Close
Faqja 3 prej 70 FillimFillim 123451353 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 1397
  1. #41
    Brasil Pentacampeòn ! Maska e inter_forever
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    PARASHIKIMET E GJERMANEVE .

    Filluan sondazhet ne Gjermani . Kush do te fitoje ? Kush do jete futbollisti me i mire ? C'mendoni per Klisman ?

    Edhe pse Klisman vazhdimisht kritikohet nga media per rezultatet jo te kenaqshme , mbrohet nga tifozat gjerman . 31 % e pelqejne , kurse 33% e konsiderojne punen e tij ''mire'' , megjithese nje tutor nga afer do ishte pozitive .

    Gjermanet nuk kane shume ambicie per kete boteror , 29% kenaqen edhe te futen ne katershe , 24% te futen ne gjysemfinale dhe 13 % enderron finalen .


    Te gjithe dakort vetem ne 2 vleresime :
    Brazili eshte atdheu i futbollit , kurse Italia vendi i makaronave ...46 % e t e intervistuarve shofin Brazilin kampion bote , ne vend te dyte 9% Gjermanine ,Argjentina 8 % dhe Hollanda 5 %. Kurse Italia nuk konsiderohet fare ...

    Kush do jete lojtari me i mire i turneut...Ronaldinho me 28 % , pas tij Ballack 15 %, Van der Vaart 11 % , Bechkam 7 % , Zidane 6 % .
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  2. #42
    ABSOLUT JUSTICE Maska e Piranha
    Anëtarësuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    Ikur drejt forumeve te lira
    Postime
    478
    Deutschland Deutschland Uber Alles

    By Piranha

  3. #43
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Me date 9 hidhet shorti. InshAllah na i hollande ne ekip si gjithmone lol
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-09-2004
    Postime
    253
    Si tifoz i JUVES jam me Italine. Megjithate do me behej qefi te shenonte ky : Patrick OWOMOYELA , suksese

  5. #45
    Megjithatë, ai komenti i mësipërm ka kuptim vetëm në një temë për Gjermaninë.

  6. #46

    "Tifozet e GJermanise"

    Pershendetje!!


    Kjo tema eshte per te gjithe tifozet e GJermanit .Te na tregojne te rejat rreth ekipit te Gjermanise por edhe per forumistat e tjere te shprehin mendimet reth ketij ekipi.

    Ciao
    'Jesus is always with me'
    ==>PrOuD To Be KuQ E Zi<==

  7. #47
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Group D

    Czech Republic
    Germany
    Slovakia
    Republic of Ireland
    Wales
    Cyprus
    San Marino

    Grup shume i komplikur per faktin se forca e cekeve dihet. Sllovakia eshte ekip nen euforine e arritjes se pla offit ne kupen e botes 2006, megjithate te lodhur nga ana psikologjike nga derrmimi qe i beri Spanja.
    Irlanda eshte ekip shume i mire edhe ka stil Britanik kshuqe nuk eshte aspak kocke e lehte, sic eshte britanik edhe e kipi i Wellsit.
    Me kete kontingjent lojtaresh te rinj ne fakt nuk e kam shume merakun por prap futbolli ka ndryshuar edhe mjafton nje nisje fallco te komplikoje ecurine e eleminatoreve.

    Megjithate mund te na kishte shkuar me keq. Shikoni grupin e Italise & frances...
    France
    Italy
    Ukraine
    Scotland

    lol
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  8. #48
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Dikur krejt bota dridhej nen hapat tane............
    Helmeta dhe uniforma bardhe zi e kane pas te dyja hijen e rende.

    Kohet ndryshuan,helmetat e ndryshkura tashme zbukurojne e shumta ndonje muze historik,dhe uniforma bardhe zi nuk vishet me nga emra qe mes djerses dhe pasionit te tyre,e bene kampione per te mos thene legjendare...........

    Vertet burimet e futbollit gjerman duken pak te shteruara me emra te tille si kapiteni i madh Fritz Walter,Helmut Rahn,Uve Zeeler,Karl Heinz Schellinger,Kajzeri Franc Beckenbauer,bombarduesi me i madh qe njohu njerzimi i futbollit Gerd Muller,Paul Breitner
    ,Karl Heinz Roumenige,e deri tek i "fundit i mojkaneve",super Lothar Matheus...................


    Morali i fabules pra eshte qe kemi nje histori dhe fanelle qe edhe kur e veshin tipa si Podolfski apo Lahm,tu thone cekeve,pijaneceve te irlandes,fshatareve te Lady Dianes,apo muratoreve-sllovake ...............dilni pak menjave sa te kaloje une i pari,e pastaj hani kokat ju te tjeret.


    PS Degjove o DM,degjova thuaj....................lol
    Ndryshuar për herë të fundit nga kolombi : 29-01-2006 më 14:54
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  9. #49
    Ribery Maska e bavarezi5
    Anëtarësuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    1,444
    Pa dyshim do te jete No. 1 ne Kupen e Botes,Kombetarja Gjermane.

  10. #50
    ...
    Anëtarësuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    Citim Postuar më parë nga kolombi
    Dikur krejt bota dridhej nen hapat tane............
    Helmeta dhe uniforma bardhe zi e kane pas te dyja hijen e rende.

    Kohet ndryshuan,helmetat e ndryshkura tashme zbukurojne e shumta ndonje muze historik,dhe uniforma bardhe zi nuk vishet me nga emra qe mes djerses dhe pasionit te tyre,e bene kampione per te mos thene legjendare...........

    Vertet burimet e futbollit gjerman duken pak te shteruara me emra te tille si kapiteni i madh Fritz Walter,Helmut Rahn,Uve Zeeler,Karl Heinz Schellinger,Kajzeri Franc Beckenbauer,bombarduesi me i madh qe njohu njerzimi i futbollit Gerd Muller,Paul Breitner
    ,Karl Heinz Roumenige,e deri tek i "fundit i mojkaneve",super Lothar Matheus...................


    Morali i fabules pra eshte qe kemi nje histori dhe fanelle qe edhe kur e veshin tipa si Podolfski apo Lahm,tu thone cekeve,pijaneceve te irlandes,fshatareve te Lady Dianes,apo muratoreve-sllovake ...............dilni pak menjave sa te kaloje une i pari,e pastaj hani kokat ju te tjeret.


    PS Degjove o DM,degjova thuaj....................lol




    Opo ca thua, degjova edhe ca te degjuare. Llaf e ke ate ti.

    I modh je.

    Keto superlativa qe i jep ti Gjermonve, s'besoj tia ket dhene edhe gazetari me i shquar qe ka njohur gazetaria Gjermane. lol
    HOLLAND...

  11. #51
    Ribery Maska e bavarezi5
    Anëtarësuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    1,444
    Gjermania, fillon numërimi mbrapsht


    Numërimi mbrapsht drejt Botërorit 2006 ka filluar tashmë për vendin pritës, Gjermaninë. Për dy ditë, 26 lojtarë do të jenë në gatishmëri të trajnerit Klinsman, në një samit që do të zhvillohet në Dyseldorf. Më tej fillon edhe programi i plotë përgatitor, duke filluar me takimin e 1 marsit kundër Italisë në Firence. Sigurisht që përpara praktikës në fushë, Federata Gjermane ka vendosur t'i kushtojë vëmendje edhe aspektit teorik. Për këtë do të shërbejë edhe ky samit dyditor. Në grumbullimin e parë për vitin e botërorit ka qenë i pranishëm edhe sulmuesi i Verderit, Miroslav Klose, edhe pse golashënuesi më i mirë i kampionatit është aktualisht i dëmtuar. Në përgjithësi, lojtarët që kanë mbetur jashtë 28 shes për këtë samit në Dyseldorf, kanë shumë pak shanse për të qenë në 23 shen e Klinsmanit për botërorin.

  12. #52
    x Maska e Juvi
    Anëtarësuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
    Postime
    354
    ato stadiumet jane te papame fare per zotin

    shume te bukur

    por mos na ndodh ndonje tragjedi se shume zhurme eshte duke u bo
    mos ja u pafsha surratin ordinereve te forumit

  13. #53
    Ribery Maska e bavarezi5
    Anëtarësuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    1,444
    Per ate edhe Gjermonet jane te frikesuar shume nge sulmet ne diten e hapjes se Boterorit

  14. #54
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Klinsmani, llogari para Parlamentit

    Trajneri do të shpjegojë përpara Parlamentit strategjinë e tij për në botëror 05-03-2006

    Trajneri i Gjermanisë, Jurgen Klinsman, do të detyrohet të dalë para një komiteti parlamentar dhe të shpjegojë metodat e trajnimit që do të përdora para Kupës së Botës. Pas humbjes shokuese të Gjermanisë, me rezultatin 4-1, në miqësoren e luajtur kundër Italisë, deputetë të Parlamentit kanë hedhur idenë se trajneri i kombëtares gjermane duhet të shpjegojë në Parlament gjithçka mbi gjendjen e ekipit dhe, një gjë e tillë u miratua.

    "Do të jetë diçka e mirë për Klinsmanin që të dalë para një komiteti e të shpjegojë konceptet e tij, dhe se si Gjermania mund ta fitojë Kupën e Botës," tha Norbert Bartle, këshilltar i kancelares Anxhela Merker.

    "Ndeshja ndaj Italisë ishte zhgënjyese dhe ne duhet të dimë se çfarë do të bëjë trajneri deri në verë. Qeveria është sponsori më i madh i Kupës së Botës, ndaj mendoj se duhet të jepen edhe disa llogari para saj," shtoi ai.

    Gjermania do të organizojë Kupën e Botës, e cila fillon më 9 qershor në Mynih.

    "Dua të dëgjoj nga Jurgen Klinsman se çfarë planesh ka ai. Gjermania ka futbollistë shumë të mirë, por ata janë shumë të paqartë. Ai duhet të fillojë t'ua thotë atyre planet e tij," tha Reinhold Hemker, deputet i Partisë Socialdemokrate.

    Miriam Grus, anëtare e opozitës Demokracia e Lirë, gjithashtu ka pyetje për t'i bërë Klinsmanit. "Kupa e Botës është një interes kombëtar. Ai duhet t'u japë fund eksperimenteve dhe të fillojë të praktikohet me skuadrën që do të luajë në Gjermani. Pyetjet që do t'i bëhen atij kanë të bëjnë edhe me formën që ka ekipi momentalisht, pasi ne ndaj Italisë nuk pamë ndonjë sinjal optimist nga kombëtarja," tha ajo.
    My silence doesn't mean I am gone!

  15. #55
    Ribery Maska e bavarezi5
    Anëtarësuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    1,444
    Mire qe do te jape dicka sa i perket boterorit,kete gje e tha e Magat per Klismanin Ai vetem kerkon nga federata por nuk shpjegon asgje lidhur me kete
    me kete do te trgoje pak strategjine e tij qe do ta zbatoj ne boteror.
    Kur njeriu e kupton që nuk është i ditur, ai ka hedhur një hap drejt diturisë.
    (Mark Tuain)

  16. #56
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Qenka ber parlamenti i Gjermanise sikur me qen kabineti i Hitlerit o sille kupen e botes ne zyren e Hitlerit ose te pushkatojn


    Klinsman ka akoma shume pune per te ber me ate ekip...

  17. #57
    Ribery Maska e bavarezi5
    Anëtarësuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    1,444
    Po behet edhe si vend pushkatimi,prandaj edhe Klisamin mund ta pushkatojne sipas Nikut
    Kur njeriu e kupton që nuk është i ditur, ai ka hedhur një hap drejt diturisë.
    (Mark Tuain)

  18. #58
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Citim Postuar më parë nga niku-nyc
    Qenka ber parlamenti i Gjermanise sikur me qen kabineti i Hitlerit o sille kupen e botes ne zyren e Hitlerit ose te pushkatojn
    Ashtu edhe une mendoj.

    Kjo Merkel-ja ( ) po na tregohet e ashper, ore shoke!

    lol
    My silence doesn't mean I am gone!

  19. #59
    Eshte disi normale ky muhabet.Sepse shteti gjerman ka sponsorizuar shume dhe te gjithe presin shume nga kombetarja sepse eshte dhe nje pasuri kombetarre...NE cdo shtet besoj se jan lavderuar dhe dekoruar sportistet e mire sepse rrisin jo vetem nivelin e shetit por dhe opinionin internacional mbi ate shtet.
    PArlamenti gjerman as nuk e perjashtoi as nuk e pushkatoi thjesht shpjegime dhe qartesime e idesh qe Klinsmani ta kishe te qarte se pritesh shume nga ajo kombetare..IShte kerkim llogarie dhe qartesime idesh se u ben shum polemika ne gjermani me deklarimet e klinsmanit,.....

    Ciao
    'Jesus is always with me'
    ==>PrOuD To Be KuQ E Zi<==

  20. #60
    SPHINX
    Anëtarësuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    835

    Si ne kohen e Luftes te ftohte

    E mbani mend ate Rocky IV

    vete Rocky ne Rusi dhe stervitet dhe e ndjekin ata te Byrose politike; keshtu do ndiqen skuadrat ne Gjermani.
    Klinsmani do ta fitoje kete kupe per PARLAMENTIN.

    Vetem me disipline dhe rregull mund skuadrat e dobta pa talent nuk ke gje kunder skaudrave te medhaja. Kete Gjermania e ka treguar ne gati 10 vjetet e fundit ku ka patur rezultate mediokre ndaj skuadrave te fuqishme.

    I shkreti Klinsman!!!
    Liberty, if it means anything, is the right to tell people what they don't want to hear.
    WCC 2006 ITALY

Faqja 3 prej 70 FillimFillim 123451353 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. BESA - Tifozat verdhezinj
    Nga FЯODO në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 20-07-2008, 06:00
  2. Tifozat e Italisë!
    Nga Isomer937 në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 710
    Postimi i Fundit: 13-07-2006, 05:39
  3. Tifozat e Francës!
    Nga Juventini në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 09-07-2006, 22:16
  4. Tifozat e te modhes ''TIRANA'' <2>
    Nga La_Lune në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 151
    Postimi i Fundit: 04-03-2005, 18:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •