundit ja "pime lengut" atij qe do te vije ne pushtet,PSE NUK JA LE VENDIT TJETRIT.......????

    Nejse......

    E pra duhet te shikojme cfare jemi ne gjendje ne te bejme dhe ta mbyllim pak "squpin"se jemi katandisur si ajo dhija e zgjebosur e bishtin perpjete..

    Ku te ikim dhe nuk na shohin me sy te keq...?

    Dhe mos me thoni mediat etj etj etj......


    Une them se problemi eshte me i thelle ne shoqerine shqiptare,duke filluar nga edukimi ne familjen shqiptare dhe duke perfunduar ne qellimet e shqiptarit ne jete....

    Pastaj dikush tjeter na thote qe skemi perfitim ne nga Europa.....po kto shtet e vogla mer me te vogla se ne cfare interesi kane nga Europa....?

    Une them qe kemi shume shume interes te madh nga BE jo vetem nga pikpamja ekonomike,por edhe nga ajo politike,sociale,kulturale etj...

    Duhet te mesojme te shikojme cfare bejme ne dhe te mos bejme krahasime te te tjere...

    Ne jemi ne vend numero dhe bejme krahasime me Kroacine,Maqedonine etj etj..

    Me thoni ne Kroaci te mbyt balta,e pislliku.... a priten dritat ne mes te dites edhe pse ti je pagues i rregullt....? etj etj etj etj


    Prandaj them ti lejme llogjet e teperta dhe te shikojme te behemi ne kuptimin e plote te fjales "Njerez"...

    Ne akoma dhe jonxhe te thate importojme nga Maqedonia.....(nuk eshte shenje e mire importimi i madh ne nje ekonomi qe kerkon te ngrihet ne kembet e veta) te pakten keshtu e di une pasi nuk jam i mire ne ekonomi...


    Nejse....

    Ate qe desha te thosha si perfundim eshte qe NE JEMI EUROPIANE, dhe duhet me patjeter te jemi pjese e BE....

    Fitimet jane kolosale,ne te gjitha fushat...

    Te mos krahasohemi me te tjeret kur Ne nuk mund te arrijme dicka,te shikojme cfare mund te bejme ne konkretisht te bazuar ne pune serioze,pasi vetem keshtu mund te sjellim rezultate....

    Sic tha dhe Kreynegociatori Europian per Shqiperine.....TE NA VIJE TURP NE SHQIPTAREVE QE AS ZGJEDHJE TE LIRA E DEMOKRATIKE NUK ORGANIZOJME DOT.....

    Kjo do te thote qe nga 1992 e tutje kur ne kemi kujtuar qe kemi demokraci ne fakt,kjo nuk quhet demokraci,quhet MASHTRIM I POPULLIT SHQIPTAR......

    Turp ti vije ne rradhe te pare gjithe atyre qe kane pasur ne dore fatet e ketij populli kaq te vuajtur keta 12 vjet dhe skane bere asgje konkrete po akoma "haen" si femije.....(qe te mos perdor fjale tjeter)

    Demokraci do kemi vetem nqs realizohen zgjedhje ne te vertete demokratike,e pa te bertitura injorante (TE SHESHI ta hedhim qelbesiren),dhe atehere do te shohim fytyren e vertete e BE.....



    Ju qe jeni kurioze cfare fitimesh mund te kemi ne nga BE ju sygjeroj te lexoni me teper rreth Komunitetit Europian...



    Ja kalofshi mire

  16. #156
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Lightbulb

    Po more zoteri, te drejte keni ju, vetem se jeni perseritur mbi 10 here!
    Dhe une kete e quaj dhune informative!!!
    Ku banoni ju njehere qe na flisni me aq zjarr dhe kompetence?
    Sipas jush, te degjosh se ç'pellet Evropa, dmth qe paske vene mend dhe paskemi hyre ne rruge te drejte?
    Te na vere si kriter Evropa neve te heqim breket e t'i shtrihemi grekut me kembe te hapura, ju qenkeni gati te thoni PO, KA TE DREJTE EVROPA????!!!!!
    Kthehuni dhe njehere e lexoni se çfare keni kullandrisur aty lart, se per ibret e keni shkruar, dhe tamam si sahanlepires!
    Kjo eshte praktika me e zbatuar edhe prej shtetit tone lepirash, servil dhe padinjitet!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Citim Postuar më parë nga MIKI_RO
    Ndertimi i vertete i Demokracise Shqiptare kalon vetem e vetem nga Europa e Bashkuar..
    Ku e shihni demokracine e Evropes? Ate qe kerkon te na imponoje neve? çfare ka bere Evropa per ne? çfare ka bere? Me thuaj nje gje te vetme, nje hap te vetem qe Evropa ka ndermarre per te mire te Shqiperise qe prej 1990. Vetem nje me permendni, dhe po e heq kapelen qe tani!!!!!!
    E mos na flisni pallavra ketu, se ne te tjeret nuk hame bar, edhe ne i kemi syte hapur!
    Citim Postuar më parë nga MIKI_RO
    Shqiperia eshte "Ura e Europes" drejt Hapjes se saj ne Juglindje...
    Per çfare ure ju fluturon imagjinata? Ne cilen Juglindje do te na hapet Evropa? A nuk jemi shteti i fundit qe mund te pranohemi ne BE?(nese na pranojne te hyjme)
    A nuk kemi mbetur tashme nje ISHULL NE ZEMER TE EVROPES SE BASHKUAR?
    Pini ndonje ilaç, se mbase ju bien ethet!
    Citim Postuar më parë nga MIKI_RO
    Me vjen shume keq por nuk plotesojme as edhe njerin
    Asnjerin te mos plotesojme; -plotesojme ate qe asnje shtet i te drejtes Evropiano-"demokratike" nuk e ka plotesuar kurre, nuk e ploteson dhe kurre nuk ka per ta plotesuar: PROBLEMIN E MINORITETEVE! Ne asnje vend Evropian minoritetet nuk trajtohen si ne Shqiperi. Ne jemi per faqe te zeze, per turp te njerezimit, por minoritetet i trajtojme me mire sesa vete gjakun shqiptar!
    Citim Postuar më parë nga MIKI_RO
    Shqiperia mesa dijme nuk ka qene nje shtet i fuqishem industrial dhe si i tille duhet te shikojme te hapemi ne fusha te tjera ekonomise,prsh zhvillim me serioz te turizmit shqiptar,buqesi,dhe ne pergjithesi duke shfrytezuar ne maksimum rolin qe ka kyc ne rajonin ballkanik.
    Rol kyç ne Ballkan? Ku e pate? Eshte pikerisht ky "rol kyç" qe nuk i le agjenturat e huaja te te lene te marresh fryme; pikerisht per kete pozite ne kurre nuk do te rrojme ne paqe me Greket; si dashkeni ju ta shfrytezojme? DUKE IA SHITUR SHQIPERINE GREKUT? Se per shqiptare qe ka Shqiperia, ne Evrope nuk na do njeri, dhe PIKE!
    Bujqesia??? Po Shqiperia eshte vendi me i varfer ne Evrope persa i perket tokes se punueshme bujqesore, me i varferi, me i varferi, me i varferi... Me gjeni ju nje tjeter dhe do e heq kapelen per here te dyte!
    Turizmin? E si? Te thithesh turizmin historik qe ka Greqia? Po kush te le ashtu?çfare do hane greket atehere? Mendohuni mire dhe per keto "budallalleqe", se kot fare nuk jane!
    Citim Postuar më parë nga MIKI_RO
    Ndryshimet politike e ekonomike nuk mund te behen nga dita dites,duhen kohe e maturitet,qe fatkeqesisht kjo e fundit i mungon klases politike shqiptare.
    Mire klases sone na i mungon, po a nuk eshte Evropa qe firmos perdite marreveshje me kete klase politike? A nuk eshte Evropa qe mban marredhenie diplomatike me kete klase? A nuk i shtrohen kesaj klase kriteret? Apo na i shtrohen ndonje klase tjeter? Pse ben pazarlleqe me keta politikane Evropa atehere? Ma shpjegoni ju, se une jam shurdh-memec i verber. PSE PER FAJ TE KESAJ KLASE PENALIZOHET GJITHE POPULLI SHQIPTAR? A JEMI TE GJITHE FAJTORE?
    Persa i perket autokritikes, ta bejme dhe ta bejme per ate qe na takon dhe eshte e drejte, e jo per pallavrat qe kauis Evropa "demokratike"!
    Meqe ju jeni i mireinformuar per te mirat qe na kane ardhur nga Evropa, lexoni ketu i dashur, dhe do te kuptoni çfare perqeshjeje eshte bere me kombin tuaj gjate ketyre 14 vjeteve!: shtypni ketu: marredheniet evrope-shqiperi

    Per te tjerat, ju jap une emailet private qe kam shkembyer me komisarin e informacionit per Parlamentin Evropian...
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  17. #157
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    Pershendetje Zotrules!


    Mesa shoh "vrapove" ta kompletosh ose ta korigjosh mund te themi shkrimin tim,pavaresisht se ti ske bere asgje tjeter vecse je "kapur" prej ca frazave..

    Nejse...

    Nuk kam asnje problem te diskutojme per kte ceshtje,perkundrazi ndihem mjaft mire pasi mund te kem dicka per te mesuar nga ty,por nga nje shikim i shpejte i shkrimeve tona do te mund te nxjerrim nje konkluzion,te cilin une e analizoj si me poshte:
    "Per mua integrimi ne BE eshte e vetmja alternative reale e Shqiperise per mireqenien ekonomike e sociale dhe si nje shanc te vetem,konsideroj qe duhet perdorur cdo lloj metode per tja arritur Qellimit Kombetar...Kurse ti nuk i pranonke metodat se sipas teje nuk na do Europa dhe na permend qe antaresimi ne BE eshte sikur me JA SHIT SHQIPERINE GREKUT"

    Une them qe ke komplekse te theksuara o mik.

    Tani le ta marrim me rradhe cke shkruar...

    Fakti qe une jam pronuncuar shume here ne kete teme,do te thote qe e konsideroj teper te rendesishme per te ardhmen e popullit shqiptar.
    Ky eshte thjesht opinioni im,por qe te pelqen apo jo ty eshte dhe opinioni i pjeses derrmuese se popullit Shqiptar.
    Ti mund ta marresh si "dhune informative", mund ta marresh si te duash,dhe me thene te drejten pak me intereson pasi secili nga ne ka te drejten te shprehet ashtu sic mendon dhe ne baze te kendveshtrimit qe sheh ai problemin ne fjale...

    Se ku banoj une kam pershtypjen se nuk ka pse tju interesoje......

    Thjesht nuk po e kuptoj c'lidhje ka mendimi im personal me ku banoj une...?

    Qe ti je njeri me komplexe te theksuara kjo duket,kur me flet mua per "ti shtrihemi grekut"....ti me duket sikur jeton ne nje bote krejt te mbyllur....

    Kur nuk do "ti shtrihesh grekut" pse ja ke lene ne dore ekonomine e vendit tend,duke ju dhene mundesia kompanive te medha greke te kontrollojne mjaft biznese te rendesishme ne Shqiperi.

    Kur do ti mor mik te behesh pjese e njerezimit dhe civilizimit demokratik,atehere do ti akordosh te drejten dhe te nje te huaji te financoje ne vendit tend...

    Kur ske mundesine ti (e kam fjalen per shtetin pra mos keqkuptohena) ta kontrollosh ekonomine e vendit tend e ta kontrollon "Ai qe nuk do ti shtrihesh" atehere une them qe ky shkrimi yt del BLLOF dhe del ne menyre direkte JASHTE TEME....

    Ti me thua "sahanlepires" kurse une e quaj veten sadopak Realist...

    Ti i "hedh poshte" te miat duke i konsideruara si servilleqe e pa dinjitet...dhe na ben moral per politiken e ndjekur...

    Ok NDOSHTA mund te jete dhe keshtu.....por e rendesishmja eshte qe te arrihet te realizohet deshira dermuese e popullit shqiptar.

    Disa individe te cilet na flasin per moral por qe fatkeqesisht sic duket as qe e kane idene se per cfare flasin....
    Te lutem lexoje dhe nje here dhe PA emocione shkrimin tim dhe do te shikosh qarte qe nuk eshte aspak "servillek",eshte realiteti keshtu sic e shoh une dhe mbas mendimit tim qe ta dish une "NUK I VE PIKE".



    Ti vrapove dhe nje here dhe me pyet se cfare ka bere Europa?

    Une them qe duke filluar me programin Phare i cili eshte krijuar vecanerisht per shtetet ishkomuniste se Europes Lindore.E shume e shume programe te tjera....

    Pastaj dhe i hedh fajin Europes?

    Cfare ke bere Ti si shtet qe ti vertetosh Europes qe meriton te jesh pjese e saj????

    Une them qe asgje konkrete.......pervec se grindje mes nesh mbrenda kufinjve e jashte

    Kontributin e rendesishem qe dha gjate luftes ne Kosove,por dhe mbas e deri sot per stabilitetin e rajonit......--->Ky per mua eshte atributi me i rendesishem qe i ka bere popullit Shqiptar,Europa...

    Palavra shiko se mos flet ti shoku, pasi asnjeri nuk te ofendoi kurse sa per syte qe paske hapur,lejome te lutem te dyshoj per kete gje pasi nga cke shkruar vetem "syhapur" nuk me dukesh...

    Nuk e di se sa e ndjek nga afer procesin e integrimit te shteteve ne BE,por te rikujtoj qe ne 1 Janar 2007 Bullgaria dhe Rumania behen antare me te drejta te plota te BE-se,Maqedonia sipas burimeve te Komisionit Europian pritet te antaresohet dhe ajo ne 2009 sebashku me Kroacine per faktin qe reformat ne shtetin me te vogel Europian jane marre seriozisht dhe po kryen me sukses...

    E mos me thuaj se Be-ja ka me sy te mire Maqedonine ose "e do" me shume se se Ne se vete shume pastaj e e bejme skenar telenovele cka do shkruash...

    Sic thashe dhe me siper jane rezultatet ato qe flasin...

    Fatkeqesisht tonat nuk jane te mjaftueshme...(per mendimin tim ok)

    Si konkluzion me integrimin e shteteve te rajonit tone do te na jipesh rasti dhe krijonim nje Aks bashkepunimi me te zhvilluar marredheniet mes nesh,por edhe si "ura" pra e kalimit tyre drejt Europes...(po nuk e kape as tani termenin,skam cte bej me me vjen keq)

    Ti na flet per "Ishullin e vetem ne zemren e Europes se Bashkuar"...

    EDHE keshtu kemi per te ngelur si lapangjosa por "krenare" ...

    Duke pritur qe BE-ja e dashur te na pranoje se bashke me Injorancen politike e mentalitetin e DISAVE qe kujtojne se mund te bejne cte duan...

    Ilacet i kemi pire ne 1997 kur na i nxori Ai miku qe ishte ne pushtet tanqet rrugve dhe na ka bere me stomak skemi me durim te merremi me te....

    Te rekomandoj ty nqs me lejon ca ilace qetesues qe ta kontrollosh me mire veten e te shkruash here tjeter pa emocione,dhe mundesisht merr dhe ca ilace gjumi mbase bejne dhe ato pune.......


    Ti fole per Problemin e Minoriteteve.....

    Une the qe as ate,nqs duam te flasim hapur dhe si njerez mature NUK e plotesojme....

    Mos me thuaj te te hap shembuj se gati jam,ne kushtetuta te ndryshme Europiane ku minoritetet kane nje seri te drejtash,duke filluar te drejtat elementare e deri tek perfaqsimi i tyre ne parlament qofte edhe nqs nuk plotesojne kushtin e pranimit ne parlament qe eshte numri i votave.

    Realmente na duhet me shume pune qe te plotesojme kriterin e te drejtave te minoriteteve,i cili eshte nje problem kyc dhe ka te beje ne menyre te drejteperdrejte me mentalitetin e popullit respektiv...

    Per mendimin tim dhe Kushtetuta jone duhet "rishikuar" per disa ndryshime e plotesime nqs ne te vertete duam te jemi pjese e BE-se.

    Ti po ja fut kot mer shoku.....mos u ngaterro dhe mos hidh fraza te tilla si "trajtim me te mire se sa gjakun shqiptar"-----> ke dale jashte teme dhe fjalet qe ke perdorur per krahasimin respektiv jane diskriminuese (duke u bazuar ne dallim gjaku)

    Me vjen shume keq qe te pergjigjem pasi sikur e ndjej qe ske per te marre vesh se cfare shkruaj se ti fatkeqesisht shkruan "me gjak te nxehte" e aspak shqiptari.

    E mos u turr se ste akuzova qe sje shqiptar,por qe pak me shume pjekuri do te na bente me mire....

    Nuk do te desha te keqkuptohem per sa shkruajta me siper,por kam pershtypjen se duhet bere me shume ne kete aspekt....duhet ta largojme definitiv ate Kompleksin e vjeter qe do vije greku e serbi te na marre......

    U vertetua qe duke ju "qare" Perendimit FITUAM Kosoven,dhe tani na flet ti i dashur per moral e dinjitet....

    Per mendimin tim se e zgjata shume Duhet te bejme me shume ndryshime ne kete aspekt,pasi nuk eshte ne dobi te Europes por te vete shtetasve Shqiptare.
    Respektimi i te drejtave te minoriteteve eshte nje veper qe tregon se sa respektojme e tolerojme pjesen e popullsise qe ndryshon nga pjesa dermuese e popullsise....

    Fatkeqesisht kemi shume fjale dhe ne kete aspekt per asgje....

    Mendime si te tuat mor shoku po ke te drejte....NUK i do Europa pasi jane mendime te bazuar ne "friken" qe fsheh ne vetvete.....

    Europa NA DO,dhe do te NA DOJE........

    Mendime te tilla te ndryshkuar te pa bazuara dhe komplet injo NUK I KA DASHUR....NUK I DO....dhe SKA PER TI DASHUR...as edhe nje here...

    Rolin ky e kemi nqs dime ta shfrytezojme,sidomos tani qe ne rajon pritet te krijohet dhe shteti i ri Kosova...

    Loja eshte tek ne........

    Shqiperia konform statistikave zyrtare eshte vend i bazuar ne buqesi shoku.....nqs ke fakte dhe argumente kundra mund ti sjellesh,por jo llogje kot.....

    Turizmi "thithet" me strategji dhe me bashkepunim te pushtetit vendor dhe atij qendror shoku,nuk thithet me muhabet forumi apo me brockulla...

    Turizmi thithet gjithashtu me cmime konkuruese,kundrejt turizmit "historik" grek...ashtu sic ka bere turizmi turk ne 10 vjecarin e fundit.

    Shiko pak rezultatet dhe pastaj hajde flasim per turizmin "historik" grek e strategjite qe duhet te ndjekim.....


    Tani arritem ne paragrafin e fundit e me te rendesishem...

    PO eshte Europa zyrtare ajo qe "firmos" cdo dite marreveshje me klasen politike Shqiptare pasi ajo klase politike eshte qe perfaqeson popullin Shqiptar ne marredheniet Internacionale.
    Nuk e di per "pazarelleqet" qe na perrallis ti,po une me kaq sa kuptoj lexoj e llogjikoj,nuk i konsideroj si pazarelleqe perkundrazi i konsideroj si perpjekje te ketij Komuniteti per te na shpjeguar qe Stabiliteti politik,eshte kyci i ndertimit se nje demokracie qe une e quaj "Perendimore"..

    PO JEMI NE FAJTORE.....

    Eshte populli Shqiptar Fajtor qe zgjedh ata perfaqsues te tij,si rrjedhoje qe pasojat vijojne mbi popullin Shqiptar qe vazhdon te "mbyllet" gjithmone e me teper tek keto dy "klane" politike....

    Sa per shurdh-memec apo i verber ate nuk e di une shoku,por mund te dali sadopak nga karakteri i shkrimeve te tua...


    Faleminderi per Linkun qe na dhe dhe do te mundohem ta studioj me me kujdes..

    Dhe mezi presin te na shkruash cfare ke biseduar ti me "tangjentat" e tua Europiane.....


    Ja kalofsh mire
    Ndryshuar për herë të fundit nga miko : 27-02-2005 më 22:26

  18. #158
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Lightbulb

    Ore Zotni, e shoh se i ke i ulur pak tonet. Me vjen mire.
    Ne rradhe te pare ju kerkoj te falur nese ju jam dukur ofendues... Nuk ishte aspak qellimi im; nuk kam aresye per t'ju ofenduar pse ju mendoni ndryshe nga une.
    Gjithsesi, kam perseri te njejten verejtje per ju.
    Jo çdo kauisje e Evropes eshte e drejte! Per kete ve piken qe ç'keni me te!
    Na kerkuan t'i ndalojme trafiqet e paligjshme? Vete Italia e pranon qe nuk ka me trafiqe te tilla qe nisen nga brigjet Shqiptare... çfare u be per kete? Asnje gje!
    Evropa, ore vella i dashur, nuk na do hiç dhe pike! Jo me kot na kane perfshire ne programe te njejta me ish republikat Jugosllave. Nuk kemi patur ndonjehere problem te jashtem, dhe kurre nuk kemi patur; perndryshe do te marshonim drejt Beogradit dhe drejt Athines! Jemi perfshire ne te tilla pakte stabiliteti per shkak te poshtersise se Evropes dhe diskriminimit qe po na behet. Nuk perjashtohet as mundesia meqe jemi dhe vend me shumice muslimane. Nuk ka lidhje qe jemi vend me te kaluar komuniste, perndryshe, do te ishte perfshire dhe Polonia, Hungaria, Bullgaria dhe te tjere pafundesisht.
    Evropa nga Shqiperia kerkon qiqra ne hell.
    Pse?
    Minoritetet: Ne Shqiperi minoritetet dhe te drejtat e tyre jane mbrojtur me ligj vazhdimisht, qe ne kohen e komunizmit, dhe per kete jemi vend model ne Evrope.
    Jo si Greqia, shtet me te drejta te plota i BE qe ne 81, e cila nuk pranon as egzistencen e minoriteteve, dhe rrihen te huajt pse flasin ne gjuhen e tyre; qofshin turq, sllavo-maqedone, sllavo-bullgare, vllahe etj etj etj. Keto shkelje kategorike i njohin te gjitha institucionet Evropiane, si edhe organizmat joqeveritare,dhe ato te atashuara me OKB.
    Nuk i respekton te drejtat e minoriteteve as Italia, qe ne kete drejtim ka mbetur akoma me ligjet e Duçes. Nuk i respekton as Spanja, as Franca, as MB, etj etj etj.
    Minoritetet ne Shqiperi gezojne me shume te drejta sesa gjaku shqiptar. Nuk them gjaku, per t'u treguar nacionalist, por nuk eshte me vend te perdor fjalen "shtetas" shqiptar, sepse dhe minoritetet jane te tille, madje me te drejta te privilegjuara.
    Pse na njihet si problem trajtimi i minoriteteve? Sepse i trajtojme mire, u leme te hapin gojen, dhe nuk veprojme si ne Greqi apo Spanje. Per keta minoritare na lehin perdite ne keshillin e Evropes edhe shtetet fashiste Greke, Maqedonase dhe Serbe. Nuk kane çfare vendesh te marrin ne pushtetin qendror keta minoritare, nuk jane as 1% e popullsise shqiptare (dhe nuk jane as te perqendruar ne nje zone te vetme zgjedhore, gjithsesi, vende ne parlament kane patur gjithmone!), te tjera gjera jane pretendimet grekomedha per nje 12% te shqiptareve me gjak grek!!!!!!!
    Minoritetet ne Shqiperi gezojne te drejten te shkollohen ne gjuhen e tyre;gje qe nuk ndodh kurre ne Greqi, as ne Spanje, as ne France, dhe as ne Itali, ku arberishtja quhet si gjuhe e vdekur, sllovenishtja po ashtu, si dhe nja 10 gjuhe te tjera bashke me to.

    Nuk kemi faj ne shqiptaret!, juve personalisht, derisa pranoni gabimin, mbase edhe mund te keni bere ndonje gje, mbase e keni ndegjegjen jo te paster, por une e kam ndergjegjen te paster, dhe kurre nuk do te pranoj ate qe nuk e kam bere direkt ose indirekt.
    Pse Zvicra lejoi qe kontot bankare te mund te behen publike me kerkesen e autoritetit te ndonje shteti? Pse Luksemburgu nuk e pranoi kete gje?
    ç'lidhje ka kjo me Shqiperine? Ka lidhje sepse ne bankat e Luksemburgut, qeveritaret shqiptare kane te depozituara mbi 10 miljard dollare!
    ç'faj ka populli? Paskemi faj qe voton per keta njerez? Keta kane mbeshtetjen e Evropes, me keta Evropa firmos kartat, e jo me te tjere. E derisa i firmos, dmth qe i njeh per te paster moralisht, dhe te denje per t'u ulur ne nje tryeze me Evropen.
    Fundi i fundit, nje surrat kane dhe ata me keta tanet, i vetmi ndryshim eshte se popujt perkates vuajne ne menyra te ndryshme. Shqiptaret psh, jane çifutet e kohes se Hitlerit per kete Evrope te re, demokratike dhe te lirive te njeriut.
    Ne u izoluam per 45 vjet; mire? Evropa po na izolon per 30 vjet te tjera. Mbase po te lexoni me lart se çfare kemi shkruar edhe do te kuptoni me shume.
    Ekonomia e Shqiperise.
    Ore zoteri, ne ne kohen e Zogut mund te themi qe kemi qene shtet qe vareshim nga bujqesia, dhe deri nje fare kohe edhe per kohen e Dulles.
    Ne kohen e komunizmit, sado i poshter qe te kete qene regjimi, ne krijuam nje linje te mire ekonomike. Nuk po flas per te qenit ne gjendje t'i imponojme botes prodhimet tona... Por deri diku edhe ia kemi arritur.
    Se kemi qene shteti i dyte ne bote per nxjerrjen e kromit, dhe i treti ne bote per prodhimin e energjise elektrike per fryme popullsie.
    Kemi gjithashtu rezerva te "pashterueshme" xeheroresh bakri, hekuri, zinkati, etj etj etj ... gati te gjithe keto sektore jane "te pashfrytezuar". Ka endè shume sektore te tjere te pashfrytezuar, qe u leshon gojen leng shume shteteve Evropiane. Deri diku zhvilluam edhe industrine e rende; akoma me teper se kjo edhe industrine e lehte dhe ate te prodhimit te kimikateve etj...
    E kam fjalen, qe megjithe keto gjera, ne sot nuk kemi asgje. Dhe eshte dashur te investoje Kina komuniste ne Shqiperi qe te fillojme punimet per perfundimin e hidrocentralit te Banjes, sepse Evropa ne Shqiperi nuk investon dhe nuk ka per te investuar kurre. Pallavra jane ato ne lidhje me rendin apo marrezira te tjera. Se dashka Evropa te investoje ne konserva peshku dhe lidhesa kepucesh, por per gjerat fitimprurese ne kete vend, do t'i lere ne heshtje, derisa ne shqiptaret te jemi ne gjendje t'ua ofrojme konkurrenteve te Evropes.
    Ju lutem, mos ma permendni Kosoven ketu, se e pame sa na ndihmoi Evropa! U sulen si buçe kur hyri Amerika!
    Italia as nuk donte te lejonte perdorimin e territorit te saj si lehtesim per sulmet. Por, ne baze te shperblimit, dhe qortimit amerikan qe moren ne te njejten kohe, e bene fytyren sholle, dhe lejuan NATON t'u vrase "vellezerit" e tyre serbe. Edhe Gjermania ishte kunder luftes, edhe Franca po ashtu. Greqia as nuk lejoi Bill Klintonin qe te ulte avionin ne toke greke; edhe ushtaret amerikane priten 2 jave larg bregut se shteti ALEAT grek nuk u jepte leje te zbarkonin.(italia, franca,gjeramia dhe greqia po e po, serbet i kane quajtur vellezer gjate luftes se Kosoves) Vetem Anglia dhe daja Amerike(i qofshim fale) ishin me ne. Evropa u sul mbrapa qe te merrte ndonje thele te mire te Kosoves, pa per shqiptaret???? I pame dhe deklaratat e tyre!
    Nuk na ndihmoi Evropa ne Kosove, i dashur; po te ishte per Evropen, Kosova do kishte perfunduar si Bosnja, shtetasit e shkrete te se ciles i masakruan nen hunden e paqeruajtesve evropiane, pasi keta te fundit i kishin çarmatosur me se miri. Kollaj eshte tani te ndjeke gjykata a paligjshme e Hages 4 kokrra kriminelesh lufte per vdekjen e 300 000 vetave... dhe fytyren e lane ketu, apo jo?

    Nuk po ju them aspak qe Evropa e ka Maqedonine me sy te mire.
    Por po ju them, se Maqedonia ka rreth 40% popullsi muslimane, dhe deklaron 26%. Rastesi? Mendojeni si te doni. Maqedonia nuk i respekton te drejtat e "minoriteteve"(ne fakt aty te gjithe jane minoritete, edhe ai bullgar qe vetem sa krahasohet me ate shqiptar, e jo per tjeter) siç i respekton Shqiperia, ajo mund te krahasohet me Greqine, po. Dhe kjo nuk eshte nje rastesi tjeter.

    Me vjen keq qe te degjoj te tilla fjale; pak gjendje te mjerueshme kemi, por tani me duket sikur Evropa po na ben edhe lavazh te trurit, sepse ju, psh, jeni i bindur se asgje qe bejme nuk eshte e mire.
    Le te mos krijoje Evropa preçedente me shqiptaret, ashtu siç po i krijon perdite me hipokrizi dhe diskriminim racialo-fetaro-shoqeror.
    Nejse, vella, nuk do te zgjatem me teper.
    PS: nuk ju quajta "sahanlepires"... dhe as qe e pata ndermend ta beja.
    PS2: "pallavra" nuk eshte ofendim, eshte nje fjale qe nga portugalishtja perkthehet "fjale", "llafe".
    PS3: "dhune informative" quajta faktin qe keni permendur nje klauzole mbi 10 here ne shkrimin e meparshem; ne ate menyre mund te krijohet edhe autosugjestion dhe te perçohen mesazhe subliminale, dhe kjo eshte dhune(por jo fizike).
    Me respekt dhe gjithe te mirat.

    Gjykojeni vete shoqerine dhe organizimin politiko-ligjor te Evropes ne te cilen po aspironi te hyni; peshojeni me kete peshore, - etalon te te drejtave Evropiane.
    shtypni ketu: karta e te drejtave themelore te njeriut
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  19. #159
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-10-2004
    Postime
    349

    Talking natyrısht

    Un Them Po Sepse Po Nuk Hym Neve Ska Si Ti Kaloj Maunet Medrgoe Un.
    Looooooooooool.
    Po Mer Lal Si Mos Te Hym.
    Tung.

  20. #160
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-03-2005
    Postime
    9

    Shqiperia...

    Jo vetem qe duhet te hyje ne BE por ne duhet te kemi nje klase me te mire politikanesh. Politikanet tane nuk mendojne per popullin. Ne shqiperi eshte krijuar nje mendim qe gjithsecili qe hypen ne karrike mendon vetem per vete. Deri kur keshtu?....
    Nuk lejohen faqet personale ne firme, vetem ne profil. Stafi i Forumit

Faqja 8 prej 36 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •