Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767

    Dhimbja të çon në ekstazë?

    Kohet e fundit kam lexuar nje liber te Paolo Coelho "11 minuta", ne te paraqitej historia e nje vajze braziliane qe mori vendimin te behej prostitute sepse besonte se rrjedha e jetes se saj e coi drejt kesaj rruge. Ne kete profesion te ri si dhe ne gjithe jeten e saj personale ajo nuk kishte arritur ne orgazem deri ne diten kur nje klient "i vecante" i propozoi te provonte sadomazokizmin. Shkurt per here te pare ne jeten e saj u ndje e plotesuar si femer.
    Pikerisht ne kete pike dua te ndalem dhe te shtroj temen per diskutim. Permes dhimbjes arriti ne ekstaze dhe i dukej e pamundur menyra se si kishte arritur kete. Menyra si e pershkruan ajo vete eshte me te vertete origjinale "arrita te gjej krenarine time duke u perulur, arrita ne ekstaze permes dhimbjes dhe te gjitha keto per 11 min"
    Autori i librit shkon me tej duke analizuar edhe aspekte te tjera te jetes se perditshme. Keshtu nervozizmin e njerezve te martuar dhe marredheniet e tendosura shpesh here midis tyre i shikon si nevoje e personave ne fjale per t'i bere te tjeret te vuajne dhe per te vuajtur. Keshtu nje fraze nga libri thote " Burri nuk shkon ne pune per te nxjerre para por per te vuajtur qe te jetojne femijet e tij, ushtari nuk shkon ne lufte per te fituar por per te vdekur per atdhe" Ka shume raste qe njerezit kalojne ne delir permes dhimbjes. Keshtu te panumerta jane flijimet veteflijimet apo dhe martirizimet nen emrin e nje kauze te shenjte. Une vete jam shume konfuz para temes dhe nuk e di a eshte ndjenje normale per nje njeri te kerkoje dhimbjen dhe sa e nevojshme eshte plotesimi i saj ne jeten e perditshme. Pikerisht per kete ju ftoj te diskutoni.
    Ezekiel 25-17.

  2. #2
    gone Maska e helene
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    Eshte e gjitha çeshtje "truri".

  3. #3
    Dhimbja te con ne ekstaze?

    Me raste. Po ne te shumten jo.
    A ella le gusta la gasolina (dame mas gasolina!!)
    Como le encanta la gasolina (dame mas gasolina!!)

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Dhimbja te con ne ekstaz nese je .... mazokist ose sadist

  5. #5
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Shikoni, nuk kam dashur ta kufizoj vetem nga ana seksuale. Ka dhe lloj te tjera dhimbjesh qe te bejne te ndihesh mire. Nuk ju ka ndodhur ndonjehere qe kur keni bere ndonje gabim te keni dashur per ta shlyer ate, te ndjeni dhimbje? Shume here kam degjuar njerez te thone "me mire te me kishe rrahur sesa te ma thoshe kete" Ose prsh kur nje njeriu juaj vuan per dicka a nuk ndjeheni mire vetem duke menduar se po i rrini prane? Shume mire mund te thuash se i rri prane sepse e dua, jo dhimbja qe ai ndjen te jep mundesi qe ta ndihmosh dhe permes asaj qe ben, ndjehesh mire. Mendoj se me e veshtire eshte ta mbeshtetesh nje person kur ai eshte i lumtur sesa te mbeshtetesh dhimbjen e tij. Ky besoj se eshte nje nga ndryshimet midis nje miku te thjeshte dhe nje miku te vertete.
    Shpesh here dhimbja perdoret si justifikim keshtu prsh. ne nje histori dashurie te deshtuar te gjithe mbajne anen e te lenduarit, pavaresisht se ka te drejte apo jo. Nqs nje njeri bie nga shkallet marrim dy raste te mundshme:
    a) nuk peson gje
    b) thyen doren
    Ne rastin e pare te qeshurat do te ishin me te shumta dhe situata do te behej me komike se ne rastin e dyte. Ndersa ne rastin e dyte dora e thyer te obligon te mos qeshesh. Dhimbje e tij te obligon te mos qeshesh.
    Si shpjegohet psh qe shume femra ndjehen te terhequra ndaj nje mashkulli te lenduar? Si shpjegohet se dashuria e paharrueshme dhe qe ai e konsideron te vertete eshte ajo qe i ka shkaktuar me shume dhimbje? Duket si nevoje e njeriut te reagoje ne menyra te ndryshme ndaj dhimbjes per kete jam shume i sigurte sepse disa me shume disa me pak te gjithe njerezit jane te ndjeshem, pyetja eshte deri ne c'mase ky reagim ndaj dhimbjes eshte normal?
    Ezekiel 25-17.

  6. #6
    viva voce
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Citim Postuar më parë nga Julius
    Kohet e fundit kam lexuar nje liber te Paolo Coelho "11 minuta", ne te paraqitej historia e nje vajze braziliane qe mori vendimin te behej prostitute sepse besonte se rrjedha e jetes se saj e coi drejt kesaj rruge. Ne kete profesion te ri si dhe ne gjithe jeten e saj personale ajo nuk kishte arritur ne orgazem deri ne diten kur nje klient "i vecante" i propozoi te provonte sadomazokizmin. Shkurt per here te pare ne jeten e saj u ndje e plotesuar si femer.
    Pikerisht ne kete pike dua te ndalem dhe te shtroj temen per diskutim. Permes dhimbjes arriti ne ekstaze dhe i dukej e pamundur menyra se si kishte arritur kete. Menyra si e pershkruan ajo vete eshte me te vertete origjinale "arrita te gjej krenarine time duke u perulur, arrita ne ekstaze permes dhimbjes dhe te gjitha keto per 11 min"
    Autori i librit shkon me tej duke analizuar edhe aspekte te tjera te jetes se perditshme. Keshtu nervozizmin e njerezve te martuar dhe marredheniet e tendosura shpesh here midis tyre i shikon si nevoje e personave ne fjale per t'i bere te tjeret te vuajne dhe per te vuajtur. Keshtu nje fraze nga libri thote " Burri nuk shkon ne pune per te nxjerre para por per te vuajtur qe te jetojne femijet e tij, ushtari nuk shkon ne lufte per te fituar por per te vdekur per atdhe" Ka shume raste qe njerezit kalojne ne delir permes dhimbjes. Keshtu te panumerta jane flijimet veteflijimet apo dhe martirizimet nen emrin e nje kauze te shenjte. Une vete jam shume konfuz para temes dhe nuk e di a eshte ndjenje normale per nje njeri te kerkoje dhimbjen dhe sa e nevojshme eshte plotesimi i saj ne jeten e perditshme. Pikerisht per kete ju ftoj te diskutoni.
    Per te gjitha keto ka nje fjale: PERVERSITETE
    sereno

  7. #7
    e kithtë Maska e Rebele
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpër
    Postime
    1,088
    Citim Postuar më parë nga Evelyn
    Dhimbja te con ne ekstaz nese je .... mazokist ose sadist
    Vete dashuria (perfshi dhe seksin, patjeter) eshte nje mbidoze sado-mazokizmi. Shihe mire fjalen kyce: mbidoze!

    Jam plotesisht dakort qe disa lloje dhimbjesh te transportojne ne ekstaze. Per mua kjo eshte pika kulminante dhe me e bukura per te perjetuar. Ndryshe nga lumturia (apo me mire gezimi) sic e njohim ne, ekstaza nuk te le te shpresosh per vazhdimesi. Te kenaq e te mbush brenda nje intervali te shkurter kohe- pune minutash sic pershkruhet dhe ne librin e Coelho-s.

  8. #8
    Gjethja Maska e Gjethja
    Anëtarësuar
    28-08-2005
    Vendndodhja
    Tek 50 yjet
    Postime
    23
    Doktori sheron (To: dp17ego)
    Pikes i ke rene doktor dhe nuk e luan as topi. Me vjen mire qe rastesia, sikurse dhe mua, ju dergoi ne kete teme dhe me autoritetin e mjekut te vini diagnozen. (Diagnoza eshte e dukshme edhe per neve te turmes, por ka autoritet kur e thote mjeku).

    Sa keq qe shume semundje infektive bredhin lirshem!

    Me respekt,
    Gjethja

    P.S. Ata qe i kane (dianoza te tilla) t'i mbanin per vete dhe per shkak te ekspozimit toksik ndoshta te kishin nje kend izolimi qe te mos na vinin tymrat mbytes neve qe kalojme rruges se drejte, apo jo?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gjethja : 10-09-2005 më 00:16

  9. #9
    Died to LIVE!
    Anëtarësuar
    23-08-2005
    Vendndodhja
    Dark Side of the Moon
    Postime
    19
    Eshte dhimbja shpirterore e jo ajo fizike qe ka force te transformoj, kompletoj ose realizoj njeriun. Coehlo vertet e perkufizon idene qe renia ose degradimi shpirteror ne disa raste eshte nje shperthyes qe mbyll e hap dyer, qe perplas e ben te fluturoj si ne rrufe cdo gje qe nje karakter i pa turbulluar, i qete e duke lundruar, pson.

    Dhimbja, ne kuptim te plote te fjales, permban vete veti duale. Ajo mund te pezmatoj, paralizoj, demoralizoj, ose mund te ngacmoj dicka te fshehur, te palindur, te ndricoj nje erresire.

    Sadomasokizmi (jo vetem nen kuptimin seksual) eshte nje gjendje shpirterore qe kerkon konflikt, grricje, gerrvishje sepse ai qe e vuan kete ka rene ne nje boshatisje te ndjenjave sidomos kur ka shijuar pak si teper, kur ka jetuar nje jete me abuzime dhe ekstreme. Kur oreksi nuk ka me c'te ta ngop, ateher kthehemi ne kerkim te vuajtes te rilindim ndjenja te vdekura.

    Ka shume njerez qe jo vetem e kerkojne vuajten por e romantizojne (nje arsye pse e kerkojne) sepse mendojne qe duke vuajtur ata jane ne pranine e te tjereve. Ata jane te lidhur me se fundi shpirterisht me njerezimin. Jane pjese e nje organizmit ku ata kan nje role te rendesishem vetem duke vuajtur. Ndjehen te gjalle dhe me njerezor, me me dinjitet sepse vetmia (vuajtje me e keqe se psh. te abuzosh veten) zhduket kur ndjehesh i lidhur, anetar in nje rrjeti te pafundshem njerezor.

    Per te zhdukur vetmine, boshatisjen qe shkakton sofistikimi i tepert, njeriu modern kerkon lidhje shpirterore me te tjere dhe kjo lidhje mer formen e vuajtes se vet-shkaktuar sepse nje gje qe njerizimi ka te berbashket eshte vuajta. Ateher, sadomasokistet, sidomos, masokistet, kerkojne afrimitet, lidhje, perbashkesi.

    P.S. Kjo gjendje shpriterore mund te kuptohet si anomie. Eshte pershkruar per here te pare nga sociologu francez Emil Durkheim, dhe shkaktohet nga 'compartmentalizmi' i jetes moderne qe ndjell super-individualista te shkeputur nga lidhje te mirefillta me me kuptim, dhe kerkojne kuptim, ndjenja, lidhje, ringjallje duke abuzuar veten ose te tjere. Ndjenja qe rrjell nga dhuna eshte shume intensive, dhe jep iluzionin qe vuajtesi eshte plot gjalleri. Intesiteti eshte shume is shkurter, ndaj dhe masokisti ose sadisti e bejne si 'habit of mind' kete praktike sepse vete tiparet e sadomasokizmit bejne qe te perseritet e riperseritet akti deri sa sa arrijne ne kulmn e eksperimentin te dhunes dhe as dhuna nuk i jep me njenja. Kur kjo ndodh, aktori kalon ne ekstreme eksperimentale, shume here fatale.
    Ndryshuar për herë të fundit nga CatWoman : 13-09-2005 më 00:43

  10. #10
    Died to LIVE!
    Anëtarësuar
    23-08-2005
    Vendndodhja
    Dark Side of the Moon
    Postime
    19
    "arrita te gjej krenarine time duke u perulur"

    Vetem kjo 'quote' pershkron paradokset me interestante te jetes. Winning when loosing. humility.

    Gjate udhetimit tone, gjithmone te kundertat i japin jete/forme njera-tjetres, dhe nga bukuria do mesojme te shemtuaren. nga e mira, te keqen. Nga erresira do mesojme c'eshte drita etj.

    Per kete ide, libri eshte interesant.
    Ndryshuar për herë të fundit nga CatWoman : 13-09-2005 më 00:31

  11. #11
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Catwoman, jam dakort me pershkrimin tend (interesant) ne vija te pergjithshme tek posti me i pare, por nuk jam dakort me idene qe duhet patjeter erresira te mesojme driten, apo vuajtja qe te mesojme dhe te shijojme kenaqesine....per arsye te ngjashme nga ato qe ke analizuar ti, njerzit arrijne ne perfundime te tilla filozofike qe vuajtja, dhimbja etj (pra negativja) jane te domosdoshme apo edhe te dobishme per jeten dhe njeriun....pra, nje pjese e madhe njerzish i kane fillozofuar dhe mitizuar keto koncepte sepse meqenese keto (vuajtjet dhe dhimbjet) jane pjese e jetes se tyre (ashtu sic shumices se njerzve pak a shume) patjeter duhet te jene pozitive...

    Personalisht nuk jam dakort dhe nuk do jem ndonjehere ne ate mentalitet, i cili rrjedhimisht promovon dorrezimin ndaj dhimbjes, vuajtjes, negatives...te pakten me koshience nuk do jem kure dakort.

    Jeta jo vetem qe nuk do ishte e paplote apo e paqellimte ne mungese te vuajtjeve dhe dhimbjeve - sic deklarojne disa - por per me teper do ishte shume me e bukur dhe njekohesisht me kuptimplote, pasi njerzit do ishin me pak te cunguar dhe dhunuar ne fakultetet e tyre emocionale dhe intelektuale, dhe per rrjedhoje me te plote dhe me te lumtur dhe me te vullnetshem, me te paepur dhe paqesore etj. etj.

    Nuk eshte nevoja qe te perballemi me vuajtjet dhe dhimbjet ne menyre qe te vleresojme kenaqesite...qellimshmerine dhe keto 'nohuri' dhe tendenca i kemi te lindura dhe te misheruara ne qenien tone...ashtu sic kemi gjera te tjera me te 'kapshme' dhe te vleresueshme nga shkenca, si p.sh. instiktet e thellesise (depth perception), te vetembrojtjes, apo edhe aftesite per te mesuar dhe per tu adaptuar, etj. etj.

Tema të Ngjashme

  1. Atje ku dhimbja s'njeh kufij
    Nga krutani79 në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-06-2007, 10:07
  2. Letërsia fillon tek dhimbja
    Nga toni_në_PR në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-06-2005, 08:13
  3. Dhimbja dhe Intelekti - A ka ndonje lidhje?
    Nga Hyllien në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 19-03-2004, 04:39
  4. Dhimbja:
    Nga Kryeplaku në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 10-02-2004, 17:39
  5. Si te evitoni dhimbjet e qafes!
    Nga ChuChu në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-09-2003, 00:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •