Nis raundi i dhjetė i negociatave. Qeveria synon liberalizimin e vizave pėr shqiptarėt brenda njė viti

Troshani: Nė fillim tė 2006 nėnshkruajmė marrėveshjen me BE

Qeveria synon liberalizimin e vizave pėr shqiptarėt brenda njė viti. Ministrja e Integrimit, Arenca Troshani, tha dje pėr mediat se nė fillim tė vitit tė ardhshėm pritet tė firmoset Marrėveshja e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Europian. Vetėm njė ditė para nisjes sė raundit tė bisedimeve me grupin negociator tė Komisionit Europian, ministrja Troshani pohon se, liberalizimi i vizave, menaxhimi i vizave, azili dhe migracioni pėrbėjnė nenin kyē tė Marrėveshjes sė Stabilizim-Asociimit. Bashkė me nenin e shitblerjes sė pronės kėto ēėshtje do tė diskutohen nė raundin e dhjetė teknik tė negociatave mes Shqipėrisė dhe Bashkimit Europian qė do tė mbahet nė Tiranė nė dy ditėt nė vijim, 29 e 30 shtator 2005. Nė kėtė raund bisedimesh me delegacionin e Komisionit Europian tė kryesuar nga kryenegociatori europian Priebbe, pala shqiptare do tė ketė nė krye tė delegacionit ministren e re tė Integrimit, Arenca Troshani. Sipas ministres sė Integrimit, programi i qeverisė Berisha pėrputhet me kėrkesat e BE dhe liberalizimi i vizave si njė ēėshtje e prekshme pėr shqiptarėt, mendohet tė arrihet brenda njė viti. Duke parė ndjeshmėrinė e madhe tė kėsaj ēėshtje nga qytetarėt shqiptarė, pala komunitare vjen me njė propozim tė ri. Ministrja Troshani citoi dje njė deklaratė tė pėrbashkėt qė i bashkangjitet nenit 79 tė Marrėveshjes, sipas sė cilės, "Palėt janė nė dijeni tė rėndėsisė qė i kushtojnė populli dhe qeveria shqiptare perspektivės sė liberalizimit tė regjimit tė vizave, ndėrkohė progresi varet nga zbatimi i reformave nė Shqipėri". Kreu shqiptar i dikasterit tė Integrimit tha, se i vinte mirė pėr faktin se kushtet e pėrcaktuara nė kėtė deklaratė pėrkojnė shumė mirė me angazhimet qė ka ndėrmarrė qeveria e re e koalicionit tė djathtė e kryesuar nga Partia Demokratike, angazhime kėto tė pasqyruara nė programin qeverisės. Dhe kjo sipas Troshanit do tė varet normalisht nga masat konkrete qė do tė merren pėr plotėsimin e kėtyre kushteve qė janė shteti i sė drejtės, lufta kundėr krimit tė organizuar, kundėr korrupsionit apo dhe forcimi i kapaciteteve administrative nė kontrollin e kufirit dhe nė sigurinė e dokumenteve.

"Unė mendoj qė shumė shpejt qytetarėt shqiptarė do tė jenė tė lirė tė lėvizin brenda vendeve tė Komunitetit Europian brenda njė harku kohor tė njė viti", tha Troshani.

Nė ditėn e dytė tė negociatave ku do tė jetė i pranishėm edhe kryenegociatori europian, Priebe, do tė jenė ministrat e brendshėm, tė drejtėsisė dhe pėrfaqėsues tė tjerė tė lartė shqiptarė qė do tė prezantojnė objektivat e qeverisė Berisha nė fushėn e reformave dhe luftėn kundėr korrupsionit. Ministrja e Integrimit, Troshani, shprehet optimiste se Marrėveshja e Stabilizim-Asociimit e nisur nė janar tė vitit 2003 do tė nėnshkruhet brenda 3-mujorit tė parė tė vitit 2006, nga qeveria e re.

"Do tė jenė ministrat pėrkatės, ai i Brendshėm, i Drejtėsisė, i Financave, Drejtori i Pėrgjithshėm i Doganave, Prokurori i Pėrgjithshėm, kryeregjistruesi, kryetari i Komisionit tė Kthimit tė Pronave, tė cilėt do tė flasin pikėrisht nė lidhje me angazhimet qė ka marrė qeveria shqiptare pėr kėtė mandat qeverisės", tha Troshani. Sipas ministres sė Integrimit nė kėtė raund tė negociatave me BE do tė flitet pikėrisht pėr ato tema qė janė shumė tė ndjeshme pėr gjithė shqiptarėt.

H.RAMA
rilindjademokratike.com