Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Politika e Jashtme e Shqiperise:

    Kam vene re se ne FSH ekziston nje interes i madh i anetareve, pa me perrjashtuar edhe mua sigurisht, reth politikes se jashtme te shume shteteve si SHBAs, shteteve europiane, Federates Ruse, Kines e deri tek politika e Kubes, Korese se Veriut apo edhe Iranit etj. Ne te njejten kohe zhurme e madhe behet ne Forum reth ceshtjeve te brendeshme politike apo ceshtjeve tona "kombetare". Por asnjehere nuk kam lexuar ne kete Forum nje anetar qe ta vrasi mendjen rrenjesisht dhe strukturalisht reth strategjise se jashtme qe duhet te ndjeki Tirana. Sigurisht nga shkrimet e ndryshme mund te vej re dikush se si e shikon afersisht sejcili prej nesh nje strategji te mundeshme dipllomatike por duke e shtruar problemin 'mbi tryeze' besoj se eshte me e lehte per ne qe te ndrojme ide dhe te krijojme besime apo te problematizohemi. E gjitha kjo sepse mendim i palekundshem i imi eshte se politika e jashtme e nje vendi nuk i perket vetem Presidentit, Kryeministrit apo Ministrit te Jashtem po i perket nje kombi te tere i cili duke pasur nje strategji te forte kombetare cane perpara ne piramiden e Historise!

    Keshtu ftoj anetaret te bisedojme reth kesaj ceshtjeje, sejcili sipas mundesive dhe besimeve te veta pa qene e nevojshme te kalojme ne replika te padobishme!

    Ceshjet qe sillen per shqyrtim mund te jene:

    Cilat jane sfidat e politikes se jashtme shqiptare?
    Ekzistojne rreziqe te jashtme per Shqiperine?
    Cila duhet te jete strategjia jone kombetare?
    Cila duhet te jet politika jone rajonale?
    C'rol luajne aleancat dhe cilat aleanca duhet te kemi si qellim?
    Si mundemi te rrisim sovranitetin, sigurine dhe imazhin e Shqiperise?
    Si ndertohet nje politike e fryteshme e jashtme?
    Si mundet te ndihmoje diaspora dhe komunitetet shqiptare jashte?
    etj.

    Mirepres pergjigjet tuaja...
    faleminderit

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Une mendoj se Berisha ka ber bje gabim qe ne start sepse per minister te punve te jashtme eshte dasht te jet nje katolik e jo mysliman,ky eshte mendim i imi dhe se berisha duhet pas kujdes kur eshte ne pyetje mardhenjet me shtetet arabe.Sa i perket fqinjeve shqiperia duhet flas hapur per vetvendosjen e popullit te kosoves si dhe te bashkpunoj shume me teper edhe me diasporen shqiptare sepse kjo do ishte nje ndihm reciproke,por eshte shume e veshtir te ndertohet nje politik e mirfillt e jashtme pa ndertu rendin dhe qetsin mbrenda ne shqiperi pra korrupcionin duhet luftuar me te gjitha mjetet,kur te ndertojm nje shoqri demokratike atehere edhe bota perparimtare do na vlersoj ndryshe ndryshe se si e ben sot.

  3. #3
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Atdheu Im

    Kur e hapa kete teme prisja njecik frymezim nga anetaret qe pastaj ta hapja edhe une thesin por meqenese frymezimi i anetareve nuk erdhi po mundohem te behem une frymezimi i anetareve. Gjithashtu po degjoj fjalen e nje kolegu dhe anetari te Forumit qe me tha se meqenese e hapa vet temen ti jap vet rruge, ose sic thuhet ndryshe " i zoti e nxjerr vet gomarin nga balta".

    Qe mos zgjatem shume me hyrjet po e theksoj fillimisht se nuk kam nje vizion te caktuar struktural mbi politiken te jashtme tonen por megjithate kam nje zell te madh qe ta shikoj kete atdhe ne radhen e pare kudo, ndac ne Ballkan, ndac ne Europe e pse jo ne te gjithe boten. Kjo deshire e imja nuk vjen nga nacionalizmi im ose nenvleresimi im ndaj popujve te tjere por nga nje besim i ngulitur forte se sa me i fuqishem dhe i pranishem ne marre-dhenjet globale eshte nje shtet aq me shume bagati shijon shoqeria mbi te cilen themelohet ai shtet. Pra nuk eshte cudi qe shtetet me imazhin me to fort nderkombetar sot, sic jane SHBA, France, Gjermani, Japoni, Kanada etj. ruajne edhe begatite me te medha per qytetaret e tyre. Gjithashtu besim i imi i forte eshte se politika e jashtme me ate te brendeshme jane te nderthurura aq fort sa njera pa tjetren nuk bejne dot. Keshtu edhe kur nje qeveri kerkon te rrisi mireqenjen dhe sigurine e qytetareve te saj nuk mundet ta arrije kete sfide vetem me politiken e brendeshme pa siguruar fillimisht veglat ose mjetet e jashtme te cilat do i japin lirine dhe fuqine e veprimit ne brendesi te shtetit. Sepse njerezit kane lindur per te marre edhe dhene me njeri tjetrin dhe shtetet jane krijuar nga njerezit me te njejtin qellim. Gjithashtu njerezit nuk mund te bejne dot pa njeri tjetrin dhe mbijetesa e tyre, pozita dhe fuqia e tyre varren nga lidhjet qe kane krijuar me njerezit perreth. E njejta gje besoj se ndodh edhe me shtetet te cilat te drejtuara nga njerezit jane kthyer ne shembelltyren e tyre duke zhvilluar keshtu interesa, llogjike, veprim edhe se fundmi mbledhesin e te gjitha ketyre e cili eshte faktori "fuqi".

    Pra atdheu qe une dua eshte nje atdhe qe i ngulit mire ne tru keto aspekte dhe punon duke i patur parasysh. Pra atdheu im eshte nje atdhe qe ka vetdijen e plote te interesave, ka zhvilluar nje llogjike automatike per sherbimin e ketyre interesave dhe punon pa pushim per te zoteruar mjetin me te cilin punon kjo llogjike dhe sherbehen keto interesa dhe ky mjet nuk mund te jet tjeter vecse fuqia e cila perben energjine levizese te cdolloj politike dhe cdo lloj inisiative.

    Qe te arrihet kjo fuqi jane te detyrueshme disa inisiativa, veprime te hekurta, si ne politiken e brendeshme ashtu edhe ne politiken e jashtme. Nuk eshte aspak e lehte per nje shtet qe te fitoj fuqine e duhur e cila mund te quhet ndryshe burimi i sovranitetit sic nuk eshte efikatese qe te ket nje shtet sovranitet te pakufizuar kur kuqia e tij eshte e kufizuar. Ky qellim i shenjte, sovraniteti ose ndryshe liria e plote e nje shteti per veprim ngushtohet ose smadhohet dita dites sipas ekuacioneve te fuqise ku A edhe B nuk jane figura imagjinare por shtete te caktuara kurse rrenja e ekuacionit mbetet gjithmone e njejte. Kjo rrenje nuk mund te jet gje tjeter pervecse fuqise. Por sic e thash sovraniteti edhe fuqia jane te veshtira qe te fitohen dhe asnjera nga keto nuk mund te fitohet pa shoqerimin e tjetres. Jane keto dy motra binjake qe lindin dhe vdesin bashke. Sovraniteti pa fuqine eshte nje iluzion te cilin e pertypim te pergjumur dhe na serviret vetem me shiringa anestezie. Kurse fuqia pa sovranitet thjesht nuk ekziston. Si mund te perparoje nje person kur nuk ka lirine e veprimit? Keshtu nuk mundet te perparoje dhe fuqizohet nje shtet pa sovranitet!

    Pra nese sovraniteti eshte per shtetin sinonimi i ajerit per njeriun - pa te cilin nuk jeton- atehere fuqia eshte Dielli i cili i lejon njeriut te shikoje dhe nga rrezet e tij njeriu vjedh fuqine per te vepruar.

    Fuqia perbehet nga shume faktore te cilet jane veshtire per tu kuptuar dhe shume me te veshtire per tu zoteruar. Mbase duke e marre bisedimin nga fillimi, dmth. nga pikat qe solla me hapjen e temes per shqyrtim do mundemi ne fund te ketij dialogu te kuptojme me mise se cilet jane faktore fuqie te domosdoshem per atdheun tone ose ndryshe cilat jane ato mjete qe do mundemi te mbikqyrim per ti siguar ketij shteti sovranitetin, sinonimin e ajerit per qenjet e gjalla. Pra nje shtet duhet fillimisht te krijoje interesa, te ndertoje llogjike dhe duke pasur kete parasysh te zoteroje fuqi. Keshtu duke sjellur mbi tryeze rreziqet apo sfidat e Shqiperise do mundemi se fundmi te bisedojme per mjetet/vegelat e sherbimit te tyre - te cilat mjete/vegela perbejne me pak fjale rrenjen ose faktoret e fuqise.


    Erjus Mezini per Forumin Shqiptar

  4. #4
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    sfidat

    Per te ndertuar nje politike dinjitoze nje shtet duhet te perballoje dy lloj sfidash: te jashtme ose te brendeshme. Per te brendeshmet pak interesohem ne kete teme ose me mire do keshilloja nje zgjidhje te tipit makiavelian, i cili i propzon udheheqesit/shtetit si me poshte "ne rrugen e qellimit mos te te interesojne mjetet". Pra nuk dua ti'a dije pse, si, tek, tuk Tirana nuk mundet te vej ne levizje vegelat e saj te brendeshme per te ndertuar nje politike dinjitoze, ajo qe i them eshte se me veten tende duhet ti kishe zgjidhur problemet ketu e shume vjet sfida ndodhet perballe te tjereve. Gjithashtu ka shume mundesi qe problemi me veten te te krijohet nga forma e lidhjes qe ruan me te tjeret. Keshtu duke riprogramatizuar kete lloj lidhjeje te jashtme mbase sefundmi mund te zgjidhesh edhe kete problem tendin te brendshem. Te permendim ketu nje parim realisto-strukturalist se per te fituar nje shtet i dobet mireqenje nuk nevojitet vetem deshira e tij por edhe deshira e te tjereve qe ai te ket mireqenje, sidomos kur keta te tjeret jane me te fuqishem se ai. Pra me pak fjale duhet qe Tirana, per disa probleme te brendeshme qe dedikohen ne faktore te jashtem, te kuptoje keta faktore dhe ti kthej drejt interesit te saj.

    SFIDAT E JASHTME
    Sfidat e jashtme gjithashtu mund ti ndajme ne disa kategori me kryesore per mendimin tim ato rajonale (Ballkanike-Europiane) dhe ato globale te cilat shpejt a vone nuk do rrine pa e prekur edhe Tiranen. Sigursiht kryesfida e gjitha ketyreve ose mjeti i perballimit dhe veshtrimit te ketyre sfidave vazhdon te mbetet tendenca e Tiranes per te fituar fuqi dhe sovranitet.

    Sfidat Rajonale

    + pasiguria, kriminaliteti, perleshjet dhe konfliktet pergjithesisht te cilat shkaktojne humbje ne jete dhe ne buxhete dhe te cilat ndikojne me njeren ose tjetren menyre te gjithe rajonin

    + Problemi i Kosoves i cili padyshim mbetet numri 1 i axhendes dipllomatike shqiptare. Pyetja mbetet: eshte pavaresia ose autonomia e Kosoves zgjidhje per Tiranen? Nje Kosove e vogel e pavarur do rrisi sigurine ne rajon, nen terapine e recetave neoliberaliste (integrim, zhvillim ekonomik etj.). Per sa kohe mund te zgjasi kjo lloj sigurie? Po nje Kosove nen Beogradin perben zgjidhje apo zmadhim te problemit, ngase Beogradi do ket sy me te hapur dhe shtrirje me te madhe gjeografike (e cila vazhdon te perbej faktor fuqie). Pra mos do ishte me e mire dhe e domosdoshme per Tiranen nje zgjidhje tjeter (ajo e bashkimit)?

    +Pakicat kombetare. Problemi i pakicave kombetare ne rajon eshte serioz. Shkelja e te drejtave te tyre perben shkak konfliktesh te brenda shtetit dhe midis shteteve. Keshtu nga njera ane Tirana duhet te synoj ne problematizimin rajonal ndaj problemit por nga ana tjeter meqenese pertej kufinjeve shqiptare jetojne popullata shqipfolese do mundej qe Tirana duke kerkuar te drejtat e tyre dhe duke dalur perkrahes i tyre te arrij perfundimisht qe te kontrolloje, ne nje mase sado te vogel, zhvillimet ne vendet fqinje ne interes te saj.

    + Pabarazia ne fuqi, mbase problemi me serioz. Ne kete moment -pas rrenjes se Jugoslavise- fuqite ballkanike jane dy Turqia dhe Greqia keto shtete duke pasur lejen ose mosnderhyrjen e superfuqise do mundeshin te sillen si arrogante (shembulli i Greqise ndaj Maqedonise keto vjet nuk lejon dyshime). Aleanca me keto shtete mund ti japi atyre mundesine e hegjemonizmit ndaj Shqiperise keshtu mire do ishte nje zgjidhje e trete e cila detyron zmadhimin gjeografik dhe popullativ te Shqiperise por edhe aleancen me shtetet e vogela te Ballkanit, Bullgari, Bosnje, Kroaci si kunderpeshe ndaj nje revizioni te pritshem serb. Kjo lloja aleance sidhe zmadhimi i Shqiperise sipas nje analize realiste do sillte nje fare ekuilibrimi fuqishe dhe vetvetiu do sillte me teper stabilitet ne rajon. Persa i perket kerkesave edhe tendencave greke nese ekzistojne ne te ardhmen mire do ishte qe te synohet perkrahja e SHBAs por edhe nje lidhje specifike me Turqine dhe Italine (shtete qe tradicionalisht i jane kundervene kerkesave greke ne Shqiperi, per shkak te interesave te ndryshme).

    + Dobesia e disa shteteve te mbijetojne. Shperberja e disa shteteve sjell kriza rajonale, per shkak te konkurences per influence. Duhet qe Tirana te bashkpunoj per mos'shperberjen e atyre shteteve (psh. Bosnja mbase edhe Maqedonia) nga ku interesi i mundesise shperberese eshte me i vogel sesa demi per Tiranen (psh. shtrirja e madhe serbe mbi keto zona etj.).

    + Lidhjet e Tiranes me Europen Perendimore, BE. Kjo ceshtje besoj se kerkon shqyrtim me vete.



    sfidat globale nje here tjeter....

  5. #5
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Sfidat Globale

    Sfidat globale per mendimin tim do duhet ti ndajme ne sfida strukturale dhe sfida procesuese. Keshtu me epitetin 'struktural' nenkuptohet struktura e arrenes nderkombetare, ndarrja e fuqive, e influencave dhe e interesave. Ne nje arrene nderkombetare qe mbetet gjithmone xhungel Tirana duke pasur per qellim mbijetesen eshte e detyruar te gjej strofen e vet - do zgjedhi shoqerine e luanit, do zgjedhi shoqerine e hijenave apo do i bashkohet turmes se kaprolleve apo pak nga te gjitha (nese eshte e mundur)? Pra pyetja e pare e axhendes dipllomatike mbetet se cilat do jene lidhjet me luanin, ose ndryshe SHBA e cila si luani ne xhungel vazhdon te jet monopolues i fuqise (keto 15 vitet e fundit) por asnjehere nuk arrin te mposhti ligjin e xhungles. Sigurisht nga pervojat e deritanishme duket se Tirana i jep rendesi te madhe ketyre lidhjeve, nuk do mundej te bej ndryshe, por ajo qe duhet shqyrtuar me shume eshte se cili do ishte perfitimi me i mire nga nje lidhje e tille. Pra nese Tirana e ka kuptuar se eshte e domosdoshme perforcimi i aleances me SHBAn mire do ishte ne te njejten kohe te ket edhe nje procesverbal interesash e qellimesh te cilat do i sjelli ne tryezen biseduese te kesaj aleance.

    Pastaj vjen ne qender kujdesi ndaj hijenave. Hijena une quaj ato shtete, federata te cilat duken si sfidues te nje fuqie mbarboterore te tilla mund te quajme Rusine, Kinen, Francen, Gjermanine, Japonine, Indine etj. Ne xhungel hijena mbetet konkurenti me i madh i luanit dhe megjithese luani sfidon shume here mbi to kur ai plaket ato me nje aleance e mundin ate ose edhe e vrasin. Sot besoj se eshte teper shpejt te flasim per plakjen e luanit tone, SHBA, por megjithate lidhjet me hijenat kerkojne gjithmone kujdes. Megjithate nese eshte per te zgjedhur midis hijenes edhe luanit besoj se eshte me mire kjo e dyta sepse ai qe ka fuqine eshte gjithmone me i cilter ne interesat e tij kurse sfiduesit e fuqise se tij per shkak se nuk munden ta perballojne haptazi sillen tinzarisht dhe kur/nese e marrin pushtetin atehere i harrojne shpejt premtimet qe benin nga nje pozite me e ulet.

    Ndersa lidhjet me kaprollet, te pafuqishmit, duhet te jen gjithmone te mira ne masen kur keto lidhje nuk vijne ne kundershtim me interesin tone kombetar. Megjithate keto lloj lidhjesh mbeten gjithmone relative ngase kaprolli si kafshe frikacake/e paafte qe eshte perballe frikes se luanit dhe hijenave rend pa menduar me per te tjeret ose per fatin e kopese.

    Keshtu sfida strukturale, ajo e ndarjes se potences globalisht, ofron tre variante: aleanca me superfuqine, aleanca me fuqite e medha, aleanca me fuqite e dobeta. Varianti i pare eshte nje zgjidhje por fsheh nje rrezik te madh lidhja me superfqine mund te te kushtoj shume here pjese nga sovraniteti sepse kjo aleance mund te kthehet ne hegjemoni (psh. Aelanca e Delosit, Aleanca e Peloponezit, Aleanca e Napoleonit, Aleanca Euroatlantike dhe Blloku Komunist gjate Luftes se Ftohte etj.etj.etj.). Te njejtin rrezik fsheh edhe aleanca me fuqite e medha. Kurse aleanca me fuqite e dobeta nuk te jep shume here sigurine qe kerkon.

    Pra ajo qe i mbetet nje shteti te dobet, si Shqiperise, ne rrugen e kerkimit te personalitetit te vet ne ndarrjet globale eshte nje politike e balancuar me deilkatese dhe mbi te gjitha nje dipllomaci manovruese ku Tirana eshte me te gjithe e mire por mbi te gjitha eshte e mire me veten. Sigurisht 'me te gjithe e mire' deri ne masen efikatese. Flijimet disa here jane te domosdoshme por kurresesi te pashterueshme, pra duhet te kene nje kufi i cili kufi gjendet ne harmoni me interesin tone kombetar. Ose qe ta shprehim ne menyre sa me reale ne nje aleance duhet te bejme ndere me te cilat e mbajme gjalle aleancen dhe kemi perfitime por kurresesi nuk duhet te bejme ndere te teperta.

  6. #6
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Pra duke percaktuar fillimisht postimin struktural qe i ben Tirana vetes ne nje arrene nderkombetare ku kanuni kryesor eshte se 'nuk ka kanune' te palekundeshme atehere ajo qe mbetet eshte shqyrtimi i sfidave procesore. Pra i mbetet Tiranes te vendos qendrimin e saj perballe proceseve te kesaj strukture nderkombetare ose ndryshe perballe problemeve qe shqetesojne komunitetin nderkombetar. Sigurisht nuk eshte e mundur qe keto lloj problemesh te shkaktojne te njejtin problematizim tek cdo shtet, psh. ekzistojne probleme globale ndaj te cilave disa shtete dhurojne me shume kujdesi ne krahasim me disa shtete te tjera.

    Te tilla probleme te cilat mund te perbejne sfida per Tiranen jane:

    + Burimet njerezore, ekonomike dhe menyra sesi ato ndahen. Varferia e planetit eshte fakt i pathyeshem dhe me kalimin e kohes, nderkohe qe popullsia dhe jetegjatesia rriten kurse barazia ne ndarjen e ketyre burimeve ulet pritet qe varferia te ritet me teper dhe si pasoje edhe krizat e konfliktet. Duhet qe Shqiperia te gjej pjesen e vet ne ndarjen e ketyre burimeve (kjo gje mund te arrihet nga njera ane me perdorimin e pasurive vendase dhe nga ana tjeter me prezence serioze ne inisiativat, organizatat ose aleancat qe sjellin perfitime ekonomike)!

    + Armet berthamore, kimike, bilogjike etj. te cilat ne bashkpunim me faktore te tjere perbejne kercenim per cdo shtet.

    + Krimi i organizuar, qe perben problem global tashme i cili lidhet me fenomene si korrupsioni, cperberja e shoqerive/shteteve, trafikun e armeve qe perdoren ne konflikte civile etj.

    + Problemet e mjedisit, nese ne kete aspekt Tirana nuk mundet te kontribuoj pozitivisht kerkohet te pakten te ket ndergjegjesi ndaj problemit dhe ta ruaj sa me shume mundet territorin shqiptar nga importe te cilat mund ti sjellin dem ambjentit tone. Ambjenti do jet pa dyshim sfida me e madhe e shekullit 21 nese Tirana eshte e pamundur ti mbrohet ketij fenomeni global eshte e detyruar te pakten te ruhet nga gabimet politike qe mund te bejne kete problem me te madh per Shqiperine e vogel (te permend ketu importet e pesticideve nga Gjermania, marreveshjen Nano-Berluskoni reth mbeturinave urbanistike, pergjithesisht perdorimi i armeve qe permbajne uranium ne zonen e Ballkanit etj.).

    + Globalizmi i cili shtyen shume here ne integrim rajonal, kontinental, integrim global, vartesi te ekonomise nga firmat shume-etnike - e cila vartesi ka shtyer disa shtete te Botes se Trete ne kriza prototipe per Historine Boterore. Te gjitha keto negociata nuk jane thjesht gjera te mira qe kane si qellim perparimin e ekonomise, mbrapa tyre mund te fshihen shume interesa, shtetesh, dhe rreziqe te cilat mund te shpiejne deri ne humbjen e sovranitetit te disa shteteve ose varjen e tyre nga disa shtete te tjera. Pra me pak fjale: i mire integrimi, ekonomik apo politik, por do kujdes te madh qe mos ti japesh nje shteti tjeter fitoren pa lufte! 'Integrimi' per ne duhet te ket qellim Shqiperine dhe jo vet integrimin i cili do te thote shkrirjen e dickaje ne dicka tjeter, psh. nuk do duhej te kemi si qellim Europen ne Shqiperi per Shqiperine ne Europe etj. etj.

    +Ekstremizmi fetar, ideologjik apo edhe nacional. Nese Shqiperia ne kete moment ndjehet se nuk kercenohet nga 'kamikazet' (menyra me e dashur e ekstremizmit per mediat, nderkohe qe ekzistojne edhe mijera lloje te tjera ekstremizmi) ekzistojne edhe forma te tjera ekstremizmi nga te cilat do mundej te kercenohej. Sidoqofte besoj se kercenimi me i madh eshte cperberja e shoqerise shumengjyreshe shqiptare -ne raca, ne besime, kombe dhe fe. Pra mire do ishte qe mos te jet Shqiperia 'han pa porta' per cdo fondamentalist fetar (islamik, ortodoks apo protestant) apo ekstremist nacional qe me tyrben e turistit apo biznesmenit mbjell helmin ne shoqerine shqiptare. (Sidoqofte kjo perleshje me ekstremizmin nuk duhet kurresesi te jet sinonim i shtypjes dhe imponimit te cilat shume here jo vetem qe nuk e ulin ekstremizmin por i japin hov atij!) Sot ekzistojne mijera Shqiptare qe kane vulen e personit te 'padeshiruar' ne dyert e botes... kur do filloj edhe Shqiperia te vej vulen e te 'padeshiruar'-it per ata persona qe nuk na duhen me te vertet?

  7. #7
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    Politika e Jashtme E Berishes pėr Politikė tė Brendshme

    SHEKULLI, 05/03/2010

    Politikė e jashtme pėr politikė tė brendshme
    Preē Zogaj

    Tė bėsh politikė tė jashtme, do tė thotė tė bėsh edhe tė brendshme. Dhe anasjelltas. Kėto dy fusha ndėrthuren, janė pjesė e sė tėrės. Por, unė nuk e kam fjalėn pėr kėtė ndėrthurje, qė ėshtė organike, e natyrshme.

    E kam fjalėn pėr "politikėn e jashtme" qė bėhet si pjesė e luftės politike me opozitėn, dhe opozitarizmin, pėr t'u marrė terren apo pėr t'iu thyer hundėt atyre qė nga Bruskeli, Uashingtoni, Roma, Parisi, Strasburgu e tjerė.

    Nė fakt, kjo ka qenė dhe mbetet substanca e politikės sė jashtme provinciale tė shumė zyrtarėve tė lartė shqiptarė. Kur nisen drejt ndonjė vendi Perėndimor (me Lindjen nuk funksionon), ata kanė nė mendje pikėsėpari si tė nxjerrin ndonjė pėrfitim pėr vete nė lidhje me debatin e radhės nė Tiranė, si tė duken sikur bota mban anėn e tyre nė ēdo gjė, si ta nxjerrin sa mė zbuluar shefin e opozitės pėr t'i thėnė publikut se atė nuk e do njeri e tė te tjera.

    Njė lajm qė "u takuan", njė foto ēfarėdo, njė sekuencė filmi, ndonjė fjalė e favorshme, edhe pse fjalė kortezie e pėrgjithshme - kjo kėrkohet, kjo synohet. Tė tjerat i rregullojnė vetė.

    Ja, pra. Megjithėse zbresin nė aeroportet e Perėndimit dhe priten sipas programit sa nė njė kryeqytet nė tjetrin, ata, me mendje dhe me zemėr janė gjithnjė nė Tiranė, "duke pėrgjuar me ēip tė veshit se ēfarė po thotė Petroja", siē shkruante dikur Shpėtim Nazarko. Nė kėtė kuptim, mjerisht, ata nuk arrijnė kurrė as nė Londėr, as nė Bruksel, as nė Uashington, megjithėse fizikisht janė atje.

    Janė bileta tė djegura dhe valutė e djegur kot gjithė ēfarė shpenzohet pėr vizita tė tilla. Njė fjalė e urtė hebrenje thotė se tė shpenzosh kot do tė thotė tė shpenzosh pėr vesin. Pra dyfish.

    Skenat qė ilustrojnė parodinė shqiptare tė politikės sė jashtme pėr politikė tė brendshme janė nga mė komiket dhe banalet. Ato tregohen andej kėndej pėr tė qeshur, por edhe pėr tė argumentuar shkakun e vonesės sė Shqiėprisė nė ēėshtjet e liberalizimit tė vizave dhe integrimit europian nė pėrgjithėsi.

    Politikanėt shqiptarė shkojnė nė Perėndim kryesisht pėr tė shtyrė njėri-tjetrin dhe jo pėr tė shtyrė pėrpara problemet e vendit tė tyre. Ky ėshtė imazhi qė na ka kushtuar e na kushton. Nuk na konsiderojnė seriozė, nuk na marrin seriozisht. Kaq ėshtė e gjitha. Ē'duhet tjetėr!

    Rasti mė i fundit ishte vizita e kryeministrit Berisha nė Itali, takimi i tij me kryeministrin italian, Silvio Berluskoni. Nė pamje tė parė duket sikur kėtė vizitė pa tė reja e ka "eklipsuar" reagimi qė shkaktoi batuta e kryeministrit italian nė lidhje me vajzat e bukura shqiptare, kur tha se pėr ato mund tė bėhet njė pėrjashtim pėr t'i sjellė nė Itali me skafe.

    Ne mund ta marrim edhe si kompliment faktin qė njė njeri kaq i shquar i masmedias dhe politikės, siē ėshtė Berluskoni, flet pėr bukurinė e vajzave shqiptare. Ne mund edhe tė mburremi me kėtė gjė, pasi bukuria femėrore ėshtė njė vlerė dhe njė aset i veēantė pėr ēdo vend qė e ka.

    Por, nė kontekstin si u tha, batuta ishte vėrtetė e pamenduar, lėnduese, fyese, provokuese. Sepse batuta nuk i bėnte publicitet bukurisė se vajzave nė njė vend tė vogėl buzė Adriatikut, por trafikimit tė tyre.

    Tė vjen ēudi se si i kanė shpėtuar kėto fjalė Berluskonit, i cili, nuk ka dėshmuar ndonjėherė ndjenja negative pėr shqiptarėt. Pėrkundrazi. Nuk i ka shkuar vallė nė mendje se po lėndon njė popull tjetėr, se po tallet me njė nga dramat mė tė dhimbshme tė vendit fqinj?

    Nuk ėshtė kujtuar se duke folur me kėtė gjuhė po pėrqesh "sakrificėn" disavjeēare, mė saktė arbitraritetin disavjeēar tė qeverisė se Shqipėrisė nė lidhje me moratoriumin e skafeve?

    Berluskoni ėshtė shembulli i suksesit tė mbėshtetur nė inteligjencėn, pra ėshtė e vėshtirė tė besohet se flet kodra pas bregut. Tė thuash nuk ėshtė nė tė pėr shkak tė ngjarjeve tė fundit, kjo nuk shkon, sepse ai po e qeveris normalisht vendin e tij tė madh.

    Tė thuash se po i jepet vesit tė gojėprishjes, tani qė mosha e tij i pėrgjigjet gjithnjė e mė pak fuqisė sė tij ekonomike dhe politike, as kjo nuk shkon, sepse do thoshim: Pse me vajzat e bukura shqiptare? Pse jo me tė tjera? Apo, pse jo edhe me tė tjera?

    Ngado qė ta marrėsh, mua nuk mė rezulton se Berluskoni ka dashur tė na fyejė, edhe pse na ka fyer dhe ka detyrimin tė kėrkojė falje.

    Ajo shprehje mendoj ka nė themel apo nė origjinė zbrazėtinė e takimit Berluskoni-Berisha, mungesėn e tė rejave, pra njė gjendje qė tregon nė rastin mė tė mirė qėndrimin vendnumėro tė marrėdhėnieve mes dy vendeve.

    Shumica e marrėveshjeve tė firmosura solemnisht me shumė se njė vit mė parė nė Tiranė, nė praninė e kryeministrit Italian, nė lidhje me investimet e mėdha italiane nė sektorin e energjisė alternative dhe nė parqet industriale janė nė letėr dhe nuk ka shenja se do tė fillojnė nga puna sė shpejti.

    Arsyet janė komplekse dhe do tė duhej tė trajtoheshin nė nivel kryeministrash. Italia nuk ka mundur tė na ndihmojė siē ka dashur, nė lidhje me liberalizimin e vizave. Nuk dihet qė Shqipėria t'i ketė kėrkuar mbėshtetje Italisė pėr tė pėrballuar pasojat e gropės sė zezė tė krizės ekonomike qė po hapet dita ditės. Ky ėshtė bilanci.

    Nė shkretėtirėn e arritjeve dhe temave reale, buisin vetvetiu shakara me spec dhe pas spec. Nuk e eklipsoi batuta takimin, po s'kishte tjetėr tė re veē saj. Fajin nuk e ka Italia, sigurisht.

    Por, ironia ėshtė se Berluskoni flet pėr trafikun e vajzave tė bukura pikėrisht nė momentin kur gjithė shqiptarėt po prisnin prej tij, nė radhė tė parė prej tij, njė lajm konkret pėr heqjen e vizave nė fillim tė muajit korrik. Batuta e Berluskonit e le pa afat ēėshtjen e vizave. Ajo ėshtė njė batutė e kotėsisė, por qė ka kuptim.

    Me tė njėjtėn lehtėsi siē e tha, ai edhe do ta tėrhiqte, nėse jehona e indinjatės sė shqiptarėve do tė ishte mė e madhe dhe do tė arrinte e plotė nė botėn e tij. Berisha nuk reagoi dot aty pėr aty nė Itali. Nė rrethanėn ku u ndodh, realisht e kishte tė vėshtirė tė reagonte si njė i fyer, qoftė edhe nga pakujdesia e tjetrit.

    Por, Berisha e komprometoi pozitėn e vet nė lidhje me ngjarjen, kur u pyet nga Blendi Fevziu nė emisionin "Opinion" pėr letrėn e hapur qė shkrimtarja shqiptare Elvira Dones, me banim nė SHBA, i kishte dėrguar Silvio Berluskonit.

    Nė shembullin e shkrimtares italiane, Orjana Falaci, qė e jetonte atdheun pa e banuar rregullisht, Dones kishte shkruar Berluskonit njė letėr tė sertė, por etike, qė do ta kishin nėnshkruar shumica dėrmuese e bashkatdhetarėve tė saj.

    Berisha, qė nuk ishte shpallur ende kavalier (kalorės) atė mbrėmje, nuk foli pėr letrėn, por pėr diēka nga marrėdhėnia private e autores me djalin e saj. Marrėdhėnia e nėnės me fėmijėn ėshtė njė fushė e panjohur, shpeshherė e minuar pėr burrat.

    Por, kjo ėshtė njė temė tjetėr, pafundėsisht e gjerė. Kryeministri preferoi tė pudroste pa nevojė batutėn e Berluskonit, duke "denigruar" njė prej tė paktave pena shqiptare nė gjithė botėn qė arrin tė botojnė njė shkrim tė plotė nė njė pėrditshme nė gjuhė tė huaj. E rėndė.

    Po pse? Sepse Berisha nuk ishte nė Itali pėr zhbllokimin e marrėveshjeve qė kanė mbetur nė letėr dhe pėr nevoja tė tjera tė Shqipėrisė nė rrėshqitje ekonomike. Ai ishte atje para sė gjithash pėr tė bėrė politikė tė brendshme, nė kuadrin e krizės sė fundit politike pėr kutitė. Ishte pėr "tė marrė mbėshtetjen e Berluskonit".

    Ai "mori mbėshtetje tė plotė nga Berluskoni". Pėr ēfarė? Kėtė nuk e thotė e s'ka pėr ta thėnė njeri. Por, tė gjithė duhet ta marrim me mend: Pėr tė prapsur opozitėn e vendit tė tij pėr kėrkesat qė ajo ka shkruar nė lidhje me transparencėn e zgjedhjeve.

    Mirėnjohės, apo peng i kėsaj mbėshtetjeje, qė do t'i nevojitet prapė e prapė, kryeministri nuk arrin as tė heshtė pėr njė letėr kritike qė njė shkrimtare shqiptare i ka dėrguar Berluskonit. Nė kėtė pikė nuk jemi mė as nė politikė tė jashtme, as tė brendshme.

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 22-03-2009, 23:17
  4. Projekti i zhdukjes sė shqiptarėve - Ivo Andriq
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 26-02-2005, 18:46
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •