Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Vritet 16 vjecari - ngaterrohet per kafshe te eger

    POGRADEC (19 Shtator)- Kishte prere dru gjithe diten dhe sot do niste shkollen, por nje roje guroreje e ka konsideruar si kafshe pylli dhe e ka qelluar per vdekje. Ngjarja e rralle ka ndodhur te djelen ne mbremje, ne fshatin Zakorcan te Pogradecit, kur Arti Mimini, i trembur nga afrimi i ndonje kafshe te eger, ka qelluar me cifte, duke lene te vdekur ne vend 16-vjecarin Gentian Xike. Me pas, autori eshte dorezuar ne polici, ndersa endrra e te miturit per te perfunduar shkollen 3-vjecare ne Pogradec per kuzhinjer eshte nderprere.

    Ngjarja I riu, qe sot do te niste vitin e fundit te shkolles, ka mbetur i vdekur nga sacmet e nje arme gjahu, ndersa ekzekutori ka deshmuar pass arrestimit se, e kishte ngateruar per bishe te eger dhe nga frika e ka qelluar. Ngjarja e pazakonte ka ndodhur ne oret e vona te mbremjes te se dieles ne nje gurore te Zagorcanit, pak kilometra nga Pogradeci. Dy te mitur kusherinje, banore te ketij fshati, Genti Xike dhe Bledar Petriti kane qene duke u kthyer nga pylli ku kishin prere dru, duke mos e ditur se vdekja ishte fare prane tyre. Rruga qe te con ne fshat eshte vetem 10 metra larg nje guroreje. Dy djemte ecnin duke biseduar ne erresire.

    Sic eshte mesuar, ata flisnin per fillimin e vitit shkollor dhe per pergatitjet qe do bente 16-vjecari Gentian Xike. Sic eshte mesuar, ai kishte me merak veshjen per diten e pare te shkolles, ndersa kete vit ai shkonte ne vitin e trete dhe te fundit te shkolles. Burime nga drejtoria e policise se Korces kane pohuar se, roja i gurores, 35-vjecari Arti Mimini, ka pasur nje frike, duke menduar se po e sulmonin kafshet ne pyllin jo shume larg vendit te tij te punes. Per kete, ai ka marre ciften dhe ka hypur ne nje fadrome.

    Megjithese i armatosur, ai nuk ka ndenjur gjate dhe kur ka degjuar serish zhurma ne pyll, qe ne fakt ishin vetem hapat e te rinjve te lodhur, ka qelluar ne drejtim te tyre, ne nje distance prej 10 metrash. Si pasoje, 16-vjecari ka vdekur ne vend, ndersa eshte plagosur lehte kusheriri i tij. Me pas, autori eshte vetedorezuar ne polici afer mesnates, ku ka treguar per ate cfare kishte bere. em/em
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Anėtarėsuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dónde ustedes no me puede ver
    Postime
    1,770
    ca njerzish kto po mir dylbi nuk kishte ai me vete??

    skandal sh sh

  3. #3
    Pa_Prespektive Maska e KNFC
    Anėtarėsuar
    01-12-2004
    Vendndodhja
    N'shpi_Time
    Postime
    421
    Pupupupu
    Kesaj i thone te ikesh jo per dhjame qeni,po te ikesh per qen.Po ai debil roje,kur kisht kaq frike pse ne ate zanat,aq me teper me cifte ne dore?turp per zotin.kesaj i thone jeta ska pike vlere.ngushellime familjes se viktimes.
    THINK SMALL LIVE SMALL DIE SMALL

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2005
    Postime
    359
    Gjynaf. Trishtuese keto ngjarje. Zoti qofte me Gentin!

  5. #5
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Ca behet ne kete bot sot mer daj, e ha kot me kot.
    Ngushellime:
    LINDI EDHE "ANDREA"

  6. #6
    Moderator Maska e AdmiraL
    Anėtarėsuar
    25-05-2004
    Vendndodhja
    Rheinfelden - Baden-Württemberg
    Postime
    759
    Ncncncncncncncncnc

  7. #7
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Ngushellime familjes qe humbi djalin

    Ndersa Roje dallkaukun duhet ta vrase ndergjegja keq per budallekun qe beri.
    Nuk ka pas arsye te gjuaje drejt nga vinte zhurma.Ariu.. ujku tremben dhe nga zhurma e te shtenes ne ajer kur jane ne distance 10-15 metra e nuk eshte nevoje ti gjuash drejtperdrejt.Plus qe ka qene dhe mbi fadrome edhe nese e zeme qe do ti vinte xha ariu aty afer te merrte shkrepsen te ndizte xhemlekun e te ma tundte si shamine e beqarit,ariu nuk afrohetkurre aty ku ka zjarr--->qofte dhe nji llampe vajguri nga ato kinezet.Biles me thashetheme cubash dhe me i fije shkrepse ne dore e kan ba ariu bithmbrapsht..pra nuk duhet gjuante drejtperdrejt per dy arsye
    1-Sa e shpjegova me siper
    2-Pallaveshi gurores nuk u kthjellu icik e te reflektonte qe ne cep gurores kalon rruga e fshatit qe lidh me malin dhe mund te jene dhe njerez...ahh l.oqja

    Ndersa nese viktima me ate mavrine tjater kane dashur te tallin karet me rojen dhe kane bere zhurme kastile per ta trembur atehere nuk di cte them.Ky version mund te nxirret duke pyetur ate qe ka shpetuar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga FLORIRI : 22-09-2005 mė 08:58
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  8. #8
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    kesaj i thone me ik per dhjam roje

  9. #9
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Ka pas frike nga ndonje ari ose ka be qitje per qejf ja e vras ja se vras.
    Ngushellimet e mia per familjen sinqerisht.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Vertete trishtuese kjo qe po ndodhe ne vazhdimsi ne Shqiperi.
    Jeta e njeriut nuk vlene me shume se nje plumb, nje jete qe krijohet me shume mund, ēdo dite e nga pak dhe shuhet per hiq gje.
    Mbetet vetem te thuhet ngushellime familjes se te ndjerit dhe nje urim, mos u perserite me kurre rasti i tille dhe te ngjashmit.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e abnk
    Anėtarėsuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Vendi i fundit i lire n'bote, USA
    Postime
    242
    Tham se kjo ngjarje duhet t'kete ma teper se sa artikulli difton. Aty thot se i gjuejti n'nji distance prej 10 metrash. Prej 10 metrash, sado terr qofte, njeriu dallohet prej kafshes.
    Defend the second amendment

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e swat
    Anėtarėsuar
    18-09-2005
    Vendndodhja
    Prapa DiEllIT
    Postime
    618
    lene lene kur te na vine ndonje dite me cifte ne dore gjahtaret e bashkise qe vrasin qent, vallai edhe kjo ka ngel me u bo
    pfffffffffffffffffffffffffffffff roje qe te kete leprin ne bark ishte dhe ai dreq

Tema tė Ngjashme

  1. Londėr: Burg pėrjetė vrasėsit shkodran
    Nga Shijaksi-London nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 23-03-2006, 21:34
  2. Vetėvaret 13- vjeēari, “Dėshmitar i Jehovait”
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 21-07-2005, 05:20
  3. Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-06-2005, 15:11
  4. Vritet ne Athine "i tmerrshmi i Vlores" Robert Boraku
    Nga Asteroid nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-06-2003, 10:31
  5. Qėllohet pėr vdekje 25 vjeēari, nė Tiranė
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 03-12-2002, 19:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •