Close
Faqja 16 prej 36 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 301 deri 320 prej 708
  1. #301
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    hyrja ne EU per shqiptaret eshte nje domosdoshmeri...sepse ne si komb i perkasim perendimit....

  2. #302
    i/e regjistruar Maska e Eve
    Anëtarësuar
    20-06-2002
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    1,150
    ehe kur te hyjme ne BE ne kam cof un dhe gjithe brezi im
    I marte dreqi qeveritaret!!!!!
    Lost time is never found again.
    -Benjamin Franklin-

  3. #303
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049
    po pa tjeter duhet te hyje , se si per vendin eshte mire ashtu edhe per njerezit jane me te lirshem dhe mund te ikin kudo neper vendet e Ue-se
    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

  4. #304
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-08-2006
    Postime
    143
    kur te hyn Shqiperia ne BE,do te behet BE si hyrja ne konferencen islamike,europa u plak edhe 25 vjet ska me baby gjermanik ne europ

  5. #305
    At'here, si thua ti?

    Mbase duhet bere ndonji aplikim,
    per me u fute persri,
    ne siberi e çinimaçin!

  6. #306
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-08-2006
    Postime
    143
    te behemi si jaudit,qe sja futin as kultures oksidente as lindjes as orientale

  7. #307
    adolf, leni marrinat per kete vit mbrapa, e shtroju punes si turku sumes.

    Shqiptari duhet me qene Shqiptar, kudo qe te jete, te futet, te dale, te ngjitet, te zdrype, te notoje, fluturoje, te natozoje, bezoje, ceftazoje, ballkanizoje, oje e boje.

  8. #308
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Marre nga BBC Shqip

    Partos analizon situatën parazgjedhore

    Shefi i politikave të jashtme të BE-së, Havier Solana ka paralajmëruar Shqipërinë se dështimi për të siguruar procedura demokratike ne zgjedhjet e ardhshme lokale rrezikon të dëmtojë integrimin e Shqipërisë në BE.
    Paralajmërimi i të enjtes i zotit Solana përkoi me një deklaratë të përbashkët të nxjerrë nga partnerët kryesorë të huaj në Tiranë në të cilën shprehej shqetësimi për mungesën e progresit në përgatitjet për zgjedhjet që priteshin të mbaheshin brenda dy javësh.


    Por çfarë qëndron pas mosmarrëveshjes para zgjedhore që vjen vetëm gjashtë muaj pasi Shqipëria bëri një hap të rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit eventual në BE.

    Analisti, Gabriel Partos i hedh një vështrim sfondit të kësaj mosmarrëveshjeje.

    Për qëllim të integrimit evropian, Shqipëria është futur në një grup me pesë shtete të tjera të përfshira më parë në konflikte në Ballkanin perëndimor. Përsa i përket progresit drejt anëtarësimit në BE, Shqipëria vjen pas Kroacisë dhe Maqedonisë dhe përpara Bosnjë Hercegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë.

    Për Kroacinë dhe Maqedoninë u deshën tre deri në katër vjet nga përfundimi i marrëveshjeve të Asociim Stabilizimit që BE t'u jepte atyre statusin formal të kandidateve për anëtarësi.

    Në rastin e Kroacisë, vonesa ishte për shkak të progresit të ngadaltë në zbatimin e kërkesave të gjykatës së krimeve të luftës në Hagë. Në Maqedoni, shkak vonese u bë zbatimi i marrëveshjes së paqes së Ohrit që i dha fund konfliktit të 2001.

    Shqipëria që e nëshkroi marrëveshjen e vet në qershor nuk ka patur probleme të tilla. Por ajo ka probleme të veta që duhen zgjidhur para se ajo të aspirojë për statusin e kandidatit, le më pastaj bisedimet për anëtarësi në BE.

    Një nga çështjet kryesore ka qenë dështimi për të mbajtur zgjedhje që do të plotësojnë tërësisht normat demokratike - dhe kjo megjithë praktikën e nevojshme me gjashtë zgjedhje parlamentare dhe katër zgjedhje lokale që nga 91.

    Këtë herë, koalicioni qeverisës i drejtuar nga Sali Berisha është përballë opozitës që drejtohet nga socialistët që thonë se do të bojkotojnë zgjedhjet e thirrura për 20 janar.

    Megjithëse një seri mosmarrëveshjesh të mëparshme, duke përfshirë përbërjen e komisionit elektoral janë zgjidhur, opozita vazhdon të këmbëngulë se kërkon që çertifikatat e lindjes të jenë të regjistruara në qendër para se të përdoren si provë identiteti.

    Ndërsa kanë mbetur edhe dy javë nga dita e zgjedhjeve që teorikisht ka qenë dita e fundit që zgjedhjet duhen mbajtur, duket se është gjetur një rrugë për shtyrje prej një muaji duke riinterpretuar ligjin elektoral.

    Megjithatë, kjo ende nuk jep kohë të mjaftueshme për të plotësuar kërkesat e opozitës dhe çdo vonesë tjetër do të kërkojë amendamente të legjislacionit.

    Pas kësaj mosmarrëveshje për procedurat elektorale ka shumë interesa të forta partiake. Kryeministri Berisha do të kishte preferuar t'i mbante zgjedhjet në vjeshtë, një vit pasi fitoi zgjedhjet e përgjithshme dhe ajo që ka më rëndësi para ndërprerjeve të energjisë gjatë dimrit që mund të minonin përkrahjen e publikut për qeverinë.

    Në të kundërt, udhëheqësi i opozitës Edi Rama do që zgjedhjet të shtyhen dhe me disa muaj të tjerë pasi atij i duhet të ketë një kontroll më të fortë të partisë së tij, vetëm një vit pasi ai u zgjodh kryetar. Zgjedhje jo të suksesshme mund të minonin pozitën e tij dhe mund t'i jepnin shans paraardhësit të tij, ish kryeministrit Nano të rikthehej në skenën politike.

    Në këtë situatë, partnerët e huaj kanë dalë me një deklaratë të përbashkët ku shprehin shqetësimin e tyre dhe kanë paralajmëruar politikanët se dështimi për të arritur një marrëveshje nuk duhet të penalizojë të gjithë vendin që ka nevojë për zgjedhje lokale që të plotësojnë standartet ndërkombëtare.

    Zakonisht, një paralajmërim nga BE mund të jetë iniciativë për politikanët që të vepronin. Por, duke qenë se statusi i kandidatit të Shqipërisë është tre-katër vjet larg, Brukseli mund të aplikojë shumë pak presion të menjëhershëm.

    Po ashtu, duke qenë se një vendim për anëtarësim në NATO nuk do të jepet deri në fund të vitit tjetër, ndikimi aktual amerikan në Tiranë është disi më pak i fuqishëm sesa mund të jetë më pranë kohës së marrjes së vendimit .

  9. #309
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Problemi me i madh i Shqiperise eshte Europa, ne gjith keto vjet nuk ka ngritur gishtin e vogel per te ndihmuar Shqiperine, sepse nuk ka as dhe nje interes tek ne. Ne 1 janar u fut Bullgaria dhe Rumania qe jan vertet ekonomikisht me para nesh, por mos te harrojme se kane nga rreth 30 milion banor secila, qe do te thote qe kompanite Europiane qe do te largohen nga vendet e BE drejt Rum dhe Bull per te gjetur krah te lire pune, do te kene te njejtin trajtim me vendet nga ato erdhen, dhe kjo do te ndikoje qe ky qarkullim leku te ngelet perseri brenda BE. Ndersa Shqiperia ekonomine s'e ka, krahun punetor s'e ka, turizmin jo e jo, atehere perse duhet ta pranoje BE Shqiperine???
    Liberté, égalité, fraternité

  10. #310
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga Ujku'80
    Problemi me i madh i Shqiperise eshte Europa, ne gjith keto vjet nuk ka ngritur gishtin e vogel per te ndihmuar Shqiperine, sepse nuk ka as dhe nje interes tek ne. Ne 1 janar u fut Bullgaria dhe Rumania qe jan vertet ekonomikisht me para nesh, por mos te harrojme se kane nga rreth 30 milion banor secila, qe do te thote qe kompanite Europiane qe do te largohen nga vendet e BE drejt Rum dhe Bull per te gjetur krah te lire pune, do te kene te njejtin trajtim me vendet nga ato erdhen, dhe kjo do te ndikoje qe ky qarkullim leku te ngelet perseri brenda BE. Ndersa Shqiperia ekonomine s'e ka, krahun punetor s'e ka, turizmin jo e jo, atehere perse duhet ta pranoje BE Shqiperine???
    Thua ne fillim se problemi me i madh i shqiperise eshte europa.......por nga shpjegimi yt na del se paskan fajin vete shqiptaret dhe jo europa....

    Dhe mos ngaterro rolet.......duam ne shqiptaret te futemi ne EU...dhe jo europa ne shqiperi....
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  11. #311
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2006
    Postime
    129
    Mendoj se lidhjet e Shqiperise me vendet europiane dhe B.E. jane shume delikate dhe te disekuilibruara…ne kete moment ndodhemi ne nje situate te papranueshme, rreziku eshte qe pak e nga pak t i hiqet Shqiperise gjithcka pozitive per ta transformuar ne nje kosh plehrash… jane krijuar dhe krijohen vazhdimisht grupe dhe personazhe qe perfitojne nga instabiliteti i shtetit shqiptar per te krijuar pasuri qe asnjehere nuk riperdoren ne Shqiperi duke rrenuar perdite potencialin mjedisor, turistik, human, kultural, material …. Nder fqinjet tane ka qe na shohin akoma si toke pushtimi… ekstremistet fetare te cdo lloji na shohin si nje nga frontet e luftrave te tyre absurde… per aventurieret e paskrupuj qe kane monopolizuar politiken shqiptare duket sikur nuk egziston koncepti “interes kombetar”… jemi te varur nga “te tjeret” per gjithcka…

    Qe Shqiperia te mos integrohet ne B.E. per fat te keq nuk do te thote se do jete e shqiptareve, do te thote qe do vazhdoje te jete e aventuriereve, hajduteve, krimineleve…

    Te rinjte shqiptare vertiten neper qytetet europiane edhe ne situata te mjeruara, shume rrezikojne jeten cdo dite duke punuar pa documenta, pa rregulla, pa mbrojtje, shume shesin identitetin dhe shpirtin, Shqiperia per ta eshte si kafaz apo si cark… integrimi ne B.E. i Shqiperise do u jepte mundesine ketyre te rinjve te interesoheshin me shume per Shqiperine, te beheshin te dobishem edhe per Shqiperine… do u jepte mundesine vellezerve, memave, eterve te beheshin te dobishem per keta te rinj… do u kujtonte ketyre shqiptareve se kane nje shtepi ku jane te lire te hyjne dhe te dalin dhe ne te cilen jane te nderuar dhe te mirepritur… do u kujtonte detyrimet ndaj kesaj shtepie… do i kthente kombit potencialin e tij njerezor… do i jepte fryme te re politikes shqiptare…

    Ja nje arsye e thjeshte per te cilen sot eshte e domosdoshme per Shqiperine te integrohet ne B.E.…

    Kush ndjen detyrime ndaj Shqiperise nuk duhet te lejoje aventurieret dhe kriminelet t’i vene pengesa ketij procesi!

  12. #312
    Your Soul Is Mine!! Maska e Gregorian
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    ne zemren tende
    Postime
    32
    Citim Postuar më parë nga Eni
    A mund te flasim per te ne keto momente ?

    Kur parashikoni se shteti yne do te arrije nivelet e shteteve te Bashkimit Evropian ?

    A e shikoni si dicka pozitive apo negativbe nje integrim te tille ?

    Çfare pasojash do mund te kete ky integrim ne llojin e politikes shqiptare ?
    nese shqiperia hyn ne BE atehere BE do te behet shqiperi emri i ardheshme i BE do te jete United States OF Albania:

  13. #313
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Patjeter qe po
    Ishalla sa me shpejt
    #VamosArgentina

  14. #314
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Evropën duhet ta meritosh

    Luan RAMA

    Disa ditë më parë, gazeta franceze "Le Figaro" ftonte lexuesit e saj të votonin për anketën me titullin "A është pozitive për BE-në hyrja e Rumanisë dhe e Bullgarisë"? Një anketë që më bëri kureshtar dhe ku pa asnjë hezitim votova për "po", me bindjen e thellë se Evropa e Bashkuar ka nevojë për zgjerimin, nëse ajo do t'u rezistojë në të ardhmen fuqive të mëdha që po imponohen gjithnjë e më shumë në skenën ndërkombëtare dhe në tregun e madh botëror. Pas votimit, në "site-web"-in e gazetës vura re rezultatin e arritur: 67% e njerëzve që kishin votuar përgjigjeshin se hyrja e Rumanisë dhe e Bullgarisë nuk ishte pozitive për BE-në. Një anketë e tillë duhet të jetë bërë edhe në gazetat dhe medie e tjera të Evropës, ku gjithnjë e më shpesh kërkohet jo thjesht një frenim, por mbyllje e kufijve të Evropës së Bashkuar për kandidatë të tjerë. Ky pra është opinioni publik dhe ky është një realitet i hidhur që ka domethënien e vetë. Në një anketë tjetër në Angli të ditëve të fundit shumica nuk e do zgjerimin e BE-së, ndërsa ¾ ankohen se Anglia ka shumë emigrantë. Dhe, kuptohet, opinionet publike po luajnë një rol gjithnjë e më të madh në vendimmarrjen sot nga liderët e BE-së.
    Rumania dhe Bullgaria ndoshta nuk do të ishin pranuar anëtarë të BE-së më 1 janar 2007, por fati u ndihu, dhe ne gëzohemi për këtë se ata ishin në pararojë të ballkanasve dhe në një farë kuptimi hapnin udhën dhe për ne. Pra ishte fati dhe protokolli, pasi procesi ishte nisur dhe se që përpara kohe ishin përcaktuar datat e hyrjes së tyre në familjen e madhe. BE-ja nuk mund të kthehej më mbrapa në një moment që projektkushtetuta dështoi dhe kur BE-ja ishte e ndërgjegjshme se dosjet rumune dhe bullgare nuk ishin të plota. Mangësitë ishin jo të pakta dhe që kishin të bënin me sistemin gjyqësor, kriminalitetin e lartë dhe krimin e organizuar, korrupsionin, trafiqet e drogës, etj. Atëhere, përballë fjalës së dhënë, BE-ja zgjodhi një rrugë të mesme: pranimin e tyre nën mbikëqyrje, pra një "hyrje nën mbikëqyrje", ku "Komisioni i Brukselit do të aplikojë klauzola mbrojtëse ndaj tyre për të respektuar "Traktatin e Bashkimit në BE". Është fjala se në sfera të veçanta, këto dy vende nuk do të trajtohen si të barabartë me vendet e tjera anëtare, se nuk do të kenë të njëjtat të drejta e privilegje si të tjerat, se fondet evropiane nuk do t'i "kullandrisin", siç duan ata, por të mbikëqyrur nga Evropa, etj. Ato që analistët para një viti i quanin "vrimat e zeza" të Rumanisë dhe të Bullgarisë, do të duan kohë të mbyllen, dhe kjo do të bëhet nën një kontroll kolegjial dhe në bashkëpunim të ngushtë me Brukeslin. Që tani, Anglia dhe Irlanda, p.sh., kanë përcaktuar kuota ndaj emigracionit të forcave të punës nga këto dy vende. Vetëm dy vitet e fundit, në Angli kanë emigruar 500 mijë persona nga vendet e Lindjes, çka i ka çekuilibruar shifrat e papunësisë, apo problemet sociale, kulturore, fetare, etj. Ja pse vetë presidenti rumun deklaroi para disa ditësh se "nuk duhet të përkundemi në iluzione ", duke i bërë të kuptojë popullit dhe klasës politike, se pikërisht tani do të ishte për ta akoma më e vështirë dhe se prodhuesit vendas do të jenë përballë konkurrencës së ndërmarrjeve të vendeve më të përparuara. Charles Grant, drejtori i "Center for European Reform" thotë se "nëse do të vihet re që Bullgaria dhe Rumania janë të paafta që të menaxhojnë politika e programe evropiane dhe se do të ketë raste të shpërdorimit të fondeve evropiane, gjithë procesi i zgjerimit vihet në pikëpyetje".
    Olli Rehn, komisioneri i Zgjerimit në Bruksel është shprehur qartë prej kohësh se "çdo vend do të gjykohet nga meritat e tij". Pra Evropa duhet të meritohet. Në Evropën e Bashkuar nuk mund të shkohet as me slogane e demagogji, as duke gënjyer e mashtruar veten dhe të tjerët. Padyshim, kjo mund të quhet "koha e sprovës së madhe". E sprovës për bullgarët dhe rumunët, por edhe për kandidatët e tjerë që presin në stacionet e tyre. Nga ana tjetër, kjo do të jetë e kushtëzuar edhe nga vetë pozicioni i Evropës së Bashkuar si një fuqi e madhe. Sot në gjuhën e analizave internacionale, kur bëhet kjo pyetje rreth asaj nëse BE-ja është një superfuqi apo jo, flitet gjithnjë e më shumë për shtetet e "BRINC" të përbërë nga Brazili, Rusia, India, Kina, vende ku liderët e tyre nuk e shohin më BE-në si një partnere të barabartë, udhëheqësit e tyre flasin pak për BE-në, Irani e injoron atë, Rusia sillet gjithashtu me një lloj cinizmi dhe autoritarizmi, madje dhe shatanzhi përmes gazit dhe rezervave petroliere. Pra, a është Evropa superfuqi, kur ende nuk ka një qeverisje të përbashkët dhe ku ligjet nacionale nuk janë transferuar si ligje evropiane? Dhe kjo në një kohë që dy motorët e dinamikës evropiane janë me defekt: modeli politik (me dështimin e projektit kushtetues më 2005) dhe "big-bangun" e pranimeve të reja më 2004. Nuk janë të pakët ata që kritikojnë BE-në dhe që pyesin në se ka një pilot në këtë avion. Sigurisht, piloti nuk i mungon BE-së. Ky pilot është një "pilot automatik" i bazuar në principet bazë, në traktatet e mëdha dhe historike në një hapësirë nga më demokratiket në botë. Nuk do të jetë e largët koha kur ky "pilot" do të instalohet në Bruksel, në imazhin e një kryeministri, e një ministri të Jashtëm, etj., e që të përfaqësojë një zë, një mendim, një vendim unik. Atëhere Evropa e bashkuar do të jetë akoma më e fortë, duke mishëruar dëshirën e vjetër të Viktor Hygoit: Shtetet e Bashkuara të Evropës.
    Zgjerimi, një objektiv historik
    "Zgjerimi është një objektiv historik" - deklaroi para pak kohësh presidenti i Komisionit të Brukselit, Barroso, duke shtuar se "tashmë po bëhet gjithnjë e më e vështirë. E kam thënë qartë se duhet një reformë institucionale, e cila u bllokua nga "jo"-ja franceze dhe holandeze. Disa duan zgjerimin pa u thelluar në BE-në aktuale, por unë s'jam dakord me këtë. E kam për detyrë t'i informoj qeveritë dhe qytetarët e BE-së se nuk mund të vazhdojmë më tej pa konsoliduar institucionet tona". Pra integrimi i Shqipërisë në BE, ashtu si dhe i vendeve të tjera ballkanike mbetet një "objektiv historik". Euro-optimistët do të thoshin të zëmëruar se "ballkanasve u a përplasën padrejtësisht dyert në fytyrë", ndërsa euro-pesimistët do të thoshin se "Evropa tashmë i ka përcaktuar kufijtë e vetë". Që në qershor të vitit të kaluar, samiti evropian e bëri të qartë se "ritmi i zgjerimit do të bëhet në varësi të kapacitetit të absorbimit të BE-së", çfarë ka të bëjë me tre elemente bazë: me një funksionim të mirë të institucioneve, me rritjen e nivelit të burimeve financiare dhe me gjendjen e opinionit publik. Për të parën, Gjermania do të luftojë që të lançohet ideja e përgatitjes së një projektkushtetute të re, e cila padyshim do të marrë shumë kohë, pasi Evropa po ecën me një "gjeometri variabël", pra me disa "shpejtësi"; e dyta përbën padyshim vështirësi, por Evropa edhe në kuadrin e mondializimit dhe të luftës së tregjeve mund t'i gjejë këto burime për të financuar hyrjen e kandidatëve të rinj; e treta, dhe më e vështira, e cila do të marrë më shumë kohë se të tjerat, është përgatitja e opinionit publik të të gjitha vendeve të BE-së pa përjashtim, për të pranuar këta kandidatë të rinj. Por a do t'i pranojnë lehtësisht qytetarët e Evropës së Bashkuar me referendum hyrjen e shqiptarëve, serbëve, kosovarëve, maqedonasve, boshnjakëve, etj., në një kohë që kjo zonë e Evropës historike e gjeografike (por jo politike) shihet gjithnjë me dyshim si burim i trafiqeve, kriminalitetit dhe pasigurisë? Ne po e shohim madje dhe me fqinjin tonë, Greqinë, ku një anketë e fundit tregonte se shumica e grekëve nuk e shihnin Shqipërinë në BE. Kalimi i kësaj kërkese përmes referendumeve e rrezikon dhe gati e bën hipotetike dhe të paarritshme zgjerimin. Dhe kësaj i duhet shtuar për më tepër dhe patriotizmi ekonomik dhe rritja e populizmit konservator në disa vende të Evropës, të cilët asnjëherë nuk e kanë dashur zgjerimin e Evropës së Bashkuar apo dhe vetë Evropën e Bashkuar. Sidoqoftë, edhe pse objektiv historik, i cili mund të bëhet "objektiv i ditës" në një moment të caktuar të zhvillimeve botërore (gjeostrategjik apo përplasje interesash me superfuqitë e tjera dhe kur Evropa e Bashkuar do të ketë nevojë vërtet për këto vende), ne duhet të kemi të qartë se filozofia e vetme e integrimit ka qenë dhe mbetet ajo e standardeve, e cila është po ajo që thuhet me fjalët e tjera: "Evropën duhet ta meritosh!" Vagoni shqiptar që do t'i shtohet trenit të Evropës së Bashkuar duhet të jetë një vagon teknikisht brenda standardeve, si pararendësit e tij, pa rrota që ecin "frenato" dhe të pa kolauduar, rresht vagonash që përfshijnë brenda tyre komunitete me identitete kulturore e historike të ndryshme, vagonë që udhëtojnë në të njëjtat shina, kapur pas njëri-tjetrit dhe ku mund të kalosh nga portat lidhëse, nga njëri vagon në tjetrin, në porta pa "fatorino" që bëjnë të mundur qarkullimin e lirë. Pra ajo që duhet sot është të luftojmë për standardet. Dhe ato janë të afishuara qartë. Por që të synosh standardet e BE-së, së pari, dhe kjo është "a"-ja e të gjithave, do të thotë të zgjedhësh liderët që do të të udhëheqin, qeverisësit, lokalë e nacionalë, ata që do të menaxhojnë pushtetin dhe gjithçka që i takon jetës së një populli. Nëse në zgjedhjet drejt të cilave do të shkojmë, do të mashtrojmë sërish, udha drejt standardeve do të rifillojë përsëri nga pika "zero", madje më me dëshpërim, dhe ndërmarrja që ëndërrojnë shqiptarët do t'i përngjasë sërish rrugëtimit të mjerë të Sizifit. Pra le të zgjedhim si duhet liderët dhe pushtetarët, lokalë dhe nacionalë, që të dimë ta ngjisim gjer në fund udhën e përpjetë të standardeve dhe të integrimit.

  15. #315
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    solidarizohem me mjaft mendime te parashtruara,duke filluar
    me komentin e Mali-t

    Hyrja edhe ne shtepine e komshiut perballe duhet merituar,po ne nje bashkesi te tille?
    Cmund e c duhet t bejme?
    Kjo pyetje nuk mund e kete nje pergjegje te kollajshme nga kushdo por nje aksion
    te vetete elitar,jo thjesht qeveritar, e from top at bottom

  16. #316
    from top at bottom
    Çfar eshte kjo mer i humbur, se anglisht me duket pak si mbrapsht ...

  17. #317
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    shpresoj qe p.pamjet e te nenshkruarit ''mer i humbur'' sido kudo nuk jan krejt dhe aq konfuze,sa per anglishten e tij esht nji anglishte zhargoni e sa me thonnn,respekte

  18. #318
    i/e regjistruar Maska e Jimmi_1978
    Anëtarësuar
    10-11-2006
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    443
    Patjeter integrimi diku nga 2016 Shqiperia dhe natyrisht nje shtet i vogel por i bukur europian
    Barca

  19. #319
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,926

    Parlamenti Polak ratifikon MSA-në me Shqipërinë

    Pas një viti e gjysëm përpjekjesh diplomatike me vendet anëtare të BE, ratifikimi i parë konfirmohet nga Kryetarja e Kuvendit nga Varshava

    Edlira Prenga

    Polonia është shteti i parë që ratifikon Marrvëshjen e Stabilizim-Asoccimit Shqipëri-BE. Të pakëtn ky është lajmi zyrtar që shpërndan zyra e kryetares së Kuvendit shqiptar, Jozefina Topalli e cila ndodhej për një vizitë zyrtare në këtë shtet. Në këtë njoftim citohet se “Polonia, ratifikon MSA-në Shqipëri-BE, me shumicë absolute të votave. Ky ratifikim, i parashikuar për një kohë tjetër, u përshpejtua gjatë vizitës zyrtare të Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë në Poloni”. Në këtë mënyrë shteti polak bëhet i pari që ratifikon këtë marrëveshje pas gati një viti të nënshkrimit të saj. Dhe në këtë ratifikim marrëveshje nuk ka qenë prezent vetëm kryeparlamentarja Topalli, por dhe kandidati i mazhorancës për president, Bamir Topi. Prania e Topit në këtë ratifikim shton dhe më shumë mundësinë e tij për ta patur qenë i favorizuar në kandidimin e tij. Kanë qenë shumë vende që kanë dhënë premtinin e tyre se së shpejti në Kuvendet përkatëse do të bëhet ratifikimi i saj, por deri tani edhe pse kanë kaluar 10 muaj që nga qershori i vitit të kaluar, vetëm Polonia duket se merr këtë hap zyrtar.

    Kur u nënshkrua MSA?

    Marrëveshja e Stabilizim Asociimit e nënshkrua më 12 qershor të vitit të kaluar. Kryeministri, Sali Berisha e renditi këtë si suksesin më të madh të qeverisë së tij, duke e lidhur këtë me punët e bëra të të djathtëve. Por nëse nënshkrimi i kësaj marrëveshje u arrit, pjesa më e vështirë, ratifikimi i saj nga 25 vendet anëtare të BE-së duket se do të kalojë në procedura të gjata. Kanë kaluar tashmë 10 muaj që nga nënshkrimi i saj dhe vetëm Polonia i është përgjigjur pozitivisht lotimit të kryeparlamentares Topalli.

    Fqinji ynë Maqedonia e ratifikoi MSA-në në një vit, ndërsa ne duket se do të shkojmë në një hark kohor tre vjeçar a diku më shumë, për vetë faktin se viti tashmë kaloi dhe vetëm Polonia arriti të hapë dyert për Shqipërinë.

  20. #320
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834
    MSA-ngatërrohet koha e ratifikimit, dyfishohen kostot

    • Nxitimi i qeverisë për të paraqitur sa më shpejt publikisht si fitore lidhjen e MSA me Brukselin i ka kushtuar Shqipërisë një faturë financiare të paparashikuar


    Një gafë e ministrisë së Financave me marrëveshjen e Stabilizim Asocimit ka vendosur në vështirësi arkën e shtetit shqiptar. Duke detyruar në këtë mënyrë kryeministrin Berisha të ndërmarrë kryqëzatën aktuale për rritjen e sforcuar të të ardhurave buxhetore. Nxitimi i qeverisë për të paraqitur sa më shpejt publikisht si fitore politike lidhjen e Marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit me Brukselin i ka kushtuar Shqipërisë një faturë financiare të paparashikuar duke ulur vetëm brenda një muaji 40 përqind të ardhurat doganore, ndërsa normalisht kjo rënie duhet të ishte vetëm 20 përqind. Një humbje gjigande, të cilën qeveria po ua kalon aktualisht në shpinë biznesit dhe qytetarëve shqiptarë, me anë të Paketës Fiskale, e cila është duke u kontestuar nga të gjitha segmentet e sektorit privat të vendit, si paketë ligjore, që përfshin, madje, edhe masa antikushtetuese.
    Marrëveshja
    Historia e kësaj gafe nis në 12 qershor të vitit 2006, kur me një solemnitet të meritueshëm kryeministri Sali Berisha ka nënshkruar Marrëveshjen Interim të Asociim-Stabilizimit me Brukselin, që parashikon uljen graduale të tarifave doganore për mallrat e tregtuara nga të dy palët. Ndërsa Shqipëria eksporton një sasi të papërfillshme mallrash në drejtim të 27-shes, prej andej në vend mbërrijnë çdo vit sasi të konsiderueshme syresh, që gjithnjë e më shumë po rritin defiçitin tregtar. Duke marrë parasysh dëmin që mund të shkaktonte një heqje e menjëhershme e tarifave doganore për ekonominë e brishtë të Shqipërisë, Bashkimi Europian ka parashikuar që ulja të bëhet graduale: sipas Marrëveshjes, në momentin e parë të njohjes nga parlamenti shqiptar do të kryhej ulja e parë prej 20 përqind e tarifave. Ndërkohë, ulja e dytë prej 20 përqind përcaktohet që të kryhet çdo janar të vitit pasardhës.
    Procedurat
    Marrëveshja e një vendi me BE quhet e përfunduar kur kalon një serë procedurash, që vetëm fillojnë me nënshkrimin nga Ekzekutivi. Por, nuk mbarojnë me kaq. Që procesi të quhet i mbyllur, sipas rregullave komunitare, akti duhet të ratifikohet nga parlamenti i një vendi, të dekretohet nga presidenti dhe të botohet në Fletoren Zyrtare. Pas kësaj, Brukseli duhet të njoftohet për gjithë ecurinë e procedurës me anë të një note zyrtare drejtuar sekretariatit të Këshillit Europian. Që këtu starton edhe ulja e parë prej 20 përqind e tarifave doganore. Të gjithë këtë procedurë, autoritetet shqiptare nxituan ta kryejnë me idenë që në periudhën korrik-gusht marrëveshja të quhej e zyrtarizuar. Por ky zell i qeverisë do ta rriste koston e uljes së tarifave dhe do të ndikonte në uljen e të ardhurave në arkën e shtetit.
    Pra, ndërkohë që në gusht 2006 tarifat me BE-në do të uleshin 20%, katër muaj më pas, në janarin e 2007, ato do të uleshin përsëri 20%. Kështu, brenda vetëm 120 ditëve, të ardhurat doganore nga tregtia me BE do të pësonin 40% ulje. Një gjë e tillë, ministrisë së Financave i “ka shpëtuar nga vëmendja. Një autogol të tillë qeveria e ka kuptuar vetëm pas një alarmi të lëshuar nga ministri Ruli, i cili ka përllogaritur efektin real të këtij veprimi politik dhe ka sugjeruar menjëherë vonimin e procedurave deri në janarin e ardhshëm. Në këtë mënyrë, në vitin e parë të hyrjes në fuqi të MSA, financat shqiptare do të kishin një boshllëk prej vetëm 20 përqind nga doganat. Ulja tjetër prej 20 % do të kryhej në 1 janar 2008. Por mesa duket, sinjali ishte i vonuar.
    Ndërkohë, Brukseli ishte lajmëruar për zyrtarizimin e marrëveshjes nga parlamenti shqiptar. Diplomacia shqiptare tërhoqi notën zyrtare në Bruksel me një pretekst duke premtuar se do “korrigjohej diçka”. Një justifikim që nuk mjaftonte për t’i shpjeguar Brukselit një shtyrje të zyrtarizimit të MSA nga gushti në janarin e ardhshëm. Kjo edhe pse ndërkohë vendimi i Kuvendit ishte botuar edhe në Fletoren Zyrtare, e cila nëpërmjet internetit mund të lexohet edhe nga Brukseli. Nisi kështu një përballje mes Brukselit dhe Tiranës zyrtare, për marrëveshjen. Shqipëria përpiqej të vononte sa më shumë, Brukseli kërkonte shpjegime për këtë anullim dhe shtyrje të zyrtarizimit. Në rast se nuk do të ishte dërguar nota zyrtare në gusht, Shqipëria ashtu si vendet e tjera nuk do të kishte problem për të shtyrë deri në janar 2007 fillimin e uljes së tarifës doganore. Por tashmë, kur “letrat ishin zbuluar” çdo shtyrje rrezikonte të kompromentonte kredibilitetin e firmëtarëve të marrëveshjes.
    Në këto kushte kryeministri Berisha vendosi që të zyrtarizonte në 1 dhjetor 2006 uljen në 20 % të tarifave doganore. Ashtu siç ishte zotuar, në 1 janar 2007, Shqipëria kreu edhe një ulje tjetër prej 20 % të doganës. Me pak fjalë, brenda një muaji arka e shtetit të varfër shqiptar humbi 40 % të të ardhurave doganore. Një çmim që mund të shpërndahej në kohë, ashtu siç kanë kryer të gjitha vendet e tjera që kanë ratifikuar MSA. Mjaftonte vetëm që ministri i Financave të lexonte atë që ishte shkruar në dokumentin e firmosjes.
    (Gazeta Shqiptare)- Genc Kondi

Faqja 16 prej 36 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •