Close
Faqja 5 prej 12 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 226
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Citim Postuar më parë nga Clara Lexo Postimin
    flm MINA. je shum e mire
    Eshte normale qe do e provoj te hap nje punen time, nuk do rri gjithmone puntore e ketyre francezeve. Ketu ka pune te madhe nuk te del kohe te pushosh, ndersa ne AL siç the dhe ti: ndodh e kunderta. Prandaj jam ne medyshje. them: jam me e fituar te jem punetore ketu, se te jem shefe ne AL. POR ............... shum e veshtire te nisesh diçka te re
    Shefe???
    hehehe
    Do me kujtosh. Ajo ku vete une e ka dyqanin e vet, ka mbaruar shkollen jashte shtetit.
    I del shpirti..ose me mire..ja ka dhene shpirtin shejtanit.
    Ne Shqiperi nuk vene per te krehur floket (vetem ne te emigracionit veme).
    Ne Shqiperi vejne me shume ti lyejne floket qe dmth..3 ore te pakten secila..plus qe i lyejne shume shpesh.
    Kjo mikja ime te shtune-te Djele fillon pune ne 5 te mengjesit..ka marr dhe te bijen ne pune..
    Kembut daulle u behen.
    Sigurisht bejne shume para .ama shume..
    Po...cdo gje mund te jen po shefe jo..
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Citim Postuar më parë nga KozyShack Lexo Postimin
    Sa here vij ne Tirane dhe shkoj ne ndonje sallon (rralle) per te drejtuar/stiluar floket, kam vene re injorance dhe dengla me shumice. Ti Mina me pelqen se je e thjeshte, por edhe dukesh qe ia ke haberin nga profesioni yt. Ku e ke sallonin ti se ndoshta ndaloj tani qe do vij per Vit te Ri...
    E ste zune kembet dhe' a derebardhe!!!
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Si nuk shkokan per te krehur floket ne Shqiperi...je ne vete moooooj? Lol. Kur kthehesha une ne fillim ne Shqiperi per te pare kusherinjte (isha femije akoma), shifja shoqet e mia ne Tirane qe nje e dy te parukieri e krehnin floket. Une qe kisha me shume leke se to (atehere kur dollari bente kerdine, me nje dollar qerasje gjithe shoqet, lol) dhe marzallah se shkoja ta provoja njehere. Jo po thuaj qe s'jam gjirokastrite.
    Dhe krehjen e bejne, dhe leshin e lyejne, dhe hysmetin ia bejne vetes per bukuri.

    Tashi te kjo Mina...si s'i erdhi turp qe s'ktheu pergjigje, lol. Dhe njehere qe bera furca une, s'me eci. Ne dac! Une ne fakt shkoj te Lumja ne Tirane. Ka punuar me L'Orealin ne Itali per vite te tera. Mos e gjykoni nga emri ju lutem. Lol.

    Ti tjatra...eeee hera e dyte kete vit qe po iki ne Tirane. E sa rri do thuash...nga 3-4 dite gjithsej. Uffff.
    Si ishte gjeli i P-se?
    lol
    Ndryshuar për herë të fundit nga ChuChu : 28-11-2007 më 01:10

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Citim Postuar më parë nga KozyShack Lexo Postimin
    Si nuk shkokan per te krehur floket ne Shqiperi...je ne vete moooooj? Lol. Kur kthehesha une ne fillim ne Shqiperi per te pare kusherinjte (isha femije akoma), shifja shoqet e mia ne Tirane qe nje e dy te parukieri e krehnin floket. Une qe kisha me shume leke se to (atehere kur dollari bente kerdine, me nje dollar qerasje gjithe shoqet, lol) dhe marzallah se shkoja ta provoja njehere. Jo po thuaj qe s'jam gjirokastrite.
    Dhe krehjen e bejne, dhe leshin e lyejne, dhe hysmetin ia bejne vetes per bukuri.

    Tashi te kjo Mina...si s'i erdhi turp qe s'ktheu pergjigje, lol. Dhe njehere qe bera furca une, s'me eci. Ne dac! Une ne fakt shkoj te Lumja ne Tirane. Ka punuar me L'Orealin ne Itali per vite te tera. Mos e gjykoni nga emri ju lutem. Lol.

    Ti tjatra...eeee hera e dyte kete vit qe po iki ne Tirane. E sa rri do thuash...nga 3-4 dite gjithsej. Uffff.
    Si ishte gjeli i P-se?
    lol
    I mire ishte.Piva nja ca kapucino ....qe me erdhi shpirti ne vend.
    Pashe dhe fierake plot..
    Nuk dola shume ne fakt, nga shtepia ne shtepi ,nga tavolina ne tavoline..
    Kishin bere te gjithe pershesh po nuk me pelqeu shume..ke pare ti??
    Ti u katranose noj cik???..


    dhe nuk i lyejne flokat thashe...
    Ajo e imja lut per krehje se 5 min. i ka..po hic...lyerje i vene dhe nuse..mire ja bejne..
    le qe cthem e kam dhe kusho..
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    e me fal se keshtu maja-maja lexoj. jam e gjumosur.

    une tamam u katranosa se me kane pickuar mushkonjat gjithandej. hotelin e kisha mu buze detit po c'e do qe s'dilja dot ne dët se me hengren e me shojtën fare te shuarat si naten dhe diten.

    mire fieraket, po krietarin na e pe gjekundi?
    e na ke nderuar o nuse nga shtepia ne shtepi me vizita. ishalla ke qene pa atlete.

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Citim Postuar më parë nga KozyShack Lexo Postimin
    e me fal se keshtu maja-maja lexoj. jam e gjumosur.

    une tamam u katranosa se me kane pickuar mushkonjat gjithandej. hotelin e kisha mu buze detit po c'e do qe s'dilja dot ne dët se me hengren e me shojtën fare te shuarat si naten dhe diten.

    mire fieraket, po krietarin na e pe gjekundi?
    e na ke nderuar o nuse nga shtepia ne shtepi me vizita. ishalla ke qene pa atlete.
    E kisha ne mend krietarin po do ti qe e harrova kur me zune kembet token e bekuar te Phyllit??
    Te duhet ndonje informate ty per te se e mesojme me email..moderne gjerat tani..
    Jo mi cne atlete une!!!Kisha ca shapka ulerime fare...hahahaha
    Po Amrika ka kremra me per mickonjat apo skishe leka ti ??
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    aman cfare kremrash ka se u terbova. flas me njerez e krruhem sa nga njera kembe ne tjetren. do kujtojne se kam ndonje semundje. po vertet po t'i numeroj, 40 pickime do dalin. ketu ku jam s'kam pare ndonje drugstore, ja kur te kthehem ne ny do i bej derman vetes.

    e nuku dua info jo...thashe a e pe qe te zbukuroje ndenjen tende aty. te paska vajt udhetimi dem.

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Citim Postuar më parë nga KozyShack Lexo Postimin
    aman cfare kremrash ka se u terbova. flas me njerez e krruhem sa nga njera kembe ne tjetren. do kujtojne se kam ndonje semundje. po vertet po t'i numeroj, 40 pickime do dalin. ketu ku jam s'kam pare ndonje drugstore, ja kur te kthehem ne ny do i bej derman vetes.

    e nuku dua info jo...thashe a e pe qe te zbukuroje ndenjen tende aty. te paska vajt udhetimi dem.
    next time...rrugen e dime..80 milje hic asgje..nje vrap pele..
    do ti marr foto me otograf per tya...

    po si me nuk ka CVS aty??Ne Mexike ke vajt mi ???hahahah
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  9. #89
    '80
    Anëtarësuar
    28-09-2005
    Vendndodhja
    tej maleve
    Postime
    34
    Citim Postuar më parë nga Mina Lexo Postimin
    Pikat e zeza jane disa jashteqitje fiziologjike te lekures. Ato gjenden me shumice ne fytyre dhe ndonjehere edhe ne kurriz. Nese prania e tyre eshte e konsiderueshme ne fytyre duhet bere kujdes sepse keto u paraprijne akneve, madje sherbejne si tapa qe bllokojne rrjedhjen normale te sekrecioneve sebace.
    Njelloj tani me lajmerohen mua ne fytyre dhe nuk di si ti heq sepse kam frike mos prish lekuren pasi deri tani kam pasur nje fytyre shume te paster , tani qe me shfaqen keto me bezdisin
    me jep ndonje keshille si ti heq ose me cfare te pastroj fytyren ( kam filluar me nje NEUTROGENA per larje fytyre) kam frike se mos me behen me shume


    respekt nga
    this is me !

  10. #90
    Never say never Maska e besa.a.best
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    539

    Sekrete të vogla bukurie

    Pershendetje te gjithve

    Ne jete ne perdorim te madh kan ilaçe te ndryshme estetike duke dalur cdo dit e me shume ne treg lloje te ndryshem te kozmetikes, jam munduar te paraqes barant dhe mjekimet per kozmetik dicka qe na ndihmon dhe me te leht per perdorimin e tyre, disa kreme natyrore qe vet ne mund te bejm ato ilaçe .

    Nese keni edhe ju ndonje recept per lloje te ndryshmeve te kremave, si dhe barnave natyror postojeni ..........................


    Sekrete të vogla bukurie

    Qumësht pastrues për lekurën të yndyrshme

    Shtrydhni një grejpfrut dhe e përziejni lëngun e tij me një gotë qumështi të ftohtë. Ruajeni në frigorifer dhe përdoreni për të pastruar fytyrën para gjumit. Njomni një cope pambuku të pastër dhe kaloni me të gjithë fytyrën. Shpërlajeni me ujë të vakët dhe fshijeni fytyrën me pecetë të pastër.

    Ujë trëndafili për sy të ënjtur

    Zieni 1 litër ujë dhe pasi ta hiqni nga zjarri hidheni në të 20 petale trëndafili. Lëreni rreth 30 minuta, më pas kullojini. Lëreni ujin e trëndafilit të ftohet pak dhe bëni me të kompresa në sy.

    Maskë me patate për rrathët e zinj të syve

    Pastroni një patate dh eprijeni në feta shumë të holla. Shtrojeni fetat në sy dhe leni rreth 10 minuta. Më pas hiqeni dhe shpërlani fytyrën .

    Tonifikues për flokë të dobët

    Në një tas të vogël rrihni 1 kokërr vezë dhe ½ filxhani çaji me kos. Masazhoni me këtë maskë flokët tuaj. Lëreni tonifikuesin në flokë rreth 10 minuta. Më pas shpërlajeni.

    Zbutës për flokët e thatë

    Në një enë përzieni 2 kokrra vezë të rrahura me 1 lugë vaj ulliri, 1 lugë glicerinë dhe pak uthull. Kalojeni këtë maskë në flokët dhe lëreni rreth 15 minuta. Në vazhdim lajeni .

    Krem pastrues për fytyrën

    Nevojiten:
    ¼ kastravec(me lëkurë të prerë hollë ), 1/8 patate (me lëkurë të prerë hollë), 1 lugë sodë buke, 1 kokërr vezë, ¼ filxhan kos.

    Përgatitja:
    Hidhni në makineri grirëse otaten dhe kastravecin. Shtoni sodën dhe vezën dhe vazhdoni përzierjen. Hidhni kosin. Nëse keni lëkurë të yndyrshme, shtoni 2 lugë kafeje lëng limoni. Kremi ruhet ne frigorifer për 2 ditë. Shtrojeni në një pambuk ose pecetë të pastër dhe pastroni me të fytyrën. Më pas hiqeni dhe shpërlajeni fytyrën.

  11. #91
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    Citim Postuar më parë nga besa.a.best Lexo Postimin
    Krem pastrues për fytyrën

    Nevojiten:
    ¼ kastravec(me lëkurë të prerë hollë ), 1/8 patate (me lëkurë të prerë hollë), 1 lugë sodë buke, 1 kokërr vezë, ¼ filxhan kos.
    Më duket se këtë e kam ngrënë tek mensa e universitetit. Sekreti është te soda: i bën klientat të ngopur DHE të bukur.
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  12. #92
    Never say never Maska e besa.a.best
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    539
    Citim Postuar më parë nga Clauss Lexo Postimin
    Më duket se këtë e kam ngrënë tek mensa e universitetit. Sekreti është te soda: i bën klientat të ngopur DHE të bukur.
    HAHHA MIR SHUM ATHER HEHEH

  13. #93
    Never say never Maska e besa.a.best
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    539

    Arrow

    Maskë me mjaltë dhe vaj ulliri...

    Kjo maskë është shumë e favorshme për flokë të ashpër dhe të thatë
    Hidhni 3 lugë vaj ulliri dhe 2 lugë mjaltë në një enë, përziejini për një kohë të gjatë. Më pas përhapeni këtë masë kudo në flokë,sidomos në majën e flokëve. Mbështillini flokët me qeskë plastmase ose me një kapuç dushi dhe lërini për rreth 15 min. Pastaj shpërlajini me ujë të ftohtë dhe lajini me shampon që është posaçërisht për këtë tip floku.
    Kjo maskë, pas aplikimit të saj prej më shumë se 4 herë do fillojë të japë rezultate të dukshme.

    Si ta tonifikoni ngjyrën natyrale të flokëve tuaj

    Në një tigan zieni ngadalë për 20 min 1 litër ujë me 2 lugë erëza çfarëdo të thata. Lëreni lëngun të ftohet dhe më pas kullojeni. Lagini mirë flokët me këtë lëng disa herë. Në vazhdim, fshijini flokët me një peshqir, duke i lënë të thahen në mënyrë natyrale, pa përdorur tharëse.

    Maskë me banane dhe vaj bajamesh

    Përzieni dy pika vaji eterik bajamesh me një banane të shtypur si pure. Vendoseni këtë maskë në flokë, kryesisht te rrënjët, dhe lëreni të veprojë për 15 minuta. Më pas shpëlajeni kokën me ujë të ftohtë dhe në fund lajeni me shampon që ju përdorni zakonisht. Nuk rekomandohet të përdoret maska e gatshme që ju aplikoni vazhdimisht. Realizoni këtë maskë për dy muaj dhe ju do të vini re që floku juaj është më i shndritshëm.

    Kundër flokëve me zbokth

    Gjatë tharjes së flokëve me tharës, duhet ta mbani atë, të paktën 15 cm larg kokës. Preferohet që të jetë i graduar në gradën mesatare. Megjithatë, më e këshillueshme është që t’i lini flokët të thahen vetë.
    Nëse keni problem zbokthi dhe lyeni flokët, duhet t’i lyeni sa më rrallë që të mundeni. Për krehjen e flokëve përdorni krehër ose furçë me majë të butë, në mënyrë që të mos e irritoni lëkurën. Gjatë larjes,masazhojeni kokën me majat e gishtave, dhe jo me thonj. Këshillohet për këtë tip flokësh shampo me pH neutral.

    Pastrues për flokët e yndyrshëm

    Përzieni dy lugë gjelle lëng limoni me katër lugë gjelle kos. Me këtë masë bëni masazh të lehtë në flokë dhe lëreni për 20 min. Në vazhdim shpëlajini flokët me ujë të vakët. Kjo maskë është e këshillueshme për dy muaj rresht.
    Tonifikues për flokë të dobët
    Në një tas të vogël rrihni një kokërr vezë dhe një filxhan çaji me kos. Masazhoni me këtë masë flokët tuaj. Lëreni tonifikuesin në flokë rreth 10 minuta. Më pas shpëlajeni.

    Zbutës për flokët e thatë

    Në një enë përzieni dy kokrra vezë të rrahura me një lugë vaj ulliri, një lugë glicerinë dhe pak uthull. Kalojeni këtë maskë në flokë dhe lëreni rreth 15 minuta. Në vazhdim lajeni.

  14. #94
    Never say never Maska e besa.a.best
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    539

    Arrow Tetë sekrete bukurie!

    Për të qenë të bukur asnjëherë nuk duhet të lini gjithçka në dorë të natyrës, pasi është e nevojshme që edhe ju të kujdeseni për veten tuaj. Receta për të arritur është shumë e thjeshtë ushtrime dhe masazhe çdo ditë. Dita duhet të nisë e qetë dhe të mbyllet duke qenë të shlodhur. Rezultati? Lëkurë e freskët dhe e shkëlqyeshme gjatë gjithë ditës.

    4 sekretet e ditës

    Gjithçka varet nga mënyra se si zgjoheni. Nëse dita juaj nis në mënyrë të këndshme, do të jeni e mbushur me energji dhe kështu lëkura juaj do të ketë një pamje më të bukur dhe të tonifikuar. Për të arritur këtë mjafton vetëm pak kujdes.


    1. Një zgjim i qetë

    Vendosi dy alarme zgjimi me një distancë kohore 10 minuta nga njëra-tjetra. Kjo është koha që i duhet trupit për të kaluar butësisht nga gjendja e gjumit në zgjim. Pranë shtratit mbani një gotë me ujë për t i hedhur disa pika ujë fytyrës, në qafë dhe te krahët. Kjo do t ju japë një ndjesi freskie dhe do të ndihmojë edhe lëkurën të zgjohet. Më pas, pini një gotë ujë para se të keni ngrënë mëngjes, pasi kjo do t ju ndihmojë të pastroni organizmin nga toksina e akumuluara.


    2. Bëni pak gjimnastikë

    Ngrihuni nga shtrati ngadalë dhe pa u sforcuar. Kur të jeni ngritur në këmbë hapni krahët duke i larguar ato sa më shumë të jetë e mundur. Më pas drejtoi lart, mbi kokë, sikur doni të kapni diçka që është shumë lart jush. Qëndroni kështu për 20 sekonda dhe më pas çlodhuni. Ky ushtrim do t ju ndihmojë të largoni mpirjen e trupit, të çtendosni shpinën dhe kurrizin si dhe të tërhiqni sa më shumë të jetë e mundur shtyllën kurrizore.


    3. Frymëmarrja

    Hapni dritaret për të lejuar ajrin e pastër të futet në dhomë. Ndërkohë rrotulloni krahët e mbledhur në mënyrë që të çtendosen shpatullat. Mbi kokë vendosni një peshqir dhe qëndroni në këtë pozicion, duke marrë frymë dhe duke e nxjerrë atë qetësisht, të paktën 2 minuta. Gjatë dushit uji duhet të hapet në maksimum në mënyrë që të bjerë mbi lëkurën tuaj me forcë. Këshillohet që të mos laheni me ujë të nxehtë. Sa më i freskët të jetë aq më shumë tonifikon lëkurën e trupit. Pak esencë eukalipti, e derdhur në vaskë apo në banjë, do t ju ndihmonte të merrnit frymë më lirshëm.


    4. Përdorni kremrat

    Pas dushit fshihuni me një peshqir të ashpër, duke e fërkuar lëkurën me forcë, në mënyrë që të ndihmoni qarkullimin e gjakut. Pasi të fshiheni masazhoni trupin me një krem hidratues apo me një esencë aromatike. Në këtë mënyrë do të keni në zgjim të këndshëm, do të jeni gati për ditën e gjatë dhe lëkura juaj do të jetë e freskët dhe e shkëlqyeshme.


    4 sekretet e mbrëmjes



    1. Banja çlodhëse

    Pas ditës së gjatë të punës është shumë e nevojshme të bëni një banjë çlodhëse, shumë e rëndësishme për të gjithë trupin. Mund të zgjidhni një pushim të gjatë në vaskë apo një dush të shpejtë. Sido që të jetë preferenca juaj asnjë ditë nuk duket të hiqni dorë nga dushi pas pune.


    2. Masazh për barkun

    Masazhoni barkun përreth kërthizës me lëvizje në formë rrethore të paktën për 2 minuta. Këtë gjë mund ta bëni ndërsa jeni duke u larë në vaskë apo në dush. Ky është masazhi që femrat aziatike u bëjnë fëmijëve të tyre për të pushuar së qari si dhe për t i ndihmuar të flenë shpejt.


    3. Masazh për kokën

    Pasi të keni larë dhe shpëlarë mirë kokën masazhoni rrënjët e flokëve duke kruar lëkurën e kokës me shumë delikatesë. Më pas, tërhiqini flokët lehtë dhe pas pak nisni sërish masazhin. Kjo është një teknikë indiane që ka një efekt të jashtëzakonshëm për çlodhjen e menjëhershme të të gjithë trupit.


    4. Një çaj qetësues

    Para se të shtriheni këshillohet të pini një çaj të ngrohtë në bazë bimësh. Pasi çaji të jetë gati hidhni një lugë mjaltë dhe lëreni të ëmbëlsohet për pesë minuta, më pas është gati për t u pirë. Çaji në mbrëmje është qetësuesi ideal për t u çlodhur.

  15. #95
    Never say never Maska e besa.a.best
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    539

    Arrow 25 Sekrete Bukurie Te Stilit Te Jashtezakonshem

    Shembuj thelbësorë, sekrete dhe mënyra të shpejta për të përmirësuar stilin tuaj.

    1. Blini kostum me dy kopsa. Do t’ju dhurojë një look më elegant dhe aerodinamik. Ditët e sundimit të kostumeve me tri kopsa i përkasin së kaluarës.




    2. Ka mundësi që kostumi t’ju rrijë i gjerë. Shpatullat e tij duhet të përqafojnë tuajat (jo të dalin jashtë tyre). Kërkojini rrobaqepësit të matë mëngët në mënyrë që ato të ndalojnë te kyçet e duarve (jo te gjysma e gishtit të madh) dhe të shkurtojë pantallonat në mënyrë që të përthyhen njëherë (jo të varen rrëmujshëm në takat e këpucëve)




    3. Vendosni shollë në majë të këpucëve të lëkurës. Ato do e rrisnin ndjeshëm jetëgjatësinë e këpucëve.

    4. Varëset e drurit do ta transformojë dollapin tuaj në një nga hapësirat më të pastra dhe të shkëlqyera të shtëpisë suaj. Varëset prej teli i përkasin koshit të mbeturinave.

    5. Nëse doni të blini pulovër, zgjidhni një me jakë V në ngjyrë gri të errët. Ajo shkon përsosmërisht me kostum të errët në vjeshtë ose në dimër dhe me xhins në pranverë.




    6. Një rrip i zi shkon me gjithçka: xhins, kaki, kostum. Është i vetmi rrip që çdo mashkull duhet ta ketë patjetër.

    7. Një kravatë e hollë, e errët, i jep menjëherë çdo kostumi një ndjesi më të re dhe të freskët. Ndryshe nga kravatat e gjera, ngjan mirë si me xhaketë doku, ashtu edhe me xhaketë kostumi.

    8. Pardesyja juaj duhet të jetë po aq e rregullt dhe e qepur pas trupit sa edhe kostumi. Blini një pardesy fëshfëshe dhe do të dukeni elegant edhe në motin më të ashpër.

    9. Investoni në një smoking me një ose dy kopsa me jakë me majë ose të dhëmbëzuar. Nuk ka kuptim (as estetikisht e as financiarisht) të merrni me qira një smoking sa herë që duhet të jeni i pranishëm në një mbrëmje me kravatë të zezë.

    10. Mos i shpenzoni paratë në një mbajtëse të shtrenjtë garze. Blini një rrotull shirit në farmacinë më të afërt- funksionon më mirë.

    11. Mësoni si të lidhni një papijon. Në fund të dasmës besoj se doni të jeni djali me papijonin e zgjidhur, të varur rreth jakës, jo me karficën të futur në xhep. Hapat 1-4: mbani mend pjesa e zezë e kravatës që përfundon në majë, është ajo që në fakt duhet të shkojë poshtë në hapat 5 dhe 6. Hapat 5-6: me të krijuar formën e papijonit, shtrëngojeni me gishtin e madh dhe atë tregues. Bëjeni lak pjesën e zezë të kravatës mbi të. Pastaj gjeni një kalim në qendër te nyjës dhe shtyni pjesën e shtrënguar të pjesës së zezë përmes saj. Tërhiqni pjesën e zezë dhe atë gri nga të dyja anët që të tendosen. Rregulloni lehtë fundin e shtrënguar të nyjës.

    12. Blini një shall të gjatë në ngjyrë të zezë dhe mos prisni derisa temperaturat të shkojnë nën zero për ta veshur. Kombinojeni me kostum ose xhaketë sportive dhe xhins.

    13. Mësoni si të krijoni një gropëz në kravatën tuaj. Janë gjëra të vogla, që ju bëjnë xhentëlmen.

    14. Këpucët prej lëkure të kostumit janë të domosdoshme. Të bëra me lëkurë kali, ato përshtaten me formën e këmbëve dhe zgjasin për vite të tëra.

    15. Nëse doni që kostumet të mbijetojnë, çojini sa më rrallë në pastrim kimik. Në vend të saj, hekurosini me avull kur kanë nevojë për të ardhur në formë.

    16. Shamitë e fryra në xhep apo me majën jashtë, nuk janë aspak tërheqëse. Tuajat duhet të jenë thjesht katrore, si të Sean Connery-t.

    17. Mbani gjithmonë një këmishë kostumi në zyrë. Nuk i dihet kurrë kur ju duhet të djersini: në mes të verës apo kur do të kaloni natën jashtë, pa pasur kohën e mjaftueshme për t’u kthyer në shtëpi dhe për t’u ndërruar.

    18. Mbajeni gjithmonë gati kutinë e ndihmës së shpejtë: ibuprofen, furçë dhëmbësh, kondomë etj.

    19. Kërkojini pastruesit kimik të mos jua ngrijë këmishën dhe t’jua hekurosë me dorë. Është më e shtrenjtë, por ia vlen - do të duket më e shkrifët dhe do të zgjasë më shumë.

    20. Bluza e pambukut me jakë rrumbullake është artikulli klasik më i zhdërvjellët se kurrë. Mund ta vishni vetëm, nën xhaketë doku, madje edhe me kostum dhe atlete.

    21. Investoni në një çantë të mirë krahu. Nëse mbani një të lirë me kostum të mirë, do ta dëmtoni rëndë imazhin.

    22. Kur vishni kostumin elegant me dy kopsa, lëreni rripin në dollap - nuk keni nevojë për një të tillë. Nëse e lini pa rrip, i dhuroni kostumit look më të pastër dhe më të besueshëm.

    23. Vërini butonat e manshetave pa kravatë. Do të bëjnë që eleganca të vihet re.

    24. Kur mbani syze me kostum apo xhaketë sportive, syzet prej aviatori me skelete metalike janë opsioni më i rafinuar. Lërini ato me forma sportive për volejbollistët e plazhit dhe mesfushorët si Edgar Davids.

    25. Atletet Samba janë të vetmet që shkojnë me kostum. Por sigurohuni që t’i vishni nën të - asgjësoni kravatën dhe vishni një këmishë me jakë të hapur ose xhaketë të trashë.

  16. #96
    Never say never Maska e besa.a.best
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    539

    Arrow Keshilla praktike .

    Te kujdesesh per lekuren tende eshte e rendesishme: ja disa keshilla per te luftuar puçrrat dhe pikat e zeza.



    *Dieta, edhe pse nuk provokon aknet, mund te perkeqesoje simptomat: me mire atehere te evitosh teprimet e yndyrerave,embelsirerave dhe te alkolikeve, duke i dhen perparesi perdorimit te frutave dhe perimeve te fresketa, mishit dhe peshkut ma dhjam, cerealeve integrale.

    *Edhe parregullsite e zorreve favorizojne semundjen, sepse nje mungese e eleminimit te toksinave provokon nje grumbullim te skorieve te organizmit dhe,per kete, ne epiderme : korigjimi i orareve te te ngrenit dhe sidomos nje ushqimim i mire, mundet sidoqofte te jete ndihmues edhe kunder akneve.

    *Vitaminat A,C e E jane perkujdesesit natyrore per shendetin e lekures: kujtohuni ti keni ne tryezen e ushqimeve, duke ngrene shpesh ftuta dhe perime te fresketa.

    *Mos harroni te hidratoni epidermiden duke pire shume uje.

    *Eshte e ndaluar te shtypesh pikat e zeza dhe puçrrat ne lekure, nese nuk i drejtoheni nje specialisti.

    *Te lash fytyren me uje te ngrohte dhe te jesh i ekspozuar shpesh nxehtesive,ngrohesve,diellit: pasi nxehtesia kontribuon ne lirimin e poreve nga seboja me teprice.

    *Mos perdorni sapune shume çyndyrues, qe thajne shume lekuren duke stimuluar prodhimin e me shume seboje: duhet te perdorni me shume produkte seborregullues ose lehtesisht neutral, me PH izoepidermik.

    *Kujdes nga kozmetiket: duhet te preferoni produkte te studiuara dhe te provuara per lekura akneike, duke evituar kremerat bllokuese dhe me vaj.
    *Kur perdorni maska bukurie , zgjidhni produkte me baze argjile, qe purifikon lekuren.


    * Dielli ben mire, por duhet te merret me kujdes: nje ekspozim jo i tepruar permireson aknet duke thare lekuren, por nese teprohet merret efekti i kundert sepse epiderma, per mbrojtje,prodhon nje sasi me te madhe seboje.

  17. #97
    Never say never Maska e besa.a.best
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    539

    Thumbs up 12 gabimet që mund të evitojmë tek grimi

    Në një botë ideale do të kishim mundësi të gjenim produkte të ndryshme bukurie, do të gjenim momentin e përshtatshëm për t’i përdorur ato, por edhe në këtë rast do të na duhej patjetër kujdesi i duhur për t’u zbukuruar e jo për t’u bërë qesharake.
    Vështirësitë që na dalin përpara janë të paevitueshme ndonjëherë. Grimi është një mënyrë e mrekullueshme për të përmirësuar pamjen tonë, megjithatë duke e përdorur atë në mënyrën e duhur mund të shmangim fallsitetin dhe idenë e një maske që na mbulon. Gabimet që bëjnë femrat kur grimohen janë të shumta, ja cilat janë këshillat për të bërë sa më pak gabime.




    1. Përdorimi i tepërt (ose i pakët) i grimit

    “Grimi juaj duhet të përshatet me darkën e mrekullueshme nëse po shkoni në një të tillë, duke shmangur grimin e thjeshtë të një dite të zakonshme kur ju duhet të shkoni në supermarket ose në palestër”,- sqaron Libëskind. Në të kundërt, kur e teproni me produktet kozmetike, rrezikoni të dukeni më e lodhur se kurrë. Përpiquni t’i jepni fytyrës pamje më natyrale dhe kjo do t’u bëjë të ndiheni më mirë se kurrë. Këshilla për një grim perfekt është:
    kremi pudër për të fshehur njollat apo defektet e lëkurës, korrektor për rrathët nën sy, ktheni qerikët, më pas lyejini ata me rimel, dhe në fund një buzëkuq ose shkëlqyes sa më natyral.


    2. Mos i përzjeni kurrë ngjyrat, produktet ose teknikat

    Ende vazhdoni të përdorni të njëjtin grim për sytë, të njëjtën ngjyrë për buzët pasi keni rënë në dashuri me të qëkur keni filluar të kujdeseni për veten? Ashtu siç i kushtoni vëmendjen e dyuhur xhinseve që kanë dalë në modë këtë vit, ndiheni në siklet kur keni veshur xhizme të dala mode, të njëjtën vëmendje duhet t’i kushtoni edhe grimit i cili ka rëndësinë e tij. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të flakni tutje produktet tuaja kozmetike dhe t’i zëvendësoni ato çdo stinë, apo të përdorni buzkuq të ndezur vetëm se ua keni parë atë njerëzve të famshëm në ekranet e televizorit. Ajo që kërkohet është të ecni me kohën dhe të përshtateni sa më mirë me të rejat e fundit ashtu siç përshtateni kur bëhet fjalë për veshjet
    .

    3. Kujdes me ngjyrën e fondotinës (kremit pudër)

    Mund të keni lëkurë perfekte dhe të përdorni teknikën e duhur, por nëse përdorni ngjyrën e fondotinës që nuk shkon me ngjyrën tuaj të fytyrës rezultati përfundimtar do të ishte i tmerrshëm. Duke zgjedhur tonalitetin e duhur do të dukeshit mirë edhe pa filluar ende grimin. Për të gjetur të duhurin sygjerohet të provoni më parë tre ngjyra dhe perfektja do të ishte ngjyra më e përafërt me lëkurën tuaj. Por si mund ta kuptojmë këtë? Provoni një ngjyrë të errët dhe një të çelët. I duhuri do të ishte ai që nuk dallon shumë nga pjesa e palyer e fytyrës, duke u bërë pothuajse i padukshëm. Në këtë mënyrë do të ishit në gjendje të bënit dallimin.


    4. Mos i holloni shumë vetullat

    Vetullat janë një pjesë e rëndësishme e syrit dhe e gjithë fytyrës. Kur ato janë të trajtuara me kujdes, mund të kenë efektin për të ndryshuar totalisht pamjen tuaj. Nëse forma juaj tashmë nuk është perfekte, përpiquni të merrni ndihmë profesionale për t’i pastruar dhe rregulluar ato. Veprimi që duhet të shmangni patjetër është heqja e shumë qimeve me pretekstin se do të mbijnë prap. Sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë rrallohen vetullat, ato nuk mund të mbushen më kurrë ashtu siç kanë qenë më parë. Nëse ruani harkun natyral të tyre dhe pastroni vetëm qimet e dala, do të përfitoni formën më të mirë, megjithatë përpiquni që çdo 3 osë 4 muaj të vizitoni një qendër profesionale për të qenë më të sigurta.


    5. Mos krijoni ylber ngjyrash në sytë tuaj

    Vetëm sepse kutia juaj e tualetit përmban ngjyra të ndryshme, nuk do të thotë që duhet duhet t’i ngjyrosim sytë me të gjitha këto ngjyra përnjëherë. Këshilla për këtë rast është: Përpiquni të mos përdormi më shumë se tre nuanca, një të errët për bishtin e syrit, pak më të celët për pjesën para dhe ngjyra më e hapur për pjesën poshtë vetullave. Pamja që do të përfitonit do të ishte perfekte. Për një aplikim të përditshëm megjithatë mund të mjaftohemi edhe me një nuancë të çelët në gjithë kapakun e syrit.


    6. Mos e keqtrajtoni lëkurën e fytyrës

    Gjithë grimi i botës nuk mund të kompensojë freskinë e lëkurës, nëse ajo nuk është e trajtuar mirë. Duhet të mendoni për lëkurën tuaj para se të përpiqeni të gjeni fondotinën dhe ngjyrën e duhur të saj. Nëse fytyra nuk është e hidratuar dhe e ushqyer, edhe korrektori do të dukej si një shtresë e ngurtësuar, do të shfaqeshin njolla të kuqe dhe të irrituara. Nëse keni lëkurë të thatë, trajtoheni atë me krem hidratant ose vaj fytyre para se të procedoni me fondotinën. Fytyrat e yndyrshme do të duheshin më mirë nëse para fondotinës do të pastroheshin më parë me një locion që thith yndyrën e tepërt, më pas mund të përdorni një krem pa vaj i cili do të shërbente për hidratimin e lëkurës. Kujdes, përpiquni të mos i jepni fytyrës ndriçmi pasi ai të jep ndjesinë e yndyrës
    .

    7. Zgjedhja e grimit të gabuar për llojin e lëkurës

    Është e rëndësishme të jemi të sigurt se grimi që po përdorim ëhstë i duhuri për llojin e lëkurës që kemi. Nëse keni lëkurë të thatë, evitoni pudrën dhe furçat. Locionet kremoze do t’u përshtateshim më shumë, kjo vlen edhe për lëkurën e rrudhosur, kremi do t’i lëmonte ato. Ndërkohë, nëse kemi lëkurë të yndyrshmë, mund të përdorim lehtësisht pudrën por ehde kremin pudër. Përpiquni të ndryshoni herë pas here produktet kozmetike për të pasur kështu mundësi të zgjidhni më të mirat.


    8. Mos shkoni në shtrat pa pastruar grimin

    Nëse u është dashur shumë kohë për t’a aplikuar në fytyrë, patjetër do t’u duhej edhe pak kohë për t’a pastruar atë. Nëse grimi lihet gjithë natën në lëkurë, ai mund të bllokojë poret. Por ky nuk është problemi kryësor. Nëse grimi nuk pastrohet, ju nuk mund të përdorni kremin e natës dhe si pasojë lëkura juaj nuk do të ushqehet mjaftueshëm. Përdorni një partrues grimi duke filluar më parë me grimin e syve dhe më pas me një pjesë të pastër procedoni me pjesët e tjera të fytyrës.


    9. Mos i kushtoni një tipari të fytyrës, më shumë rëndësi se të tjerëve

    Ekziston një ndryshim midis përkujdesjes së një tipari që ju keni më përzemër dhe teprimit të vëmendjes ndaj tij. Ju kanë thënë se këni sy të bukur dhe për këtë arsye përpiqeni me cdo kusht të theksoni grimin e syve duke përdorur ngjyra të ndezura dhe duke e tepruar me lapsin. Ndërkohë këni harruar se e gjithë fytyra ka nevojë për përkujdesje maksimale. Këshilla është kjo: Vazhdoni të përkujdeseni për sytë tuaj por në mënyrë më fine dhe pa rënë në sy. Më pas në të njëjtën mënyrë mund të veproni edhe me buzët që për një kohë të gjatë nuk u keni kushtuar vëmendje pasi mendoni se një gjë jo shumë e këndshme, më mirë të mos vihet në dukje, sesa të theksohet pasi kështu mund të vihet re më mirë difekti. Përdorni një buzëkuq natyral rozë pasi në këtë mëyrë ato do të duken më të plota se më parë.


    10. Mos vizatoni buzë fallco

    Mbase këni dëgjuar këshillat e grimierit tuaj se do të dukeshit mirë nëse lapsi do të aplikohej edhe jashtë buzës suaj me qëlim që ato të duken më të plota dhe patjetër më joshëse. Kjo jo se është një këshillë e keqe, por shumë femra kanë provuar t’a zbatojnë këtë teknikë dhe rezultati ka qenë i tmerrshëm, një gojë e ngjashme me kllounat. Këshilla është: Vendosni me kujdes buzëkuqin dhe më pas me një laps me majë të hollë, theksoni pjesën më të skajshme të buzëve. Qëllimi nuk është pamja e buzëve me silikon, por përfitimi i pamjes më të mirë që mund të keni.


    11. Mos tentoni të krijoni konture që nuk ekzistojnë

    Keni dëgjuar që edhe defektet më të dukshme mund të mbuohen me pak fantazi duke aplikuar aty ngjyra më të errëta. Kujdes! Lerini që këtë ta bëjnë vetëm profesinistët pasi jo çdokush mund të ketë aftësinë të përmirësojë pamjen. Fokusohoni në gjërat më të thjeshta pasi edhe rreziku për t’a pësuar mund të ishte më i vogël. Luani me ngjyrat por në mënyrën e duhur.


    12. Mos ngatërroni korrektorin me fondotinën

    Mund të duket se bëhet fjalë për të njëjtin produkt por ekziston një ndryshim i madh mes tyre. Korrektori përdoret për të fshehur rrathët poshtë syve dhe patjetër duhet të jetë dy nuanca më i çelët se fondotina. Ndërkohë fondotina përdoret për të fshehur njollat e fytyrës puçrat dhe defekte të tjera.
    Ndryshuar për herë të fundit nga besa.a.best : 28-09-2008 më 14:40

  18. #98
    Never say never Maska e besa.a.best
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    539

    Këshilla të shpejta për ato femra që duan të kursejnë kohë

    Nëse nuk keni kohë të kaloni gjithë ditën para pasqyrës, mos u shqetësoni! Me këto këshilla të thjeshta që po ju paraqesim me poshtë, jo vetëm që do të kurseni kohë, por do të dukeni dhe ndjeheni me të bukura, vetëm brenda disa minutave.

    Përdorni limon, për një lëkurë të mëndafshtë!

    Pasi ti keni shtrydhur limonat, merrni 2 lëkurët e mbetura konike të tij dhe fërkoni me to gjunjët, berrylat, thembrat si dhe çdo pjesë të ashpër të trupit tuaj. Lëkura e limonit, siç e njohim të gjithë, është mjaft e pasur në vitaminë C, e cila i fal lëkurës suaj shkëlqim dhe butësi.

    Koha e duhur: 45 seconda



    Blini lule!


    Kur shtëpia apo vendi juaj i punës është i mbushur me ngjyra dhe aroma të këndshme, edhe gjendja juaj shpirtërore përmirësohet. Jo vetëm kaq, por lulet dhe bimët prodhojnë oksigjen, i cili është i domosdoshëm për lëkurën dhe në përgjithësi për organizmin tuaj, sidomos në vendet e mbyllura.

    Koha e duhur: 30 sekonda




    Si të arrini një lëkurë të bronztë e të shkëlqyeshme


    Helioterapia (nxirja në diell) kërkon kohë, bëhet zakonisht vetëm gjatë stinës së verës, dhe jo vetëm kaq por mund edhe ta demtojë lëkurën tuaj. Nga ana tjetër, solariumi nuk rekomandohet gjerësisht, sepse të gjithë i njohim anët e tij negative. Nëse dëshironi një nxirje të menjëhershme mund të përdorni krema ose spray për nxirje të menjëhershme. Zgjidhni një ton ngjyre që ju duket më i përshtatshëm për lëkurën tuaj dhe mos hezitoni ta provoni. Rëndësi ka që çdo gjë që bëni për veten tuaj, ta bëni me kënaqësi dhe kështu do të ndiheni menjëherë më këndshëm dhe më e rinovuar.

    Koha e duhur: 3 minuta

  19. #99
    Never say never Maska e besa.a.best
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    539

    Keshilla: Si të mbrojmë veten nga produktet kimike të kozmetikës ?



    Për të krijuar një imazh sa më të pëlqyeshëm dhe të bukur, së pari, duhet të kemi parasysh që të jemi të mirinformuar lidhur me mënyrën se si duhet të mirëmbajmë vetveten. Shumë probleme dalin nga amatorizmi në fushën e kozmetologjisë, si rrjedhojë e mospasjes së një ligji profesional, një licensë të ushtrimit të profesionit për të cilën duhet të testohesh si dhe të krijosh kushtet e sigurisë për klientin. Disa këshilla të domosdoshme dhe praktike se si duhet të mbrohemi kur jemi të pranishëm në një ambient që nuk ju pëlqen, ku nuk keni siguri për profesionalizmin e kozmetistit. Kozmetologjia është shkenca që përfshin artin e Parukerisë, Estetikës dhe Dermatologjisë estetike



    Boja nuk e dëmton flokun

    Së pari, duhet të kemi informacionin e duhur për shkallën e profesionalizmit të parukierit apo estetistit që zgjedhim. Më shumë rëndësi duhet t’i jepet momenteve kur do të na duhet të përdorim prodhimet kimike siç janë koloret, permanentet, produktet për shtrirjen e flokut, shampot e ndryshme, xhel, brilantinë etj.
    Nuk është e vërtetë që kolori e dëmton flokun. Më shumë dëmtimi i tyre vjen nga vetëpërdorimi jo i saktë dhe pa kriter i produkteve të caktuara, i produkteve të ndryshme për mirëmbajtjen e flokut ose në disa raste, nga pakorrektësia dhe paaftësia, mungesa e informacionit mbi estetikën e zbatuar.
    Nga studimet e bëra, struktura e flokut ka një element të rëndësishëm, pigmentin melaninë, i cili prodhon kolor, kështu që depozitimi i kolorit artificial nga një profesionist brenda rregullave, nuk e dëmton por e përmirëson gjendjen e flokut.
    Edhe në përdorimin e bojërave popullore duhet të tregoni kujdes sepse koloret që ekzistojnë, pavarësisht nga çmimi, duke mos qënë nën një sistem kontrolli, kanë mungesë produktesh mbrojtëse, dhe ushqyes për flokun që duhet ta kenë në përbërjen e tyre. Si rezultat i mungesës së cilësisë së koloreve, konstatohet një prishje, dëmtim i strukturës së flokut. Një nga bojërat popullore është kënaja


    Henna (Këna)- është një produkt natyral që preferohet nga shumë persona pasi është me përbërje organike. Në përdorimin e saj duhet të tregoni kujdes pasi shkakton tharjen e flokut si dhe krijon zbokth. Si rezultat, shkakton rënien e flokut. Përdorimi i kënasë, këshillohet në flokë të yndyrshëm, por gjithmonë pasi konstatimi të bëhet nga specialisti.

    Korrektorët. Në shumë raste, për kolorimin e flokut , përdoren korrektorët. Korrektorët janë korrigjues të kolorit të flokut dhe përdoren në rastet kur gjatë kolorimit janë bërë gabime si krijohen vende të pangjyrosura, apo nuk del ngjyra e kërkuar. Një parukier profesionist nuk duhet të përdorë korrektorin në një klient të përhershëm, për arsye të dizavantazheve të përdorimit të tij.

    1. Qëndron shumë pak në flokë. Pas 1 apo 2 larjeve bie.
    2. Humbet shkëlqimin e flokut dhe e nxjerr atë të zbehtë.
    3. Dëmton strukturën e flokut
    4. nuk është “ kolor”, nuk hyn tek koloret e qëndrueshëm.

    Nëse në flokun tuaj është përdorur korrektor, ju e vini re shumë shpejt dhe sërish do të ktheheni tek profesionisti për të konstatuar problemet me flokun. Në përgjithësi korrektori përdoret tek klientët që vijnë vetëm një herë, siç janë turistët apo klientët e rastësishëm, por lidhur me efektet që ka në flok këshillohet të evitohet përdorimi i tij.

    Formula të gatshme për kolorimin e flokëve nuk ka. Pas konsultimeve me specialistin dhe testimit që i bëhet llojit të flokut, atëherë mund të vendosni të qetë se cili do të jetë kolori i flokut tuaj. Koloret profesionale janë të ndara në 4 tipe;

    Temporan- aplikohet gjithmonë tek klientët që më parë nuk kanë bërë kolorime, pra në flokë natyralë.

    Semipermanente- aplikohet për të provuar kolore të ndryshme në tufa të vogla flokësh për të parë reagimin e kolorëve të ndryshëm në të njëjtin flok. Dhe për të patur një siguri 90-100% për kolorin që do të jetë përfundimtar.

    Kuazipermanente- një kolor që bëhet për të përcaktuar kohën e operacionit dhe forcën e produktit që do të përdoret.

    Permanente - Është tipi i kolorimit gjatë të cilit floku ndikohet tërësisht nga kolori dhe kolori zgjat në kohë.

    Në varësi të shkakut për të cilin bëni kolorimin e flokut dhe në konsultim me parukierin, bëhet dhe përzgjedhja e tipit që do të përdoret. Ajo që përcakton saktë se cili nga tipet e kolorit është i përshtatshëm për flokun tuaj është analiza që i bëhet flokut. Përpara se të bëni një operacion kolori , duhet të kryeni disa teste:

    1. Testi i alergjisë.
    2. Testi i zgjedhjes së ngjyrës.
    3. Testi i elasticitetit dhe porozitetit të flokut.
    ... “Unë besoj se përkufizimi më i mirë i njeriut është dykëmbësh përbuzës.’..Fyodor Dostoyevsky..

  20. #100
    Never say never Maska e besa.a.best
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    539

    Arrow



    Flokë të thata

    Humbja e flokëve
    Përderisa flokët tuaja rigjenerohen është normale që gjatë një dite nga koka juaj të bijnë 35- 60 fije të flokëve. Ka disa raste që bëjnë përjashtim dhe në të cilat kërkohet kujdesi mjekësor, mirëpo kjo nuk do të thotë që diçka nuk është në rregull me ju. Gjithë çka ju duhet është higjiena, pastrimi i rregullt dhe dietat e shëndosha dhe të balancuara (ekuilibruara). Pirja e duhanit dhe alkoolit janë faktorët kryesorë të humbjes së flokëve. Këshilla jonë është që ju t'i kushtoni më shumë kujdes vetes suaj. Kështu që kur t'i pastroni flokët së pari shamponin e vendosni në duar, e përhapni nëpër flokë dhe ngadalë+ e lezëm i bëni masazhë kokës suaj pastaj i shpërlani mirë ato. Për problemet e tilla është gjetur se vitaminat A dhe E janë shumë efektiv.

    Flokë të thata, të dëmtuara dhe të çara në maje

    Nëse e keni këtë problem atëherë pas larjes së flokëve tuaja e largoni ujin e tepërt me anë të peshqirit dhe pastaj e vendosni një sasi të vogël të kondicionerëve (maskave) për flokë të ngjyrosura ose permanente. I bën kokës një masazh dhe pastaj i krihni flokët tuaja duke i kushtuar kujdes fundit të flokëve. I len flokët për një kohë më të gjatë 10- 15 minuta dhe pastaj i shpërlanë mirë. Për produkte të tilla është mirë që të këshilloheni me floktarin tuaj. Kurse në raste kur nuk ju gjindet afër asnjë kondicionerë mund të përdorni vaj të bimëve ose të kuqtë e vesë, të cilën e vendosni në flokë e leni të qëndrojë për rreth gjysmë ore dhe i pastroni flokët mirë.

    Rrënjë të yndyrshme- maje të thata ( problem i kombinuar)

    Shumë njerëz që vuajnë nga ky problem nuk dijnë çfarë të bëjnë. Meqenëse nuk ka asnjë produkt për flokë të tilla ne ju rekomandojmë të përdorni shampon neutral, i cili nuk e eliminon njërin problem duke e keqësuar tjetrin. Duhet të përdoret maskë vetëm në fund të flokëve -duke mos e prek lëkurën asnjëherë- një herë në javë dhe e leni të qëndrojë për së paku 15 minuta përpara se t'i shpërlani flokët.

    Zbokthi

    Zbokthi është problem që përfshin shumë faktorë si: trashëgëminë, dietat, hormonet etj. Në të njejtën mënyrë sekrecioni dhjamor, djersa, pluhuri dhe të gjitha infeksionet mikrobiale shpiejnë deri te luspat e lëkurës ( zbokthi). Preferohet që flokët të pastrohen shpesh ( çdo 3- 4 ditë) me shampon special kundër zbokthit. Me kujdes t'i bëhet kokës një masazhë dhe të fërkohet lëkura e kokës me kujdes për një kohë më të gjatë. Duhet të veprohet për disa javë kështu dhe zbokthi juaj do të zhduket, mirëpo ka raste kur ai nuk zhduket dhe bëhet më i ashpër atëherë nevojitet të këshilloheni me dermatologun.
    Si t'i mbaj flokët që të duken të shëndosha dhe mirë
    Ka shumë këshilla se si flokët tuaja të duken bukur dhe të jenë të shëndosha.
    • Duke e mbajtur kokën poshtë, ju mund t'i krihni flokët tuaja çdo mbrëmje dhe kështu do ta largoni pluhurin dhe ta aktivizoni qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës.
    • Duhet të përdorni shamponin adekuat për tipin e flokut tuaj, i cili do ta mbaj balancën natyrale të tyre. Flokët tuaja mund t'i pastroni sa herë që dëshironi sepse formulat e shamponave të sotëm nuk dëmtojnë flokun tuaj.
    • Kur t'i pastroni flokët, e fërkoni lëkurën e kokës dhe i bëni masazh asaj derisa në kokën tuaj të formohet shkumë e bardhë. I shpërlani mirë dhe nëse dëshironi mund t'i pastroni prapë me shampon. Në fund preferohet që flokët t'i shpërlani me ujë të ftohtë ( aq sa ua duron koka) sepse kjo e mban shkëlqimin natyral të flokut.
    • Krihni flokët me një krahër të rrallë duke filluar nga majet e pastaj duke shkuar kah rrënjët.
    • Para se t'i thani flokët me tharëse, së pari largoni ujin me peshqir. Përdoreni tharësen me një fuqi më të ulët ose leni flokët të thahen vetë. Një herë në javë përdorni tretmane të cilat ndihmojnë në riparimin e flokut tuaj dhe e mbajnë freskinë e tyre.
    • Së fundi duhet ta kujtoni se pamja e flokut tuaj varet nga ajo se si i trajtoni ato. Pra, nëse dëshironi që flokët tuaja të duken bukur dhe të relaksuara vizitoni më shpesh floktarin tuaj. Floku do ta vlerësoj këtë!
    Rrënjë të yndyrshme dhe lëkurë të yndyrshme të kokës
    Flokët të cilat janë të yndyrshme, të drejta dhe të ngjyrosura nuk do të qëndrojnë mirë për më shumë se një ditë sepse do të bëhen menjëherë të yndyrshme te rrënjët. Ka shumë faktorë që shkaktojnë yndyrën: mund të jetë trashëgimia, dietat e ndryshme të pasura me karbohidrate dhe yndyra dhe ndonjëherë mund të jenë edhe kontraceptivët oral. Mënyra më e mirë për të eliminuar këtë problem është të përdorni ushqim të shëndoshë dhe me pak yndyrna. Është shumë me rëndësi të përdorni produktet e duhura si janë shamponi për flokë normale, i cili duhet të vendoset në kokë dhe të bëhet masazhë me kujdes, duke mos e fërku shumë kokën dhe duke i shpërla flokët me ujë të vakët.

    Largimi i ngjyrës nga fundi i flokëve

    Ky është një rast shumë special dhe i vështirë. Gjëja më i sigurt është t'i leni flokët të ju rriten për disa muaj dhe t'i preni ato ngapak në maje. Gradualisht do të shfaqet ngjyra juaj natyrale. Është mënyra më e mirë që flokët tuaja të mos vuajnë.
    Mirëpo nëse dëshironi të mos prisni atëherë mund të shkoni të specialisti për flokë i cili mund t'ua largojë ngjyrën me preparate speciale dhe mund t'i bëjë flokët tuaja që të dëmtohen më pak.
    Ngjyrosjet dhe shatirimet
    Ngjyrosja dhe shatiri janë procese kimike, të cilat nuk rekomandohet të bëhen pa pasur eksperiencë profesionale. Ne ju këshillojmë [/COLOR]që në raste kur doni t'i ngjyrosni ose shatiratni flokët tuaja të vizitoni sallonin ku shkoni zakonisht ose ndonjë sallon tjetër dhe t'i lejoni profesionistët që t'i bëjën flokët tuaja ashtu si ju dëshironi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga besa.a.best : 14-10-2008 më 11:26
    ... “Unë besoj se përkufizimi më i mirë i njeriut është dykëmbësh përbuzës.’..Fyodor Dostoyevsky..

Faqja 5 prej 12 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. At Gjergj Fishta, Nder i Kombit
    Nga Albo në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 24-10-2022, 18:27
  2. Mexhit Prenci
    Nga Diabolis në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-07-2012, 16:19
  3. Keshilla Dhe Porosi Ndaj Pushtetarve Dhe Udheheqsave
    Nga gharib në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-04-2009, 05:29
  4. Këshilla dhe udhëzime rreth provimeve shkollore
    Nga titi-a në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-12-2008, 09:44
  5. Këshilla për meshkujt!
    Nga Kërçovare1 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 158
    Postimi i Fundit: 07-07-2006, 11:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •