Mendoni se eshte njeri, njeriu i epruvetes....??!!
Pa nene, pa baba, thjesht i kodifikuar...
Ky eshte revolucion apo arme e tmerrshme ne duart e njeriut?
Mendoni se do te mbizoteroje ligji...??!!
NJeriu eshte mbi ligjin dhe jo ligji mbi njeriun...
Mendoni se eshte njeri, njeriu i epruvetes....??!!
Pa nene, pa baba, thjesht i kodifikuar...
Ky eshte revolucion apo arme e tmerrshme ne duart e njeriut?
Mendoni se do te mbizoteroje ligji...??!!
NJeriu eshte mbi ligjin dhe jo ligji mbi njeriun...
Give light and the darkness will disappear of itself.
Erasmus (d. 1536)
hobbit e kam thene edhe ne nje postim te meparshem...njeriu i epruvetes ka prind, ate nga i cili ka marre materialin gjenetik!!!
baobabi...kur ke shkruar postin e parafundit me duket se ke qene i pire!
Tregome kush je, dhe atehere do te di te shprehem me pasion! L.Buscaglia
Baobabit
Patjeter ai qe lind, rritet dhe zhvillohet ne kushte natyrore.
Medeas, e thashe ne kuptimin qe do te egzistojne dhe te tille. Materiali gjenetik do egzistoje sigurisht, por te jesh e sigurt se do kete raste kur do egzistoje elementi prind ne kuptimin eplote te fjales. Nuk e ve ne dyshim se posti yt ishte sqaruar shume qarte.
Me respekt...
Give light and the darkness will disappear of itself.
Erasmus (d. 1536)
Medea, nuk kam qene i dehur.
Pijet alkoolike i preferoj ne doza te vogla sa per ilac kur thone doktoret.
E shkruara e pa shoqeruar me intonacionin e zerit dhe me pamjen e fytyres nuk e percjell frymen e humorit me te cilen desha te shoqeroj komunikimin, per t'a bere diskutimin sa me te kendshem.
Njeriu, qe thua ti, duhet te jete edhe serioz edhe me humor qe te jete i plote.
Hobbit tek Pergjigja jote nuk gjej perkufizim per njeriun.
Ti thua:
"Patjeter ai qe lind, rritet dhe zhvillohet ne kushte natyrore"
Cfare eshte fjala "ai"
Dmth cfare do te thuash me "ai".
Ketu e kam fjalen une. Pra duhet te specifikohet psh:
Njeriu eshte nje qenie e gjalle e cila ......
Sepse termin "ai" e plotesojne shume qenie te gjalla.
Mandej duhet te specifikohet psh:
Qenie e Gjalle quhet nje ......
ok baobabi
ok the hobbit
Tregome kush je, dhe atehere do te di te shprehem me pasion! L.Buscaglia
Keq me vjen se kohen e kam shume te kufizuar Bao,
por perseri do ta kapim ēeshtjen.
Me "ai" nenkuptoja njeriun apo perseri po pyet me ate "frymen e humorit", gjithsesi do gjejme nje perfundim...
Pershendetje the Hobbit!
Give light and the darkness will disappear of itself.
Erasmus (d. 1536)
Pikerisht per kete te kam kerkuar mendim.
Madje edhe nje model se si mund te ndertosh fjaline ku ti te mund te japesh specifikimin tend.
Kur te kesh deshire dhe kohe kthehu tek tema si edhe tek kerkesa ime.
Pershendetje
Tashti une nuk e di nese klonimi eshte verejtur shkencerisht si nje mundesi, apo eshte eksperimentuar me sukses tashme?!
Ajo qe une verej gjithnje eshte se ajo qe mund te arrihet prej njeriut eshte vetem nje imitim i jashtem i asaj qe ekziston...
Ne kurre, nuk kemi qene ne gjendje te prodhojme origjinalin, edhe nuk do ta bejme dot, them une.
Problemi me klonimet nuk eshte se Feja ia jep vetem Zotit te drejten e pamjes se jashteme, por tek kujdesi qe duhet te kihet ne ruajtjen e personalitetit te njeriut.....e shume gjera qe kur i shkohet thelle, atehere bie paksa ne pah se pse ka Krijues..
kundra kesaj jam edhe une, duke ditur edhe natyren bizneso abuzuese te njeriut me cdo gje.
Vetem se mir do ishte ta kishim ka nji per pjese kembimi. Si hava magazine, me autorizim te merrshe nai dore te re, ose nai veshke a nai sy.
Me mire se te shiten kalamojt neper rruget e botes me shumice.
Kot e thash sa me tu kundervu ty Klodo.
Pa mendoni sikur nje anetar i familjes tuaj ka nevoje per ne veshke te re ose nje melci te re se e ka shkatrru ate te vjetren ke Rakiforumi?
Askush nuk e ka donuar ate dite ose nuaj ose vit> S'ka shkel makina njeri ate dite?
Si do te mendonit e vepronit sikur tju ofrohej nje klon, qe te mund ti shpetonte jeten femijes tuaj?
hihihihihihihihihihihihihihi
Ah more kolopuci i xhaxhit...po e maro diten i pime hehe
Ti shkula faqet.....kloni me i lezetshem ka qene 'njeriu i ri'!
"Njeriu i Ri"
Xhaxhi Klonisti i pare i markes Shqiptare
Tregome kush je, dhe atehere do te di te shprehem me pasion! L.Buscaglia
The Independent: Klonimi i dhjetėra majmunėve
Pėr herė tė parė shkencėtarėt kanė krijuar me dhjetėra embrione tė klonuar nga primatė tė rritur. Por cilat janė ndėrlikimet e kėtij zbulimi tė madh teknik pėr tė ardhmen e njerėzimit? Njė zbulim teknik qė i ka aftėsuar shkencėtarėt tė krijojnė pėr herė tė parė me dhjetėra embrione tė klonuara nga majmunėt e rritur, duke rritur perspektivat qė e njėjta procedurė tė pėrdoret pėr tė krijuar embrione humanė.
Pėr herė tė parė shkencėtarėt kanė krijuar me dhjetėra embrione tė klonuar nga primatė tė rritur. Por cilat janė ndėrlikimet e kėtij zbulimi tė madh teknik pėr tė ardhmen e njerėzimit?
Njė zbulim teknik qė i ka aftėsuar shkencėtarėt tė krijojnė pėr herė tė parė me dhjetėra embrione tė klonuara nga majmunėt e rritur, duke rritur perspektivat qė e njėjta procedurė tė pėrdoret pėr tė krijuar embrione humanė.
Pėrpjekjet pėr tė klonuar embrione humanė pėr kėrkime janė penguar nga problemet teknike dhe kundėrshtimet ndaj kėrkimeve tė rreme dhe etikėn e diskutueshme. Por teknika e re premton tė revolucionarizojė efikasitetin me anė tė tė cilit shkencėtarėt mund tė shndėrrojnė vezė humane nė embrione tė klonuar.
Kjo ėshtė hera e parė qė shkencėtarėt kanė qenė tė aftė tė krijojnė embrione tė shėndetshme tė klonuar nga primatė tė rritur, nė kėtė rast, njė majmun rhesus macaque 10-vjeēar, dhe zbulimet priten ti publikojnė nė fund tė kėtij muaji.
Shkencėtarėt nė tė njėjtėn kohė do tė tregojnė se kanė qenė tė aftė tė shkėputin qeliza palcore pėr disa nga embrionet e klonuar, tė cilat i kanė zhvilluar nė laborator nė qeliza tė zemrės dhe neurone tė trurit.
Shkencėtarėt qė kanė dijeni pėr kėto kėrkime, thonė se ėshtė zbulimi qė kanė pritur, pasi deri tani mendohej se mund tė kishte ndonjė pengesė tė pakapėrcyeshme pėr krijimin e embrioneve tė klonuar nga primatėt e rritur, pėrfshirė dhe njerėzit.
Zhvillimi nuk do tė mirėpritet nga tė gjithė. Kundėrshtarėt e klonimit do tė argumentojnė se teknika e re e manipulimit tė vezėve tė primatėve do tė pėrmirėsojė efikasitetin e klonimit, qė do tė rrisė tentativat pėr tė krijuar apo shkatėrruar, embrione tė klonuar humanė pėr qėllime shkencore.
Edhe pse nė Britani ėshtė e jashtėligjshme ti vendosėsh embrione tė tilla tė klonuara nė mitrėn e njė gruaje, shumė njerėz tremben se lehtėsia e kryerjes sė kėtij klonimi duke pėrdorur qelizat e lėkurės sė njė tė rrituri, do tė rrisė dhe shanset e aplikimit tė kėsaj procedure pėr tė prodhuar njė bebe tė klonuar. Shkencėtarėt nė Korenė e Jugut raportuan nė vitin 2004 se kishin krijuar embrionin e parė human tė klonuar, por nė vitin 2006 studimi i tyre u anulua, pasi doli se autori i saj kryesor, Hwang Woo-suk, kishte mashtruar.
Ka pasur vetėm dy shembuj tė dokumentuar tė njė koni embrionik tė klonuar, por vdiq pas disa ditėsh dhe nuk prodhoi qeliza palcore. Kjo punė deri mė sot nuk ėshtė pėrsėritur.
Shkencėtarėt qė kanė kryer punėn e fundit me primatėt, besohet se kanė tentuar tė transplantojnė rreth 100 embrione tė klonuar nė mitrėn e gati 50 nėnave rhesus macaque, por deri tani nuk kanė parė lindjen e asnjė pjelle tė klonuar.
Megjithatė, njė shkencėtar i moshuar i pėrfshirė nė studim, tha se mund tė jetė vetėm fat i keq; duheshin 277 tentativa pėr tė krijuar delen Dolly, kloni i parė i njė gjitari tė rritur.
Puna u drejtuar nga Shoukhrat Mitalipov, njė shkencėtar rus nė Qendrėn Kėrkimore Kombėtare tė Primatėve nė Oregon. Doktor Mitalipov ndihmoi tė hapte rrugėn e njė teknike tė re pėr vezėt e primatėve gjatė procesit tė klonimit, e cila pėrfshiu ndėrthurjen e secilės vezė me njė bėrthame tė marrė nga njė qelizė e lėkurės tė njė primati tė rritur.
Doktor Mitalipov tha se ai nuk ishte nė gjendje tė komentonte mbi studimin derisa tė publikohej nė gazetėn Nature. Por ai u tha kolegėve tė tij nė njė takim shkencor kėtė vit se kishte krijuar dy porcione tė qelizave palcore nga 20 embrione tė klonuara dhe testet kishin treguar se ato ishin klone tė vėrteta.
Profesor Alan Trounson nga Universitetin Monash nė Australi tha se zbulimet e doktor Mitalipov-it pėrfaqėsonin zbulimin e pritur prej kohėsh. Me gjithė tentativat e shumta, askush nuk ka qenė nė gjendje tė prodhojė embrione tė klonuara tė primatėve nga qeliza tė rritura, edhe pse kjo ėshtė kryer mbi dhjetėra specie tė tjera jo primate. Kjo ėshtė prova e konceptit pėr primatėt. Ėshtė menduar nga disa se ėshtė shumė e vėshtirė qė majmunėt dhe njerėzit, por ata qė punojnė me kafshė si dele dhe gjeth, mendonin se norma e suksesit do tė ishte e njėjtė me atė tė arritur me kėto specie, tha profesor Trounson.
Tė dhėnat e Mitalipov-it e konfirmojnė kėtė. Ata kanė aftėsitė e nevojshme dhe ne tani mund tė fillojnė tė marrim nė konsideratė se ēfarė mund tė arrihet tek njerėzit.
Profesor Don Wolf, i cili ka drejtuar laboratorin nė Qendrėn Kėrkimore Kombėtare tė Primatėve nė Oregon para daljes nė pension kohėt e fundit, tha se procedura e re bazohej nė njė teknikė mikroskopike qė nuk pėrdor dritėn ultravjollcė, gjė qė dėmton vezėt e primatėve.
Nė ditėt paraardhėse, ne provuam tė pėrdornim kėtė teknikė tek majmuni dhe pa e ditur as vetė nė atė kohė, kjo teknikė dėmtonte vezėn. Prandaj njėri prej sekreteve ishte tė hiqnim atė teknikė nga procesi, tha doktor Wolf.
Tani mund tė prodhojmė embrione tė klonuara tek majmuni me njė frekuencė tė arsyeshme, tė paktėn njė frekuencė qė do tė na lejonte ... tė studionim embrionin, thotė profesor Wolf.
Skuadra e Oregonit, qė punon me njė grup nga Kina, deri tani ka prodhuar 100 embrione tė klonuara qė janė transferuar tek rreth 50 femra macaques, por asnjėra prej tyre nuk ka rezultuar nė shtatzėni.
Ėshtė e mundur qė deri tani tė mos kemi patur fat. Po prodhojmė ndoshta njė nė 20 ose njė nė 30 embrione tė klonuara qė janė normale dhe tė afta tė prodhojnė njė shtatzani dhe thjesht nuk i kemi vėnė tek marrėsi nė kohėn e duhur qė tė lejojmė transplantimin dhe tė ndodhė shtatzėnia, thotė ai.
Fokusi tani do tė jetė nė klonimin terapeutik dhe pėrdorimi i njė primati jo-human si njė paradigmė pėr klonimin terapeutik, thotė ai.
Ne jemi tė parėt qė po e bėjmė, edhe pse ka qenė njė subjekt i prishur pėr shkak tė mashtrimeve tė rreme qė kanė kryer nė Korenė e Jugut. Smund tė jemi tė sigurt, por mund tė ketė diēka tė vlefshme nė punėn e koreanojugorėve. Por ky mund tė jetė klonimi i parė terapeutik nė njė primat, tha ai.
Kafshėt e klonuara
Teknika e klonimit tė majmunit ėshtė e njėjta procedurė qė u pėrdor nė delen Dolly. Bėrthama e njė veze tė shėndetshme tė pafekonduar hiqet dhe njė tjetėr bėrthamė nga qeliza e lėkurės sė njė tjetėr kafshe tė rritur vendoset brenda vezės. Nė kohėn e duhur dhe me pėrdorimin e pulseve elektrike, njė embrion mund tė krijohet, i cili ėshtė njė klon gjenetik i dhuruesit tė indit tė lėkurės. Ėshtė e mundur tė transplantohet embrioni i krijuar nė kėtė mėnyrė nė mitėr pėr tė prodhuar kafshė tė klonuara. I ashtuquajturi klonim riprodhues tek njerėzit ėshtė i paligjshėm nė Britani dhe nė shumė vende tė tjera. Megjithatė ėshtė aplikuar tek njė sėrė speciesh kafshėsh, pėrfshirė:
Lopa: Gjethi i zbutur ėshtė klonuar me sukses. Tentativa e parė pėr tė klonuar njė specie nė rrezik ishte Noah, njė ka i rrallė, i cili u klonua nė SHBA nė vitin 2001, por vdiq 48 orė pas lindjes.
Miu: Cumulina ishte njė mi i zakonshėm shtėpie, i klonuar nga qeliza tė rritura nė Universitetin e Hauait, nė viti 1997. Ajo mbijetoi dhe u rrit dhe prodhoi dy kėlysha, para se tė ngordhte nė maj tė vitit 2000.
Kali: Quhet Prometea, kali i parė i klonuar, i lindur nė Itali nė maj tė vitit 2003.
Macja: Njė kotele me emrin CopyCat lindi nė vitin 2002 nė Teksas, dhe lindi tre kotele nga njė baba natyral nė shtator tė vitit 2006.
Qeni: Snuppy, i lindur nė Korenė e Jugut. Dyshimet pėr vėrtetėsinė e tij u larguan nga testet e ADN-sė. Grupi ka klonuar gjithashtu dy kėlyshė ujqėrish, tė quajtur Snuwolf dhe Snuwolffy duke pėrdorur tė njėjtėn procedurė. Kanė lindur gjithashtu qentė afganė tė gjahut me emrin Bona, Peace dhe Hope.
T. O. : Gazeta TiranaObserver
"Carpe Diem"
Krijoni Kontakt