Close
Faqja 31 prej 77 FillimFillim ... 21293031323341 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 601 deri 620 prej 1521
  1. #601
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558
    KREU I DYTĖ

    MARRĖDHĖNIE TĖ NDĖRSJELLTA PĖRMIDIS ZAGORTĒES
    DHE ERUDITIT ILIA DILO SHEPERI…

    Arkitekti i gjuhės shqipe, Ilia Dilo Sheperi dhe e folmja zagorite kanė ekzistuar dhe ekzistojnė pėrjetėsisht, sikur tė jene lindur pėr tė qenė tė ngjizur pazgjidhshmėrisht e reciprokisht, madje domosdoshmėrisht ndėrmjet tyre.
    Gjuhėtari i mirėfilltė i shqipes u limd e u rrit nė njė mjedis e komunitet gjuhėpastėr e gjuhėpasur e me njė dhunti tė veēantė qė kish tė bėnte me etjen, pėr tė pėrthithur dije tė shumta nė kėtė fushė.

    Sipas te nderuarit studjues Petrit Kola, banues nė Filadelfia,te cilin nuk e njoh personalisht, citoj:

    “Del pastaj njė trim i bukur nga Zagoria Ilia Dilo Sheperi e i qendis Portės sė Lartė njė memorandum historik… E shkroi profesor Diloja me dorėn e tij tė bardhė nė njė greqishte tė kulluar qė ta kuptonin mirė, fanariotėt dhe Patriarkana, adresuar nė emėr tė patrikut Joakin. E u kujton tė gjithėve se ai (autori) dhe orthodhoksėt shqiptarė i pėrkasin racės sė bukur iliriane… (i pėrfytyroj tė bardhė me sy tė kaltėr e flokėverdhė si e thotė kėnga: "Treqind lebėr leshraverdhė, nė grykė tė Kuēe u derdhė..").., i pėrkasin fesė sė tyre kristiane qė nga fillesat; se myslimanėt shqiptarė nuk janė turq e katolikėt nuk janė latinė… e tė gjithė ne kemi njė rrėnjė tė pėrbashkėt, njė histori, tė cilėn do ta vazhdojmė sa tė ekzistojmė mbi faqe tė dheut …”
    (Me rastin e ribotimit tė gramatkės sė shkencėtarit ILIA DILO SHEPERI, ai vazhdon):
    “Gėzohem qė keni shkruar dhe qė keni ribotuar librin. Unė e kam gjetur ribotimin e vitit 1972 nė arkivat e bibliotekės sė Filadelfias (Free Library of Philadelphia) dhe e kam skanuar nė format elektronik sepse mė duhej ta ktheja librin nė bibliotekė. Pėrveē ekspertizės rreth gramatikės sė asaj kohe, mė ka bėrė shumė pėrshtypje interesimi i Ilia Dilo Sheperit pėr studimin e gjuhės shqipe, tė dy dialekteve, me qėllim qė tė arrihej njė standard dhe tė pėrparonte nė tė njėjtin nivel me gjuhėt e tjera evropiane.”

    Kurse Ukshin Zajmi ka shkruar:
    “Odisejadat e shqiptarėve janė tragjike. Ata nė vend qė tė jetojnė e krijojne nė vendlindje detyrohen tė arratisėn, duke pėrjetuar tmerre tė ndryshme. Njė fat tė tillė e pėrjetoi edhe familja Dilo nga Sheperi i Zagorisė sė Shqipėrisė- Zagorisė sė Ēajupit, e sė bashku me familjen edhe Anxhela Dilo si 7-vjeēare.
    Historia e familjes Dilo, ėshtė mjaft tragjike dhe tragjeditė e pėrcollėn dekada me radhė. Megjithė kėto krajata kjo familje krenohet me Ilia Dilon-autorin e Gramatikės sė Gjuhės shqipe e shkruar nė vitin 1927, me Jani Dilon- eprorin ushtarak qė deri nė vdekje luftoj pėr ēlirimin e Shqipėrisė, e sė fundit edhe me Anxhela Dilon, qė nė shtator tė kėtij viti u shpall Poetja famoze e vitit 2005, sė bashku edhe me 19 moshatare tė saja.”
    xxx

    Gjuha nė tėrėsinė e paraqitjen e vet abstrakte apo konkrete ėshtė mediumi, me anėn e tė cilit realizohet komunikimi ndėrnjerėzor, ndėrpersonal nė ēdo mjedis shoqėror, zyrtar, ndėrkomunitar, familjar e gjithandej.
    Gjuha ėshtė dhe evidentuesja mė prestigjoze e njė kombi nė dallim nga kombet e tjerė, e njė populli nė gjirin e popullatės heterogjene tė botės…
    Si mjeti mė specifik ģ komunikimit, pra ģ marrdhėnieve bisedore, shkrimore, gjuha e ēdo kombi aktualisht e pėrherė ka pasur e ka veēanėsitė e veēoritė dalluese, e lidhur ngushtė me historinė e ēdo kombi e ēdo komuniteti.
    Siē dihet nga ēdokush ėshtė vėrtetuar katėrcipėrisht se gjuha ka qenė dhe ėshtė pėrcaktuesja mė domethėnėse e identitetit personal e komunitar, pra si pėr grupet njerėzore edhe pėr individėt veēmas.
    Ky konstatim u bė domosdoshmėri nėpėr tėrė procesin e krijimit dhe konsolidimit tė shoqėrisė njerėzore nė pėrgjithėsi… Ėshtė njė akt jo formal qė ėshtė realizuar e kryhet pėrmes artikulimit tė fjalės si shprehje e mendimit, gjė qė ėshtė materializuar nėpėrmjet tė folurit (me gojė ose me shkrim).
    Tė tilla konstatime, duke pėrparuar edhe mė tej me qėmtimet e studimet e veta, i gjejmė bindshėm tek i madhėrishmi dhe i pėrndrituri gjuhėtar, Ilia Dilo Sheperi, i cili e ka pėrshfaqur qysh nė fillesat e shekullit XX menēurinė e vet tė sintetizuar nė parathėnien e librit “GRAMATIKA DHE SINTAKSA E GJUHĖS SHQIPE” – botim i vitit 1927 nė VLORĖ, ribotim i vitit 1972 nė Romė dhe i vitit 2001 nė Tiranė:

    Midis tė tjerash gramatikani nė hyrje ka theksuar:
    = Njerėzit merren vesh me njėrijetrin me anen e gjuhės.
    = Gjuha shqipe vjen nga gjuha e vjetėr e Pellazgėve dhe fillimi i saj arrin vjetėrsinė mė tė lashtė, kohėn, nė tė cilėn dhe motrat e sajė greqishtja dhe latinishtja formoheshin secila nė qarkun e vetė” (Kėtu autori citon Angelo Masc-in nga “Sur l’origine de la nation Albanaise”)
    = Gjuha shfaqet me tė folur e me tė shkruar.
    = Gramatika pėrmbledh regullat, pas tė cilave kombi pėrgjithėsisht e ka folur dhe e flet gjuhėn e vetė dhe nė bazė tė tė cilave kėjo gjuhė ėshtė shkruar dhe shkruhet pagabimisht.
    = Gjuha qė pėrdorin nė tė shkruar intelektualėt e kombit tė tėrė, quhet gjuhė letrare; kėjo ėshtė gjuhė e pėrbashkėt, kurse ndryshimet qė eksistojnė nė tė folmet e popullit sipas vendit, pėrbėjnė dialektet (tė folmet) e njė gjuhe.
    = Dialektet e shqipes janė dy: gegėnishtja dhe toskėnishtja.
    Shėnim 1. Ndryshimet midis gegėnishtes dhe toskėnishtes janė shumė mė tė vogėla nga ndryshimet qė kanė dialektet e mė tė shumave nga gjuhėt e tjera tė botės, nė mėnyrė qė shpejt do tė jetė e mundur tė ketė dhe shqipja njė gjuhė letrare tė pėrbashkėt, si dhe gjuhėt e tjera.
    Shėnim 2. Edhe dialekti flitet me ndryshime tė vogėla sipas vendit, duke pėrbėrė nėnėdialekte ose idioma. Kėshtu toskėnishrja ka idiomat e Ēamėrisė, tė Labėrisė, tė shqiptarėve tė Greqisė e tė Italisė.

    Pra, siē shihet, nga kėto pak fraza plot intensitet, qė shprehin intensitetin e mendimit shkencor te gramatikanit te shquar, vėrejmė ethe thellėsinė e aryetimit tė tij edhe laergpamėsinė e e tė ardhmes sė kėsaj gjuhe drejt njėsimit tė saj nė gjuhė letrare tė pėrbashkėt qė ende sot e kėsaj dite nuk po mundet tė pėrmbushė kėtė ėndėrr parashikimi tė arkitektit fisnik…
    Ėshtė pėr t’u pėrmendur shndritshėm, se Sheperi i Zagorisė ka tė drejtė tė krenohet e mburret me dy princat famozė: A.Z.Ēajupin dhe Ilia Dilo Sheperin, qė morėn dhe i dhanė tepėr e mė tepėr gjuhės shqipe… Ata janė e do tė mbeten idhuj pėr dhjetra e dhjetra studiues-gjuhetarė, shkrimtare e poetė qė e kanė pėr ndėr origjinimin nga Zagoria e gjuhės sė flladitur nga erėra e puhiza malore e tė spėrkatura nga ujėrat e bores, apo gjuhės sė aromatizuar nga shumėllojshmėria e leuleve tė kopshtijeve, lėndinave, pllajave, kodrinave e shpatmaleve zagorite…
    Shpreh bindjen time se kjo gramatikė pėrligj njė revolucion tė vėrtetė nė fushėn e toskėrishtes sė shkruar e tė folur e tė krejt gjuhės shqipe tė tėrėsinė e saj brenda e jashte kufinjve shtetėrorė, ku bėn pjesė kryelartėsisht dhe e folmja zagorite.

  2. #602
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    [QUOTE=Jorgo Telo;2052359][B][COLOR="Blue"]DUARTROKITJET TONA
    (Poemė )
    Nga Jorgo S. TELO

    1.
    Sa herė
    Vezullantėt trupa qiellorė
    Bujarisht na dhuronin rreze drite,
    Aq herė
    Ne, xhaketėgrisurit tokėsorė
    Ushqenim nepsmėdhenjtė
    Me frenetiket duartrokitje,
    Me delirantet brohoritje
    .................................................. .......

    Kėsohere
    Gati menduan se ndryshoi “klima”
    E se s’do nxirrnin me krye veset patetike…
    Si gjithherė
    Iku mjegulla, por mbeti bryma.
    Kemi mbushur sheshet me mitingje
    .................................................. .........
    [COLOR="Blue"]
    Do te me ngelet nder mendje per shume gjate kjo poeme , se esht aktuale ne c'do dhe per c'do kohe, sidomos per Shqiperine t'one , qe ka tani afro 20-te vjet, qe trumbetohet :"jemi ne tranzicion,tranzicion...., tranzicion...!" ; sa do vazhdoje ky i shkrete tranzicion : sot, neser e pergjithmone ? Jorgo, te lumte, ke krijuar nje poeme te pa vdeksheme!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EDilo : 15-10-2008 mė 09:04

  3. #603
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488
    [QUOTE=Jorgo Telo;2052358]Si letrar qe jam, zoti Serafim, nuk marr persiper te kthehem ne ofiqar te gjendjes civile apo ne prokuror dhe as ne inventarizues gjynahqaresh te pandreqshem te atij sistemi absurd. Sipas mendesise sime tek pacienti me semundje infektive synohet se pari luftimi i semundjes qe te mos infektoje te tjeret. Une jam ne kete rast ne rolin e mjekut kurativ e terapet e jo kirurgu qe veprion me bisturi.Me "bisturi" vepronte shtazerisht rregjimi qw lame pas ndaj gjithe kundrshtareve te vet.
    Prape nuk po e zgjat, se keshtu e kam stilin.
    Te pershendes per guximin qe e pershfaq dukshem, meqe je larg sherrit...
    JORZAGORITI
    [/QUO

    MENDOJ SE PERENDIA KRIJOJ NJERIUN,QE AI TE NJIHTE TE VERTETEN,E DUKE E NJOHUR TE VERTETEN AI TA RESPEKTONTE TA DUANTE E NE MUNDESI TA SHIJONTE.
    ESHTE PER KETE QE NJERIU U KRIJUA RACIONAL E SI DHURAT I DHA MENDIMIM E LLOGJIKEN.
    E NJERIU,NE QOFTE SE ESHTE LLOGJIKE QE AI U KRIJUA PER TE NJUHUR TE VERTETEN,E NE QOFTE SE KY NJERI NUK PERDOR KETE DHURAT,AI SHKON KUNDER QENIES SE TIJ E KUNDER ZHVILLIMIT NATYRAL TE BOTES.
    NUK ME VJEN KEQ QE JAM LARG SHERRIT,ME VJEN KEQ QE JAM LARG SE VERTETES,SE PA TE VERTET NUK KA AS TE KALUAR AS TE TANISHME E AS TE ARDHME E MBASE AS SHERR.
    TE PERSHENDES EDHE UN ME RESPEKT,PO DUKE MENDUAR SE ATO QE SHKRUAJ NUK JAN AS MELLEFE E AS GUXIM,TA QUHASH QUXIM ESHT HIPOKRIZI.

  4. #604
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    Shikoj qe si "lakrori"dhe Serafimi jeni ne linje' shyqyr qe u beme nje here bashke ne nje ore; ndaj ju pyes si jeni , e c'do na thoni ndonje gje interesante?

    More "Lakror", pa na thuaj se mire ishte vjeshta sivjet ne Zagori,(me prodhime)se me sa me kujtohet ,ke shkruar qe do shkoje nga Gushti ?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EDilo : 15-10-2008 mė 20:59

  5. #605
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    Citim Postuar mė parė nga Jorgo Telo Lexo Postimin
    “GRAMATIKA DHE SINTAKSA E GJUHĖS SHQIPE” – botim i vitit 1927 nė VLORĖ, ribotim i vitit 1972 nė Romė dhe i vitit 2001 nė Tirane.................................
    .................................................. .................................................. ...........

    Shpreh bindjen time se kjo gramatikė pėrligj njė revolucion tė vėrtetė nė fushėn e toskėrishtes sė shkruar e tė folur e tė krejt gjuhės shqipe tė tėrėsinė e saj brenda e jashte kufinjve shtetėrorė, ku bėn pjesė kryelartėsisht dhe e folmja zagorite.
    .................................................. ....................................

    Po shtoj dicka tjeter nga vleresimet e bera per Gramatiken ,me rastin e ribotimit ne vitin 2001, ne Tirane : "Libri i shenjte qe i rezistoi kohes dhe i parapriu gjuhes se njehesuar" - Gazeta "ILLYRIA"

  6. #606
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488
    mir jam ju sheperjotet si ja coni,lakrorin pyete per vadhezat i mbodhi kete vit.

  7. #607
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    mir jam ju sheperjotet si ja coni,lakrorin pyete per vadhezat i mbodhi kete vit.
    vetem une jam nga Sheperi i deklaruar deri tani; nderkohe qe "lakrori " , duket sikur esht o afer Sheperit o nje fshat tutje tij...
    Te paska marre malli per vadheza, a c'na i kujtove o Serafim..., goja po na leshon leng....,jo vetem per ato ,por dhe per gorrica....

  8. #608
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488
    edhe mua me ka shkuar mendja per vadheza,lakrori esht apo sesht nga sheperi.
    e dini se cjeni ju sheperjotet,gjirokastrit te perzen nga gjrokastra,se shpenzonit shum.

  9. #609
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488
    babai e djali gjirokastrit nisen per ne amerik
    djali pyet babain,baba kur do arim
    babai i pergjigjet,mbylle gojen e noto.

  10. #610
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558

    E FOLMJA ZAGORITE PORSI NJE FLLADITJE (Publicistike nga Jorgo Telo)

    (vijim)

    KREU I TRETE

    ZAGORITĒjA – GJUHĖ BAZĖ E KOMUNIKIMIT TĖ KĖNDSHĖM NDĖRZAGORIT E NDĖRKRAHINOR

    Ėshtė mėkat tė mos sirtarosėsh nė kujtesė kėtė thesar krahinorizmash kaq tė pasur e tė larmishėm qė e ka Zagoria, kur korifenj letrash si “Bilbili i Dhėmbelit – ĒAJUPI”, Arkitekti i gramatikes, Ilia Dilo SHEPERI, na kanė lėnė edhe tė shkruara qindra faqe. Poeti i madh dhe gramatikani i pėrkushtuar i janė dorėzuar e kanė pėrqafuar tejet tė folmen burimore zagorite tė pėrthithur prej tyre qė nė fėmijėri, pra atė tė folme qė pėrbėnte bazėn e komunikimit nė krahinė qysh nė hershmėri e gjer nė mbarim tė shekullit XVIII e nė fillesat e shek XIX, XX e nė vijimėsi…
    Ėshtė e tepėrt tė sqarojmė origjinėzimin e kėtyre bartjeve leksikore, frazeologjike, kur ndėrmendim etjen pėr ta mirėpėrdorur, pėr ta pastruar e pasuruar ketė tė folme e tė shkruar qė nga Ēajupi, Ilia Diloja, Jorgo Buloja, Vasil Bici, Alqi Jani e gjer te Angela Dilo etj.; (Tė jetė rastėsi qė janė sheperiotė tė larpėrmendurit?!)... Pena e tyre dhe e dhjetra zagoriteve te tjerė tė fushės sė letrave shqipe rrėshqiste e rrėshqet herė dhimbshėm e herė hareshėm mbi fletėn e bardhė…
    Gjithashtu edhe personalitete tė tjerė vendas apo mbledhės tė hershėm tė folklorit shqiptar kanė mundur t’i rrokin drejpėrdrejt nga burimi i pashushunjėzuar fjalėt e shprehjet nėndialektore qė i ēertifikohen Zagorisė e qė rrėfejnė me gurgullimė zėri se sa tė begatė e kemi pasur dhe e kemi gjuhėn tonė tė vendlindjes, qė mund tė krahasohet pėr nga vlerat vetėm me natyrėn e margaritartė…qė i ka falur Zoti.
    Nga ēasti fatlum, kur foshnja nis bėlbėzimin e artikulon fjalėt e para ėshtė gjuha e nėnės ajo qė e shoqėron besnikėrisht gjer nė amėshim…


    = VAZHDON =
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jorgo Telo : 16-10-2008 mė 11:41 Arsyeja: Nderrim fjale

  11. #611
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558

    E FOLMJA ZAGORITE PORSI NJE FLLADITJE (Publicistike nga Jorgo Telo)

    (Vijim)

    KREU I KATERT

    SIDOQOFTĖ E DIMĖ VETĖ “KU NA PIKON ĒATIA…”

    Ndonėse thuhet se rubini nuk pranon mbi vete pluhur e teprica pa vlerė, vetė kushtet ekonomikov - shoqėrore qė kanė diktuar zhvillimin jetėsor e shpirtėror tė zagoritėve, nuk janė lėnė jashtė ndikimit edhe tek e folmja qė trashėgohej e ruhej brez pas brezi me fanatizėm shembullor.
    Kėsisoj do tė pėrligjnim edhe depėrtimin e disa fjalėve tė huaja, natyrisht nga gjuhėt fqinje, qė kollaj do t’i grupojmė nė:
    Sllavizma: Zagori, Doshnicė, Konckė,Hoshtevė, vadis, sto-stooo! etj
    Greqizma: avlli(oborr), kuvli(ēerdhe), to idhjo(njėlloj), gliko(reēel,ėmbėlsirė, zariko (sheqerka) shpirto(shkrepse), jatro(mjek), sinori(kufiri),orse(urdhėro!), pano-kato (lart e poshtė), potis (ujis), jasu(shėndet), potir (gotė), molivi (lapsi), nakatos(pėrziej,trazoj) ombrellė(ēadėr), mbodhis, kopanis, zografis(pikturoj), isha-tora(ja, tani) mollois(rrėfej), mandile(shami), pecetė (shami dore) kopanis(rrah), dhiastrameno(, levend(, pucara, kecėrr,lambadhė… apo disa toponime si Dhoksa, (pėr tė lavdishme) Topovė (pėr vend i zgjedhur) etj.
    Turqizma: saba(mėngjes), sevda(dashuri), tenxhere, penxhere, kallkan, jezit, dava,isan, sahat, kurban, hejvallah, badihava, hava, marshalla, hajvan, kabull, kallaballėk, dynja, biēim, xhan, shyqyr, etj
    Latine: oriz, bravo, dakord, makarona, adio!, emra njerėzish kryesisht, bionde, paciente, doktor, telefon etj.
    Meqenėse Zagoria ka qenė prej kohėsh njė rrugėkalim apo vendqėndrim i pėrkohshėm zejtarėsh qė vinin nga krahina tė tjera, pati ca influenca fare tė pandjeshme edhe nga e folura e personave kalimtarė qė mė sė shumti pėrdornin zhargone, si ishin kallajxhinjtė me tė folmen “doganēe”, ku hynė fjalė si: thanuqe (raki), cimadhi (udhėheqėsi), i kuqi (zjarri) etj.
    Megjithatė falė izolimit tė tejskajshėm prej rrethinave e qytetėrimin nė pėrgjithėsi ėshtė arrirur dhe ekzistenca e njė trashėgimie mė tė papėrlyer nė aspektin gjuhėsor, shpirtėror-folklorik, nė fushėn e zakoneve, traditave, ceremonialeve thelbėsorė tė jetės njerėzore, toponimeve etj.
    Sidoqoftė kėto pak fjalė qė arritėn tė depėrtonin nuk patėn forcė tė zinin vend me rrėnjė dhe pėrdoren sipas rastit apo kur vendosen nė gojėn e ndokujt pėr ngjyrim leksikor, pėr tipizim personazhi a pėr pėrkufizim kohe…
    Meqė krahina ndahet nė dy pjesė: Zagori e sipėrme e Zagori e poshtme, (emėrtim i ndėrvarur nga shtrirja e fshatrave brenda luginės), zhargonet e mėsipėrme i ka disi tė diferencuara…


    = VAZHDON =
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jorgo Telo : 16-10-2008 mė 11:43 Arsyeja: Saktesim

  12. #612
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488
    Nje Djali I Erdhi Koha Per Tu Martuar,por Problemi Ishte Se Kish Tre Te Feuara. Mbasi U Mendua Shum Vendosi Ti Jepte Te Trejave Nga 100 Mij Lek,e Sipas Menyres Se Prishjes Se Lekut Do Zgjidhte.

    E Para I Prishi Leket Ne Kozmetik Per Tu Ber E Bukur,e I Thot Te Fejuarit:
    Shiko I Dashur I Prisha Leket Per Tu Bere E Bukur Per Ty Se Te Dua Shum.

    E Dyta I Prishi Leket E Bleu Televizor Frigorifer E Lavatrice,e I Thot:
    Shiko I Dashur I Prisha Leket E Te Bleva Keto Gjera Se Te Dua Shum.

    E Treta I Investoi Leket Ne Tregti E Mbasi I Dyfishoi I Kthen Djalit 100 Mij Lekshin E 100 Mij I Mban Per Vete,e I Thot Te Fejuarit:
    Shiko I Dashur Un Mendoj Per Te Arthmen Se Te Dua Shum.

    Djali U Mendua Gjat E Gjat Se Si I Kishin Prishr Leket Secila Nga Te Tre Te Fejuarat.
    E Mbasi U Mendua Shum Ne Fund Fare Vendosi:
    Do Martoj Ate Me Sisa Me Te Medhaja.

  13. #613
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558

    E FOLMJA ZAGORITE PORSI NJE FLLADITJE (Publicistike nga Jorgo Telo)

    KREU I PESTĖ

    ZAGORITĒJA SI DEGĖZIM I DENJĖ I DIALEKTIT TOSK, APO SI QENDĖRZIM I KĖTIJ DIALEKTI?

    Nuk ka arsye tė na vendosin sipas berihait nė pozicionin qė meritojmė qoftė gjeografikisht, qoftė nė aspektin burimor gjuhėsor.
    Ne vetveten e njohim siē jemi: na takon qendra… e kėtu s’ka pse xhelozohet kush, kur faktet e tė dhėnat gojore e shkrimore janė kokėforte…
    Kush ėshtė mė pranė tė folmes letrare? A nuk ėshtė e folmja toske dhe brenda saj a nuk ėshtė zagoritēja ajo qė vetėm me disa nuanca tė rralla dallon nga standardi i gjuhės sė sotme shqipe, sė paku nga ardhmėria e saj.
    Pėr tė mbrojtur kėtė mendim nuk kėrkohet as tė rrokim armėt por penat t’i mbushim me bojė e lapsin ta mprehim mirė…
    Toskėrishtja veriore e jugore e njohin mė mirė dhe i japin ē’i takon toskėrishtes qendėr-lindore, ku hyn zagoritēja.
    Mirėfilli e pohojnė breznitė aktuale tė popullatės, tė cilat shkollimin e vet e kanė nisur me poezitė e krijimet e tjera tė Ēajupit, qė fituan popullaritet tė menjėhershėm, sapo mbėrritėn nga Egjypti nė Shqipėri.
    Lebrit, ēamėt, gjirokastritėt, pėrmetarėt, beratasit, kolonjarė e korēarė… duke mėsuar deri pėrmendėsh vargjet e librit “Baba Tomori”, nuk patėn ndonjė vėshtirėsi nė shqiptim; pėrkundėr i asimilonin shpejt e me etje vargjet qė buronin e tingėllonin kumbueshėm e pastėr nė shpirtin e gjithkujt.


    = VAZHDON =

  14. #614
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488
    More Po A Dini Qe Dje Paska Qene Ditelindja E Enverit,dhe Ne Pa Turp Fare Nuk I Beme Urimet Gazetes E Shoqates Te Zagoriteve,si Harruam Fare.eduart Po Ti Qe Thua Jam Zagorit,cfar Zagoriti Je Kur Nuk Na Urron Per Ditlindjen E Enverit.
    Se Pash Qe Ne Forum Qenka Nje I Zgjuar Nga Prishtina,e Shkruan Qe E Festojne,shiko Dergoi Urimet Dhe Ti Bashk Me Lakrorin,se Un E Urova.
    Mendoja Se Nuk Da Arinin Deri Ne Kete Grade Te Marrezis,po Sic Thot Ajshtajni:
    Dy Gjera Jan Pafund,budalleku Njerezor E Universi,edhe Se Mbi Universin Kam Akoma Dyshim.

  15. #615
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488
    FILOZOFI

    SINJIFIKIMI I NJE NJERIU NUK KERKOHET NE ATE QE AI KA HARRITUR,PO NE ATE QE DO TE ARRIJ.

    kahlil gibran.

    DISA DEGJOJN ME VESH,TE TJER ME STOMAK E TE TJER AKOMA ME XHEPA,PASTAJ KA DHE TE TJER QE NUK DEGJOJN FARE.

    kahlil gibran

    PEMET JAN LIRIK QE TOKA SHKRUAN MBI QIELL.NE I PRESIM I SHNDROJM NE LETER PER TE RREGJISTRUAR,KOTESIRAT TONA.

    kahlil gibran

    dhe me e bukura.

    DEGJOE GRUAN TENDE KUR TE SHEH,JO KUR TE FLET.

    kahlil gibran LIBANEZ 1833 1931

  16. #616
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-06-2008
    Postime
    121
    Me Rastin S 16 Tetorit

    SERAFIM C'NA I KUJTOVE
    PO SI TE VATE NE MENDE
    KETE GJARPER S'E HARROVE
    C'NA THE O PER KOKEN TENDE

    DISA QAJNE DHE E KERKOJNE
    S'DI SI BEJNE SI DUROJNE

    Po C'u Bere Enver Djalli
    Se Disa I Mori Malli
    Kete Radhe Do Flas Me Karte
    Thote Udheheqesi I partise
    Ti Ze Te Gjitha Me Radhe
    Kujtimet E Poshtersise
    I Harrijne Dhe I Kalojne
    Kufijte E Cmendurise

    Zagoriti
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lakrori21 : 18-10-2008 mė 01:28 Arsyeja: KORIGJIM

  17. #617
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488
    more me qe ra fjala per enverin,ka ndonje nga ju ndonje veper.
    po pati mundesi vepera qe ndodhet ndermjet 18 dhe 20.
    kush e gjen,fiton nje artikull te papare pothuajse te rralle te shoqates cajupi mbi pervjetorin e kico ngjeles,konkursi esht i hapur duhet te permbushni dy mundesi.

    te jesh zagorit(me mir sheperjot)
    e te kesh trafikuar me veperat e enverit.

  18. #618
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488
    more me qe ra fjala per enverin,ka ndonje nga ju ndonje veper.
    po pati mundesi vepera qe ndodhet ndermjet 18 dhe 20.
    kush e gjen,fiton nje artikull te papare pothuajse te rralle te shoqates cajupi mbi pervjetorin e kico ngjeles,konkursi esht i hapur duhet te permbushni dy mundesi.

    te jesh zagorit(me mir sheperjot)
    e te kesh trafikuar me veperat e enverit.

  19. #619
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    tani qe shkruat per kete "burre te math", qe te lusim Zotin ,mos ardhshin kurre burra te tjere si ky se mjere Shqiperia jone, a kam te drejte t'ju pyes mor bashkeshkronjes te mij patriote, (pa dallim ngjyre , feje dhe ideje):"A KA NDONJE NGA ZAGORIA KETU QE TE BASHKEBISEDOJME?"

    sa per "veprat" qe kerkon ti Serafim, thuhej se keto dite gjithe qyteti jugor i gurte isht mbushur plot , njerzit i mbanin nder duar dhe te gezuar e fytyre te kuqe nga te uleriturat e te cjerret e zerit reklamonin me te madhe duke thene :shikoni e lexoni c'ka thene xhaxhi...., shikoni sa mire ua ben armiqeve, shikoni c'shkruan per imperialistet e revizjonistet, ua cjerr masken fare, i ben pacavure; shikoni si nuk pyet fare per Ameriken.....etj!more une nuk mora vesh ne se u shpall"hero kombetar" ,(per te mos e lene vetem Skenderbeun, -"nder i kombit " apo "qytetar nderi" , keto dite ish diktatori?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EDilo : 18-10-2008 mė 08:40

  20. #620
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558
    Eshte me se e arsyeshme qe te konsiderosh brilant ate cka eshte vertet brilant, se ndodh qe edhe e konfondojne brilantin me bukurane te tjera pa vlere. Ketu kemi te bejme me nje brilant te vlefshem, domethenes mesazhor, qe ka ditur c'te vleresoje e ka ditur ta ndaje mire shapin nga sheqeri. Per nga perfomanca shkrimi i Jani Dilos te krijon pershtypjen e nje skice poetike, pamfleti apo te nje hartimi super plot sinqeritet e ndjenje, plot emocione deri ne klithje per dashuri e urrejtje. Dashuri per atdhene e mllef per ekzekutoret e pashpirt.
    Nderkohesisht pergezoj Edi Dilon, qe si nje studiues i pasionuar ka ditur dhe di c'te
    perzgjedhe nga dosjet e veta e cfare t'i servire lexuesit zagorit e me tej.
    Te lumte Edi per perzgjedhjen! Vazhdoje kete sistem pune e demonstrimi vlerash historike e sociale!

    JORZAGORITI

Faqja 31 prej 77 FillimFillim ... 21293031323341 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Dhe E Drejta Ndėrkombėtare
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-06-2010, 09:22
  2. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  3. KUR'ANI nė gjuhėn shqipe
    Nga RaPSouL nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 08:29
  4. Vilson Ahmeti tregon..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2006, 03:06
  5. Kushtetuta e Medines
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-11-2006, 10:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •