Close
Faqja 5 prej 36 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 708
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e S`ka Lezet
    Anëtarësuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Michigan USA
    Postime
    129
    Postuar më parë nga Cyclotomic
    Pershendetje... kam shume per te thene por meqe debati u mbyll nga njeri krah, do shpresoj qe dikush tjeter do i perserisi shume nga ato pika qe ngren qe dhe un te jap nje pergjigje.
    Edhe pse un me shume dhashe nje lloj pergjigjeje por me karakter negativ, pra o futje, dhe ajo pergjigje eshte. Persa i perket faktit se ca do behet me ate vend un e quaj si pyetje indipendente. Turku ka ekonomi te mbaruar prandaj do te futet, po ne sjemi Turku po jemi gogel e vockel dhe kaq. Nesje se po filloj te shkruaj padashje prap dhe smbarojm pastaj.
    Edhe pse kemi shume kendveshtrime te ndryshme fakti esht qe ka njerez qe ndryshojn kendveshtrime, ka njerez qe nuk ndryshojn, un jam nga ata qe i ndryshon kur me jepen argumenta shume te forta. Pra asnjehere nuk i futem nje teme me menyre te konvertoj mendimin e tjetrit se sa te mesoj nga ai person tjeter.
    Shpresoj qe debati qe i vlefshem per te dy.
    Kalofsh mire dhe suksese ne jete.
    Kam besim se turqit nuk do bejne koncesione sic kane bere gjith kohen....dhe duhet te jene te duruar te pakten derisa te futen polonia..shtetet balltike etj...Jam i bindur qe EU do ndryshoje dhe s`do jete franca..greqia apo belgjika te vendos se kush ka te drejt e se kush nuk ka...Per mendimin tim futja e rumanise dhe bulgarise eshte nje paradoks me cfare ate kerkojn..po kush ja var EU me??Kroacia i ka te gjitha kushtet pavaresisht se doli nga lufta me 31 miliard dollar deme ne ekonomi...por tani edhe italia ka probleme me shtetet qe aplikojn te drejtat e tyre territoriale...Prandaj turqia me mire ta aneksoj qipron e veriut dhe nqs EU nuk ndryshon atehere akoma me mire se ndarja e EU do jete e pashmangshme....Per mua o lale EU eshte evropa dhe jo tre-kater shtete qe duan me kthye vendet e tjera ne sherbetor dhe vende konsumi....Ka boll lojtar e tregje sa nuk lind nevoja per te qendisur....
    Money talks..abuse walks...

    General Trial of Tears HVO/OKH

  2. #82
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-01-2004
    Postime
    46
    Si nuk na dha ndonje ide ai DeuS per kete teme se ai e fut "turiçken" gjithandej.

  3. #83
    Parlamenti Rinor Maska e Failed Rapper
    Anëtarësuar
    11-01-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    253
    mendoj se Shqiperia nuk eshte gati per ne Be sepse ne nuk kemi tradite shtet-formues. klasa politike (jo vetem ajo aktuale por edhe e kaluar, pa bere paragjykime politike), nuk eshte e afte qe te organizoje nje sistem te vertete kushtetues. nqs si drejtues vendi do te ishte nje shtrese e larte e shoqerise (po e quaj aristokraci), gjerat do te ishin ndryshe, sepse nese marrim rastin qe une (psh nja fshatar, nga ndonje fshat i thelle) do te behem kryeminister, do te perpiqem qe ta shfrytezoj sa me shume postin, do te rregulloj familjen time dhe fisin. ndersa nje aristokrat i cili ka zoterime te medha, nuk e ka shume interesin te shfrytezimi sesa te emancipimi. psh nese Sqhiperia do te ishte mbreteri ndoshta do te kishe progres, sepse me pronen e tij, mbreti nuk ka interes ta prishe, por vetem ta coje drejt rruges se zhvillimit. eshte shume e veshtire qe te hyjme ne be, dhe mendoj se pas dy tri dekadash do te krijohen kushtet reale historike qe ne te hyjme ne be. te vjen inat qe ne 13 vjet, klasa jone e politikaneve, nuk ka arritur te krijoje nje shtet institucional, nje sistem qeverise te bazuar ne kushtetute...dhe ju pretendoni te hyni ne BE??????
    Cdo gje qe nuk na vret na ben me te forte

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e S`ka Lezet
    Anëtarësuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Michigan USA
    Postime
    129
    Shqiperia eshte shtet deshperues dhe BE i ka imponuar respektin....Jam dakort me c`fare the... por jo me halucinazionet e tuaja per mbretin e pulave...Tani kjo tragjedi nuk ka per te vazhduar gjate...se ky vend do coptohet pasi nuk mund te pranojn sundimin dhe shtypjen se nje pjese do...Shqiperia eshte nje shtet fantazem dhe bashkimet qe ne aludojm jane enderra ne sirtar....pasi shqiperia nuk ka patur dhe nuk ka nje drejtim ose nje shtrese...Kur rruget demokratike falimentojn...atehere perseritja e 97 nuk do jete abnormale...Boll ja vume fajin serbeve dhe grekeve kur ne jemi serb per njeri tjetrin.....
    Money talks..abuse walks...

    General Trial of Tears HVO/OKH

  5. #85
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Postuar më parë nga S`ka Lezet
    Kam besim se turqit nuk do bejne koncesione sic kane bere gjith kohen....dhe duhet te jene te duruar te pakten derisa te futen polonia..shtetet balltike etj...Jam i bindur qe EU do ndryshoje dhe s`do jete franca..greqia apo belgjika te vendos se kush ka te drejt e se kush nuk ka...Per mendimin tim futja e rumanise dhe bulgarise eshte nje paradoks me cfare ate kerkojn..po kush ja var EU me??Kroacia i ka te gjitha kushtet pavaresisht se doli nga lufta me 31 miliard dollar deme ne ekonomi...por tani edhe italia ka probleme me shtetet qe aplikojn te drejtat e tyre territoriale...Prandaj turqia me mire ta aneksoj qipron e veriut dhe nqs EU nuk ndryshon atehere akoma me mire se ndarja e EU do jete e pashmangshme....Per mua o lale EU eshte evropa dhe jo tre-kater shtete qe duan me kthye vendet e tjera ne sherbetor dhe vende konsumi....Ka boll lojtar e tregje sa nuk lind nevoja per te qendisur....
    Pershendetje,
    Po te lexosh faqen e meparshme ne nje debat qe pata bera shume pika kryesore se cfar mendoj une per Europen dhe "EU"

    Nuk do ta perseris shkrimin por do them vetem kryesoren, qe EU eshte nje "conspiracy" qe te zhduki diversitetin qe ekziston ne Europe dhe si synim ka te krijoj nje lloj kulture homogjene sidomos duke patur si synim aneksimin dhe shpartallimin e vonshem te shteteve te vogla.

    Historia thoshte Marksi, apo Hegeli, apo Yeates dhe shume filozofe dhe shkrimtar te medhenj te ketyre 2 3 shekujve te fundit, eshte nje cikel i madh, nje cikel qe riperseritet. Un shof lufte ne te ardhmen, dhe nje ndarje te Europes ne ato 4 - 5 shtete kryesore. Kjo do ndodhi mbasi te behet shehimi i kulturave.

    Mos harro dicka per Polonine qe i thone se duhet te presesh 10 vjet qe te filloni te punoni lirisht ne Europe. Mos harro qe Polaku esht nje shtet prej rreth 40 milion vetash. Mos harro qe Polakut i jane vene kushte prodhimi(qe i kane ngadalesuar dhe eksportin qe e kishte baze). Dhe e njejta gje per sllovenin dhe te gjithe te fundit qe u futen. Mos harro qe ne Danimarke u bene disa referendume para se te futeshin do te thoja "me zorr" ne EU.

    Mos harro se cfar lidhjesh ka greku me mbreterite dhe ish familje mbreterore te Spanjes, Anglise dhe Gjermanise. Lidhjet e Jugosllavit me Rusine etj etj.

    Po ne ku jemi? Ne jemi ajo "shprehja gjeografike" ajo thenia e Bismarkut qysh para nje shekulli e ca, madje ajo do behemi nqs futemi ne Europe.

    Un nuk jam profet, por jam skeptik i madh i kesaj Europe te "Bashkuar". Ka diferenca te medha qe nuk mund te sheshohen kurre ne ate vend.

    kalofsh mire
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e S`ka Lezet
    Anëtarësuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Michigan USA
    Postime
    129
    Postuar më parë nga Cyclotomic
    Pershendetje,
    Po te lexosh faqen e meparshme ne nje debat qe pata bera shume pika kryesore se cfar mendoj une per Europen dhe "EU"

    Nuk do ta perseris shkrimin por do them vetem kryesoren, qe EU eshte nje "conspiracy" qe te zhduki diversitetin qe ekziston ne Europe dhe si synim ka te krijoj nje lloj kulture homogjene sidomos duke patur si synim aneksimin dhe shpartallimin e vonshem te shteteve te vogla.

    Historia thoshte Marksi, apo Hegeli, apo Yeates dhe shume filozofe dhe shkrimtar te medhenj te ketyre 2 3 shekujve te fundit, eshte nje cikel i madh, nje cikel qe riperseritet. Un shof lufte ne te ardhmen, dhe nje ndarje te Europes ne ato 4 - 5 shtete kryesore. Kjo do ndodhi mbasi te behet shehimi i kulturave.

    Mos harro dicka per Polonine qe i thone se duhet te presesh 10 vjet qe te filloni te punoni lirisht ne Europe. Mos harro qe Polaku esht nje shtet prej rreth 40 milion vetash. Mos harro qe Polakut i jane vene kushte prodhimi(qe i kane ngadalesuar dhe eksportin qe e kishte baze). Dhe e njejta gje per sllovenin dhe te gjithe te fundit qe u futen. Mos harro qe ne Danimarke u bene disa referendume para se te futeshin do te thoja "me zorr" ne EU.

    Mos harro se cfar lidhjesh ka greku me mbreterite dhe ish familje mbreterore te Spanjes, Anglise dhe Gjermanise. Lidhjet e Jugosllavit me Rusine etj etj.

    Po ne ku jemi? Ne jemi ajo "shprehja gjeografike" ajo thenia e Bismarkut qysh para nje shekulli e ca, madje ajo do behemi nqs futemi ne Europe.

    Un nuk jam profet, por jam skeptik i madh i kesaj Europe te "Bashkuar". Ka diferenca te medha qe nuk mund te sheshohen kurre ne ate vend.

    kalofsh mire

    Njeriu gjthmone do kete nevoje te komunikoje me boten e jashtme por jo te behet peng i botes...Ne shqiptaret nuk do kishim nevoje per te admiruar dhe pastaj per te dashuruar dicka te huaj...por ja qe ne nuk ishim aq te mencur sa te zhvillonim nje gje vete...Edhe Iliret e shkrete u bene pre e civilizimeve me te zhvilluara dhe fiseve me te egra....Qe te permbysim vazhdimesine e erret..ne duhet te hartojme nje strategji dhe shqiptaret nuk do mbyten me si dukur...Megjithate ajo qe the ti do shume kohe por mjafton aneksimi ekonomik dhe kulturor...Ne kemi dhe vlera qe nuk ekzistojne ne shoqerira te tjera dhe mendoj qe ne duhet te bejme revizionime atje ku duhet....Familja eshte shtylla e shoqerise....
    Money talks..abuse walks...

    General Trial of Tears HVO/OKH

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e S`ka Lezet
    Anëtarësuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Michigan USA
    Postime
    129
    Jam dakord me ty se asgje s`ka per te ndryshuar...Strategjia afatgjate e "EU" nuk eshte ne dobi te kombit tone....ata s`jane akoma njerez e jo me te diskutojme gje tjeter...Le te luftojme per kombin tone e per vendin tone dhe te permbysim historine...Edhe nji neutrali do ti vinte neveri per politiken e EU....
    Money talks..abuse walks...

    General Trial of Tears HVO/OKH

  8. #88
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-02-2003
    Postime
    444

    Shqiperia dhe BE

    Lexova ketu me lart:
    "Shume zhurme per asgje. Perse po lodhemi kaq shume qe te futemi ne cdo organizate qe del para? Nuk po leme organizate qe nga Bashkimi Islamik e deri tek Shoqata e Mbrojtjes se Kermijve pa u futur."
    Besoj me bukur se kaq nuk mund te shprehet mendimi se nuk ja vlen per Shqiperine te lus Europianet aman more na beni dhe ne tuajet.Miqesi me zor nuk behet.
    Si nje emigrant qe rron qe prej 14 vjetesh ne mes te Europes,(ne Gjermani) une mund te them me plot goje se keta njerrez na shohin ne ende si ne kohen e Bismarkut,si njerrez me bisht.
    Jo vetem qe nuk kane respekt per ne por kane edhe percmim e urrejtje.
    Isha para dy javesh ne Offenbach,nje qytet i Gjermanise.Po ecja rruges me dy miq te mij nje amerikan dhe nje norvegjez.Me foli nje cift vendas e me pyeten Nga je?.Jam shqiptar u thashe me shtetesi shqiptare dhe gjermane.
    "Aha " thane."Qenke shqiptar.Dmth je jevgjit.Shko ne vendit tend .Bileten ta presim ne."
    Mund te tregoja shume episode te tilla qe flasin per faktin se popullata europiane nuk na do te na kete ne Europe.
    Po te nisemi nga teza se elita politike e vendeve te Europes perfaqeson interesat e popullates e cila i ka dhene legjitimitetin atehere edhe ata udheheqes shtetesh dhe diplomate europiane te delegacione qe vijne ne Shqiperi mbartin nen buzeqeshjet e tyre po kete racizm te njerrzeve qe perfaqesojne,ose ata vijne pa legjitimitetin e popullatave perkatese.
    Me lejoni qe ketu poshte te shpreh ne vargje mendimin tim per
    Europen:

    Europe moj shemtire plake,
    Shqiperine s'e ke per hak,
    Me thane s'e kishe kulture,
    Por te ty s'pash asnje burre,
    Zhduke Europe injorancen,
    Meso nga shqipua tolerancen,
    Me racizem e fjale bosh,
    Do vije dita do deshtosh.
    O Rini harroje Europen,
    Shtrengo Ameriken,qe po ndreq boten.

    Kaq persa i perket raportit te Shqiperise me Europen.

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e S`ka Lezet
    Anëtarësuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Michigan USA
    Postime
    129
    Bravo witstar....Do vije dita qe injoranca e evropes te ballafaqohet me inteligjencen shqiptare....E kur te vije une do hedh valle....Hallal e ke voten prej meje 5....
    Money talks..abuse walks...

    General Trial of Tears HVO/OKH

  10. #90
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    Mirembrema.Aman more cuna cfare lexoj ketu se nuk ka lezet me sinqerisht,per cfare injorance flisni ketu kur nuk shikojme dot veten tone shikoni pak se cfare dje,shikoni dhe nje here se cilet jane injorante,ata qe donin te perserisnin dhe nje here 1997 apo EU.Si mund te flasim dhe nje here ne qe europa nuk na pranon kur akoma dhe nje here ne vet vertetuam qe nuk meritojme ate status,te pakten momentalisht.Si mund te flasim kur nqs duam te themi qe mundohemi te krijojme nje shtet demokratik,opozita shqiptare na tregoi dhe nje here ne mbare boten se ne nuk na mungon asgje tjeter,vecse edukata,nuk jam kundra protestes se opozites perkundrazi mund te them se jam plotesisht dakort nqs kjo do te ishte ne forme legale dhe do te perfundonte ne menyre te civilizuar po cfare te themi kur mbas nje mitingu <paqesor>?????? te gjithe te kthehemi nga kryeministria ose nga presedincia dhe te fillojme te shkaterrojme te fillojme te shkaterrojme tortuaret qe te gjujme me copa guresh kunder kryeministrise ose akoma me skandaloze te shkulim barin nga lulishtet dhe te gjuajme me ate ndaj gardes keto gjera per mendimin tim jane qesharake dhe tregojne dhe nje here jo vetem neve por edhe mbane botes se cilet jane injorantet,ne kete mendim nuk dua te ve te gjithe atdheun tim por e denoj ne menyre te padiskutueshme ngjarjet e djeshme sepse sinqerisht jam ndier shume keq kur pashe se cfare ndodhi perpara kryeministrise,edhe nej here ndertesa e kryeministrise ose e presidentit te republikes nuk i takon persona te percaktuar por i takon popullit shqiptar asnje nuk ka te drejte kushdo qofte ai qe te nderhyje ne menyre neglizhente ose me mire me sjellje te nje injoranti t'i shkaterroje keto instituticione.Mos kujtuan zoterinjte qe bene kete xhest dje, qe jemi akoma ne 1992 ose ne 1997, kur shkaterrohesh cdo gje qe ishte shteterore, si kujtojne zoterinjte se cdo institucion qe i takon shtetit shqiptar nqs nuk punon mire qeveria, duhet shkaterruar ose duhet vene flake eshte turppppp.ne kete moment jam shume i tensionuar sepse nuk mendoja se do te arrinim perseri ne keto faza,po ja dhe njehere e vertetuam pse nuk na do europa.eshte bukur te shkruajme poezite sic e beri miku yne me lart me europen injorante por sinqerisht ne keto momente nuk di me se cfare duhet te besoj.mbreme kur pashe fragmentet ne euronews isha me nja dy shoke jo shqiptare me te cilet kam diskuturar shume per gjendjen ne shqiperi dhe sic kishim biseduar dhe duke thene une qe gjendja ne shqiperi ka ndryshuar shume per mire qe nga 1997,kur shikojme lajmet dhe per momentin sinqerisht u ndieva shume keq per nje cast me erdhi turp per mua,por mbas disa momentesh vura re se nuk ka kaq shume vlere te merrem me disa njerez qe as vete nuk e dine se cfare bejne,nuk kuptojne se me xhestine djeshem na sollen ne poziten e 1998 akoma eshte turp kaq mund te them.edhe nje here e theksoj nuk kam asgje ndaj opozites shqiptare perkundrazi kam simpati per te por si mund te vazhdoj te shpresoj tek kjo opozite kur njerezit e saj mbas nje mitingu, qe sic thashe jam plotesisht dakort, nqs behet ne menyre paqeje dhe jo me xheste injorantesh,te filloj te shkaterroj cdo gje qe mundohemi te krijojme.A e dini qe edhe nje here doli ajo fjala qe armiku me i madh i shqiptarit nuk eshte as serbi as greku qe behet kaq fjale,por armiku me i madh i yni jemi vete ne Shqiptaret,aty ku mundohemi te krijojme nje gje po aty mblidhemi prape o e shklaterrojme ate qe ndertuam ose vdesim fare,ndoshta jemi te mallkuar nuk e di,por sido qe te jete nja dy gjera te jene te sigurta nqsne nuk fillojme te ndryshojme mentalitetin si komb,duke ditur mire se me dhune ose me xheste te tjera te paligjshme nuk arrijme asgje,dhe e dyta nqs nuk largohen keta politikane tanet dhe ti lirojne vendin brezit te ri,atehere eshte 100% qe ne nuk do arrijme asgje,do tallet tere europa dhe jo vetem me ne.ne dore tonen eshte te ndryshojme opinionin qe ka europa per shqiptaret,gje qe te cilen e shoh momentalisht shume te veshtire.prandaj une jam i mendimit t'i lejme mendimet tona nqs na duhet apo jo europa kur ne nuk dime se cfare bejme ne vend tonin,cfare shembulli dha shqiperia dje me thoni pak?prandaj t'i lejme llafet e teperta per mendimin tim se momentalisht ne jemi si ajo dhia e zgjebosur e bishtin perpjete jemi nej lemsh qe veshtire eshte te zgidhet kollaj.si fund them se duhen te merren dhe masa te vogla per policet qe qelluan ne ajer se me kallashe nuk zgjidhet gje por do em thuash hajde mblidhe ate popull kallashi eshte pak duhet mitrolozi edhe mazallah.ec moj e gjora Shqiperi se sa te kesh trimat ti nuk do vuash asnjehere <e kam fjalen per ato trima qe i gjuanin me gura kryeministrise> bravoooooooooo.bye dhe ja kalofshit sa me mire kudo qe ndodheni dhe mos u merzisni per atdheun se e kane ne kujdes trimat.
    .........................

  11. #91
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Virtualisht po realisht veshitere shume vetem po e futen nga dera mbrapa dhe ta lene ne wc ...

  12. #92
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anëtarësuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Debati me mocion per Kryeministrin Fatos Nano, i thirrur mbreme nga opozita ne Parlament rreth qeverisjes dhe procesit te integrimit, me shume se cdo gje tjeter, tregoi se sa larg eshte Shqiperia nga ky proces. Jo vetem nga ritmi i realizimit te reformave, strategjive, programeve dhe kalendarit konkret te realizimit te standarteve per negociatat me BE. Por mbi te gjitha, nga gjuha e perdorur ne kete debat nga lideri i mazhorances Nano dhe ai i opozites Berisha dhe pasuesit e tyre. Nje gjuhe e helmet dhe vrasese sharjesh, fyerjesh, akuzash, kunderakuzash, e shoqeruar me nje shterpesi shembullore alternativash dhe programesh, ne rrugen tone thuajse pa drite ne fund te tunelit, drejt Brukselit.

    Nano para se te rithirrte ne ndihme si gjithnje ne te tilla raste "burgun e Berishes", tha se "eshte i qarte progresi real i Shqiperise dhe angazhimet tona per ta konsoliduar ate. Negociatat e bera me BE kane qene deri me sot ne rruge te mbare", por... "mund te ishte bere me shume" etj, etj. Me pas, Kryeministri eshte rikthyer ne fushen e tij te parapelqyer, tek shkarkimi i rrufeve mbi "TIPIN" e opozites. Me pas i ka ardhur rradha Berishes. I cili ne vend qe t'i bente radiografine e te gjitha "PSE-ve" qe e mbajne Shqiperine larg dhe thuajse jashte procesit te integrimit, i eshte pergjigjur akuzave duke kunderakuzuar "mafiozet", "kryeministrin dhe ministrat kriminele e me te korruptuar ne Bote". Duke e quajtur levizjen e opozites "Nano ik" shume me te rendesishme se integrimi i Shqiperise ne BE. E pas kesaj gjithcka merret me mend: Ne sallen e te zgjedhurve te popullit, te gjithe akuzojne te gjithe, per gjithcka e per asgje me prova e fakte.

    Deri ketu, skenari duket nje kopje besnike e dhjetra e qindra debateve te tilla ne Parlament, ose jo, gjate ketyre 13- 14 viteve ne tranzicion. Ajo qe mungon dhe vritet cdo dite eshte jo vete e ardhmja, por edhe shpresa se nje dite edhe shqiptaret, mund ta shohin veten ne Europe jo vetem gjeografikisht, e sipas vargjeve te Nolit: Anes detit te palare. Por, si pjese e nje familje qe i perkasim ne menyre natyrale. E kjo nuk arrihet me debate si ai i mbremshmi ne Parlament. Por, si nje proces qe me shume se kurre kerkon strategji e reforma konkrete, qendrim e veprim unik te te gjithe paleve,- jo vetem te politikes. Perndryshe, po t'i referohemi paralajmerimit te kreut te BE, Romano Prodi pak dite me pare ne Shkup, per Shqiperine ka pak alternativa: Unitet, ose katastrofe.

  13. #93
    ...larg, diellit Maska e AsgjeSikurHena
    Anëtarësuar
    03-03-2004
    Vendndodhja
    On the way to My Sun
    Postime
    94

    BELGJIKA MBESHTETJE QEVERISE SHQIPTARE PER INTEGRIMIN

    Numri dy i qeverise belge, Lui Mishel, nenshkroi ne Tirane deklaraten politike per marredheniet zyrtare midis Belgjikes dhe Shqiperise. “Kjo vizite nuk eshte e zakonshme, ajo eshte shume konkrete ne qellimin e saj. Ne jemi ketu per te pershendetur rolin paqesor te Shqiperise ne rajon dhe per te nxitur plotesimin e reformave qe kushtezojne anetaresimin ne BE”, u shpreh Mishel. Zv/Kryeministri i Mbreterise se Belgjikes u takua me perfaqesues te larte te shtetit , me presidentin Alfred Moisiu dhe me kryeministrin Fatos Nano. Ne bisede me autoritetet e Tiranes, Mishel premtoi mbeshtetje per procesin e integrimit europian.
    ...Tintarella Di Luna !!!

  14. #94
    ...larg, diellit Maska e AsgjeSikurHena
    Anëtarësuar
    03-03-2004
    Vendndodhja
    On the way to My Sun
    Postime
    94
    Po nuk u frenuan trafiqet njerezore , krimet etj etj eshte shume e veshtire per ne te hyme ne BE ... mbas 20 vjetesh edhe mbase (me vjen keq per pesimizmin por kjo them se eshte realiteti )
    ...Tintarella Di Luna !!!

  15. #95
    hyrja ne be implikon humbjen e nje pjese te sovranitetit ne disa nga proceset kryesore vendimmarrese te nje shoqerie.

    aktualisht jemi pronare ne shtepine tone dhe me hyrjen ne be do te jemi bashkepronare me pak vota nje nje shtepi te madhe.

  16. #96
    goa master Maska e çapkeni
    Anëtarësuar
    23-11-2003
    Vendndodhja
    torino
    Postime
    78
    O NJEREZ
    NE BE NUK DO GJEJME ATO QE SHPRESOJME SEPSE:
    1- VENDI JONE NUK ESHTE DEMOKRATIK
    2-INFLACIONI PO NA MBYT
    3- NUK KEMI STRUKTURE TE AFTE SHTETERORE
    4-NUK JEMI TE BASHKUAR
    E SHUME ARSYE TE TJERA

    PERDERISA PUSHTETET TE JENE TE VARURA NGA NJERA TJETRA
    NE NUK DO ECIM PERPARA
    ME KETO KUSHTE QE JEMI NUK DO KEMI MUNDESI TE BEJME KERKESE DHE HYRJA NE BE DO SILLTE VETEM PASOJA
    Duhet filluar nje reforme mbi administraten e larte shteterore
    dhe fillimin e negociatave per bashkimin me Kosoven
    Nqs nuk jemi ne gjendje te bashkohemi me KOSOVEN, si mund te hyjme ne Europe?
    From çapkeni

  17. #97
    goa master Maska e çapkeni
    Anëtarësuar
    23-11-2003
    Vendndodhja
    torino
    Postime
    78
    Mendoj se hyrja ne BE do jete e mundur mbas
    stabilizimit te jetes politike ne vend dhe krijimit
    te nje SHQIPERIE TE BASHKUAR

    Keta politikane qe udheheqin vendin tone [dhe ne Kosove]
    nuk jane te afte per tu bere balle ketyre pengesave

    SHPRESOJME QE TI ARRIJME KETO KUSHTE SA ME SHPEJTE
    DHE TE SHIKOJME NJE SHQIPERI TE BASHKUAR

    DO VIJE KOHA KUR SHQIPETARI TI TREGOJE VLERAT E TIJE
    DUHET TE JEMI OPTIMISTE
    From çapkeni

  18. #98
    i/e regjistruar Maska e JACK FOLLA
    Anëtarësuar
    10-11-2003
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    120

    jo!!!!!!!!!

    Derisa ne shqiperi te kete shqipetar me duket e veshtire,kur te civilizoheni mundet.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  19. #99
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-02-2003
    Postime
    444

    A duhet te hyje Shqiperia ne BE?

    Citim Postuar më parë nga JACK FOLLA
    Derisa ne shqiperi te kete shqipetar me duket e veshtire,kur te civilizoheni mundet.
    Pergjigja ime ndaj ketij citatieri sa ne Europe te kete barbare nuk ja vlen te futemi ne Europe,
    po te civilizoheshin te gjithe europianet(nuk e kam fjalen per francezet,italianet,dhe anglezet se keta jane prej kohesh te civilizuar) atehere ja vlente ta shihnim kete pune.Por meqenese berthama e Europes perbehet nga barbare qe nuk lene asnje shprese civilizimi athere nuk ja vlen kurre te futemi ne Europe.
    ---------------------------------------------------------------------------------

    Dje degjova BBC-ne
    Tek shqyrtonte Shqiperine
    Interviste dha Sal Berisha
    Prane kembanave tek kisha
    Per Europe ky burre kur foli
    Fjala nga zemra i dolli:
    Pra keshtu foli Sal Berisha
    Prane kembanave tek kisha:
    " E e ka mendu mire Shqiperia
    Kete plan me hy ne Europe
    Ketu ben ligjin Gjermania
    Qe shqiptarit -pleh- i thote.
    A e ka mendu mire Shqiperia
    Kete plan me hy ne Europe
    Ketu ben ligjin Gjermani
    Qe Hitlerit bab i thote
    A e ka mendu mire Shqiperia
    Kete plan me hy ne Europe
    Ketu ben ligjin barbaria
    Qe shqiptarin s'e sheh dot "
    Keshtu foli Sal Berisha
    Prane kembanave tek kisha
    N' interviste per BBC-ne
    Qe e njeh mire Shqiperine.

  20. #100
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944
    ---------------------------------------------------

    Me e mira ishte qe t'ja dilnim mbane vete dhe mos te kishim nevojen e Evropes. Si vend i vogel qe jemi nuk besoj se duhej shume. Po keshtu si vajten punet te pakten te ishim futur ne Evrope ...

    ---------------------------------------------------
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

Faqja 5 prej 36 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •