Close
Faqja 40 prej 77 FillimFillim ... 30383940414250 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 781 deri 800 prej 1521
  1. #781
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    Citim Postuar mė parė nga Lakrori21 Lexo Postimin
    Po Edi Dilo C'u Be Pse Nuk Shkruan Ne Forum Apo Mos E Ka Zevendesuar Ky Sheperioti I Ri C'jane Keto Gjera Te Cudicme Qe Ngjajne Ne Faqen E Ketij Forumi Ne Keto Dite Te Vitit Te Ri.

    Lakror, po te lexoshe aty, perseri e gjen qe shkruan , ai EDilo......
    MORE, PO NA SHKRUANI NDONJE GJE TE RE NGA KRAHINA, DHE MOS HARRONI O LEXUS TE KESAJ FAQEJE, NESER TE MBUSHNI UJE TE BEKUAR, SIDOMOS NE LLAGATURAT......
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EDilo : 05-01-2009 mė 23:47

  2. #782
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    Citim Postuar mė parė nga edmadi Lexo Postimin
    Po Shtohen Perseri Faqet....., Po Ne Jemi Ata Qe Kemi Qene......edhe Serafimi Duket U Merzit Ketu, Ndaj Esht Hedhe Ne Ofensive Ne Faqet E Tjera Te Forumit.......
    Po c'na u bere more Serafim? pse humbe fare ne kete faqe te Zagorise sone?

  3. #783
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489
    Cfar te bejme,o eduart.
    Faqja e forumit,do njecik gjalleri,e ne mungese shkruajm kot ne faqet e tjera.

  4. #784
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489
    Eduart,fotografia e zagorites,ishte e bukur,e qenka dhe e zgjuar.
    "Me duket,se ke filluar e merresh me reklamat"?a cjeni ju sheperjotet.

  5. #785
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    DR. JANI ILIA DILO SHEPERI. NJEZETE E PESE VJET ME PARE , JU LARGUA KESAJ JETE KY BIR I SHQUAR I ZAGORISE, QE NUK NA NDERON VETEM NEVE SI ZAGORITE, POR GJITHE SHQIPERINE. ME VEPRIMTARINE E TIJ KREJT ATDHETARE MARRE EDUKATE QE NE FAMILJE , AI KA NGELUR DHE DO TE NGELET NJE EMER LAVDIE , NDERI, KRENARIE. TERE JETEN JA PERKUSHTOI SHQIPTARIZMES, DHE NGELI DERI NE VDEKJE IDEALIST, ME IDE TE QARTA PER SHQIPERINE ETNIKE. LUFTOI DHE MBROJTI ME VETMOHIM CESHTJEN E DREJTE TE SHQIPETAREVE TE KOSOVES(AUTOKTONE NE TROJET E VETA), NE KONFERENCA NDERKOMBETARE, NE OKB, PARIS, ROME E GJETKE , KUDO KU PARAQITEJ NEVOJA. GJATE VITEVE TE DIKTATURES , NE SHQIPERINE TONE, U HODH SHUME BALTE NE KETE FIGURE BRILANTE QE LINDI , U RRIT DHE NDERROI JETE VETEM SI SHQIPTAR. KETU PO RIPRODHOJME DISA FAQE NGA LIBRI I ETIEN DILO-S RRETH KESAJ FIGURE MADHORE , TE LENE JO PA QELLIM NE HARRESE.






  6. #786
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405

  7. #787
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405

  8. #788
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405

  9. #789
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405



    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EDilo : 10-01-2009 mė 18:04

  10. #790
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-06-2008
    Postime
    121
    JANI DILUA eshte nje personalitet i shquar dhe figura me e preferuar zagorite per mua mbi vepren e te cilit u hoth kaq balte nga diktatura komunistePergezoj EDMALIN per dokumentat me vlere qe na paraqit ketu.Shembullin e tij duhet ta ndjekin edhe zagorite te tjere se zagories kurre si kane munguar njerezit e shquar qe akoma nuk njihen mire nga mbare populli per aresye se diktatura e ka ndaluar te dalin ne drite veprat e tyre. Zgjohuni or zagorite.A KA NDONJE KETU NGA ZAGORIA?

  11. #791
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    Citim Postuar mė parė nga Lakrori21 Lexo Postimin
    JANI DILUA eshte nje personalitet i shquar dhe figura me e preferuar zagorite per mua mbi vepren e te cilit u hoth kaq balte nga diktatura komunistePergezoj EDMADIN per dokumentat me vlere qe na paraqit ketu.Shembullin e tij duhet ta ndjekin edhe zagorite te tjere se zagories kurre si kane munguar njerezit e shquar qe akoma nuk njihen mire nga mbare populli per aresye se diktatura e ka ndaluar te dalin ne drite veprat e tyre. Zgjohuni or zagorite.A KA NDONJE KETU NGA ZAGORIA?
    JU FALNDEROJ DHE JU PERSHENDES JU "LAKROR 21" PER CKA VLERESONI , PER KETO QE UNE HEDH KETU, GJITHASHTU PERSHENDES ME QE ME JEPET RASTI DHE SHUME STUDJUES SHQIPTARE NGA KOSOVA NE SUEDI, DANIMARKE, RUMANI, GJERMANI , ZVICER E GJETKE QE I VLERESOJNE AQ SHUME KETO DOKUMENTA ME VLERE PER SHQIPTARIZMEN.

  12. #792
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2007
    Postime
    79
    KUR TE JENI TE NGESHEM LEXONI ME KUJDES KETO SHPREHJE FRAZELOGJIKE TE JORGO TELOS TE QEMTUARA ME KUJDES NGA KRAHINA JONE ZAGORIA.
    KA PUNUAR ME SA SHOH DUKE U MENDUAR GJATE E DUKE NDERHYRE DHE ME DIALOGJE PER TE SHPREHUR SA ME MIRE KUPTIMIN E TYRE. I LUMTE JORGAQIT QE PUNON E PUNON E S LODHET DHE NE MES TE DIMRIT PER FAT TE KEQ SIVJET TE FTOHTE.DHE NJE HERE TA FALNDEROJME JORGON DHE LE TE SHPALLIM TE HAPUR RRUGEN PER TA PLOTESUAR ME TE TJERA QE SIGURISHT JANE SHUME

    - Kjo ėshtė thelė mbi bisht"

    - Po ti, ē'mė kapardisesh, sikur do tė na bėsh koqevenė e Pashkės sė Madhe?

    - Barku plot s'punon dot, barku firė s'punon mirė.

    - Mė zuri gjuha lesh e ti nuk po nxė akoma.

    - E zuri punėn me qyt e bot.

    - Dhe njėherė qė bėra drithė, m'u dogj gruaja nė b…

    - Bamb e bumb – kėmborė e madhe…qumėshti – gjysmė okare…

    - Kur tė tė vinė ty mentė, s'do t'i hanė as qentė…

    - Kokė do vėnė barunė, s'dėgjove, prandaj tė zunė.

    - Moj kokė e qenit, moj qene, qė s'dite pėr veten tėnde!

    - Shikomė turinė, pa vumė kusinė…

    - Mė vajti puna thelė mbi bisht

    - Kujdes, se do tė ta pjek byrekun…

    - Ē'm'u qepe si m…pas kėpuce?!

    - Ai ėshtė shosh e sit e mos gatuaj.

    - Kataraq i derės, o fyt i bucelės!

    - Kjo nuse ėshtė uthull nga goja…

    - Ata janė tre qe e dy pėndė.

    - Njė nga dhia dy nga vija.

    - Ē'mė dukesh si viē i palėpirė!

    - Ata u grindėn e u bėnė ēkul…

    - Edhe dhi e zgjebosur edhe bishtin pėrpjetė.

    - Ē'e do malė e ē'e do gjėnė, kur s'ke grua(burrė) pėr tė qėnė…

    - Mos u hiq lart e mbėdhe, po hiqu sikundėr je!

    - Ai ėshtė gdhiu ēoku e erru ēonga…

    - Ti je ku rafsha, mos u vrafsha.

    - Dhėntė e dhitė e Qeres, nami i Hasan Meres.

    - Na rruat motėr e burrit, qė i vuri kratė murit.

    - Rėndė-rėndė – bereqeti, u shtoftė si ujė deti.

    - Merre me lėng, se mishi u mbarua.

    - i zuri luga ujė e sikur ka zėnė Perėndinė nga bolet…

    - Sa hedh njė kėmbė tjetrėn ma ha qeni.

    - i dhashė shushavat, se nuk ia vlente.

    - Sa hedh njė kėmbė tjetrėn ma ha qeni.

    - i dhashė shushavat, se nuk ia vlente.

    - Po ti ē'mė je lėshuar si Shaqo Llapa?

    - Tė vaftė qafa prapa qė mbete kaq prapa nga dynjallėku!…

    - Nuk ka prit tė presim tani, po nisu shpejt!

    - Atė e morėn shokėt nė tė hollė qėqėkuri…

    - Tani po, e lidhe gomarin pėr rigoni.

    - Nuk ia thotė fare djali juaj pėr kėngė.

    - T'u shoftė serseleja ty, qė kėrkon tė shkelėsh me kėmbė punėn time.

    - Hajde, pa do ta gjesh dhe ti koqen e kandilit.

    - Ai tė shan nė tė gjithė kaptellėt…

    - Mos ia krih edhe shumė bishtin asaj, se aq mė shumė e pėrdredh.

    - Nga tė pangrėnėt m'u prenė duar e kėmbė.

    - Rri urtė, se do tė tė kashais!

    (Siē shihet te tė folurit me ngyra emocionale ku shpėrthejnė energji deridiku fyese, lėnduese, agresive gjendet njė pasuri e mjaftueshme frazeologjike.)

    - Ajo vete nė punė edhe kur ėshtė me bark te goja.

    - Ku di tė hajė gomari tagji.

    - Ai i ka vjetėt ndėn lėkurė.

    - Ē'mė ecėn si kėrriēi para gomares!

    - Atij i mbetėn rrathėt e shoshės.

    - Kėto janė kucura mbi karthja.



    zzz



    - Mashalla, Moj gjitone, pėr kėtė lopė qė mė ke! Na, fabrikė ta ka gjinė.

    - Syri yt nė bythė tė qenit, moooj, se do mė ngordhē lopėn!

    zzz

    - Hė, mo, e do nusen qė more?

    - Mos mė fol kodra pas bregut!

    zzz

    - Ai tė lan e tė lyen…

    - Nuk e ha thatė ai…jo.

    zzz

    - E ti qenke hu gardhi.

    - Edhe zotrote dukesh qė nė sy se ē'je. E ē'mė rri tėrė hundė e buzė, sikur tė ka ngrėnė gomari bukėn?

    zzz

    Dy veta pėrgojonin njė tė tretė:

    - Ai tėrė pikėn e ditės rri e ngroh vezė…

    - Atij i ka zėnė luga lėng tani dhe nuk di ē'tė bėjė me paratė.

    - Tani qė do t'i zbathi brashnjat shejtani, do ta shohim sa i zoti ėshtė…

    zzz

    - Ti, mor xhan, mos m'u vėrvit si evgjiti tė shoqes.

    - O rri e ndėgjo, o mos mė xbarth dhėmbėt pa kuptim!

    zzz

    - Sonte fleta me mendje tė mbledhur, - u tha bashkėbiseduesve Maliqi.

    - Po tani si je? – e pyetėn. "Si muti nė shi, - u pėrgjigj ai.

    zzz

    - Ai ėshtė… "bėmė mama tė tė ngjaj"

    - Kurse ajo ėshtė …"Tė qafsha, moj shegė!"

    zzz

    - Ku tė ha e ku tė dhėmb e bėmb.

    - Mė bėn trupi miza-miza.

    - Mė vajti gjaku nė fund tė kėmbėve.

    - Tė kėndoftė xhani sa tė jesh e sa tė rrosh!

    - Ajo ėshtė qė ta pish nė kupė.

    zzz

    - Kur mė del ajo pėrpara… shih me sy e plas me zemėr.

    - Diēka ka gatuar ajo se po rri si mbi gjėmba…

    - Ma bie gjithnjė nė majė tė hundes.

    - Kur tė shoē tė ėmbėltit e bukės sė grynjė.

    - Ti dashke tė nxjerrėsh dhjamė nga pleshti.

    - Ajo tė luan nėpėr gishtat e dorės.

    - Lėre se ai ėshtė qen qė nuk tė ha, por vetėm bėn ham-ham.

    zzz

    Dy burra po rrinin nėn njė plep, kur shtrėngata po derdhte erė e shi me gjyma.

    - Tė ikim kėtej, se sikur po tundet shumė ky plepi e mos vemi pėr dhjamė qeni, - foli njėri.

    - Mos u tremb, bre se edhe bishti i gomarit tundet, por nuk kėputet, - e qetėsoi tjetri.

    zzz

    - More nuse tė mirė, o Nako, do tė tė mbajė nė pėllėmbė tė dorės

    - Ashtu, ashtu, mor xhan, por kam merak mos mė japė ujė nė bisht tė lugės…

    zzz

    - Qysh kur erdhi nė fshatin tonė Zequa ia hodhi gropės.

    - Gjyna tė shkretin… le tė ketė se i qe bėrė syri bakėrr…

    - Ashtu vėrtet, por pėr ne rri dhe i bėn veshėt bigė.

    - E ku di derri ē'ėshtė nderi! Lėre,tė trashet.

    zzz

    - Sikur e trashi shumė muhabenė ky i deleguari nga qyteti me kėto porosi qė po na jep… Sikur ne tė kemi rėnė nga qielli e jo tė jemi vėndallinj.

    - E, mo, le tė bluajė!Fėrshėlleji tė kėrcejė!

    zzz



    Shkoi dikush tė ndihmonte tė shoqen nė hapjen e kanalit ujitės.

    - M'u kėput mesi, moj nikoqire!

    - Po, ē'e pandeve ti… kopėsht me lule?!

    zzz

    - Vėrtet more filanen pėr nuse, por dije se ajo do tė ta vėrė qylafin tamam…

    - Pse mė ēan dėrrasa tani?

    - Sepse nuk e ka sefte ajo, xhano!

    - Po tė ma punojė ajo,qė thua ti, unė do t'i pjek byrekun, - qetėsoi veten kandidati pėr dhėndėr.

    zzz

    Duke vlerėsuar vjehrra nusen:

    - Kėsaj times i polli kokoshi me evlatin qė mė mori, se pėr vete nuk heq mizėn nga qulli.

    - Kot e ke se dhe djali yt ėshtė njė symbėdhe qė, zot na ruaj!

    - Sot ėshtė pelekudhi me thes nė kokė

    zzz

    - E ke parė djalin e Tanės? I janė nxirė rrathėt e syve..

    - Ua, kollaj ėshtė tė ndezėsh oxhakun nė mes tė gushtit?!…

    zzz

    - Shikoje Gaēen si ecėn…si me tangėrllėk.

    - Jo, mo ēne! Ai vuan prej kohėsh nga kėmbėt, mos e gjynateps kot sė koti.

    - E, mo vetėm se diē thashė e nuk i rashė

    -Epo fjala edhe tė vret.

    - Ai ėshtė thėngjill i mbuluar, prush i pėrvėluar.


    AUTORI JORGO TELO

  13. #793
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489
    Nga jeni,humbet fare

  14. #794
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-06-2008
    Postime
    121
    O Sero O More Djale
    C'u Bere Nga Vjen Verdalle
    Humbe Per Nje Kohe Te Gjate
    Mu Si Bishti Pa Sepate

    Po Ktheu Te Keqen Une
    Se Forumi Ra Ne Gjume
    Te Gjezdisesh Brek Me Brek
    S'degjohet Asnje Dyfek

    Dil Ne Brek E Lesho Zene
    Be Nje Pune Per Te Qene
    Mblidhi Shoket Si Me Pare
    Ta Lerojne Kete Are

    Te Bashkohemi Te Tere
    Te Behet C'eshte Per Te Bere
    Sero Mos Rri Prapa Deres
    Te Kemi Kripen E Gjelles

    Eduardi eshte merzitur
    Shume kohe te ka pritur
    Duku prape pac PARTINE
    Hidhe poshte plogeshtine
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lakrori21 : 27-01-2009 mė 04:04 Arsyeja: FF

  15. #795
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489
    Lakror,isha ne shqiperi,prandaj nuk kame shkruar.
    Por edhe ju,nuk eshte se keni shkruar shume.

    Faleminderit per vargjet,e bukur ajo:DUKU PRAPE PAC PARTINE.
    Ku mund te shkojme pa partine?
    Eduardi eshte merzitur,se nuk shkruan me EDMADI.

    te fala.

  16. #796
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-06-2008
    Postime
    121
    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Lakror,isha ne shqiperi,prandaj nuk kame shkruar.
    Por edhe ju,nuk eshte se keni shkruar shume.

    Faleminderit per vargjet,e bukur ajoUKU PRAPE PAC PARTINE.
    Ku mund te shkojme pa partine?
    Eduardi eshte merzitur,se nuk shkruan me EDMADI.

    te fala.
    PYETJE

    Sero vellai nuk na the?
    Si shkove ne shqiperi?
    Si i gjete si i le?
    U takove me njeri?

    Shoket miqte si te priten?
    C'fare te dhane c'te gostiten?

    U c'malle me miqesi?
    Me shoke dhe singjeni?

    Te gjithe mire i le?
    Pyeti njeri per ne?

    Po c'kemi nga shqiperia?
    Eshte ne rregull qeverria?

    Timonin a di ta mbaje?
    Populli a ka te haje?

    Na thuaj mor i uruar?
    Ndo nje gje a ka ndryshuar?

    Kishin drita ne shtepi?
    Mos e shtynin me qiri?

    Po per uje c'fare te thane?
    Me bidone e me kazane?

    Lajne rrobat me kopace?
    Bejne banjo me kanace?

    Mysafiret si i presin?
    Kane banje qe te dh....sin?

    Mbeturinat ku i hedhin?
    Macet dhe qente i mbledhin?

    Po me ushqimin si shkonin?
    Tregetaret tregetonin?

    Pesionistet si kalonin?
    Kafenete i preferonin?

    Spitalet a fuksononin?
    Te semuret i kuronin?

    Kishin xhame ne penxhere?
    Qarkullonin infermiere?

    Po doktoret per vizite?
    Sa para donin per dite?

    Po rinia si kalonte?
    Ameriken enderronte?

    Rruget ishin rregulluar?
    Kishte shume pa u mbaruar?

    Po kursi i lekut si shkonte?
    Paraja a qarkullonte?

    Po ne Zagori u hodhe?
    Kush te pa e ke takove?

    U the se kemi harruar
    se malli s'na eshte shuar?

    Na tuaj c' fare ka ngjare ?
    Komunizmi la shume fare?

    Po ne Tirane kur shkove,
    U merzite a u gezove?

    Me Salen a u takuat?
    C'u llafoset c'diskutuat?

    Po per firmat si e late?
    Populli i merr parate?

    Ju te dy si demokrate
    S'duhet ta beni te gjate

    Serafim te luem shume
    Shiko mire keto pune

    Se durimi ka mbaruar
    Njezet' vjet kane kaluar

    Shkuan vite shkuan muaj
    U be SHOSH e mos gatuaj

    Qe te mos ta zgjatim kot
    Kesaj pune dili zot

    Zagoria dhe me pare
    Ka nxjerre shume qeverritare

    Merr fuqine mos e le
    Ne krah do na kesh dhe ne.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lakrori21 : 28-01-2009 mė 16:54

  17. #797
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Lakror,isha ne shqiperi,prandaj nuk kame shkruar.
    Por edhe ju,nuk eshte se keni shkruar shume.

    Faleminderit per vargjet,e bukur ajoUKU PRAPE PAC PARTINE.
    Ku mund te shkojme pa partine?
    Eduardi eshte merzitur,se nuk shkruan me EDMADI.

    te fala.
    me ne fund dola dhe une perseri ne "fushe te mejdanit", pas nje shkeputjeje te pa deshiruar; shoh shume pyetje qe ju Serafim ju ka drejtuar "Lakrori 21";valle a do gjesh kohe qe ti pergjigjesh , apo do tja ktheshe me poezi? Pershendes gjithe juve qe shkruani si dhe gjithe ata qe lexojne kete faqe te Zagorise sone!

  18. #798
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    Citim Postuar mė parė nga Lakrori21 Lexo Postimin
    PYETJE

    Sero vellai nuk na the?
    Si shkove ne shqiperi?
    Si i gjete si i le?
    U takove me njeri?

    Shoket miqte si te priten?
    C'fare te dhane c'te gostiten?

    U c'malle me miqesi?
    Me shoke dhe singjeni?

    Te gjithe mire i le?
    Pyeti njeri per ne?


    .....................................
    ...............................

    Merr fuqine mos e le
    Ne krah do na kesh dhe ne.
    Sa bukur dhe sa aktuale e kuptim plote i shkruan ky "Lakrori 21" keto vargje...Po shkruaj o "Lakror ", shkruaj e shkruaj poezi se i shkruan bukur e i jep gjalleri faqes sone..... kane harrirre nja 23.010 lexime , ne kete teme, prandaj mos pyetni kot :"A ndodhet ndonje nga Zagoria?"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EDilo : 28-01-2009 mė 23:20 Arsyeja: disa rregullime ne te shkruar

  19. #799
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489
    Ka ndryshuar shume,por azgje nuk ka ndryshuar.
    Qeveria e ka timonin,por i mungojne pedalet.
    Mjekesia,funksjonon si qeveria,funksjonojn por se per cfar?
    ("Me saliun diskutuam per mjekesin"e me thae nuk mar vesh,po te duash diskutojm per politik).

  20. #800
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489
    Citim Postuar mė parė nga EDilo Lexo Postimin
    me ne fund dola dhe une perseri ne "fushe te mejdanit", pas nje shkeputjeje te pa deshiruar; shoh shume pyetje qe ju Serafim ju ka drejtuar "Lakrori 21";valle a do gjesh kohe qe ti pergjigjesh , apo do tja ktheshe me poezi? Pershendes gjithe juve qe shkruani si dhe gjithe ata qe lexojne kete faqe te Zagorise sone!
    Vi nga SHQIPERIA,ku:
    Koha nuk eshte para,e paraja nuk ka ta beje me kohen,
    me pak fjale:
    Sikur pasuria te sinjifikonte kohen e lire,jemi nje popull i pasur.

Faqja 40 prej 77 FillimFillim ... 30383940414250 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Dhe E Drejta Ndėrkombėtare
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-06-2010, 09:22
  2. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  3. KUR'ANI nė gjuhėn shqipe
    Nga RaPSouL nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 08:29
  4. Vilson Ahmeti tregon..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2006, 03:06
  5. Kushtetuta e Medines
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-11-2006, 10:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •