Hidhen në qarkullim kartmonedha false

Prerje 1000 dhe 500 lekëshe kanë peshkuar me dhjetëra tregtarë në Tiranë

Me qindra kartmonedha të prerjes 1000 dhe 500 lekë janë hedhur në qarkullim në Tiranë. Janë me dhjetëra tregtarë, të cilët kanë rëne pre e falsifikatorëve. Prerjet falso të kartmonedhave 1000 dhe 500 lekë janë pothuajse të ngjashme me ato të emërtuara nga Banka, çka e bënë mjaft të vështirë identifikimin e tyre. Lajmi konfirmohet edhe nga disa banka private që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Tiranë, të cilat kanë konstatuar një sasi të konsiderueshme kartmonedhash false në veprimet e tyre financiare me klientët. Ndërkohë që nga ana e saj policia deri tashmë nuk ka ndonjë pistë hetimi për zbardhjen e vendit ku prodhohen paratë falso. Uniformat blu kanë shoqëruar në polici disa shtetas, të cilët janë denocnuaur për përdorim të kartmonedhave false, por nga hetimet deritanishme ka rezultuar se ata kanë qenë tregtarë, të cilëve ju kanë ngelur në dorë paratë false.

Viktimat

Pre e falsifikuesve të karmonedhave kanë rënë një numër i konsiderueshëm tregtarësh, të cilëve ju ka ngelur në dorë ndonjë dhjetëshe apo pesëshe. Por edhe pse janë mashtruar, ata kanë nguruar të denoncojnë në polici. Ndërkohë që kjo e fundit ka shoqëruar disa persona, mes tyre edhe tregtarë apo pronarë dyqanesh, të cilët janë denoncuar nga ndonjë klient, për qarkullim të karmonedhave të falsifikuara. Kështu para një jave është arrestuar pronari i një dyqani celularësh, pasi u denoncua nga një fëmijë që shiste karta telefoni. Biznesmeni kishte blerë nga vogëlushi një kartë rimbushëshese, por kartomedha me të cilën është kryer pagesa ka rezultuar e falsifikuar. Pas kryerjes së hetimeve të para, tregtari ka deklaruar në polici se kartmonedhën falso e kishte marrë nga lekët që kishte bërë xhiro në dyqan dhe nuk kishte dijeni për origjinën e tyre.


Falsifikimi

Kartmonedhat e falsifikuara, të cilat janë hedhur së fundmi në qarkullim, janë të një cilësie mjaft të mirë. Dallimi i tyre mund të bëhet vetëm nga specialistët, apo institucione që kanë pronësi aparatura të veçanta, të cilat mund të ndajnë ato false nga lekët e vërteta. Sipas punonjësve të një banke private, që nuk pranoi të identifikohet, institucioni ku ajo punon ka konstatuar dhjetëra prerje kartmonedhash false vetëm në muajin e fundit. Sipas punonjëses, ka qenë aparati ai që ka mundur të dallojë mashtrimin, pasi nga pamja e jashtme nuk mund të vërehej asnjë parregullsi. Banka jonë ka mbajtur procesverbale për të gjitha rastet kur ne kemi hasur prerje të falsifikuara. Prerjet false të kartmonedhave 1000 lekëshe i përkasin serisë AS 532744. por nuk përjashtohet mundësia që edhe seri të tjera të mund të jenë dubluar nga falsifikatorët. Për këtë qëllim ju tërhiqet vëmendje qytetarëve të tregohen të kujdeshëm gjatë veprimeve finaciare që kryejnë. Kështu kujdes duhet të tregohet tek numrta e serisë të cilat në kartmonedhat e falsifikuara, janë me ngjyrë jeshile dhe jo të zezë si tek ato orgjinale. Po kështu relievi i ashpër mungon tek lekët false. Një tjetër element sigurie është “shqiponja” e cila nuk ka refleks. Në përgjithësi ngjrat janë të zbehta dhe cilësia e letrës është pak më dobët.

Policia

Hetimet për falsifikimin e karmonedhave kanë filluar prej kohësh nga policia. Por kjo e fundit nuk ka mundur të gjejë burimin ku prodhohen ato. Ndërkohë që burime të gazetës pranë Drejtorisë së Policisë në Tiranë bëjnë të ditur se agjentët e Krimit Ekonomik nuk përjashtojnë mundësinë e ekzistencës së një punishtje ku prodhohen preje false. Megjithatë burimet thanë se deri tani nuk është gjetur asnjë gjurmë për punishte nga ku dalin lekë të falsifikuara. Por burimet thanë se hetimet do të vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të origjinës së kartmonedhave të falsifikuara.

Elementët e sigurisë

Elementet e sigurisë së kartëmonedhave 1 000, 500, 200 dhe 100 lekëshe, rishtypje e vitit 1996
Shtypi i thellë është i aplikuar në të dyja anët e kartëmonedhave të prerjes 200 dhe 500 lekëshe. Te prerja 1 000 lekëshe ai është i fuqishëm në anën e përparme, ndërsa në anën e prapme është jo i plotë. Te prerja 100 lekë shtypi i thellë është vetëm në pjesën e përparme të kartmonedhës.
Shtypi i thellë ndihet lehtësisht në prekje dhe është më i dallueshëm mbi vlerat nominale, shkrimet, portretet dhe dekoracionet e kartmonedhave. Dy numëratorët për prerjen 100 lekëshe, për prerjen 200 lekëshe dhe për prerjen 500 lekëshe janë fluoreshente nën dritën e llambës ultraviolet, ndërsa për prerjen 1 000 lekëshe, njëri numrator është fluoreshent (majtas-poshtë) dhe tjetri (djathtas-lart) është manjetik.


Si dallohen kartmonedhat

Ngjyra e numrit të serisë është jeshile, ( duhet e zezë)
Mungon relievi i ashpër, si dhe shqiponja me refleks
Ngjyra e kartmonedhës është më e zbehtë se ajo orgjinalja
Letra është e një cilësie më të dobët

Marre Ekspres.