Close
Faqja 8 prej 12 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 160 prej 226
  1. #141
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    E vërteta mbi 4 probleme tabu

    Asnjë fjalë mbi djersitjen, higjienën intime, erën e keqe dhe frymën e rëndë? Këtë e bëjmë ne. Dhe me ndihmën e ekspertëve ju sugjerojmë se si zgjidhen këto probleme.

    Nuk flitet për to. Higjienë intime, duar, këmbë dhe sqetulla që djersinë, frymë e rëndë: janë probleme të sikletshme që kalohen shpesh në heshtje. E megjithatë, nëse doni të kujdeseni për pamjen tuaj nuk mund ti injoroni, përndryshe do të ndiheshit në siklet. Në fund të fundit, përse duhen lënë pas dore këto? Janë manifestime të natyrshme të trupit dhe mbi të gjitha zgjidhen lehtë. Praktikojini sugjerimet që do të lexoni në këtë faqe. Në çdo rast, do të ndiheni të sigurta.

    Jo më djersë

    Disa persona shpesh kanë kripë nën sqetull për shkak të djersitjes. Kjo i ndodh sidomos atyre që janë shumë emotivë. Motivi? Frika, entuziazmi, ankthi, stimulojnë gjëndrat e djersitjes dhe këto prodhojnë në sasi të mëdha pika djerse. Veprimi thellohet nga prezenca e qimeve. Qimet thithin djersën dhe provokojnë erën e keqe. Për të larguar këtë bezdi mjafton pak kujdes. Ja se si:
    - Mbaji sqetullat përherë të depiluara. Me krem ose me brisk kryeje këtë veprim gati çdo mëngjes.
    - Mos përdorni deodorant. Për ju është i nevojshëm një antidjersë ose krem me kripëra alumini: duke ngushtuar poret kufizojnë djersit jen pa bllokuar ajrosjen e lëkurës.
    - Mos përdorni veshje sintetike, të cilat nuk e lejojnë lëkurën të ajroset. Më mirë pambuku, linoje, leshi dhe mëndafshi.

    Pastrim i sigurt

    Nuk i kushtoni aspak vëmendje pastruesit intim? E keni shumë gabim. Duhet ta konsideroni tualetin intim si një veprim kryesor, ashtu si dhe pastrimi i fytyrës. Do të ndiheni të freskëta gjatë gjithë ditës dhe s'do të keni irritime. Ja ndonjë sugjerim i vlefshëm.
    - Mos u lani me shumë se 2 herë në ditë. Larjet e shpeshta dobësojnë mbrojtjen natyrale të zonës intime. Pastaj rrezikoni të eliminoni bakteret e "mira" tepër të nevojshme për mbrojtjen natyrale, dhe tu hapni rrugë atyre të këqija.
    - Zgjidhni një detergjent specifik me pH midis 3,5 e 5,5 pra acid (si ai i mukozës vaginale). Kështu nuk do të cenon i florën bakteriale. Sigurohuni që të mos jetë agresiv: nëse bëjnë shumë shkumë varfëron mbrojtjen natyrale. Preferohet i lëngshëm.
    - Para se të blini sapunin lexoni me vëmendje përmbajtjen. Kamomili ka një veprim qetësues, kumaku është dizifektues. Ndërsa mentja dhe eukaliptusi janë rifreskues. Nëse jeni alergjik përdorni sapun neutro, pa parfum dhe i pasur me vaj ulliri, është i tolerueshëm për çdo lloj lëkure.
    - Shpesh jeni larg shtëpisë dhe doni të rifreskoheni? Mbani me vete një pako me peceta specifike: janë ideale për ato që udhëtojnë me tren ose avion.
    - Përdorni lines ditor vetëm në raste të veçanta. Mund të pengojnë ajrosjen. Favorizojnë erën e keqe dhe irritojnë në kontakt.


    Duar dhe këmbë të freskëta

    Të kesh duar dhe këmbë përherë të lagura është disi e sikletshme. Problemi i superdjersitjes është mjaft i përhapur. Kjo mund të jetë trashëgimi. Dhe u ndodh shpesh personave shumë emotivë. Këmbët dhe duart janë zona të pasura me gjëndra të djersës, përgjegjëse të erës së keqe. Por mjetet nuk mungojnë.
    - Sa herë që ndieni se duart ju djersinë, vendosni pulset nën ujin e ftohtë, për të ngadalësuar qarkullimin.
    Përpara se të vishni këpucët hidhni mbi këmbë një pudër specifike. Rifreskon, pakëson djersitjen e tepërt dhe neutralizon erën e keqe. Pastroni shpesh shtrojat e këpucëve.

    Frymë e parfumosur


    Probleme me dhëmbët, ushqime të gabuara, funksionim i keq i zorrëve: shkaqet e frymës së rëndë janë të shumta dhe të ndryshme. Nëse ndodh në mëngjes, është normale. Gjatë natës, bakteret që jetojnë në gojë fermentohen. Por mjafton të lahen dhëmbët dhe problemi zhduket. Nëse zgjat gjatë gjithë ditës, duhet të shikoni higjienën e dhëmbëve dhe të ushqimit: mund të fermentojnë dhe të shkaktojnë erën e keqe.
    - Është mirë të përdoret filli dentar. Vaktet jashtë shtëpisë? Mbani me vete një kit për pastrimin e dhëmbëve. Ose përdorni çamçakëz. Më mirë është me xhilitol, sheqer që kontrollon pllakën bakteriale.
    - Të paktën një herë në vit bëni një vizitë tek dentisti, për të hequr grumbullimet
    rreth pllakës dentare dhe për të shmangur ndonjë krimbje të mundshme.

    Cdodite.com
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  2. #142
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Dush me mjaltë

    Mënyra më e mirë për t’u relaksuar pas një ditë të lodhshme pune dhe për të eliminuar çdo tension, fshihet pas një banje relaksuese. Për këtë, mjafton të përzieni tre lugë kanellë, dy me mjaltë e tri pika esencë livandoje. Pasi t’i përzieni mirë, fërkoni trupin me masën për të paktën 5 minuta. Mos harroni që trupin duhet ta shpëlani me ujë të vakët, në mënyrë që maska të mos fshihet totalisht. Do të shihni se përveçse do të keni një lëkurë të lëmuar, do t’ju ndihmojë të çlodheni.

    Nuk eshte ide e keqe .
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  3. #143
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Një nga gabimet më të zakonshme në trajtimin dhe pastrimin e lëkurës është përdorimi për një kohë të gjatë i së njëjtës linjë produktesh.


    Trajtim në tri faza

    Qumështi, toniku, kremi i ditës dhe i natës zëvendësohen vetëm kur flakoni boshatiset. Në të vërtetë, për çdo stinë duhet të përshtaten kurat që përdoren për trupin dhe fytyrën. Në qoftë se në dimër shkon shumë mirë një përbërje më e ngjeshur, në verë përshtatet më mirë një hidratues i hollë. Në vjeshtë dhe pranverë, që janë stinë të ndërmjetme, duhet favorizuar rigjenerim i qelizave të epidermës nëpërmjet pastrimeve të thella, hidratimit, kurave, masazheve dhe maskave specifike.

    Faza e parë: Pastrimi

    Lëkura shfaqet shpesh si e mbuluar me një cipë opake që ul shkëlqimin dhe vë në dukje defektet. Kryesisht, pas një vere “det dhe diell’, lëkura është e zbehtë dhe kur nxirja nga dielli nis të largohet, lëkura merr një ngjyrë vërtet të papëlqyeshme. Për të larguar stresin nga fytyra duhet para së gjithash një pastrim i mirë.


    Për të paktën një javë është i nevojshëm përdorimi i një detergjenti të mirë sapuni, i cili i vendosur në një gomë të butë dhe i lagur më ujë mund të shërbejë si pastrues shumë i mirë. Veprimi duhet përsëritur çdo mëngjes dhe mbrëmje për shtatë ditët e para dhe duhet vazhduar gjithë muajin vetëm në mbrëmje. Në qoftë se dëshironi, mund të siguroni një pastrim të mirë me mënyrat e vjetra, por të vlefshme shtëpiake.

    Pasi pastrohet fytyra në thellësi, kalon mbi të një tampon pambuku të zhytur në tonik. Pastaj e lë të thahet vetë dhe ditën vendos një krem hidratues, kurse natën një krem ushqyes. Mbi lëkurat mikse dhe të yndyrshme në vend të kremit ushqyes përdoret një pastrues. Për të përftuar rezultate të shkëlqyera, këshillohet përdorimi i një maske kozmetike që aplikohet në mbrëmje, një ditë po, një ditë jo, për shtatë ditë. Pastaj dy herë në javë për 15 ditët pasuese dhe pastaj një herë në javë rregullisht. Për të favorizuar veprimin e maskës në lëkurë, është mirë që para aplikimit fytyra të lahet me ujë të ngrohtë dhe detergjent qumësht dhe kur është ende e lagur të masazhohet me lëvizje rrethore. Shpëlahet më pas me ujë të ngrohtë të bollshëm, dhe thithet me një peshqir të pastër pjesa e mbetur të ujit. Vetëm në këtë fazë mund të vendoset një shtresë të bollshme maske dhe lihet të veprojë për kohën e duhur. Koha e qetësisë është mirë të respektohet deri në sekondën e fundit. Më pas fytyra lahet dhe pastrohet me detergjent pastrues për lëkurën çdo mbetje e maskës.

    Faza e dytë: Trajtime specifike

    Mbi një lëkurë plotësisht të pastër çdo trajtim kozmetik jep rezultate optimale. Është e rëndësishme të zgjedhësh produktin specifik më të përshtatshëm për nevojat e lëkurës. Para së gjithash duhet të dish ç’lloj produkti të zgjedhësh dhe ku. Ekzistojnë mundësi të ndryshme: Nga produkti natyral, tek ai industrial, nga preparati bimor tek ai kozmetik, nga parfumeria te farmacia...ajo që ka rëndësi është që në rafti mos të mungojë gjë. Më të rëndësishmit janë qumështi dhe toniku, të pazëvendësueshëm për pastrimin e lëkurës. Këtyre mund t’u shtohet një pastrues truku për sytë dhe buzët, i nevojshëm për të hequr buzëkuqin që qëndron gjatë dhe rimelin rezistent ndaj ujit, dhe në rast se nuk duam t’i mungojë gjë repartit “pastrimi i parë”, mund të sprucojmë mbi fytyrën, qafën dhe zonën e dekoltesë me ujë termal, që do të japë një ndjenjë të menjëhershme freskie.

    Për pastrimin e thellë nuk mund të mungojnë kremrat me grimca, maska, argjilë e blertë dhe ndonjë esencë vajore për t’u përzier me argjilën. Nuk duhen nënvlerësuar avujt me bimë, që hapin poret duke ndihmuar lëkurën të nxjerrë papastërtitë, pa harruar që në të njëjtën kohë barërat ndihmojnë për zbutjen e irritimeve të lëkurës.

    Për të përftuar efektet maksimale të avujve, në një enë më ujë të vluar hidhen bimët e marra në dyqanin e kozmetikës (të cilat janë përzgjedhur më parë sipas llojit të lëkurës). Pasi mbulohet kokë me një peshqir, është e këshillueshme që të qëndrosh mbi enë për rreth 10 minuta, duke u përpjekur që avulli të bjerë drejtpërdrejt mbi fytyrë.

    Ndërmjet bimëve që shërbejnë si detergjent mund të shërbejë kamomili, si freskues do të ishte iedal limoni, gjethet e mentes dhe portokalli i hidhur, kurse për shenjat mund të përdoret një bimë e veçantë që quhet ylang ylang.

    Për përgatitjen e maskës me argjilë janë të këshillueshme esencat vajore: për lëkurë të yndyrshme mund të zgjidhni rozmarinën; për lëkurë të thatë, por të papastër, besojini nga ekstraktit të trëndafilit ose i kamomilit.

    Pas avullit lëkura është vërtet e pastër dhe ka nevojë për disa minuta qetësi, duke e masazhuar në mënyrë delikate me mollëzat e gishtave dhe duke vendosur një krem hidratant mbi fytyrë dhe qafë deri në përthithjen e plotë.

    Faza e tretë: Dieta kozmetike


    Gjithsesi bukuria vjen gjithmonë nga brenda. Ja përse për të pasur një lëkurë të shëndetshme dhe me shkëlqim nuk mjaftojnë vetëm trajtimet e jashtme. Në pjesën më të madhe të rasteve një çrregullim i të ushqyerit ose një dietë e varfër në vitamina ose kripëra minerale, qëndrojnë në themel të problemeve më të zakonshme të lëkurës. Lëkura e yndyrshme ose e papastër është simptoma më e dukshme e një të ushqyeri jokorrekt, të pasur me ushqime të yndyrshme dhe shumë të përpunuar, ashtu siç lëkura e zbehtë është sinonim i mungesës së vitaminave. Mjafton të ndryshosh regjimin e ushqimit për të parë efektet e para mbi lëkurë. Mbi të gjitha pini shumë ujë, shtoni perime të freskëta në çdo vakt, zvogëloni sasinë e substancave të përpunuara dhe pijeve alkoolike. Mundësisht hani ushqime të pasura me fibra, kos, fruta të freskëta dhe drithëra. Ideale do të ishte përdorimi i disa përzierjeve bimësh të përgatitura enkas. Shumë nga ato rezultojnë, përveçse të efektshme, edhe shumë të pëlqyeshme, sidomos në dimër kur janë të ngrohta.

    Kur përgatisni përzierjen e barërave kini parasysh jo vetëm nevojat estetike, por dhe ato fiziologjike, sepse në rast se vuani p.sh. nga tretja e ngadaltë apo ndonjë shqetësim tjetër, bëjani të ditur specialistit dhe do të merrni një përzierje që mund t’ju ndihmojë në të gjitha frontet.

    Hapi i parë është rregullimi i ushqimit, por kjo nuk mjafton. Duhet të zgjidhni një trajtim të përshtatshëm që të përsëritet rregullisht. Maska kundër plakjes, hidratues të thellë, kremra me vitamina A ose E... nuk ju mbetet veçse të këshilloheni me farmacistin, specialistin e barërave, ose t’i drejtoheni një estetisti të specializuar ose t’i nënshtroheni një kontrolli te dermatologu. Çdo produkt që do zgjidhni, kujtohuni që ta përdorni në sasinë e duhur dhe periodikisht, sipas rekomandimeve. Mbani mend që rigjenerimi qelizor kërkon kohë, ja pse për të pasur rezultate të dukshme duhen të paktën 30 ditë. Ta ndërpresësh ciklin në mes, është njëlloj sikur të anulosh çdo arritje të bërë deri në atë pikë, prandaj është e rëndësishme që po e nisët një trajtim, ta çoni atë deri në fund. Disa minuta kushtuar pamjes tuaj, do t’ju dhurojë një ndjenjë të këndshme fizike dhe emocionale. Dihet se për t’u ndier mirë me të tjerët, duhet të ndihemi së pari mirë me veten.

    Ikubinfo
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  4. #144
    Një nga gabimet më të zakonshme në trajtimin dhe pastrimin e lëkurës është përdorimi për një kohë të gjatë i së njëjtës linjë produktesh.
    Une kam degjuar qe gabimi me i madh eshte kur fillon perdor produkte nga linja te ndryshme sepse nuk e kane te njejte efektin. Cdo periudhe e caktuar moshe ka produkte te ndryshme qe mund te perdoresh ne varesi edhe te cfare nevoje ka lekura jote ne ate moshe. Nuk e di, ndoshta jam gabim, gjithsesi paska ca informacione shume te mira kjo teme.

  5. #145
    Never say never Maska e besa.a.best
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    539

    Arrow Keshilla mbi parandalimin e rrezve te diellit ne demtimin e flokut

    Nuk ka asgje si te jesh ne diell nxeht….ku kjo shkakton dmtim tek floket. Kur ti kalon kohen duke u relaksuar ne plazh, ose jasht ne kopsht, dielli vertet mund ti demtoj flokt e juaja. Kjo eshte e njohur si oksidizim, dhe eshte e procesit te njejte sikur te flokve te shendritshme te tenajxhereve. Megjithate ajo qe ne te vrtete demton flokun tuaj eshte se na rezatimi ato e humbin pigmentin original. Keshtu proceset kimike sic jane: ngjyrosje,…, hekurosje…si dhe ne nje pasdite ne diell kjo do ti renonte floket e tua(demtonte) sa qe do te shkonte ne dem puna qe keni intervenuar ne flokte.
    Ndiqni këto hapa për të mbrojtur flokët nga dielli:

    Merrni një kapelë të mirë. Duket e thjeshtë, por është linjë e juaj më e mirë mbrojtjese në mbrojtjen e flokut tuaj. Nëse mund që flokët tuaj të vërtetë ti mbulojë të gjithë me kapelë, kjo do të ishte shumë më mirë.

    Vendos nje kondiconer ne flokt e tuaja si nje mbrojtes. Ju mund te vendosni nje kondicioner te thjesht ose nje tretman me te perkushtuar. Disa gra sidomos ne Evrop perdorin vajra te ndryshme si vaj kokosi- me tretsir te trash, zakonisht perdorin vajrat si luledielli, vaj ulliri, vaj jojoba etj.,zakonisht I perdorin kur jane nen rrezet e diellit. Vajrat mbrojn flokun tuaj nga rrezatimet e diellit, depertojn ne boshtin e flokut tuaj dhe kjo ben qe floku juaj te mbrohet nga demet qe mund ti shkaktoj dielli si dhe mundeson riparim te flokut tuaj.


    Kerkoni produkte te cilet permbajn faktor mbrojtes nga dielli (SPF). Shum produkte komzmetike per flok permbajn SPF. Nese bejem nje analiz produktet te cilet permbajn alkool kto mund te shkaktojn tharje te flokut tuaj me shpejt ne diell, keshtu qe floku I juaj te jete me I shendosh ateher duhet shmangur keto produkte qe do te ndikonin keq mbi shkelqimin e flokut tuaj.
    ... “Unë besoj se përkufizimi më i mirë i njeriut është dykëmbësh përbuzës.’..Fyodor Dostoyevsky..

  6. #146
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796

    Le te ndajm sekrete bukurie qe bejm ne shpi.

    Kosi (un perdor kos qe ben mami, homemade) eshte mask fantastike per fytyren! Lyeni fytyren me kos dhe mbaheni per 10-30 minuta (sa me shume aq me mire). Shplaheni me uji te vaket dhe voila Do ndihet fytyra shume hydrated. Un e bej kte gje tepakten 2 here ne jave dhe e freskon shume lekuren e fytyres.


    Vaj ullirit eshte fantastik per floket!!! Conditioner me te mire nuk ka. E bej flokun 1 here ne jave per vete me vaj ulliri. E ushqen dhe e ben me te ndricem dhe healthy.
    Vishni nje bluze te vjeter dhe perdorni extra virgin olive oil tek floku (sidomos tek majat). Ca e mbeshtjellin koken me plastic wrap dhe rrin ne djell per 20-30 min por un thjesht e kap lart me nje kapse dhe pres afersisht 30 min.


    Kombinimi i kosit me vaj ulliri per lekuren & floket eshte akoma me mire. Thesht trazoni disa luge vaj tek kosi per te krijuar masken e fytyres ose per floket.

    Ndani dhe ju "sekretet" tuaja te bukurise. Ju lutem te permendi vetem gjera qe beni vet dhe jo ca keni degjuar sepse per ate pune kemi google.com
    Ndryshuar për herë të fundit nga FierAkja143 : 15-01-2011 më 18:04

  7. #147
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,262
    do ta provoj dhe un kete komshie...per vete sjam munduar ende te merrem me keto homemade secret beauty, por sdo te thot qe si gjej interesante
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  8. #148
    Citim Postuar më parë nga FierAkja143 Lexo Postimin
    Kosi (un perdor kos qe ben mami, homemade) eshte mask fantastike per fytyren! Lyeni fytyren me kos dhe mbaheni per 10-30 minuta (sa me shume aq me mire). Shplaheni me uji te vaket dhe voila Do ndihet fytyra shume hydrated. Un e bej kte gje tepakten 2 here ne jave dhe e freskon shume lekuren e fytyres.


    Vaj ullirit eshte fantastik per floket!!! Conditioner me te mire nuk ka. E bej flokun 1 here ne jave per vete me vaj ulliri. E ushqen dhe e ben me te ndricem dhe healthy.
    Vishni nje bluze te vjeter dhe perdorni extra virgin olive oil tek floku (sidomos tek majat). Ca e mbeshtjellin koken me plastic wrap dhe rrin ne djell per 20-30 min por un thjesht e kap lart me nje kapse dhe pres afersisht 30 min.


    Kombinimi i kosit me vaj ulliri per lekuren & floket eshte akoma me mire. Thesht trazoni disa luge vaj tek kosi per te krijuar masken e fytyres ose per floket.

    Ndani dhe ju "sekretet" tuaja te bukurise. Ju lutem te permendi vetem gjera qe beni vet dhe jo ca keni degjuar sepse per ate pune kemi google.com
    Une per fytyren perdor ate masken qe eshte si "dhe"... nuk e di ne ka ndonje emer shqip
    Po vaji nuk ti ben te yndyrshem ty ato floke? Varet ndoshta dhe nga lloji flokut... por me floket s'me pelqen te bej eksperimente

    La vita non si spiega, si VIVE!

  9. #149
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Citim Postuar më parë nga FierAkja143 Lexo Postimin
    Kosi (un perdor kos qe ben mami, homemade) eshte mask fantastike per fytyren! Lyeni fytyren me kos dhe mbaheni per 10-30 minuta (sa me shume aq me mire). Shplaheni me uji te vaket dhe voila Do ndihet fytyra shume hydrated. Un e bej kte gje tepakten 2 here ne jave dhe e freskon shume lekuren e fytyres.


    Vaj ullirit eshte fantastik per floket!!! Conditioner me te mire nuk ka. E bej flokun 1 here ne jave per vete me vaj ulliri. E ushqen dhe e ben me te ndricem dhe healthy.
    Vishni nje bluze te vjeter dhe perdorni extra virgin olive oil tek floku (sidomos tek majat). Ca e mbeshtjellin koken me plastic wrap dhe rrin ne djell per 20-30 min por un thjesht e kap lart me nje kapse dhe pres afersisht 30 min.


    Kombinimi i kosit me vaj ulliri per lekuren & floket eshte akoma me mire. Thesht trazoni disa luge vaj tek kosi per te krijuar masken e fytyres ose per floket.

    Ndani dhe ju "sekretet" tuaja te bukurise. Ju lutem te permendi vetem gjera qe beni vet dhe jo ca keni degjuar sepse per ate pune kemi google.com
    Interesenta .
    Vaji do jete e veshtire te dali nga floket , kam degjuar me majonez eshte e ushqyeshme per flokun , nuk e kam provuar ndonjeher .

    Une perdore feta kastraveci .
    Ndihmon ne heqjen e lodhjes tek syte .
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  10. #150
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    provoje rexhina sidomos ate per fytyren se nuk eshte shume messy and it's so easy.

    Une per fytyren perdor ate masken qe eshte si "dhe"... nuk e di ne ka ndonje emer shqip
    Po vaji nuk ti ben te yndyrshem ty ato floke? Varet ndoshta dhe nga lloji flokut... por me floket s'me pelqen te bej eksperimente
    Kleadoni sigurisht qe vaji e ben flokun te yndyrshem....pasi ta mbash ne koke per 30 min do besh banj. Pra floku do shplahet mireme uji dhe do lahet me shampo si zakonisht. Nuk do dalesh perjashta me flokun me vaj pa e lar. Pasi ta lash mire do shikosh qe floku do jet shume i but dhe fare i yndyrshem. Un kam floke qe vajoset kollai sidomos ngaqe e ngacmoj gjithmon pjesen para per ta levizur nga nje ane tek tjetra ose ta largoj nga fytyra. Perdorja e vajit ullirit 1 here ne jave (apo 1 here ne muaj) nuk ka te bej me vajosjen e flokut tend ne dite normale. Vaji eshte ne floke per 30 min dhe pasi e lat thjesht do kesh floke me te bute dhe te shendeteshem.

    Vetem me olive oil mos ki frike te besh "eksperimente" sepse ska gje me te ushqyeshme per flokun dhe lekuren se vaji ullirit. Nefakt frike te kesh kur perdor shampoo lloj lloj (dhe me te strenjtat) se ato ta demtojn flokun.

  11. #151
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    Interesenta .
    Vaji do jete e veshtire te dali nga floket , kam degjuar me majonez eshte e ushqyeshme per flokun , nuk e kam provuar ndonjeher .

    Une perdore feta kastraveci .
    Ndihmon ne heqjen e lodhjes tek syte .
    nice.


    Surprisingly nuk eshte aq e veshtire per tu hequr vaji nga floku! Dhe kjo vjen nga nje njeri qe ka shume veshtire te preki gjera te yndyrshme ne pergjithesi. Un perdor dorashka nga ato qe perdorin ne restorante te hollat kur bej kto gjera se dhe kosin kam veshtire ta prek me gishta.

  12. #152
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Une per fytyren perdor ate masken qe eshte si "dhe"... nuk e di ne ka ndonje emer shqip
    Po vaji nuk ti ben te yndyrshem ty ato floke? Varet ndoshta dhe nga lloji flokut... por me floket s'me pelqen te bej eksperimente

    argil kam tre kile e kam mare nga nje plazh qe e nxier toka vet
    eshte shume i mire nese lekuren e ke te forte hidh edhe nje cik mjalte brenda.....


    une per fytyren bej maske
    me nje luge kos , nje luge mjalte ,edhe te bardhen e nje veze
    e le 20 minuta njeher ne jave......

    fytyren mos e fshini me peshqir po me leter te paster sepse peshqiri mban shume mikrobe .......




    lengu i dy molleve jeshile te tharta i thote adio celulitit provojeni per nje muaj e do me kujtoni......


    maske per floket
    2 veze edhe kater luge vaj ulliri
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  13. #153
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    2 veze te plota apo vetem e bardha per floket?

    Niceness.. do ta provoj dhe kte me kosin dhe mjaltin qe ben ti.

    argil kam tre kile e kam mare nga nje plazh qe e nxier toka vet
    kush plazh eshte ky?

  14. #154
    Citim Postuar më parë nga FierAkja143 Lexo Postimin
    2 veze te plota apo vetem e bardha per floket?

    Niceness.. do ta provoj dhe kte me kosin dhe mjaltin qe ben ti.


    kush plazh eshte ky?
    po dy veze te plota


    plazhi eshte ne paro.....haha nuk eshte pluhur jo eshte gurr
    qe e bej pluhur me mixer
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  15. #155
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    ka ndo nje emer specifik apo cdo plazh ne Paros e ka kte lloj rrerre?

  16. #156
    Te bardhen e vezes e rrihni para se t'i hidhni ingredients e tjera apo thjesht i perzieni te gjitha bashke pa e rrahur vezen?

  17. #157
    Citim Postuar më parë nga FierAkja143 Lexo Postimin
    ka ndo nje emer specifik apo cdo plazh ne Paros e ka kte lloj rrerre?
    plazhi me duket se quhesh kalogerosh edhe mali siper esht ei mbushur me argilo
    eshte gurre mali
    lol do ti thuash te ta dergojne me poste
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  18. #158
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    Te bardhen e vezes e rrihni para se t'i hidhni ingredients e tjera apo thjesht i perzieni te gjitha bashke pa e rrahur vezen?
    te tera bashke pa e rrahur ....
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  19. #159
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    lol do ti thuash te ta dergojne me poste
    jo thjesht kurjozitet.

    te tera bashke pa e rrahur ....
    te tera bashke pa e rrahur????? ok shpjegohe pak me mire te gjith procesin se un u ngaterova tani.

  20. #160
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Mua me tha nje shoqe ta bej prov vaji ulliri dhe majlte per flok e bera si maske dhe me ka ndihmuar shume, por problemin e kam kur i laji floket me ngel vaji dhe 5 dite mbas shume e veshtir per ta zhduk pastaj, i ke per 1 jave floket me yndyr, pavarsisht se une i kam me yndyr nga natyra sepse rri duke i levizur me duar dhe 1 dite mos me la, 'smund te dal jashte.

    Keni ndonje maske per majet e flokeve qe jan te djegur, se une kete problemin e kam. Sot i kam heq te djegurit nga majet dhe mbas 2 javeve i ka kam njesoj si mos ti kisha leviz fare. Me djegen shume shpejte majet e flokeve.
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

Faqja 8 prej 12 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. At Gjergj Fishta, Nder i Kombit
    Nga Albo në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 24-10-2022, 18:27
  2. Mexhit Prenci
    Nga Diabolis në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-07-2012, 16:19
  3. Keshilla Dhe Porosi Ndaj Pushtetarve Dhe Udheheqsave
    Nga gharib në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-04-2009, 05:29
  4. Këshilla dhe udhëzime rreth provimeve shkollore
    Nga titi-a në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-12-2008, 09:44
  5. Këshilla për meshkujt!
    Nga Kërçovare1 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 158
    Postimi i Fundit: 07-07-2006, 11:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •