Close
Faqja 23 prej 36 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 441 deri 460 prej 708
  1. #441

    Nivelet e Shteteve te Bashkimit Evropian ;

    Citim Postuar më parë nga Eni Lexo Postimin
    A mund te flasim per te ne keto momente ?

    Kur parashikoni se shteti yne do te arrije nivelet e shteteve te Bashkimit Evropian ?

    A e shikoni si dicka pozitive apo negativbe nje integrim te tille ?

    Çfare pasojash do mund te kete ky integrim ne llojin e politikes shqiptare ?
    Sic po shifet Bashkimit Evropian po kerkon futje ne Shqiperi

  2. #442
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Vendndodhja
    junik
    Postime
    42
    une jam kunder

    se kure te futem ne BE ne nuk jemi mo shqipetar por evropjan
    se qaja esht qelimi i BE´s mos me pas mo kombe por veten evropjan

  3. #443
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-01-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    21

    Pse duhet BE te pranoje shqiperine?

    Para se te bejme pyetjen -A duhet te hyje Shqiperia ne BE duhet te pyesim - vertet kerkon Evropa qe Shqiperia te jete ne BE, pse eshte kaq zemermire dhe kerkon te na fute ne gjirin e saj?Ne fund te fundit cdo gje eshte biznes....

    Sepse duket sikur vertet Evropa kerkon qe shiperia te jete ne BE po cfare perfitimi ka nga kjo, kur me e leverdisshme per te eshte qe Shqiperia te jete jashte BE. Mund ta perdore si kosh plehrash, te perdore pasurite e saj natyrore(mqs vete kemi deshmuar qe s'i perdorim per gje),kete ia mundesojne qeveritaret shqiptare pasi kane dhe ata goxha perfitim, dhe te mbaje nje popull gjithmone ne nivelin e sherbetoreve dhe sklleverve.

    Vit per vit borxhi i shtetit shqiptar rritet, dhe shteti shqiptar per vit kerkon borxhe tek Banka Boterore dhe FMN. Keto te fundit gjithmone ushtrojne presion qe qeveria mos rrite investimet publike(spitale, shkolla, politika sociale etj), me qellim qe te investohen ne menyre te tille qe keto borxhe te shlyhen sa me shpejt.
    Deri me tani per dy dekada, shteti shqiptar nuk ka mundur te shlyeje borxhe(dhe as nuk kemi pare ndonje perfitim real) dhe si rrjedhim deklaron qe politikat qe ndermerr jane te keshilluara nga FMN apo BB. Si perfundim per 17 vjet kemi mbajtur syte nga Evropa se mos na jep doren, po ska per ta bere. Edhe kur na jep gishtin na merr shume me teper nga ana tjeter..
    Shqiperia nuk ka per te hyre ne BE, sepse BE s'ka per tia lejuar.

  4. #444
    Patriot i moderuar Maska e Justiniani 2007
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    150
    E vetmja gjë që nuk thuhet kurrë nga politikanët shqiptarë është që Evropa u kërkon si kriter bazë KTHIMIN E PRONAVE. Të gjithë reformat e tjera janë sekondare sepse vetë Evropa ecën gjithmonë me reforma dhe e gjithë historia e Perëndimit është Reformim.

  5. #445
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    BE pershendet ecurine e reformave ne Shqiperi. Solana: Vazhdoni keshtu!

    Gjatë takimit Shqipëri- BE, te zhvilluar ne Bruksel, u diskutua rreth ecurisë së reformave prioritare në Shqipëri, zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor, politikën e jashtme shqiptare, në kuadër të bashkëpunimit rajonal.

    Trojka e BE-së, ka përshëndetur arritjet e qeverisë shiptare në reformat e saj ekonomike, politike e ligjore dhe ka shprehur mbështetjen e plotë të BE-së për vazhdimin në të njëjtën rrugë dhe me të njëjtin ritëm në avancimin e mëtejshëm të Shqipërisë në trajektoren e saj të pakthyeshme europiane.



    Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Europian dhe Perfaqësuesi i Lartë i BE-së, Havier Solana, vlerësoi ecurinë e arritjeve të Shqipërisë si shumë pozitive dhe shprehu bindjen e tij për përfundimin me sukses të procesit të ratifikimit të MSA nga të gjitha vendet anëtare. Në veçanti, u vlerësua roli konstruktiv në partneritet të plotë me BE-në që Shqipëria luan në bashkëpunimin rajonal. Keto vleresime erdhen gjate takimit te rradhes se dialogut politik mes Shqiperise dhe Bashkimin Europian. Pala shqiptare u perfaqesua ne kete takim nga ministri i Jashtem Lulzim Basha.



    Gjatë takimit Shqipëri- BE, u diskutua rreth ecurisë së reformave prioritare në Shqipëri, zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor, politikën e jashtme shqiptare, në kuadër të bashkëpunimit rajonal.



    Në fjalën e tij, Ministri Basha u përqëndrua në rezultatet e arritura në fushat prioritare të çështjeve të brendëshme, të drejtësisë dhe në reformën zgjedhore në vend. Ai i njohu përfaqësuesit e Trojkës europiane me arritjet konkrete të qeverisë shqiptare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, konsolidimin e reformave ekonomike dhe fiskale si dhe ecurine e reformës në drejtësi dhe reformës elektorale.



    Trojka përshëndeti fillimin e negociatave për heqjen e regjimit të vizave si dhe ritheksoi përkushtimin e BE-së për kontributin e vazhdueshëm financiar në fushat e bashkëpunimit Shqipëri BE.

    bw

  6. #446
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459
    Situata e Rëndë
    Me sa lexova në një faqe tjetër të internetit shpërthimet janë pasojë e shkatrrimit të armëve repektivisht municionit nëpër depot e ndryshme.Mirëpo do parashtroj pyetjense dhe kush kërkon shkatrrimin e armatimit dhe municionit në Shqipëri?!Asnjë shteti rreth e përqark Shqipërisë nuk i kërkohet e bile s´mund tua përmendish shkatrrimin e armëve .Këta jo vetëm që nuk i shkatrojnë armët e marra me donacione po përkundrazi armatosen deri në dhëmbë e asnjë kopil qoft i lindjes qoft i perëndimit nuk reagon e kur janë në pyetje shqipatrët repektivisht fuqia mbrojtëse e jona ata duan që ne mos të kemi mbrojtje.Greko dhe serbofilët me diverzione munohen në cdo mënyrë të veprojnë kundrejt neve po shpresoj që forcat atdhetare nuk do lejojnë këtë gjë.Edhe na sikur të tjerët rreth e përqark duhet të armatosemi pasiqë forca duhet të kundërshtohet me forcë e jo me fjalë e tradhëti.Shqiptar zgjohu!!!!

    -------------------------------------------------------------
    15.03.2008
    15:00 - Gazetari i albeu.com i cili gjendet ne Spitalin Ushtarak njofton se numri i te lenduarve qe kane kerkuar ndihme ne SUQU ka kaluar 100-shin. Ne Spitain Ushtarak ishin edhe Topi, Berisha, Ndoka, Alibeaj, etj.
    Disa shperthime kane ndodhur para pak minuash e fshatin Gerdec te Vores 20 km larg Tiranes. Nuk dihet ende shkaku i shperthimit, por mesohet se ka te lenduar.
    Shperthimi ka ndodhur ne nje depo municioni gjate operacionit qe po behej atje per asgjesim municionesh. Shperthimi eshte degjuar si ne Tirane ashtu dhe ne Durres. Nuk dihet ende shkaku i shperthimit, por mesohet se ka te lenduar, edhe pse nuk dihet ende numri i sakte i tyre. Drejt vendit te ngjarjes jane nisur makinat zjarrefikese, nderkohe qe eshte bllokuar trafiku ne autostrade. Per kete shkak policia ka krijuar korsi emergjence ne autostade. Nga ana tjeter mesohet se persona te plagosur, qe po udhetonin me autobusin e linjes Tirane- Durres, jane paraqitur ne spitalin e Durresit.

    Berisha: Situata e rende
    Kryeministri Berisha e vlereson te rende situaten ne Gerdec te Vores ku ka patur nje shperthim ne nje depo municionesh. Drejt vendngjarjes jane nisur disa helikopter per te kontrolluar situaten, por dhe per te evakuuar popullsine. Nderkaq pritet nje mbledhje e jashtezakonshme e qeverise. Shperthimi ka ndodhur prane nje zone te banuar. Sipas kreut te qeverise situata eshte tejet e rende dhe alarmante. Nuk dihet ende numri I viktimave, por spitali ushtarak dhe ai NEne Tereza jane ne gatishmeri te plote.

    Evakuohen banoret. Vazhdojne shperthimet
    Vazhdon evakuimi i banoreve ne Gerdec te Vores, nderkohe qe shperthimet vazhdojne fuqishem. Afer depos ka shume banesa, catite e te cilave jane te demtuara. Ngjarja ka shkaktuar tronditje te thelle tek njerezit, nderkohe qe ka pasur edhe te plagosur. Ne spitalin e Durresit vazhdojne te vijne te lenduar . Ata shfaqin demtime te ndryshme, kudh te lehta dhe kush te renda.

    Te plagosurit e pare te QSUT
    Ne spitalin universitar “Nene Tereza” kane mberritur 10 persona te lenduar dhe ne gjendje te rende. Ata jane shtruar ne repartin e djegieve, nderkohe qe pritet te vine te plagosur te tjere. 5 nga personat jane ne gjendje edhe me te rende. Nje djale I ri ka kaluar ne depresion per shkak te gjendjes qe ka kaluar, por nuk ka djegie ne trup.

    Te plagosurit e pare te QSUT
    Ne spitalin universitar “Nene Tereza” kane mberritur 10 persona te lenduar dhe ne gjendje te rende. Ata jane shtruar ne repartin e djegieve, nderkohe qe pritet te vine te plagosur te tjere. 5 nga personat jane ne gjendje edhe me te rende. Nje djale I ri ka kaluar ne depresion per shkak te gjendjes qe ka kaluar, por nuk ka djegie ne trup.

    Te plagosurit, te tronditur
    Bilanc lufte ne QSUT. Cdo 5 minuta mberrijne ambulanca dhe automjete private qe transportojne burra, gra e femije. Nuk ka ende konfirmime per te vdekur. Nderkaq te plagosurit ne spitalian e Durresit e vleresojne situaten “te tmerrshme”.

    Deshmitaret tregojne per tvNEWS24
    Nje deshmitar eshte shprehur per tv NEWS24, se fillimisht ka pasur disa shperthime te lehta te njepasnjeshme, te cilat u pasuan nga nje shperthimi I madh i fuqishem. Ky shperthim shkaktoi alarmimin e drejtuesve te automjeteve ne autostrade qe te kapur nga paniku jane munduar te largoheshin sa me pare nga autostrada.
    Nderkaq eshte nderprere puna ne aeroportin e Rinasit dhe jane pezulluar te gjitha fluturimet. Drejt Vores jane nisur deputete socialiste, mes tyre edhe vete kreu Edi Rama. Situata ndiqet me imtesi edhe nga kryeministri Berisha. Po punohet qe kjo situate te mos avancoje me tej.

    QSUT, shkon ne 17 numri i te lenduarve
    Ka shkuar ne 17 numri i te lenduarve qe ndodhen ne repartin e djegieve ne QSUT dhe ne reparte te tjera. Behet fjale me teper per gra dhe femije. Shume prej te plagosurve te paraqitur ne QSUT jane ne gjendje traume psikike, ndersa ka nga ata qe shfaqin edhe probleme me shikimin ose degjimin.

    Ngrihet shtabi i punes ne Vore
    Ne Vore eshte ngritur Shtabi i punes. Ay ndodhet ministri dhe zv/ministri i Brendshem dhe ai i Mbrotjes. Shefi I shtabit mbikqyr te gjithe situaten e rende.

    Ministri Ndoka: Gjithsej 155 te plagosur

    Mesohen shifrat e para te te plagosurve si pasoje e shperthimit ne Gerdec te Vores. Ministri I Shendetesise, Nard Ndoka ka bere me dije se jane 70 te plagosur ne spitalin Ushtarak, 15 ne spitalin “Nene Tereza” dhe 70 ne spitalin e Durresit. Sipas ministrit jane marre te gjitha masat per akomodimin e te plagosurve, ndersa ka theksuar se nuk ka ende te dhena per te vdekur. Ndoka tha se jane marre te gjitha masat per mjekimin e te plagosurve ndersa jane vene ne gatishmeri edhe spitalet e rretheve me te aferta. Nderkaq jashte spitalit ushtarak jane mbledhur dhjetera njerez per te mesuar per te afermit.

    Ne Gerdec 4 depo me municione
    Kur ka kaluar me shume se nje ore nga ngjarja vazhdojne shperthimet ne Gerdec, edhe pse me intesitet te ulet. Situata eshte dramatike, ndersa Vora eshte braktisur nga banoret. Ne vendngjarje jane 4 depo armatimesh te mbushura me armatime dhe municone te ndryshme . flitet per 10 punetore qe kane qene duke punuar per cmontimin e municioneve, nderkohe qe nuk konfirmohet nje shifer e sakte.

    Ish ministri Gjoni rrefen: Kam pare te plagosur, jam I traumatizuar

    Ish ministri i Brendshem Gjoni, e pershkruan tronditese ngjarjen ndersa shprehet se eshte is hokuar nga gjithcka ka pare. Ish zyrtari ndodhej me makinen e tij para autobusit me pasagjere te demtuar rende nga shperthimi. Sipas tij ne momentin e shperthimit trafiku ishte shume I ngarkuar e makinat po ecnin me ngadale. “Kam pare shume njerez te demtuar. Per mua shqetesim perbejne banoret perreth, duhet te kontrollohen” tha Gjoni duke shtuar “jam shume I traumatizuar”.

    Ne rrezik nje femije 2 vjec
    Ne rrezik per jeten nje femije 2 vjec. Ai eshte futur menjehere ne sallen e operacionit sepse eshte goditur nga dy plumba.

    Caktivizimi i municioneve po behej nga nje kompani amerikane
    Kompania qe punonte per caktivizimin e municioneve ishte nje kompani amerikane e kontaktuar ng NATO. Mesohet se ne momentin e shperthimit kane qene duke punuar 5 shtetas amerikane dhe disa shqiptar.

    Rifillojne fluturimet ne aeroportin “Nene Tereza”

    Kane nisur fluturimet ne aeroportin e Tiranes. Pas normalizimit te situates ne kete aeroport, ku puna u bllokua si pasoje e shperthimeve, u vertetua se sistemet e komunikimit dhe navigimit jane ne rregull dhe cdo gje eshte normale dhe pa probleme.


    Ndalohet qarkullimi ne autostraden Tirane- Durres
    Për shkak të situatës së krijuar në Gërdec, Vorë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit kërkon mirkuptimin e qytetarëve se nuk do të lejohet kalimi I automjeteve nga autostrada Tiranë -Durrës dhe anasjelltas. Ju lutemi qytetarëve të na mirkuptojnë dhe të gjejnë rrugë të tjera për tu lëvizur në drejtim të këtyre dy qyteteve.
    Ndalimi I qarkullimit në këtë aks do të vazhdojë deri në një njoftim të dytë.

    Deshmitari: Ne repartin ushtarak ne Gerdec ishin 30 ushtare
    Shifrat e personave te plagosur ne spitalin e Durresit jane kontradiktore. Sipas korrespondentit tone ne Durres jane 40 personat e plagosur ne kete spital, ndersa ministri I Shendetesise ka deklaruar se atje jane 70 te tille.
    Nderkaq, nje deshmitar, nje kamarier I fshatit Berdec, I quajtur Denis Muka eshte shprehur se shperthimi ka ardhur nga nje departament ushtarak qe quhej “Druri I bukur”, ko sipas tij ndodheshin 30 ushatare. Muka shprehet se ai ka qene duke punuar per nje dasme ne momentin e shperthimit. I riu thote me tej se nuk mban mend asgje, ndersa shfaqet shume i tronditur.

    Rritet numri i te plagosurve ne QSUT
    Shkon ne 20 numri I te plagosurve ne QSUT, nderkohe qe vajza dy vjecare vazhdon te jete ende ne gjendje te rende.

    Presidenti Topi: Te tregohemi te qete!
    Kryeministri Berisha konfirmon per mediat se deri tani numri i te plagosurve eshte 150, nderkohe qe 4 prej tyre paraqiten ne gjendje te rende. Nderkaq te plagosurit jane vizituar nga presidenti Bamir Topi. Kreu I shtetit I ka bere thirrje mediave dhe te afermve te tregojne qetesi sepse situata eshte teper e rende.“Shpresojme qe te vije duke u ulur fluksi i njerezve qe vine per ndihme ne spital. Une kam vizituar spitalet. Ne situata te tilla duhet te lejojme personelin te punoje dhe te nderhyje per te riparuar demet. Eshte nje moment per te punuar me cilesi “ tha Topi ne nje prononcim per tv News24. “Eshte e veshtire te kontaktosh me banoret ne Gerdec per shkak te zones, megjithate eshte duke u punuar per te normalizuar situaten” tha me tej Topi.Nga ana tjeter ka reaguar edhe kreu I PS-se, Edi Rama sipas se cilit ngjarja eshte tragjike.

    Flasin banoret e Gerdecit, aty ku ndodhi shperthimi
    Vazhdojne te tregojne per tv News24 deshmitare te ndryshem. “Kalimtaret, shofere, xhamat e thyera nga kemi dale nuk e dime. Me cunat qe kam qene i shoqeruar nuk di se ku jane. Dime qe kemi pare vdekjen me sy. Nuk dihet se sa njerez kane vdekur. Nuk dinim se ku te futeshim se shpija nuk kishte garanci se te binte mbi koke” thane dy deshmitare, banore ne Gerdec, pas shperthimit.

    Spitali Ushtarak ne gatishmeri
    Drejtori I spitalit ushtarak ne Tirane shprehet se mjeket kane perballuar me sukses deri tani rastet e paraqitura. Sipas tij 4 nga te plagosurit jane ne gjendje te rende, te shtruar ne reanimacion, nderkohe qe te tjereve u eshte dhene ndihma e nevojshme. Sipas tij shume vullnetare jane duke dhene gjak per te ndihmuar ne kete situate te veshtire. “Gjithe rastet qe kane pasur nevoje per operacione jane zgjidhur nga ekipi mjekesor. Te gjithe jane nen vezhgim. Mund tju them me bindje pervec ekipeve mjeksore edhe shtreter ka qe te perballohet situat a. Kemi marre masat qe asgje te mos mungoje” tha Mihaj.

    Reagon ambasada e SHBA
    Ambasada e Sh.B.A. ka vërejtur e shokuar dhe e shqetësuar raportimet për aksidentin tragjik në depon ushtarake pranë Gërdecit. Mendimet dhe zemrat e popullit amerikan janë me ushtarët dhe të tjerët e prekur në këtë incident të tmerrshëm. Stafi i ambasadës do të jetë në kontakt me zyrtarë të qeverisë shqiptare për të vendosur se çfarë ndihme mund të ofrojmë.

    Bie intesiteti I shperthimeve. Shume autoblinda ne Gerdec
    Ka rene intesiteti i shperthimeve. Ne vendngjarje kane ardhur nje numer i madh autoblindash, ambulancash e forcash ushtarake. Forca ne Gerdec kane ardhur qe nga Shkodra. Ne repart ishte grumbullura nje sasi shume e madhe municioni ushtarak. Nuk konfirmohet nese blinda e ushtrise eshte afruar ne vendngjarje per shkak te shperthimeve.

    Ministri Nishani: Forca ne Gerdec per te marre te strehuarit ne tunele
    25 qytetare ndodhen ne tunelet e Gerdecit, ku jane strehuar sapo kane degjuar shperthimin e fuqishem. Lajmi konfirmohet nga ministri i Brendshem Bujar Nishani sipas se cilit jane derguar per ne vendngjarje per te marre pesonat e fshur ne tunel. Minitri theksoi se deri tani ka ka te identifikuar asnje viktime, por se rreziku mbetet gjithnje I larte.

    Berisha: Bilanci i viktimave ne depo, i rende
    Bilanci I viktimave ne depo pas shperthimit eshte I rende. Keshtu ka deklaruar kryeministri Berisha pas vizites qe u beri te plagosurve ne Spitalin “Nene Tereza”. Ai tha se beson se viktimat jane nga punonjesit ne depon e municioneve, dhe jo nga banoret e zones. “Informacion te plote per ngjarjen nuk kemi. Te dhenat e para jane shqetesuese ne vendngjarje. Ka nje numer te konsiderueshem viktimash. Ministri i Mbrojtes eshte ne vendgjarje. Autoblindat po i afrohen shtepive perrethe. Nese ka viktimave keto qe them une jane te depove sepse ka qene nje proces cmontimi municionin. Sasia e municionit eshte e madhe. Shperthime te tjera mund te kete, por jo te nje karakteri aq e fuqishem. Zonat e kryeqytetit nuk rrezikohe. Kjo eshte nje tragjedi shume e madhe. Ne po e kontrollojme situaten. U kerkova mjekeve te bejne bilancin dhe te japin cdo lloj ndihme. Djegia ka emergjencen me te madhe, eshte krijuar nje shtab ne Vore dhe nje shtab ne Tirane. Bilanci i viktimave eshte mjaft i rende tek depot. Keta kane qene ne teresi punetore te kompanise private. Mund te kete pasur edhe oficere. Kompania e kontraktuar eshte e specializuar ne cmontimin e municioneve. Problemi i municioneve ne Shqiperi eshte problemi me i rende qe kemi sepse ka nje sasi kolosale, nje cmenduri qe nga viti ‘45 e deri me sot. Ky eshte i dyti aksident shume i rende qe na ndodh. Per fat te keq depot jane te shperndara ne mbare vendin. Po diskutojme dhe me eksperte te huaj te japin nje pergjigje perfundimtare kesaj sasie municionesh” tha Berisha.

  7. #447
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Sa herë kemi nevojë për shtetin amë, atij i krijohen probleme

    Nuk është për tu çuditur nëse nesër, apo pasnesër, papritur ndodh që edhe në Bosnjë të shpërthejnë probleme të spektrit të njejtë si në Serbi, Maqedoni, apo Shqipëri.

    Rastësish apo jo, Shqipëria asnjëherë nuk ka qenë e qetë, osë më sakt nuk është lejuar që të jetë e qetë, përderisa trojet shqipëtare jashta kufijve kan patur nevojën e shtetit të tyre amë, Shqipërisë. Kjo, në kohën e luftës së Kosovës më vitin 1997-1998, pati trazira mbrenda përmbrenda me përmbysje qeverishë dhe rrebelim të përgjithshëm të popullatës shqipëtare në Shqipëri, dhe kështu ky shtet me plot probleme të vetat nuk ishte plotësisht I aftë që t’I dalë krahë simotrës së vet Kosovës, dhe kjo ndikonte ndishëm në barometrin politik në ballkan dhe botë, të papërkrahë mjaftueshëm, shqiptarët e Kosovës u gjendën përpara një sfide që u duhej ta tejkalonin vetë. Dorën në zemër, nuk them se Shqipëria nuk bëri asgjë, po prse nuk bëri mjaftueshëm. Më vonë, në konfliktin e armatosur të shqipëtarëve të Maqedonisë, gjegjësishtë Iliridës në vitin 2001, prapë shteti Shqiptar gjendej në një krizë të thellë politike, dhe kjo ndikojë ndishëm asokohe ne spektrin politik nderkombëtar. Kështu, shqiptarët e Maqedonisë-Iliridës u deshtë që të kapërcejnë “hendekun” vetëm. Edhe në këtë rastë nuk po them se Shqipria nuk bëri asgjë, porse nuk bëri mjaftueshëm. Tani, kur Kosova u bë shtet, dhe pret njohjen ndërkombëtare dhe që I duhet një përkrahje politike ndërkombëtare, sidomos në momentin kur Serbia këmbëngul që zgjedhjet parlamentare të Serbisë të mbahen edhe në Kosovë, Shqiprisë I krijohen probleme të mbrendëshme si me rastin e shpërthimit në Gërdec që bëri qeverisë shqiptare ti dekoncentrohet vëmendja dhe t’I merren mend. Aq më shum kur ky shtet ndodhet përpara antarsimit në NATO. Dhe jo më pak kur Maqedonia gjendet përpara një krize të thellë politike që rrezikon të marrë përmasa etnike. Ky sinjal vërehet në përgatitjet diplomatike të Bullgarisë kundrejt Maqedonisë, dhe aq më shum të Greqisë. Pra, shtrohet pyetja – ku është Shqipra në këtë qullë. Mos vallë Gërdeci u krijua që qeveria shqiptare të dalë e dobët ose e papërgatitur në përzierjen e këtyre qullërave ballkanik dhe e pa aftë për të menaxhuar me situatën në Ballkan. Problemet e qeveris shqiptare me Gërdecin sa kan filluar, sepse më vonë ky problem edhe do të politizohet që vec edhe ka filluar të politizohet duke kërkuar dorheqien e ministrit të mbrojtjes dhe kryeministrit Sali Berisha. Opozita shqiptare këtë rast do ta shfrytzojë për të sulmuar mazhorancën dhe qeveria nuk do ta ketë të lehtë. Këto trazira që përjeton Ballkani qenë të paralajmruara një muaj më parë nga zyrtarë të lart të CIA-së amerikane kur para kongresit amerikan patën deklaruar se priten trazira të reja në Ballkan. Nuk është për tu çuditur nëse nesër, apo pasnesër, papritur ndodh që edhe në Bosnjë të shpërthejnë probleme të spektrit të njejtë si në Serbi, Maqedoni, apo Shqipri. Si do që të jetë, e rastit apo e kurdisur, qeveria Shqiptare dhe politika shqiptare në përgjithsi, duhet që të jetë e unifikuar dhe e përgjegjëshme ndaj ditëve në vijim, ngase po hymë ne një kapitull të ri politik dhe asesi nuk na tolerohen lukset e 96-67-tës dhe 2001-shit.
    Ibraim Koça
    huazuar nga www.lajmet.com

  8. #448
    Denim Division Maska e Diesel Industry
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    901
    kunder. sjemi akoma gati, te pakten mos i prishim pune te tjerve
    Nqs nje dite zgjohesh dhe nuk e sheh diellin, ose dielli je ti vete ose ke vdekur (Jim Morrison)

  9. #449
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459
    Citim Postuar më parë nga Diesel Industry Lexo Postimin
    kunder. sjemi akoma gati, te pakten mos i prishim pune te tjerve
    Po de, jam dakord. Së shpejti sllavëve do u thehen perfundimisht turinjt ashtu sikur që do u thehen edhe barbarëve tradhtar shqipfoles.Na do i realizojmë qëllimin dhe të drejtën tonë e kush s´pajtohet rrugën e ka të hapur ;ose në malet Karpate ose në Azi

  10. #450
    Perjashtuar Maska e Dragut
    Anëtarësuar
    14-06-2006
    Vendndodhja
    Përtej Gramozit, gati për luftë
    Postime
    535
    Jo

    nuk ka një arsye për po

  11. #451
    i/e regjistruar Maska e shkodrani002
    Anëtarësuar
    29-02-2008
    Vendndodhja
    ne TOKE
    Postime
    33
    PAtjeter qe po

  12. #452
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Integrimi në BE s'na duhet gjë. Thonë s'e do të zhvillohemi ekonomikisht nëse hymë në BE, por në anë'n tjetër thonë se për të hyrë në BE, së pari duhet të zhvillohemi ekomikisht.

    Pra kushti për të hyrë në BE, është ajo çka ne po e ëndërrojmë nëse hymë.

    Paradokse, që lindin vetëm në kokat e atyre që s'dinë të logjikojnë me trurin e vet, por i marrin të gatshme ideologjitë e huaja.

  13. #453
    super saiyan Maska e vampiro
    Anëtarësuar
    04-04-2005
    Vendndodhja
    eneh probe
    Postime
    293
    shifni si po vuan Norvegjia qe nuk eshte ne BE. le pastaj Zvicra, uri, vdekje, tmerr.
    paqe dashuri prosperitet luledele integrim euroatlantik ylbera ne qiell qingja dildo etj

  14. #454
    masparti duhet mi ia pre shkijeve kryt njo ka njo, e mi ja lon macave mi honger ato kry t'kelbta. Nejse, rrezik qi smuhen, kshtu qi ja gjujm ndet', mundsisht andej ka greqia, me dit ca ka mi gjojt edhe ata shum frik. Tona, henez tona vijne punt tjera.

  15. #455
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anëtarësuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    Citim Postuar më parë nga amenti Lexo Postimin
    masparti duhet mi ia pre shkijeve kryt njo ka njo, e mi ja lon macave mi honger ato kry t'kelbta. Nejse, rrezik qi smuhen, kshtu qi ja gjujm ndet', mundsisht andej ka greqia, me dit ca ka mi gjojt edhe ata shum frik. Tona, henez tona vijne punt tjera.
    Kadale njeri, qetsohu, merre sshtruar, sepse kshtu do lodhesh shpejt dhe do mbesin shum "koka t'kelbta" pa u prere...
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  16. #456
    i/regjistruar
    Anëtarësuar
    21-03-2008
    Vendndodhja
    Pistoia
    Postime
    580
    e çi duhet BE-ja Shqipërisë...? një Shteti si ne, dhe doganat (shembull) hiqi e falimentimi ësht mëse i sigurt

    mjafton të kemi liri totale nga të gjitha drejtimet... se fundja na takon, jemi në qender të Europës

    jo për gjo po dhe kto që jan në BE... spo din si të dalin

  17. #457
    super saiyan Maska e vampiro
    Anëtarësuar
    04-04-2005
    Vendndodhja
    eneh probe
    Postime
    293
    po ta shofesh gjithe katunaret kompleksike jane per futjen ne BE. sidomos ata qe sdine asgjo per BE-ne, biles as emrin s'i dine se shpesh i thojne EU UE CE e lloj lloj
    paqe dashuri prosperitet luledele integrim euroatlantik ylbera ne qiell qingja dildo etj

  18. #458
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Pas NATO-s, sfide anetaresimi ne BE

    Shperthimet e fundit ne nje depo municionesh prane Tiranes, sherbyen si nje kujtese qe Shqiperia mbetet akoma shume prapa pjeses tjeter te Evropes ne aplikimin e standardeve te shendetit dhe sigurise. Gjithashtu, ato tensionuan konsensusin e ngritur me shume mundim gjate muajve te fundit per te promovuar kandidaturen e Tiranes per anetaresim ne NATO. Megjithate, Shqiperia, e cila eshte duke shpresuar te marre nje ftese nga Samitit i NATO-s, muajin e ardhshem per t'iu bashkuar Aleances, ka pak ngjashmeri me vendin qe zbriti ne kaos nje dekade me pare kur nje revolte rrezoi qeverine. Nga nje shtet i deshtuar ne nje shtet funksional, megjithese ne shume drejtime jo demokraci perfekte, Shqiperia ka pershkuar nje rruge te gjate.

    Ekonomia, e cila ka vuajtur pas disa skemave investimesh piramidale qe falimentuan dhe shkaktuan revolten e 1997, ka shenuar nje rritje te forte, me GDP-ne pothuajse te dyfishuar. Si nje shenje prosperiteti te paimagjinueshem me pare, resortet bregdetare kane rritur me shpejtesi kufijte e tyre me zhvillimin e vrullshem te shtepive te dyta dhe apartamenteve me qira.

    Tirana mund te jete duke trokitur ne porten e NATO-s, por per te fituar hyrjen ne BE mbase do te duhen edhe 10 vjet te tjera. Per te arritur standardet e kerkuara nga Brukseli dhe per te terhequr me shume investime te huaja, Shqiperia ka nevoje per te rregulluar 5 elementet e sistemit te saj politik dhe ekonomik.

    Qeveria duhet te luftoje korrupsionin nga koka. Ai eshte fatkeqesia per cdo jete shqiptari. Vendi eshte renditur ne vendin e 105 ne Indeksin e Perceptimit te Korrupsionit te Transparency International, shume me poshte sesa ish-vendet e tjera komuniste te Ballkanit. Megjithese Kryeministri Sali Berisha u rikthye ne pushtet ne 2005 me premtimin per te bere luften kunder korrupsionit "Prioritetin numer 1", perparimet jane me te vogla sesa premtimet. Emerimi i nje prokurori te Pergjithshem energjik, Ina Rama, ne fund te vitit te kaluar, tregon se po pervijohet nje menyre me serioze veprimi. Nje marreveshje e fundit midis partive politike per te vendosur nje shqyrtim me te kujdesshem mbi gjykatesit mund te inkurajoje sistemin gjyqesor qe te luftoje korrupsionin me nje force me te madhe.

    Reforma elektorale eshte e pashmangshme. Prej rrezimit te diktatures staliniste dhe mbajtjes se zgjedhjeve shumepartiake ne 1991, nuk eshte mbajtur asnje lloj procesi elektoral qe te jete gjykuar plotesisht i drejte dhe i lire nga vezhguesit nderkombetare. Me te fundit, zgjedhjet vendore te vitit te kaluar, ishin pershkruar si nje "mundesi e humbur".

    Partia Demokratike e qendres se djathte e z.Berisha dhe partia kryesore e opozites, socialistet, kane arritur nje marreveshje mbi nje sistem te ri qe duhet te sjelle nje reflektim me te kujdesshem te deshirave te votuesve sesa marreveshjet aktuale komplekse, te cilat nxisin nje votim gjeresisht taktik. Partite e vogla jane duke e kundershtuar marreveshjen, pasi frikesohen se influenca e tyre do te bjere, por kjo ka shume te ngjare qe te jete kapercyer. Reforma e planifikuar eshte shenje e nje raporti me shume bashkepunues midis qeverise Berisha dhe socialisteve te Edi Rames qe duhet ta beje modernizimin me te lehte.

    Prej katastrofes ne depon e municioneve, z.Rama ka bere thirrje per doreheqjen e z.Berisha, duke fajesuar qeverine se kishte deshtuar ne sigurimin e nje vemendjeje me te madhe. Standardet e administrates shteterore kane gjithashtu nevoje qe te permiresohen per te siguruar qe te plotesojne standardet e BE-se. Listat elektorale kane qene dukshem te pabesueshme.

    Kapaciteti i vogel administrative pengon gjithashtu bizneset dhe fusha te tjera te jetes. Shqiperise i mungon nje sherbim i forte civil ose nje strukture karriere atraktive per punonjesit publik. Rezultati eshte mungesa e efikasitetit dhe vonesat. Mund te duhet deri ne 1 vit per te pasur nje certifikim mbi autenticitetin e nje diplome te marre ne nje universitet te huaja nga ana e Ministrise se Arsimit, ndersa autoritetet shpesh here mbyllin syte perballe diplomave false.

    Duke bere me shume perpjekje per te luftuar korrupsionin, permiresuar administraten dhe futjen e nje transparence me te madhe, jo me pak ne sistemin elektoral, do te ndihmoje ne krijimin e nje ambienti me te favorshem per biznesin.

    Por eshte gjithashtu esenciale qe te permiresohet furnizimi me energji elektrike dhe sistemi rrugor. Nderprerjet e vazhdueshme te energjise elektrike, nje rrjet elektrik i vjetruar dhe nje rritje ne kerkese nga nje popullsi gjithnje e me shume kerkuese jane nje pengese serioze per perparimin ekonomik. Vleresimet e FMN-se tregojne se nderprerjet e energjise kane ulur me 1% rritjen vjetore te GDP-se se vendit.

    "Nese Shqiperia deshiron te zhvilloje turizmit, per momentin, ajo ka nevoje te permiresoje rruget dhe te siguroje aksesin ne ujin e paster dhe energjine", thote Peter Sanfey, i BERZH-it. Privatizimet e planifikuara tregojne drejtimin ne te cilin Shqiperia ka nevoje te levize. Megjithate, perpara zgjedhjeve te vitit te ardhshem, qeveria mund te jete joshur per te grumbulluar sa me shume te ardhura. Kjo do te bente qe perfitimet nga privatizimi do te ishin shume me te kufizuara sesa duhej te ishin. Gjithsesi, Shqiperia nuk mund t'ia lejoje vetes qe te humbase kohe. Tirana duhet te marre nje angazhim te qarte per reforma te metejshme praktike per te siguruar marrjen e statusit te vendit kandidat te BE-se ne vitet e ardhshme.

    "THE FINANCIAL TIMES"

  19. #459
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Ju zvicerianet e Norvegjezet, po te ishte ne t e njejtet nivele ekonomike e politike Shqiperia verr tet nuk do kishte nevoje per tu futur ne BE. Deri tani marreveshje e stabilizim-asocimit ka sjelle vetem deme per ekonomine shqiptare, sepse jane hequr doganat per nje sere mallrash konsumi ne import kurse per eksport kane ngelur tarifat e meparshme. Kjo ka bere qe nje pjese e aktiviteteve ekon ne Shqiperi te vihen ne veshtiresi. Problem jane investimet, por duke pasur nje ekonomi informale ne masen 60% e korrupsion 75%............Rendesi ka zhvillimi e jo BE. Futja ne Nato nuk do te thote asgje, ne 2005 ishte llogaritur qe Shqip te anetaresohej ne Be ne 2014, kurse sot flitet per 2019. Futja ne nato sherben tjesht per te qetesuar gjakrat ne Ballkan dhe per te legjitimuar dergimin e trupave te tjera ne Iraq apo Afganistan.......
    Liberté, égalité, fraternité

  20. #460
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219
    Citim Postuar më parë nga theeea Lexo Postimin
    Para se te bejme pyetjen -A duhet te hyje Shqiperia ne BE duhet te pyesim - vertet kerkon Evropa qe Shqiperia te jete ne BE, pse eshte kaq zemermire dhe kerkon te na fute ne gjirin e saj?Ne fund te fundit cdo gje eshte biznes....

    Sepse duket sikur vertet Evropa kerkon qe shiperia te jete ne BE po cfare perfitimi ka nga kjo, kur me e leverdisshme per te eshte qe Shqiperia te jete jashte BE. Mund ta perdore si kosh plehrash, te perdore pasurite e saj natyrore(mqs vete kemi deshmuar qe s'i perdorim per gje),kete ia mundesojne qeveritaret shqiptare pasi kane dhe ata goxha perfitim, dhe te mbaje nje popull gjithmone ne nivelin e sherbetoreve dhe sklleverve.

    Vit per vit borxhi i shtetit shqiptar rritet, dhe shteti shqiptar per vit kerkon borxhe tek Banka Boterore dhe FMN. Keto te fundit gjithmone ushtrojne presion qe qeveria mos rrite investimet publike(spitale, shkolla, politika sociale etj), me qellim qe te investohen ne menyre te tille qe keto borxhe te shlyhen sa me shpejt.
    Deri me tani per dy dekada, shteti shqiptar nuk ka mundur te shlyeje borxhe(dhe as nuk kemi pare ndonje perfitim real) dhe si rrjedhim deklaron qe politikat qe ndermerr jane te keshilluara nga FMN apo BB. Si perfundim per 17 vjet kemi mbajtur syte nga Evropa se mos na jep doren, po ska per ta bere. Edhe kur na jep gishtin na merr shume me teper nga ana tjeter..
    Shqiperia nuk ka per te hyre ne BE, sepse BE s'ka per tia lejuar.
    Sa per ate qe s do te ja lejoj Be -ja refuzoje dhe shiko se si doi te sillen fundja interesi me i madh eshte i tyre , pse apo ju duket qe per shqiptar e kane bere Be- ne a e kane bere per interesa te tyre dhe do te shohim se ku do te jemi ne shqiptaret servil te huaj edhepse servilitetin e kane instaluar ne tokat tona kete mund ta shohesh anekend , edhe pse disa politika jane te demshme per vendin ton i thot Be - ja menjeher i shtin ne oerdorim s ka mgel burra tek ne , p edhe gjithmoin kemi shikuar me shum interesin e huaj se ate te toni kush e kuoto le ta kupto e verteta nuk eshte gjithmon e embel por nganjeher edhe e hidhur por realiteti realitet , Be thjesht interes i Perendimit , shfrytezimi i pasurive nentoksore te Europes nga ana e tyre

Faqja 23 prej 36 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •