Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506

    Një poezi për Kosovën, 1999 - Yves Simon

    Kjo teme eshte thjesht per te sjelle nje poezi (qe mua me preku shume) te Yves Simon, muzikant, poet dhe romancier francez. Kjo poezi u kushtohet ngjarjeve te 1999-es.

    Ajo eshte publikuar ne Le Monde, 17 prill 1999, f. 17
    (E gjeta ndersa po hulumtoja ne pirgun e stermadh te fotokopjeve mbi Kosoven)

    Yves Simon
    (1999)

    Vallë kështu është që shekulli mbyllet,
    ne të ulur
    duke shikuar ekranet tona
    një popull të çoroditur,
    sëmundjen e luftës ndër sy ?
    një turmë,
    mijëra,
    fytyrat e tyre të ngjeshura
    pas xhamave të trenave,
    të pritur në Bllacë
    nga ushtarakë
    me duar në dorashka
    si kirurgë,
    gojën të mbuluar
    me maska të bardha.
    Nga çfarë virusi
    trupat kosovarë
    janë pushtuar vallë ?
    Nga cila pestë
    kemi frikë
    për që një fyerje kështu
    tu përplaset në fytyrë ?

    Vallë kështu është që shekulli mbyllet,
    ne të ulur
    duke shikuar
    dëbimin e fytyrave ?
    në Kukës – hyrja e Shqipërisë –
    të mbaruar për gjithçka,
    robër
    moskuptimi,
    dëshpërimi,
    njëlloj sikur asgjë
    të mos mundej më tu thuhej,
    një lutje,
    një premtim,
    njëlloj sikur asgjë
    të mos mundej më tu jepej,
    një buzëqeshje,
    një fjalë,
    ato ecin
    përtej rraskapitjes,
    me familje, me fshatra,
    fytyrat e tyre të shkatërruara,
    pothuaj në çnjerëzim.

    Vallë kështu është që shekulli mbyllet
    në Prishtinë
    në Pejë
    në Prizren
    atje nga ku ato ikin,
    të zhveshur nga e ardhmja,
    identitetet e tyre
    të shkelura nga çizmet
    e atyre që i kanë poshtëruar.
    Nuk do të mbetet tjetër
    përveçse zëri
    i kujtesës së tyre
    për tu deklaruar
    një ditë, më vonë,
    autoriteteve të botës :
    unë kam lindur më…
    unë kam lindur në…
    unë quhem…
    unë jetoja në Kosovë,
    në pranverën 1999.


    Perkthyer nga zogu ne fluturim

  2. #2
    forever hers Maska e Eagle
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    te lumte zogu...ke bere nje pune te bukur!
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  3. #3
    i/e c'regjistruar
    Anëtarësuar
    26-01-2005
    Postime
    170
    bravo oiseau

  4. #4
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Kjo poezi u kushtohet të mbijetuarve të kampeve naziste të shfarosjes. E kam postuar këtu duke menduar që në mos drejtpërdrejt, të paktën tërthorazi lidhet me ngjarjet e jetuara nga populli shqiptar i Kosovës.

    Charlotte Delbo

    Lutje për të gjallët për tu falur atyre të qenurit gjallë

    Ju që kaloni
    të veshur mirë me të gjithë muskujt tuaj
    një veshje që ju shkon kaq mirë
    që ju shkon keq
    që ju shkon pak a shumë
    ju që kaloni
    të frymëzuar nga një jetë e vrullshme në arteret
    dhe të ngjitur mirë pas skeletit
    me një hap të lehtë sportiv të rëndë
    të qeshur buzëvarur, ju jeni të bukur
    kaq ska rëndësi kush
    kaq cilido gjithkush
    të ndryshëm
    me këtë jetë që ju pengon
    të ndjeni gjoksin tuaj që ndjek këmbën
    dorën tuaj në kapele
    dorën tuaj në zemër
    kupën e gjurit që lëviz butësisht
    qysh t'ua falim juve të qenurit gjallë…

    Ju që kaloni
    të veshur mirë me të gjithë muskujt tuaj
    qysh t’ju falim
    ato kanë vdekur të gjithë
    ju kaloni dhe pini nëpër veranda
    ju jeni të lumtur ajo ju do
    pak i mërzitur halle parash
    qysh qysh
    t'ua falim juve të qenurit gjallë
    qysh qysh
    do ta bëni veten për tu falur
    nga ata atje që kanë vdekur
    për që ju të kaloni
    të veshur mirë me të gjithë muskujt tuaj
    që ju të pini nëpër veranda
    që ju të jeni më të rinj çdo pranverë
    Ju lutem
    bëni diçka
    mësoni një hap
    një valle
    diçka që ju justifikon
    që ju jep të drejtën
    për të qenë veshur me lëkurën dhe qimet tuaja
    mësoni të ecni dhe të qeshni
    sepse do të ishte një marrëzi
    tekefundit
    që aq shumë të kenë vdekur
    dhe ju të jetoni pa bërë asgjë me jetën tuaj
    .



    Përkthyer nga oiseau en vol
    Ndryshuar për herë të fundit nga oiseau en vol : 10-10-2005 më 15:40

  5. #5
    jetoj per tri dashuri Maska e alto_sicila
    Anëtarësuar
    01-11-2003
    Vendndodhja
    RHONE
    Postime
    65
    OISEAU ,
    a mund ta shoh origjinalin,te lutem,se nuk po e gjej dot.
    flm
    Jetoj per tri dashurite e mia......

  6. #6
    jetoj per tri dashuri Maska e alto_sicila
    Anëtarësuar
    01-11-2003
    Vendndodhja
    RHONE
    Postime
    65
    mendova ne poezine per KOSOVEN.
    Jetoj per tri dashurite e mia......

  7. #7
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Citim Postuar më parë nga alto_sicila
    OISEAU ,
    a mund ta shoh origjinalin,te lutem,se nuk po e gjej dot.
    flm
    Zonjushe, poema me siper eshte me referenca te plota, pa ia fshehur askujt. Meqe banoni ne France, ju mund te abonoheni ne Le Monde per 6 euro/muaj, dhe aty te kerkoni arkivat.

    Ju pershendes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga oiseau en vol : 22-10-2005 më 15:37

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-08-2005
    Postime
    16
    Errata corrige


    Citim Postuar më parë nga oiseau en vol
    Nga cila pestë
    kemi frikë
    për që një fyerje kështu
    tu përplaset në fytyrë ?
    Unë këtë pjesë që si duket stonon i çikë do e kisha përkthyer kështu:

    Nga cila murtajë
    kemi frikë
    që një fyerje kështu
    tu përplaset ne fytyrë?

    Pjesa tjetër është përkthyer Nobël fare!Përgëzimet e mia Zog...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Jonathan : 22-10-2005 më 16:00

  9. #9
    jetoj per tri dashuri Maska e alto_sicila
    Anëtarësuar
    01-11-2003
    Vendndodhja
    RHONE
    Postime
    65
    Citim Postuar më parë nga oiseau en vol
    Zonjushe, poema me siper eshte me referenca te plota, pa ia fshehur askujt. Meqe banoni ne France, ju mund te abonoheni ne Le Monde per 6 euro/muaj, dhe aty te kerkoni arkivat.

    Ju pershendes.
    ndoshta me keqkuptove,oiseau ,por une isha ne faqen e Y.S. dhe nuk e gjeta dot poezine.Nuk pata ndonje qellim tjeter.
    SIDOQOFTE FALEMNDERIT ALTA
    Jetoj per tri dashurite e mia......

  10. #10
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Alta, per shkak te ngarkeses se madhe, poezia eshte sjellur ketu ne tre pjese qe u pergjigjen tre strofave te saj. Dhe me falni per vonesen.

    Jonathan, falemnderit per fjalet e mira. Duhet thene se nuk kam asnje ambicje ne fushen e perkthimit. Thjesht per qejfin tim, me pelqeu dhe e solla. Gjithashtu verejtja jote me duket me vend.

    Ju falenderoj qe te dyve.

    Le Monde, 17 prill 1999, faqe 17
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  11. #11
    jetoj per tri dashuri Maska e alto_sicila
    Anëtarësuar
    01-11-2003
    Vendndodhja
    RHONE
    Postime
    65
    Falemnderit Shume ,oiseau!
    Jetoj per tri dashurite e mia......

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Konflikti shqiptaro-serb mbi Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 09:57
  3. Intervista e Prof. Dr. Sali Berishës në gazetën " Express"
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 10:37
  4. Unë Kam Dhënë Shumë Më Shumë Pare Për Kosovën Se Sorosi
    Nga Harudi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 15:11
  5. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •