Close
Faqja 12 prej 36 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 240 prej 708
  1. #221
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Marre nga Gazeta "Shekulli" 12/04/2006
    Në dyert e konsullatës
    Lulishtja përballë konsullatës italiane në Vlorë prej kohësh është kthyer në një shesh pritjeje për qindra qytetarë që aplikojnë për vizë në këtë seli diplomatike të shtetit italian. Njerëzit qëndrojnë aty me orë të tëra pa guxuar as të kalojnë rrethimin me vazo lulesh që ka vendosur konsullata si kufirin që s’duhet kapërcyer. U ndodh të rrinë aty me muaj, vetëm ngaqë “kështu janë procedurat”,
    Ka edhe nga ata që për të shkuar në Itali si turistë duhet ta bëjnë kërkesën që në dimër, të tjerë që njihen si tregtarë, kërkojnë viza për të lëvizur, por duhet të përgatisin një mal me dokumente, vetëm e vetëm sepse “konsulli ka dyshime”. Ka njerëz që, për të marrë një vulë për të legalizuar dokumentet, duhet të rikthehen sërish në Itali pasi afati që përcakton konsullata i kalon më shumë se gjashtë muaj. Kjo është përditshmëria në sheshin përballë konsullatës italiane në Vlorë. “Ende nuk më kanë përcaktuar asnjë datë por e di që deri atëherë do të më skadojnë edhe mua dokumentet e qëndrimit në Itali dhe më duhet të shkoj t’i rinovoj, për të nisur procedurat nga e para”,- thotë i revoltuar një emigrant shqiptar. Një biznesmen në qytetin e Vlorës shton se për të marrë një vizë në konsullatë i kanë kërkuar edhe bilancin ekonomik të ndërmarrjes, ndërkohë që nuk janë të pakta rastet e refuzimit të kërkesave. Sipas aplikantëve që presin përballë konsullatës thuhet se për t’u pajisur me një vizë të duhet të presësh një vit, për të legalizuar një dokument, duhet më shumë se një muaj.
    Sami Himro thotë se “ po bëre një kërkesë për vizë pune, përgjigja të vjen, për paraqitje, pas një viti. Ndërkohë autorizimi për punë i lëshuar nga autoritetet italiane vlen gjashtë muaj”. E ndërsa qyetarët janë tejet të acaruar nga procedurat e tejzgjatuara të marrjes së një vize, konsulli italian Lorenco Tomason nuk pranon të lërë qoftë edhe një takim për t’u prononcuar zyrtarisht mbi anomalitë që qytetarët deklarojnë për konsullatën italiane në Vlorë.
    Liberté, égalité, fraternité

  2. #222
    Shpirt Mirditori Maska e Sui Juris
    Anëtarësuar
    07-02-2006
    Vendndodhja
    Brussel/Bruxelles
    Postime
    56

    Post US calls on EU to be clear on Western Balkans membership

    "We Americans would say that Europe should say quite clearly that the future of those countries would be as members of EU and that we at NATO should also send that same strong signal", said Nicholas Burns the US under-secretary for political affairs, according to news agency DTT-NET.COM.

    "Our business in Europe isn't finished because the Balkans remains an island in the heart of Europe that is not connected to the great trans-atlantic institutions: EU and NATO", he said at an event by the Washington-based Center for Strategic
    and International Studies last week.

    Mr Burns, who was formerly US ambassador to NATO, went on to point out that the "great strategic objective of every American administration, going all the way back to the beginning of the cold war was that Europe should be free and in peace and we are nearly of achieving that great strategic objective."

    "But the Balkans remains the unfinished business."

    His comments come as member states are wavering about their future committment to further enlargement of the 25-nation EU.

    Member states formally agreed in 2003 that the Western Balkans should have a European perspective.

    Romano Prodi, European Commission president at the time, said "the process of European unification will not be completed unless the countries of the Western Balkans become members of the European Union".

    But enthusiasm for the Western Balkans project has recently dipped.
    http://euobserver.com/9/21375
    The important thing is not to stop questioning. -Albert Einstein

  3. #223

    bashkimi evropian

    tung

    O vllazni te zhvillohemi sikur shtet e pastaj te mendojme per BE,nuk na duhet BE,
    Shiqoheni kroacin,nuk asht ne BE dhe shum mire jan duke jetuar kroat!
    Polaket,ceket,slovaket,estonia,lituania ...jane maskota te BE,shtetet e zhvilluar ti blejne krejt fabrikat industriale,te blejne bankat,por edhe ata plazhat te bukra ce i ka shqiprija,ta betonizojn ate zone te bukur natyrore.
    Populli i ngrate kurgjo nuk fiton pervec se disa gjera elementare sikur rryma,uji dhe rrugat do ti rregullojne!
    Ta mbrojme kete cope te vogel e te shenjt shqiptare se do ha humbim krejt dhe do tna asimilojn sikur popull!
    Une asnjiher skam qene ne shqiperi por e dua sa shpirtin tim
    rrofte shqiprija

  4. #224
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga shkupjani_ILIR

    Pse jeni kaq driteshkurter o shqiptare? Pse jeni kaq jashte realitetit?

    Kroacia nuk eshte akoma anetare jo se nuk i pelqen asaj Evropa por nuk i pelqen Evropes qe ta kete anetare me teper per arsye politike se sa ekonomike sepse persa i perket gjendjes ekonomike Kroacia i ploteson standartet...

    Ky mentaliteti injorant i disa shqiptareve qe anetaresimin ne BE e shohin si kolonizim apo asmilim me duket shume absurd!

    Cfare kulture do humbasim po u antaresuam ne Evrope?

    Kemi kulture ne sot?

    Cfare fabrikash do humbasim, cfare industrie?

    Cfare plazhesh do humbasim? Ato plazhet e pista apo plazhin e Durresit qe e kemi shkaterruar me kohe?

    Greqia qe u fut ne BE cfare humbi? Pergjigja eshte asgje, vetem perfitoi dhe plazhet i ka dhe ekonomine e ka dhe evropiane eshte...

    E di pse nuk futemi ne BE ne shqiptaret?

    Sepse nje pakice e shqiptareve jane me te vertete evropiane (mentaliteti) shumica e shqiptareve jane te ndikuar nga mentaliteti oriental ose e thene me shqip nga mentaliteti turko - anadollak....

    Shikoni pak historine e Shqiperise dhe pastaj flisni...

    Sa per informacion per "injorantet" keto troje shqiptare ishin te zhvilluara vetem atehere kur bashkepunonin dhe ishin te hapura ndaj Evropes dhe keto troje shqiptare mbeten te prapambetura nga pushtimi osman dhe me pas izolimi komunist...

    Nese mendoni se shqiptaret do ta zhvillojne vete Shqiperine atehere do tu duhet te vdisni me kete iluzion pasi eshte vetem iluzion zhvillimi i Shqiperise vetem nga shqiptaret....

    Nese nuk investojne te huajt Shqiperia do mbetet nje krahine e prapambetur ne mes te Evropes dhe perderisa egziston ky mentalitet dhe ksenofobi tek shqiptaret kam frike se Evropen do shikojme perhere si nje enderr....

    Cfare te them me teper, me vjen keq qe bashkeatdhetaret e mi jane kaq mbrapa persa i perket mentalitetit dhe shume e shume faktoreve te tjere...
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  5. #225
    [QUOTEtani_26]Pse jeni kaq driteshkurter o shqiptare? Pse jeni kaq jashte realitetit?

    Ato shtetet e BE ishin ato ce coptuan shqiprine dhe ndane ne copa copa,por mos te ishte SHBA neve nuk do te kishim atdhe sot.

    Por cfar ardhmerie sheh ti o vlla ne BE?
    Une shkruajta me pare per shtetet e reja Estonia,polonija,slovakija,lituania ...
    cka fituan ata shtete?
    Po,kan drejte te levizin neper europe pa viza, cfar perparimi kan ato ne fushen e ekonomis?
    Kam udhetuar ne poloni dhe slovaki dhe kan pa, njoh disa shok prej polonis dhe kan treguar realitetin per Endren per antarsimin ne BE!

    Por shqiprija eshte shtet i vogel ore,ne kemi kulturen shume te mire beso!
    Europes ja ka honger dreqi kulturen,homoseksuala,biseksuala,pedofila,...demok racija e tyre ka kalua kufij!

    PO,ne shqiptaret cdo here kujtojme se cka eshte evropiane eshte ma e mire,..
    Puno,studio,lexo dhe do atdheun,mos kopjo europianet se kopjimi nuk behet asnjehere origjinal!
    Duke veshur dhe ngjyrosur floket dhe perdorur fjale sikur COOL,YES,AMAZING BE NJERI,OK...po i perngjajme atyre!

    Nuk asht derdhur gjaku kot,Mbroheni identitetin shqiptar

  6. #226
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Je jashte realitetit dhe e kuptu mbrapsh Evropen..Nuk po e zgjas me tej pasi asgje nuk do kuptosh, gjithe te mirat~!
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  7. #227
    Numeroj peshqit Maska e peshkaqeni33
    Anëtarësuar
    31-12-2005
    Vendndodhja
    Ce pyesni kot, as vet se di ku eshte.
    Postime
    584
    Citim Postuar më parë nga tani_26
    Je jashte realitetit dhe e kuptu mbrapsh Evropen..Nuk po e zgjas me tej pasi asgje nuk do kuptosh, gjithe te mirat~!
    O Tani_26

    Me c'shikoj une ti nuk e paske kuptuar hic se c'fare eshte Evropa!!!!

    Evropa or ti miku im po merr gjithmon e me shume pamjen e nje perandorie. Nuk njoh njourit e tua ne fushen ekonomike, juridike, apo politike! Por nese do te kishe nje minimum njohurish te tilla do kuptoje qe Evropa eshte nje variant moderrn i perandorise.

    Ne gjate historise tone kemi jetuar nen hijen e shume perandorive....Sa ikte njera na e zinte diellin tjetra.............. nuk te duket se kemi nevoje te rrime pak ne diell, ti thithim vete rrezet e diellit, jo nepermjet filtrave te ndonje perandorie.

    Me krijimin e perandorise Romake, ne qendruam nen hijen e saj per shekuj me rradhe, me pas edhe nen formen e saj te re si perandori Bizantine. Dhe pa u shkaterruar mire kjo e fundit vendin e saj e zuri nje edhe me e erret ajo Otomane dhe me vone Osmane. Skenderbeu me shekullin e 15-e e kishte kuptuar se asgje e mire nuk i vinte popullit tone te jetonte nen hijen e nje perandorie, prandaj luftoj dhembe per dhembe me turqit, dhe jo se nuk i pelqente surrati i turqeve e as per te mbrojtur Krishterimin si reklamohet. Qellimi i vetem ishte tu shpetonim haraceve qe do na vinte turqia. Ato per te cilat ti lufton te na i veje sot Evropa!!!! Ti nga historia s'ke kuptuar asgje?!

    Ne s'kemi nevoje per nje perandori te re!!!!

    Ti mendon se brenda nje perandorie popujt jetojne te gjithe njesoj?!
    Te genjen mendja miku im.......mund te sjelle ketu shume raste. Nga perandoria Ruse do?........Apo nga perandoria Osmane?....... Apo nga perandoria britanike...?

    Qe te futesh brenda nje perandorie ekziston edhe frika e asimilimit apo e zhdukjes si komb. Le te mos harrojme qe gjate perandorise bizantine ne humbem, dhe desh u u asimiluam nga sllavet, sepse perandoria bizantine bente pazarlleqe me sllavet ne kurriz te tokave dhe interesave tona. Kush na siguron ne se nje gje e tille nuk mund te ndodhi edhe tani..... se per ndonje interes te tyre Gjermania ose Franca nuk na shet ....... me gjithe lecka!!!!

    Prandaj duhet te thellohemi kur te mendojme disa gjera.... Jo per dy metra asfalt te shitemi me gjthe brek!!!!

    Te flasim pak me trash...

    Sipas teje c'fare do fitojme ne po te futemi ne evrope?

    Dy metra me shume asfalt?! (se florinj hiqe nga mendja nuk te jep njeri... e shoh une aty e ke syrin ti)

    Thelbi i gjithe eshte tek infrastruktura, ne ajo na mungone.... ne ate shohim neper filmat evropian qe na pelqen..... se po te jete per standartin e jetes, me degjoni mua nuk eshte ..... ashtu si e mendonim dikur!

    Vendin tone nuk na e nderton Evropa! Ne per ta do ngelemi nje kopesht zologjik! Ky sistem qe ka Evropa nuk njeh meshire e gjynah, qe te na ndihmoj ne.... por vetem interes! Prandaj or miq, ti veme gishtin kokes...... dhe shpatullat punes, tu japim nja dy shpulla atyre budallenj politikaneve qe na kane rene ne pjese dhe o burra te shohim punen se nuk na e bene njeri Shqiperine, por vete ne do t'a bejme!!!

    I zhgenjyer
    peshkaqeni33
    Proletar te te gjitha vendeve bashkohuni

    Nisuni ju para, sa te therras Saliun

  8. #228
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Postime
    459
    peshkaqen miku im.

    Mirese te gjeta njehere serish. Te them te drejten me munguan diskutimet kendej, pasi eshte forumi me i pasur me diskutime te cdo lloji, dhe kalova serish. Kete rradhe ama do ndjek dhe keshillen tende

    Sa per punen e evropes do me falesh por nuk jam aspak i mendimit tend.
    Eshte e vertete qe evropa ndjek interesa te veta, dhe se shteti shqiptar ka dhe shume pune per te arritur te krijoje identitetin e mjaftueshem kombetar per ti hyre nje pune te tille.
    Qe Skenderbeu luftoi turqit per liri eshte e vertete, por qe koha dhe menyra e revoltes apo e qendreses ishte gabim ky eshte nje fakt historik.

    Ne luftuam turqit kur ishin akoma ne zgjerim e siper, kur askush tjeter nuk u tregua aq budalla te ngrinte krye. Lufta dhe qendresa duhen bere ne momentin e duhur dhe me menyren e duhur.
    Lufta jone kunder otomaneve na solli vetem shkaterrim dhe sundimin me te eger ne gjithe ballkanin.
    Pse? Sepse na e kishin friken dhe na morren inat.

    Sa per punen e Europes. Eshte me te vertete nje perandori, por eshte nje zgjedhje e nevojshme. Nuk kemi ne mundesi te mbijetojme si shtet i vetem qe nuk ben pjese ne europe. Ne nuk jemi Zvicra. Biles dhe zvicra njohi para pak kohesh Schenken etj sepse e shef qe po i ikin shume mundesi nga duart.
    Interesi kryesor i europes (gjermani etj) jane forcat e punes.... sepse kendej po ezaurohen. Cila eshte e keqja qe mund te na gjej ne?
    Pastaj ne kundershtim me idene tende se europa mund te na shesi ... eshte pakti i asociimit qe vendos qarte pandryshushmerine e kufijve. Ne kete aspekt Europa duhet pare si nje garanti qe Greqia dhe Serbia nuk do te mund te cenojne me kufinjte shqiptare.

    Natyrisht qe shqiperia duhet te luftoje te marri dhe ato qe ka humbur (te pakten Kosoven) para se te behet kjo marrveshje.

    Pse mendon ti qe Greqia ben c'eshte e mundur per te destabilizuar gjendjen tek ne, dhe per ti thene europes qe keta nuk jane kurrkundi? Sepse Greqia e di qe po hyme ne europe ta harrojne helenizimin.
    Prandaj peshkaqen mos i shif vetem anen negative kesaj gjeje.

    E mira e te mirave eshte te hysh ne Europe ne momentin e duhur ... dhe te largohesh ne momentin e duhur.
    Gje qe ne s'kemi bere me perandorite me pare te cilat kishe permendur ti.

    Me respekt
    Jestersworld

  9. #229
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Citim Postuar më parë nga shkupjani_ILIR

    Une asnjiher skam qene ne shqiperi por e dua sa shpirtin tim
    rrofte shqiprija
    Atehere hajde jeto per nja ca kohe dhe do ta shofesh qe shume shpejt do ndryshosh mendim
    Liberté, égalité, fraternité

  10. #230
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    PO, Shqiperia duhet te jete pjese e EU dhe pjesetare e NATO-se. Kjo eshte rruga me e mire.

  11. #231
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar më parë nga peshkaqeni33
    O Tani_26

    Me c'shikoj une ti nuk e paske kuptuar hic se c'fare eshte Evropa!!!!

    Evropa or ti miku im po merr gjithmon e me shume pamjen e nje perandorie. Nuk njoh njourit e tua ne fushen ekonomike, juridike, apo politike! Por nese do te kishe nje minimum njohurish te tilla do kuptoje qe Evropa eshte nje variant moderrn i perandorise.

    Ne gjate historise tone kemi jetuar nen hijen e shume perandorive....Sa ikte njera na e zinte diellin tjetra.............. nuk te duket se kemi nevoje te rrime pak ne diell, ti thithim vete rrezet e diellit, jo nepermjet filtrave te ndonje perandorie.

    Me krijimin e perandorise Romake, ne qendruam nen hijen e saj per shekuj me rradhe, me pas edhe nen formen e saj te re si perandori Bizantine. Dhe pa u shkaterruar mire kjo e fundit vendin e saj e zuri nje edhe me e erret ajo Otomane dhe me vone Osmane. Skenderbeu me shekullin e 15-e e kishte kuptuar se asgje e mire nuk i vinte popullit tone te jetonte nen hijen e nje perandorie, prandaj luftoj dhembe per dhembe me turqit, dhe jo se nuk i pelqente surrati i turqeve e as per te mbrojtur Krishterimin si reklamohet. Qellimi i vetem ishte tu shpetonim haraceve qe do na vinte turqia. Ato per te cilat ti lufton te na i veje sot Evropa!!!! Ti nga historia s'ke kuptuar asgje?!

    Ne s'kemi nevoje per nje perandori te re!!!!

    Ti mendon se brenda nje perandorie popujt jetojne te gjithe njesoj?!
    Te genjen mendja miku im.......mund te sjelle ketu shume raste. Nga perandoria Ruse do?........Apo nga perandoria Osmane?....... Apo nga perandoria britanike...?

    Qe te futesh brenda nje perandorie ekziston edhe frika e asimilimit apo e zhdukjes si komb. Le te mos harrojme qe gjate perandorise bizantine ne humbem, dhe desh u u asimiluam nga sllavet, sepse perandoria bizantine bente pazarlleqe me sllavet ne kurriz te tokave dhe interesave tona. Kush na siguron ne se nje gje e tille nuk mund te ndodhi edhe tani..... se per ndonje interes te tyre Gjermania ose Franca nuk na shet ....... me gjithe lecka!!!!

    Prandaj duhet te thellohemi kur te mendojme disa gjera.... Jo per dy metra asfalt te shitemi me gjthe brek!!!!

    Te flasim pak me trash...

    Sipas teje c'fare do fitojme ne po te futemi ne evrope?

    Dy metra me shume asfalt?! (se florinj hiqe nga mendja nuk te jep njeri... e shoh une aty e ke syrin ti)

    Thelbi i gjithe eshte tek infrastruktura, ne ajo na mungone.... ne ate shohim neper filmat evropian qe na pelqen..... se po te jete per standartin e jetes, me degjoni mua nuk eshte ..... ashtu si e mendonim dikur!

    Vendin tone nuk na e nderton Evropa! Ne per ta do ngelemi nje kopesht zologjik! Ky sistem qe ka Evropa nuk njeh meshire e gjynah, qe te na ndihmoj ne.... por vetem interes! Prandaj or miq, ti veme gishtin kokes...... dhe shpatullat punes, tu japim nja dy shpulla atyre budallenj politikaneve qe na kane rene ne pjese dhe o burra te shohim punen se nuk na e bene njeri Shqiperine, por vete ne do t'a bejme!!!

    I zhgenjyer
    peshkaqeni33
    Fjale me vend!

  12. #232
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Sipas raportit te Bankes Boterore per vitin 2004, ne faqen 112 jepen 4 arsye te forta pse Shqiperia duhet te integrohet ne komunitetin europian. Kete raport mund ta gjeni falas ne nje nga faqet e WB. Mjafton te lexoni faqen e permendur dhe te ndaloni se diskutuari pa argumenta shkencore...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  13. #233
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    Citim Postuar më parë nga peshkaqeni33
    Sipas teje c'fare do fitojme ne po te futemi ne evrope?
    Ore e kishe qendisur fare shkrimin,po s'na dhe alternativë tjetër për të dalë nga mjerimi ekonomiko-social që gjendet sot populli...

    Apo sygjeron ndonjë mbyllje tjetër si ajo e xhaxhit ?!

    Bëhuni pak më realistë,dhe para se të shkruani nga nga Honoluluja e NY për "dëmet" që ka për të patur kombi me integrimin në Be,hajdeni për një çast në vendin e atyre njerëzve që akoma sot e kësaj dite jetojnë me kufizime drite,uji,me 150000 në muaj,me papunësi,me injorancën politike në zenith,me kaosin social etj etj etj...

    Ahhh më këto shkrimet e Ameriqisë më duken si ato parrullat e dikurshme.

    Ne bar hajmë e dorën nuk ja shtrijmë armikut..lol

    Vetëm se në rastin tonë,të tjerët e hajnë barin kurse ju na e hidhni shurrën përpjetë në Ameriqia.
    .........................

  14. #234
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar më parë nga miki_ro

    Jo zoteri....Te mos futesh ne Evrope nuk do te thote te mbyllesh prape. Dulla e izoloi Shqiperine me dashjen e vet nga cdo gje dhe nga te gjithe.
    Demet qe na ka bere Dulla si komb nuk ishte vetem izolimi nga bota, por demi me i madh qendron ne faktin se per 50 vjet rrjesht qytetari shqiptar ishte skllav i shtetit, shpirterisht, menderisht, ekonomikisht. Shqiptari "harroi" cdo te thote pergjegjesi personale, "harroi" cdo te thote te kesh shpirt biznesmeni.

    Keto gjera duan nje gjenerate te rregullohen...Mentaliteti i njeriut nuk nderron kaq kollaj.

    Nuk ka formula magjike qe rregullojne ekonomine...As investime magjike qe vijne nga qielli. Se per ekonomine behet fjala...Shqiptari vizen ne Evrope e do per te shkuar per te punuar( sepse ne Shqiperi nuk ka pune, po te kishte pune nuk kishte perse te ikte njeri)...Ata qe duan te shkojne per turizem jashte ( qe para 15 vjetesh fjala "turist shqiptar jashte shtetit" ishte barcaleta me e shkurter ne bote) e gjejne dhe menyren dhe parate per te shkuar me pushime.

    Qe te rregullohet ekonomia, fakti eshte se shteti kudo qe ka nderhyre per ti permiresuar gjerat, i ka bere me keq ato. Ne jemi shembull i gjalle i nderhyrjes se shtetit ne ekonomi. Evropa gjithashtu na ofron shembullin se ekonomite ku shteti nderhyn , ben "rishperndarje te pasurise" nepermejt taksimeve dhe nuk i lejon te levizin sipas rregullave te ekonomise se tregut jane te destinuara te ngelin ne balte.

    Qe te permiresohet ekonomia duhet te behen disa gjera:
    - Privatizimi 100% i ekonomise. Shteti nuk ka arsye perse te kete prone. Qofte dhe ne ato ndermarrje te cilat per momentin duken se jane fitimprurese sot. Qofte dhe ne ato ndermarrje qe jane monopol shteteror. Koha ka treguar se burokracia shteterore dhe abuzimi i prones shteterore jane faktoret kryesore te bllokimit te zhvillimit te ekonomise. Tentativa per abuzim eshte shume e madhe. Paraja e prona shteterore duket sikur jane te "te gjitheve", por ne fakt nuk i takon askujt!

    -Zgjidhja sa me e shpejte e ceshtjes se pronave. Rikthimi i tyre sa me shpejte ose pronareve ose shitja e tyre ne ankande. Askush nuk guxon te investoje ne nje vend ku prona private nuk respektohet ose eshte e dyshimte.
    Ankesa kryesore e shqiptareve eshte "nuk kemi uje, nuk kemi drita". Qe te dyja keto te mira materiale ofrohen nga shteti dhe jane monopole shteterore. Po ju kujtoj se deri dje dhe buka ishte e mire materiale qe ofrohej nga shteti. Sot shteti nuk shet me buke e megjithate nuk ankohet kush qe nuk ka buke, apo qe buka eshte e shtrenjte, packa se Shqiperia prodhon me pak grure sesa prodhonte ne fund te viteve '60.

    -Luftimi i korrupsionit( dhe mundesisht zhdukja e tij) dhe transparenca ne jeten politike te vendit.

    -Luftimi i krimit te organizuar dhe ne vecanti, krimit te organizuar te lidhur me politiken.

    -Pakesimi i "shtetit social". Nuk e di sa mijera njerez jane ne asistence sociale (apo ne pensione te parakohshme)ne 15 vitet e fundit. Ne Shqiperi nuk kam qene, por me njerez qe kane ardhur "si turiste", te thone qe njerez te rinj, te shendetshem, por qe e kane "hunden perpjete" preferojne te rrine ne shtepi me asistence sesa te "ulin hunden" e te shkojne te punojne ne pune te cilat i karakterizojne " te rendomta". Te njejten njerez kur shkojne ne Evrope si emigrante te paligjshem, e "ulin hunden" dhe punojne ne keto pune, por ama ne Shqiperi kane nje "reputacion" dhe nuk mund te bejne pune te rendomta.Plus qe ka nje pjese e ketyre ne asistence,qe krahas asistences bejne dhe ndonji pune "te zeze" ( te pa deklaruar, nuk nenkuptoj aktivitet ilegal).

    -Dhe me kryesorja dhe e fundit ,shqiptaret te ndalojne ate mentalitetin e "gjyhnahqarit"....Te gjithe ankohen "nuk kemi, nuk kemi", "s'na del" etj, por ama dhe kafeneve e restoranteve rrine gjithe diten.

    Bejini te gjitha keto dhe do ta shikoni sa shpejt do ti hapi dyert ( dhe kembet) Evropa per ju!

  15. #235
    Citim Postuar më parë nga Ujku'80
    Atehere hajde jeto per nja ca kohe dhe do ta shofesh qe shume shpejt do ndryshosh mendim
    O vllau im une nuk thash se ne jemi Lule ce vjen era,por edhe aq keq nuk jemi!
    Por edhe ti te kisha kshilluar te udhetosh ne Europe dhe te shohish realitetin se si
    bashkatdhetaret tone jetojne, thejne shpinen dhe punojn sikur slav!Prej tyre edhe une jam.

    Me filma dhe programe muzikore nuk shef realitetin e europes.
    Une jam prej Maqedonis,nuk ka dallim shum prej Maqedonis dhe Shqiperise.

    Une shum nervozohena pse ne hudhim vehten shume poshte dhe perhere i lavdrojme europeanet,me ardhur naj qyran prej europes sikur turist ne vendin tone,vetem pse eshte evropian me mujten mfal(***** ja hajm) ai ndoshta eshte naj njeri i pashkolluar apo idiot,per neve mjafton vetem pse eshte Evropian!

    Shiqoheni sportin p.sh ,para disa ditesh shiqova basket ne RTK dy ekipe shqiptare
    por lojtaren ishin (Ismetbegovic,Lopavic,..bllazhevski,Johson,Majk ku ta di se kush!
    Qysh skishin gabuar nji lojtar shqiptar me ndu ne loje!
    Vetem pse nuk asht shqiptar dhe asht i zi sikur qymyr dhe ka emrin qe mbaron me VIQ dhe SKI,mjafton ato te hyjne ne loje dhe te paguhen me rroga te medha,kurse lojtart shqiptar te ngrate rine dhe nxehin kariken!
    Sporti nuk shkon para ashtu por e njejta gje me BE,vetem pse i kemi afer dhe behemi antar nuk do te thote se behemi ma mire!Do te jemi te ulur dhe ato do te lozin!

    Ne duhet te krenohemi m e kulturen tane,ne respektojme ma shum se ta prinderit,familjen,kemi ma shum kujdes ndaj pleqve,nuk flasim fjal te ndyta ne prezence te moshuarve,etj.
    PO,PO jemi te varfur!
    Por kur kemi qene te pasur?
    Ju flitni sikur perpara kemi qene shum te pasur edhe tash na mungon pasurija me parshme.

    Evropa te ishte e mire kishte ndalur luften per nji dite ne Bosnje e jo pasi shkatruan nji popull te tere,ja kan shkatruar identiten kombetar por edhe si shtet nuk ekziston!

    Te punojm vllazni,dhe te behemi te pasur dhe te forte ekonomisht.
    Por une nuk shof zgjidhjen ne antarsim BE.

    Secili ka mendimin e vet,
    Ju pershendes te gjithve

  16. #236
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Duhet te shikojme realitetin dhe ate qe na intereson me teper.
    A na do Evropa ne? JO, ajo as na do dhe as na ka dashur, gje te ben te mendosh se ajo nuk do te doje asnjehere. Ne jemi ketu ku jemi ne 28748 km2 duke u shtyre e pershtyre fale nje VETO-je qe vendosi Woodrow Wilson ne konferencen e paqes ne Paris dhe shpetuam vetem fale poltikes se jashtme amerikane ne 1999 pa na u shkaktuar shume deme ne njerez, por lufta u zgjat me teper fale Frances e spiuneve te tjere Evropiane. Une do te deshiroja shume nje Evrope te bashkuar e te forte, nje model te ngjashem me SHBA, por kjo Evrope qe kemi sot nuk i arrin as te thembrat atij modeli qe ne enderrojme. Nr duam te hyjme ne BE por kjo me shume shpresa arrihet pas nja 15 vjeteve minimumi i viteve. Nese Shqiperia arrin standarte te larta ekonomiko-shoqerore ajo nuk ka nevoje te futet ne Evrope, por megjithate duhet te shohim si eshte politika e Evropes ne te ardhmen. Mendoj se ne duhet me teper te orientohemi drejt nje aleance te forte me SHBA e cila do te na sillte me teper perfitime se ajo me BE. Mos kafsho doren qe te ushqen dhe te mbron! Dhe kjo dore deri tani po vjen me teper nga SHBA. Me teper pefitime na kane ardhur nga SHBA dhe shume deme nga Evropa plake.
    Nqs Evropa na lehteson kushte dhe na ofron me teper, atehere ok per futjen ne Evrope, por nqs vazhdon me politiken e saj te zakonshme ndaj nesh atehere po citoj te fundit qe shkruajti ne eposin tone, te famshmin Gjergj Fishta qe me mllef shkruan
    -“Uh Evropa, ti kurva e motit, qe I re mohit, beses, e Zotit!
    Po a ky ashte sheji I qytetnise, me nda tokat e Shqipnise, per me ngi klysht e Rusise?

  17. #237
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Citim Postuar më parë nga shkupjani_ILIR
    Por edhe ti te kisha kshilluar te udhetosh ne Europe dhe te shohish realitetin se si
    bashkatdhetaret tone jetojne, thejne shpinen dhe punojn sikur slav!Prej tyre edhe une jam.
    une e di se si jetojne shqiptaret ne europe sepse edhe un kam shum kohe qe jetoj jashte shqiperise, por vetem fakti qe shqiperia te jete anetare e BE ne jep shume mundesi dhe ne shqiptareve qe jetojme brenda BE, dhe ne do te kemi me shume lehtesira sic kemi sot, sepse nqs shqiperia do te ishte vend komunitar nuk do zgjasnin radhat nga dy dite per te rinovuar lejet e qendrimit ketej, nuk do paguheshim nen kosto sic ndodh tani dhe donin zdonin te tjeret nuk do ishin kaq racista kundrejt nesh etj etj sepse dhe ktej hallet jane te pambaruara.
    Asnje nga ne nuk po pretendon te pasurohet por thjesht te permiresoj kushtet e jetes se vet, te kete dicka me shume sec ka pasur, e te mos jete i detyruar te marre rrugen e mergimit per te bere pune te remdomte, sic ka ndodhur me nje pjese te mire te shqiptareve qe jane largur, profesora, inxhiniera, doktora, qe largohen nga shqiperia sepse nuk e perballojne dot jetesen apo duan pak me shume per femijet e tyre dhe perfundojne duke lare pjatat restoranteve apo ne ndertim apo duke u bere yzmet pleqve......
    Citim Postuar më parë nga Edvin83
    Mendoj se ne duhet me teper te orientohemi drejt nje aleance te forte me SHBA e cila do te na sillte me teper perfitime se ajo me BE.
    o shoku e ke parasysh se sa larg je mi ne me SHBA ne krahasim me BE???Sa do qe te perpiqemi vendi jone duhet te jete gjithmone ne krah te Europes sepse jemi pjese e saj. Mos po kerkon te behemi Shteti i 54 i SHBA???Ne duhet te perpiqemi qe te permiresojme marredheniet tona sa me shume me Europen. SHBA ka bere shume per shqiptaret por duhet ta dish se sot ne Irak gjenden rreth 270 Ushtare Shqiptare qe rrezikojne jeten e tyre qe shteti shqiptar te mare ndnj kacidhe prej SHBA(dhe per me shume per nje kaprico lufte te presidentit Amerikan).
    Problemi yne kryesor eshte rritja ekonomike dhe per kete na duhet vertet ndihma e BE e Bankes Boterore, e SHBA e te gjithe te tjereve, dhe per kete ka interes edhe europa.
    Liberté, égalité, fraternité

  18. #238
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Citim Postuar më parë nga Edvin83
    Une do te deshiroja shume nje Evrope te bashkuar e te forte, nje model te ngjashem me SHBA, por kjo Evrope qe kemi sot nuk i arrin as te thembrat atij modeli qe ne enderrojme.
    Nuk jam shume dakort sepse sistemi politik amerikan eshte shume i centralizuar ne duat e nje personi, kurse europa eshte pak me e hapur, dhe nje gje tjeter, Ne Shba ka shume te pasur e shume te varfer, kurse ne BE ke nje klase te mesme qe triunfon dhe Shtresat e varfera jane shume here me te vogla ne % sesa ne USA

    Edhe nje gje te fundit , jam i te njejtit mendim em ju kur thoni se duhet te jemi te pavarur ekonomikisht dhe shpresoj qe kjo te arrihet sa me shpejt, por boll me kte mentalitet te izolimit tone sepse e pame per 50 vjet sec na bere izolimi.Po e perseris dhe njehere, nqs Shqiperia arrin ne kto 10 vjet nivelet e jeteses te ZVicres atehere do jem shum dakort qe te mos anetaresohemi ne BE.
    Liberté, égalité, fraternité

  19. #239
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar më parë nga Ujku'80
    Nuk jam shume dakort sepse sistemi politik amerikan eshte shume i centralizuar ne duat e nje personi, kurse europa eshte pak me e hapur, dhe nje gje tjeter, Ne Shba ka shume te pasur e shume te varfer, kurse ne BE ke nje klase te mesme qe triunfon dhe Shtresat e varfera jane shume here me te vogla ne % sesa ne USA

    Edhe nje gje te fundit , jam i te njejtit mendim em ju kur thoni se duhet te jemi te pavarur ekonomikisht dhe shpresoj qe kjo te arrihet sa me shpejt, por boll me kte mentalitet te izolimit tone sepse e pame per 50 vjet sec na bere izolimi.Po e perseris dhe njehere, nqs Shqiperia arrin ne kto 10 vjet nivelet e jeteses te ZVicres atehere do jem shum dakort qe te mos anetaresohemi ne BE.
    Apo c'ja fut kot o mik! Pushteti amerikan eshte i centralizuar ne duart e nje personi? Qe presidenti te vendosi per nje ligj, ky ligj duhet te kaloje dhe Kongresin .dhe Senatin...plus nese ky ligj vleresohet si jo kushtetues nga Gjykata Supreme e Kushtetutes, nuk futet ne fuqi. Gjithashtu nese kerkohet te nderrohet nje ligj ne Kushtetute, duhet te kaloje Kongresin, Senatin, te marri miratimin e presidentit dhe me pas te RATIFIKOHET nga kongreset ( parlamentet) e secilit shtet! Ku e shikon centralizimin ti ketu?

    Amerika ka shume te pasur e shume te varfer? Amerika eshte ndoshta i vetmi vend ne bote, ku cdo dite nje njeri behet milioner. Standarti i varferise ne Amerike nuk eshte njesoj me standartin e varferise ne Evrope apo ne vende te tjera. 50% e te varferve ne Amerike jane pronare shtepish ( nuk e marrin me qira) , 75% e te varferve kane nje makine, 85-90% e te varferve kane televizor, video, ajer te kondicionuar. Sipas statistikave te fundit 78% e popullsise ka shtepine e vet. (Duke marre parasysh qe vetem 52% e popullsise ka lindur ne Amerike, pjesa tjeter (48%)jane emigrante te ligjesuar qe e kane filluar nga zeroja)

    Nuk e di nese triumfon shtresa e mesme ne Evrope dhe sesa mund te quhet triumf kufizimi i mundesise per tu pasuruar me teper. Di qe nje pjese e asaj qe quhet shtrese e mesme ne Evrope eshte e krijuar dhe mbahet artificialisht. Qeverite evropiane bejne "rishperndarje te pasurise se krijuar" nepermjet supertaksimit. Te supertaksosh nje kategori njerezish dhe me ato te ardhura te krijosh vende pune per te mbajtur me buke disa te tjere, per mendimin tim eshte socializem dhe recete per deshtim. Ne Amerike qytetaret i japin shtetit nepermjet tatimeve 28 % te te ardhurave, ne Evrope kjo shifer eshte 45% ( dhe ne disa shtete si Franca , Gjermania, Hungaria eshte rreth 50%)

    Te jesh i sigurt se Shqiperia po qe se ndjek modelin evropian te ekonomise , jo per 10 po as per 50 vjet nuk ka per te arritur nivelin e Zvicres!

  20. #240
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Pyetja duhet te jete jo 'a duhet te hyje AL ne BE por 'sa shpejt duhet te futemi ne BE?"

Faqja 12 prej 36 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •