Kjo teme eshte thjesht per te sjelle nje poezi (qe mua me preku shume) te Yves Simon, muzikant, poet dhe romancier francez. Kjo poezi u kushtohet ngjarjeve te 1999-es.
Ajo eshte publikuar ne Le Monde, 17 prill 1999, f. 17
(E gjeta ndersa po hulumtoja ne pirgun e stermadh te fotokopjeve mbi Kosoven)
Yves Simon
(1999)
Vallë kështu është që shekulli mbyllet,
ne të ulur
duke shikuar ekranet tona
një popull të çoroditur,
sëmundjen e luftës ndër sy ?
një turmë,
mijëra,
fytyrat e tyre të ngjeshura
pas xhamave të trenave,
të pritur në Bllacë
nga ushtarakë
me duar në dorashka
si kirurgë,
gojën të mbuluar
me maska të bardha.
Nga çfarë virusi
trupat kosovarë
janë pushtuar vallë ?
Nga cila pestë
kemi frikë
për që një fyerje kështu
tu përplaset në fytyrë ?
Vallë kështu është që shekulli mbyllet,
ne të ulur
duke shikuar
dëbimin e fytyrave ?
në Kukës – hyrja e Shqipërisë –
të mbaruar për gjithçka,
robër
moskuptimi,
dëshpërimi,
njëlloj sikur asgjë
të mos mundej më tu thuhej,
një lutje,
një premtim,
njëlloj sikur asgjë
të mos mundej më tu jepej,
një buzëqeshje,
një fjalë,
ato ecin
përtej rraskapitjes,
me familje, me fshatra,
fytyrat e tyre të shkatërruara,
pothuaj në çnjerëzim.
Vallë kështu është që shekulli mbyllet
në Prishtinë
në Pejë
në Prizren
atje nga ku ato ikin,
të zhveshur nga e ardhmja,
identitetet e tyre
të shkelura nga çizmet
e atyre që i kanë poshtëruar.
Nuk do të mbetet tjetër
përveçse zëri
i kujtesës së tyre
për tu deklaruar
një ditë, më vonë,
autoriteteve të botës :
unë kam lindur më…
unë kam lindur në…
unë quhem…
unë jetoja në Kosovë,
në pranverën 1999.
Perkthyer nga zogu ne fluturim
Krijoni Kontakt