Kam vene re se ne FSH ekziston nje interes i madh i anetareve, pa me perrjashtuar edhe mua sigurisht, reth politikes se jashtme te shume shteteve si SHBAs, shteteve europiane, Federates Ruse, Kines e deri tek politika e Kubes, Korese se Veriut apo edhe Iranit etj. Ne te njejten kohe zhurme e madhe behet ne Forum reth ceshtjeve te brendeshme politike apo ceshtjeve tona "kombetare". Por asnjehere nuk kam lexuar ne kete Forum nje anetar qe ta vrasi mendjen rrenjesisht dhe strukturalisht reth strategjise se jashtme qe duhet te ndjeki Tirana. Sigurisht nga shkrimet e ndryshme mund te vej re dikush se si e shikon afersisht sejcili prej nesh nje strategji te mundeshme dipllomatike por duke e shtruar problemin 'mbi tryeze' besoj se eshte me e lehte per ne qe te ndrojme ide dhe te krijojme besime apo te problematizohemi. E gjitha kjo sepse mendim i palekundshem i imi eshte se politika e jashtme e nje vendi nuk i perket vetem Presidentit, Kryeministrit apo Ministrit te Jashtem po i perket nje kombi te tere i cili duke pasur nje strategji te forte kombetare cane perpara ne piramiden e Historise!
Keshtu ftoj anetaret te bisedojme reth kesaj ceshtjeje, sejcili sipas mundesive dhe besimeve te veta pa qene e nevojshme te kalojme ne replika te padobishme!
Ceshjet qe sillen per shqyrtim mund te jene:
Cilat jane sfidat e politikes se jashtme shqiptare?
Ekzistojne rreziqe te jashtme per Shqiperine?
Cila duhet te jete strategjia jone kombetare?
Cila duhet te jet politika jone rajonale?
C'rol luajne aleancat dhe cilat aleanca duhet te kemi si qellim?
Si mundemi te rrisim sovranitetin, sigurine dhe imazhin e Shqiperise?
Si ndertohet nje politike e fryteshme e jashtme?
Si mundet te ndihmoje diaspora dhe komunitetet shqiptare jashte?
etj.
Mirepres pergjigjet tuaja...
faleminderit
Krijoni Kontakt