ReEdD
Administrator
Posts: 1000
(3/26/02 12:23:43 am)
Reply
Cfare po ndodh me bankat shqiptare?

--------------------------------------------------------------------------------

Radhė tė gjata nė dyert e sporteleve tė BK-sė nė Vlorė, Fier, Lushnjė e nė qytete tė tjera. Emigrantėt, tė parėt qė kėrkojnė paratė e tyre

Shpėrthen paniku pėr depozitat nė banka

Pėrqėndrim i madh i forcave speciale nė rrugėn drejt Vlorės. Ēdo 100, metra njė postbllok

Rradhė tė gjata kanė nisur nė dyert e sporteleve tė Bankės sė Kursimeve nė Vlorė, Fier edhe Lushnjė. Me mijėra qytetarė, por edhe fshatarė tė zonave rreth e rrotull kanė zėnė rradhė qė pa gdhirė pėr tė tėrhequr paratė e depozituara nė Bankėn e Kursimeve. Shumė prej tyre janė edhe emigrantė ose prindėrit e tyre, tė cilėt kėrkojnė me ngulm tė tėrheqin paratė e depozituara nė Bankėn e Kursimeve.

Por, ndėrkohė nė tė gjithė rrugėn nga Lushnja pėr nė Vlorė shihet edhe njė pėrqėndrim i madh i forcave speciale tė policisė tė ardhura nga Tirana. Dėshmitarė tė ardhur nga Vlora tregojnė se ēdo 100 metra gjendet njė postbllok policor qė kontrollon pasaportat e udhėtarėve. Njė gjendje e nderė duket pėr shkak tė pranisė sė forcave speciale edhe nė tė gjitha sportelet e bankave. Kėshtu burime nga Fieri bėjnė tė ditur qė edhe pse qindra njerėz kanė kėrkuar paratė e tyre, askush nuk i ka marrė ato, sepse, pavarėsisht pritjes, sportelet nuk u hapėn.

Ligji i ri pėr depozitat ėshtė shkaktari kryesor i panikut tė krijuar ditėt e fundit nė rradhėn e depozituesve tė kėsaj banke. Sipas kėtij ligji, Banka Kombėtare Shqiptare i siguron depozitat bankare deri nė 7 milion lekė, mė pas gjithēka i lihet rastėsisė.

Por burimet zyrtare nga Banka e Kursimeve bėjnė tė njohur se specialistėt e kėsaj banke ia kanė faturuar gjendjen e krijuar mediave greke mbėshtetur dhe nė deklaratat e fundit tė kryeministrit Majko, ndėrkaq aludohet se njė situatė e tillė i shėrben qarqeve tė caktuara greke qė kanė interesa tė blejnė BK-nė.

Por nga ana tjetėr, kjo nuk i ka qetėsuar aspak depozituesit qė kanė vazhduar edhe dje tė sulmojnė sportelet e bankės. Kėshtu, sipas informacioneve nga Vlora, Fieri dhe Lushnja rradhėt e gjata janė parė sėrish nė sportelet e BK-sė dhe banka nuk ka qenė e zonja tė kėnaqė tė gjithė depozituesit qė kanė kėrkuar prishjen e kontratės. Veē kėsaj, pėr vlera bankare mė tė larta se 10 milion, punonjėsit e bankės iu kanė kėrkuar klientėve tė bėjnė njė kėrkesė me shkrim, e cila do tė shqyrtohet nga drejtoria dhe mė pas do tė marrin pėrgjigje. Kjo ka bėrė qė depozituesit qė kanė vlera tė larta nė BK tė jenė akoma dhe mė tė shqetėsuar pėr paratė e tyre, aq mė tepėr qė askush nuk garanton depozitat e tyre. Sipas informacioneve, rritja e kėrkesės pėr tėrheqje tė parave dhe mbyllje tė kontratės ka patur edhe nė Tiranė dhe nė rrethe tė tjera tė mėdha tė vendit, edhe pse nuk ka ndodhur fenomeni i radhėve tė zgjatura dhe punės deri nė orėt e vona tė natės. Guvernatori Cani ėshtė pėrpjekur tė qetėsojė depozituesit, duke e paraqitur situatėn si njė skenar tė turpshėm tė elementėve tė caktuar.

Por, gjithėsesi, vetė kreu i BSH-sė nuk ka bėrė asnjė deklaratė garancie nė lidhje me sigurimin e plotė dhe kthimin deri nė njė ta parave tė kreditorėve. Aktualisht, BK duket se ka vėshtirėsi financiare tė kthejė paratė sipas kėrkesave tė depozituesve tė vet.

Specialistė tė ekonomisė vazhdimisht kanė folur sė fundi pėr njė rritje tė ndjeshme tė tregut informal dhe pėr tregun e zi tė parasė, i cili ėshtė bėrė dominant dhe ėshtė duke nxjerrė jashtė loje bankat qė nga ana e tyre deklarohen tė gjitha pa fitim. Mungesa e njė ligji pėr pastrim parash dhe aktivizimi i tė gjitha llojeve tė trafiqeve, ben qe leku te dale jashtė bankave dhe tė qarkullojė nė duar individėsh, duke i vėnė nė vėshtirėsi financiare bankat. Kjo provohet dhe nė rastin e BK-sė, e cila edhe pse nuk ka aktivitet krediti dhe e ka riskun zero, sėrish ėshtė vendosur nė njė pozitė tė vėshtirė financiare dhe nuk ėshtė nė gjendje tė plotėsojė tė gjithė kėrkesat e depozituesve tė saj.

Marre nga RD




anton1as
i Djathte
Posts: 1465
(3/26/02 2:56:51 am)
Reply Re: Cfare po ndodh me bankat shqiptare?

--------------------------------------------------------------------------------

Duan ti privatizojne pra ti vjedhin perpara se te ikin socialistet si duket ose greket e zgjuar kerkojne te rrisin depoziat e bankave te tyre.





konservatore
Deputet
Posts: 147
(3/28/02 6:58:28 am)
Reply Re: Cfare po ndodh me bankat shqiptare?

--------------------------------------------------------------------------------

Me bankat shqiptare???

Greket jane ulur kembekryq dhe ia kane lene te gjithe punet zgjatimeve te tyre qe drejtojne sot pushtetin ne Shqiperi.

E bejne ata punen edhe me cilesore.


Po fus me poshte disa artikuj te shkeputur nga Gazeta Tema e dites se sotshme.

-----------------------------------------------------------


Pesė orė debat nė Komisionin Parlamentar tė Ekonomisė

Guvernatori: Garanci 100 pėr qind vetėm pėr depozitat 350 mijė lekė

Bode: Shteti duhet tė garantojė 100 pėr qind tė gjitha depozitat dhe jo vetėm depozitat nėn 350 mijė lekė



Komisioni Parlamentar i Ekonomisė diskutoi dje pėr orė tė tėra rreth krizės sė krijuar nė shoqėrinė shqiptare pas njoftimeve pėr privatizimin e Bankės sė Kursimeve. Komisioni diskutoi mbi projektligjin e privatizimit tė Bankės sė Kursimeve. Guvernatori Shkėlqim Cani sipas burimeve nga kjo mbledhje, i pėrmbahet idesė se depozitat bankare nuk duhet tė jenė tė siguruara nė masėn 100 pėr qind deri nė ditėn e hyrjes nė fuqi tė ligjit pėr privatizimin e Bankės.Sipas projektligjit tė hartuar nga qeveria shqiptare, shteti jep garanci 100 pėr qind vetėm pėr depozitat nė shumėn 350 mijė lekė dhe njė garanci deri nė masėn 85 pėr qind pėr shumėn 700 mijė lekė. Pėr shumat e tjera projektligji nuk jep garanci.Projektligjin e mbrojtėn pėr orė tė tėra zotėrinjtė Arben Malaj, Ylli Bufi, dhe Guvernatori Shkėlqim Cani.Por pėrfaqėsuesit e opozitės nė parlament ngulin kėmbė se ato depozita tė cilat janė futur nė bankė nė kohėn qė ajo ishte shtetėrore, duhet tė garantohen 100 pėr qind deri nė hyrjen nė fuqi tė ligjit.Sipas zotit Ritvan Bode, opozita ėshtė e gatshme tė pranojė konceptin e privatizimit tė Bankės, por legjislacioni dhe procedura e garantimit tė depozitave duhet tė jenė tė qarta. Ai theksoi se opozita po pėrpiqet tė qetėsojė njerėzit duke iu propozuar atyre njė ligj tė sigurt pėr privatizimin e Bankės sė Kursimeve. Koncepti i opozitės ėshtė nė tėrėsi dakord me ligjin pėr privatizimin e Bankės, por kėrkon qė depozitat e qytetarėve tė jenė tė garantuara deri nė momentin qė hyn nė fuqi ligji.Pėr tė shpjeguar kėtė situatė, Bode do tė paraqesė sot nė parlament njė promemorie tė tij.


-----------------------------------------------------------



Limpreht thėrret opozitėn pėr bankat

Bode dhe Spaho shpjegojnė konceptin e tyre pėr rrezikun e krizės

Kryetari i Partisė Demokratike Sali Berisha dhe dy drejtues tė lartė tė PS-sė qė mbulojnė problemet ekonomike u takuan dje me ambasadorin e SHBA nė Tiranė, Jozef Limpreht, pėr tė shpjeguar pikėpamjet e tyre rreth krizės bankare nė Shqipėri. Nė njoftimin zyrtar tė PD-sė thuhet se u diskutua gjerėsisht mbi zhvillimet e fundit nė vend.Bode dhe Spaho dy drejtues tė problemeve ekonomike tė opozitės, kanė qenė shumė prezentė ditėt e fundit nė komentet e tyre mbi krizėn bankare. Shqetėsimi nė rritje pėr sigurinė e depozitave tė qytetarėve ka bėrė qė radhėt e gjata tė qytetarėve tė shtohen para bankave dhe tė rritet rreziku i falimentimit tė tyre.Opozita mbėshtet privatizimin e Bankės sė Kursimeve, por i ka bėrė thirrje qeverisė tė sigurojė 100 pėr qind depozitat e qytetarėve.Media shqiptare ka raportuar ditėt e fundit se shumė emigrantė tė ardhur nga Greqia janė tė shqetėsuar nga njoftimet se Banka e Kursimeve mund tė falimentojė, por diplomatėt grekė nė Tiranė mohojnė akuzat.






konservatore
Deputet
Posts: 148
(3/28/02 7:00:29 am)
Reply Re: Cfare po ndodh me bankat shqiptare?

--------------------------------------------------------------------------------

Artikulli

-----------------------------------------------------------

Njė opozitė e shpikur pėr panik

Mero Baze

Njė qytetar i intervistuar nga “Top Chanel” nė radhė para Bankės sė Kursimeve pėr tė tėrhequr paratė, e shpjegoi thjesht shkakun pse po i tėrhiqte ato. “Ata po zihen si qentė me njėri-tjetrin, e unė tė kem besim t’u lė lekėt atyre ė... asnjė lek nuk lė nė dorė tė tyre...”. Qytetari u pasua nga njė sėrė bashkėqytetarėsh tė tij, tė cilėt nė shumicė ngjanin tė ishin socialistė, pasi kishin besim tek qeveria, por lekėt do t’i tėrhiqnin.Pra nėse u vė njė vesh opinioneve tė qytetarėve, tė cilėt po bėhen subjekte tė krizės bankare, e kupton lehtė se shkak themelor i panikut tė tyre, ėshtė kriza e mosqeverisjes sė vendit, pėrfshi dhe krizėn brenda Partisė Socialiste. Mė tej akoma ka shkaqe qė lidhen me pėrpjekje nga ndonjė segment financiar i Greqisė apo dhe vetė segmente qeveritare pėr dobėsimin e vlerės sė Bankės sė Kursimeve, me rikthimin e kujtesės pėr piramidat e vitit 1997 e tė tjera si kėto. E gjithė kjo klimė pasigurie e mbivendosur nė debatin profesional dhe politik mbi privatizimin e Bankės sė Kursimeve, e bėn edhe mė tė ndėrlikuar situatėn dhe fut si subjekt tė krizės, edhe parti politike shqiptare.Nė kėto kushte njė debat publik sa mė i ndershėm dhe konstruktiv, do tė ishte nė tė mirė tė zbutjes sė krizės. Por ajo qė ėshtė mė e pakuptimta nė gjithė kėtė histori ėshtė njė pėrpjekje e disa zyrtarėve tė lartė tė Partisė Socialiste, tė cilėt pėr rastėsi koinēidojnė tė gjithė tė rreshtuar politikisht pėrkrah kryetarit Nano, pėr tė shpikur si shkaktarė tė kėsaj krize opozitėn shqiptare. Kriza bankare e cila duket se ka brenda saj plot elementė teknikė, psikologjikė, financiarė, por edhe elementė politikė, po kanalizohet si njė krizė politike, ēka do ta bėjė tė pashmangshėm fundin e keq tė saj.Debati i opozitės me Guvernatorin e Bankės rreth ligjit pėr privatizimin ėshtė vetėm nė njė pikė dhe vetėm pėr pikėn ku kėrkohet garanci 100 pėr qind pėr ato depozita qė qytetarėt kanė dorėzuar nė Bankė, kur ajo ishte pronė e shtetit. Ky debat nuk ka pėrbėrė deri tani asnjė arsye pėr tė ngjallur panik nė banka. Por qeveria ka bėrė pėrpjekje tė madhe pėr tė injoruar tė gjithė faktorėt e tjerė realė tė krizės, pėrfshi dhe njoftimet se paniku ka ardhur nga Greqia dhe po fokusohet tek opozita shqiptare. Kėshtu kryeministri merr pėrkrahu ambasadorin grek dhe shėtit me tė si “garanti” i bankave shqiptare, takon ambasadorin amerikan dhe e garanton atė se nuk kemi asnjė tė keqe nga Greqia, por nga opozita, e kėshtu me radhė...

Pra po bėhet kujdes qė tė mos shikohen nė sy shkaqet e vėrteta tė krizės, e cila sjell krizėn bankare, por po shpiket njė opozitė tjetėr nga ajo qė ėshtė, me qėllim qė tė ilustrohet paniku me njė “gogol”. Dhe pėr t’i trembur deri nė fund qytetarėt e shkretė, sidomos ata qė arrijnė t’i marrin paratė, Kėshilli Mbikėqyrės i Bankave, u kujton se, duke marrė paratė, ata po “ekspozohen” ndaj kriminelėve, qė mund t’u vjedhin shtėpinė. Pas kėsaj ec e gjej kush po pėrhap panikun nė Shqipėri

Marre nga TemA, 28.03.2002





ReEdD
Administrator
Posts: 1005
(3/28/02 11:22:58 pm)
Reply
Re: Cfare po ndodh me bankat shqiptare?

--------------------------------------------------------------------------------

Kryetari i PD: Emigrantėt nuk do tė sillnin mė paratė e tyre.

PD: Paniku erdhi nga Greqia
Berisha kėrkon rritjen e nivelit tė garancisė


TIRANE

Deputetėt e PD akuzuan dje se i gjithė paniku nė lidhje me depozitat e Bankės sė Kursimeve ėshtė njė lojė qė paratė tė shkojnė drejt bankave tė huaja dhe kryesisht atyre greke. Kėtė ide tė tyren deputetėt e PD e mbrojtėn nė parlament, ndėrsa Ridvan Bode aludoi edhe pėr drejtusit e Bankės sė Kursimeve. Ai tha se "pse 12 drejtorėt dolėn nė njė ditė dhe thanė se paratė nė Bankėn e Kursimeve janė tė sigurta nė njė kohė kur askush nuk kishte thėnė se ato ishin tė pasigurta". Disa deputetė pėrmendėn se kjo ėshtė njė lojė e bankave greke, ata theksuan faktin se lajmet pėr falimentim tė Bankės sė Kursimeve erdhėn nga emigrantėt qė janė nė Greqi. Ata ishin tė parėt qė vrapuan nė sportelet e bankės pėr tė marrė paratė e tyre pasi nė televizionet greke ishte dhėnė njė lajm se nė Shqipėri po falimentonte Banka e Kursimeve. Kryetari i PD Sali Berisha kėrkoi dje nė Kuvend qė nė ligjin pėr garancinė e depozitave tė bėhej njė shtesė pėr tė rritur nivelin e depozitės sė garantuar. Niveli 700 mijė lekė tė reja sipas Berishės ėshtė i ulėt dhe do tė ndikojė qė njerėzit pasi banka e Kursimeve tė privatizohet tė tėrheqin pėrsėri paratė prej saj dhe ti futin ato nė bankat e huaja qė janė nė Shqipėri. "Ndėrsa emigrantėt nuk do ti sjellin fare paratė nė Shqipėri", tha Berisha, i cili kėtė fakt e shpjegoi duke thėnė se niveli i garancisė nė bankat greke ėshtė mė i lartė. Kryetari i PD kėrkoi njė nivel garancie deri nė 24 milionė lekė tė vjetra pėr t'ju afruar nivelit tė bankave tė huaja. Sipas tij 30 pėr qind e popullėsisė ėshtė jashtė vendit dhe pjesa mė e madhe nė Greqi. Nėse ka njė nivel tė tillė garancie sipas tij emigrantėt nuk do ti sillnin mė paratė e tyre nė Shqipėri. Deputetėt e PD pėrgėnjeshtruan tė gjitha zėrat se ata kishin nxitur atė qė po ndodh nė disa qytete tė vendit ku njerėzit vrapojnė pėr tė tėrhequr paratė nga bankat, sipas tyre nxitja ka ardhur nga tjetėr kush dhe nėse vazhdohet nė kėtė mėnyrė atėherė vendi rrezikon tė kalojėn njė shkatėrim ekonomik dhe shvleftėsim total tė lekut.

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Gjeja e pare qe me erdhi ndermend kur e lexova kete kapitull, ishin Piramidat. Pa dashur te hap teme tjeter por ne ate kohe kurre nuk e lexova nje shkrim te tille te opozites se atehershme. Per 5 vite kurre nje shkrim apo nje vendim konstruktiv dhe lidhje me shqetesimin e perbashket dhe me te rendesishem.





konservatore
Deputet
Posts: 150
(3/30/02 9:22:09 am)
Reply Re: Cfare po ndodh me bankat shqiptare?

--------------------------------------------------------------------------------

ReEdD

Ne lidhje me komentin e shkurter qe keni dhene ne fund te artikullit......


Kjo deshmon se opozita ne kete rast ndryshe nga socialistet ne periudhen 1992-1997 nuk eshte e implikuar ne vjedhjen e madhe qe po i behet popullit shqiptar.

Socialistet atehere nuk ishin ne gjendje te shkruanin asgje kundra per arsye se ishin ata ndertuesit e ketyre piramidave dhe cdo artikull do te ishte nje thike e ngulur vetes.

Nje arsye tjeter atehere ndoshta ka qene dhe strategjia qe ndoqen ata dhe qe e ndertuan me bashkepunetoret e tyre jashte Shqiperise.
Bene te mundur nje heshtje totale ne lidhje me skemat, per arsye se edhe pushteti i PD e vleresonte veprimtarine e ketyre firmave si qetesuese, sepse paraja qarkullonte ne vend dhe njerezit ishin te lumtur me ato qe fitonin.
Nderkohe ne vitin 1996, nderkohe qe firmat kishin filluar edhe me nje veprimtari tjeter fitimprurese, ate te nje biznesi real dhe te stabilizimit te tyre, u shfaqen ne skene firma si "Xhaferri" dhe "Populli" qe cuan ne rrenimin e te gjithave dhe qe i terhoqen parate nga firma si:
"Vefa", "Gjallica", "Cenaj", "Kamberi" qe nderkohe kishin bere dhe investime reale.

Por ajo qe e pesoi me keq qe Sudja e cila u detyrua te dorezohej e para. Asaj i moren me shume kliente dhe baza e piramides se saj nuk qe aq e gjere sa te perballnte premtimin qe ajo kishte dhene.

Gjithcka e kalkuluar per mrekulli, ne menyre qe ato te binin njera pas tjetres nen efektin Domino.

Ceshtja e piramidave eshte me zarar dhe implikimi i socialisteve eshte kaq i madh saqe edhe sot ne vitin 2002 ata akoma nuk kane nxjerre asnje emer konkret, nuk kane bere asnje denim legal dhe nuk kane kane kthyer asgje nga parate e premtuara.

Dhe populli nuk kerkon me, dhe kjo eshte tragjikja. Ato para jane te humbura njehere e pergjithmone.


Opozita tani nuk duhet ta lere veten te implikohet ne kete afere te re te finances shqiptare dhe nga mosimplikimi i saj te nderhyje bindshem, per te mos e lene sistemin tone financiar te katandise ne duar te grekeve. Ndryshe ne morem fund.





tirana
Ekonomist
Posts: 1083
(4/1/02 7:00:06 am)
Reply Re: Cfare po ndodh me bankat shqiptare?
--------------------------------------------------------------------------------
Pas disa deklaratash,u kuptua qe neper Banka,depozitat e siguruara ne 100% jane vetem ato te komunisteve milionere ndersa ato te kursimit te popullit,nje perqindje te vogel sigurije.

Te presim e te shohim grabitjen e rradhes.....
Shqipnia e Shqiptarve