Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Helmohen në Shqipëri nxënës nga Kosova

    helmimi i gjimnazisteve
    ngjarja


    Gjimnazistët ishin nisur drejt vendlindjes pas 5 ditësh qëndrimi në Durrës. Nga 470 nxënës, 39 në spital


    Kosovarët e sëmurë, ja si shpëtuan

    Dyshimet për helmim dhe marrja e masave nga mjekët e policia


    SHKODER / Ritvan Dibra
    Alarmi në radiot e policisë për dy autobusë të mbushur me studentë kosovarë, që të gjithë të sëmurë, mori dhenë në pak minuta.

    Gazetarë, policë, mjekë e kureshtarë mbushën shumë shpejt oborrin e spitalit të Shkodrës, në pritje të gjimnazistëve, që nuk kishin arritur të mbyllin me sukses qëndrimin 5 ditor në Shqipëri. Sirenat e rrugorëve dëgjoheshin tek buçisnin nga larg dhe të pranishmit filluan të shquajnë edhe autobusët që vinin me shpejtësi drejt spitalit. Kur dyert e tyre u hapën, gjendja u shfaq e tmerrshme.

    Kurimi
    Autobusët frenuan zhurmshëm në oborrin e spitalit rreth orës 13:30. Të 39 nxënësit u sistemuan në sallat e spitalit infektiv. Skena ishte mjaft e dhimbshme. Nxënësit mbanin shokët e shoqet e tyre në krah, (vetëm dy të sëmurë ishin djem), e me lot në sy ngjisnin me shpejtësi shkallët e spitalit. Bashkë me nxënësit vraponin të alarmuar edhe mësuesit e shkollës “Jeta e Re” të Suharekës. Nëndrejtori Skënder Emini, kur ka parë që në katin e parë nuk kishte më asnjë vend për nxënësit e sëmurë, ka vënë duart në kokë dhe ka nisur të qajë si të ishte fëmijë. Gjendja e të sëmurëve ishte shokuese, simptomat ishin; dhimbje koke dhe barku, mpirje të muskulaturës së gjymtyrëve. Zërat fillestarë bënin fjalë për një gjendje helmimi, por që çuditërisht nuk kishin as të vjella dhe as diarre, shenjat tipike të helmimit. Kjo e shtoi akoma edhe më shumë enigmën e kësaj gjendjeje. Falë gatishmërisë së personelit të spitaleve, brenda dy orësh situata është vënë nën kontroll. Nxënësit janë ndarë në spitalin Infektiv, 27 persona, dhe në urgjencën e spitalit Rajonal 12 persona dhe kanë marrë mjekimet e para me serume dhe qetësues. Por, sipas mjekëve të spitalit të Shkodrës, nuk bëhet fjalë për ndonjë helmim, por një gjendje debolese nga lodhja e madhe e gjimnazistëve, që prej 5 ditësh kanë fjetur shumë pak orë, kanë kërcyer gjithë ditën e natën, kanë pirë pije të ndryshme, kanë konsumuar ushqime të thata.

    Shqetësimi dhe marrja e masave
    Sapo kanë marrë vesh për ata që po ndodhte në spitalin e Shkodrës, drejtori i policisë së Shkodrës, Ahmet Prençi, dhe shefi i komisariatit të policisë së Shkodrës, kanë mbërritur me urgjencë në spital. Pasi kanë mësuar për atë që ka ndodhur kanë komunikuar me homologët e Durrësit dhe u kanë kërkuar që të bllokojnë hotelin, ku kanë qëndruar gjimnazistët kosovarë. Gjithashtu drejtori Prençi i ka kërkuar ministrit Olldashi që t’u vihet në dispozicion të spitalit helikopteri i ministrisë në rast nevoje. Ndërkohë nga ana e tij, spitali ka organizuar të gjithë efektivin që të qëndrojnë në pritje të nxënësve që do të vijnë për t’u shtruar, pasi nuk dihej ende me siguri numri i studentëve në nevojë për ndihmën e parë mjekësore. Nga informacionet paraprake është mësuar se në Durrës kanë qenë 9 autobusë me 470 nxënës gjithsej, të cilët prej 5 ditësh kanë vizituar Shqipërinë, e kryesisht zonën e Durrësit. Gjatë kësaj periudhe ata kanë qëndruar në hotel “Erzeni”, në qytetin bregdetar.



    Gjimnazisti: Mbrëmë s’fjetëm, kërcyem gjatë gjithë natës

    SHKODER - Agron Kukaj është një nga gjimnazistët që e ka përjetuar më shumë se kushdo stresin dhe panikun e paradites së djeshme në spitalin e Shkodrës. Ai ka mbajtur në krahë disa prej shoqeve që shfaqnin shenjat e sëmundjes të mistershme, derisa i ka sistemuar në shtretërit e spitalit. Tani është më i qetë dhe pranon të flasë për gazetën. Përkujdesja e mjekëve të Shkodrës, i ka bërë mjaft përshtypje dhe falënderimet e tij për bluzat e bardha nuk reshtin.

    Kur jeni nisur nga Durrësi?
    Meqenëse Durrësi është goxha larg kufirit, ne kishim vendosur që të niseshim rreth orës 08.00. Kaluam autostradën, lamë pas edhe Kamzën dhe hymë në autostradën tjetër, atë të Laçit.

    Si e morët vesh se shokët janë të sëmurë?
    Pasi kaluam Fushë-Krujën disa shoqe filluan të ankohen se u dhimbte koka dhe barku. Gjithashtu atyre u kishin filluar të dridhura dhe po kishin ftohtë. Pasi biseduam me mësuesit vendosëm që të ndalonim diku për të parë se si ishte puna. Sapo u ndalëm në një pikë karburanti mësuam se edhe disa vajza të tjera kishin po të njëjtat probleme, ndaj mësuesit vendosën se situata duhej të ishte e rëndë dhe për këtë u vendos që të hipin në një autobus të gjithë të sëmurët dhe të niseshin drejt Shkodrës. Por pastaj nis edhe një autobus tjetër, pasi kishte sërish vajza të sëmura. Paniku sa vinte e shtohej, pasi nuk po merrej vesh se çfarë kishte ndodhur.

    Dini se si mund të ketë ardhur një gjë e tillë?
    Kjo është e vështirë të thuhet, pasi janë mjekët ata që e japin një përgjigje të saktë. Por unë dua të them se në spital kanë përfunduar edhe shumë shoqe të cilat nuk kanë ngrënë fare mëngjez, ndaj them se nuk duhet të jetë faji i ushqimit. Të shohim se çfarë ka qenë ?!.

    Po mbrëmë çfarë keni konsumuar?
    Kryesisht ushqime të thata. Kemi qëndruar gjatë gjithë natës duke kërcyer nëpër disko dhe nuk kemi fjetur fare. Natyrisht që ishim shumë të lodhur.




    Flet Agron Agolli: Gjendja nën kontroll
    Mjeku: Simptomat, jo helmim nga ushqimi

    Agron Agolli, mjek në spitalin e Shkodrës, ka qenë në grupin që ka përballuar fluksin e nxënësve kosovarë paraditen e djeshme. “Në spital kanë marrë ndihmën mjekësore 39 nxënës. Sipas asaj që ne kemi konstatuar, studentët kanë shfaqur këto simptoma: dhimbje koke, marrje mendsh, djersitje, dridhje muskulare dhe dhimbje kockash. Pasi ne i kontrolluam dhe u konsultuam me njëri-tjetrin vendosëm t’i shtrojmë. Për faktin që të gjithë kishin shfaqur shenjat e dehidratimit menjëherë iu dha serum dhe pas një ore të gjithë u normalizuan, duke dalë nga gjendja që ishin, me përjashtim të 4-5 nxënësve, të cilët janë ende nën kontroll”, pohon mjeku. Sipas tij, nga hetimi i epidemiologjisë, duke vlerësuar shenjat e sëmundjes dhe përmirësimin e shpejtë, mendohet se nuk ka helmim nga ushqimi. Kjo, pasi asnjëri nga këta nxënës nuk ka pasur dhimbje barku, diarre me përjashtim të dy vetëve. Po ashtu, thekson Agolli, nisur nga përmirësimi i sëmundjes, në mënyrë të shpejtë, rezulton se ajo nuk ka natyrë. “Për siguri do t’i mbajmë këta të sëmurë për 24 orë dhe më pas do t’i transportojmë për në kufi me autoambulancat e shërbimit tonë shëndetësor dhe me personel përkatës”.





    INTERVISTE/ Flet administratori i hotelit të bllokuar në Durrës
    “U dhashë ushqim me vete që të mos hanin rrugëve”



    Rreth orës 14.30 në spitalin e Shkodrës, mjaft i shqetësuar për ata që kishin ndodhur, ka mbërritur edhe Artan Bodlli, administratori i hotelit “Erzen” në Durrës, ku kishin qëndruar edhe nxnënësit kosovarë.

    Pasi ka folur me mjekët dhe ka mësuar për gjendjen shëndetësore të fëmijëve, ai është qetësuar disi kur ka mësuar se gjimnazistët nuk ishin sëmurë nga ushqimi. Më pas, bashkë me mësuesit i ka takuar ata një për një. Ja si u shpreh ai për gazetën.

    Si e mësuat lajmin për atë që u ka ngjarë nxënësve?
    Isha me disa shokë kur më njoftojnë se policia e Durrësit ka ardhur për të bllokuar hotelin, pasi nxënësit kosovarë, të cilët janë nisur sot në mëngjes nga hoteli për t’u kthyer në Kosovë qenkan helmuar nga ushqimi. Vrapova me shpejtësi për te hoteli, porosita personelin që pa e marrë vesh unë si ishte e vërteta të mos fliste me njeri dhe u nisa menjëherë për në Shkodër, në drejtim të spitalit për ta parë nga afër gjendjen dhe për të mësuar të vërtetën nga vetë mjekët e këtij spitali.

    Si ka qenë mëngjesi për ta?
    Ushqimet kanë qenë normale dhe kanë ngrënë të njëjtat si çdo mëngjes.

    Po ndonjë pije a kanë konsumuar?
    Po, pa dyshim, por jo pije alkoolike. Vetëm lëngje frutash dhe pije freskuese. Një gjë të tillë e kemi vendosur që ditën e parë me mësuesit e tyre. Gjithsesi kjo nuk do të thotë që ata mund të mos i kenë konsumuar jashtë hotelit

    Si e kanë kaluar mbrëm-jen e fundit?
    Gjatë gjithë natës kanë qëndruar zgjuar, duke kënduar dhe kërcyer, pa mbyllur sy. Kuptohet se kthimi në Kosovë për ta, pasi kishin vizituar për herë të parë Shqipërinë, ishte diçka që duhej festuar në atë mënyrë. Unë nuk kam vërejtur ndonjë shenjë të veçantë në gjendjen fizike apo sjelljet e tyre. Madje, sot në mëngjes, kur u përgatitën për t’u larguar u kam dhënë edhe ushqime të thata me shpenzimet e mia edhe pse nuk e kishim të planifikuar, duke menduar që të mos hanin në lokale dosido gjatë rrugës. Sikur e parandjeva një gjë të tillë. Por edhe këtë ushqim nuk kishin arritur që ta konsumonin, pasi kishte qenë herët.



    Policia bllokon “Erzenin”

    DURRES – Policia e Durrësit ka bllokuar mesditën e djeshme hotelin, ku kanë qëndruar për disa ditë nxënësit kosovarë. Rreth orës 13:00, me kërkesë të policisë së Shkodrës dhe me urdhër të Prokurorisë së Durrësit, forca të shumta të policisë kanë bllokuar hotelin shumëkatësh dhe kanë marrë nën kontroll mjediset e brendshme e të jashtme. Hoteli me gjashtë kate gjendet në lagjen nr.13 në Plazhin e Durrësit dhe prej disa viteve ai frekuentohet më së shumti nga nxënës kosovarë, që vijnë në Durrës për kryerjen e ekspeditave mësimore. Sipas burimeve të policisë, po bëhen hetime dhe po merren mostra ushqimesh nga ekspertët për t’i kaluar në laborator. Nxënësit nga Kosova kanë qëndruar plot 5 ditë në hotelin “Erzen” dhe dje në mëngjes janë nisur drejt Shkodrës për të mbyllur vizitën në Shqipëri. Nga personeli i hotelit është mësuar se ata janë nisur rreth orës 08:00, pasi kishin ngrënë mëngjesin.



    EMRAT E NXeNeSVE Te SHTRUAR Ne SPITAL

    Æ Dafina Berisha 18 Vjeç
    Æ Antigona Bytyçi 17 vjeç
    Æ Edona Kolgeci 17 vjeç
    Æ Antoneta Berisha 18 vjeç
    Æ Valentina Shala 17 vjeç
    Æ Valdete Hoti 17 vjeç
    Æ Armand Xhemili 17 vjeç
    Æ Dafina Fetiu 18 vjeç
    Æ Florinda Bytyçi 17 vjeç
    Æ Arbëresha kryeziu 17 vjeç
    Æ Fitore Hoti 17 vjeç
    Æ Vlora Kryeziu 17 vjeç
    Æ Ardita Vaselaj 17 vjeç
    Æ Ermira Bytyçi 17 vjeç
    Æ Valbona Krasniqi 18 vjeç
    Æ Merita Gashi 17 vjeç
    Æ Ardita Kabashi 17 vjeç
    Æ Adelina Kuçi 17 vjeç
    Æ Shqipron Kurtishaj 17 vjeç
    Æ Akile Krasniqi 17 vjeç
    Æ Luljeta Bungu 17 vjeç
    Æ Antigona Geci 18 vjeç
    Æ Arta Ramshaj 17 vjeç
    Æ Saranda Bylykbashi 17 vjeç
    Æ Valbona Reçaj 17 vjeç
    Æ Blerina Kukaj 18 vjeç
    Æ Edona Bytyçi 17 vjeç
    Æ Antigonaj Cepaj 18 vjeç
    Æ Anife Bytyçi 17 vjeç
    Æ Pranvera Sopjani 17 vjeç
    Æ Mimoza Aliu 17 vjeç
    Æ Xhevahire Fekaj 18 vjeç
    Æ Besarta Asllani 17 vjeç
    Æ Bukurie Guraziu 18 vjeç
    Æ Demir Hoxhaj 18 vjeç
    Æ Blerina Hamzi 17 vjeç
    Æ Besa Berisha 17 vjeç
    Æ Arlinda Krasniqi 18 vjeç
    Æ Gentiana Zeneli 18 vjeç




    Një vit më parë vdiqën 14 gjimnazistë

    FUSHE-ARREZ - Tetorin e vitit të kaluar, 14 maturantë kosovarë të shkollës “Abdyl Frashëri” nga Malisheva humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Tragjedia ka ndodhur në afërsi të Fushë-Arrëzit. Autobusi me të cilin udhëtonin 40 pasagjerë nga Tirana në drejtim të Kosovës është rrëzuar në afërsi të fshatit Gjegjan. Autobusi i rrëzuar në greminë ishte pjesë e një karvani prej 6 autobusësh me gjimnazistë që ktheheshin në Kosovë. Spitali Ushtarak në Tiranë u vu në gatishmëri të plotë në pritje të të plagosurve që do të mbërrinin nga Fushë-Arrëzi. Ndërkohë që forca të shumta speciale dhe helikopterë nga Ministria e Mbrojtjes dhe e Shëndetësisë shkuan me shpejtësi në vendngjarje. Edhe forcat e policisë se Kukësit ndihmuan për shpëtimin e sa më shumë personave, duke i transportuar në spitalet me të afërta. Aksidenti ka ndodhur si pasojë e përplasjes së autobusit me një makinë tip “Benz”. Drejt vendit të ngjarjes shkuan edhe ambulanca dhe mjekë nga spitali i Shkodrës si dhe ai i Pukës. Me dhimbjen e familjarëve të maturantëve u bashkuan dhe autoritete më të larta të vendit të cilat iu dërguan ngushëllimet e tyre presidentit Rugova dhe kryeministrit Kosumi.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-09-2002
    Vendndodhja
    Myslym Shyri
    Postime
    644
    Po tani, ato nxenes te tjere (4-5) qe the, ishin akoma mire apo ca???Me than te drejten s'di ca te them, edhe mund te ket qene ushqimi, edhe ndoshta kan pir drog, ose dhe nga lodhja. Mua me ka ndodhur nga lodhja, kjo qe ju ka ndodhur ketyre nxeneseve, por kshu si epidemi, s'di ca te them.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2004
    Postime
    115
    Nje gje qe te ben pershtypje ne ate liste te nxenesve jane emrat .... eshte duke u bere progres .

  4. #4
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Rruget e veriut jane per spital, keshtuqe skan pas faj nxonsit. Lodhja gjithashtu.

  5. #5
    Shamikuqja!!! Maska e BRADYKININ
    Anëtarësuar
    07-01-2004
    Vendndodhja
    In Constant Motion!
    Postime
    498
    Me ben pershtypje se te semuret jane femra....vec 2 emra meshkujsh lexova.
    If I Only Could....

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2004
    Postime
    115
    Citim Postuar më parë nga BRADYKININ
    Me ben pershtypje se te semuret jane femra....vec 2 emra meshkujsh lexova.
    S'ka pse te te bej edhe aq pershtypje; femrat e kane organizmin me te dobet se meshkujt

  7. #7
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    I uroj sherim te shpejte ketyre nxenesve.

    210 nxenes kosovare mberriten per nje vizite pese ditore ne Shqiperi


    Data e Publikimit: 24/09/2005

    Autori i Lajmit:
    24 ore
    210 nxënës kosovarë të shkollës së mesme të Lipjanit në Kosovë mbërritën sot ( e Shtunë) në Durrës, për një vizitë 5-ditore në vendin tonë.
    Mësuesi i shkollës "Ulpiana" të Lipjanit, Abdi Azemi, tha se nxënësit maturante janë vendosur në një nga hotelet e plazhit dhe do të zhvillojnë vizita në qytetet e Krujës, Beratit, Vlorës dhe Shkodrës. Njohja me disa nga qytetet kryesore të Shqipërisë, monumentet dhe muzetë e rëndësishëm për historinë e vendit përbëjnë synimin kryesor të udhëtimit të nxënësve kosovarë.
    Pas një marrëveshjeje mes ministrive të arsimit të të dy vendeve, që nga viti 2000 mijëra nxënës të shkollave të Kosovës kanë vizituar vendin tonë


    Mendoj qe do ishte mire qe edhe Shqiperia te organizonte ekskusione te tilla ne Kosove, Maqedoni, Mal te Zi, Lugine te Presheves, e Cameri, per te njohur njeri-tjetrin me mire, dhe per te forcuar lidhjet ndershqiptare. Poashtu edhe per nxenesit eshte shume mire sepse ekskursionet shkollore jane gjithmone shume "fun".

    Autostrada Durres-Prishtine, duhet te ndertohet sa me pare nga qeveria e re ne Tirane dhe ajo e Prishtines.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Pijet energjike dhe duhani helmojne 40 nxenes

    E Premte, 23 Shtator 2005
    Maturantet nga Kosova perfunduan ne gjendje serioze ne spitalin e Shkodres, ndersa riktheheshin ne vendlindje. Paten shenja helmimi por u zbuluan shkaqe te tjera. Deshmite, minute pas minute me ngjarjen qe shkaktoi situate kaotike

    SHKODER - Afro 40 maturante kosovare nga Suhareka perfundojne ne spitalin e Shkodres. Dyshohej per helmim, por pas mjekimit dhe shtrimit te tyre ne spital u mesua se ato kishin perfunduar ne ate gjendje, si rezultat i mbilodhjes, pagjumesise, konsumimit te tepert te duhanit si dhe te pijeve energjike. Ne spitalin Rajonal te Shkodres pas nje perkushtimi maksimal te personelit u arrit qe pas dy oresh situata te jete nen kontroll.

    Udhetimi pritet ne mes

    Nente autobuze me 470 maturante dhe mesues nga Suhareka, komune e Prizrenit ne Kosove, kane organizuar nje ekskursion pese ditor ne Shqiperi dhe kryesisht ne qytetin e Durresit. Pasi ishin ngritur heret ne mengjesin e djeshem, maturantet kosovare kane ngrene mengjesin dhe rreth ores 07.30 jane nisur per ne drejtim te Kosoves. Pasi kane kaluar Fushe Krujen, atje jane shfaqur simptomat e para, fillimisht ne kater studente. Ndersa ne afersi te kryqezimit te rruges se Milotit me ate te Lezhes, pas nje ndalese te nente autobuzeve, eshte verejtur se numri i nxenesve qe kishin probleme eshte rritur. Ne keto kushte, jane hipur ne nje autobuz te gjithe personat e semure dhe jane nisur me shpejtesi ne drejtim te Shkodres. Pas ketij autobuzi, jane nisur edhe dy te tjere, pasi edhe ne to, ka patur nxenes qe po paraqisnin probleme.

    Bllokohet trafiku

    Te paret qe e kane marre vesh lajmin, kane qene sherbimet policore te Qarkullimit Rrugor te Lezhes cilet kane marre masat e tyre per t'i shoqeruar ne drejtim te Shkodres, nga ku me pas ato jane pritur nga policia e ketij rrethi, e cila u ka hapur rrugen per te shkuar pa vonese ne spitalin rajonal.

    Kaos ne spital

    Rreth ores 13.30 kane mberritur studentet e pare, te cilet jane derguar me shpejtesi ne Spitalin Infektiv te qytetit te Shkodres ne nje gjendje teper te rende. Simptomat e para te ketyre maturanteve 18 vjecare, ishin nje gjendje shokuese, nje pjese e tyre ishin te mpire muskujsh, me pak temperature, te stresuar, dhimbje koke dhe barku. Por pasi eshte bere nje analizim paraprak dhe kontroll i te semureve, eshte provuar se asnjeri nga ata nuk kishte shfaqur shenjat tipike te intoksikimit (helmimit) sic jane te vjella dhe diarre.

    Merren masat

    Kjo e shtoi edhe me shume enigmen e kesaj gjendjeje te ketyre studenteve. Personeli mjekesor i spitalit eshte impenjuar maksimalisht per perballimin e nje situate te tille. Pas pyetjes se mesuesve te cilet shoqeronin keto studente nuk ishte bere e mundur qe te mesohej ndonje informacion i plote per ate se cfare mund te kishin keto nxenes. Ne mjediset e spitalit, pvec titullareve te ketij spitali kane mberritur edhe drejtuesit e policise se Shkodres. Keta te fundit pasi kane njoftuar ministrine e Brendeshme per ngjarjen u kane ofruar gatishmerine e kesaj ministrie per te derguar me helikopter ne Tirane, matirantet ne gjendje me te rende. Nderkohe jane marre masa per te identifikuar lokalin ku kane qendruar dhe ngrene keta nxenes per pese dite ne Durres. Po keshtu edhe ministria e Shendetesise nepermjet komunikimit me drejtoreshen e Spitalit Rajonal te Shkodres Pranvera Belinova, u ka kerkuar t'u ofroje edhe ajo sherbimin e helikopterit ne rast nevoje.

    Zbardhet misteri

    Keto masa te shumta, nuk ishin me te nevojshme, pasi nje ore me vone, u mesua se situata nuk ishte aq alarmante. Ne spital, zyrtaret e atjeshem pohuan se nuk kishim te benim me helmim te ketyre nxenesve, por me nje gjendjeje te shkaktuar si rezultat i konsumimit te tepert te duhanit dhe te pijeve energjike, mbilodhjes qe keta te rinj kane patur gjate ketyre diteve qe kane kaluar ne Durres, nga pagjumesia si dhe nga mungesa e nje ushqimi te mjaftueshem. Keta te rinj jane ushqyer me shume me cokollata, kruasane, patatina etj.

    Shkaqet qe sollen "helmimin"

    Konsumim i tepert i duhanit

    Konsumim i tepert i pijeve energjike

    Mbilodhja

    Pagjumesia

    mungesa e nje ushqimi te mjaftueshem

    Jane ushqyer me:

    Cokollata

    Kruasane

    Patatina

  9. #9
    Shamikuqja!!! Maska e BRADYKININ
    Anëtarësuar
    07-01-2004
    Vendndodhja
    In Constant Motion!
    Postime
    498
    Citim Postuar më parë nga perestae00
    S'ka pse te te bej edhe aq pershtypje; femrat e kane organizmin me te dobet se meshkujt
    Jo me kaq nerva vllajo. Lexoje icik postimin e Albos!

    Nese do kishin helmim ushqimi, s'ka pse te kapte vec femrat....ketu ta kisha....but I guess things need to be overexplained for some.
    If I Only Could....

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-06-2005
    Postime
    162

    Thumbs down Ministri i Arsmit të Kosovës, ndalon udhtime te metejshme te nxensve Kosovar për ne S

    simbas Lajmit qe dha sonte Top Channel, Ministri i Arsmit te Kosovës ka ndalaur "nderprer" udhtimet e metejshme te Nxensve shqiptar nga Kosova për te vizituar Shqiprin.
    kjo mundet te barazohet me ministrin e arsmit qe ishte e dhunshme për me shum se 50 vite ne Kosovë dhe ftohen te gjitha shkollat dhe nxensit qe e ndjejn veten shqiptar mos ta përfillin ket urdher sepse vetem nje shqipri kemi kemi dhe ket e duam edhe keshtu nese esht ende e forfur dhe e pa zhvilluar sa duhet ekonomikisht e ............!!

    nese ne shqipri ka ndodh nje helmim i nxensve te ardhur nga Kosova sduhet ndaluar udhtimet dhe vizitat e metejme pasi Shqipria si helmoj nxensit nga Kosova me qellim, ajo ndodh edhe ne shtetet me me kontroll siq esht Gjermania apo dhe vet Zvicerra qe para nje kohe ka ndodh ne nje hotel ku jan helmuar mese 20 veta qe punonin ne at Hotel.

    grepi, dora vet

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar më parë nga grepi, dora vet
    simbas Lajmit qe dha sonte Top Channel, Ministri i Arsmit te Kosovës ka ndalaur "nderprer" udhtimet e metejshme te Nxensve shqiptar nga Kosova për te vizituar Shqiprin. ....grepi, dora vet

    Grepi

    Sjelle lajmin ketu,e mos trillo gjera te tilla !
    Edhe,ke kujdes se te ben dem kjo imagjinate dekonstruktive!

    Shnet!

    Per njoftim:
    Une kerkova neper lajmet e TOP CH.-it dhe faqet e tjera
    mirepo nuk me ra ne sy nje lajm i tille!
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  12. #12
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Sipase te perditshmes "Lajm" qe botohet ne Prishtine,shkaku i helmimit te nxensve nga Theranda qe ishin ne nje sheti ne Shqiperi eshte konsumimi i hashishit.Ky eshte versioni zyrtare qe ka dale nga laboratoret.Ketu bie poshte dyshimi se nxensit ishin helmuar nga ushqimi!!!

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-09-2002
    Vendndodhja
    Myslym Shyri
    Postime
    644
    Citim Postuar më parë nga Marinari
    Sipase te perditshmes "Lajm" qe botohet ne Prishtine,shkaku i helmimit te nxensve nga Theranda qe ishin ne nje sheti ne Shqiperi eshte konsumimi i hashishit.Ky eshte versioni zyrtare qe ka dale nga laboratoret.Ketu bie poshte dyshimi se nxensit ishin helmuar nga ushqimi!!!
    E thash une qe e kishin nga droga...po lene, s'e s'me besovi njeri.

  14. #14
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar më parë nga Fiona
    E thash une qe e kishin nga droga...po lene, s'e s'me besovi njeri.

    Bahhh...paske patur te drejt...lol..dhe une qe ste besova...

  15. #15
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Citim Postuar më parë nga Fiona
    E thash une qe e kishin nga droga...po lene, s'e s'me besovi njeri.:syze
    Pershendetje Fiona!

    E ke thene nje te vertete te madhe.Te lumte.Po pra te rinjete nga Kosova jane helmuar nga doza e hashishit!Une per vete jame kosovar dhe me erdhi mire qe nuk ishte i vertete ai versioni i trumpetuar nga disa se:femijet ishin helmuar nga ushqimi ne Shqiperi!!Edhe mua intuita ma ka thene se ata nuk ishin te helmuar nga ushqimi...

    Kjo eshte vertetuar edhe zyrtarishte.

    Pershendetje nga Marinsi...


    PS:rtp_ja eshte e vertete se ministri i arsimit Veliu ka deklaruar se do te pezullohen per momentin udhtimet e te rinjeve ne Shqiperi.Turpi nuk njehe kufije.Po kur te rinjet tone nuk orientohen nga Shqiperia,nga do ti orientoje ministri Veliu.Nga Beogradi apo??!!Njeriu duke dashur ta mbroje nje politike imorale,bie nga pozita elementare etike e morale sikurse ti!Ministri Veliu,le ti dergone femijet e tij andej nga Beogradi ne sheti nese deshiron.Femijet e Kosoves duhet ta vizitojne Shqiperine,jo njehere brenda vitit por sa here qe ata deshirojne!

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-09-2002
    Vendndodhja
    Myslym Shyri
    Postime
    644
    Citim Postuar më parë nga 21_Arber_21
    Bahhh...paske patur te drejt...lol..dhe une qe ste besova...
    E mire, tani tu mush mendja ty.

  17. #17
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar më parë nga Fiona
    E mire, tani tu mush mendja ty.

    E ku ta dija une se ata vinin ne shqiperi per MALLIsta party

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  2. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  3. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  4. Ceshtja shqiptare ne Kosove!
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 13-08-2002, 03:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •