Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1

    bienale e tiranes 3

    Demokraci nė tabu molisėse


    A. Mile

    “Demokracitė” vijnė nesėr nė episodin e tretė tė Biennales sė Tiranės. Eshtė kuratorja sllovene Zdenka Badovinac, e cila nė kėtė edicion tabush ka vendosur tė trajtojė atė ēka zakonisht shihet si karakteristikė e tjetrit, qė duhet tė ndryshojė, ose modernizohet. Episodi fokusohet mbi ekonomitė paralele dhe mbi urbanizimin dhe arkitekturėn paralele, tė cilat shihen si tabu nė protokollet e standartizuara tė botės pasmoderne. Nė vendet qė kanė dalė prej diktaturave komuniste dhe qė ende duan kohė tė hyjnė nė familjen e madhe kapitaliste globaliste, sisteme tė ndryshme jo formale shpesh shihen si diēka e egėr primitive, si njė sėmundje shoqėrore. Ngjyrat e Tiranės, tė cilat reflektohen nė fasadat e pallateve, janė marrė si shembull pėr mėnyrėn se si politika zyrtare e qytetit pėrvetėson krijimtarinė qė lėvrohet jashtė sistemeve tė standartizuara duke e ndėrthurur atė me parimet e urbanizimit modern. Nė episodin e tretė tė “Tabuve molisėse” marrin pjesė me punėt e tyre artistė nga Sllovenia, Kroacia, Shqipėria, Holanda, Norvegjia, Italia, Amerika e Rusia, si Tadej Pogacar, Armando Lulaj, Joon Conijn, Oda Projesi, Hans Haacke, etj.




    30/09/2005
    KATEGORIA: Kulture




    Dergo kete lajm me email
    Jepni mendimin tuaj ketu
    Pamje e lajmit per printim

  2. #2
    "Tabu Molisese", korniza e Bienales se Tiranes

    E Premte, 03 Qershor 2005

    Bienalja e 3-te e Tiranes, nen titullin "Tabu Molisese" do te rravgoje tabute e shoqerise sone bashkekohore. Cilat jane ato, c'fare nenkuptojne, si marrin forme, ku i gjejme ne mjedisin shqiptar dhe si trajtohen ne veprat e artisteve te sotem. Te gjitha keto do te shperfaqen ne 5 mjedise te ndryshme te kryqytetit ne muajin shtator. Nga ana tjeter, Bienalja do te perqendrohet vecanerisht ne procesin e saj te realizimit dhe jo vetem thjesht ekspozitat e artit qe jane frut i ketij procesi. "Ne e konsiderojme menyren tashme standarte te organizimit te ekspozitave si nje forme problematike dhe statike, qe nuk e ndihmon komunikimin mes artisteve, territorit dhe publikut. Prandaj kemi vendosur qe struktura e Bienales se Tiranes 3 te ndertohet ne sens te kundert, me 5 ekspozita/episode, me nje kohezgjatje prej 60 ditesh, te cilat do te hapen me nje distance prej 10 ditesh nga njera-tjetra, duke mundesuar rritjen e ekspozites nga njera hapje ne tjetren", ka theksuar ne komunikaten per shtypo, kuratori i Bienales, Edi Muka.

    Bienalja e Tiranes eshte nje produksion arti bashkekohor dhe seri ngjarjesh e cila po hyn ne fazen e saj te pjekurise, pas dy edicioneve te cilat i dhane jete dhe hapen rrugen e njohjes se saj ne skenen nderkombetare. Qe nga ky edicion, Instituti i Bienales se Tiranes ka nje perqasje te re strategjike fale partneritetit me goodeill (Bolonje, Itali). goodeill eshte nje studio konusultimi strategjish e specializuar ne gjetjen e fondeve ne fushen e kultures si dhe ne komunikim. Fale ketij bashkepunimi do te zhvillohen strategji inovative mbeshtetjeje dhe te gjetjes se fondeve te ngritura me qellimin e vleresimit te Biennales si nje projekt social, pervecse kulturor, te lidhur me objektiva akoma me te gjera te vleresimit e te ricilesimit te territorit. Ne kete sens, politikat e afrimit dhe te mbeshtetjes ndaj Bienales nenkuptohen si te lidhura ngushte me pozicionimin dhe me perhapjen e identitetit kulturor shqiptar neper bote.

    5 Episodet e Bienales

    Episodi 1 - "Tundime" - 10 Shtator 2005

    Episodi 2 - "Humbesit" - 20 Shtator 2005

    Episodi 3 - "Demokracite" - 30 Shtator 2005

    Episodi 4 - "Bitter/Sweet" - 08 Tetor 2005

    Episodi 5 - "Sinergjia e Nostalgjise " - 28 Tetor 2005

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e swat
    Anėtarėsuar
    18-09-2005
    Vendndodhja
    Prapa DiEllIT
    Postime
    618
    hey o popull
    ca pashe une re nje italjan kishte bo i urre qe virtualisht llidh shqiperine me italine
    " ura e otrantos " ide e bukur por ce do fizikisht e pamundur te realizohet
    nejse qofshi mire bye

Tema tė Ngjashme

  1. Rama: Berisha nė pushtet, fundi jonė
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  2. Poni: Rama, doreheqje ose mocion mosbesimi, shpėrfilli Festėn e Pavarėsisė
    Nga Barlet23 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 06:20
  3. Barbaria Komuniste
    Nga Lexuesja nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 06:48
  4. Planifikimi urbanistik i qėndrės sė Tiranės
    Nga drini_nė_TR nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 12:03
  5. Bienale e Tiranės
    Nga katana nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 03-10-2005, 04:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •