3 tetor 2005 /TN
Çerçiz Loloçi
Një vështrim i kalimtë në spitalin e burgut, të ballafaqon me shumë probleme. Pajisjet janë tepër të vjetruara dhe të papastra. Mungonin tavolinat dhe komodinat e ushqimit. Ushqimet mbaheshin nën krevat.
Në ambientet e Spitalit të Burgut në Tiranë mungon ngrohja në dhoma. Fëmijët nuk kanë një ambient të përshtatshëm për të qëndruar dhe për të kaluar kohën e lirë. Të miturit qëndrojnë në po atë dhomë ku ndodheshin edhe të sëmurët mendorë. Njëkohësisht është cenuar rëndë neni 17 i ligjit “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim”, ku thuhet se “Nënave u lejohet që të mbajnë me vete fëmijët deri në moshën 3 vjeç”.
Fakti se në Spitalin e Burgut gjenden 55 persona të sëmurë mendorë, qëndrimi i tyre këtu është shkelje e rëndë e nenit 82 pika 1 e dokumentit të Kombeve të Bashkuara, ku sanksionohet se personat me të meta mendore nuk duhet të qëndrojnë në burgje.
Mbajtja në spital e 13 personave të sëmurë mendorë të paralizuar stacionarë. Totalisht të paaftë për t’u kujdesur për veten e tyre.
Shërbimi mjekësor
Nga monitorimi i shtypit rezultoi edhe një problem dhe rrezik tjetër për pacientët e spitalit të burgjeve dhe përkatësisht rreziku për jetën e tyre.
Ish drejtori i qendrës spitalore të burgjeve, z. Llambi Koçi shprehet se ruajtja e jetës së një të burgosuri është shumë e vështirë. Armiqtë që ndodhen jashtë telave të burgjeve mundohen me 1001 forma të hakmerren duke i helmuar, apo duke përdorur metoda të tjera më të sofistikuara. Mundësia më e madhe për t’i shkaktuar vdekjen një të burgosuri është përmes ushqimeve. Ka rregulla të forta për kontrollin e çdo lloji ushqimi që mund të futet për të burgosurit në burg. Për çdo cigare që futet në burg një duhet ta pijë laboranti .
b. Kujdesi psikiatrik
Legjislacioni shqiptar parashikon një kujdes të veçantë të të dënuarve me çrregullime mendore. Ligji “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim ” dhe Rregullorja e Përgjithshme e Burgjeve parashikojnë që të burgosurit me sëmundje dhe të meta mendore vendosen në reparte të veçanta të sistemit të burgjeve; kurimi i tyre duhet të bëhet në institucione psikiatrike dhe mjekësore, të specializuara për këtë qëllim, nën kujdesin e personelit të institucionit të vuajtjes së dënimit.
Personat e cilësuar nga gjykata si të papërgjegjshëm nuk duhet të mbahen në burg, apo në spitalin e burgjeve, por duhet të vendosen, sa më shpejt të jetë e mundur në institucionet psikiatrike, sipas parashikimeve të ligjit “Për Shëndetin Mendor ”.
Mbajtja e këtij kontigjenti në spitalin e burgjeve (aktualisht 52 persona), që prej vitit 1997 (shiko kapitullin mbi Vendosjen e Pavullnetshme në Institucionet Psikiatrike), përbën një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut.
i. Ekzistenca e mjekëve të kualifikuar në psikiatri dhe disa infermierë të trajnuar në çdo burg.
Në spitalin e burgjeve nuk ka psikiatër dhe nuk ka aktualisht ndonjë Plan-Veprimi për përfshirjen e tyre.
Në Planin e Veprimit të Ministrisë së Shëndetësisë mbi reformimin e Shëndetit Mendor nuk është prekur kjo çështje.
ii. Mundësia për terapi profesionale, psikoterapeutike dhe farmakologjike.
Nuk realizohet.
iii. Depistimi i hershëm i të burgosurve që vuajnë nga sëmundje psikologjike.
Nuk është bërë ndonjëherë ndonjë pyetësor për depistimin e hershëm të të burgosurve që vuajnë nga sëmundje psikologjike. Megjithatë, QSHRT po shqyrton mundësinë e bashkëpunimit me DPB, për të realizuar studimin e parë mbi këtë çështje.
iv. Përkujdesja në një mjedis spitalor që është i pajisur përshtatshëm dhe që ka personelin e trajnuar siç duhet.
Për kualifikimin e mjekëve nuk bëhet asgjë.
3. Miratimi i pacientit dhe konfidencialiteti
a. Miratimi i pacientit i. Dhënia e të gjitha informacioneve përkatëse pacientit lidhur me gjendjen e tij, ecurinë e mjekimit dhe barnat që i janë rekomanduar. Mundësia që ky informacion t’i komunikohet familjes së tij, avokatit ose një mjeku të jashtëm.
Kjo nuk përbën pengesë në parim, por mungesa e shërbimeve e bën të vështirë dhënien e informacioneve të plota mbi “mungesat”.
ii. Refuzimi i mjekimit
Vetëm në raste grevash të urisë kjo e drejtë shkelet me qëllim shpëtimin e jetës së grevistit, p.sh. vënie serumi kundër dëshirës për të shpëtuar jetën e të burgosurit.
iii. S’ka pasur raste
b. Konfidencialiteti
i. Pjesë përbërëse e etikës së mjekut.
ii. Ekzaminimi bëhet individual.
4. Kujdesi shëndetësor parandalues
Mungojnë programe specifike për kujdesin shëndetësor parandalues.
a. Higjena – referim tek pjesa e mëparshme + udhëzuesit I burgosuri nuk izolohet pa rekomandimin e mjekut.
b. Sëmundjet e transmetueshme
c. Parandalimi i vetëvrasjes
Kjo nuk realizohet. Mjekët nuk janë të qartë për risqet e vetëvrasjes. Është e domosdoshmne që mjekët të trajnohen në lidhje me identifikimin e preçedentëve të vetërasjes dhe të ndërtohen skema të parandalimit.
Fenomeni i vetëvrasjes ka qenë prezent në institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale edhe në vitet e fundit. Gjatë regjimit totalitar të dënuarit në mungesë të shërbimit psikosocial si rezultat i presioneve, keqtrajtimit detyroheshin të zgjidhnin vetëflijimin e tyre të menjëhershëm në vend të një vuajtjeje të pafundme. Megjithë ndryshimet që kanë ndodhur pas viteve ’90 në trajtimin dhe asistencën psikosociale e shëndetësore ndaj të dënuarve, përsëri janë ndeshur disa raste vetëvrasjeje si: ... Jaupi një grua rreth 45 vjeç në burgun e Tiranës në vitin 1998, e cila u mbyt në fuçinë e ujit.
Një djalë 26 vjeç në burgun e Vaqarrit në vitin 2002 vetëmbytet me çarçaf, dhe disa të tjera. Po kështu ka pasur shumë raste në tentativë si pirje ilaçesh me doza të mëdha, goditje të xhamit me kokë, etj.
Problemi është që megjithë këto raste dhe shumë të tjera që nuk janë të cituara këtu, mungon një raport i institucioneve shtetërore përkatëse që të japë shpjegime për shkaqet dhe për masat parandaluese të vetëvrasjeve.
QSHRT ka trajtuar në njëfarë mënyre temat e vetëvrasjes dhe mund të trajtojë më në detaje këto tema në të ardhmen me qëllim pajisjen e stafit të burgjeve me njohuri për identifikimin dhe parandalimin e rasteve të vetëvrasjes. Në raste tentativash ndodh që personi nuk lihet vetëm në dhomë. Në raste më të rralla serioze përdoret lidhje këmbë e duar. Një i dënuar, i akuzuar për veprën penale të vrasjes, ka tentuar t’i japë fund jetës, duke prerë damarët e krahut me bishtin e lugës.
Krijoni Kontakt