Asnjė aktivitet pėr Kuvendin qė hodhi bazat e shkrimit tė shqipes dhe alfabetit tė saj


Kongresi i Elbasanit s'mund tė shkulet nga kujtesa historike



Kalendari ynė historik ka tė regjistruar vitin 1909 si mė i veēantė nė fillimet e shekullit XX, pėr vetė faktin se u hodhėn bazat e njė Shqipėrie tjetėr qė u kurorėzua me fitoren e Pavarėsisė. Kujtesa historike kombėtare e shqiptarėve nuk mund tė harrojė se, 96 vjet mė parė nga 2 deri 9 shtator 1909 nė godinėn historike tė shkollės sė Kalasė u mbajt Kongresi i Elbasanit, njėri nga evenimentet mė tė arritura tė kohės nė lėmin e arsimit, pas Kongresit tė Manastirit, qė hodhi bazat e shkrimit tė shqipes dhe alfabetit tė saj. Vendimet e Kongresit tė Elbasanit hynė nė panteonin e Nderit tė Kombit qė i hapi udhėn mbarėsisė sė evenimenteve tė tjera me rėndėsi siē ishte Pavarėsia e Shqipėrisė mė 28 Nėntor 1912.

Ēfarė u bė nė Kongresin e Elbasanit ? Nė Enciklopedinė e Elbasanit hartuar nga njė grup studiuesish tė Universitetit dhe intelektualėsh me iniciativėn e Bashkisė sė qytetit, thuhet, nė faqen 300 dhe 301 se: "Ėshtė kongresi i shkollave shqipe. Morėn pjesė 35 pėrfaqėsues nga 28 klube e shoqėri patriotike, brenda dhe jashtė territorit shqiptar. U zhvillua jo rastėsisht nė Elbasan, i njohur pėr traditat patriotike, arsimore dhe kulturore dhe me figurat e spikatura tė Rilindjes Kombėtare. Klubet "Bashkimi", "Vėllazėria" dhe shoqėria "Afėrdita" tė Elbasanit, u pėrfaqėsuan nga Emin Haxhiadem Shijaku, Taq Buda, Dervish Biēaku, Qamil Haxhifejza, Simon Shuteriqi, Josif Haxhimima. Selaniku, Janina, Shkupi, u pėrfaqėsuan nga Mit'hat Frashėri. Dibra, Manastiri, me Gjergj Qirajazi. Korēa me Orhan Pojanin, Idhomene Kosturin. Misionarėt amerikanė nė Korēė, me Katerina Cilkan, Sevasti Qiriazin. Misionarėt amerikanė nė Tiranė, me Kristo Dakon. Kurse Gjirokastra me Andrea Konomin, Thoma Papapanon. Berati, me Qemal Karaosmanin, Kahreman Vrionin. Durrėsi me Dom Nikollė Kaēorrin, Mihal Savon. Tirana me Refik Toptanin, Hafėz Ibrahim Dalliun. Ohri me Hamid Ohrin dhe Irfan Ohrin. Struga, me Ahmet Daklin. Starova me Selman Blloshmin. Filati me Mithat Frashėrin. Pėrmeti me Haxhi Bajramin. Programi kulturor dhe arsimor qė hartoi dhe parashikoi Kongresi i Elbasanit parashikonte sė pari, njohjen zyrtare tė gjuhės shqipe nė kulturė, nė tė gjithė sistemin ekzistues arsimor dhe pėrhapjen e mėtejshme tė gjuhės shqipe; sė dyti, krijimin e njė shkolle tė mesme nė Elbasan, Shkollėn Normale. Sė treti, ngritjen e shkollave tė tjera nė gjuhėn shqipe brenda vendit, krijimin e njė shoqėrie me qėndrim nė Korēė, Shoqėrinė Pėrparimi dhe zgjedhjen e njė klubi qendror, klubit "Bashkimi" tė Mansastirit".

Por sot,, nė 96 vjetorin e kėtij Kongresi nuk ka asnjė fjalė, asnjė prononcim, asnjė promocion, asnjė kujtesė nga institucionet vendore tė pushtetit lokal, po aq sa edhe njė harresė e qėllimshme nga institucionet arsimore. Nė kėtė Encikopedi, nė faqen 542, thuhet se "fillimet i ka nė vitin 1736, kur nė Kala u hap shkolla nėn kujdesin e komunitetin ortodoks. Nė popull u njoh si shkolla e kishės. Aty kanė dhėnė mėsim figura tė shquara si Kostandin Kristoforidhi, Dhimitėr Paparisto, Petėr Dodbiba, Sif Shuteriqi, Fot Papajani. Pas shembjes nė fund tė shekullit 19, ndėrtesa u ringrit nė fillim tė shekullit 20, godinė qė vazhdon tė jetė nė oborrin e kishės "Shėn Maria", ku u mbajt edhe Kongresi i Elbasanit nga 2-9 shtator 1909, qė njihet edhe si Kongresi Arsimor. Mė vonė shkolla "K.Kristoforidhi" u bė qendėr patriotike. Nė tė ėshtė mėsuar fshehurazi edhe gjuha shqipe. Tushi i Pinės qė jepte frėngjishten, u mėsonte nxėnėsve shkrim, kėndim edhe tė gjuhės shqipe. Pas shpalljes sė Pavarėsisė, shkolla e kalasė u bė shtetėrore. Tashmė aty mėsonin fėmijėt e dy komuniteteve fetare, tė krishterė e muslimanė". Pėr kėtė flet edhe fotoja qė ėshtė marrė nė atė kohė.

Vlerėsimi i godinės sė shkollės sė kalasė, si monument kulture, ėshtė njė detyrim i madh i brezave qė tė njohin historinė e kombit shqiptar nė luftėn pėr arsimimin e tij. Ėshtė kjo arsyeja qė edhe kryepeshkopi i parė Vissarion Xhuvani, u bė garanci pė vendosjen e bustit tė Kostandin Kristoforidhit, babait tė gjuhės shqipe nė oborrin e kėsaj shkolle. Ēdo tjetėrsim i kėsaj godine dhe ēdo harresė e ngjarjeve historike, ėshtė njė krim kombėtar qė kėrkon ndėshkim. Pikėrisht kėtu, nė shkollėn e kalasė, u hodhėn bazat e Universitetit tė Parė shqiptar qė sot mban emrin e gjuhėtarit dhe Mėsuesit tė Popullit "Aleksandėr Xhuvani.

Hyqmet ZANE