Close
Faqja 7 prej 36 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 140 prej 708
  1. #121
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Të gjitha vendet ballkanike deri në vitin 2015 do të bëhen anëtare të BE-së

    Vjenë 3 korrik - Maqedonia do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian deri në vitin 2013, kanë vlerësuar ekspertët e Institutit të Vjenës të Studime Ekonomike Ndërkombëtare.
    Në një raport të këtij Instituti vlerësohet se të gjitha vendet ballkanike deri në vitin 2015 do të bëhen anëtare të BE-së. Pasi theksohet se dallimet ndërmjet vendeve, të cllat presin për t'u pranuar në BE edhe më tutje janë të mëdha, ekspertët e Institutit theksojnë se Bullgaria, Rumania dhe Kroacia, të cilat kanë status të kandidatit, kanë ekonomi që po zhvillohet shpejt. Sipas vlerësimit të tyre, Bullgaria dhe Rumania do të mund deri në vitin 2007 të bëhen anëtare të plotfuqishme të Bashkimit Evropian, ndërsa Kroacia dy vjet më vonë. Ekonomitë e Maqedonisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë e Malit të Zi po përmirësohen, por këto vende ballkanike ende nuk kanë mundësi në tërësi ta shfrytëzojnë këtë potencial për rritje ekonomike, thuhet në raport.
    Ekspertët Vlerësojnë se pas Maqedonisë, në vitin 2.013, në BE do të pasojnë Shqipëria, BeH, Serbia, Mali i Zi dhe Kosova, ashtu që të gjitha vendet ballkanike deri në vitin 2015 do të bëhen anëtare të BE-së.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #122
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-06-2004
    Postime
    2
    Nuk E Kuptoj Pse Politikanet Shqiptar Flasin Kaq Shume Per Hyrejne Ne Europe Te Shqiperise. Ne Do Jemi Shteti Me I Fundit Qe Do Hyje Ne Europe.me Mire Te Merrem Me Ceshtje Qe Jane Me Te Arritshme .psh Te Luftojne Trafikim E Femije Dhe Femrave .

  3. #123
    Gucci Rush II Maska e Cofferati
    Anëtarësuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Sterling Heights Michigan USA
    Postime
    123
    Sepse atehere parashikohet qe bufat..doklet dhe pellumbat bashke me berishen ta kthejne barkun mbrapsht.....Shqiperia ka qene dhe eshte nje burg komunist...
    It used to be only death and taxes were inevitable.Now,of course,there`s shipping and handling too.

  4. #124
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,895
    shqiperia do hyje ne europe mbas nja 10 vjetesh por nese do bente reforma dhe jo politike demagogjike , shqiperia mund te hynte edhe me shpejt .......................
    eshte vetem ceshtje rreformash dhe jo ceshtje deshirash...................................
    kur shikon nje vend te vogel si puna e sllovenise i cili i beri rreformat dhe tani eshte anetar me te drejta te plota ne europe , nje gje e tille eshte plotesisht e realizueshme edhe per shqiperine.

  5. #125
    KOMANDANTI Maska e SOPRANO
    Anëtarësuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    53
    vetem diqka tjua them,norvegjia i ka standardet jetesore me te zhvilluara ne bot dmth esht nr1 ne bot,mirpo norvegjija nuk esht ne BE edhe e kan me te drejt sepse aty vetem te shfrytezojn popujt qe i bjen ekonomija,edhe popujt qe nuk ta dojn te miren,thjesht nuk pytesh ti me aty por tjeter kush esht pergjegjes per ty.

  6. #126
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Norvegjia nuk eshte ne BE sepse nuk ka nevojer per te,qe nuk eshte rast me Shqiperine,ne kemi nevojer per BE-ne edhe shume bile.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  7. #127
    Love's Lover Maska e ice_storm
    Anëtarësuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    fajv 1 for
    Postime
    1,043
    Citim Postuar më parë nga StormAngel
    Norvegjia nuk eshte ne BE sepse nuk ka nevojer per te,qe nuk eshte rast me Shqiperine,ne kemi nevojer per BE-ne edhe shume bile.
    dhe kjo eshte arsyeja per te cilen besoj qe nuk kemi dhe nuk kemi per te hy ne BE

    Ne mund te hyme vetem e vetem kur do te kemi diçka per ti ofruar BE-se

    dhe jo vetem me marr.
    domini sumus
    sumus servi
    ubicumque
    nusquamque

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Pse jo , ka nevoj edhe shum , ishalla zoti i Ndihmon vetem me at qeveri qe ka me ata qe jan ne pushtet out. ska shanc!!
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  9. #129
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    neve do na marrin se s'ben po ne akoma bejme naze...

  10. #130
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,895
    Ritmi i ngadalte i reformave ne Shqiperi rrezikon negociatat per Marreveshjen e Asocim-Stabilizimit, eshte shprehur nje dite me pare ne perfundim te raundit te trete te negociatave, drejtori per Ballkanin Perendimor ne Komisionin Europian Reinhard Priebe. Fushat qe perbejne nje shqetesim te vecante mbeten lufta kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, funksionimi i institucioneve demokratike, zbatimi i duhur i legjislacionit dhe stabiliteti ne administrate, vecanarisht ne fushen e doganave. Ata gjithashtu jane shprehur se, fokusimi ne ceshtjet tereisht te brendshme, duket se ka terhequr edhe njehere vemendjen dhe energjite nga ndjekja e rekomandimeve te bera muaj me rradhe nga BE.

    Duke hezituar per te dhene nje date per raundin e katert te negociatave midis Shqiperise dhe Bashkimit Europian, kryekomisioneri europian, Rienhard Priebe, vetem sa informoi opinionin publik per ngrirjen e negociatave per Marreveshjen e Stabilizim-Asocimit. Tre piketat kryesore qe kane dhene ndikimin maksimal per te formuluar qendrimin me shume se kritik duket se kane qene:

    1) ritmi i ngadalte i reformave

    2) niveli i larte i korrupsionit

    3) lidhjet e politikes me krimin e organizuar

    Tre keto faktore nuk jane elemente te rinj per problematikat shqiptare. Ne fakt e reja ne marrdheniet e zyrtareve Euro-Antlantik me qeverine shqiptare ka te beje me tejkalimin e formulimeve te nivelit kritik. Keshtu europianet kane vendosur qe te ngrijne negociatat dhe amerikanet qe gjithmone jane me te drejteperdrejte deklaruan nepermjet ambasadorit te tyre ne Shqiperi Zt. Jefrey se jo vetem i njohin baronet e krimit por edhe jane te vendosur per t'i ndjekur. Pra ndersa qeveria duket e vendosur qe te transformoje krimin e organizuar nga detyrim te qeverise ne "virtyt" te saj, te huajt te cileve ju ka rene per pjese te merren me Shqiperine duket se jane te rakorduar ne vendosmerine e tyre per te mos toleruar deshiren e Nanos per te bashkejetuar me krimin e organizuar.

  11. #131
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,895
    Ambasadori i BE-së: Duhen 15 vjet për në BE



    Ambasadori i misionit të Bashkimit Evropian, Salzman, në një intervistë të dhënë për radion “Deutsche Welle” shprehet se rivaliteti politik mes Nanos dhe Berishës dhe metoda e tyre e punës po i bën keq Shqipërisë. Ai ka theksuar se zgjedhjet janë shansi i fundit i Shqipërisë për marrëveshjen me BE-në dhe se i gjithë ky proces deri në anëtarësimin e plotë zgjat të paktën 15 vjet.

    A shihni përparime në procesin e demokratizimit të Shqipërisë?
    Fatkeqësisht jo. Vendet e BE-së, pra të gjitha vendet anëtare, dhanë përpara pak ditësh një deklaratë, në të cilën shprehin pakënaqësinë e tyre mbi procesin e reformave në Shqipëri, sidomos atë të kodit zgjedhor, por edhe në fusha të tjera si kriminaliteti, korrupsioni, liria e shtypit dhe zbatimi i ligjit. Kjo deklaratë mbështetet edhe nga SHBA-ja dhe OSBE-ja. Ne jemi të gjithë të pakënaqur që procesi i demokratizimit nuk mbështetet siç duhet nga politika shqiptare.

    Kryetari i opozitës, Berisha, e ka mbështetur plotësisht deklaratën e Bashkimit Evropian dhe është shprehur se qeveria shqiptare dhe kryeministri Nano janë përgjegjës për progresin e pamjaftueshëm të reformave në Shqipëri. Cili është mendimi juaj?
    Deklarata jonë i drejtohet të gjithë elitës politike, pra jo vetëm qeverisë shqiptare dhe një partie të vetme, por të gjitha partive politike në vend. Kjo deklaratë është një paralajmërim për të gjitha partitë që marrin pjesë në Parlament. Të gjitha partitë politike ndikohen nga faktorë të ndryshëm dhe janë përgjegjëse për ngadalësimin e procesit të demokratizimit. Njëri nga këta faktorë është korrupsioni. Ky nuk është fenomen i izoluar i disa partive të vetme, por, fatkeqësisht, një fenomen në të cilin përfshihet e gjithë elita politike. Pra, edhe kryetari i opozitës. Kjo do të thotë se Berisha duhet ta lexojë mirë këtë deklaratë dhe disa gjëra prej saj t’i ngulisë në mendje.

    Shqipëria ka më shumë se 10 vjet që qeveriset me radhë ose nga Berisha ose nga Nano. I gjithë ky fenomen është kthyer në një marrëdhënie pothuajse personale mes këtyre dy politikanëve. Sipas mendimit tuaj, si ndikon kjo marrëdhënie në zhvillimin demokratik të Shqipërisë?
    Fatkeqësisht duhet të pohoj se kjo marrëdhënie nuk e ndihmon vendin. Këta dy politikanë vijnë nga periudha e komunizmit dhe, si sjellja, ashtu edhe mentaliteti i tyre ndikohen ende nga kjo frymë. Mentaliteti i tyre i vjetër del në pah kur shohim se ndonëse ndërkohë punojnë për një sistem demokratik, ata përpiqen që ta koncentrojnë të gjithë fuqinë tek partitë e tyre duke e bllokuar kështu procesin e demokratizimit.

    Le t’i kthehemi reformës zgjedhore për të cilën sapo folëm. A shihni ndonjë shans për Shqipërinë që ta plotësojë këtë reformë për zgjedhjet e ardhshme të vitit 2005?
    Kjo është shpresa jonë. Për fat të mire, OSBE-ja ka marrë përsipër krijimin e instituteve përkatëse dhe ka vënë në dispozicion një grup ekspertësh. Madje OSBE-ja mundi të krijojë një komitet brenda Parlamentit, i cili do të merret vetëm me reformën zgjedhore, pra me kodin elektoral. Parlamenti do të vendosë në fund të muajit, nëse do të pranohen apo jo propozimet e këtij komiteti. Ende nuk dihet nëse do të arrihet një konsensus politik. Një nga qëllimet e deklaratës sonë është që të arrihet sa më parë ky konsensus, sepse përndryshe Shqipëria nuk do të jetë në gjendje t’i zhvillojë zgjedhjet e vitit të ardhshëm sipas standardeve ndërkombëtare.

    Po nëse zgjedhjet e vitit 2005 do të zhvillohen sipas standardeve ndërkombëtare, cilat janë shanset për Shqipërinë që ta nënshkruajë marrëveshjen e stabilizim-asocimit?
    Salzman: Nëse zgjedhjet do të menaxhohen në mënyrë pozitive dhe do t’u përmbahen standardeve ndërkombëtare, atëherë Shqipëria ka një shans shumë të madh që të fillojë së shpejti bisedimet për marrëveshjen e stabilizim-asocimit. Nëse jo, atëherë i gjithë procesi do të zgjasë edhe më shumë.

    Cila është sfida më e madhe e misionit të BE-së në Shqipëri?
    Ne shpresojmë që nëpërmjet marrëveshjes për stabilizim-asocim të mundim të përmirësojmë kushtet e përgjithshme në Shqipëri. Por këtu nuk bëhet fjalë thjesht për krijimin e ligjeve të reja, por për realizimin dhe përmirësimin e tyre. Vetëm kështu do të mund të krijohet baza e luftës kundër kriminalitetit të organizuar. Shqipëria ka rrëshqitur nga epoka e komunizimit në duart e disa forcave të errëta ekonomike, pra në duart e një ekonomie informale, për të mos thënë të një ekonomie kriminale. Shqipëria ndodhet në duart e disa faktorëve ekonomikë dhe politika shqiptare është fatkeqësisht e varur nga këta faktorë. Pikërisht ndarja e politikës nga këta faktorë ekonomikë është detyra jonë. Pra, ndarja e politikës nga ekonomia, respekti kundrejt institucioneve demoktratike, këto janë armët më të mira për të luftuar kriminalitetin e organizuar, korrupsionin dhe trafikun njerëzor. Këto janë problemet qendrore në Shqipëri.

    Pra, me sa duket, Shqipëria ka një rrugë të gjatë përpara deri sa të fillojë bisedimet për marrëveshjen e stabilizim-asocimit. Por, sidoqoftë, të gjithë shqiptarët shpresojnë që së shpejti të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian. Cilat, mendoni ju, janë shanset e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE?
    Për t’u bërë antar i BE-së, një shtet duhet të kalojë disa faza zhvillimi. Këtë e pamë edhe tek dhjetë vendet e reja që sapo u anëtarësuan në BE. Pra, faza e parë është marrëveshja e stabilizim-asocimit. Me Shqipërinë ende nuk e kemi nënshkruar këtë marrëveshje, dhe kjo varet edhe nga zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Pra, do të presim rezultatet e zgjedhjeve përpara se të vendosim. Nëse arrijmë me të vërtetë ta nënshkruajmë këtë marrëveshje, vjen faza e dytë, ajo e implementimit të kësaj marrëveshjeje, fazë kjo që zgjat disa vite. Pastaj do të përpilojmë një raport për të verifikuar nëse Shqipëria i ka plotësuar kriteret për t’u bërë kandidate për anëtarësim në BE, fazë në të cilën ndodhet momentalisht Turqia. Pra, i gjithë ky proces, që sigurisht varet edhe nga bashkëpunimi pozitiv i vetë Shqipërisë me BE-në, do të zgjasë të paktën 15 vjet. Madje, edhe kjo varet nga fakti nëse nuk ndodhin më faza shqetësuese në vend. Por ne nuk dëshirojmë t’ia heqim shpresat Shqipërisë. Ne kemi thënë me kohë se dyert e BE-së janë të hapura për Shqipërinë dhe se duam ta ndihmojmë këtë vend. Për këtë arsye dëshirojmë të nënshkruajmë edhe marrëveshjen e stabilizim-asocimit. Shqipëria do të ketë shumë përfitime dhe privilegje falë kësaj marrëveshjeje. Për shembull, në sektorin e tregtisë apo duke marrë pjesë në programet e BE-së Shqipëria mund të arrijë një status të ngjashëm me atë të vendeve anëtare të BE-së. I vetmi ndryshim do të jetë se Shqipëria nuk do të marrë pjesë në tryezën ku merren vendimet në Bruksel. Pra, deri tek kandidatura dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian, Shqipërisë i duhen të paktën 15 vjet.



    Kritikohet qëndrimi i qeverisë ndaj deklaratës së BE-së

    Besnik Mustafaj
    “Komenti i djeshëm i qeverisë në lidhje me deklaratën e fundit të Bashkimit Evropian ishte shumë i rëndë, por nuk ishte surprizë. Qëndrimi i qeverisë shqiptare ndaj kësaj deklarate të BE-së është shumë i rëndësishëm për të adhrmën e Shqipërisë, është pjesë e një fushate disavjeçare që mazhoranca socialiste zhvillon kundër komunitetit ndërkomëbëtar dhe që si pasojë ka izolimin e vendit”.

    Paskal Milo
    “Është e rëndësishme që qeveria të reagojë ndaj deklaratës së kryesueses së radhës së Bashkimit Evropian. Kjo deklaratë ishte shumë kritike për ecurinë e reformave në Shqipëri, ndaj edhe qeveria duhej të reagonte me përgjegjësi, pasi ka lidhje të drejtpërdrejtë me interesat afatgjata të vendit, siç është integrimi në BE. Qeveria duhej të tregonte seriozitet dhe të reflektonte”

    Ekrem Spahia
    “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar vlerëson dhe mbështet plotësisht deklaratën e kryesueses së radhës të BE-së, për Shqipërinë. Kritikat e BE-së janë në koherencë të plotë dhe të mbështetura pa rezerva nga SHBA-ja dhe OSBE-ja. Ato janë një kambanë e qartë për qeverinë socialiste, e cila është bërë pengesë serioze për ecjen në rrugën e reformave të rekomanduara nga BE-ja”.

  12. #132
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Moisiu: Konsensus dhe vullnet per reforma

    Presidenti mbeshtet raportin e Kreut te OSBE-se ne Shqiperi, Osmo Liponen, mbajtur ne Vjene: "Mungesa e konsensusit dhe e vullnetit politik per reformen zgjedhore dhe luften e ashper kunder krimit te organizuar e korrupsionit, sjell pasoja per Shqiperine"

    Presidenti Alfred Moisiu, shprehu mbeshtetjen e tij te plote per permbajtjen e raportit te Kryetarit te Prezences se OSBE-se ne Shqiperi, ambasadorit Osmo Liponen, si dhe per deklaratat e dhena me kete rast ne Keshillin e Perhershem te OSBE-se ne Vjene nga perfaqesuesi i Presidences Holandeze te Bashkimit Europian dhe i SHBA-se. Ne nje deklarate per shtyp, nder te vetme reagime te politikes shqiptare ndaj kritikave te OSBE-se, BE-se dhe SHBA-se, Presidenti vleresoi se raporti dhe deklarimet jane realiste. "Presidenti i ben thirrje te gjitha forcave politike dhe institucioneve shteterore, jo vetem te mbeshtetin konkluzionet dhe vleresimet e raportit, por teangazhohen konkretisht per zgjidhjen e problemeve te evidentuara", beri te ditur zyra e shtypit prane Kreut te Shtetit. Ashtu si ne mesazhin e fundit drejtuarKuvendit te Shqiperise, Moisiu theksoi se, eshte ne interesin jetik te Shqiperise, qe klasa politike shqiptare te ndergjegjesohet per pasojat qe sjell mungesa e konsensusit dhe e vullnetit politik per zgjidhjen perfundimtare te reformes zgjedhore, neperputhje me rekomandimet e bera nga OSBE /ODHIR, per luften e ashper e efektive kunder krimit te organizuar e korrupsionit, si dhe per ndermarrjen e te gjithe hapave te nevojshem, qe bejne te mundur ecurine e reformave demokratike dhe pershpejtimin e procesit te integrimit euroatlantik te vendit. Ne Keshillin e Perhershem te OSBE-se ne Vjene, ambasadori Liponen paraqiti te enjten raportin e tij te fundit, duke e vene theksin te zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe reformat qe duhet te kryeje Shqiperia. Deklarimet e Liponen u mbeshteten edhe nga BE dhe SHBA.

    Nga:
    E. Metaj
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  13. #133
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Eurochambres: Aftësi e dobët prodhuese dhe eksportuese e firmave shiqiptare


    Raporti i Dhomës Evropiane të Tregtisë i rendit ato të fundit në rajon

    Megjithëse deri në anëtarësimin e plotë të të gjitha vendeve ballkanike në Bashkimin Evropian do të duhen rreth dy dekada, prapëseprapë në institucionet e specializuara të Bashkimit Evropian po punohet që sot ndaj një mundësie të tillë. Siç dihet një rol të rëndësishëm në përshpejtimin e anëtarësimit të Kroacisë, Maqedonisë, Bosnjës, Shqipërisë dhe Federatës serbo-malazeze në BE luajnë edhe kriteret ekonomike, përveç atyre politike, apo atyre që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, ekzistencën e një shteti funksional e të tjera.

    Kjo duket që ka qenë edhe arsyeja që Komisioni Evropian ka ngarkuar Dhomën Evropiane të Tregtisë, e njohur si Eurochambres, që të kryejë një anketim mbi gjendjen ekonomike në të pesë vendet ballkanike të Evropës Juglindore. Në mënyrë të veçantë ky studim u përqendrua në kapacitetin prodhues të 2.166 firmave dhe ndërmarrjeve private dhe shtetërore ballkanike si dhe në aftësitë e tyre për të çarë në tregjet e Bashkimit Evropian dhe për t’i bërë ballë konkurrencës së firmave perëndimore.

    Nga këto 2.166 ndërmarrje ballkanike, afro gjysma, përkatësisht 1.052 veprojnë në Federatën serbo-malazeze, 424 ishin nga Kroacia, 298 ishin bosnjake, 250 shqiptare dhe 142 e ushtronin aktivitetin e tyre në Maqedoni.

    Nga rezultatet e këtij anketimi dalin disa veçori të përbashkëta për të gjitha këto vende, por njëkohësisht edhe disa veçanti. Si veçori e përgjithshme rezulton se firmat ballkanike nuk e njohin mirë legjislacionin e BE-së përsa i takon të drejtave dhe detyrimeve që ato kanë për të eksportuar prodhimet e tyre në tregun evropian. Por po ashtu shihej se disa vende kishin përfituar më shumë se të tjerat në eksportin e mallrave të tyre jo vetëm në vendet e BE-së, por edhe brenda vetë vendeve të Evropës Juglindore. Në raport merrej shembulli kundërthënës i ndërmarrjeve maqedonase dhe atyre shqiptare.

    Sipas tij 22 për qind e firmave maqedonase eksportonin në vendet ballkanike më shumë se gjysmën e prodhimit të tyre të përgjithshëm, ndërsa firmat shqiptare që realizonin një shifër të tillë arrinin vetëm në 9%. Shqipëria ka po ashtu numrin më të vogël të ndërmarrjeve, prodhimet e të cilave janë të njohura dhe të pranuara nga BE-ja për sigurinë dhe cilësinë e tyre. Është pikërisht Maqedonia, me mbi 50% të ndërmarrjeve të cilave u njihet targa dhe prodhimet e tyre konsiderohen si të sigurta në tregjet e BE-së. Mbi 30% e ndërmarrjeve kroate dhe bosnjake e kanë këtë koeficient sigurie të cilësisë, ndërsa firma e ndërmarrjeve shqiptare të cilat njihen në Perëndim janë më pak se 20%.

    Ndërmarrjet shqiptare zënë po ashtu vendin e fundit për sa i takon sigurimit të kredive dhe investimeve nga bankat vendase dhe ato të huaja. Ndryshe duket gjendja për sa i takon njohjes së gjuhëve të huaja. Ndërmarrjet shqiptare kanë një numër të konsiderueshëm punonjësish që komunikojnë në një ose më shumë gjuhë të huaja me partnerët e tyre tregtarë. Në raportin e sipërpërmendur, prapambetja e Shqipërisë justifikohej deri në njëfarë mase me traditën e saj të izolimit. Megjithatë tranzicioni specifik duket se ka ndikuar jo pak në rezultatet e dobta ekonomike, tranzicion që ka bërë që vendin e prodhimit tradicional të domateve, telave të bakrit dhe kromit për eksport ta zëvëndësojë ai i drogës, prostitucionit dhe banditizmit.


    nga:
    Deutsche Velle

  14. #134
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Speciale Shqipëria nuk plotëson standardet ...
    Keida Kostreci
    5 tetor 2004


    Shqipëria është një nga 17 vendet që nuk i plotëson standardet minimale ndërkombëtare të sigurisë në portet detare në gjithë botën. Një fakt i tillë, ka bërë që Roja Bregdetare Amerikane që ka hartuar listën, të besojë se në këto porte nuk janë marrë masat e duhura antiterroriste.
    Pasojat, nëse nuk përmirësohet gjendja, mund të përfshijnë që nga ndërprerja e ndihmave nga institucionet ndërkombëtare financiare, deri tek edhe tregtia me Shtetet e Bashkuara.

    Në bazë të një ligji amerikan të miratuar në vitin 2002 dhe të një Kodi të Organizatës Detare Ndërkombëtare të vitit 2004, Shqipëria nuk e plotëson nivelin minimal të sigurisë.

    Nga ana e Shteteve të Bashkuara, Roja Bregdetare duhet të vlerësojë sesa efektive janë masat kundër terrorizmit në vendet që zhvillojnë tregëti me to, në mënyrë që të mos hyjnë anije dhe kontenierë të pakontrolluar në 361 portet detare amerikane.

    Komandanti Joseph Lo Sciuto, zyrtar i Programit për Sigurinë Ndërkombëtare të Porteve në Rojën Bregdetare amerikane thotë se nga kontaktet me qeverinë shqiptare deri më 9 shtator kur Shtetet e Bashkuara hartuan listën, Shqipëria nuk kishte arritur t’i zbatonte plotësisht masat e parashikuara nga Kodi Ndërkombëtar për Sigurinë e Anijeve dhe Porteve, si për shembull procesin e dokumentacionit.

    “Nuk mund të themi që nuk ka masa sigurie, por për momentin ato nuk i plotësojnë standardet minimale ndërkombëtare. Megjithatë qeveria po punon intensivisht që t’i plotësojë ato dhe njëkohësisht po punon për të dokumentuar dhe miratuar vlerësime dhe plane për sigurinë në objektet portuale”, thotë komandanti Lo Sciuto.

    Ai thotë se autoritetet shqiptare parashikojnë që këto masa të merren deri në dimër. Shtetet e Bashkuara po bashkëpunojnë me organizata si Bashkimin Evropian dhe me institucione financiare si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar që të sigurojnë grante apo hua që vende si Shqipëria të plotësojnë masat e sigurisë minimale në porte.

    “Synimi i ndihmës nga bankat është rritja e nivelit të sigurisë, të ndihmohet sistemi i transportit detar, që është shtylla kurrizore e ekonomisë botërore dhe kështu një drejtim që kanë studiuar institucionet financiare është një mënyrë për të standardizuar, apo identifikuar se cilat janë nevojat konkrete, në mënyrë që vendet të mos i përdorin paratë ndryshe nga ç’përcaktohet në studimet për zbatimin e kodit”, thotë zyrtari i Rojes Bregdetare.

    Ai shton se kjo i ndihmon organizatat financiare të thonë që do të donin që paratë të përdoreshin për këtë arsye specifike.

    “Dhe nëse ato përdoren për gjë tjetër, atëherë rrezikohet ndihma e ardhshme nga ana e këtyre institucioneve, gjë që nuk është në interesin e askujt”.

    Komandant Lo Sciuto thotë se sanksioni i fundit nëse nuk do të bëheshin përpjekje për të zbatuar kodin, do të ishte ndërprerja e marrëdhënieve tregëtare me atë vend, por ai nuk parashikon të ndodhë një gjë e tillë me Shqipërinë.

    “Aktualisht ajo që do të ndodhte do të ishte që një anije që ka qenë në një port shqiptar, kur të arrinte në Shtetet e Bashkuara do të përballej me masa të intensifikuara të sigurisë, ose para se të hynte në një port amerikan do të kontrollohej çdo gjë brenda anijes me hollësi”.

    Nga këndvështrimi i Shteteve të Bashkuara, Shqipëria, apo edhe Serbia dhe Mali i Zi që përfshihen në listë, nuk përbëjnë problemin kryesor. Nga Shqipëria për shembull vijnë vetëm 5 ose 6 anije gjatë gjithë vitit. Por vendeve si Nigeria, një nga eksportuesit kryesorë të naftës mund t’u preken interesat tregëtare, pasi me kalimin e kohës nëse nuk plotësohen kushtet minimale, Shtetet e Bashkuara do të intensifikojnë sigurinë në kufi dhe nuk do të lejojnë anijet t’u afrohen brigjeve, derisa të kontrollohen.

    Interesi i Shteteve të Bashkuara për mbrojtjen e porteve të veta përputhet në këtë rast me atë të vendeve të tjera, duke i ndihmuar ato që të rrisin nivelin minimal të sigurisë.




    nga:
    VOA

  15. #135
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    sikur?

    ...Shqipnia t'hynte ne "komunitetin" e shteteve qi e braktisen per 50 vjet dhe ia falen bllokut sovjetik n'Yalte,s'do t'ishte keq.Por,ne harrojme qi standartet qi Brukseli kerkon,as nuk mund t'imagjinohen per momentin qi nji shtet si i joni,mund t'i plotsoj per 10 apo 15 vjet.Shifni pak se ça po nodhe me 10-shen qi hyni para pak kohe.
    Une as kam besim,as nuk m'intereson qi t'jena apo jo me t'drejta komunitare.Jena Europian dhe kyt s'mun t'na e mmohojne askerrkush.

  16. #136
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anëtarësuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042
    sigurisht qe edhe shqiperia do te beje pjese ne BE....

    po kjo dite eshte akoma larg....

    se pari duhet vezhguar ekonomia e ketij vendi e cila eshte nje katastrofe e vertete...

    se dyti stabiliteti eshte nje nder kushtet kryesore qe Be i ka vene shqiperise dhe vendeve te tjera te Ballkanit....

    por personalisht nuk e shikoj te pamundur nje gje te tille...

    brenda 220 Shqiperia parashikohet te hyje ne kete organizate....

    po do te jemi ne te zote ta pershpejtojme kete integrim??.....

  17. #137
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Pa u bere Shqiperia demokratike nuk ka per te hyr kurre ne BE .

  18. #138
    i/e regjistruar Maska e LeNNoN
    Anëtarësuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Bucharest
    Postime
    359
    Besoj se duhet te hyje... kur te permbyset bota





    LeNNoN !
    You don't lead by hitting people over the head-that's assault, not leadership.

  19. #139
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anëtarësuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042
    Citim Postuar më parë nga Veshtrusja
    Pa u bere Shqiperia demokratike nuk ka per te hyr kurre ne BE .
    Veshtruese po une e di historine ndryshe ne vitet 90-92 me duket se edhe shqiperia u be nje vend demokratik apo jo?

  20. #140
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anëtarësuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042
    Citim Postuar më parë nga LeNNoN
    Besoj se duhet te hyje... kur te permbyset bota
    LeNNoN shume pesimist ky mendimi yt po te kujtoj se ne kemi bere dhe lufte ne 97' sic nuk ka bere anje vend tjeter i dale nga komunizmi prandaj avash avash me durim arrihet gjithcka...

Faqja 7 prej 36 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •