Close
Faqja 20 prej 36 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 381 deri 400 prej 708
  1. #381
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    A duhet gjithmone te futemi diku Po sikur te behet nje referendum nese doni te futeni ne SHBA apo BE atehere si mendoni se do te dilte rezultati?

    Kam frike se do vidheshin votat dhe pale ku do te perfundonim....... Megjithate mire ishte te futeshim diku se s'shtyhet me ky dimri 17 vjecar shqiptar jashte e vetem
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  2. #382
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488

    Lightbulb

    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Masat e gjera të popullit, shumë lehtë përbijnë mbeturinat dogmatike të OKB-së.
    Andaj duhet logjukar mirë se çfarë sjell, hyrja në BE. Unë them asgjë, kjo është vetëm një perandori e dytë romake, dhe kush është më hileçar do të marrë pushtetin, kaq.
    Une mendoj qe me mir te hyj ne Be e ket e ben shpejt vetem nji person Jozefina Topalli se ka shum simpati ketu ...qka na vyn ?... duhet te jem mbranda "perandoris Rromake" e jo jasht se tani lujm rolin e topit kush don shytirat ne ne ....
    e thash me ket gjuhë per ta vizatu me mirê.situaten ...strateget gjithmon perdorin shkopin dhe harten .
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  3. #383
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Kam frike se do vidheshin votat dhe pale ku do te perfundonim....... Megjithate mire ishte te futeshim diku se s'shtyhet me ky dimri 17 vjecar shqiptar jashte e vetem
    Diku po, por medio orientin perjashtoje
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  4. #384
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Andaj duhet logjukar mirë se çfarë sjell, hyrja në BE. Unë them asgjë, kjo është vetëm një perandori e dytë romake, .
    Perandoria Romake ka qene nje mrekulli e vertete,jetoi 1000vjet,kur ajo ra,filluan shekujt e erret te mesjetes
    PS.BE=roman revived empire,that's great.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  5. #385
    Citim Postuar më parë nga land Lexo Postimin
    Diku po, por medio orientin perjashtoje

    Lindjen patjeter qe harroje. Normale qe ketu po flasim te futemi ne nje bashkesi shtetesh ne te njejtin planet dhe jo ne planet tjeter
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  6. #386
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Brook,Ku e ke fjalen,pertej milky wayatje ku esht ........,jo atje jo
    Ndryshuar për herë të fundit nga land : 22-09-2007 më 16:06 Arsyeja: ne vend ta shkruja keshtu e shkrujta ashtu
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  7. #387
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Perandoria Romake ka qene nje mrekulli e vertete,jetoi 1000vjet,kur ajo ra,filluan shekujt e erret te mesjetes
    PS.BE=roman revived empire,that's great.
    Kur thua se m.uti është mrekulli, atëherë saktëso se pikërisht ku është ajo mrekulli në m.ut.
    Me sa di unë m.uti është diçka e ndyrë.

  8. #388
    i/e regjistruar Maska e Gothicus
    Anëtarësuar
    04-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    56
    Shqiperia do te futet ne BE , kur te futet edhe Turqia.

  9. #389
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga Gothicus Lexo Postimin
    Shqiperia do te futet ne BE , kur te futet edhe Turqia.
    Hej John Titor shqiptar,çkemi?si ja kalon?
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  10. #390
    i/e regjistruar Maska e Vdekja
    Anëtarësuar
    20-06-2007
    Postime
    268
    Nese e sheh veten qe eshte e zoja ,pse jo .

  11. #391
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Hyrja në BE duhet kundërshtuar për të vetmen arsye se nuk është zgjidhje për zhvillim. Shtetet e zhvilluara kanë qenë të zhvilluara shum kohë para se të hyjnë në BE, dhe nuk është BE ajo që i pasuroi.
    Duhet pasur parasysh gjithë ato raporte vasaliteti ekonomik, politik etj, që do t'iu nënshtrohet Shqipëria.

  12. #392
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    TEMA.A duhet të hyje Shqipëria në BE ?

    (me ngjane ne formen e nje pytje provokues dhe mjafte irrituse)

    Ne jemi Populle me shpirte perendimor dhe formalitetet per B.E

    kane proqedurat dhe kohen e caktuar !!!

  13. #393
    i/e regjistruar Maska e Auroraa
    Anëtarësuar
    02-07-2007
    Vendndodhja
    KOSOVA dhe USA
    Postime
    399
    Po, sigurisht

  14. #394
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Drejt Evropës me ritmet e breshkës

    1 tetor 2007- Hymë në muajin e dhjetë të këtij viti dhe të flasim për MSA-në kur në fakt në drejtim të integrimit s’kemi bërë
    asgjë, është pak e vështirë. Që prej dhjetë muajsh numërojmë si me pikatore vendet që kanë ratifikuar MSA e Shqipërisë me
    BE, por duket qartë se këto muajt e fundit, e sidomos pas qetësimit të klimës politike me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit,
    nuk është bërë asnjë përpjekje serioze nga diplomacia shqiptare në drejtim të bindshmërisë së vendeve evropiane që të na pranojnë edhe ne në Evropë.
    Por një sihariq pozitiv na e komunikoi pak ditë më parë ambasadori i delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Lohan, mbi vizat Shengen. Pra duke filluar nga 1 janari 2008 për qytetarët shqiptarë, dhe më konkretisht disa kategori të specializuara, do të ketë viza Shengen me një tarifë fikse pavarësisht nga kohëzgjatja e vizës. Ndërsa për disa kategori të tjera, viza do të jetë edhe falas. Do të kemi mundësi të udhëtojmë që nga 1 janari 2008 në 24 shtete evropiane, sepse brenda Shengenit hyjnë edhe 9 vendet e reja të anëtarësuara në BE.
    ***
    Eshtë e vërtetë që BE na hap rrugën e lehtësimit të regjimit të vizave por kërkon nga ana e autoriteteve shqiptare plotësimin e disa detyrimeve që kemi më shumë se 10 vjet që i dëgjojmë në mënyrë të kohëpaskohshme. Kur zyrtarët evropianë na kërkojnë reforma në vendosjen e shtetit ligjor, luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, trafikimit të qenieve njerëzore, migrimit ilegal dhe korrupsionit, padyshim nuk e ngrenë në kontekstin se reforma përfshin vetëm një emër: Theodhori Sollaku. Sepse politika dhe institucionet e ekzekutivit shqiptar që prej më shumë se tre muajsh po enden në debate politike, parlamentare e presidenciale thjesht dhe vetëm tek emri i kryeprokurorit. Sa për korrupsionin, janë ndërmarrë nja dy veprime policore për arrestime zyrtarësh të tatimeve, e drejtorisë së rrugëve, të cilat më shumë kanë krijuar një shoë mediatik, sesa janë aksione reale bazuar në prova. Jo se këta zyrtarë kanë qenë të pastër, të ndershëm e të kulluar në punën e tyre, por mungesa e provave, për gjithsecilin prej tyre, do t’i lërë jashtë dyerve të burgut e vendimeve të gjykatave. Korrupsioni apo shpërdorimi më i madh i fondeve publike prej kësaj qeverie, ai i tenderit të rrugës Rrëshen- Kalimash, jo vetëm që trajtohet si sukses, por edhe si shembull për ndjekjen e procedurave të tjera.
    ***
    Kërkesa e BE për kontrollin e kufijve vjen në një moment kur duket se kufijtë e shqyer të Shqipërisë, nuk mund të mbahen nga ai polici në pikën kufitare që nuk ka as drita tek dogana, por nuk ka as makinë që të gjurmojë klandestinët e rrjetet e trafikantëve. Programe dhe ndihma pafund janë dhënë nga BE në kuadër të CARDS për kontrollin e kufijve, por sa përfundojnë programet e trajnimit për ta, ose lëvizen nga detyra, ose kapen në flagrancë ndërsa ndihmojnë klandestinët për të kaluar në anën tjetër të kufirit.
    Për të mos arritur tek kërkesa tjetër e BE ajo e krijimit të regjistrit civil dhe sistemin kombëtar të adresave që në fakt është një kontroll më shumë mbi dokumentet e identifikimit. Kartat e reja të identitetit, për të cilat Berisha premtoi që në 2005 se do t’i bënte, jo vetëm që nuk janë realizuar, por edhe kërkesat e opozitës për fillimin nga puna menjëherë për realizimin e tyre bien në vesh të shurdhët. Ashtu sikurse ka nisur ky proces, nuk do të mund të kemi karta të tilla as në vitin 2009 kur do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme. Praktikisht po ecim me ritmet e breshkës drejt BE-së, dhe këtë po e tregojmë jo vetëm në drejtim të lobimit me vendet evropiane, por edhe me kërkesat që BE ka ndaj Shqipërisë.

    Balkanweb.
    Sui generis

  15. #395
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Rregullat e reja për në BE

    LEHTESIMI I VIZAVE/ Qeveria ratifikon marrëveshjen. Miratohet edhe nga Komisioni i Jashtëm në Bruksel. Ja kush përfiton


    Qeveria ka miratuar dje vendimin për lehtësimin e vizave shengen për një kategori të caktuar. Në bazë të këtij vendimi, tashmë nevojiten më pak dokumente për të marrë një vizë në një afat tepër të shkurtër kohor në dyert e cilësdo ambasade të huaj të vendosur në Tiranë. Kryeministri Berisha dhe kabineti i tij kanë përcaktuar dje në mbledhjen e qeverisë kategoritë e atyre që do të përfitojnë nga lehtësimi i vizave, llojet e vizave që do të lëshohen për këta persona, tarifën që duhet të paguajnë, kohën që duhet të presin jashtë dyerve të ambasadave dhe dokumentet që shqiptarët duhet të paraqesin pranë ambasadave të huaja për të marrë një vizë. Do të përfitojnë nga ky vendim, biznesmenë, gazetarë, akademikë, studentë, pjesëtarë të delegacioneve zyrtare, por gjithashtu, edhe familjarë dhe të afërt të qytetarëve shqiptarë me banim të ligjshëm në një nga vendet e BE-së. Duke iu referuar vendimit të qeverisë, për familjarët e emigrantëve shqiptarë do të mjaftojë vetëm një ftesë ose garanci nga i afërmi i tyre, e cila do të jetë e thjeshtë dhe nuk do të përmbajë vetëm elementet kryesore identifikuese dhe nuk do të ketë nevojë për konfirmime të tjera. Kështu, e shprehur më thjesht, të gjithë ata që kanë një njeriun e tyre në një nga vendet e BE-së do ta kenë më të thjeshtë për të marrë një vizë brenda 3 deri 10 ditëve dhe për këtë duhet të kenë vetëm garancinë dhe duhet të paguajnë tarifën prej 35 eurosh në ambasadën ku do të marrin vizën.

    Përfituesit

    Në kategoritë e përzgjedhura, për të cilat reduktohet në maksimum numri i dokumenteve për marrjen e një vize janë familjarët dhe të afërmit e emigrantëve shqiptarë me banim të ligjshëm në një nga vendet e BE-së, pjesëtarë të delegacioneve zyrtare, biznesmenët, gazetarët, akademikët, studentët, sportistët, përfaqësuesit e komuniteteve fetare. Po kështu, do të ketë lehtësira edhe për të përndjekurit politikë që do të marrin pjesë në veprimtaritë e organizuara në kuadrin e statusit të tyre, shoferët e transporteve ndërkombëtare, të sëmurët dhe personat që i shoqërojnë ata dhe një pjesë e caktuar e turistëve.

    Lloji i vizave

    Me viza deri në pesë vjet do të pajisen bashkëshortët dhe fëmijët e emigrantëve me qëndrim të ligjshëm në vendet e Bashkimit Evropian. Viza me afat pesëvjeçar do të ketë për ministrat, deputetët, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë dhe funksionarët e tjerë të lartë. Biznesmenët, gazetarët dhe studentët do të pajisen me viza nga një deri në pesë vjet në rast se do të justifikojnë nevojën për udhëtime të shpeshta dhe nuk kanë pasur probleme me respektimin e ligjit kur kanë qenë pajisur me viza një ose dyvjeçare. Sipas relacionit të përgatitur nga qeveria shqiptare do të ketë edhe viza njëvjeçare, madje edhe me një afat më të shkurtër se një vit. Në këtë kategori përfshihen sportistët, të përndjekurit, një pjesë e turistëve, përfaqësuesit e komuniteteve fetare dhe ata gazetarë apo akademikë që duan të ikin në një nga vendet e BE-së vetëm për të marrë pjesë në ndonjë seminar.

    Tarifa dhe koha

    Do të mjaftojnë vetëm 35 euro për të marrë një vizë një deri 5-vjeçare. Kjo tarifë është standarde për të gjitha kategoritë, përjashtuar fëmijët nën 15 vjeç dhe pensionistët, të cilët do të mënjanohen nga taksa e vizës dhe do ta marrin atë gratis. Afatet e pritjes për marrjen e vizave do të jenë fikse. Për praktikat normale, vizat do të vonohen maksimumi 10 ditë, për praktikat që kërkojnë vërtetim, bëhet fjalë për ato kategori ku ka dyshime të bazuara dhe vërtetohet personi që ka dërguar ftesën ose garancinë, viza shengen do të vonohet deri në 30 ditë. Ndërsa për rastet urgjente, viza do të jepet brenda ditës ose mund të vonohet vetëm për tri ditë maksimumi.



    Ja si do të përfitohet viza për kategoritë e përzgjedhura


    Këshilli i Ministrave ka përcaktuar dje edhe dokumentet që duhet të paraqesin në ambasadë kategoritë përfituese. Të afërmit e emigrantëve duhet të sigurojnë vetëm një kërkesë me shkrim nga personi pritës ose e quajtur ndryshe ftesë nga njeriu i tyre në një nga vendet e BE-së. Studentët aktualë dhe ata pasuniversitarë, nxënësit dhe mësuesit shoqërues që ndërmarrin udhëtime për qëllimin e studimit ose trajnimit arsimor duhet të përgatisin një kërkesë me shkrim ose një vërtetim regjistrimi nga universiteti, akademia, instituti, kolegji apo shkolla pritëse. Gjithashtu, avantazh do të jetë edhe nëse sigurohet libreza e studentit ose vërtetimi i lëndëve që do ndiqen. Sportistët duhet të kenë me vete një kërkesë me shkrim nga organizata pritëse, autoritetet kompetente, federatat kombëtare sportive ose komiteti kombëtar olimpik i shteteve anëtare. Personat e përndjekur për motive politike gjatë regjimit komunist duhet të kenë me vete në ambasadë një vërtetim të lëshuar nga Instituti për Integrim i Personave të Persekutuar në pajtim me nenin 3 të ligjit nr. 7748, datë 29.07.1993, që tregon statusin e të përndjekurit politik. Po kështu ish të burgosurit politikë duhet të sigurojnë edhe një ftesë nga një autoritet kompetent, organizatë ndërkombëtare ose kombëtare ose nga një institucion evropian për pjesëmarrje në aktivitete në lidhje me statusin e tyre. Procedura do të jetë e thjeshtë edhe për shoferët që kryejnë shërbime transporti ndërkombëtarë të mallrave dhe pasagjerëve në territorin e shteteve anëtare në automjetet e regjistruara në Republikën e Shqipërisë. Ata duhet të kenë me vete vetëm një kërkesë me shkrim nga Shoqata Kombëtare e Transportuesve të Republikës së Shqipërisë që parashikon transport ndërkombëtar rrugor, që cakton qëllimin, kohëzgjatjen dhe shpeshtësinë e udhëtimeve. Personat që udhëtojnë për turizëm duhet të paraqesin në ambasadë një vërtetim ose faturë nga një agjenci udhëtimi ose operator i turit të akredituar në shtete anëtare në kuadrin e një bashkëpunimi konsullor lokal që konfirmon rezervimin e një udhëtimi të organizuar. Po kështu edhe gazetarët apo akademikët duhet të kenë një kopje të ftesës zyrtare shoqëruar me atë origjinale për t‘u drejtuar pranë një ambasade për të kërkuar vizë shengen. Po kështu, kjo kategori duhet të sigurojë edhe një shkresë zyrtare që vërteton se kërkuesi është gazetar apo akademik dhe shkon në destinacionin përkatës për arsye pune. Të drejtë për të dërguar ftesën ose garancinë kanë vetëm ata shtetas shqiptarë që banojnë në një nga vendet e BE-së. Këta persona, duhet të kenë të paktën 90 ditë që jetojnë në mënyrë të ligjshme në një nga këto vende, për të tërhequr më pas familjen e tyre. E.A


    Të drejtë për të dërguar ftesën ose garancinë kanë vetëm ata shtetas shqiptarë që banojnë në një vendet e BE-së. Këta persona, duhet të kenë të paktën 90 ditë që jetojnë në mënyrë të ligjshme në një nga këto vende, për të tërhequr më pas familjen e tyre



    Marrëveshja, në fuqi më 1 janar 2008


    Marrëveshja ndërmjet Shqipërisë dhe Komunitetit Evropian mbi lehtësimin e lëshimit të vizave është nënshkruar më 18 shtator 2007, në Bruksel. Mekanizmi i lehtësimit të pranuar në këtë marrëveshje konsiston në reduktimin maksimal të dokumentacionit për kategori të përzgjedhura, që kontribuojnë në shkëmbimet mes Shqipërisë dhe vendeve të BE-së. Kjo marrëveshje konsiston gjithashtu, se lëshimi i vizave afatgjata me shumë hyrje-dalje, njëvjeçare, dyvjeçare deri në pesëvjeçare për kategoritë e përzgjedhura si edhe për personat që kanë respektuar ligjet e migracionit, për hyrjen, qëndrimin dhe daljen nga vendet anëtare. Do të mbahet e pandryshuar taksa e vizës, e cila do të vazhdojë të jetë 35 euro. Do të përjashtohen nga kjo taksë fëmijët dhe pensionistët. Gjithashtu, do të ketë reduktime të afateve të pritjes, të cilat do të jenë nga 3 deri në 10 ditë. Në raste të veçanta për ndonjë paqartësi dhe kohë për vërtetim të dokumentacionit duhen 30 ditë për të marrë vizën. Kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi në ditën e parë të muajit të dytë pas datës në të cilën palët njoftojnë njëra-tjetrën për përfundimin e procedurave të nevojshme ligjore, e parashikuar të jetë data 1 janar 2008.



    Gazeta Shqip
    #VamosArgentina

  16. #396
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Si do te hyjme kur ende ndodhin kta marezira ?

    Gafa e qeverisë, 500 punonjës shkencorë 1 muaj s’marrin rrogën


    Këtë fillim muaji, teksa të gjithë punonjësit e administratës kanë tërhequr pagat e tyre, punonjësit kërkimorë shkencorë të instituteve tashmë të shkëputura nga kupola e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë kanë mbetur pa rroga. Tashmë paniku i ka përfshirë rreth 500 punonjësit e këtyre instituteve, sidomos ata të Albanologjisë, ndërkohë që një zgjidhje për problemin duket ende e largët. Për të mësuar diçka më tepër kontaktuam sekretarin e Përgjithshëm të Akademisë së Shkencave, prof. Eduard Sulstarovën, i cili tha për gazetën “Albania” se “kjo është vërtet e pafalshme dhe ka ndodhur vetëm për faj të qeverisë. Në fakt, ne si akademikë jemi të ndarë nga institutet dhe i kemi marrë rrogat”. Ai sqaron më tej arsyen pse punonjësit e instituteve kërkimore shkencore kanë mbetur këtë muaj pa marrë rrogat. “Në vendimin e saj të parë, ku qeveria përcaktonte shkrirjen e ASH-së, thuhej se do të reduktohej me 180 veta më pak numri i punonjësve të instituteve kërkimore shkencore, ndërkohë që ende reforma nuk ishte vënë në zbatim, mungonte një planifikim e po kështu nuk ishte bërë as emërimi i drejtuesve të rinj. Për këtë arsye i kërkuam qeverisë që ta shtynte hyrjen në fuqi të VKM-së edhe për një muaj, nga gushti në shtator dhe vendimi u shty. Ndërkaq, ne menduam se gjatë këtij muaji këto probleme do të ishin qartësuar, por asgjë nuk u bë nga qeveria”, - thotë Sulstarova. Rrjedhimisht, 180 shkurtimet mes 500 punonjësve shkencorë nuk janë bërë ende, por në anën tjetër kemi dhe VKM-në e cila bllokon dhënien e 180 pagave. Kush duhet të marrë lekë nga 500 punonjësit e kush jo? Këtu qëndron dilema që në të njëjtën kohë është edhe paradoksale, pasi nga të gjithë këta punonjës nuk kemi asnjë të pushuar nga puna dhe natyrisht, gjithsecili prej tyre pret që të marrë atë që i takon me ligj, pagën mujore. Pra një situatë e tillë ka bërë që punonjësit shkencorë të mbetën pa rroga për këtë muaj. Mësojmë se drejtuesit e Instituteve të Albanologjisë kanë bërë një letër, të cilën ia kanë dërguar Ministrisë së Arsimit dhe Shkencave si dhe sekretarit të Përgjithshëm të kryeministrit, ku i shpjegojnë situatën, por deri tani asnjë gjë nuk është bërë për ta zgjidhur problemin në fjalë.


    5 Tetor 2007 Albania
    Sui generis

  17. #397
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    asnjehere ne bote ne kete moment !!! eshte per te ardhur keq po kjo eshte verteta !!! ishala na lehtesojne vizat thuaj eshte turp te shikosh te tjera vende si ne qe hyjne ne BE edhe ne jo
    Ndryshuar për herë të fundit nga SaS : 05-10-2007 më 14:00
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  18. #398
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    eshte turp te shikosh te tjera vende si ne qe hyjne ne BE edhe ne jo
    Nuk po të kuptoj vëllaçko, për çfarë arsye është turp, që nuk kemi hyrë në BE?

  19. #399
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Nuk po të kuptoj vëllaçko, për çfarë arsye është turp, që nuk kemi hyrë në BE?
    Sepse gjeografikisht,kulturalisht dhe historikisht,i perkasim Europes,kaq veshtire e ke per ta kuptuar?
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  20. #400
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Sepse gjeografikisht,kulturalisht dhe historikisht,i perkasim Europes,kaq veshtire e ke per ta kuptuar?
    E çka pastaj?
    Norvegjia dhe Zvicra nuk janë në BE. Dhe janë shtetet me standardin më të lartë në Europë.
    Madje këto gjeografikisht gjenden në Europën qendrore, dhe nuk kanë hyrë në BE.
    Po unë s'po të kuptoj se cila është arsyeja që na shtyn të anëtarësohemi në BE??
    Sigurisht e kam të vështirë për t'a kuptuar. Çfarë interesi kemi ne që të hyjmë aty?

Faqja 20 prej 36 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •