CESHTJA SHQIPTARE,DETYRIM PER CDO SHQIPTAR



Nga:VALTER XHOMAQI

Menyrat qe kerkojne te aplikojne per shqiptaret dhe ceshtjen delikate te bashkimit kombetar,disa te vetquajtur nacionaliste ose "patriote",deshmojne sensin e dashakeqesise ndaj ketyre aspekteve me vlera historike.Dasite qe duan te vetpercaktojne,tregojne me se miri qellimet qe kerkojne te arrijne,duke abuzuar skajshmerisht me "nacionalizmin" e tepruar qe shfaqin.Nese Nano eshte sherbestar i grekeve,kjo nuk do te thote se te gjithe shqiptaret e 28 mije km2,te jene kokeulur perpara ortodoksise antihumane helene.Nese Berisha shtrengon duart me Gage,kjo s'do te thote se shqiptaret e trungut ame,te jene miq me kete monster antishqiptare.Gjykimet qe mbjellin apo tendencioziteti ekstranacionalist qe paraqesin,me kujtojne traktet e shperndara nga organizatat ilegale te ashtuquajtura patriotike,qe drejtohen nga ishkomuniste te thekur dhe rusofile.Eshte mire qe ceshtja kombetare te trajtohet ne menyre te vazhdueshme mbi bazat reale te ekzistences se saj.Te gjithe shqiptaret,ne te gjitha kohet kane menduar dhe shpresojne te arrijne qellimin final,te arritjes se bashkimit.Jashte pseudopatriotizmit fals apo shprehjeve histerike jashte mode.Te punosh per kombin dhe per te rivendosur ne vend te drejtat e neperkembura,eshte detyrim per kedo qe quhet shqiptar.Por te abuzosh me keto ceshtje delikate eshte paturpesi,ne mos antishqiptarizem.Finalizmi ceshtjes shqiptare nuk arrihet as me trakte apo peticione dhe as me histerira ilegalesh marksiste.Luajaliteti,diplomacia dhe konstruktiviteti duhet te jene paresore ne interpretimin e fakteve historike,shoqerore,gjuhesore dhe kombetare sepse tashme dihet se sa efikase kane qene keto lloje disponimesh per shume ngjarje apo dhe konflikte ne mbare boten.Per te mbrojtur realisht vlerat tona kombetare eshte mire te shkeputemi nga shikimi gjerave vetem bardh e zi,duhet te aplikojme dinjitetshem parimet dhe llogjiken e ftohte,per te konkluduar se pari diplomatikisht,arritjen hap pas hapi te qellimeve qe tashme jane te percaktuara.Se pari,duhet te vijojme integralisht punen per te arritur ne perfundimin dhe shpalljen "de facto" te pavarsise se Kosoves,qe do te rriste ndjeshem synimet per nje frymarrje te re ne perpjekjet tona,per nje bashkim kombetar.Se dyti,duhet punuar me kurajo dhe pergjegjsi per te bashkuar faktoret shqiptare ne Maqedoni dhe ne Mal te Zi,sepse copezimi tyre nuk ka sjelle deri me sot asgje te re.Se treti,Shqiperia e mbetur nga copetimet historike duhet te jete me pergjegjese,per rolin qe duhet te luaj ne implementimin dhe goditjet diplomatike qe mendon te jape.Pa nje strukture te forte te shtetit shqiptar,pa nje qeverisje realisht shqiptare,pa nje politike qe te mbroje interesat e kombit nuk mund te finalizojme asgje nga te drejtat qe n'a jane mohuar padrejtesisht.Kesisoj mbetet ende shume pune per te bere,larg tendencave te klaneve enveriste apo ilegalesh bolshevike,sepse dinjiteti i kombit nuk mund te mbrohet nga nxenesit e marksizem-leninizmit.Sepse historikisht vlerat e shqiptarizmit i kane mbrojtur shqiptaret e te gjitha trojeve,dhe jo pseudot e cfardoshem apo shqipfolesit e klanizuar sipas parimeve primitive.


Marre nga www.lajmi.tk