Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Thumbs down Të sëmurët mendorë në spitalin e burgut

    3 tetor 2005 /TN

    Çerçiz Loloçi

    Një vështrim i kalimtë në spitalin e burgut, të ballafaqon me shumë probleme. Pajisjet janë tepër të vjetruara dhe të papastra. Mungonin tavolinat dhe komodinat e ushqimit. Ushqimet mbaheshin nën krevat.

    Në ambientet e Spitalit të Burgut në Tiranë mungon ngrohja në dhoma. Fëmijët nuk kanë një ambient të përshtatshëm për të qëndruar dhe për të kaluar kohën e lirë. Të miturit qëndrojnë në po atë dhomë ku ndodheshin edhe të sëmurët mendorë. Njëkohësisht është cenuar rëndë neni 17 i ligjit “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim”, ku thuhet se “Nënave u lejohet që të mbajnë me vete fëmijët deri në moshën 3 vjeç”.

    Fakti se në Spitalin e Burgut gjenden 55 persona të sëmurë mendorë, qëndrimi i tyre këtu është shkelje e rëndë e nenit 82 pika 1 e dokumentit të Kombeve të Bashkuara, ku sanksionohet se personat me të meta mendore nuk duhet të qëndrojnë në burgje.

    Mbajtja në spital e 13 personave të sëmurë mendorë të paralizuar stacionarë. Totalisht të paaftë për t’u kujdesur për veten e tyre.


    Shërbimi mjekësor

    Nga monitorimi i shtypit rezultoi edhe një problem dhe rrezik tjetër për pacientët e spitalit të burgjeve dhe përkatësisht rreziku për jetën e tyre.

    Ish drejtori i qendrës spitalore të burgjeve, z. Llambi Koçi shprehet se ruajtja e jetës së një të burgosuri është shumë e vështirë. Armiqtë që ndodhen jashtë telave të burgjeve mundohen me 1001 forma të hakmerren duke i helmuar, apo duke përdorur metoda të tjera më të sofistikuara. Mundësia më e madhe për t’i shkaktuar vdekjen një të burgosuri është përmes ushqimeve. Ka rregulla të forta për kontrollin e çdo lloji ushqimi që mund të futet për të burgosurit në burg. Për çdo cigare që futet në burg një duhet ta pijë laboranti .
    b. Kujdesi psikiatrik

    Legjislacioni shqiptar parashikon një kujdes të veçantë të të dënuarve me çrregullime mendore. Ligji “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim ” dhe Rregullorja e Përgjithshme e Burgjeve parashikojnë që të burgosurit me sëmundje dhe të meta mendore vendosen në reparte të veçanta të sistemit të burgjeve; kurimi i tyre duhet të bëhet në institucione psikiatrike dhe mjekësore, të specializuara për këtë qëllim, nën kujdesin e personelit të institucionit të vuajtjes së dënimit.

    Personat e cilësuar nga gjykata si të papërgjegjshëm nuk duhet të mbahen në burg, apo në spitalin e burgjeve, por duhet të vendosen, sa më shpejt të jetë e mundur në institucionet psikiatrike, sipas parashikimeve të ligjit “Për Shëndetin Mendor ”.

    Mbajtja e këtij kontigjenti në spitalin e burgjeve (aktualisht 52 persona), që prej vitit 1997 (shiko kapitullin mbi Vendosjen e Pavullnetshme në Institucionet Psikiatrike), përbën një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut.

    i. Ekzistenca e mjekëve të kualifikuar në psikiatri dhe disa infermierë të trajnuar në çdo burg.

    Në spitalin e burgjeve nuk ka psikiatër dhe nuk ka aktualisht ndonjë Plan-Veprimi për përfshirjen e tyre.

    Në Planin e Veprimit të Ministrisë së Shëndetësisë mbi reformimin e Shëndetit Mendor nuk është prekur kjo çështje.

    ii. Mundësia për terapi profesionale, psikoterapeutike dhe farmakologjike.

    Nuk realizohet.

    iii. Depistimi i hershëm i të burgosurve që vuajnë nga sëmundje psikologjike.

    Nuk është bërë ndonjëherë ndonjë pyetësor për depistimin e hershëm të të burgosurve që vuajnë nga sëmundje psikologjike. Megjithatë, QSHRT po shqyrton mundësinë e bashkëpunimit me DPB, për të realizuar studimin e parë mbi këtë çështje.

    iv. Përkujdesja në një mjedis spitalor që është i pajisur përshtatshëm dhe që ka personelin e trajnuar siç duhet.
    Për kualifikimin e mjekëve nuk bëhet asgjë.

    3. Miratimi i pacientit dhe konfidencialiteti

    a. Miratimi i pacientit i. Dhënia e të gjitha informacioneve përkatëse pacientit lidhur me gjendjen e tij, ecurinë e mjekimit dhe barnat që i janë rekomanduar. Mundësia që ky informacion t’i komunikohet familjes së tij, avokatit ose një mjeku të jashtëm.

    Kjo nuk përbën pengesë në parim, por mungesa e shërbimeve e bën të vështirë dhënien e informacioneve të plota mbi “mungesat”.

    ii. Refuzimi i mjekimit
    Vetëm në raste grevash të urisë kjo e drejtë shkelet me qëllim shpëtimin e jetës së grevistit, p.sh. vënie serumi kundër dëshirës për të shpëtuar jetën e të burgosurit.
    iii. S’ka pasur raste
    b. Konfidencialiteti
    i. Pjesë përbërëse e etikës së mjekut.
    ii. Ekzaminimi bëhet individual.
    4. Kujdesi shëndetësor parandalues
    Mungojnë programe specifike për kujdesin shëndetësor parandalues.
    a. Higjena – referim tek pjesa e mëparshme + udhëzuesit I burgosuri nuk izolohet pa rekomandimin e mjekut.
    b. Sëmundjet e transmetueshme
    c. Parandalimi i vetëvrasjes

    Kjo nuk realizohet. Mjekët nuk janë të qartë për risqet e vetëvrasjes. Është e domosdoshmne që mjekët të trajnohen në lidhje me identifikimin e preçedentëve të vetërasjes dhe të ndërtohen skema të parandalimit.

    Fenomeni i vetëvrasjes ka qenë prezent në institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale edhe në vitet e fundit. Gjatë regjimit totalitar të dënuarit në mungesë të shërbimit psikosocial si rezultat i presioneve, keqtrajtimit detyroheshin të zgjidhnin vetëflijimin e tyre të menjëhershëm në vend të një vuajtjeje të pafundme. Megjithë ndryshimet që kanë ndodhur pas viteve ’90 në trajtimin dhe asistencën psikosociale e shëndetësore ndaj të dënuarve, përsëri janë ndeshur disa raste vetëvrasjeje si: ... Jaupi një grua rreth 45 vjeç në burgun e Tiranës në vitin 1998, e cila u mbyt në fuçinë e ujit.

    Një djalë 26 vjeç në burgun e Vaqarrit në vitin 2002 vetëmbytet me çarçaf, dhe disa të tjera. Po kështu ka pasur shumë raste në tentativë si pirje ilaçesh me doza të mëdha, goditje të xhamit me kokë, etj.

    Problemi është që megjithë këto raste dhe shumë të tjera që nuk janë të cituara këtu, mungon një raport i institucioneve shtetërore përkatëse që të japë shpjegime për shkaqet dhe për masat parandaluese të vetëvrasjeve.

    QSHRT ka trajtuar në njëfarë mënyre temat e vetëvrasjes dhe mund të trajtojë më në detaje këto tema në të ardhmen me qëllim pajisjen e stafit të burgjeve me njohuri për identifikimin dhe parandalimin e rasteve të vetëvrasjes. Në raste tentativash ndodh që personi nuk lihet vetëm në dhomë. Në raste më të rralla serioze përdoret lidhje këmbë e duar. Një i dënuar, i akuzuar për veprën penale të vrasjes, ka tentuar t’i japë fund jetës, duke prerë damarët e krahut me bishtin e lugës.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  2. #2
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    18/07/2004

    Duke tentuar vetëvrasjen, ish polici i dënuar me 7 vjet burg i ka rënë murit me kokë, me sa fuqi që kishte në qelinë ku ndodhej prej gati një viti .

    Një i burgosur është vetëvarur në qelinë ku vuante dënimin. Trupi i pajetë më pas është dërguar në morgun e spitalit ku do t’i bëhej ekspertiza. Nuk dihen shkaqet e vetëvarjes së tij. Këto vetëvrasje ndodhin kryesisht në gjendje të rënduar psiqike.

    Vapa, 3 të burgosur presin damaret

    Tre të burgosur në qelitë e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së Fierit tentuan në 4 korrik 2004 t'i japin fund jetës duke prerë damaret e duarve me mjete të mprehta. A. M, A. G dhe një i tretë, kanë zhvilluar grevë urie dhjetë ditët e fundit, në shenjë proteste ndaj kushteve jo të mira të jetesës, pasi në vend të kapacitetit prej 45 vetash, në Drejtorinë e Policisë mbahen mbi 3 fishi i tyre. Por problemi kryesor i tyre ka qenë pikërisht temperaturat tejet të larta, deri në 45 gradë celsius dhe nxehtësia e papërballueshme në qelitë e paraburgimit të drejtorisë së policisë së Fierit.

    Për këtë, sipas burimeve të policisë vendore, tre të dënuarit në paraburgim, kanë vendosur të vetëflijohen në shenjë demonstrimi të mospërballimit të kushteve të jetesës në qeli. Ata kanë arritur të sigurojnë mjete të mprehta me të cilat kanë prerë damaret e duarve duke shkaktuar rrjedhje të konsiderueshme gjaku me pasoja të mundshme për jetën.

    d. Parandalimi i dhunës

    Në rastet kur tek i burgosuri është ushtruar dhunë nga vetë stafi i burgjeve, nuk bëhet raport mjekësor për dhunën e ushtruar. Kjo ndodh sepse mjekët janë në varësi të administratës të burgjeve. Ndërkohë që ata duhet të jenë në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë.
    Në rastet kur dhuna është ushtruar nga punonjës të tjerë bëhet raportimi.


    Nëna dhe fëmija

    Gratë dhe të miturit rregullisht e vuajnë dënimin në institucione të posaçme vetëm për to dhe në pamundësi, në seksione të veçanta të institucioneve të tjera sipas kritereve të këtij ligji. Nënave u lejohet që të mbajnë me vete fëmijët deri në moshën 3 vjeç. Për kujdesin dhe asistencën ndaj këtyre fëmijëve funksionojnë çerdhe të posaçme .

    Në instituconet ku vuajnë dënimin gratë, funksionojnë shërbimet speciale në ndihmë të grave shtatzana dhe të atyre me fëmijë në gji. Gjithashtu, sipas ligjit gratë shtatzëna nuk mund të detyrohen të punojnë gjatë vuajtjes së dënimit me burgim. Për të dënuarit e mitur dhe për gratë që kanë fëmijë të mitur, bëhet një program i posaçëm dhe favorizues për lidhjet me familjen.

    Femrat e dënuara me vendim të formës së prerë janë të vendosura në institucionin e vuajtjes së dënimit 325 në Tiranë, në një seksion të veçantë dhe të ndarë nga meshkujt, ndërsa të paraburgosurat janë vendosur në burgun 313, edhe këtu të ndara nga të paraburgosurit meshkuj. Grave u janë krijuar kushte të posaçme për kujdesin e atyre që janë shtatzëna, apo që kanë fëmijë në gji.

    Grave u lejohet të mbajnë fëmijët deri në moshën 3 vjeçare, ku ato qëndrojnë në ambiente të veçanta brenda institucionit dhe për to është ndërtuar një çerdhe e veçantë me kushtet e nevojshme për nënat e burgosura dhe fëmijët e tyre. Në fund të vitit 2004 aty ndodheshin 3 gra me fëmijët e tyre.

    b. Adoleshentët

    E drejta e adoleshentëve në burg për t’u lejuar të qëndrojnë në një vend fiks, të rrethuar nga objekte personale dhe në grupe shoqërisht të favorshme.

    Për adoleshentët ka trajtim të veçantë.

    c. Të burgosurit me çrregullime personaliteti E drejta që të burgosurit me çrregullime personaliteti për programe terapeutike, në njësi burgu që janë të organizuara sipas linjave të shoqërisë dhe mbikqyren me kujdes.

    Nuk ekziston. Nuk bëhet identifikimi dhe nuk ka terapi për këto lloj çrregullimesh.

    Rasti i të burgosurit të veçuar se është i rrezikshëm dhe ka nevojë për medikamente.

    d. Të burgosur të papërshtatshëm për burgim të vazhdueshëm. E drejta e të burgosurve që vuajnë nga një sëmundje e rëndë që nuk mund të kurohet siç duhet në kushte burgu, të cilët janë të gjymtuar rëndë ose me moshë të thyer, për të përfituar lehtësi, kushte alternative, apo edhe lirim pas një raporti të mjekut për organin kompetent.

    Në bazë të Kodit të Procedurës Penale , kur nuk njihet autori i veprës penale ose kur i pandehuri vuan nga një sëmundje e rëndë që ndalon hetimin e mëtejshëm, prokurori vendos pezullimin e hetimeve. Ndërsa sipas ligjit “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim”, vuajtja e dënimeve me burgim bëhet vetëm në vendet e caktuara posaçërisht sipas këtij ligji. Ministri i Drejtësisë në raste të gjendjes së jashtëzakonshme, të rrezikimit nga forca madhore, të kryerjes së punimeve të rëndësishme, si dhe kur rrezikohet jeta dhe shëndeti i të dënuarve, mund të urdhërojë që vuajtja e dënimit të bëhet përkohësisht në vende të tjera të përshtatshme.

    Megjithatë, nuk ka ndonjë dispozitë konkrete për lehtësimin e dënimit të të burgosurve, përveç detyrimit për njoftimin e menjëhershëm të familjarëve në rast sëmundjeje të rëndë fizike ose psikike.

    Spitali i burgut në Tiranë ka vetëm një seksion për të burgosurit që vuajnë nga sëmundje mendore. Përpara vitit 1997, të gjithë të burgosurit e sëmurë mendorë mbaheshin në Elbasan, por për shkak se kushtet ishin keqësuar, një pjesë e tyre u transferuan në Tiranë, ndërsa një numër i vogël qëndronin në Elbasan në kushte tepër të rënduara.

    Ata që janë midis moshës 16 deri në 18 vjeç; qëndrojnë në institucione të ndara; gjithashtu, të moshuarit jetojnë të ndarë. Diagnozat kryesore janë skizofrenia ose disa lloje të psikozave paranoide; shumica e pacientëve të burgosur në spitalin e burgut janë atje për shkak se kanë vrarë njerëz të afërm të familjes.

    Kushtet e përgjithshme në këtë spital janë të mjerueshme. Ai nuk është një institucion për trajtimin e të sëmurëve, ai është një pjesë e burgut, ku ata që vuajnë nga sëmundjet mendore jetojnë në ambjente të papërshtatshme. Pesë pacientë jetojnë në një dhomë dhe e kalojnë shumicën e 24 orëshit të mbyllur nëpër dhoma. Më e keqja është se, ata mund të lejohen dy deri në tre orë në ditë të dalin jashtë dhe kjo varet nga personeli. Kontaktet me familjet janë minimale.

    Rregullat e spitalit janë të njëjta me ato të burgut.

    Për më tepër, të burgosurve të sëmurë mendorë nuk u lejohet të lexojnë asnjë material përveçse atij fetar, as libra, revista apo gazeta. Edhe muzika është e ndaluar. Administrata e shërbimit shëndetësor varet nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe jo nga Ministria e Shëndetësisë.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    6. Pavarësia profesionale



    Dhënia e kujdesit nga personeli shëndetësor në përgjithësi në shoqërinë e lirë.

    Sipas ligjit duhet të ofrohet ndihma njësoj sikur personi të jetë i lirë.

    Vendimet klinike të mjekut të përcaktohen vetëm nga kritere mjekësore.

    Cilësia dhe efektiviteti i punës mjekësore, si dhe burimet në dispozicion duhet të vlerësohet nga një organ mjekësor i kualifikuar dhe jo nga organe që janë përgjegjëse për sigurimin ose administratën.

    E drejta e të burgosurve për mjekim edhe kur ata thyejnë rregullat mjekësore ose përdorin kërcënime ose dhunë.

    Sipas ligjit dhe rregullores asistenca mjekësore duhet t’i ofrohet të burgosurve të sëmurë në çdo lloj kushtesh.


    7. Kompetenca profesionale

    Zotërimi nga mjekët dhe infermierët e burgjeve të njohurive të specializuara për t’u marrë me format e veçanta të patologjisë së burgut.
    Nevoja që personeli i kualifikuar të ketë përvojën e nevojshme dhe të aktualizohet vazhdimisht.

    Parimi që të burgosurit nuk duhet të veprojnë si ordinanca infermierësh dhe asnjëherë nuk duhet të përfshihen në shpërndarjen e barnave.
    Futja e një specialiteti, si për mjekët ashtu edhe për infermierët, në bazë të arsimit pasuniversitar dhe trajnimit të rregullt në shërbim për kushtet e veçanta të shërbimit në burgje.


    Rekomandime


    Një broshurë informimi për të burgosurit gjatë pranimit të tyre në institucionin e vuajtjes së dënimit, pra një guidë parandaluese, mund dhe duhet ta realizojnë edhe vetë mjekët, të cilët aktualisht nuk e bëjnë një gjë të tillë. Pra është njëkohësisht edhe në varësi të dëshirës së mjekut për të bërë një gjë të tillë.

    Në institucionet e vuajtjes së dënimit të përcaktohen mjedise të veçanta për izolimin dhe trajtimin e personave me probleme shëndetësore.

    Shërbimi dentar në institucione të shtrihet edhe në shërbimet përtej mbushjes, apo heqjes së dhëmbëve.
    Të rritet niveli profesional dhe trajnimi i punonjësve që punojnë në burgje, nëpërmjet parashikimit të diferencimit të pagave, në përputhje me vështirësitë e pozicionit të punës.

    Personeli mjekësor i burgjeve duhet gjithashtu të përfshihet në sistemin e shërbimit civil.
    Sa më shpejt duhet të përcaktohet një normë e pranueshme e mbulimit të të burgosurve me personel TË HUAJT Të drejtat e refugjatëve në Republikën e Shqipërisë rregullohen nëpërmjet këtyre akteve ligjore:

    Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, neni (40) i cili përcakton të drejtën e strehimit në Republikën e Shqipërisë për të huajt, pra të huajt kanë të drejtën e strehimit në Republikën e Shqipërisë sipas ligjit.

    Ligji Nr.8432 datë 14.12.1998 “Për Azilin në Republikën e Shqipërisë”. Ky ligj rregullon kushtet dhe proçedurat për dhënien dhe heqjen e azilit në Republikën e Shqipërisë, si dhe të drejtat e detyrat e refugjatëve dhe të personave nën mbrojtjen e përkohshme. Ligji nr.8492 datë, 27.05.1999 “Për të huajt” i cili rregullon regjimin e hyrjes, të qëndrimit, qarkullimit, punësimit të të huajve në Republikën e Shqipërisë, si dhe të daljes së tyre prej territorit të saj.

    Manuali i UNHCR-së “Mbi proçedurat dhe kriteret e përcaktimit të Statusit të Refugjatit “pjesa kryesore e këtij Manuali trajton kriteret e përcakimit të statusit të refugjatit, zbërthen dhe shpjegon komponentët e ndryshëm të përkufizimit të termit refugjat. Ky manual është konceptuar si një udhërrëfyes praktik. Konventa e vitit 1951 dhe Protokolli i vitit 1967 janë dy instrumentat që parashikojnë përcaktimin e statusit të refugjatit, në përputhje me dispozitat e zbatuara në shtetet e ndryshme kontraktuese. Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut (DUDNJ).

    Udhëzues i shkurtër për Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Sipas legjislacionit shqiptar, me azil nënkuptohen të drejtat dhe detyrat e parashikuara në Konventën e Gjenevës "Për statusin e refugjatëve" të 28 korrikut 1951 dhe Protokollin e Nju-Jorkut 1976, në traktatet ndërkombëtare ku Shqipëria është palë.

    Të huajt që dëshirojnë të kërkojnë azil në Republikën e Shqipërisë duhet:

    a. T'u drejtohen organeve kompetente në kufi apo brenda territorit të Republikës së Shqipërisë dhe të depozitojne kërkesën për azil; b. T'i drejtohen drejtpërdrejt zyrës për refugjatët dhe të depozitojnë aplikimin për azil.

    Për periudhën deri në dhënien e vendimit përfundimtar, lidhur me aplikimin për azil, azilkërkuesi lejohet të qëndrojë në territorin e Republikës së Shqipërisë.

    Kërkuesit e azilit nuk ndiqen penalisht dhe as nuk i nënshtrohen ndonjë trajtimi të pafavorshëm vetëm sepse kanë shkelur në mënyrë të paligjshme kufirin dhe përgjithësisht trajtohen në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, si dhe me dispozitat përkatëse të ligjit për azilin. Numri i personave qe kishin perfituar Statusin e Refugjatit ne Republiken e Shqiperise deri në tetor 2004 ishte 50 vetë. Ata vinin kryesisht nga Kosova, Serbi-Mali i Zi, Iraku, Irani dhe Turqia .

    Vetëm per gjashtemujorin e pare 2004 jane kapur 103 emigrantë te paligjshem, nga te cilet 91 jane prapsuar, 12 jane debuar. Në përputhje edhe me numrat e mësipërm të emigracionit klandestin, numri i të huajve në burgjet dhe institucionet e paraburgimit në Shqipëri është i kufizuar. Për më tepër, trajtimi i tyre nuk diferencohet me trajtimin shtetasve shqiptarë të privuar nga liria.

    Nga ana tjetër është e vërtetë që në institucionet e privimit të lirisë periodikisht gjatë vitit 2004 janë gjendur edhe shtetas të huaj. Në përgjithësi trajtimi i tyre është korrekt, duke përfshirë edhe caktimin e avokatëve mbrojtës, nga ana tjetër mbetet problem në disa raste komunikimi i avokatëve mbrojtës me këta persona për shkak se nuk ka përkthyes nga gjuhët e tyre specifike. Në maj 2004 në burgun 302 në Tiranë vuanin dënimin 4 shtetas të huaj.


    Rekomandime

    Duke patur parasysh se e drejta e të burgosurit për t’u informuar në gjuhën që kupton, në përputhje me Kushtetutën, aktet ndërkombëtare të ratifikuara, Ligjin “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim” dhe Rregulloret në fuqi, është një nga të drejtat themelore, DPB duhet të përkthejë (të paktën në gjuhët e njohura gjerësisht dhe në gjuhët e shteteve fqinje), të gjitha aktet kryesore për të drejtat e të burgosurve, udhëzuesit etj, me qëllim që ato t’u vihen pa vonesë në dispozicion të burgosurve me shtetësi të huaj.

  4. #4
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Ligji Nr.8432 datë 14.12.1998 “Për Azilin në Republikën e Shqipërisë”. Ky ligj rregullon kushtet dhe proçedurat për dhënien dhe heqjen e azilit në Republikën e Shqipërisë, si dhe të drejtat e detyrat e refugjatëve dhe të personave nën mbrojtjen e përkohshme. Ligji nr.8492 datë, 27.05.1999 “Për të huajt” i cili rregullon regjimin e hyrjes, të qëndrimit, qarkullimit, punësimit të të huajve në Republikën e Shqipërisë, si dhe të daljes së tyre prej territorit të saj.

    Numri i personave qe kishin perfituar Statusin e Refugjatit ne Republiken e Shqiperise deri në tetor 2004 ishte 50 vetë. Ata vinin kryesisht nga Kosova, Serbi-Mali i Zi, Iraku, Irani dhe Turqia .
    Cne kosovaret me azil? Ata sikur e marrin shtetesine shqiptare fare lehte. Mos jane njerez qe ndiqen nga ligji ne Kosove dhe perfitojne te mos kthehen? Do jete ndonje hile ketu.

Tema të Ngjashme

  1. Dhune ne spitalin rajonal te Fierit
    Nga Apolloni31 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 23-02-2009, 23:19
  2. Disa nga Ilacet me te zakonshme dhe efektet e tyre
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  3. Atropina
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:11
  4. Raporti, 25% e popullsisë me çrregullime mendore
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-12-2006, 19:23
  5. Historiku i burgut te Tiranes
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-04-2002, 09:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •