Të gjitha vendet ballkanike deri në vitin 2015 do të bëhen anëtare të BE-së
Vjenë 3 korrik - Maqedonia do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian deri në vitin 2013, kanë vlerësuar ekspertët e Institutit të Vjenës të Studime Ekonomike Ndërkombëtare.
Në një raport të këtij Instituti vlerësohet se të gjitha vendet ballkanike deri në vitin 2015 do të bëhen anëtare të BE-së. Pasi theksohet se dallimet ndërmjet vendeve, të cllat presin për t'u pranuar në BE edhe më tutje janë të mëdha, ekspertët e Institutit theksojnë se Bullgaria, Rumania dhe Kroacia, të cilat kanë status të kandidatit, kanë ekonomi që po zhvillohet shpejt. Sipas vlerësimit të tyre, Bullgaria dhe Rumania do të mund deri në vitin 2007 të bëhen anëtare të plotfuqishme të Bashkimit Evropian, ndërsa Kroacia dy vjet më vonë. Ekonomitë e Maqedonisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë e Malit të Zi po përmirësohen, por këto vende ballkanike ende nuk kanë mundësi në tërësi ta shfrytëzojnë këtë potencial për rritje ekonomike, thuhet në raport.
Ekspertët Vlerësojnë se pas Maqedonisë, në vitin 2.013, në BE do të pasojnë Shqipëria, BeH, Serbia, Mali i Zi dhe Kosova, ashtu që të gjitha vendet ballkanike deri në vitin 2015 do të bëhen anëtare të BE-së.
Krijoni Kontakt