Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    31

    Tendencat E Njohura Tė Veton Surroit

    TENDENCAT E NJOHURA TĖ VETON SURROIT


    Pas shthurjes sė sitemit komunist nė Shqipėri shkrimtari i madhė Ismail Kadare braktisi vendin dhe me sa di nė librin e parė pat akuzuar konceptin komunist tė Enver Hoxhės, tė cilit ia atrbuon tė gjitha fajet e prapambetjes sė theksuar dhe mendimin e ulėt nė fushėn e politikės dhe shkencės shqiptare sepse sipas tij, ai iu pat lėnė vend e poste me rėndsi pikėrisht njė kaste me identitet kombėtar tė papėrcaktuar, tė pėrzier dhe asi qė haptas kanė pranuar se nuk i pėrkasin kombit shqiptar tė cilėve Kadareja ua pat vurė nocionin «shule».

    Kėtė pikpamje tė Kadaresė kur ėshtė fjala e Kosovės ėshtė vėshtirė pėr ta zgjidhur. Njė ndihmes indirekte e japin shkrimet dhe filmat e krijuar tė cilėt vazhdimisht kanė apostrofuar njė dukuri tė trishtuar qė e ka pėrcjellur familjen kosovare. Ta zėmė, njė sekuencė e tillė te filmi kosovar «Kulla» apo te romani i Rexhep Qosjes «Vdekja mė vjenė prej syve tė tillė» tė fut trishtin?! Nga ky prizėm mund tė nxjerrim pėrfundime se «shulet» nė Kosovė (pėr fat tė keq) janė mbrenda familjes shqiptare. Mentaliteti patriarkal dhe mjaftė arkaik nuk lejonte tė bėheshin publike dashuriēkat (e partnerit qė kishin ndarė shtratin pėrgjysmė) me pushtetarėt dhe pushtuesit e ndryshėm tė hapsirės kosovare. Po ashtu nese kihet parasysh se nėpėr Kosovė kanė kaloruar «Bimbash e Udbash» me namė, del anakronike pėrpjekja e faktorit nėdėrkombėtar pėr ta bėrė Parlamentin e saj me pamje multietnike.


    Pak histori:

    Mbarimi i Luftės sė Dytė Botėrore e gjeti Kosovėn nė njė shtetrrethim ushtarako-policor, plotsisht triumfoi koncepti komunist qė kishte pėrshkuar Evropėn Juglindore dhe Ballkanin nė tėrėsi. Nė Drenicė, brigadat e Fadil Hoxhės do tė shtypin me gjak rezistencen e armatosur qė i printe Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, si dhe do tė shuhet ēdo formė e lėvizjes pėr mėvetsin e Kosovės e proklamuar para dhe gjat luftės, e sidomos nė Rezulocionin e Konferencės sė Bujanit.

    Tani mė pushteti komunist i udhėhequr nga Fadil Hoxha dhe titistėt jugosllav filluan pushkatimet masive.

    Po ashtu dihet se nga Prizreni ishte Heroi i Popullit Sezai Surroi i cili edhe pse ishte me pėrkatsi turke iu dha vend i merituar ngase komunistėt, tani mė ata nuk njihnin kombsin pėrveē “idealit komunist”, dhe nė tė njėjten kohė dihet se nė Prizren ka pėsuar njė Toger ushtrie, i shkolluar jashtė shtetit i cili kishte luftuar edhe gjatė LDB, (ramani i tė tė cilit arriti tė botohet diku rreth dyzet vjet mė vonė), pėr tė cilin as sot e kėsaj dite nuk di njeriu se nė ēfarė rrethanash misterioze ka ndodhur kjo ngjarje sikur mos ta shqetsonte Prizrenin edhe njė vrasje identike dhe mjaftė misterioze po ashtu e njė ushtaraku tė arsimuar qė kishte luftuar nė rradhėt e UĒK me nofkėn Komandant “DRINI”.

    Ndėr personalitetet e njohura tė asaj kohe pėr njė politikė tė dorės sė fortė do tė mbahen mend Ali Shukriu, kurse prizrenasi Rexhai Surroi (babai i Vetonit) do t’i imponohet politikės komuniste edhe si shkrimtar ku sė bashku me Sinan Hasanin do tė pėrfaqsojnė prototipin e logjikės integraliste nė letėrsinė shqipe duke bėrė orvatjet e para pėr ta popullzuar pikėpamjen e tė qenit komb jugosllav.

    E kėtyre kohėrave ėshtė edhe krushqia e Rexhai Surroit me Fadil Hoxhėn tė cilėt u bėnė baxho pėr ta ndihmuar njėri tjetrin. Nė kėto rrethana tė lulzimit tė socializmit Jugosllav Rexhaiut do ti lindin dy fėmjė tė cilėt do t’i pagėzon me emra trishtues si “Flakė e Vetėtim” sinonimi mė i sakt i gjithė katrahurės sė hershme dhe tė mėvonshme qė pėrjetuan shqiptarėt e Kosovės nga politika titiste qė ndiqte Burri i Tezės sė Veton Surroit funkcionari i lart krahinor e federativ Fadil Hoxha, kurse i ati ishte ndėr personalitetet mė tė besuara tė politikės jugosllave ku kreu detyrat e “besnikut” sidomos nė mjetet e informimit nė Kosovė, dhe nga ai post do tė emėrohet Ambasador mė i besueshėm i Jugosllavisė nė Spanjė. Nė kėtė kohė Vetoni arrin tė kryen Kolegjet ēfare ishin pėr trupin e huaj diplomatike nė atė vend. Karriera e Rexhaiut pėrfundon aksidentalisht nė Spanjė ku politika perfide e Fadil Hoxhes arriti tė pėshperiste se aksidenti ishte i motivuar nga pikpamja politike dhe i pėrgatitur nga qarqe sekrete pėr ta eliminuar njė personalitet tė shquar, tė njėrit nga kombet mė artificioale nė hapsirėn ballkanike siē ishte rasti me kombin e shpifur “jugosllav” ku sė bashku me Sinan Hasanin dhe me pak familje tė pėrziera dhe aso me identitet tė papėrcaktuar nacional do tė mbeten fanatikėt e fundit tė politikės integraliste nė Kosovė.


    Pėrpjekja e Veton Surroit pėr t’iu qasur politikės:

    I lindur nė kėto rrethana familjare ku politika ka qenė racion ditor, Veton Surroi do tė trashėgoj tipare tė njė politikani tė zhdervjellt i cili do tė di tė svarriset e transformohet vazhdimisht pėr tė mbetur personalitet aktual dhe sipas mendjes sė tij mė i domosdoshmi pėr Kosovėn. Pas vitit 1981, kur politika reakcionare serbe po triumfonte me garnituren e re komuniste qė e pėrfaqsonte Azem Vallasi arriti t’ua zbeh autoritetin politik Fadil Hoxhės e Mahmut Bakallit, kurse Veton Surroi do tė pėrjetojė vitet mė tė tmerrshme tė mospėrfilljes publike dhe do t’i mungonte vazhdimisht ndihma dhe pėrkujdesi i babait.

    Nė kėtė kohė Federata Jugosllave shkonte drejt shpėrbėrjes sė saj, reakcioni serb kishte marrė ofensiven e tij pėr tė shpėtuar atė qė mund tė shpėtohej, nė tė kundėrten pėr t’i venė lidhjet e sherbimit sekret informativ me personat e mundshėm qė do tė bėjnė rrėmuja tė caktuara nga tė cilat do tė pėrftonte politika serbe nė rast tė dėshtimit tė ekspansionimit ushtarak e policor qė kishte marrė ofensivė.

    Si duket izma e Surroit, pėr t’u dukur do ta shtyjnė atė tė krijoj Shoqatėn pėr Iniciativ Demokratike nė Jugosllavi e njohur me siglen “UJDI”, pėr t’u paraprirė levizjeve e reformave tė reja nė Kosovė, dhe pėr t’u imponuar aktivisht nė jetėn politike. Pavarsisht nga rrethanat e atėhershme “UJDI” i Surroit nuk bėri gjė qė vlen tė shėnohet, nė ndėrkohė ai do tė Krijon Partinė Parlamentare tė Kosovės nė tė cilėn do tė bėjė pėrpjekjet e fundit pėr t’iu imponuar zyrtarisht Kosovės si njė politikan i shkathėt me pikėpamje tė reja dhe ēasje tė moderuara. Edhe ky sikurse Blerim Shala me Parlamentin Rinor do tė pėsojn fiasko qysh nė fazėn embrionale, dhe autoritetin e tyre publik e zbehu sidomos masiviteti popullor i LDK-sė dhe i Ibrahim Rugovės, rreth tė cilit tashmė ishin rreshtuar intelektualėt mė tė shquar qė kishte Kosova. Po ashtu fiasko publike me Partinė Social-Demokrate, do tė pėsoj edhe publicisti Shkėlzen Maliqi, (i biri i Shefit tė Punėve tė Mbrendshme nė Kosovė, Mehmet Maliqi), i cili pas vitit 1981 ishte kthyer nga Beogradi nė Kosovė pėr t’iu qasur politikės nė momentin e caktuar.

    Pas kėsaj fiasko publike, treshja Surroi-Shala-Maliqi do t’i qasen njė rruge tjetėr, pėr ti marrur nėn kontroll mjetet e informimit, pėr tė propaganduar njė politik konfuze dhe me pikpamje integraliste nė sitemin jugosllav, karshi politikės nacionale qė ndiēte LDK-ja. Veēanrisht gazeta “KOHA” e udhėhequr nga Veton Surroi me kryeredaktor Baton Haxhiun (poashtu i biri njė funkcionari policoro-komunist nga Drenica), do tė atakojnė vazhdimisht politiken e udhėhequr nga Ibrahim Rugova dhe LDK-ja. Pikpamje mė tė moderuara do tė mbante organi i Lidhjes sė Rinisė Socialiste “Zėri” tė cilin Blerim Shala mė vonė do ta shndėrroj nė gazetė “Javore Politike”, pėr ta transformuar edhe nė gazetė ditore e private me ekip tė zgjeruar gazetarėsh, vet editor e botues nė kohėn kur gazetat qė dalin nė Kosovė e pranojnė se e kanė vėshtirė ta mbajnė vetveten vetėm me rrjetin e shitjes.

    Gjat viteve 90-ta, gazeta e Veton Surroit do tė shquhet edhe pėr atakim tė shqiptarėve ku nė shėnjester do ti vėnė dr.Sabri Hamitin, dr. Zejnullah Rrahmanin, Mr.Rexhep Osmanin, shefin e QIK-ut Enver Maloku, Xhemail Mustafėn etj tė cilėt mė vonė ose do tė sulmohen fizikisht, ose do tė plagosen, ose do tė pushkatohen siē ka ndodhur me dy tė fundit, kurse Veton Surroi deri mė sot nuk ka dhėnė asnjė sqarim publik nėse akuzat e botuara nė gazeten e tij kanė pasur lidhje apo iu kanė prirė rasteve nė fjalė. Po njė gjė ėshtė e sigurt se gazeta “KOHA” dhe drejtuesit e saj nuk kanė ngurruar tė tė denoncojnė edhe npėr polici e gjyqe pėr ti zgjedhur ngatrresat personale me cilindo gazetar, madje nėnshkrimet e tyre denoncuese mund tė gjinden edhe nė instanca ndėrkombėtare kundėr kolegėve tė tyre gazetarė qė pėrfaqsojnė njė mendim tjetėr publik e gazetaresk.

    Po ashtu gazeta e Veton Surroit ėshtė dėshmuar se para luftės, gjat saj dhe madje edhe pas luftės ka ruajtur vėllazėrin me qendrat e caktuara serbe. Dihet se gazeta e tij mė shumė dhe mė me ėndje ka cituar gjat gjithė kėtyre viteve Agjencinė “BETA” tė Beogradit se cilėndo agjenci tjetėr shqiptare. Madje nėpėr faqe interneti nuk e ka fshehur kurrė binjakėzimin me kėto organizata. Pastaj ngarendjet pėr ta intervistuar Koshtnicen dhe personalitete tė tjera serbe edhe pas gjakderdhjes sė madhe nė Kosovė lenė pėr tė dyshuar, po sidomos financimet marramendėse qė i bėhen kėtij dhe njė klani i ngjashėm si ky nga organizata tė caktuara pikėrisht edhe pas luftės, kėrkon shqyrtim dhe analizė serioze.


    Raporti i Surroi me UĒK:

    Gjatė vitit 1993/94 nga policia serbe ėshtė bėrė burgosja masive e oficerėve shqiptarė, tė Ministrisė sė Mbrojtjes dhe Ministrisė sė Mbrendshme tė Republikės sė Kosovės. Po tė rishiqohet gazeta qė drejtonte Veton Surroi se si ka raportuar dhe ēfarė fshehtsish ka zbuluar atėherė edhe njeriu mė i rėndomt do tė bindet se Surroi ka qen mirė i informuar nga dora e parė e shėrbimeve tė cakrtuara kurse ky karikonte realitetet sipas dėshirės sė ustait. Po mė mirė tė shkėpusim njė pasus nga njė shkrim imi i shkruar nė shkurt 1997, tė cililin ia pata dėrguar redaksisė sė “KOHĖS” qė nuk e publikoi, pėr tė parė se ka edhe realitete tė tjera: “Lėshimet profesionale tė redaksisė “KOHA” nuk rezultojnė vetėm me rubrikėn "letrat e lexuesve" por edhe me komentet qė kan tendencė dhe qėllime tė caktuara tė cilat pėr momentin e tanishėm kanė qenė dhe janė mjaft tė dėmshme. Ta zėmė botimi (edhe nė ballinė), i fotografive tė ushtarėve me maska ku mbajnė edhe emblemėn , si dhe komentet e pamatura e ngarkojnė redaksinė me pėrgjegjėsi, (hė pėr hė morale), pėr arsye se ia dha njė dėshmi mė shumė aparatit represiv policor tė Serbisė, pėr tė zhvilluar njė fushatė ndjekje e burgosje masive kundėr shqiptarėve nėn pretekstin se po burgosim organizata terroriste. Pra dukuri e shėmtuar qė nuk e dėshiron bota e qytetėruar. Duket abstrakte por ėshtė e vėrtetė se ballinat e kėtyre revistave mund tė pėrdorėn dėshmi pėr aktakuzė madje mund tė gjinden kudo nėpėr zyrat e vendosjes, si material qė e kanė pohuar nė shtypin e tyre vetė shqiptarėt pėr egzistimin e diēkaje qė ėshtė ilegale, nė kohėn kur bota e qytetėruar ėshtė alergjike nė kėso ēėshtje. Nėse redaksia e revistės “KOHA” fle, diplomacia serbe punon pa ndėrpėre. (Shiqo ballinat e revistės “KOHA” nr. 57, prill 1995; pastaj “KOHA” nr. 107, maj 1996; “KOHA” nr.127, tetor 1996). Populli thotė: "Qeni i keq ta sjell ujkun nė torishtė". Pra tam-hamet e disa gazetave shqiptare ku nuk mund tė pėrjashtohet as revista “KOHA” na qojnė me dyshue pėr njė koloboracionizėm mistik pėr kohėn tonė.” (Letra nė fjalė, shkurt 1997).

    Mė vonė Surroi do tė deklaroj edhe publikisht se do tė pranonte tė bėhej zėdhėnės i UĒK-sė nesa ata e pranojnė, po ashtu gazeta e tij ka qen e vetmja dhe e para qė proipagandonte luftėn e UĒK -sė nė kohėn kur i gjithė aparati represiv ushtarako-policor ishte nė Kosovė. Dihet se edhe gjatė luftės kjo ga zetė ka raportuar nga zonat e luftes, ka kontaktuar e intervistuar cilindo komandant lufte qė mbante nofkėn e caktuar, po ashtu Veton Surroi gjat gjithė kohės sė Bombardimeve tė NATO-s ka qėndruar nė Prishtinė, dihen edhe tė gjitha koketimet e tija dhe tė kryeredaktorit tė “KOHĖS” me Shefin e Sigurimit Serb pėr Kosovėn, dhe nuk di njeri se cili gazetar a komentator i gazetės “Koha ditore” ka pėsuar njė ēime floku nė luftėn e Kosovės, po ashtu nuk ka pėsuar as edhe njė gazetar i gazetės sė Blerim Shalės dhe nuk ėshtė vrarė nė frontin e luftės qoftė edhe njė gazetar i vetėm. Pra kjo ėshtė pasqyra reale e sakrificės qė ka bėrė kasta e gazetarėve pėr tė pasqyruar luftėn e Kosovės. Por pas luftės do tė vėrshojnė autor librash me protogonist lufte e autor tė tjerė qė analizojnė luftėn pa qenė qoftė edhe njė minutė nė frontin e luftės.

    Le tė flet Surroi dhe kush tė doj tjetėr dhe tė tregoj se qenka bėrė edhe njė luftė tjetėr diku nė Botė dhe nuk ėshtė vrarė asnjė gazetar nė te. Nė tė vėrtetė nė Kosovė ėshtė vrarė nė pik tė ditės pikėrisht edhe Shefi i QIK-ut Enver Maloku pėr tė cilin ka raportuar mbrenda pak orėsh nė hollėsi gazeta e Surroit, por ai ėshtė vrarė nė njė atentat para derės sė shtėpisė, kurse pėr hollėsit e kėtij atentati mund tė ketė ditur vetėm Surroi dhe Haxhiu qė kanė raportuar nė njė afat rekord pėr hollėsit e vrasjes, bile ky i fundit haptaz e ka pranuar nė intervisten famoze qė ia boton gazeta e Blerim Shalės se ka qen i implikuar nė “diplomacinė e fshehur”, kurse gazeta “Zėri i ditės”, qė vazhdimisht proklamon se ėshtė mė realja nuk ia ka shtruar qoftė edhe njė pyetje rreth vrasjes sė Enver Malokut dhe tė disa vrasjeve tė tjera enigmatike, por gazeta e Shalės mund t’i botoj tė gjitha meomaret pėr Burrin e Tezės sė Veton Surroit, dhe kjo ndodhė vetėm pas vdekjes qė ia paska lėnė amanet veteranit tė gazetarisė Zenun Ēelajt.


    Qeveritė e Kosovės:

    Gazetat, shtypi dhe mjetet e informacionit shqip nė Kosovė kanė shkruar e komentuar pėr Qeveritė e Kosovės. Pėr vite tė tėra ka qenė nė spikamė tė kritikave vetėm Qeveria e Bujar Bukoshit, ndonse edhe ky i implikuar nė “diplomacinė e fshehur” tė Baton Haxhiut, pastaj nga ky shtyp me pompozitet ėshtė lavdruar Qeveria e Pėrkohėshme e Kosovės qė u krijuar nė Hotelet luksoze tė Tiranės, por nuk mė ka rėnė tė lexoj edhe pėr njė Qeveri tė Tretė e cila ishte e gatshme ta marrė pushtetin nė duart e veta dhe padyshim pritej se Veton Surroi do tė ishte Bossi kryesor, dhe padyshim nė te do tė zinin vende me rėndsi edhe Blerim Shala, Agim Mala, Shkelzen Maliqi dhe mė vonė do tė mirrej vesh se edhe kush do tė futej nė te qoftė nga faktori ushtarak qoftė edhe nga LDK-ja.

    Si duket, projektin e Qeverisė ua dogji veprimi pragmatik i politikės amerikane e cila e la me gishta nė gojė edhe Surroin edhe hazardet e tjerė qė rrinin nė maje tė gishtrinjėve pėr tė triumfuar nė politiken e kaosit ballkanik. Po ashtu shumė ėshtė diskutuar edhe pėr ekzistimin e listave tė zeza se kend duhet likuiduar pėr tė triumfuar kjo politike. Thuhet se kanė qenė 5 lista tė gjata e tė tmershme kėto qė paskanė qarkulluar, dhe flitet se paskanė qenė edhe tė nėnshkruara nga personalitete tė shquara publike me grada e tituj shkencor dhe se iu paskan dėrguar pėr ekzekutim njė sektori tė caktuar pėr tu realizuar planet kobzeza qė silleshin mbi Kosovė.

    Pas luftės pėrseri do tė trumfjė ajo garniturė e cila ka vepruar sa ishte regjimi serb nė fuqi, e cila pėrseri do tė stimulohej edhe mė shumė pėr tė krijuar kaosin e pėrgjithshėm nė Kosovė, madje kjo shtresė i ka shtrirė rrėnjet dhe dominon nė tė gjitha zyrat e administratės ndėrkombėtare nė Kosovė tė cilėt aq sa munden i japin kahe tjetėr gjithė realitetit shqiptar nė Kosovė. Po ashtu flitet se pėrkthejn e shpifin pėr t’ia shtuar jetėgjatsin kėtij kaosi qė e ka ngulfatur Kosovėn e tanishme, dhe le tė flet Surroi se ēfarė ndryshimesh janė bėrė nė kėtė plan dhe ēfarė e karakterizon mendimin publik e tanishmja e “ēliruar”, nga e kaluara e pushtuar nga tutela serbe. Nėse kėto ēėshtje shoshiten mė mirė do tė mėsohen tendencat e Surroit pėrmes letres nė qarkullim publik.


    Letra publike:

    Shkaset pėr njė letėr publike tė tillė janė tė shumta. Paraqitja publike dhe pėrpjekja engjėllore e Surroit nė gazetėn e vetė e cila kurrė nuk i ka bėrė cenzurė, si dhe hapsira mediale pėr tė thėnė ēfarė i sillet nėpėr kokėn e tij, nuk ėshtė vlim vetėm i kėtyre ditėve, por kjo ėshtė e kahmotshme dhe e pėrgatitur si strategji pėr ndonjė rast tollovije nė rast se fillon ndonjė etapė e re e krizės politike nė Kosovė. Shih pėr kėtė sikur tani do t’i rikthehen edhe njėherė veprimeve pėr t’i korrigjuar nėnshkrimet e tyre dhe pėr tė shiquar mundsinė e tėrheqjes nga aktet e kryera nė njė konferencė pėr Kosovėn e identifikuar si Marrėveshja e Rambujes, (Rambouillet tė Parisit). Po ēfarė synohet nga kjo, pėrveē mundsisė sė krijimi tė kaosit tė pėrgjithshėm me ēka mėtohet se po tė tėrhiqen nėnshkrimet duhet edhe bashkėsia ndėrkombėtare tė tėrhiqet sepse si duket tani mė ka arritur tė konsolidohet ajo ideja e asaj Qeverisė e cila do tė ishte e zonja pėr t’i kryer punėt vet pa ndihmen e Bashkėsisė Ndėrkombėtare dhe si duket halė nė sy iu ka bėrė prezenca Amerikane nė Kosovė.

    Pretendimet e kėsaj kategorie qė pėrfaqsohet nga Surroi ėshtė ėndrra e tij e kahėmotshme pėr tė ardhur si Perandor nė Fronin mė tė lartė nė Kosovė dhe roli i atij froni duhet tė zė vend edhe mė shumė se permasat e NATO-s nė Kosovė.

    Pėr shumė veprime tė bėra pas shpine ai sikur nuk turpėrohet tani pas shumė vitesh pėr t’i bėrė bublike: “vetė kam kėrkuar, po atė ditė, dhe ditėt e mėvonshme, nga diplomatet amerikanė dhe britanikė, qė tė ndėrpritet kontakti me ty, pėr tė tė bindur rreth kėsaj marrėveshjeje. Ky qėndrim mė vonė u bė i pėrgjithshėm Perėndimor...”, po Surroi ka edhe borxh moral tė tregoj se ēfarė ka kėrkuar mė pėrpara nga aparati represiv ushtarako-policor serb, ēfarė ka kėrkuar nga Shėrbimi Informativ Serb pėr tė izoluar, denoncuar, likuiduar e prolonguar qoftė njeriun qoftė politikėn Kosovare. Tani pasi e pranon publikisht se para tre vjetesh ka bėrė njė veprim tė till tek ndėrkombėtarėt pse e ka mbajtur kaq gjat fshehur dhe le tė tregoj kėtė zeje a e ka ushtruar edhe mė parė tek padronet serb, jo nėn pretendimet pėr tė eliminuar njė tė drejt dikujt por vetėm pėr t’ua marrė pushtetin e veprimit nga duart dhe jam i sigurt se Surroi nuk do tė harroj tė sqaroj as mllefin e tij kundėr QIK-ut dhe drejtuesve tė tij.

    Njėri nga detaizimet mė interesante tė Surroit ėshtė shkuarja nė Beograd pėr tu takuar me Millosheviqin dhe nė pėrpjekje pėr ta diskualifikuar Ibrahim Rugovėn ai qet nė pahė vizionin e kėtij tė fundit si burrshtetas tė cilit i ka rastisur qė me mercenar tė shkoi te krykrimineli i Beogradit pėr tė bėrė marrėveshje pėr Kosovėn, kurse Surroi nuk ngurron pėr ta akuzaur se Rugova e paska thėnė fjalėn e fundit nė fillim se "opcioni ynė ėshtė pavarėsia" dhe i paska prir stagnimit ku vetkuptohet se nuk ėshtė arritur ndonjė pėrfundim konkret qė ka dėshiruar Surroi, por siē shifet nxitimi i Ibrahim Rugovės pėr ta thėnė “fjalėn e fundit nė fillim” gjėrat nuk u zgjidhėn qysh atėherė ngase nuk do tė kishte pasur nevojė tė paraqitet nė skenė as UĒK-ja, as tė bėhej luftė e as tė intervenonte Bashkėsia Ndėrkombėtare e ruana zot ardhja e NATO-s nė Kosovė e cila si duket ka prishur shumė plane e projekte tė bėra nga partneriteti serbo-shqiptar para asaj “fjale tė fundit”, dhe me siguri pozita e tij politike do tė merrte pėrmase tė tjera e jo kėso tė letrave tė hapura.

    Po tė rishiqohet tani gazeta qė e ka drejtuar Veton Surroi dhe ato qė i deklaron tani pėr strukturat e UĒK dhe format e zhvillimit dhe rrites sė saj do tė dalin qėndrime diametralisht tė kundėrta thuaja se ato informacione i ka marrur pikėrisht nė zyrat e shėrbimit serb pėr t’ia mundsuar asaj realizimin e projektit final mbi Kosovėn. Sė kėndejmi Surroi vetėm tani e pranon se gjithmonė ka vepruar kundėr vijės politike qė ndiqte shumica e shqiptarėve tė Kosovės, ngase ai kishte mospajtime personale me Rugovėn. Si duket pėr kėto arsye qysh atėhere ai pėrpiqej t’ia impononte Kosovės metodat pėr njė “kurdizim, ēeēenizim, irlandizim, baskizim” pėr t’u zgjidhur ēėshtja e saj.

    E kam thėnė nė fillim tė kėtij shkrimi se Surroi ėshtė rritur nė njė familje ku racion ditor ka qen politika dhe ai demos ka pasur nuhatje tė atij veprimi qė i thuhet politikė, prandaj pėr mos t’u karikuar edhe tani ai duhet ta pranoj se Ibrahim Rugova kishte besimin e nje pjese te popullit, pra kishte legjitimitetin politik te tij dhe se kishte fituar edhe legjitimitet nderkombetar, tė cilin Surroi me gazeten e vet ia nėpėrkėmbte vazhdimisht nė kohėn kur vet nuk dihet kend ka pėrfaqsuar dhe kush e ka caktuar nė takimet e shumta. Madje edhe sot nuk dihet roli i vertet i Veton Surroit as nė Rambuje dhe as nė jetėn politike tė Kosovės, i cili nuk kishte asnjė funkcion por luante njė rol tė madhė nė kėto aranzhime diplomatike, siē do tė kuptohet edhe nga letra nė fjalė se roli i tij edhe nė Rambuje ka qen me shumė pikėpyetje tė cilat tani mė i kalkulon sipas momentit aktual duke mos fshehur dėshprimin e atij nė shumė gjėra tė arritura deri mė tani.

    Po ashtu mjaftė interesante del analiza e tij pėr njė gjė tė ditur qė lidhet me kohėn e tmerrshme tė bombardimeve, dhe dihet se edhe Vetoni ka qėndruar nė Prishtinė, ai paska pasur kontakte me njerėz po mė cilėt nuk dihet, nuk dihet as ku ėshtė fshehur, as me kend ka kontaktuar por ai e di se Ibrahim ėshtė paraqitur “ne rolin me poshterues” duke harruar pėr rolin e tij gjat asaj kohe kur ėshtė fshehur nė Prishtinė dhe tani nuk ngurron pėr ta akuzuar Rugoven se ishte i “detyruar tė lozte rolin e kuislingut” gjė qė thuaja se ka ndikuar nė ndėrprerjen e bombardimeve tė NATO-s pėr tė filluar negociatat, nė anėn tjetėr sipas tij “Hashimi ishte nė mal, me forca tė UĒK-sė qė nuk ishin nė mundėsi tė mbronin popullaten civile duke u shtrėnguar ta mbrojnė vetėn, dhe kėtu promovonte postin e tij tė ri tė kryeministrit”. Edhe nė “mal” edhe “kryeminister” nuk shkon, sepse sot ka dėshmitar okular qė flasin ndryshe nga ato qė i thot Surroi.

    Nga letra nė fjalė, roli i Blerim Shalės del i diskutueshėm ashtu sikurse edhe roli i gazetarit tė “Kohės” Ylber Hysa i cili ishte drejtor i KACI-t dhe kishte qenė koordinator i Grupit tė ekspertėve kosovarė qė punonin nė Prishtinė pėr ti ndihmuar negociatat nė Rambuje, dhe nuk dihet a kontrolloheshin nga Nipi i Fadil Hoxhės, kjo ėshtė njė pyetje qė nuk duhet ti ikim asnjėherė sepse pėrmes tij informacionet e sigurta ka mundur ti merrin edhe bashkėpunėtoret e tij nė Beograd. Po edhe tani po thuaj nėpėr tė gjitha strukturat e rėndsishme ndėrkombėtare ky klan e pėrfaqson Kosovėn, prandaj kemi tollovi e mjegull pėr deri sa amerikanėt tė kuptojn rolin e dyfisht tė kėsaj strukture e rritur dhe emancipuar nė politiken serbe nė Kosovė.

    Njė preokupim tjetėr i Vetonit ėshtė edhe definimi i “daljes” por jo i “qėndrimt” tė trupave tė NATO-s nė Kosovė, prandaj kėtij i duhet angazhim mė i madh publik pėr t’u ditur se kush mund tė bėhet Perendori i Kosovės nė rast se rikthehet sovraniteti i Serbis mbi Kosovėn e tanishme, prandaj ai ka plotsisht tė drejt tė ėndrroj se “forcat e NATO-s jane te vetmet, te cilat e kane definuar misionin e tyre si mision daljeje, jo mision qendrimi”, pra si akt i te larguarit sa mė shpejt nga Kosova.


    Pėrfundim:

    Politika e konfuzionit publik do tė vazhdoj ngase tė gjitha mjetet e informacionit publik kontrollohen nga vazalet e politikė serbe nė Kosovė e ndihmuar nga njė strukturė tjetėr e rritur, e edukuar dhe e emancipuar nė logjikėn e vetēeverisjes socialiste e cila s’ka ide tė veproj ndryshe, tė tjerė kanė pasione pėrftimi e pasurimi dhe pėr t’u realizuar qėllimet e tyre ata duhet t’i mbajn sa mė larg institucioneve ndėrkombėtare njerėzit e ndėrgjegjes dhe tė dijes duke i shpallur si: “tė pa pėrshtashėm ideopolitikisht” e nofka tė tjera.

    Realitetet nė Kosovė do t’i ndryshonte vetėm njė ndėrhyrje e strukturave tė NATO-s apo ato Amerikane nė mjetet e informacionit bublik. Nė ato qė llogariten shtetrore ėshtė mė kollaj pėr ti ndryshuar vetėm bordet drejtuese tė cilat ndikohen nga vazaliteti i pikėpamjeve tė vjetruara, kurse atyre private, tė pavarurave dhe atyre plotsisht tė pavarurave t’ua krijoj opontet rival tė cilėt do tė ndiēnin njė politikė reale, duke mos patur frikė tė konfrontohen me krimin dhe korrupcionin e organizuar qė po merr pėrmasa tragjike.

    Pėr deri sa nuk bėhet njė intervenim urgjent, as Bashkėsia Ndėrkombėtare, as Organizata e Kombeve tė Bashkuara, as UNMIK-u, e sidomos NATO dhe Amerika mos tė presin edhe pėr njė kohė rend e qetėsi nė popull, sepse politiken koperativiste tė rrugės e agresionit po e acaron shtypi dhe mediat qė udhėheqen nga e njejta garnitur qė ka vepruar vite tė tėra nėn pėrgjimin e regjimit serb pa iu lėnduar asnjė qime floku, dhe si duket edhe duke i ruajtur lidhjet e hershme dhe ato tė rejat pėr tė bėrė njė politikė plotėsisht antishqiptare dhe nė pėrgjithėsi antiamerikane.
    Shqiptari nga Peja!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    albanino,


    nuk na tregove se kush ėshtė autor i kėtyre rreshtave.

    pėrshendetje

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Autori i kėtij shkrimi ėshtė Shefqet Dibrani. SHkrimi ėshtė marrė nga www.trepca.net

    Kjo ishte sa per njohtim.


    Durimi ėshtė mė e madhja trimėri.


Tema tė Ngjashme

  1. Shkenca ne Islam
    Nga Shėn Albani nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 18-08-2010, 11:10
  2. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  3. Figura te njohura ne fushen e muzikes klasike
    Nga shigjeta nė forumin Muzika botėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 27-07-2007, 03:32
  4. Mėnyra e shkrimit tregon tendencat e vetėvrajses
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 00:04
  5. Tendencat shqiptare...
    Nga Failed Rapper nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-09-2005, 15:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •