Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Fatkeqësia ajrore mori 141 jetëra

    Xhakartë, 14:25

    Rrëzimi i aeroplanit indonezian mbi qytetin Medan sot mori jetën e 141 personave, lajmëruan autoritetet indoneziane, duke shtuar se prej viktimave 111 kanë qenë udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit, ndërsa 30 kanë humbur jetën në tokë.

    Gjashtë udhëtarë e kanë mbijetuar fatkeqësinë, ndërsa vendi ku u rrëzua aeroplani i tipit Boing 737-200 i kompanisë Medan Erllajns menjëherë ishte kapluar nga zjarri.

    Sipas përfaqësuesit të kompanisë dhjetëra persona të lënduar janë transferuar në spitalet përreth, ndërsa në mesin e të vdekurve është edhe guvernatori i provincës Sumatra Veriore.

    Aeroplani i Medan Erllajns-it që u rrëzua menjëherë pas fluturimit nga qyteti Medan ka qenë 25 vjet i vjetër, ndërsa servisimin e fundit më të madh e ka kryer në qershor të këtij viti.

    Medan Erllajns, e cila ballafaqohet me probleme financiare, në flotën e saj ka 15 aeroplanë, prej të cilëve shumica janë të tipit Boing 737-200.

    Fatkeqësia e sotme e aeroplanit është e gjashta gjatë dhjetë ditëve të fundit. Gjatë fatkeqësive në Peru, Venecuelë, Greqi dhe Tunezi humbën jetën 334 njerëz. Në gusht fatkeqësi pa viktima kishte edhe aeroplani francez, i cili u ndez gjatë aterimit në Toronto.

    Fatkeqësia e fundit e aeroplanit në Indonezi ndodhi në shkurt të këtij viti, kur në Javë u rrënua një aeroplan më i vogël, me ç`rast humbën jetën 26 njerëz.

    Fatkeqësia më e rëndë ajrore në Indonezi ka ndodhur në shtator të vitit 1997 kur një erbas i kompanisë Geruda goditi një kodër në afërsi të vendit të fatkeqësisë së sotme. Atëherë humbën jetën 232 persona.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Pamje rrenqethese te vendit ku gjete vdekjen me shume se 141 njerez.
    Se cka behet me keto aeroplan nje Zot e din.

    Shtojce:
    Franca ka perpiluar nje liste ku eshte shkruajtur se cilet kompani te aviotransportit kane te drejte te aterojne ne France, per fat te keq nje aviokompani qe niset nga Shqiperia nuk ka te drejte te ateroj ne France! Kjo eshte nje shenje se sa e kemi reputacionin ne Evrope dhe gjetiu.

    Unë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anëtarësuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Kohet e fundit ka pas shume aksidente ajrore, e qindra te vdekur, tani ke frik me udhetu...

    Zoti ja lehtesoft limbjen familjarve te viktimave.
    LINDI EDHE "ANDREA"

Tema të Ngjashme

  1. Fillon dhënia e tapive për proçesin e legalizimeve
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 22-02-2013, 12:31
  2. Ndjesitë e turbullimeve ajrore!
    Nga Astrit Kosturi në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2009, 06:43
  3. Area 51 - Baza ajrore me sekrete e SHBA-ve.
    Nga pendex në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-06-2009, 15:07
  4. Kriteret per zgjedhjen e kompanive ajrore
    Nga hope31 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 16-11-2006, 15:15
  5. Tomas Pochari, nje histori suksesi ne SHBA
    Nga Albo në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-06-2003, 21:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •