Close
Faqja 28 prej 77 FillimFillim ... 18262728293038 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 541 deri 560 prej 1521
  1. #541
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509
    GJUHA ALFABETI E LETERSIA SHQIPTARE.

    Letersia shqiptare filloi te merte kuptim te plot mbas ardhjes se panevaresis(1912).Me perpara,per arsye te shum pengesave,letersia gjuha e kultura e komunikimit nuk ariten te mernin zhvillimin e duhur me gjith talentet qe kish SHQIPERIA. Pengesa e par qe perandoria TURKE qe nuk lejonte hapjen e shkollave ne gjuhen shqipe,penges tjeter qe qe nuk egzistonte nje gjuh e perbashket dhe gjithashtu ndarja fetare e shqiperis.Po pengesa kryesore qe mbajti shtypur kulturen e letersis SHQIPTARE qe mungesa e nje ALFABETI nacional SHQIPTAR.
    Keshtu qe veprat e para letrare SHQIPTARE,ishin ne pergjithesi vepra me karakter fetar.Veprat e para u shkruan nga shqiptar te emigruar ne itali o arbereshet e sotem.Nder te paret qe XHULIO VARIBOBBA lindur ne ITALI (1724 1788)Prift i fes ortodokse bisantine,shkruajti ne vitin 1762 JETA E SHEN MERIS SE VIRGJER.NJe tjeter shkrimtar e patriot i rendesisem qe dhe GIROLAMO (JERONIN) DE RADA dhe ky i lindur ne ITALI 1814 1903 e djali i nje prifti ortodoks,ku poemat e tij mernin frymzimin nga kenget popullore SHQIPTARE(midis veprave te tij KENGET E MILOZAHOS 1836) (KENG PER SERAFINA TOPIA 1839).JERONIN DE RADA krijoi gazeten e pare ne bot te gjuhes shqipe ne vitin 1948,ku kjo gazet hodhi bazat per formimin e letersis shqiptare.
    NJe nga qendrat e zhvillimit kulturor e letrar te asaj kohe ishte SHKODRA ,ku nga shekulli i XV e me von,u perkthyen tekste fetare ne dialektin lokal.Autoret me te rendesishem gjen prifterinjt katolik franceskan si GJON BUZUKU,PJETER BUDI,PJETER BOGDANI,GJON NIKOLL KAZAZI e FRANK BARDHI autori i fjalorit te par shqip te vitit 1635.
    Po ashtu dhe ne jug te shqiperis interesi per gjuhen shqipe filloi te merte zhvillim edhe se pengesa e gjuhes greke qe perdorej si propagand per kishen ortodokse GREKE,deridiku ngadalsoi letersin shqipe te jugut qe donte te arinte ate te veriut.
    Qendra e letersis ne jug qe VOSKOPOJA,si dhe disa krahina te vogla(natyrisht edhe zagoria e nivani,se perndryshe EDUARTI nuk me le te shkruaj).
    Ne ELBASAN ku ishte kufiri .........

  2. #542
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    FIDEL KASTRO shkon ne shqiperi e viziton nje ministri.
    SHeh qe punojsit vin me 1 ore vones,e pyet shoqeruesin shqiptar
    pse vin me vones,jemi ne demokraci i pergjigjet shoqeruesi,
    me von shikon qe te gjith shkojn ne bar,e pyet po ne bar ?
    jemi ne demokraci i pergjigjet shoqeruesi,
    shikon me von qe ikin ne shtepi para orarit,e pyet shoqeruesin,e ai pergjigjet
    jemi ne demokraci.
    Kur mbaron viziten thot,keto gjera ne nuk i lejojm por i denojm
    SHoqeruesi pergjigjet,ne nuk mund ti denojm dot,se jan te gjith komunist.

    Nuk kuptoj Serafim , pse nuk ke shkruar per viziten e F. Kastro-s , qe beri ne Zagori, apo mos nuk ka kaluar nga Topova; une per nje gje jam i sigurt qe ne Sheperin t'im ka kaluar....

  3. #543
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    .................................................. .................................................. .......................
    Qendra e letersis ne jug qe VOSKOPOJA,si dhe disa krahina te vogla(natyrisht edhe zagoria e nivani,se perndryshe EDUARTI nuk me le te shkruaj).
    Ne ELBASAN ku ishte kufiri .........[/QUOTE]

    Eduardi nuk ka si te te lere te shkruash..., po nuk shkrove per Zagorine, se perndryshe del nga titulli i temes , e atehere nuk na qasen fare te lexojne, pa le per te shkruar qe kane harruar fare keta lexues- veshgus te shumte!

  4. #544
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    Citim Postuar mė parė nga Lakrori21 Lexo Postimin
    Nga cili liber me fame boterore jane shkeputur keto thenje filozofike?
    1- E ngarkuan gomarin e pordhi
    e ngarkuan dhe ca e ngordhi.
    2- E ngarkuan gomarin me flori
    dhe u be ne te perpjete veri

    Gjeni autorin dhe titullin e librit
    E more "Lakror 31"- c'kerkon ne faqen e Zagorise SERVANTESI i Madh , me "DON KISHOTIN" e famshem?

  5. #545
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Si familje ose me mir si cift ishin patriot,se leka sdoli gje,po si i thon posht rrapit eshte veshtir te rritet nje rrap tjeter.Sa per fan nolin esht e vertet,dhe ai qe nje shqiptar i madh me gjith gabimet qe kishte.

    Mendimi im esht qe Leka esht shume here me i mire , nga cdo politikan qe udheheq vendin tene; e kete e mbeshtes se nuk ka bere shkollen e shejtanit qe bene njerzit nen udheheqjen e Partise.

    Fan S. Noli ka dy merita te medha te jashtezakoneshme:
    beri Autoqefaline e Kishes Orthodokse Shqiptare dhe perkthimet i ka bere krejt orgjinale; aq sa thone "doni te lexoni Shekspirin,- mesoniShqipen!"

  6. #546
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509
    GJUHA ALFABETI E LETERSIA SHQIPTARE.

    Ne ELBASAN ku ndodhej kufiri i gjuheve o dialekteve shqiptare si GEGERISHT e toskerisht,letersia shqiptare filloi te merte formen e kulturen qe i takonte.Ndim te madhe i dha patrioti i lindur ne elbasan THEODOR HAXHI FILIPI 1730 1780 o i njohur me mir si THASKAL TODRI,ku u mundua te krijonte nje alfabet shqip,gjithashtu dhe patrioti tjeter KORCAR NAUM VEQILHARXHI 1767 1846 beri nje alfabet shqip,e bashke me shoqerin DRITA,krijoi abetaren e par shqipe 1844.NJe tjeter patriot i lindur ne elbasan KOSTANDIN KRISTOFORIDHI 1827 1895 krijoi abetaren gegerisht 1867 e abetaren toskerisht 1868,e shum vepra te tjera.
    Me formimin e LIDHJES TE PRIZRENIT 1879 u be e mundur bashkimi i gjuhes e alfabetit shqiptar.Me gjith pengesat e kohes patriotet e studiozet shqiptar filluan te formonin jashte vendit si ne KOSTANDINOPOJ e BUKURESHT,shoqeri e gazeta shqipetare per perhapjen e patriotizmit gjuhes e letersis SHQIPTARE.
    NJe rol te madh letersis e gjuhes shqipe i dhan dhe vellezerit frasheri.......

  7. #547
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509
    Citim Postuar mė parė nga EDilo Lexo Postimin

    Mendimi im esht qe Leka esht shume here me i mire , nga cdo politikan qe udheheq vendin tene; e kete e mbeshtes se nuk ka bere shkollen e shejtanit qe bene njerzit nen udheheqjen e Partise.

    Fan S. Noli ka dy merita te medha te jashtezakoneshme:
    beri Autoqefaline e Kishes Orthodokse Shqiptare dhe perkthimet i ka bere krejt orgjinale; aq sa thone "doni te lexoni Shekspirin,- mesoniShqipen!"
    eduart ke ber shum pyetje.e para te jesh me i mir se qeveritaret e tanishem,o me mir komunistet bisesmen te tanishem nuk duhet shum .verejtja ime per leken esht se nuk i ngjan babait,se babai qe i madh.
    sa per fidelin mbas sheperit erdhi edhe ne topov e tha:ne kemi shum spiuna qe i paguajm po spiuna qe te paguajn vetem ketu kam pare.

  8. #548
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509
    sa per fan nolin,esht intelektuali me i madh qe ka nxjer shqiperia,me gjith gabimet qe beri
    kush nuk provon nuk gabon

  9. #549
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-06-2008
    Postime
    121
    Greket jane frut i nje perzierje shume te holle midis Pellazgeve autoktone dhe pushtusve te pare semito-egjyptiane(Danaos,Kadmos,Pelops...te gjithe eponime heronjsh te huaj)
    Pellazget,te cituar se tepermi nga autoret e lashte,ishin paraardhesit e grekerve ne ate kohe qe do te behej Greqi. Perfat te keq,disa e trajtojne se emri"pellazge"ishte vetem nje emer "gjinor",qe emertonte popullsi te shperndara dhe qe nuk kane midis tyre asnje lidhje etno-gjuhesore.
    Duke qene pranuar se pellazget ishin nje popull autokton dhe helenet nje popull pushtus,atehere si mund te shperfillet rendesia e trashegimise qe keta pellazge i lane heleneve: mitollogjine(perendite,perendeshat herojte),kultin(Homeri thote se Zeusi ishte pellazg),nje pjese te madhe te kultures dhe te gjuhes se tyre.Kjo e fundit nuk eshte pa pesheerqishtja e lashte ngjason (fonetike,sindakse...)te ngaterrohet me dialektin gege te shqiperise se veriut

    Marre nga libri:"SHQIPERIA Odisea e pabesushme e nje populli parahelen" e autorit Mathieu Aref

  10. #550
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    19-07-2007
    Postime
    76
    ore se ma keni bere ZOGUN si perendi
    po me sa kam degjuar une, Ahmeti i kerkoi Cajupit qe te behej ministri i Arsimit ne kohen e tij dhe ky nuk e pranoi nga politika anti shqiptare qe ky ndiqte...

  11. #551
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    [QUOTE=kris3006;2046396]ore se ma keni bere ZOGUN si perendi

    Po ti lexosh me vemendje ,c'ka jane shkruar ne faqe per A. Zogun, nuk besoj te shkruash keto qe na ke shkruar!

  12. #552
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    sa per fan nolin,esht intelektuali me i madh qe ka nxjer shqiperia,me gjith gabimet qe beri
    kush nuk provon nuk gabon
    Serafim, mos harro Faik Konicen !

  13. #553
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    Lakrori21;.......................... ...................................... ............................................
    .................................................. .................................................. ...............................
    Marre nga libri:"SHQIPERIA Odisea e pabesushme e nje populli parahelen" e autorit Mathieu Aref[/QUOTE]

    Lakror, me behet qejfi qe ju ka rene ne dore libri i famshem i Aref Mathi-t, po kjo esht pjesa e pare, pjesa e dyte eshte akoma me e ngjeshur me dokumenta e fakte per prejardhjen t'one , si te paret.....

    Ne Sheperjotet , sic shkruan diku dhe Serafimi (e them kete per vete me qe jam 100% sheperjot, se ti akoma je ne ilegalitet, e nuk jam i bindur ne je bashkefshatar me mua...?), sikur duam kudo te jemi te paret , e kjo ndoshta se dhe jemi fshati i pare ku nis Zagoria jone, keshtu qe jam i sigurt se e kemi trashegim nga Pellazget....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EDilo : 08-10-2008 mė 14:58

  14. #554
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-06-2008
    Postime
    121
    Nuk ka ne Evrope race me te lashte se shqiptaret.Asnje deshmi klasike nuk flet per epoken kur ata harriten ne ballkan: ata duhet te kene qene vendosur aty qysh ne kohe shume te hershme,perpara se pushtusit sllave te zbriznin nga Danubi:ata pa dyshim kane qene aty shume shekuj me pare...Nen kete emer,Ilire,ata perfshijne popullsite e shumta ne numer qe banonin ne veri te Epirit,midis Adriatikut dhe Maqedonise.Shqiptaret te cilet dikur zinin hapesira shume me te medha-ne te vertete gjenden emra qyteteshqe i perkasin gjuhes se tyre ne zona ku shihen vetem serbe ose bullgare-jane mbetjet e fundit sipas te gjitha gjasave,te kesaj popullsie zanafillore...Shqipetaret e malesive kurre nuk i jane neneshtruar ndonje te huaji.Greket e lashte i pushtuan vetem skajet,atje ku ata kishin qytete te rendesishme si ApoloniadheDurresi.Romaket i lane keto fise te lira;as perandoret e Kostandinopolit as dinastite e Rashive nuk paten pretendime per ti qeverrisur.Sot shqiptaret njohin pushtetin e Portes se Larte,por jetojne sipas menyres se tyre...Perendia eshte nje gjeni bamires, por jo i nje natyre te plotfuqishme:Perendite mund te jene te shumta;eshte kjo qe shpjegon pavendosmerine ndaj besimit fetar,gje qe te befason kaq shume ne Shqiperi,ku shpesh eshte veshtire te dish nese nje banor eshte i krishtere apo myslimanNga kjo kuptohet edhe lehtesia me te cilen u kthyen ne myslimane gjysma e Pashallekut te Shkodresne shekullin e 16 si dhe nderrimet apo heqja dore nga feja ne nje numur kaq te madh
    Marre nga Revista e dy Boteve e dates 1/11/1872 te Albert Dymont

    Mathieu Aref

  15. #555
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509
    Citim Postuar mė parė nga EDilo Lexo Postimin
    Serafim, mos harro Faik Konicen !
    Nuk harroj as faik konicen e as gjergj fishten,e thuaj ati spartanasit,se historia apo politika esht e bukur se secili ka mendimin e vet,po ka dhe fakte dhe fakti per AHMET ZOGUN eshte qe deri me sot eshte qeveritari me i mir qe ka nxjer shqiperia.
    Ma ha mendja se nuk e ka kuptuar cdo te thot te qeverisesh nje vend,kur ta kuptoj munt te kuptoj dhe AHMET ZOGUN.
    E mbasi te ket kuptuar AHMET ZOGUN ateher mund te kuptoj dhe te ardhmen e SHQIPERIS.

  16. #556
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    mesova qe ka dale dhe gazeta "Nivani", ndoshta dhe te tjere fshatra kane nxjerre gazetat e tyre;kush ka njohuri per to, ju lutemi beni publike ketu ne forum.
    "A KA NDONJE NGA ZAGORIA "QE KA DIJENI PER KETO?

  17. #557
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    Ne librin "Bleta Shqyptare" te Thimi MITKOS, ka nje vjershe te bukur, te gjate qe flet per gjithe Zagorien t'one; po qe se e ka njeri; sa bukur do te jete te na i kujtoje ...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EDilo : 08-10-2008 mė 23:29

  18. #558
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509
    Citim Postuar mė parė nga Lakrori21 Lexo Postimin
    Nuk ka ne Evrope race me te lashte se shqiptaret.Asnje deshmi klasike nuk flet per epoken kur ata harriten ne ballkan: ata duhet te kene qene vendosur aty qysh ne kohe shume te hershme,perpara se pushtusit sllave te zbriznin nga Danubi:ata pa dyshim kane qene aty shume shekuj me pare...Nen kete emer,Ilire,ata perfshijne popullsite e shumta ne numer qe banonin ne veri te Epirit,midis Adriatikut dhe Maqedonise.Shqiptaret te cilet dikur zinin hapesira shume me te medha-ne te vertete gjenden emra qyteteshqe i perkasin gjuhes se tyre ne zona ku shihen vetem serbe ose bullgare-jane mbetjet e fundit sipas te gjitha gjasave,te kesaj popullsie zanafillore...Shqipetaret e malesive kurre nuk i jane neneshtruar ndonje te huaji.Greket e lashte i pushtuan vetem skajet,atje ku ata kishin qytete te rendesishme si ApoloniadheDurresi.Romaket i lane keto fise te lira;as perandoret e Kostandinopolit as dinastite e Rashive nuk paten pretendime per ti qeverrisur.Sot shqiptaret njohin pushtetin e Portes se Larte,por jetojne sipas menyres se tyre...Perendia eshte nje gjeni bamires, por jo i nje natyre te plotfuqishme:Perendite mund te jene te shumta;eshte kjo qe shpjegon pavendosmerine ndaj besimit fetar,gje qe te befason kaq shume ne Shqiperi,ku shpesh eshte veshtire te dish nese nje banor eshte i krishtere apo myslimanNga kjo kuptohet edhe lehtesia me te cilen u kthyen ne myslimane gjysma e Pashallekut te Shkodresne shekullin e 16 si dhe nderrimet apo heqja dore nga feja ne nje numur kaq te madh
    Marre nga Revista e dy Boteve e dates 1/11/1872 te Albert Dymont

    Mathieu Aref
    LAKROT te lumte,vazhdo e shkruaj se jan gjera te rendesishme,se kush nuk di se nga vjen nuk do dij se ku do shkoj.
    "e mos degjo eduartin se nuk eshte nga sheperi,por o nga zhei o nga nivani"

  19. #559
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509
    [QUOTE=SERAFIM DILO;2046086]GJUHA ALFABETI E LETERSIA SHQIPTARE.

    Ne ELBASAN ku ndodhej kufiri i gjuheve o dialekteve shqiptare si GEGERISHT e toskerisht,letersia shqiptare filloi te merte formen e kulturen qe i takonte.Ndim te madhe i dha patrioti i lindur ne elbasan THEODOR HAXHI FILIPI 1730 1780 o i njohur me mir si THASKAL TODRI,ku u mundua te krijonte nje alfabet shqip,gjithashtu dhe patrioti tjeter KORCAR NAUM VEQILHARXHI 1767 1846 beri nje alfabet shqip,e bashke me shoqerin DRITA,krijoi abetaren e par shqipe 1844.NJe tjeter patriot i lindur ne elbasan KOSTANDIN KRISTOFORIDHI 1827 1895 krijoi abetaren gegerisht 1867 e abetaren toskerisht 1868,e shum vepra te tjera.
    Me formimin e LIDHJES TE PRIZRENIT 1879 u be e mundur bashkimi i gjuhes e alfabetit shqiptar.Me gjith pengesat e kohes patriotet e studiozet shqiptar filluan te formonin jashte vendit si ne KOSTANDINOPOJ e BUKURESHT,shoqeri e gazeta shqipetare per perhapjen e patriotizmit gjuhes e letersis SHQIPTARE.
    NJe rol te madh letersis e gjuhes shqipe i dhan dhe vellezerit frasheri. ABDYL FRASHERI 1839 1892 deputet i JANINES ne perandorin TURKE,e nje nga krijuesit e lidhjes se prizrenit.Poeti i madh NAIM FRASHERI 1846 1900 qe se bashku me vellain tjeter SAMI FRASHERI formoi shoqerin per shkrimin shqip.SAMI FRASHERI 1850 1904 eshte nje nga figurat qendrore te mrojtjes e perhapjes se gjuhes shqipe.Ai bashke me shkrimtaret e patriotet HASAN TAHSINI 1811 1881 sarandjot,PASHKO VASA 1825 1887 shkodran,e JANI VRETO 1822 1900 permetar,formuan komitetin per mrojtjen e shpetimin e te drejtave SHQIPTARE.SAMI FRASHERI shkruan ne vitin 1899 SHQIPERIA CFAR KA QENE E SI DO TE JET,manifest te rilindjes shqiptare.
    Ne ate koh formohen ne BOSTON e ne EGJYPT shoqeri letersie e kulturore nga emigrant e patriot shqiptar.SHkrimtaret folklorist si THIMI MITKO 1820 1890 korcar,SPIRO RISTO DINE 1846 1922,vazhduan vazhduan operen e shkrimtarit arberesh DEMETRIO CAMARDA 1821 1882.
    Ne ate periudh nje ndim te madhe letersis e gjuhes shqipe,i dha dhe poeti e komediani shqiptar ANDON CAKUA,ose i njohur me mir me pseudonimin CAJUPI.
    CAJUPI LINDI NE FSHATIN NIVAN TE PERMETIT AFER SHTEPIS SE EDUARTIT.
    CAJUPI lindi ne 27 mars te 1866 e vdiq ne KAJRO ne 11 korrik te 1930.Ne vitin 1889 shkruan artikullin e rendesishem per letersin shqiptare qe titullohej DUKE KERKUAR NJE ALFABET.
    Ne veri, ne SHKODER interesi per gjuhen shqipe morri zhvillim nen kujdesin e priftit katolik franceskan,patriot e shkrimtar GJERGJ FISHTA 1871 1940.Nen drejtimin e te madhit GJERGJ FISHTA u krijuan shoqata letersie nga prifterinjt NDOC NIKAJ qe krijoi shoqerin bashkimi e prifti NDRE MJEDA qe krijoi shoqerin AGIMI,qe te dyja keto shoqeri krijuan nga nje alfabet te ri........

  20. #560
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    Nje leter qe Jani Dilo,ja dergon vllait te tij Orestit , student per mjekesi ,ne Torino ,me 1938, plot 70-te vjet me pare,aktuale dhe edukative ne c'do kohe,per brezat e rinj:[/B

    "..... Te tjeret do te fillonin tuke te porositur mesimin, ndersa une , duke cmuar vullnetin tend per kete pune, po filloj tuke te porositur miresine ,per te cilen te lutem ta ruash si nje thesar pa cmim. Qe tani mendo se shoket e shkolles duhet te jene shoket e gjithe jetes sate. Porsa te beheni te zotrit e vehtes , behen njohje te reja, te shumta qe marrin emrin e miqesise ; por me te vertetat , me te emblat , ato qe mbeten me teper ne zemer, jane miqesite e bera ne moshen e re me shoket e mesimit. Shpirterat e te rinjve te bashkuar nga deshira per te mesuar si duhet te jeni ju aty, jane me te pergatitur per nje miqesi te vertete se sa ato qe jane te bashkuar nga deshira e cregulluar e andjevet.Vec kesaj , afroju nga nje here te gjithe njerezve te cdo moshe per te njohur cfare jane ata e cfare je ti; por ne marrdheniet e imta mbahu kurdohere me ata te moshes sate, e ruaju mire nga ajo marri e me te shumten e herevet mburrje hipokrite , qe kap shpirtin e disave , te cilet duan qe te tregohen pleq perpara se te kene rrudha dhe floke te bardha.
    Duaji , pra shoket e tu. Ne qofte se shikon ndonje prej tyre qe ia ve pak veshin mesimit ose nuk ka prirje per te, meshiroje, ndihmoje ne qofte se mundesh dhe gjithnje t'ia dish per te mire natyres qe te ka pajisur me vullnet te mire. Te kesh gjithnje ne mendje se te pelqesh te keqen per te tjeret esht egersi, te nxjerresh ne shesh te metat e te tjerevet, esht keqesi, t'i shpiesh tutje- tu fjalet ose veprat e te tjerevet ose te nje shoku per t'i bere keq esht tradheti: ti nuk je sa keqberes, as tradhetar, as i eger.
    Ndero gjithnje ate qe te meson. Ata perpiqen te te japin dituri, te te vene menjane nje pasuri me cmim pa fund, po thuaj se te vetmen pasuri qe njeriu mund ta fitoje e ta ruaje me grykesi pa turp. Giusseppe Giusti , nje nga poetet e shkrimtaret me te medhenj te vendit ku ndodhesh , i shkruante djalit te vet: "Kush jepet pas mesimeve, vendos nje nga tre perfundime: 1.ose fitimin ; 2.ose famen; 3. ose kenaqesine e shpirtit. Ti duhet te perpiqesh per te tria dhe aresyet i kupton vete.
    Meso me teper per veten tende , per te mesuar shpirtin me gjera te larta e te buta, per te pasur nje pune te embel e fisnike , e cila nje dite do te mund te jete ndihme e madhe per ty edhe familjen tende. Do te ndjeshe nevoje per keshille, per ngushellim,per ndihme, dhe mbase nuk do t'i gjesh. Ne qofte se nuk mesohesh me kohe per t'i mjaftuar vehtes, per te kerkuar nje strehe neper librat e tua, do te rrosh fatkeq.Keto gjera po t'i them , sepse i kam provuar vete; i ri , i lire sic jam, do ta ndjeja vehten shume te lene, po mos te kisha kujdes per t'u mbyllur ne dhomen time, tuke menduar librat jo per memorien e njerezvet te nje kohe. Me keto nuk kam si qellim te te jap shembull vehten time , por , pasi e kam pare se sa me do e sa besim ke tek une, besoj se, tuke zbuluar ate qe me ka ngjare mua, do te bindesh me lehte per ate qe te keshilloj te besh."[/COLOR].................................................. .................................................. .................................

    Keto porosi a keshilla per nje nxenes "qe te kuptosh cfare jane te tjeret e cfare je ti ", na kujtojne thenien:"Njih vetveten"(Nosce te ipsum).Grekerit e vjeter kishin shkruar ne porten e nje faltoreje me shkronja te arta:" Njih vehten tende", me qellim qe kur te hynin ne kete faltore, te ballafaqoheshin me kete keshille. Filozofi i famshem Sokrati, duke pare e njohur veten e tij , arriti lartesimin e tij moral dhe ndikoi ne lartesimin moral te shoqerise se kohes e deri sot e kesaj dite me keto fjale qe kane mbetur proverbiale :" Une nje gje di, qe s'di asgje". ......

    Shkeputur nga libri "NE NJE BOTE QE LIND E NUK LIND DOT"- te ETIEN M.DILO-S
    [/COLOR]
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EDilo : 09-10-2008 mė 11:02

Faqja 28 prej 77 FillimFillim ... 18262728293038 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Dhe E Drejta Ndėrkombėtare
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-06-2010, 09:22
  2. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  3. KUR'ANI nė gjuhėn shqipe
    Nga RaPSouL nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 08:29
  4. Vilson Ahmeti tregon..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2006, 03:06
  5. Kushtetuta e Medines
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-11-2006, 10:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •