Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Urbanistika e Tiranës, në shërbim të … portofolit

    Vladimir Llakaj
    (Pedagog në Akademinë e Arteve të Bukura)

    Dielli, ajri, uji, janë elementët e jetës dhe si të tillë na duhet të mos i nënvlerësojmë, përkundrazi, por në Tiranë këto vitet e fundit duket sikur zhvillimi ndërtimor udhëhiqet nga një parrullë ogurzezë. Nënteksti i kësaj parrulle është: Stop diellit, stop ajrit të pastër, stop gjelbërimit dhe start ndërtimit, betonimit, çimentimit të paprecedent për nga amullia dhe paqartësia se si mund të ngrihet dhe zhvillohet një qytet. Lind pyetja: Përse? Në emër të kujt apo cilës së mirë?

    A është vërtet ky zhvillimi i Tiranës?

    Eshtë vërtet ky zhvillimi i Tiranës siç është trumbetuar nga vendimmarrësit?

    A mund ta quajmë vërtet zhvillim këtë trysni ekstreme të ndërtimit të betonimit të të gjitha hapësirave jetike që duhet të ketë një qytet?

    Një pyetje vjen natyrshëm: Tiranës në rastin e saj fatkeq po edhe çdo qyteti tjetër kudo qoftë me një infrastrukturë normale (mbase edhe pak të brishtë) sa qytete mund t'i ndërtosh brenda? Logjika të shtyn të mendosh asnjë, por çuditërisht Tiranës i janë ngulur me përdhunë edhe dy qytete të tjera në mos tre dhe po vazhdohet të përdhunohet çdo hapësirë e mundshme.

    Ky qytet dhe qytetarët e tij po mashtrohen dhe po maskrohen në emër të zhvillimit. Po përdhunohet historia e këtij qyteti e tashmja dhe e ardhmja e tij.

    Gara e 10 katëshave ngjitur me pesëkatëshat dhe çdo formë tjetër ndërtimi duket si një garë po aq banale dhe aq fatkeqe për këtë qytet sa nuk ka arsyetim që mund të hedhi dritë mbi një fenomen të tillë. Hapësirat e gjelbëruara nuk ekzistojnë, kudo të sheh syri vetëm beton, ngushtësi; ky qytet kështu po merr formën e një labirinti. Trotuarët e shumë lagjeve në Tiranë janë ngushtuar aq shumë sa të japin përshtypjen e një filmi horror zhvilluar në pikë të diellit, në mes të ditës ku njerëzit ecin në rresht njëri pas tjetrit me një ngushtësi në zemër dhe frikë se mos u rrëshket këmba nga trotuari dhe ia shkel e ia merr makina. Dhe fajin për këtë sigurisht e ka pallati përbri që është ndërtuar me leje apo pa leje. Ai pallat ka zënë lulishten kur dikur e kishim lulishten e pallatit, ndërsa zhvillimi i tanishëm nuk arrin të shmangë dot këtë ngushtësi, nuk mund të shmangë nga goja e fëmijëve që sa zbresin shkallët e pallatit ndeshen me skapamentot e makinave. Duket sikur këta 10 katësha që mbijnë si kërpudha me forma nga më të shëmtuarat janë në garë të tërbimshme si e si ti zënë diellin njëri-tjetrit. Populli në këto raste i paorganizuar është ankuar, por zë nuk ka dalë, sigurisht me marifetet e tyre kanë arritur ta lënë pa gojë!!! Idetë dhe dëshirat të drejtat qytetare vuajnë izolimin. E shikon që përbindëshi po i zë diellin e familjes së vet, e shikon që ndërtimi i tij është po aq i shpejtë sa ai nuk ka kohë të ankohet. E di që fëmija i tij nuk ka më ku të vrapojë për t'u rritur i shëndetshëm. Nuk arrin mbase ta kuptojë që politika tranzitore e deritanishme në lidhje me ndërtimin e Tiranës do ta kthej në një të sëmur psiqik, do fillojë të kërkojë hapësira të gjelbëruara larg shtëpisë së vet, sepse hapësirat që ka krijuar zoti ose natyra siç e quajmë në vendet që kanë dalë të lodhura nga gjiri i komunizmit, nuk mund të t'i ofrojë një politikë tranzitore. Në gjithë historinë e njerëzimit politikanët tranzicionistë kanë ofruar gjithmonë ngushtësinë, atë fizike dhe mendore, sepse qëllimi i tyre mund të realizohet. Brenda kësaj hapësire kohore që nuk e dinë se sa zgjat, prandaj dhe sulmi i tyre është si rrufeja "i verbër" dhe i "shurdhër".

    Qëllimi final janë lekët, pasurimi

    Arkitektura, urbanistika kanë bërë qytete si Parisi, Londra, Roma dhe pothuajse të gjitha kryeqytetet e botës. Falë saj kanë zënë vendet e nderuara në histori. Këto qytete janë kthyer në një industri turistike falë mrekullisë që ato ofrojnë, sepse janë punuar me dashuri e largpamësi, me respeskt për brezat e ardhshëm. Qëllimi i tyre nuk ka qenë tranzitor, por hyjnor nuk ka qenë momental, por tërëkohor.

    - Arkitektura: magjia e saj ka edukuar popujt, ka farkëtuar shpirtin e tyre, ka vënë vulën civilizimeve dhe këto i ka bërë për vite dritë larg. Arkitektura është faktori më direkt i edukimit të popujve. Ndërsa politika jonë tranzitore vulëzezë është munduar nxitimthi të injorojë këto fakte historike të lumnume. Faktori i ndërtimeve abuzive dhe pa kriter është i tmerrshëm dhe i shpejtë. Shembujt tregojnë se bota i ka kaluar para 100 vjetësh këto situate. Hapësirat e blerta nuk ekzistojnë fare, hapësirat ndërmjet pallateve pengojnë një zhvillim normal të jetës së banorëve. Tirana kryeqyteti i vendit tonë dikur ka qenë një nga qytetet më të gjelbëruara në Evropë. Sot, ka marrë pamjen e një fshati afrikan gjigand dhe histerik , ku të duket sikur i ka shpallur një luftë të gjithë të mirave që sjell një urbanistikë dhe një arkitekturë bashkëkohore. Nuk mund të ndodhë që me të gjitha qëllimet e mira të menaxhohet ndërtimi i një kryeqyteti brenda një hapësire fizike kaq të ngushtë dhe një hapësire kohore kaq të shkurtër. Këtë ide e stisin për të vërtetë vetëm matrapazët që kanë arritur të imponohen. Kjo urbanistikë do të ngelet si një plagë e hapur në jetën e kryeqytetit.

    Këtij kaosi nuk është e lehtë t'i gjesh një zgjidhje

    Të gabosh në shekullin tonë me këto gjëra kaq serioze kur bota ka dhënë zgjidhje të pambarimta në 3 mijë vjet histori, kjo është kokëfortësi injorantësh dhe hile matrapazësh të papërgjegjshëm. Të mos marrësh në konsideratë jetën e mirëqenien e popullit tënd për interesa të ngushta personale kjo është një vepër kriminale e nivelit më ekstrem.

    Kjo është arkitektura e Getove, të cilat në asnjë vend të botës nuk zaptojnë zemrën e një kryeqyteti. Tokat që zënë këto pallate që po ndërtohen kohët e fundit duhet të konsideroheshin të shenjta për Tiranën. Duhet të ishin miniparqe me pemë dhe lulishte, duhet të ishin kënde sportive për fëmijët e lagjes, parkingje. Amullia po e asfikson qytetin. Edhe pse shumë rrugë janë rregulluar dhe zgjeruar janë dhe do të jenë te pamjaftueshme për një qarkullim normal, sepse ato rrugë janë parashikuar për një total të caktuar banesash, banorësh, makinash: nuk mund të përballojne trefishin. Eshtë e dhimbshme të dalësh e të shikosh Tiranën që shqyhet nga gropat e pafundme të pallateve.

    Kush janë këta të papërgjegjshëm të plotfuqishëm?

    Lind pyetja: Kush janë këta të papërgjegjshëm të plotfuqishëm? Kush i lejon, kush i ndihmon, kush i mbron? Këta sigurisht që janë bijtë më të këqinj të këtij populli, që si të gjithë deri dje i kishin pantallonat me arna e sot janë të pangopur me mirëqenie e pasuri. Këto probleme po trashëgon Tirana nga një udhëhëqje mafioze që deri diku ka marrë një përgjigje. Zgjidhja e këtij problemi tepër të vështirë duhet të jetë një nga interesat kryesore të qeverisë së re!! Një nga krizat më afatgjata dhe më sfilitëse për një popull janë krizat urbanistike dhe arkitekturore. Një përgjigje për skeptikët: nuk është se jemi kundër investimeve apo investitorëve, përkundrazi është një fat dhe lumturi që ekzistojnë, por jemi për rregulla dhe ligje të zbatuara, jemi për një qytet që ngrihet mbi bazën e një ndërgjegje ligjore dhe qytetare, mbi bazën e një kërkese të lartë për të bukurën dhe për funksionalen, për një qytet sa më social.

    Të gjitha këto që thamë më lart kanë një ndikim shumë pozitiv mbi psikikën tonë, mbi shëndetin, mbi shpirtin e njerëzve. Kur sheh një qytet të bukur që respekton dimensionin njerëzor, të duket sikur ta heqin me dorë atë energjinë negative që të stimulon e kundërta, e shëmtuara, e zhurmshmja.

    Eshtë qesharake dhe naive të krijosh një rreth të tillë vicioz në kohën tonë. Eshtë e mjerueshme të mendosh se këtë vend deri tani e kanë udhëhequr anadollakë egocentrista, intrigantë dhe injorantë të papërgjegjshëm që megjithë asistencën e duhur të ndërkombëtarëve dhe megjithe informacionin e duhur këto personazhe nuk heqin dorë nga çorbat ballkanike, që rrezikojnë gjithmonë situatat dhe që kanë kompromentuar gjithmonë fatin historik të popujve të tyre. Ata duken sikur gëlojnë në një adoleshencë banale, me iluzione banale dhe vazhdojnë të provedojnë me rregulla e zgjidhje të rastësisshme. Këto personazhe duken si të pudrosur me hirin e demagogjisë së djegur komuniste. Këta demagogë kanë gjetur hapësira për të drejtuar shumë vende të kampit komunist për të vetmen arsye se injektimi 50-vjeçar i këtyre vendeve ka krijuar një mpirje, e cila është duke dalë me shumë ngadalësi. Por këto personazhe duhet të kuptojnë se demagogjia e këtij lloji vdiq me luftën e ftohtë dhe se injektimet e këtij lloji janë me përgjegjësi sociale në kohën tonë. Demokracia do fakte pozitive jo dokrra të paemërtueshme.

    Demokraci e vërtetë është gjelbërimi, ajri, qetësia, mirëqenia

    Natyrshëm lindin pyetjet:

    Ç'është kjo histeri e pashpjegueshme ndërtimesh pa kriter kur është kaq e lehtë dhe e ligjshme të bëhen me kriter?

    Ç'është ky abstraksion psikopatik i të konceptuarit të jetës në një qytet? Nga ku vijnë këto dëshira të marra për të jetuar sa më ngushtë? Kush e ka thënë se mbipopullimi i një zone është zhvillim? Kush e ka konceptuar se ta kalosh jetën në trafik është zhvillim? Kush e ka lejuar të keqen të detoj ligje?

    Besoj se popuj si puna jonë që nuk lodhen nga e keqja janë të detyruar t'i bëjnë hesapet me të keqen çdo ditë, kudo.

    Ka vende në Evropë që nuk e kanë fatin klimaterik të Tiranës dhe janë shumë herë më të gjelbëruara. Demagogjia ka qenë e madhe për ndërtimin e një kryeqyteti model (i cili nuk po ka as parametra mesjetarë) për parkingje, gjelbërim, sheshe sportive dhe argëtimi. Po ku do të bëhen, në majë të tarracave, ku sheshet nuk ekzistojnë më. Si mund të jenë të shëndetshëm këta njerëz, të cilët vuajnë një trysni që vjen nga absurdi, smogu, zhurma, ngushtësia. Fëmijët dhe të gjithë janë të rrezikuar.

    Demokraci e vërtetë është gjelbërimi, ajri i pastër, qetësia, mirëqenia. Mjafton të mos i dëmtosh dhe të krijosh një situatë më të shëndetshme sociale. Ky qytet nuk ta ofron këtë ndjesi. Nuk është meritë për inteligjencën e një partie të krijojë një kaos të tillë. Kioskat paskan qenë shesh me lule! U qamë nga shiu dhe ramë në breshër prej hekuri dhe betoni.

    Kontestimet nuk sjellin asgjë konkrete deri në momentin në të cilin nuk veprohet. Tirana mund të shpëtohet nqs nuk ndërtohet më brenda lagjeve ekzistuese. Mund të zgjerohet në periferi të saj dhe në këtë mënyrë biznesi i ndërtimit nuk cënohet. Fatkeqësia merr fund, nuk cënohen interesat e askujt dhe ne qytetarët bashkë me ndërtuesit dhe personat e tretë jetojmë të lumtur e të gëzuar. E thjeshtë. Mbase do filluar me një lutje drejtuar personave të tretë që japin lejet, që bëjnë pa dashje një sy qorr e një vesh shurdh. Mund ta kenë nga dritëshkurtësia që fitimet që sillka ky muhabet mund t'i marrin me vete.

    marre nga RD

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ore xhumak.. kan lujt menc kta a po me bejne syte.. si ore ngjit me banken do bejn grataciel..
    e qelbi tiranen shalgjati.. i lumte.. mir tha ai jam mbret tha.. bej cte dua..

    kulmi

    ja cthot gazeta e Edvin bollinos.. GSH-ja

    ---

    Një tjetër kullë mbi 20 kate pranë Bankës së Kursimeve.
    Përzgjedhja e fituesit të shtunën

    Konkurs për kullën e tretë në qendër
    Katër studio në garë për "grataçelën" 85 metra

    --------------------------------------------------

    TIRANE

    Një tjetër kullë do të lartohet së shpejti në qendër të Tiranës. Kjo kullë, 85 metra e lartë si të gjitha kullat e tjera të parashikuara në qendër të Tiranës, do të jetë midis dy objekteve me vlerë historike, midis një vile të vjetër dy katëshe dhe Bankës. "Kulla i ngjitet Bankës, jo vetëm fizikisht, por dhe në mënyrë funksionale. Pjesa pas oborri i brendshëm, ku do të prishet një vilë tre katëshe, do të ketë fasadat e Albtelekomit, postës, disa objekte të administratës. Deri tani këto pjesë kanë qenë mure të vdekura, ndërsa tani do të mund të bëjnë ndonjë ndëryrje për t'i kthyer në fasada", thotë Ariela Kushi, Drejtoresha e Njësisë së Planit Rregullues, në Bashkinë e Tiranës. Deri tani Bashkia ka zhvilluar konkurse ndërkombëtre për tre kulla dhe për katër objekte, pasi përfshihet dhe një ndërtesë 7 katëshe. "Nga objektet e qendrës ka nisur puna pranë ish-Hotel Drinit, ku është marrë leja e ndërtimit dhe kanë nisur punimet. Është në shqyrtim dosja për kullën mes Rrugës së Kavajës dhe asaj të Durrësit, po punohet për objektin që do të jetë në vend të ish-monumentit të Enver Hoxhës dhe për kullën përballë PD-së po bëhen detajimet. Pra, janë në proces", vijon më tej Kushi. Konkursi do të gjykohet nga një juri ndërkombëtare me përfaqësues të sferës bashkëkohore të arkitekturës shqiptare dhe të huaj, përfaqësues të investitorëve dhe të kryesuar nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama. Në këtë konkurs, i shpallur për një nga objektet më të rëndësishme të paraqitura në "Studimin Urbanistik të Qendrës së Tiranës", marrin pjesë: një studio gjermane, italiane, belge, gjermane dhe shqiptare.
    Gjurma e kullës në fjalë mund të pësojë ndryshime të vogla në varësi të projektit arkitektonik. Ashtu si të gjitha kullat, edhe kjo do të ketë një hapësirë 2m, por vetëm në krahun perëndimor dhe që fillon ne nivelin e dytë, në çdo rast sipërfaqja shtesë e një niveli të vetëm (krahasuar me sipërfaqen e gjurmës në Studim) nuk mund të jetë më shumë se 100m2. Fasada kryesore e kullës do të orientohet mbi sheshin kryesor dhe kjo do të përbeje pamjen kryesore të saj. Në fasadë lejohen vetëm llozha. Ndërtimi i kësaj kulle përfshin dhe prishjen e një objekti ekzistues. Ky fakt dhe vendndodhja e kullës midis dy objekteve me vlera monumentale, përfshin trajtimin e të gjithë zonës në shkallën urbane dhe në veçanti të oborrit të brëndshëm dhe të fasadave të objekteve ekzistuese që shohin në të. Ndërtimi i kësaj kulle përfshin dhe prishjen e objektit ekzistues. Ky fakt dhe vendndodhja e kullës midis dy objekteve me vlera monumentale, përfshin trajtimin e të gjithë zonës në shkallën urbane dhe në veçanti të oborrit të brendshëm dhe të fasadave që shohin në të trajtim të veçantë arkitektonik. Në këtë fazë të projektimit duhet të merret parasysh fakti se Tirana ndodhet në 8 gradë zona Richter.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    "...marrin pjesë: një studio gjermane, italiane, belge, gjermane dhe shqiptare..."

    kjo menyre te "skjaruemit" me kujton barxeletat me nji shqiptar, nji anglez e nji francez... mandej pse dy here "gjermane"... Jane bashkue dy Gjermanite! Ka ra muri...atje se pakut, po.

    "nji studio italiane" nuk dishmon vlere. Edhe ma i paafti ne kte bote mundet me 100 euro me regjistrue nji aktivitet. Kishte me u dashte me u dhane emnat e studjove e mundesia prej publikut me shqyrtue kush jane e cka kane ba deri sot.

    "...vendndodhja e kullës midis dy objekteve me vlera monumentale... e historike..."

    S'ka vend ma te sakte per nji kulle qindmetershe!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga shkodra13 : 23-09-2005 më 09:13

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    TIRANE (24 Shtator)- Firma italiane Archea Associati eshte fituese e konkursit nderkombetar per kullen 85 metra te larte qe do te ngrihet ne rrugen "Deshmoret e 4 shkurtit" ne Tirane. Ne konkursin e gjykuar nga nje juri nderkombetare te kryesuar nga kryebashkiaku i Tiranes, Edi Rama, moren pjese dhe 3 firma te tjera, nje shqiptare, nje gjermane dhe nje belge.

    Kulla eshte pjese e projektit te studimit te qendres se Tiranes ku perfshihet ngritja e 5 kullave ne 2 anet e sheshit "Skenderbej" ne lindje dhe ne perendim. Kulla do te kete nje hapesire 2 metra, por vetem ne krahun perendimor dhe qe fillon ne nivelin e dyte. Fasada kryesore e kulles do te orientohet ne sheshin kryesor te Tiranes dhe kjo do te perbeje pamjen kryesore te saj. Ndertimi i kesaj kulle perfshin edhe prishjen e nje objekti ekzistues.

    em/em(/BalkanWeb)

    -----------

    ore..po ne fushät u pompua nga tos edvin rucet dhe gratacielo-istja.. e mjeshtrja e ujdisjes letrave ( märifeteve) te edvinit.. mim kordhelja.. por megjith parane vuuu qe derdhi mafia per mimin.. ajo nuk fitoj..
    pra tirana tregoi ne 3 korrik se i ka ardh ne maj te hundes edvini me gjith shpuren e tij..
    athere cdo edvini qe mbreteron e kulla-nderton.. pa pyetur as miletin as shtetin..
    edvini do nje STOP te forte ne kte bänditizmin e kullezimit..

  5. #5
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Shpresoj te beje pjese ne planin e qytetit?

    http://www.tirana.gov.al/?cid=1,13,330

  6. #6
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    pSE nuk thoni shyqyr qe po behe dicka, po vetem blb bla bla

  7. #7
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Kjo gje do behet nuk ka diskutim aty por koha mund te jet e gjate, por duhet pak durim dhe ne fund do dali sic duket.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    GSH e Edvin Bollinos shkruan:

    Merr formë qendra e kryeqytetit. Projektohet një tjetër "gratacelë" 85 metra ngjitur me Bankën

    Një "pemë" me motive në qendër
    Konkursi për kullën e tretë, fiton studioja italiane

    ---------------------------------------------

    TIRANE

    Kulla që do të lartohet pranë Bankës së Shqipërisë mban që prej pasdites së djeshme firmën e studios italiane "Archea Associati". Arkitektët italianë u shpallën fitues pas diskutimeve që u fokusuan në dy projekte, të studios italiane dhe asaj belge. "Ishte një diskutim shumë i gjatë dhe juria praktikisht nuk arriti dot në konsensus", do të pohonte më vonë kryebashkiaku Edi Rama, njëkohësisht dhe kryetar jurie në konkursin e djeshëm. Fituesit u ndanë vetëm pas një rezultati të ngushtë 5 me 4. "Jam mjaft i lumtur që m'u dha mundësia të jap kontributin tim….ka dhe një arsye tjetër për lumturinë time pasi 50 vjet më parë këtu një arkitekt nga Firence projektoi një ndërtesë mjaft të rëndësishme për Tiranën", tha Marco Casamoti, një nga anëtarët e studios fituese. Kulla e italianëve të krijon idenë e pemës por duke krijuar një skulpturë me vëllim të ndarë në 4 volume. Në fasadë derdhen motive shqiptare. Studio niset nga koncepti i arkitektit të njohur italian Brazini. I përmbahet idesë së klasicizmit, duke pasur parasysh se spikat identiteti italian e në veçanti struktura romane dhe duke qenë në një farë mënyre një vazhdimësi e tyre. Në bazë të projektit janë dy pika lapidare dhe projektuesit e kësaj studioje kanë synuar që në projektin e tyre, pra në ndërtesë, të përsëritet qyteti. Synohet që gjelbërimi të pasqyrohet në ndërtesë. Ata kanë konceptuar prerjen e kullës në 4 pjesë por gjithashtu kanë marrë parasysh edhe hapësirën publike. Ndërtesa paraqitet jo si grataçelë por si një kullë, ku pjesët e saj kanë identitete të ndryshme. Katet në konceptimin e tyre janë të njëjta. Në katin përdhes janë projektuar 3-4 nivele. Kati përdhes, sipas tyre, është më me rëndësi sepse ka lidhje me kalimtarët, rrugën etj. Çdo anë është menduar për aktivitete të ndryshme. Çdo aktivitet ka ashensor, ashensori për pjesën tregtare, për strehim, për zyrat etj. Në majë është projektuar hoteli, ka ashensor për hotelin, pishinën, nga ku duket qyteti, malet etj. Ndërtesa është një strukturë e thjeshtë duke iu përshtatur karakterit të Shqipërisë. Sipas projektuesve, nëse do të ishte e projektuar me xham, kjo do të sillte shpenzime përsa i përket energjisë. Kulla është pjesë e projektit të studimit të qendrës së Tiranës ku përfshihet ngritja e 5 kullave në 2 anët e sheshit "Skënderbej" në lindje dhe në perëndim. Në konkurs morën pjesë dhe tre firma të tjera, një Shqiptare, një belge dhe një gjermane.

    -----

    jemi tiran 2005 or cuna prej hekali jo NYs 1900.
    Edvini ka qen dhe ne Paris e ka par qe aty nuk ngre Shiraku grataciela pran shan s elizes apo harkut te triumfit..
    pse valle?

  9. #9
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Urrejtja politike ben qe edhe kur behet nje investim serioz te kritikohet per arsyen e.... hicit.

    Keta derdimenet e Sales kane me per qef ta shohin prap Tiranen me kioskat e Sal Kelmendit se jo per gje po si te pagdhendur e te pakulturuar qe jane e kane me kollaj ta bejne edhe ujet e holle pa teklif prapa kioskes mu ne qender te Tiranes. Por ata si komuniste te flakte, cdo veper qe e bente Partia dhe Bab Sala e duartokitnin, ska gje se ishte thjesht nje kisoke. Kurse sot qe behen kulla moderne turren si zgjebanjose dhe dalin kunder. Eh moj shiperi qe te ka hypur 'njoronca' maje kaptines.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ndihem krenar qe jam bashkatdhetar me kte njeriun qe ka shkruar artikullin e meposhtem.

    i lumte per fiozofine e qarte e te bukur qe ka per arkitekturen ..

    Burra si ky i duhen Tiranes e Shqiperise..

    Kush e njeh kte pedagog Llakajn?

    tregoni dicka per te..

    ----

    Urbanistika e Tiranës, në shërbim të … portofolit

    Vladimir Llakaj
    (Pedagog në Akademinë e Arteve të Bukura)

    Dielli, ajri, uji, janë elementët e jetës dhe si të tillë na duhet të mos i nënvlerësojmë, përkundrazi, por në Tiranë këto vitet e fundit duket sikur zhvillimi ndërtimor udhëhiqet nga një parrullë ogurzezë. Nënteksti i kësaj parrulle është: Stop diellit, stop ajrit të pastër, stop gjelbërimit dhe start ndërtimit, betonimit, çimentimit të paprecedent për nga amullia dhe paqartësia se si mund të ngrihet dhe zhvillohet një qytet. Lind pyetja: Përse? Në emër të kujt apo cilës së mirë?

    A është vërtet ky zhvillimi i Tiranës?

    Eshtë vërtet ky zhvillimi i Tiranës siç është trumbetuar nga vendimmarrësit?

    A mund ta quajmë vërtet zhvillim këtë trysni ekstreme të ndërtimit të betonimit të të gjitha hapësirave jetike që duhet të ketë një qytet?

    Një pyetje vjen natyrshëm: Tiranës në rastin e saj fatkeq po edhe çdo qyteti tjetër kudo qoftë me një infrastrukturë normale (mbase edhe pak të brishtë) sa qytete mund t'i ndërtosh brenda? Logjika të shtyn të mendosh asnjë, por çuditërisht Tiranës i janë ngulur me përdhunë edhe dy qytete të tjera në mos tre dhe po vazhdohet të përdhunohet çdo hapësirë e mundshme.

    Ky qytet dhe qytetarët e tij po mashtrohen dhe po maskrohen në emër të zhvillimit. Po përdhunohet historia e këtij qyteti e tashmja dhe e ardhmja e tij.

    Gara e 10 katëshave ngjitur me pesëkatëshat dhe çdo formë tjetër ndërtimi duket si një garë po aq banale dhe aq fatkeqe për këtë qytet sa nuk ka arsyetim që mund të hedhi dritë mbi një fenomen të tillë. Hapësirat e gjelbëruara nuk ekzistojnë, kudo të sheh syri vetëm beton, ngushtësi; ky qytet kështu po merr formën e një labirinti. Trotuarët e shumë lagjeve në Tiranë janë ngushtuar aq shumë sa të japin përshtypjen e një filmi horror zhvilluar në pikë të diellit, në mes të ditës ku njerëzit ecin në rresht njëri pas tjetrit me një ngushtësi në zemër dhe frikë se mos u rrëshket këmba nga trotuari dhe ia shkel e ia merr makina. Dhe fajin për këtë sigurisht e ka pallati përbri që është ndërtuar me leje apo pa leje. Ai pallat ka zënë lulishten kur dikur e kishim lulishten e pallatit, ndërsa zhvillimi i tanishëm nuk arrin të shmangë dot këtë ngushtësi, nuk mund të shmangë nga goja e fëmijëve që sa zbresin shkallët e pallatit ndeshen me skapamentot e makinave. Duket sikur këta 10 katësha që mbijnë si kërpudha me forma nga më të shëmtuarat janë në garë të tërbimshme si e si ti zënë diellin njëri-tjetrit. Populli në këto raste i paorganizuar është ankuar, por zë nuk ka dalë, sigurisht me marifetet e tyre kanë arritur ta lënë pa gojë!!! Idetë dhe dëshirat të drejtat qytetare vuajnë izolimin. E shikon që përbindëshi po i zë diellin e familjes së vet, e shikon që ndërtimi i tij është po aq i shpejtë sa ai nuk ka kohë të ankohet. E di që fëmija i tij nuk ka më ku të vrapojë për t'u rritur i shëndetshëm. Nuk arrin mbase ta kuptojë që politika tranzitore e deritanishme në lidhje me ndërtimin e Tiranës do ta kthej në një të sëmur psiqik, do fillojë të kërkojë hapësira të gjelbëruara larg shtëpisë së vet, sepse hapësirat që ka krijuar zoti ose natyra siç e quajmë në vendet që kanë dalë të lodhura nga gjiri i komunizmit, nuk mund të t'i ofrojë një politikë tranzitore. Në gjithë historinë e njerëzimit politikanët tranzicionistë kanë ofruar gjithmonë ngushtësinë, atë fizike dhe mendore, sepse qëllimi i tyre mund të realizohet. Brenda kësaj hapësire kohore që nuk e dinë se sa zgjat, prandaj dhe sulmi i tyre është si rrufeja "i verbër" dhe i "shurdhër".

    Qëllimi final janë lekët, pasurimi

    Arkitektura, urbanistika kanë bërë qytete si Parisi, Londra, Roma dhe pothuajse të gjitha kryeqytetet e botës. Falë saj kanë zënë vendet e nderuara në histori. Këto qytete janë kthyer në një industri turistike falë mrekullisë që ato ofrojnë, sepse janë punuar me dashuri e largpamësi, me respeskt për brezat e ardhshëm. Qëllimi i tyre nuk ka qenë tranzitor, por hyjnor nuk ka qenë momental, por tërëkohor.

    - Arkitektura: magjia e saj ka edukuar popujt, ka farkëtuar shpirtin e tyre, ka vënë vulën civilizimeve dhe këto i ka bërë për vite dritë larg. Arkitektura është faktori më direkt i edukimit të popujve. Ndërsa politika jonë tranzitore vulëzezë është munduar nxitimthi të injorojë këto fakte historike të lumnume. Faktori i ndërtimeve abuzive dhe pa kriter është i tmerrshëm dhe i shpejtë. Shembujt tregojnë se bota i ka kaluar para 100 vjetësh këto situate. Hapësirat e blerta nuk ekzistojnë fare, hapësirat ndërmjet pallateve pengojnë një zhvillim normal të jetës së banorëve. Tirana kryeqyteti i vendit tonë dikur ka qenë një nga qytetet më të gjelbëruara në Evropë. Sot, ka marrë pamjen e një fshati afrikan gjigand dhe histerik , ku të duket sikur i ka shpallur një luftë të gjithë të mirave që sjell një urbanistikë dhe një arkitekturë bashkëkohore. Nuk mund të ndodhë që me të gjitha qëllimet e mira të menaxhohet ndërtimi i një kryeqyteti brenda një hapësire fizike kaq të ngushtë dhe një hapësire kohore kaq të shkurtër. Këtë ide e stisin për të vërtetë vetëm matrapazët që kanë arritur të imponohen. Kjo urbanistikë do të ngelet si një plagë e hapur në jetën e kryeqytetit.

    Këtij kaosi nuk është e lehtë t'i gjesh një zgjidhje

    Të gabosh në shekullin tonë me këto gjëra kaq serioze kur bota ka dhënë zgjidhje të pambarimta në 3 mijë vjet histori, kjo është kokëfortësi injorantësh dhe hile matrapazësh të papërgjegjshëm. Të mos marrësh në konsideratë jetën e mirëqenien e popullit tënd për interesa të ngushta personale kjo është një vepër kriminale e nivelit më ekstrem.

    Kjo është arkitektura e Getove, të cilat në asnjë vend të botës nuk zaptojnë zemrën e një kryeqyteti. Tokat që zënë këto pallate që po ndërtohen kohët e fundit duhet të konsideroheshin të shenjta për Tiranën. Duhet të ishin miniparqe me pemë dhe lulishte, duhet të ishin kënde sportive për fëmijët e lagjes, parkingje. Amullia po e asfikson qytetin. Edhe pse shumë rrugë janë rregulluar dhe zgjeruar janë dhe do të jenë te pamjaftueshme për një qarkullim normal, sepse ato rrugë janë parashikuar për një total të caktuar banesash, banorësh, makinash: nuk mund të përballojne trefishin. Eshtë e dhimbshme të dalësh e të shikosh Tiranën që shqyhet nga gropat e pafundme të pallateve.

    Kush janë këta të papërgjegjshëm të plotfuqishëm?

    Lind pyetja: Kush janë këta të papërgjegjshëm të plotfuqishëm? Kush i lejon, kush i ndihmon, kush i mbron? Këta sigurisht që janë bijtë më të këqinj të këtij populli, që si të gjithë deri dje i kishin pantallonat me arna e sot janë të pangopur me mirëqenie e pasuri. Këto probleme po trashëgon Tirana nga një udhëhëqje mafioze që deri diku ka marrë një përgjigje. Zgjidhja e këtij problemi tepër të vështirë duhet të jetë një nga interesat kryesore të qeverisë së re!! Një nga krizat më afatgjata dhe më sfilitëse për një popull janë krizat urbanistike dhe arkitekturore. Një përgjigje për skeptikët: nuk është se jemi kundër investimeve apo investitorëve, përkundrazi është një fat dhe lumturi që ekzistojnë, por jemi për rregulla dhe ligje të zbatuara, jemi për një qytet që ngrihet mbi bazën e një ndërgjegje ligjore dhe qytetare, mbi bazën e një kërkese të lartë për të bukurën dhe për funksionalen, për një qytet sa më social.

    Të gjitha këto që thamë më lart kanë një ndikim shumë pozitiv mbi psikikën tonë, mbi shëndetin, mbi shpirtin e njerëzve. Kur sheh një qytet të bukur që respekton dimensionin njerëzor, të duket sikur ta heqin me dorë atë energjinë negative që të stimulon e kundërta, e shëmtuara, e zhurmshmja.

    Eshtë qesharake dhe naive të krijosh një rreth të tillë vicioz në kohën tonë. Eshtë e mjerueshme të mendosh se këtë vend deri tani e kanë udhëhequr anadollakë egocentrista, intrigantë dhe injorantë të papërgjegjshëm që megjithë asistencën e duhur të ndërkombëtarëve dhe megjithe informacionin e duhur këto personazhe nuk heqin dorë nga çorbat ballkanike, që rrezikojnë gjithmonë situatat dhe që kanë kompromentuar gjithmonë fatin historik të popujve të tyre. Ata duken sikur gëlojnë në një adoleshencë banale, me iluzione banale dhe vazhdojnë të provedojnë me rregulla e zgjidhje të rastësisshme. Këto personazhe duken si të pudrosur me hirin e demagogjisë së djegur komuniste. Këta demagogë kanë gjetur hapësira për të drejtuar shumë vende të kampit komunist për të vetmen arsye se injektimi 50-vjeçar i këtyre vendeve ka krijuar një mpirje, e cila është duke dalë me shumë ngadalësi. Por këto personazhe duhet të kuptojnë se demagogjia e këtij lloji vdiq me luftën e ftohtë dhe se injektimet e këtij lloji janë me përgjegjësi sociale në kohën tonë. Demokracia do fakte pozitive jo dokrra të paemërtueshme.

    Demokraci e vërtetë është gjelbërimi, ajri, qetësia, mirëqenia

    Natyrshëm lindin pyetjet:

    Ç'është kjo histeri e pashpjegueshme ndërtimesh pa kriter kur është kaq e lehtë dhe e ligjshme të bëhen me kriter?

    Ç'është ky abstraksion psikopatik i të konceptuarit të jetës në një qytet? Nga ku vijnë këto dëshira të marra për të jetuar sa më ngushtë? Kush e ka thënë se mbipopullimi i një zone është zhvillim? Kush e ka konceptuar se ta kalosh jetën në trafik është zhvillim? Kush e ka lejuar të keqen të detoj ligje?

    Besoj se popuj si puna jonë që nuk lodhen nga e keqja janë të detyruar t'i bëjnë hesapet me të keqen çdo ditë, kudo.

    Ka vende në Evropë që nuk e kanë fatin klimaterik të Tiranës dhe janë shumë herë më të gjelbëruara. Demagogjia ka qenë e madhe për ndërtimin e një kryeqyteti model (i cili nuk po ka as parametra mesjetarë) për parkingje, gjelbërim, sheshe sportive dhe argëtimi. Po ku do të bëhen, në majë të tarracave, ku sheshet nuk ekzistojnë më. Si mund të jenë të shëndetshëm këta njerëz, të cilët vuajnë një trysni që vjen nga absurdi, smogu, zhurma, ngushtësia. Fëmijët dhe të gjithë janë të rrezikuar.

    Demokraci e vërtetë është gjelbërimi, ajri i pastër, qetësia, mirëqenia. Mjafton të mos i dëmtosh dhe të krijosh një situatë më të shëndetshme sociale. Ky qytet nuk ta ofron këtë ndjesi. Nuk është meritë për inteligjencën e një partie të krijojë një kaos të tillë. Kioskat paskan qenë shesh me lule! U qamë nga shiu dhe ramë në breshër prej hekuri dhe betoni.

    Kontestimet nuk sjellin asgjë konkrete deri në momentin në të cilin nuk veprohet. Tirana mund të shpëtohet nqs nuk ndërtohet më brenda lagjeve ekzistuese. Mund të zgjerohet në periferi të saj dhe në këtë mënyrë biznesi i ndërtimit nuk cënohet. Fatkeqësia merr fund, nuk cënohen interesat e askujt dhe ne qytetarët bashkë me ndërtuesit dhe personat e tretë jetojmë të lumtur e të gëzuar. E thjeshtë. Mbase do filluar me një lutje drejtuar personave të tretë që japin lejet, që bëjnë pa dashje një sy qorr e një vesh shurdh. Mund ta kenë nga dritëshkurtësia që fitimet që sillka ky muhabet mund t'i marrin me vete.

    marre nga RD

  11. #11
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Citim Postuar më parë nga Brari

    e ke postuar njehere kete artikull lart, mos do e postosh edhe nja 4 here te tjera? apo keshtu eshte direktiva e partise?

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    korrieri
    -
    PD, korrupsioni dhe industria e ndertimit
    E Diele, 23 Tetor 2005
    Nga Fatos LUBONJA

    Pa dyshim kush po ndjek zhvillimet e fundit politike shqiptare nuk mund te mos vere re se ne qender te tyre eshte dinamika qe ka krijuar lufta kunder korrupsionit, e cila mori nje theks edhe me te forte nga lajmi i fresket se "Transparency International" e ka renditur Shqiperine nder vendet me te korruptuara te Botes.

    Kjo dinamike ne jeten politike eshte krijuar kryesisht nga ballafaqimi i tre qendrimeve:

    se pari, qendrimet e mazhorances, e cila ka ndermarre disa aksione politike, ku nder me te shenuarit jane kerkesa per heqjen e imunitetit deputeteve, disa aksione ne dogana, presionet politike per te aktivizuar Prokurorine, shembja e ndertimeve pa leje ne shkolla, si dhe futja ne diete e qeverise dhe e parlamentareve nepermjet shkurtimit te shpenzimeve;

    se dyti, qendrimet e opozites PS, e cila me nje politike kryesisht destruktive kundershton thuajse gjithcka ben mazhoranca dhe nepermjet organit te saj "Zeri i Popullit" akuzon se edhe demokratet jane te korruptuar;

    se treti, qendrimet e LSI-se, qe shprehet "pro" nevojes se luftes kunder korrupsionit, por ngulmon se aksionet e qeverise jane me teper fasade, pra se nuk ka vullnet serioz te mazhorances per te luftuar korrupsionin.

    Perballe kesaj dinamike opinioni publik mbetet nderdyshes, dhe njeheresh edhe ne pritje te zhvillimeve te metejshme per te vertetuar nese PD e ka seriozisht apo nese kane te drejte socialistet qe i quajne demokratet te korruptuar e ne kete kontekst edhe LSI-stet, te cilet sot per sot i konsiderojne aksionet e PD thjesht propagande.

    Pa dyshim aksione te tilla, si shkurtimi deri ne pergjysmim i bodyguardeve si dhe i shpenzimeve qeveritare nuk mund te kritikohen, ashtu sikurse edhe kerkesa per heqjen e imunitetit deputeteve apo dhe kerkesa qe Prokuroria dhe SHIK-u te zgjohen, madje edhe te ndryshohen. Por kuptohet se ende kerkohet dicka me teper qe njerezit te binden se keto jane shprehje e nje vullneti te mire dhe jo te keq sikurse akuzon PS, e terthorazi edhe LSI. E, ne kete kontekst, te mos harrojme se, sikurse eshte thene shpesh nga PD ne opozite, sistemi yne i korrupsionit apo mafia qe ka kapur shtetin, ka ndertuar struktura qe ne nje fare menyre i ka bere politikanet tane te kene dy rroga, nje "modeste" qe ua jep shteti si dhe rrogen e majme qe u jep sistemi i korrupsionit. Me nje fjale, metaforikisht, shkurtimi i rroges modeste nuk mjafton per te na bindur se kemi te bejme me dicka serioze nese nuk shohim goditje mbi ate sistem qe u jep politikaneve tane rrogen e majme.

    Ne kete pike, opinioni eshte ende nderdyshes. Njihen veshtiresite e luftes kunder korrupsionit: ay eshte nje fenomen jo vetem i politikes, por edhe social-kulturor i perhapur si nje rrjet kapilar ne cdo qelize te shoqerise dhe te nderhysh ne te eshte nje pune qe kerkon shume mund e kohe. Nuk mund te mohohet edhe rreziku se po te tentosh ta rrezosh sistemin e tij me nje te goditur, ay mund te te zere brenda, aq me teper kur edhe instrumente te tilla, si Prokuroria apo Gjykatat apo SHISH jane te infektuar rende prej tij e mund te te sabotojne. Por, nga ana tjeter, nuk mund te mohohet se kunder tij, me se pari duhet vullnet i mire dhe diagnistikim i sakte, ne menyre qe te percaktohen edhe terapite e sakta, si ato intensive, edhe afatgjatat.

    Prandaj ajo cka sot kerkon opinioni eshte pikerisht dhenia e shenjave bindese te vullnetit te mire dhe te diagnostikimit te sakte. A po duken keto? Veshtire te vesh bast per "po" apo "jo", por disa shenja shqetesuese pro "jo"-se eshte mire te thuhen sa me pare.

    Shteti brenda shtetit i industrise se ndertimit

    Nese sot flitet per deme te pallogariteshme te kryera ndaj ketij vendi, me se pari do te rendisja helmimin nga korrupsioni te sistemit arsimor dhe atij shendetsor, ku njerezit ne menyre masive ndeshin degradimin moral te shoqerise. Por per keto dy plage te hapura flitet shume, ashtu sikurse edhe per nevojen e funksionimit te drejtesise kunder te korruptuarve, edhe kjo si terapi imediate. Ajo qe me duket shqetesuese eshte se pak ose aspak flitet per nje plage tjeter qe duhet te vihet edhe ajo ne kategorine e pare e qe kerkon nderhyrje urgjente, sepse edhe ajo po shkakton deme qe nuk mund te riparohen ose qe duan nje kohe shume te gjate per t'u riparuar. E pra nese flitet per shtet te kapur nga mafia, qe ka sjelle deme te pallogariteshme politike, morale, ekonomike, deme te pallogariteshme ekollogjike, korrupsion te papare, nese flitet per media gjithashtu te kapura nga mafia, nje nga aktoret kryesore te ketyre demeve eshte industria e ndertimit. Hipertrofizimi i kesaj industrie e ka futur ekonomine ne nje rreth vicioz moszhvillimi nepermjet thithjes se te tera investimeve te shqiptareve, kryesisht ne kete industri, e cila nuk eshte prodhuese dhe zhvilluese. E nderkaq, si rrjedhoje e ketij hipertrofizimi, nese sot eshte shkaterruar bregdeti, aktor kryesor jane politikat e mbrapshta te pakontrolluara ndertuese betonuese. Saranda dhe Durresi jane shembulli me dramatik i ketij fenomeni. Nga zona turistike ato jane kthyer ne te kunderten e asaj qe terheq turizmin. Nese sot flitet per shkaterrim te tokave bujqesore, ajo eshte perseri aktorja kryesore, nese flitet per shkaterrim te lumenjve aktore kryesor jane lavatricet pa fund ne funksion te industrise se ndertimit. Nese jane shkaterruar pyjet, perseri aktore kryesore jane sharrat e kesaj industrie. Nese eshte shkaterruar pejsazhi, perseri ata jane aktori kryesor. Po ende cilesia e jetes se banoreve te Tiranes, Durresit, Vlores, Sarandes, etj. eshte e nje niveli dramatik. Zgjidhja e problemit te banimit per nje pjese (nje nga te mirat e kesaj industrie) eshte shoqeruar me shkaterrimin e baneses se madhe: qytetit ku njerezit banojne. Mjafton te kesh prasysh se tiranasit thithin nje ajer tre deri ne dhjete here me te ndotur se norma dhe se femijet e tyre nuk kane thuajse me asnje vend publik ku te mund te luajne apo te shetiten te pashqetesuar nga agresioni i trafikut, pluhurit, tymit, zhurmes. Po ashtu, nese jane shembur sa e sa ndertesa historike ne kryeqytet dhe qytetet kryesore aktore eshte perseri industria e ndertimit.

    Me tej akoma: nese flitet per deme qe i jane shkaktuar medias se lire e te pavarur e me ne pergjithesi mendimit kritik ne Shqiperi, ndergjegjes shoqerore, shoqerise civile perseri nje nga aktoret kryesore eshte industria e ndertimit, e cila zoteron thuajse teresisht median private ne Shqiperi dhe njeheresh ka mjetet me te forta financiare te korruptimit.

    Prandaj nuk e ekzagjeron nese thua se kjo industri ka ndertuar nje shtet te vetin te tipit totalitar brenda shtetit. Them te tipit totalitar, sepse shteti totalitar kishte njeheresh nen kontroll pushtetin politik, pushtetin ekonomik, si dhe pushtetin mediatik/propagandistik qe punonin ne sherbim te njeri tjetrit. Aq e vertete eshte kjo, sa edhe pasi ka marre persiper reformimin e Patise Socialiste kryebashkiaku Rama, nje nga kapot e ketij shteti brenda shtetit, nuk ka hequr dore nga Bashkia, madje, sipas zerave qe qarkullojne, do te kerkoje edhe nje mandat te trete.

    Aresyeja e kesaj gjendje nuk eshte per shkak se ndertuesit kane qene apo jane qeniet me te mbrapshta shqiptare, por sepse, sikurse dihet, parate me te shumta te shqiptareve, pas periudhes se piramidave, kane rrjedhur ne vend nepermjet kesaj industrie dhe per kete industri. Fatkeqesisht mungesat e panumerta morale, kulturore dhe ligjore e kane kthyer ate ne nje vazhduese me te sofistikuar te piramidave mashtruese, pasi edhe vlera dhe siguria e ketyre investimeve te shqiptareve eshte shume e dyshimte. Kesaj i duhet shtuar edhe fenomeni i pastrimit te parave te pista, qe kudo pastrohen me lehte nepermjet kesaj industrie, cka ka bere qe kjo industri te kaloje ne duar investitoresh me burim parash te dyshimta - duke bere edhe me te madh rrezikun e lidhjes se krimit me kete industri.

    PD dhe industria e ndertimit

    E pra, fatkeqesisht, pikerisht lidhur me kete ceshtje nga sa e kam ndjekur, qofte fushaten paraelektorale, qofte edhe zhvillimet pas fitores se PD, nuk kam pare thuajse asgje te rendesishme deri me sot ne programet lidhur me ndryshimin e politikave ndertuese dhe as te luftes se korrupsionit qe buron prej kesaj industrie.

    Ne shtypin prane PD-se kam lexuar kohet e fundit disa here lajm/ komentin se tani qe PD-ja ka ardhur ne pushtet, ndertuesit e persekutar gjate kohes se PS-se, vecanerisht per shkak te klientelizmit korruptiv te kryebashkiakut Rama, do t'u hapet pune cka do te krijoje mundesi punesimi edhe per shume shqiptare. Kjo u komentua edhe pas botimit te nje raporti te SHISH-it ne "Tema", qe vinte ne dukje demet qe i kishte shkaktuar biznesit shqiptar klientelizmi i Rames. Por kjo kerkese per liberalizim nuk mund te mos te te krijoje shqetesimin e thellimit te situates qe ekziston sot, kur cdo privat kontrakton me cdo ndertues (nepermjet seksereve qe kryebashkiaku aktual i Tiranes u ka vene emrin "inteligjence e terrenit") dhe nderton cfaredolloj monstruoziteti pa asnje kontroll dhe pa asnje plan urbanistik; ashtu si dhe shqetesimin se kjo industri mund te vihet tani ne funksion te PD-se.

    Para disa kohes hapa me interes te vecante te lexoj nje shkrim te anetarit te KOP-t, Besnik Aliaj, sot keshilltar i Kryeministrit per ceshtjet urbane, i cili fliste per demet e pallogaritshme ekologjike ne Shqiperi. Dramaciteti i gjendjes evidentohej qarte, por per fat te keq, asnje fjale nuk pashe atje per aktoret kryesore te demeve, industrine e ndertimit.

    Po ashtu PD ka folur shume per kompensimin qe do t'i behet arkes se shtetit nga shkurtimi i taksave nepermjet eliminimit te evazionit fiskal neper dogana apo nepermjet pageses se borxheve etj.. Por burimi qe nuk kam pare te preket eshte pikerisht ay qe normalisht duhet te ishte nje nga burimet kryesor meqenese edhe paraja e shqiptareve ka kaluar e po kalon kryesisht neper industrine e ndertimit. Po t'i referohemi shkrimit te Richard Gibson - Shaw "Edi Rama's Panorama - Where's the City Pl" (Panoramat e Edi Rames - po ku eshte plani urbanistik?) botuar ne "Tirana Times" rezulton se ne Perendim nje ndertues eshte i kenaqur kur ka nje perqindje fitimi 30%, nderkohe qe, sipas tij, me kosto ndertimi 300 euro dhe shitje 700 per meter katror perqindja e fitimit te ndertuesve tane eshte 150%. Ku shkojne parate e ketyre fitimeve perrallore? pyet gazetari. Po Berisha si e sheh kete ceshtje? C'kuptim ka shtyrja e TVSH per ndertuesit? A ka ndermend PD dhe Berisha te vazhdojne me modelin socialist te marredhenieve te shtetit me industrine e ndertimit? Pervec ndonje artikulli tek-tuk, shkruar prej autoresh prane ish-opozites nuk kam pare perpjekje serioze per diagnostikimin e kesaj situate dhe te vullnetit per ndryshimin e saj. Nuk shoh projekte per rivenie ne nje funksionim jashte korruptiv te instituteve te tilla, si ai i Urbanistikes, i Monumenteve dhe ne pergjithesi nuk kam pare te behet presion mbi pushtetet lokale per te ndertuar plane urbanistike per qytetet nga eksperte qe do te ishin jashte konfliktit te interesave.

    Si perfundim

    Ka kohe qe eshte ndezur drita e kuqe e alarmit per nevojen e venies nen kontrollin e ligjit te industrise se ndertimit. Masakra urbane, ajo ekologjike, e trashegimise kulturore, e pejsazhit turistik jane shenjat e dukshme te marredhenieve barabare te shqiptarit me shqiptarin ne kete periudhe e po ashtu perseritje e nje historie te gjate tragjike: asaj te shperdorimit te ketij vendi nga nje grusht aventurieresh per interesat e tyre banale. Metalurgjiku, bunkeret, superfosfati, gerdalla uzinash gjithfareshe jane aty per te deshmuar per kete. Ndjeshmeria e qeverise ndaj ketij alarmi do te ishte nje nga treguesit kryesore te fillimit te luftes se vertete kunder sistemit te korrupsionit e ne thelb edhe te fillimit te ndryshmit te historise tragjike te vendit tone.

    -----

  13. #13
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Tirona po bohet si Cikag me gjithe kto ndertime te reja. Edhe ne Durres te vollga kan bere shume ndertesa te larta po njime asnji nuk eshte si ajo kulla qi rrotullohet ne Tirane. Eh mer Edi, aj te marrim borxh.

  14. #14
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Nje xhiro me tramvaj ne Tirane

    Pertej punimeve dhe zhurmes se sotme, po konturohet Tirana e se nesermes. Brenda vitit te ardhshem do te prekim mbikalimin ne hyrjen e kryeqytetit, por dhe bulevardin “Deshmoret e Kombit” te rikonstruktuar

    nga Alqi Kociko

    Makinat nuk mund te hyjne ne zemren e Tiranes, e cila eshte tashme ekskluzivitet i kembesoreve. Pergjate bulevardit “Deshmoret e Kombit”, keta te fundit mund te pushojne nen hijen e pemeve te parqeve te rinj, apo te bejne shoping neper dyqanet e qendrave tregtare, sherbime keto te strehuara ne ndertesat e reja me stil futurist. Nderkohe qe gjelberimi perben elementin thelbesor te unazes se pare te metropolit shqiptar, kjo rrethore eshte edhe kufiri skajor i makinave. Sepse nga stacioni i trenit deri tek sheshi “Nene Tereza”, kush ndihet i lodhur mund te marre tramvajin per t’i shkurtuar rruge vetes. Te tjere rrathe bashkeqendrore zgjerohen duke futur brenda vetes gjithe harten e nje kryeqyteti modern.

    Pershkrimi i mesiperm sigurisht qe flet per Tiranen virtuale te se nesermes, por kjo e neserme apo te pakten pjese te saj, nuk duken edhe aq te largeta. Ne baze te projektit te studios franceze “Architecture studio” per qendren e Tiranes, ndryshimet kane filluar. Prej disa javesh kane nisur punimet per ndryshimin e pamjes se bulevardit “Deshmoret e Kombit”, ku do te ruhet pamja me gure dekorative e trotuareve, por nuk do te mungojne edhe tramvajet. Nderkohe, ne anen tjeter te qytetit, ne hyrjen e tij prane “Zogut te Zi”, prej disa muajsh ka marre jete projekti per ndertimin e mbikalimit te pare ne kryeqytet. Keto jane vetem dy nga projektet qe vertet po sjellin shqetesim per trafikun keto jave te fundit, por qe do te bejne te mundur qe plani francez te marre jete qe vitin e ardhshem.

    Vertet nje qytet “metropol” nuk mund te kuptohet si i tille pa metrone e vet, ndryshe rrjetin nentokesor hekurudhor qe jo vetem lehteson trafikun urban, por qe shoqerohet edhe me infrastrukturen perkatese tregtare dhe te sherbimeve te tjera. E qe Tirana ta kete kete luks, mbase duhet te kalojne dekada dhe te vijne fonde dhjeteramilione euroshe. Por shume me shpejt se deri atehere, mbase ne pak vitet e ardhshme, kryeqyteti do te kete me siguri tramvajin ekologjik me pak vagone, qe do te shetise kembesoret nga njeri cep i bulevardit qendror tek tjetri. Punimet per zgjerimin e “Deshmoreve te Kombit” kane nisur. Projekti kerkon durim dhe pune artizanale, sepse do te ruhen pllakat me gur vullkanik te trotuareve, te cilat do te rivendosen, ndersa bordurat prej guri do te kufizojne nje shtrat rruge te shtruar me pllaka te kuqe, njesoj si bulevardi “Zogu I”. Per gjurmen e tramvajit eshte rezervuar nje rrip i gjelber me gjeresi prej 5 metrash ne mes te bulevardit. Dhe per nje bashki qe eshte mesuar t’i beje punet “me rrenje”, natyrisht qe rindertimi i boshtit qendror te Tiranes nenkupton edhe nderhyrjet e domosdoshme ne rrjetin nentokesor te kanalizim-ujesjellesit. Nderkaq, rregullin tashme te sanksionuar te maksimumit prej 9 kateve per ndertesat e banimit, do ta thyejne vetem pak kulla te larta me destinacion te percaktuar: Qendra me aktivitet tregtar, sherbime dhe karakter administrativ. Sheshi “Skenderbej” eshte konceptuar si mjedis i pershtatur per aktivitete, nje hapesire social-kulturore ku do te mbizoterojne lokalet dhe kafenete me struktura te lehta. E nese flasim per harmonine fetare, ajo eshte e pranishme dhe ne projektin francez: Jane rezervuar trojet per ndertimin e kishes se re ortodokse dhe xhamise, te cilat bashke me Katedralen Katolike prapa hotel “Dajtit”, do te plotesojne trekendeshin e vendeve te shenjta per besimtaret e tre feve kryesore ne vend.

    Ne fakt, kur flitet per ndryshime nuk duhet harruar se disa gjera nuk do preken. Dhe fjala eshte per zonen e ish-Bllokut, qe do te mbetet nje parajse kembesoresh e paprekur nga ndertimet e larta, dhe pergjithesisht zona jugore synohet te mbrohet. Por mbrojtja do te jete “aktive”: Sepse sheshi para korpusit te Universitetit do te shnderrohet ne zone te gjelberuar ndersa shatervani aktual do te kthehet ne nje basen drejtkendesh uji. E per te kercyer ne anen tjeter te aksit qendror, nje park i madh do te krijohet prapa Stacionit te Trenit; nje siperfaqe e gjere rekreacioni qe deshmon respekt ndaj nje prej kushteve kryesore, gjelberimit maksimal te kryeqytetit. Kushdo qe ka makine, dhe kjo kategori nuk eshte e vogel, pas ketyre rradheve mund te stresohet me teper sesa ne nje dite trafiku te ngarkuar: Po parkimit si do t’i veje halli? Me ane te nje zgjidhjeje qe pak eshte realizuar deri tani, edhe nga ndertimet me te reja: Parkingje te medha nentokesore ne pika te ndryshme.

    E perderisa parkimi dhe trafiku i renduar jane dy ane te se njejtes medalje, ne fund mund te flasim per “embelsiren”, e cila perdite po shkon drejt realizimit nen syte e gjithe kryeqytetasve. Eshte mbikalimi i madh rrotullues ne hyrje te Tiranes, tek toponimi i mirenjohur “Zogu i Zi”. i cili pas zgjerimit deri ne dyfishim te aksit hyres te Laprakes, do te sherbeje si nje valvule efikase per shkarkimin e trafikut ne tre drejtime te ndryshme, duke u shnderruar njeheresh ne nje hyrje dinjitoze per nje kryeqytet europian. E nese eshte parashikuar qe mbikalimi te perfundoje brenda nje viti, atehere ne nje reaksion zinxhir nuk do te jete e larget dita kur projektet e tjera te perfundojne njera pas tjetres. Pasketaj, nuk do te jete cudi qe ai shofer qe ka hyre ne metropol nga mbikalimi i Laprakes, ta parkoje diku makinen per te bere pazar se bashku me familjen ne qender. Mbase do t’i duhet edhe te marre tramvajin.

    Revista KLAN

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Rama: Berisha në pushtet, fundi jonë
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  3. Poni: Rama, doreheqje ose mocion mosbesimi, shpërfilli Festën e Pavarësisë
    Nga Barlet23 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 06:20
  4. Barbaria Komuniste
    Nga Lexuesja në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 06:48
  5. Planifikimi urbanistik i qëndrës së Tiranës
    Nga drini_në_TR në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 12:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •