Kohet e fundit kam lexuar nje liber te Paolo Coelho "11 minuta", ne te paraqitej historia e nje vajze braziliane qe mori vendimin te behej prostitute sepse besonte se rrjedha e jetes se saj e coi drejt kesaj rruge. Ne kete profesion te ri si dhe ne gjithe jeten e saj personale ajo nuk kishte arritur ne orgazem deri ne diten kur nje klient "i vecante" i propozoi te provonte sadomazokizmin. Shkurt per here te pare ne jeten e saj u ndje e plotesuar si femer.
Pikerisht ne kete pike dua te ndalem dhe te shtroj temen per diskutim. Permes dhimbjes arriti ne ekstaze dhe i dukej e pamundur menyra se si kishte arritur kete. Menyra si e pershkruan ajo vete eshte me te vertete origjinale "arrita te gjej krenarine time duke u perulur, arrita ne ekstaze permes dhimbjes dhe te gjitha keto per 11 min"
Autori i librit shkon me tej duke analizuar edhe aspekte te tjera te jetes se perditshme. Keshtu nervozizmin e njerezve te martuar dhe marredheniet e tendosura shpesh here midis tyre i shikon si nevoje e personave ne fjale per t'i bere te tjeret te vuajne dhe per te vuajtur. Keshtu nje fraze nga libri thote " Burri nuk shkon ne pune per te nxjerre para por per te vuajtur qe te jetojne femijet e tij, ushtari nuk shkon ne lufte per te fituar por per te vdekur per atdhe" Ka shume raste qe njerezit kalojne ne delir permes dhimbjes. Keshtu te panumerta jane flijimet veteflijimet apo dhe martirizimet nen emrin e nje kauze te shenjte. Une vete jam shume konfuz para temes dhe nuk e di a eshte ndjenje normale per nje njeri te kerkoje dhimbjen dhe sa e nevojshme eshte plotesimi i saj ne jeten e perditshme. Pikerisht per kete ju ftoj te diskutoni.
Krijoni Kontakt