Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1

    Angjeli, Ahmetaj e Rafti, lënë Shqipërinë

    Angjeli, Ahmetaj e Rafti, lene Shqiperine
    E Diele, 11 Shtator 2005
    Ish-ministri i Ekonomise pritet te kthehet sot, nga SHBA

    TIRANE - Disa zyrtare te larte te qeverisjes socialiste kane lene Shqiperine kohet e fundit, ndonese zyrtarisht per probleme familjare dhe angazhime personale. Anastas Angjeli, Arben Ahmetaj dhe Dhimitraq Rafti, nder me te akuzuarit nga Berisha per afera korruptive, kane qene jashte shtetit ne javet e fundit.

    Ish-ministri i Ekonomise, Anastas Angjeli mesohet te kete udhetuar drejt Shteteve te Bashkuara prej disa ditesh, zyrtarisht per pune familjare, ndersa burime prane tij shprehen per nje kthim te shpejte ne Shqiperi, ndoshta edhe sot. Megjithate, prej humbjes ne zgjedhjet e 3 korrikut dhe betejes ligjore per mandatin e zones 38, Angjeli ka shmangur cdo vleresim publik.

    Nderkohe, Arben Ahmetaj, zv/minister i Integrimit, mesohet te jete larguar ne drejtim te Kanadase. Ai eshte akuzuar nga Partia Demokratike dhe Kryeministri Berisha per marreveshje te disfavorshme te lidhura me "Albtelekom"-in, nepermjet nje kompanie te zoteruar nga Ahmetaj. Akuza qe rivali i Lulzim Bashes ne zgjedhjet e 3 korrikut i ka hedhur poshte.

    Per menaxhim joefektiv dhe afera korruptive, Partia Demokratike ka akuzuar edhe ish-drejtorin e pergjithshem te "Albtelekom"-it, Dhimitraq Rafti. Me pas, zv/minister i Transportit dhe Telekomunikacionit, Rafti cilesohet si nje nga njerezit e afert te ish-kryetarit te Partise Socialiste, Fatos Nano.

    Ne programin e saj, qeveria e re e kryesuar nga Berisha angazhohet "te nderprese dhe ndeshkoje konfliktet e interesave ne sektorin e telekomunikacionit dhe favorizimet e abuzimet e kryera nga operatore qe veprojne ne kushtet e konfliktit te interesave". E.M

  2. #2
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Po normal qe do ikte Angjel Romi, vetem me ato qe u degjuan ne KPD e kap burgu si peshk.

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Angjeli u kthye sot ne Tirane. Artikulli eshte thjesht nje diversion.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    si thua ti voix.. cdeshen ata jashte kto kohet e fundit?


    un them...per te plumbosur kontot neper bodrumet e bankave te zvicer Kret qipro londer milanos.. etjetj..
    ti si thua?

    --

    ja cthot gazeta..



    TIRANE (12 Shtator)- Nen drejtimin e Kryeministrit Sali Berisha, Keshilli i Ministrave miratoi sot ne mbledhjen e tij vendimin per lirimin dhe emerimin ne detyre te disa zevendesministrave. Sic ben te ditur zyra per shtyp e qeverise, Keshilli i Ministrave, ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes dhe ligjit "Per organizimin dhe funksionimin e Keshillit te Ministrave", miratoi lirimin nga detyra te zevendesministrave:

    Arben Ahmetaj, zevendesminister i Integrimit Europian, Luan Hajdaraga, zevendesminister i Puneve te Jashtme, Arben Isaraj, zevendesminister i Rendit Publik, Dritan Shano, zevendesminister i Financave, Adriana Berberi, zevendesminister i Financave, Sadedin Stankaj, zevendesminister i Mbrojtjes, Besnik Baraj, zevendesminister i Mbrojtjes, Luan Shahollari, zevendesminister i Ekonomise, Ardian Petollari, zevendesminister i Ekonomise, Perparim Sanxhaku, zevendesminister i Drejtesise, Anastas Duro, zevendesminister i Drejtesise, Pajtim Bello, zevendesminister i lndustrise dhe i Energjetikes, Gjergj Liqejza, zevendesminister i Industrise dhe i Energjetikes, Arben Demeti, zevendesminister i Rregullimit te Territorit dhe i Turizmit, Artan Lame, zevendesminister i Rregullimit te Territorit dhe i Turizmit, Dhimitraq Rafti, zevendesminister i Transportit dhe i Telekomunikacionit, Proletar Roshi, zevendesminister i Transportit dhe Telekomunikacionit, Petraq Simo, zevendesminister i Arsimit dhe i Shkences, Eduard Hashorva,zevendesminister i Shendetesise, Saemira Pino, zevendesminister i Shendetesise, Paqesor Zeneli, zevendesminister i Pushtetit Vendor dhe i Decentralizimit, Natasha Paco, zevendesminister i Pushtetit Vendor dhe i Decentralizimit, Ahmet Ceni, zevendesminister i Funes dhe i Ceshtjeve Sociale,Thoma Mico, zevendesminister i Funes dhe i Ceshtjeve Sociale, Vjollca lbro, zevendesminister i Buqesise dhe i Ushqimit, Edmond Dragoti, zevendesminister i Kultures, Rinise dhe Sporteve, Etleva Canaj, zevendesminister i Mjedisit.

    Nderkohe ne vend te tyre Keshilli i Ministrave miratoi: Emerimin ne detyren e zevendesministrit te Brendshem Ferdinant Pone, ne detyren e zevendesministrit te Financave Shefedin Shehu dhe Florian Mima ne detyren e zevendesministres se Mbrojtjes znj. Zana Xhuka, ne detyren e zevendesministrit te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve Neritan Alibali, ne detyren e zevendesministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit Ndue Preka dhe Ndoc Faslija, ne detyren e zevendesministrit te Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave Aleksander Garuli. Gjithashtu Berisha i kerkoi zevendeskryeministrit Ilir Rusmajli te pergatise menjehere aktet dhe kuadrin e nevojshem tekniko-ligjor per luften kunder-ryshfetit, duke u perqendruar ne rendimin e penaliteteve ndaj ryshfetit si dhe mundesimin dhe shperblimin e denoncimeve nga qytetaret ne institucionet shteterore dhe ne media. .

    db/db(NEWS24/BalkanWeb)

  5. #5
    si thua ti voix....di caci ta perdor lavatricen?????





    Lajme nga Koment

    Ku lahen paratë në Shqipëri?


    Autori i Lajmit: Fatos Çoçoli

    Tri javë më parë, Fondi Monetar Ndërkombëtar, nëpërmjet një studimi të tij, bëri një deklaratë tronditëse për Shqipërinë. Cilësoi se tek ne mungon vullneti politik për parandalimin dhe dënimin e pastrimit të parave të pista. Si qëndron e vërteta? Ka boll muaj tashmë që po funksionon Agjencia e Parandalimit të Pastrimit të Parave tek ne. Madje ajo ka marrë kompetenca të reja ligjore. Mirëpo deri tani nuk ka qenë e aftë të sjellë asnjë rast konkret të pastrimit të parave në vend. Që të jetë zbuluar dhe të ketë shkuar për ndjekje penale nga kjo strukturë. Mos vallë Shqipëria është parajsa e investuesve plotësisht të ndershëm dhe që nuk kanë përdorur një qindarkë nga paratë e trafiqeve ilegale? Mirëpo kur Zvicra konsiderohet një vend me nivel potencial pastrimi parash, ku duhet parë Shqipëria?! Departamenti Amerikan i Shtetit ishte shumë i qartë në raportin e tij të para pesë muajve (mars 2005): këtu tek ne në Shqipëri mundësia e pastrimit të parave paraqitet shumë e lartë. Madje tregoi rrugët se si pastrohen paratë e mafiozëve: duke blerë prona të patundshme, duke financuar biznese dhe nëpërmjet sistemit bankar. Për të kuptuar sa shumë para të pista pastrohen tek ne, mjafton të kujtojmë një shifër të sjellë po nga një raport i dy viteve më parë i FBI-së Amerikane. Sipas saj, nëpërmjet vendit tonë dhe grupimeve të tij mafioze kalonin çdo vit rreth 2 miliardë dollarë drogë për në Perëndim. Dihet që për transportuesit që marrin përsipër rrezikun e dërgimit të drogës nëpër vendet e Evropës Perëndimore, ku kontrolli policor është i ashpër, zakonisht përqindja e komisionit mbi “mallin” (pra, drogën) është mbi 10 për qind të vlerës së tij. Kështu që për mafiozët shqiptarë që kalojnë heroinë e kokainë nga Turqia e Bullgaria për në Itali, Greqi, Zvicër e gjetkë ngelet një fitim neto të paktën 200 milionë dollarë në vit. Duke ditur se e kanë shumë të lehtë që këto para t’i mbajnë në Shqipëri, nga shumë specialistë gjykohet se të paktën gjysma e këtyre parave nuk e kalon kufirin tonë. Ngelet këtu. Pra, “pastrohet” këtu. Janë 100 milionë dollarë të drogës që thithen çdo vit nga ekonomia shqiptare. Po t’i shtohen kësaj shume edhe rreth 60 milionë dollarë që përftohen nga tregtia e prostitutave, klandestinëve dhe armëve, bëhet një shifër 160 milionë dollarë para të pista që gjallojnë në Shqipëri! Ose rreth 15 milionë dollarë në muaj apo pesëqind mijë në ditë! Që tjetërsohen orë e minutë në pjesëmarrje në kapitale të firmave private të ndërtimit, në hotele, motele, restorante, dyqane, apartamente luksoze, tokë në bregdet etj. Në pjesëmarrje në kompani të mëdha dhe të rëndësishme prodhimi apo të tregtisë me shumicë. Për këto njerëzit flasin gati hapur nëpër lokale. Tregojnë si filan firmë ka marrë financime të errëta, apo se si filan biznesmen u ngrit papritur për t’u bërë një kapo në tregtinë apo linjën e tij të prodhimit e ndërtimit. Ndërsa Agjencia e Parandalimit të Pastrimit të Parave ende nuk ka hasur në ndonjë rast konkret! Arsyeja e vetme është mungesa e vullnetit politik që kjo agjenci të bëjë punën si duhet. Është kjo mungesë që deklaron hapur edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar në vlerësimin e tij të fundit “Mbi Qëndrueshmërinë e Sistemit Financiar në Shqipëri”. Ndërsa një OJQ kurajoze shqiptare deklaron po përpara tri ditësh se tek ne ka 15 familje mafioze, të cilat janë të lidhura ngushtë me politikën dhe politikanët. Sigurisht mafiozët tanë ende nuk e kanë fuqinë e Al Kapones së dikurshëm në SHBA, por po përpiqen fuqishëm të sigurojnë sa më shumë politikanë në rrjetet e tyre. Madje edhe bankat nuk mund të konsiderohen të paprekura në këtë lojë të madhe të mafiozëve. Në këtë përpjekje të përditshme dhe të ethshme të tyre për të blerë çdo njeri e funksionar që mund t’u ndihmojë të ligjërojnë (pastrojnë) paratë e fituara nga aktiviteti kriminal. Duke filluar nga punonjësja e vogël e gjendjes civile, e cila blihet me pesë mijë lekë të vjetra për të prodhuar një certifikatë false, tek funksionari i komisariatit të policisë, që të shet për 200 mijë lekë të vjetra një pasaportë të re fringo e deri tek tatimori e bankieri. Bankat janë sfida e re dhe e fundit për mafiozët. Paraqitja e këtyre të fundit si biznesmenë seriozë dhe me referenca ka filluar, madje është në modë. Sidomos të ekspozuara ndaj kësaj mode janë bankat e reja me kapital shqiptar. Nga dëshira për të fituar kapital depozitash dhe klientë sa më të fuqishëm, ato janë gati të mbyllin deri diku një sy. Me arsyetimin se nuk ka për t’u kuptuar ndonjëherë në këtë katrahurën tonë shqiptare origjina e vërtetë e parave të biznesit. Ky është një gabim i rëndë, që ka pasoja jo vetëm për bankat, por për të gjithë ekonominë tonë. Me ose pa dashje, disa banka janë kthyer në sisteme lavazhesh për paratë e pista. Është ndoshta thjesht çështje kohe dhe e forcimit të strukturave të hetimit brenda Ministrisë së Financave apo asaj të Rendit dhe e vërteta do të dalë në shesh. Por për këtë duhet si oksigjeni edhe zotimi politik. Opozita e djeshme, që sot ka marrë pushtetin dhe ka gati listat e ministrave, duhet ta tregojë vullnetin politik për të zhbiruar lavazhet e parave. Po të mos lëvizë dhe shpejt (duke mbajtur premtimin e heqjes vullnetare të imunitetit të deputetëve të saj, duke nxitur për kontrolle të rrepta dhe të detajuara të llogarive të bizneseve të përfolura etj.), mund të konsiderohet si e hipnotizuar dhe e paralizuar edhe ajo nga mafia shqiptare. Dhe lamtumirë kohës për ndryshim.

    Data e Publikimit: 08/09/2005\


    qe thua ti
    Ndryshuar për herë të fundit nga CEZARND : 14-09-2005 më 23:01

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Jezuiti italian që adhuronte Shqipërinë
    Nga PLaku-i-Detit në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2004, 06:50
  5. Franz Baron von Nopca (1877-1933)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-05-2004, 15:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •