Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Festivalit i filmit të shkurtër "Nine Eleven" - Prishtinë

    Prishtinë, 9 shtator -

    Mbrëmë në sallën e mbushur përplot të Teatrit Kombëtar në Prishtinë, nën patronazhin e Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, solemnisht filloi edicioni i dytë i Festivalit të filmit të shkurtër, i quajtur "Nine Eleven" ("Njëmbëdhjetë shtatori") që organizohet në shenjë përkujtimi për sulmet terroriste mbi SHBA-të më 11 shtator 2OO1, por edhe në shenjë miqësie të popullit të Kosovës me popullin amerikan. Sipas organizatorit, ky festival mëton të nxisë dhe stimulojë artistët tanë të merren me artin filmik.
    Festivali, që ka karakter garues, do të zgjasë nga 8 deri më 11 shtator dhe gjatë katër netëve do të shfaqen 12 filma të shkurtër artistikë.
    Në hapje të festivalit, foli drejtori i festivalit Blerim Gjoci, përfaqësuesi i Zyrës amerikane në Prishtinë Greg Lang dhe Zv.kryeministri Adem Salihaj, i cli edhe shpalli të hapur këtë manifestim filmik..

    Ndërkaq filmi "Kush e sheh, zemërohet" pati nderin ta çelë festivalin. Ky është një film i shkurtër artistik me skenar dhe regji të sineastit të ri Bekim Sele. Filmi vë në thumb të kritikës trafikantë të UNMIK-ut, të cilët në vend të ndihmës për banorët e një fshati të braktisur malor pas luftës, dërgojnë tri prostituta të huaja, të cilat trazojnë shpirtrat dhe atmosferën e fshatit. Edhe pse rreth vetes kishte tubuar një ekip solid aktorësh (disa prej tyre emra të njohur si Selman Jusufi, Nuhi Matoshi, Shirine Morina) idenë nismëtare nuk e ka zbërthyer si duhet. Më një përkushtim më serioz ka mundur të dalë një komedi simpatike.

    Në parathënien e katalogut të festivalit botohet një parathënie e shkurtër e Presidentit Ibrahim Rugova me titull "Misioni i artit për paqen".
    Ky manifesftim filmik është mështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës dhe Prishtina filmi.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    "Uindous XP" - filmi më i mirë i festivalit "Nine Eleven"

    Prishtinë, 12 shtator - Me ndarjen e çmimeve nga juria profesionale mbrëmë në Prishtinë përfundoi edicioni i dytë i festivalit "Nine Eleven". Kështu regjisorit Ujkan Hysaj për filmin "Uindous XP" iu dha çmimi si filmi më i mirë i festivalit. Çmimi për skenarin më të mirë i takoi Arian Krasniqit për skenarin e filmit "Green Card" të regjisorit Agron Mulliqi, kurse çmimi i tretë për interpretimin më të i takoi aktorit Xhevdet Doda për rolin e tij në filmin "Green Card".

    Juria profesionale: Faruk Begolli, Agim Sopi, Charly Johnson nga Afrika e Jugut, Larry Corvin dhe Mentor Haliti kanë përzgjedhur fituesit e tri statuetave të festivalit,

    Edhe edicioni i dytë u mbajt në shenjë nderimi për viktimat e 11 shtatorit 2001 në SHBA. Ky festival është mbajtur nën patronazhin e Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe është përkrahur nga Ministria e Kulturës e Kosovës.
    My silence doesn't mean I am gone!

Tema të Ngjashme

  1. Kush ishte në të vërtetë Josip Broz - Tito?
    Nga Cimo në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 284
    Postimi i Fundit: 19-01-2015, 10:36
  2. Tito dhe shqiptaret e Kosoves ?
    Nga Petrit_AK47 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 13-07-2011, 18:43
  3. Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër në Tiranë
    Nga StormAngel në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 07-12-2009, 18:08
  4. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. Filmi shqiptar, substancë kulture dhe integrimi
    Nga Blendi në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-07-2002, 22:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •