Close
Faqja 21 prej 36 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 401 deri 420 prej 708
  1. #401
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Sepse eshte nje treg gjigand me qarkullim te lire mallrash(pa takse doganore).Si do te konkuroje prodhimi shqiptar duke mos qene pjese e ketij tregu(gjithmone kam parasysh qe ne duhet te zhvillojme ekonomine)
    UNE JAM TI-TI JE UNE

    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  2. #402
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Nuk po të kuptoj vëllaçko, për çfarë arsye është turp, që nuk kemi hyrë në BE?
    turp per ata qe ne qeverisin pra !!! se sllovenia qe eshte futur ne be cfare ka me shume se ne !!! maqedonia qe pritet shume shpejt te futet etj etj !!! per kete eshte turp qe keta qe na qeverisin !!!! je me i qarte tani alibaba ???
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  3. #403
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    E çka pastaj?
    Norvegjia dhe Zvicra nuk janë në BE. Dhe janë shtetet me standardin më të lartë në Europë.
    Madje këto gjeografikisht gjenden në Europën qendrore, dhe nuk kanë hyrë në BE.
    Po unë s'po të kuptoj se cila është arsyeja që na shtyn të anëtarësohemi në BE??
    Sigurisht e kam të vështirë për t'a kuptuar. Çfarë interesi kemi ne që të hyjmë aty?
    sepse akoma pret me muaj edhe ishalla mer vizen !!!sepse do jete ne avantazhin tone ekonomik te hyjme ne be dhe per shume e shume faktore te tjere qe na bejne te mundur nje jetese me te mire po u futem ne BE!!! eshte shume lluks nga ana jote qe na krahason me dy vendet me standart jetese me te larte ne bote !!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  4. #404
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    turp per ata qe ne qeverisin pra !!! se sllovenia qe eshte futur ne be cfare ka me shume se ne !!! maqedonia qe pritet shume shpejt te futet etj etj !!! per kete eshte turp qe keta qe na qeverisin !!!! je me i qarte tani alibaba ???
    Ja që e the edhe vetë se ne nuk kemi nevojë të hymë në BE.
    Çfarë ka Sllovenia më shumë se ne?
    Ja që Sllovenia paska hyrë në BE, dhe nuk paska asgjë më shumë se ne. Përse nuk u bë diçka më shumë se ne?

  5. #405
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Citim Postuar më parë nga SaS Lexo Postimin
    sepse akoma pret me muaj edhe ishalla mer vizen !!!sepse do jete ne avantazhin tone ekonomik te hyjme ne be dhe per shume e shume faktore te tjere qe na bejne te mundur nje jetese me te mire po u futem ne BE!!! !!
    U dashka që Shqipëria të hyjë në BE vetëm pse ty të ka dalur atdheu përhundësh??
    Unë jetoj sa për bukë e ndonjë kafe ta pijë me shokët, siguroj shkollimin, nuk më duhet gjë më shumë. Mjafton që jam në vendin tim, kur të dua e thërras punëdhënësin e i them se nuk po vi në punë sot, e ai nuk ma prish qejfin se është shqiptar sikur unë, ngado që sillem flas shqip e dëgjoj shqip, kam pranë të gjithë të njohurit. Më duhet ndonjë ndihmë, kam kujt t'ia kërkojë.
    Kurse ti do marrësh vizën, e do të ngopesh duke punuar për interes të francezit e gjermanit, aq do të përkulet kurrizi yt duke punuar punë të rënda sa nuk do e presësh që t'a marrësh pensionin, do vdesësh që me kohë.
    Në BE ne do shkatërrohemi fare jo që do kemi jetesë të mirë, se në një treg me qarkullim të lirë të gjitha prodhimet e huaja hyjnë tek ne me çmim të lirë dhe e falimentojnë prodhuesin vendas. Kështu që humbin vendet e punës për shqiptarë.
    Atëherë ne do të detyrohemi që të punojmë për interesat e të huajve. Atëherë i huaji ta cakton pagën, e s'mund t'i thuash po dua më shumë se s'më mjaftojnë.

    eshte shume lluks nga ana jote qe na krahason me dy vendet me standart jetese me te larte ne bote
    Po mirë pra tregomë se si këto vende nuk u anëtarësuan fare në BE dhe kanë atë standard?

  6. #406

    Per Zvicren ta them menjehere,ne bankat e Zvicres mlidhen gjithe parate e qelbura te botes,keto para i garantojne standart te larte jetese,edhe keta tonet(e kupton ti ku e kam llafin) kane futur para atje.
    Per ate tjetren ta them njiher tjeter se eshte pak e gjate.....pershendetje
    UNE JAM TI-TI JE UNE

    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  7. #407
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Ja që e the edhe vetë se ne nuk kemi nevojë të hymë në BE.
    Çfarë ka Sllovenia më shumë se ne?
    Ja që Sllovenia paska hyrë në BE, dhe nuk paska asgjë më shumë se ne. Përse nuk u bë diçka më shumë se ne?

    qe eshte vend i vogel si ne edhe qe ka deshire te madhe per reforma edhe avancim te jetes se saj ekonomike !!! mos e shnderro si te teket ty ate qe them une !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  8. #408
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    U dashka që Shqipëria të hyjë në BE vetëm pse ty të ka dalur atdheu përhundësh??
    Unë jetoj sa për bukë e ndonjë kafe ta pijë me shokët, siguroj shkollimin, nuk më duhet gjë më shumë. Mjafton që jam në vendin tim, kur të dua e thërras punëdhënësin e i them se nuk po vi në punë sot, e ai nuk ma prish qejfin se është shqiptar sikur unë, ngado që sillem flas shqip e dëgjoj shqip, kam pranë të gjithë të njohurit. Më duhet ndonjë ndihmë, kam kujt t'ia kërkojë.
    Kurse ti do marrësh vizën, e do të ngopesh duke punuar për interes të francezit e gjermanit, aq do të përkulet kurrizi yt duke punuar punë të rënda sa nuk do e presësh që t'a marrësh pensionin, do vdesësh që me kohë.
    Në BE ne do shkatërrohemi fare jo që do kemi jetesë të mirë, se në një treg me qarkullim të lirë të gjitha prodhimet e huaja hyjnë tek ne me çmim të lirë dhe e falimentojnë prodhuesin vendas. Kështu që humbin vendet e punës për shqiptarë.
    Atëherë ne do të detyrohemi që të punojmë për interesat e të huajve. Atëherë i huaji ta cakton pagën, e s'mund t'i thuash po dua më shumë se s'më mjaftojnë.

    Po mirë pra tregomë se si këto vende nuk u anëtarësuan fare në BE dhe kanë atë standard?
    po kshu ka ardhur kjo kohe gjithmone kafe edhe lokale !!! prandaj ska per te ecur ndonjehere shqiperia !!! e ke ekonomine ne rregull se 10 % jane te pasur kurse te tjereti i ke per buken e gojes !!! perderisa po shkollohem ktu edhe kam 23 vjet ne shqiperi nuk me ka dal asgje per hundesh nga vendi im pervecse faktit qe nuk e shikoj dot kaq poshte edhe kaq pa uje pa drita edhe pa rruge !!! keto me kane dal prej hundesh !!!me kane dal prej hundesh edhe ato fjale qe thone qe shqiperia vendi i banditve edhe i paraziteve se gjysma e popullsise eshte pa pune !!! per keto flit jo per njohjet e tua personale se nuk i interesojne asnjerit ktu ne forum !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  9. #409
    Manchester Maska e -Alda-
    Anëtarësuar
    13-07-2007
    Vendndodhja
    London
    Postime
    646
    Qejfi na e ka te hyjme ne BE po me kto politikan qe kemi ne vone shume do futemi. Politikanet tone nuk mendojne per popullim por per vete,jane vene ne gare kush vjelle me shume.Politika qe kemi ne do na fus ne BE aty nga viti 2020.
    м'вι вυzë ëѕнтë иנë ρυтнנє, м'вι ѕнριят ëѕнтë иנë νєтмι. נαм вσтα ρα ємëя, кυя ρяαиë мєנє ѕ'נє тι.

  10. #410
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Si shpejt e ke moj Alda,kur te hyjme ne ne BE do na kete mbire bari dy pellembe,me kto politikane qe kemi ne.
    UNE JAM TI-TI JE UNE

    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  11. #411
    Manchester Maska e -Alda-
    Anëtarësuar
    13-07-2007
    Vendndodhja
    London
    Postime
    646
    Normale Billy se kto politikanet tone e kane jeten e siguruar po populli i shkrete qe e vuan thuaj ti.
    м'вι вυzë ëѕнтë иנë ρυтнנє, м'вι ѕнριят ëѕнтë иנë νєтмι. נαм вσтα ρα ємëя, кυя ρяαиë мєנє ѕ'נє тι.

  12. #412
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    Citim Postuar më parë nga -Alda- Lexo Postimin
    Qejfi na e ka te hyjme ne BE po me kto politikan qe kemi ne vone shume do futemi. Politikanet tone nuk mendojne per popullim por per vete,jane vene ne gare kush vjelle me shume.Politika qe kemi ne do na fus ne BE aty nga viti 2020.
    sa optimiste qe je moj amon
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  13. #413
    Manchester Maska e -Alda-
    Anëtarësuar
    13-07-2007
    Vendndodhja
    London
    Postime
    646
    SaS ca te bejme aman,duhet ti shohim gjerat ashtu siq jane se per hater qe neser po e fus Shqiperine ne BE po gje qe nuk behet
    м'вι вυzë ëѕнтë иנë ρυтнנє, м'вι ѕнριят ëѕнтë иנë νєтмι. נαм вσтα ρα ємëя, кυя ρяαиë мєנє ѕ'נє тι.

  14. #414
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    ne shqipetaret nuk e kemi luksin te gjykojme vete me mendjen tone, ne menyre te pavarur;
    more po prit njehere...
    duam apo nuk duam neve te hyjme ne BE...?

    ne thjesht na kane dhene detyrat e shtepise...

  15. #415
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Frattini: Vizat, marrëveshja hyn në fuqi në janar të 2008-ës

    Ministri Nishani merr pjesë në Forumin Ministerial mbi Drejtësinë

    BE-ja do të bëjë të mundur që marrëveshja e lehtësimit të vizave të hyjë në fuqi në datën 1 janar 2008. Kështu është shprehur Franco Frattini në forumin Ministerial mbi Drejtësinë e Punët e Brendshme e organizuar nga Trojka e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor në Slloveni gjatë ditës së djeshme. Sipas të dhënave zyrtare, ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, mori pjesë në këtë takim dhe në fjalën e tij u ndal në luftën kundër krimit ndërkufitar dhe konfirmoi edhe njëherë angazhimin e qeverisë shqiptare për të luftuar këtë formë krimi, si dhe u ndal në masat e marra nga Policia Shqiptare për strategjinë dhe planin e veprimit të menaxhimit të integruar të kufijve. Rritja e bashkëpunimit ndërkufitar me vendet fqinje, por edhe ato të rajonit, do të jepte fryte më të mira ndaj luftës, ndaj kësaj forme krimi. Në fjalën e tij, Nishani u ndal edhe në dy superprojektet e ndërmarra nga qeveria shqiptare, që janë projekti për "Modernizimin e shërbimit të gjendjes civile", si dhe ai për "Prodhimin dhe shpërndarjen e dokumentit të identitetit e pasaportave elektronike shtetasve shqiptarë". Ai shprehu gjithashtu angazhimin maksimal të qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme, që projekti mbi kartat e identitetit dhe pasaportat elektronike të fillojë brenda vitit 2007. Në këtë takim, zv/ presidenti Frattini u ndal në arritjet e bëra nga vendet, duke përmendur sukseset e policisë së shtetit shqiptar ndaj kapjes së sasive të mëdha të drogave. Ai, gjithashtu, theksoi se ndërmarrja e reformave në fushën e drejtësisë, ngritja e kapaciteteve policore, si dhe reformat në fushën e mbrojtjes së të dhënave nga vendet e Ballkanit perëndimor do të hapte rrugën për një liberalizim total të vizave me BE-në.

    Gazeta Shqip
    #VamosArgentina

  16. #416
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Thekthi ai informacion qe sjell ti eshte nje gje e shkelqyer dhe gje pozitive,na thuaj njehere opinionin tend personal
    UNE JAM TI-TI JE UNE

    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  17. #417
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    po kshu ka ardhur kjo kohe gjithmone kafe edhe lokale !!! prandaj ska per te ecur ndonjehere shqiperia !!! e ke ekonomine ne rregull se 10 % jane te pasur kurse te tjereti i ke per buken e gojes !!! perderisa po shkollohem ktu edhe kam 23 vjet ne shqiperi nuk me ka dal asgje per hundesh nga vendi im pervecse faktit qe nuk e shikoj dot kaq poshte edhe kaq pa uje pa drita edhe pa rruge !!! keto me kane dal prej hundesh !!!me kane dal prej hundesh edhe ato fjale qe thone qe shqiperia vendi i banditve edhe i paraziteve se gjysma e popullsise eshte pa pune !!! per keto flit jo per njohjet e tua personale se nuk i interesojne asnjerit ktu ne forum !!!
    Jo mor s'ka mbetë Shqipëria prapa pse unë dal pi një kafe me shokët. Mbetemi prapa sepse jetojmë me ëndërra të cilat nuk kanë të bëjnë fare me realitetin.
    Jetën e mirë e kemi para hundësh, por i kemi lejuar hajdutët që të na rrëmbejnë. Kush i ka faj popullit që del e voton hajdutët? Përse nuk del dikush me program të qartë politik që të bëjë ndryshime të mëdha në Shqipëri?
    Hyrja në BE nuk na sjell asgjë siç e tregove ti me rastin e Sllovenisë që është në BE e nuk ka fituar asgjë më shumë se ne.
    Ne duhet të përqëndrohemi në forcat tona. Me forcat tona mund të zhvillojmë tërë vendin. Por është politika progreke ajo që na lë prapa, së bashku me ëndërrat tona të turpshme për hyrje në BE.
    Për problemin e dritave, të ujit etj duhet të gjendet fajtori e të dënohet dhe të marrë pushtetin dikush që me të vërtetë ka vullnet të përmirësojë gjërat në këtë drejtim.

  18. #418
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-10-2007
    Postime
    63
    ju pershendes per kit tem shumë te mir une mendoj se shaku te mos hyrjes ne be SHQIPERIA
    1 është zhvillimi ekonomik është tejet i dopt korupsioni shum i madh ligjet nuk jan sa duhet ne funksionim edhe shum aspekte tjera ekonomike industriale pra nese dojn me hi ne be duhet te plotsohen kto kushte edhe te zhvillohet arsimi kultura gjithashtu edhe shendetsia oki ju pershendes per kit tem

  19. #419
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    1 është zhvillimi ekonomik është tejet i dopt korupsioni shum i madh ligjet nuk jan sa duhet ne funksionim
    Sigurisht përderisa jemi të varfër, nuk kemi nevojë të hymë në BE.
    Por kur të pasurohemi duhet të hyjmë në BE, në mënyrë që të na humbin tërë pasurinë të na kthejnë në zero.

  20. #420
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Lohan: Shqipëria ecën ngadalë drejt BE-së

    Sondazhi, shqiptarët e perceptojnë integrimin te lehtësimi i vizave

    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Helmuth Lohan, ka përsëritur edhe një herë apelin e Brukselit se Shqipëria duhet ta ketë të qartë se vetëm thellimi i reformave dhe rritja e nivelit të politikës është rruga e vetme që do ta afrojë atë me Bashkimin Evropian. Duke folur në një aktivitet të organizuar nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare, kreu i zyrës së Komisionit Evropian në Shqipëri, deklaroi se "unë vërej një nivel të lartë skepticizmi, qoftë për marrëveshjen e fundit për lehtësimin e vizave, ashtu edhe për vetë procesin e integrimit, skepticizëm ky që unë nuk do ta dëshiroja, por mund të kthehet në profeci. Ju po ecni ngadalë në rrugën e zhvillimit, por duhet edhe të kuptoni, që ndërsa ne kemi rolin tonë në Shqipëri, nuk jemi aktorë politikë në vendin tuaj". Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, duke mbështetur qëndrimin e ambasadorit Lohan, theksoi se "procesi është një sfidë politike dhe jo personale, i cili nuk duhet konceptuar si një deadline datash, por si një proces i vazhdueshëm dhe i ndryshueshëm, që kërkon qasjen e të gjithë politikës. Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare zhvilloi një sondazh me njëmijë persona në 10 qytete të mëdha të vendit. 94 për qind e të anketuarve pohuan se mirëpresin futjen e Shqipërisë në BE, por 84 për qind e tyre pranojnë se vendi nuk është gati dhe duhet të vazhdojë punën për plotësimin e standardeve. Qytetarët shqiptarë e shohin Bashkimin Evropian dhe SHBA-në në të njëjtën masë (mbi 90 për qind) si partnerë strategjikë të Shqipërisë. Ndër arsyet se pse mirëpritet kaq shumë anëtarësimi i Shqipërisë në BE, qytetarët e anketuar renditin nevojat e tyre më të mëdha: ata mendojnë se ky anëtarësim do të shtojë lëvizjen e lirë, do të rrisë standardet e jetesës së tyre, shteti ligjor dhe demokracia do të forcohet dhe se ata presin që politika shqiptare të bëhet më e moralshme dhe më e përgjegjshme.

    Kryetari i Komisionit Parlamentar të Integrimi, Ilir Meta, në fjalën e tij në takimin e djeshëm, e vuri theksin mbi pasojat që do të ketë procesi i integrimit në ekonominë shqiptare. Sipas Metës, përqendrimi i vëmendjes vetëm te regjimi i vizave është sa shprehje e dëshirës së shqiptarëve për të udhëtuar të lirë dhe për të mos vuajtur në dyert e ambasadave, aq edhe çështje ekonomike, pasi liria e lëvizjes është shprehëse e rritjes ekonomike. Të pranishëm në konferencë ishin ambasadori spanjoll në Tiranë, Manuel Montobbio de Balanzo, si edhe përfaqësues të qeverisjes vendore, të shoqërisë civile etj. Instituti i Studimeve Ndërkombëtare organizoi dje konferencën e përvitshme "BE, perceptime dhe realitete 2007", ku u prezantuan rezultatet e anketës së kryer në disa nga qytetet kryesore të Shqipërisë, rreth perceptimeve të qytetarëve për procesin e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian. Kjo anketë pasqyroi edhe njëherë dëshirën e pjesës më të madhe të qytetarëve shqiptarë (rreth 93.8 për qind) për të qenë pjesë e BE-së sa më shpejt. Por, siç rezultoi nga anketimi dhe siç u pranua edhe nga paneli i të ftuarve, qytetarët shqiptarë kanë një perceptim të gabuar rreth procesit të integrimit në BE, duke u kufizuar vetëm në lehtësimin e regjimit të vizave dhe lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave.

    Gazeta Shqip
    #VamosArgentina

Faqja 21 prej 36 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •